Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 09. 2013. 17:42 >> 17:49

LAJMET 30.09.2013

30.09.2013

Duhet të jemi  më prezentë në UE

Ish ministrja për integrimet evropiane e profesoreshë në Fakultetin Ekonomik Gordana Gjuroviq konsideron se duhet pritur hapjen e kapitujve 23 dhe 24 deri në fund të vitit. Duke theksuar se rrjeti malazezë i lobistëve në Bruksel është mjaft modest, Gjuroviq ka theksuar se  duhet të përpiqemi më tepër që të jemi prezentë në institucionet e UE. Me përjashtim të misionit të përhershëm pranë UE atje nuk kemi përfaqësues të mediave malazeze , të biznesit dhe as të asociacioneve dhe të interesuarve të tjerë.

Duke pasur para sysh përkufizimet financiare në kushtet e krizës ekonomike duhet të kërkojmë disa modele të praktikuara të prezantimit dhe lobimit qoftë ajo edhe në bazën projektuese , ka deklaruar Gjuroviq për gazetën “Dnevne Novine”.

 

Aprovohen autorizime më të mëdha për RAE

Këshilli për ekonomi , financa dhe buxhet ka miratuar sot Propozimin e ndryshimeve dhe të plotësimeve të Ligjit për energjetik të grupit të deputetëve me të cilat agjencisë rregullatorë për energjetik i mundësohet ndërmarrja e masave nëse subjektet energjetike e shpërfillin ligjin. Anëtarët e Këshillit formalisht i kanë miratuar ndryshimet e propozuara ,mirëpo u arrit marrëveshja që gjatë konsultimeve me përfaqësuesit e agjencisë teknikisht të harmonizohen dhe të definohen në mënyrë më precize disa pjesë të tekstit.

Kryetari i Këshillit e deputet  i  PSP  ,Aleksandar Damjanoviq ,ka përkujtuar se agjencia regullatore në fillim të qershorit ka dorëzuar informatën për situatën aktuale në sistemin elektroenergjetik të Malit të Zi si pasojë e çështjes së pa zgjidhur të furnizimit me energji të Kombinatit të Aluminit gjë që ka sjell në pyetje stabilitetin e tërë sistemit energjetik të shtetit. Këshilli sot nuk ka miratuar propozimin e ndryshimeve dhe të plotësimeve të ligjit për investuesit e jashtëm me të cilat , sipas fjalëve të ndihmës ministrit të ekonomisë Goran Shqepanoviq në mënyrë plotësuese e sqarojnë termin lidhur me investuesit e jashtëm.

 

Llukshiq do të përgjigjet nesër para Këshillit për shkak të deklaratës së përbashkët për Sirinë

Këshilli Parlamentarë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtarët do të mbajë nesër mbledhjen në të cilën do të bëhet edhe marrja kontrolluese në pyetje e ministrit për punë të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq me rastin e vendimit të Qeverisë për bashkëngjitje deklaratës së përbashkët për Sirinë. Siç është kumtuar nga Kuvendi , anëtarët e Këshillit njëzëri kanë përkrah iniciativën për dëgjimin e Llukshiqit, të cilën e ka paraqitur deputeti i Frontit demokratikë ,Millan Knezheviq.

Knezheviq më parë ka vlerësuar se bashkëngjitja e Malit të Zi deklaratës së përbashkët për Sirinë paraqet edhe njërin prej  hapave  te gabuar diplomatikë dhe politikë te kryeministrit Llukshiq nga të cilët Mali i Zi nuk do të përfitojë , por siç ka theksuar do të pësojë dëme . Nga Ministria për punë të jashtme dhe integrimet evropiane është vlerësuar se bashkimi i Malit të Zi iniciativës së përbashkët për Sirinë paraqet raport me përgjegjësi të Malit të Zi ndaj çështjeve globale siç është përdorimi i armatimit kimikë , gjest ky që pritet nga çdo anëtarë i Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut.

 

Do të themelohet Komisioni për hetimin e sulmeve kundër gazetarëve

Ministria e punëve të brendshme i ka filluar aktivitetet që deri në fund të vitit të formohet Komisioni për përcjelljen e veprimtarisë së organeve kompetente në hetimet e rasteve më të hershme dhe më të reja të kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve si dhe vrasjet e tyre , ka theksuar ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq.

Ai ka shtuar se Komisioni , formimi i të cilit parashihet me planin aksionar për kapitullin 23, do ta përbëjnë përfaqësuesit e ministrisë së brendshme, respektivisht të drejtorisë së policisë , të prokurorisë , të sektorit joqeveritarë dhe përfaqësuesit e mediave. Ai ka shtuar se me rastin e formimit të Komisionit do të shfrytëzohen përvojat e vendeve të rajonit.

 

Gjukanoviq hap konviktin e ri të studenteve

Konviktin e studenteve në Podgoricë , vlera e të cilit është rreth 8 milion euro , me kapacitet prej 462 vendeve  e ka hapur sot kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Konvikti i ri i studentëve është ndërtuar sipas standardeve  më bashkëkohore botërore dhe ekologjike sipas modelit të partneritetit publik-privat me kompaninë KROLING. Gjukanoviq me këtë rast ka theksuar se zhvillimi permanent është imperativ i çdo qeverie dhe se problem kyç në këtë rrugëtim është deficiti i njohurive dhe shkathtësive bashkëkohore. Gjukanoviq ka theksuar se përveç vlerave materiale konvikti sjell me vete edhe një përvojë të re të bashkëpunimit përmes partneritetit publiko-privat. Ministri i arsimit Sllavolub Stjepoviq ka theksuar se investimi dhe kujdesi për të rinjtë është investimi më i sigurt për të ardhmen . Ai po ashtu shtoi se gjatë këtyre ditëve në Mal të Zi janë hapur shumë objekte të rëndësishme nga sfera e arsimit me vlerë mbi 14 milion euro. Ai po ashtu paralajmëroi se ministria edhe në të ardhmen do ti kushtojë rëndësi ndërtimit të objekteve të reja nga fusha e arsimit sipas standardeve më të larta bashkëkohore.

 

BE-ja hesht, Prishtina e Beogradi shkëmbejnë akuza

Strukturat paralele që Serbia i “ushqen” në Kosovë, vazhdojnë të funksionojnë edhe pas datës kur ato duhej shpërbërë. Tridhjetë shtatori ishte dita e fundit, kur Prishtina dhe Beogradi, me Brukselin si dorëzanë, u pajtuan që strukturat serbe të sigurisë në Kosovë, do të shuhen. Por, kjo nuk ndodhi këtë të hënë, dhe madje nuk dihet ende se kur do të vjen kjo ditë. Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri, fajin për këtë ia hedh Serbisë, kurse përgjegjësi po kërkon edhe nga Bashkimi Evropian. Në bazë të marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, dhe në bazë të planit për zbatim dhe konkluzioneve të grupit për çështje të sigurisë, dy palët ishin pajtuar në Bruksel që 30 shtatori është afati i fundit për zhbërjen e të gjitha strukturave të sigurisë që Serbia ka në Kosovë. Në zyrën e baroneshës Catherine Ashton, të hënën komentuan pak këtë thirrje të Prishtinës, pasi vlerësojnë se çështje kyçe mbetet zbatimi i marrëveshjes, e jo pengimi i saj. Kurse në Beograd, në zyrën e presidentit Tomisllav Nikolliq thonë se fajtore është Prishtina, e cila nuk po i përmbahet zotimit të dhënë.

 

Jahjaga e gatshme ta ftojë Nikoliqin në Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur tashmë dëshirën dhe vullnetin e saj që ta ftojë në Samitin e gjashtë të presidentëve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet në Kosovë, edhe homologun nga Serbia, Tomislav Nikoliq. Jahjaga kishte adresuar një ftesë publike për presidentin Nikoliq, pas Samitit të pestë të mbajtur para pak ditësh në Durrës. Por, si nikoqire e Samitit të ardhshëm, Jahjaga me gjasë do ta ftojë edhe zyrtarisht Nikoliqin në Kosovë, edhe pse ky i fundit ditë më parë ka thënë se “ende nuk është momenti i duhur për një takim të tillë në Kosovë”, shkruan “Tribuna”.

Zëdhënësi dhe këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë për Tribuna se presidentja e Republikës, që prej pjesëmarrjes në Samitin e tretë në Ohër, në vitin 2011 ka shfaqur gatishmërinë e takimit me presidentin e Republikës së Serbisë, dhe ka përsëritur qëndrimin e saj se në samitet e presidentëve të rajonit duhet të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë dhe ai i Bosnjë dhe Hercegovinës.

 

Çeku viziton Maqedoninë

Delegacioni i Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës i kryesuar nga ministri Agim Çeku sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës, ministri Çeku do të takohet me homologun e tij, ministrin Xhaferi, ndërsa njëherit do të takohet edhe me dekanin e Akademisë ushtarake dhe kadetët e Kosovës.

 

Lavrov: Opozita në Siri mund të përdorë armatim kimik

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Moska ka shqetësim se opozita në Siri mund të përpiqet përsëri që të përdorë armatim kimik për të provokuar sulm ushtarak. Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen moskovite, Kommersant, Lavrov tha se Rusia ende i pret dëshmitë për t’i mbështetur pretendimet e Uashingtonit se ishte qeveria e Sirisë, ajo që e përdori armatimin kimik në sulmin më 21 gusht të këtij viti, afër kryeqytetit Damask.Për këtë sulm Rusia i kishte fajësuar kryengritësit në Siri.

Ministri i jashtëm rus theksoi se rezoluta për Sirinë, e miratuar javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk parasheh përdorim të forcës dhe nuk duhet t’i jepet interpretim “dykuptimësh”. Ai konstatoi se Rusia do të pajtohej për aksione ndëshkuese kundër Sirisë vetëm nëse është “absolutisht e bindur” se njëra nga palët në konflikt ka përdorë armatim kimik.

 

Irak: Nga vala e sulmeve me bomba – 51 të vrarë

Nga një valë e sulmeve me makina-bomba në kryeqytetin Bagdad në Irak, janë vrarë së paku 51 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë. Zyrtarët thanë se sot së paku 11 sulme të ndara me bomba i kanë goditur hapësirat e banuara me popullatë shumicë shiite në Bagdad dhe ato me popullatë të përzier në pjesën veriore të tij. Këto eksplodime u bënë një ditë, pasi një sulmues vetëvrasës me bombë, në një xhami shiite në pjesën jugore të Bagdadit, shkaktoi vrasjen e 27 njerëzve.

 

Në Pakistan numri i viktimave arriti në 42 të vrarë

Numri i të vrarëve nga një sulm me makinë bombë në një treg në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka arritur në 42. Sulmi ndodhi dje afër një stacioni të policisë në qytetin Peshavar. Një zëdhënës i spitalit kryesor të qytetit tha se së paku 107 vetë ishin plagosur. Në mesin e të vrarëve ishin edhe 15 anëtarë të një familjeje, e cila kishte ardhur në qytet nga një fshat i afërt, në kuadër të përgatitjeve për një dasmë. Talibanët pakistanezë thanë se nuk janë përgjegjës për këtë sulm. Ky sulm ndodhi një javë pasi më tepër se 80 të krishterë u vranë nga dy sulme vetëvrasëse në një kishë. Kjo dhunë po ndodhë në periudhën kur qeveria synon hapjen e bisedimeve paqësore me talibanët.

 

Francë: Kundërshtohet hyrja e Rumanisë dhe Bullgarisë në Schengen

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, thotë se Franca nuk është në favor të lejimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën e udhëtimit të lirë në Bashkimin Evropian, e njohur si Zona Schengen. Zoti Fabius tha sot se pranimi i këtyre dy vendeve do të thotë se imigrantët nga vendet e treta mund të hyjnë lirisht në BE, nëpër Rumani dhe Bullgari. Këto komente u bënë në periudhën e një debati të ashpra në Francë lidhur me trajtimin e imigrantëve romë, kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria. Ministri i brendshëm, Manuel Valls, javën e kaluar ka thënë se romët nuk mund të integrohen në shoqërinë franceze dhe duhet të dërgohen në shtëpi.

 

Shenjtërohen vitin e ardhshëm Papa Gjon Pali  II e Papa Gjoni XXIII

Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjoni XXIII do të shpallen të shenjtë në një ceremoni të përbashkët më 27 prill të vitit të ardhshëm. Njoftimi është bërë sot nga Papa Françesku, gjatë një takimi me kardinalët në Vatikan. Papa ka shpallur se ata të dy do të kanonizohen pas aprovimit të mrekullisë së dytë që i atribuohet Papës Gjon Pali II. Gjon Pali i II ishte i lindur në Poloni si Karol Vojtilla. Ai e udhëhoqi Kishën Katolike për 27 vjet, deri në vdekjen e tij në vitin 2005.Gjon Pali II mbahet mend për karizmën e tij dhe rolin në ndihmën që dha për rënien e sundimit komunist në Evropën Lindore. Gjoni XXIII, i lindur në Itali si Angelo Roncalli, ishte Papë në periudhën 1958 – 1963. Ai i ka udhëhequr reformat kryesore dhe e kishte mbajtur Këshillin e Dytë të Vatikanit, që ishte hapur në vitin 1962.

 

Nesër mot me vranësira te ndryshueshme dhe me reshje lokale e bubullimë

Sot në Mal te Zi mban mot i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë. Temperaturat: Ulqin 19, Tivar, Budvë e         Tivat 18, H . Novi 17, Podgoricë 16, B. Pole, Beranë, Shavnik e Plavë 15, Cetinë, Nikshiq, Plevle e Rozhaj 14, Kollashin 13 dhe në Zhablak 11 g. Gjatë 18 orëve të fundit sipas matjes së Entit Hidrometeorologjik në Podgoricë kanë rënë 165 litra  shi në metër katror. Në Cetinë 113, në Nikshiq 83 , Ulqin 82, e kështu me radhë. Për nesër pritet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale e bubullimë. Të reshura më të dendura priten në viset jugore dhe bregdetare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare vende vene e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 24 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се