Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 02. 2013. 17:56 >> 18:03

LAJMET 18.02. 2013.

LAJMET

Drobniç - Delegacioni i UE në Podgoricë i përcjellë të gjitha ngjarjet  në Mal të Zi

Delegacioni i UE në Podgoricë i përcjellë të gjitha ngjarjet  në Mal të Zi të rëndësishme për sundimin e të drejtës, të cilat do të gjejnë vend në raportin e sivjetmë për përparimin e shtetit , ka deklaruar shefi i misionit Mitja Drobniç. Ai në pyetjen që të komentojë aferën “Gjirimin”, ka theksuar se delegacioni i UE i përcjellë të gjitha ngjarjet në Mall të zi që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës si dhe të gjitha çështjet me interes për anëtarësimin e Malit të Zi në UE. Ne ato nuk i komentojmë veç e veç, gjë që nuk do të thotë se nuk i vëzhgojmë. Ato janë shkak për analizë dhe do të gjejnë vend në raportin e sivjetëm për përparimin e Malit të Zi në rrugën drejtë anëtarësimit në UE ka theksuar Drobniç.

 

Sinishtaj - Forca nuk do të kushtëzojë mbështetjen për Filip Vujanoviqin

Koalicini Forca për Bashkim  nuk do ta kushtëzojë mbështetjen e Filip Vujanoviqit në zgjedhjet presidenciale me caktimin e datës të mbajtjes së referendumit në Malësi, mirëpo do të insistojë që ky vendim të sillet deri në zgjedhjet presidenciale dhe të jetë i bazuar në ligj, ka theksuar përfaqësuesi i këtij koalicioni Vasel Sinishtaj. Sinishtaj ka theksuar për agjencinë ,,MINA,, se ai askurrë nuk ka thënë se përkrahjen e kandidatit të PDS do ta kushtëzoj  me caktimin e datës referendumit konsultativ. Sinishtaj ka theksuar se politika nuk ndërtohet mbi bazat e kushtëzimeve. Ne vetëm kërkojmë të drejtat tona dhe ata të plotësojnë premtimet e veta dhe nuk kërkojmë që të na dhurohet diçka, ka theksuar Sinishtaj.

 

Këshilli ka përkrah propozim ligjin për Petnicën

Këshilli për sistemin politikë legjislaturë dhe administratë njëzëri ka përkrahur propozim ligjin për organizimin territorial me të cilin parashihet që Petnica të fitojë statusin e Komunës së pavarur. Propozuesi i ligjit Rifat Rastoder ka theksuar se procedura për fitimin e statusit të Komunës së Petnicës ka filluar para, më tepër se një viti. Ai ka përkujtuar se ky propozim është shqyrtuar në Komunën amë, Beranë , dhe se në referendumin konsultativ 99.81 për qind të banorëve e kanë përkrahur që Petnica të jetë Komunë në vete. Me miratimin e këtij akti do të përpiqemi të ndalojmë lëvizjet demografike dhe ta ruajmë jetën në këtë rajon ka theksuar Rastoder. Ai ka theksuar se të dhënat nga regjistrimi i fundit i banorëve tregonë se në rajonin e Petnicës jetojnë 6 mijë e 713 banorë.

 

Në Kuvendi sot nuk u debatu për ligjet e propozuara të deputetëve të Frontit demokratik

Në Kuvendin e Malit të Zi sot nuk është debatuar për disa ligje të propozuara nga ana e deputetëve të Frontit demokratik me propozime  të masave intervente kundër krizës, sepse më parë nuk u miratua rendi i ditës. Për miratimin e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit,e cila zgjati vetëm 10 minuta, kanë votuar 32 deputetë kurse 41 deputetë të koalicionit në pushtet ishin kundër kurse nënkryetari i Kuvendit Zhelko Shturanoviq ishte i përmbajtur.Deputeti i Fronit Goran Danilloviq, para votimit për rendin e ditës ka theksuar se duke pasur para sysh se fjala është për çështje krejtësisht konkrete, nuk dëshiron të krijohet pozitë që deputetët të shpërndahen në heshtje .

 

OJQ ftojnë Kuvendin të zbatojë ligjin

 Qendra për zhvillimin e OJQ e ka ftuar Kuvendin e Malit të Zi dhe ministrinë e financave që ti krijojnë parakushtet për zbatimin e ligjit të OJQ i miratuar në korrik të vitit 2011. Drejtorja ekzekutive e Qendrës për zhvillimin e OJQ ka theksuar se ligji përfundimisht ka hyrë në rend të ditës të mbledhjes kuvendore. Kjo organizatë i bënë ftesë Kuvendit që sa më parë ta miratojë atë vetëm me kusht që dispozita të jetë e harmonizuar me ligjin për OJQ.

 

Përkeqësohet gjendja e të burgosurvet

Gjendja shëndetësore e një pjesë të burgosurve në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale është përkeqësuar dhe  gjatë ditës së djeshme ka pasur mbi 15 intervenime mjekësore,kështu që disa të burgosurve u është dhënë infuzion, ka deklaruar njëri prej grevistëve të këtij Enti për Portal Analitikë . Gjendja e të burgosurve të cilët janë në grevë është gjithnjë e më e keqe ka deklaruar i njëjti burim.

 

Borg-Komisioni evropianë është i kënaqur me nivelin e përgatitjes së Malit të Zi

Komisioni evropianë është i kënaqur me nivelin e përgatitjes së Malit të Zi në bisedimet për kapitullin kushtuar sigurisë së ushqimit dhe të bujqësisë , mirëpo, ka edhe mjaft sfida në të cilat kërkohet përgjigje, ka kumtuar komisari për politikën e shëndetësisë dhe konsumatorëve Toni Borg. Mendoj se Mali i Zi është në rrugë të mirë, ka theksuar Borg në Bruksel pas bisedimeve me ministrin e Malit të Zi për bujqësi dhe zhvillimin rural  Petar Ivanoviq. Komisioni është i gatshëm që tu ndihmojë qeverive të vendeve anëtare, por edhe vendeve kandidate, kurse Mali i Zi është vend kandidat , ka theksuar Borg.

 

Zhugiq – reformat drejtë rritjes

Reformat në pjesën që ka të bëjë me përparimin e ambientit afaristë në Mal të Zi do të orientohen drejtë rritjes së efikasitetit të administratës , ka kumtuar ministri i financave Radoje Zhugiq në takimin me  përfaqësuesit e Këshillit së kolegjit të investuesve të jashtëm në Mal të Zi. Gjatë takimit është bërë analiza e mjedisit aktual afaristë në Mal të Zi  dhe aktivitetet të cilat mund të kontribuojnë në avancimin e tij, thuhet në Kumtesën nga ministria e financave.

 

Në kosovë u shënue pesë vjetori i pavarësisë

Me një seancë solemne, Kuvendi i Kosovës shënoi 5-vjetorin e pavarësisë. Përveç ligjvënësve dhe kabinetit qeveritar, aty morën pjesë edhe presidentja, Atifete Jahjaga, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, përfaqësues të opozitës nga Shqipëria, si dhe përfaqësues nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe personalitete të njohura vendase dhe ata të korit diplomatik në Prishtinë.

Presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova shpalli pavarësinë e saj në koordinim me vendet mike. Kurse, synim i saj i kamotshëm është që të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Tani, Kosova duhet të konsolidojë shtetësinë e saj, vijoi presidentja Jahjaga, duke përsëritur se pavarësia është akt i pakthyeshëm. Ajo tha se dialogu që po zhvillohet me Serbinë, nuk ka për qëllim ndarjen e Kosovës dhe as autonominë territoriale për veriun.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi tha se pavarësia e Kosovës paraqet sublimim të sakrificave dhe përpjekjeve të vazhdueshme të gjeneratave të tëra. Kurse, njohja e Kosovës nga vendet më të fuqishme dhe demokracitë më të zhvilluara, paraqet suksesin më të madh, theksoi kryeministri Thaçi.

 

Serbët e veriut kërkojnë anulimin e marrëveshjeve të arritura në Bruks

Përfaqësues të strukturave paralele serbe në veri kanë bërë me dije se edhe njëherë do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë anulimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, derisa të mos flitet për çështjen e statusit të Kosovës.

Në bisedimet e deritashme në Bruksel janë arritur një sërë marrëveshjesh mes Prishtinës dhe Beogradit.Ndërkohë, në takimin, që nesër, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq zhvillojnë në Bruksel, është paraparë që të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës. Në pjesën veriore të Kosovës, Prishtina nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e saj, ndërsa pushteti kontrollohet nga strukturat e financuara nga Beogradi zyrtar

 

Njohja e pavarësisë , kushti  kryesorë  për Serbinë

Kryetarja e Këshillit për Çështje të Evropës, e Parlamentit francez, Danielle Auroi ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën, por, ky kusht nuk është vendosur në letër, por, është thënë me gojë.

“Kjo, nuk është, të them ashtu, një kusht i shkruar, por, as nuk do të ketë hyrje për  Serbinë, dhe as të Kosovës në BE, derisa të dy vendet të mos pajtohen plotësisht, dhe të mos e pranojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Auroi në një intervistë për “Veçernje Novosti”.

Në sugjerimin e gazetarit se kërkesa për njohje nuk është formuluar në obligimet që Serbia i ka ndaj Brukselit, Auroi ka thënë se “nuk është e shkruar, por është thënë me gojë”.

E pyetur nëse beson se do të ketë njohje të ndërsjellë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ajo ka thënë se “kjo për ne do të jetë kushti  thelbësorë.

 

Simiq: Njohja e Kosovës nga Egjipti, urimi më i mirë  për Kosovën

Predrag Simiq, profesor i shkencave politike nga Beogradi, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti do të ishte urimi më i mirë për Kosovën, në pesë vjetorin e pavarësisë së saj. Ai ka thënë se kjo njohje do të nxiste edhe njohjet nga vendet e painkuadruara dhe nga vendet e botës islame, të cilat deri janë përmbajtur nga njohja e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar Simiq për B92.

Simiq ka përkujtuar se Egjipti, me gjithë problemet e veta, ka ndikim të madh te vendet e botës arabe, sidomos të vendet e Gjirit Persik dhe të Lindjes së Mesme.

Ai ka thënë se njohja e shtetit të Kosovës nga dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së do ta vështirësojë shumë edhe pozicionin e vendeve të tjera dhe ka theksuar se në këtë situatë nuk do të kishte efekt as vetoja eventuale e Rusisë dhe Kinës.

 

Serbët e veriut kërkojnë anulimin e marrëveshjeve

Përfaqësues të strukturave paralele serbe në veri kanë bërë me dije se edhe njëherë do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë anulimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, derisa të mos flitet për çështjen e statusit të Kosovës.“Udhëheqësit, këshilltarët dhe anëtarët e komunave, që nesër do të dalin para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa delegacioni që do të formohet, do t’ia dërgojë një letër kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe do të flasë me të,” ka thënë njëri nga udhëheqësit e serbëve lokalë, Radenko Nedeljkoviq. Në bisedimet e deritashme në Bruksel janë arritur disa marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit. Ndërkohë, në takimin, që nesër, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq zhvillojnë në Bruksel, është paraparë që të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës. Në pjesën veriore të Kosovës, Prishtina nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e saj, ndërsa pushteti kontrollohet nga strukturat e financuara nga Beogradi zyrtar.

 

BE diskuton situatën në Siri

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Eshton ka thënë se Siria do të jetë lartë në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Ajo ka paralajmëruar marrëveshje për të sjellë masa kufizuese ndaj Sirisë.“Në diskutimet e sotme nuk do të jetë embargoja e armëve ndaj Sirisë. Sot, shtetet anëtare do të kenë mundësinë që të zhvillojnë një diskutim politik mbi Sirinë, përfshirë edhe dhënien e një sigurie për të mbështetur popullatën civile”, u shpreh Eshton. Por, sekretari i Jashtëm britanik , William Hejg, ka potencuar mundësinë e diskutimit të embargos së armëve. “Mendojmë se është gjithashtu e rëndësishme që të flasim për sanksione dhe embargon e armëve, të ndryshojmë embargon e armëve, në mënyrë që të ofrojmë një mbështetje më të gjerë për koalicionin opozitar sirian”, u shpreh Hejg. Ai ka thënë se është e rëndësishme që koalicioni opozitar ta vërejë se e ka mbështetjen nga BE-ja. OKB thotë se që nga fillimi i konfliktit në mars të vitit  të kaluar, në Siri janë vrarë më shumë se 60 mijë persona.

 

Dega e Al Kaidës - prapa sulmeve në Irak

Një degë e Al-Qaedas në Irak ka marrë përgjegjësinë për një valë sulmesh në zonat shiite në Bagdad. Grupi, Shteti Islamik i Irakut, ka postuar një mesazh në një forum ekstremist në internet, duke thënë se sulmet “ishin hakmarrje ndaj akteve kriminale të qeverisë së udhëhequr nga shiitët në zonat sunite të vendit”.Të paktën 28 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur nga shpërthimet në Sadr City, Habibiya, Qahira, dhe në të paktën dy qarqe tjera të Bagdadit. Që nga janari, kanë ndodhur më shume se 10 sulme vetëvrasëse në Irak. Në dy muajt e fundit, sunitët në Irak kanë protestuar kundër regjimit  të kryeministrit Nuri al- Maliki, derisa ka pasur edhe bllokime rrugësh. Ata e akuzojnë qeverinë se po përndjek dhe diskriminon minoritetin sunit të vendit.

 

Gazetarët e BBC-së në grevë 24-orëshe

Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një grevë 24 orëshe për të kundërshtuar planet për shkurtime masive të vendeve të punës, që sipas, AFP-së, mund të shkaktojë dëmtim të programeve. Punonjësit i janë përgjigjur thirrjes së Unionit Kombëtar të Gazetarëve për lëshuar punën në mesnatën e së dielës. Unioni, i cili thotë se do te këtë shkurtime të tjera në korporatë, ka kërkuar nga BBC një moratorium prej 6 muajsh për të gjitha shkurtimet në mënyrë që të mundësohen bisedime dhe negociata. Në vitin 2004, në BBC kanë humbur punën 7 mijë njerëz, ndërsa deri në vitin 2017, planifikohet shkurtim tjetër i 2 mijë vendeve të punës.

 

Paraqitjet e fundit të Papës mbledhin dhjetëra mijëra

Dhjetëra mijëra qytetar dolën dje në sheshin e Shën Pjetrit  në Romë për të parë Papa Benediktin XVI, në një nga paraqitjet e tij të fundit publike si Papë. Javën e kaluar, 85-vjeçari Benedikti  tronditi botën duke njoftuar se do të japë dorëheqje në fund të këtij muaji. Vatikani ka njoftua se  mbledhja e fshehtë për të zgjedhur pasardhësin e tij mund të fillojë më herët se sa që pritej fillimisht, për t’i dhënë Kishës Katolike një udhëheqës të ri deri në mes të muajit mars. Kardinalët në mbarë botën kanë filluar tashmë konsultimet informative  për të zgjedhur njeriun, që ata mendojnë do të ishte më i përshtatshëm për të udhëhequr Kishën. Analistët thonë se Vatikani do të donte që të ketë papën e ri, në mënyrë që ai të drejtojë ritualet fetare para Pashkëve.

 

Del Ponte kërkon hetime për krime lufte në Siri

Hetuesja e Kombeve të Bashkuara Carla del Ponte tha se “është koha” që Gjykata Ndërkombëtarë për Krime të nisë hetimet për krimet e luftës në Siri. Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, që tash është anëtare e një komisioni hetues të OKB-së në konfliktin e Sirisë, tha se komisioni po e shtyn komunitetin ndërkombëtar që t’ia referojë konfliktin e Sirisë gjykatës.

Ajo bëri këto komente, disa orë pasi që komisioni lëshoi një raport mbi situatën në Siri, pothuajse dy vjet pas konfliktit. Raporti 131 faqesh tha se edhe forcat qeveritare edhe kryengritësit e armatosur kanë kryer krime lufte, si vrasje e tortura. Në muajin e ardhshëm, komisioni planifikon që të dërgojë një listë konfidenciale të të dyshuarve në Zyrën për të Drejtat e njeriut në OKB. Sipas vlerësimeve të OKB-së, nga luftimet kanë vdekur rreth 70 mijë persona.

 

Protesa në Bullgari: Shkarkohet ministri i financave

Protestat kundër faturave të larta të energjisë elektrike kanë detyruar që ministri i Financave të Bullgarisë të largohet nga pozita e tij. Zyra për informim e qeverisë ka konfirmuar shkarkimin e Ministrit të Financave Simeon Gjankov. Ky shkarkim ka ndodhur pasi që dhjetra mijëra qytetar, kanë protestuar  dje  kundër faturave të larta të energjisë elektrike dhe të hyrave të vogla në të gjithë Bullgarinë. Demostratat janë organizuar në 20 qytete, ku është kërkuar dorëheqja e kabinetit qeveritar dhe të distribucionit të energjisë. Demonstruesit kanë hedhur gurë, fishekzjarrë, shishe, vezë dhe domate. Ata kanë djegur faturat e energjisë dhe kanë sulmuar zyrtar të kompanive përkatëse në 5 qytete. Protestuesit kanë kërkuar edhe nga kryeminstri Boyko Borisov të jap dorëheqje nga posti aktual. Çmimet e energjisë elektrike janë politikisht të ndjeshme në anëtarin më të varfër të Bashkimit Evropian. Në këtë shtet paga mesatare është 400 euro, ndërsa mesatarja e pensioneve është 176 dollarë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се