Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 02. 2020. 17:27   >>  17:39

Ditari 04.02.2020

04.02.2020

Dialog i zgjeruar mbi temat kyçe për integrimin e MZ në BE

Qeveria do të iniciojë dialog të gjerë politikë dhe shoqëror në temën me rëndësi kyçe për përfundimin me sukses të integrimeve evropiane, është vendosur dje pasdite në mbledhjen e 155-të tematike të cilën e ka kryesuar kryeministri Dushko Markoviq. Duke u nisur nga synimi i vendosur i Malit të Zi për anëtarësim në BE, gjë që paraqet prioritetin shtetëror dhe interes i cili nuk ka alternativë, Qeveria thekson se para Malit të Zi është faza më kërkuese, finale e bisedimeve për anëtarësim. Komisioni evropian, siç shtohet, së shpejti do të prezantojë modelin e ri të negociatave, i cili, edhe pse ka të bëjë para së gjithash me vendet të cilat akoma nuk e kanë filluar këtë proces, ofron shans të ri. “Mali i Zi duhet të investojë të gjitha kapacitetet e veta politike, shoqërore dhe institucionale, si shtet dhe si shoqëri në tërësi, që me forca të përbashkëta të arrihet marrëveshja dhe të gjendet koncensusi politik rreth çështjeve të integrimeve evropiane. Konteksti aktual shoqëror dhe politikë dikton përgjegjësinë shtesë ndaj qytetarëve“, thuhet në kumtesë. Qeveria e ka autorizuar kryeministrin që për këtë iniciativë ti njoftojë të gjithë pjesëmarrësit relevantë politikë dhe shoqëror.

“Gjukanoviq është i mirëseardhur në BH, Dodik nuk është serioz”

Kryesuesi i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka deklaruar sot se anëtari i serb i presidencës, Millorad Dodik, ka treguar joseriozitet dhe ka votuar kundër vendimit të tij paraprak që presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq ti dërgohet ftesa për vizitë në BH. Ai për televizionin rajonal N1 ka theksuar se Dodik me kundërshtimin e tij të djeshëm që Gjukanoviq të vizitojë BH-në, “në fakt ka votuar kundër vendimit të vetë duke treguar një jo seriozitet”. “Presidenti Gjukanoviq me kënaqësi është përgjigjur në ftesën me shkrim të presidencës së Bosnjë Hercegovinës dhe gjithmonë është më tepër se i mirëseardhur“, ka theksuar Komshiq. Sipas fjalëve të tij BH-ja dhe Mali i Zi zhvillojnë marrëdhënie të mira bilaterale të cilat vazhdimisht përparojnë dhe janë shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon. Ai ka shtuar se është i bindur se,“edhe përkundër papërgjegjësisë dhe joseriozitetit të disa individëve, siç është Dodik, do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy shteteve”, duke theksuar se Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura reciproke.

Fjala është për mbrojtjen e ambicieve imperiale të Serbisë dhe KOS

“Nuk është kontestues legjislacioni kishtar, por ambiciet imperiale të Serbisë dhe veprimtaria jo kishtare e kishës së saj ortodokse KOS, por kjo de fakto është kishë e Serbisë”, ka vlerësuar analisti dhe hulumtuesi, Vlladimir Jovanoviq. Ai këtë e ka theksuar duke e komentuar përgjigjen e kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi, mitropolitit Amfillohie, drejtuar kryetarit të Qeverisë Dushko Markoviq ndaj ftesës për bisedime mbi ligjin për liritë fetare. Mitropoliti i Kishës malazezo- bregdetare, në parim e ka pranuar ftesën e kryeministrit, por ka qenë eksplicit se Kisha Ortodokse Serbe nuk do ta aprovojë ligjin, në mungesën e ndryshimeve bazike. Nëse Amfillohije tani pohon se ligji “mohon dhe likuidon kontinunitetin shumë shekullor të pandërprer të subjektivitetit juridik dhe të drejtat pronësore para së gjithash të kishës ortodokse serbe” ai, është kategorik Jovanoviq, së paku për opinion, duhet ta tregojë këtë dokument duke paraqitur së paku një burim të besueshëm.

Ligji depërton thellë në lirinë e fesë

Ligji për liritë fetare depërton thellë dhe patolerueshëm në liritë fetare, në veçanti nga aspekti kolektiv, kanë vlerësuar të deleguarit e Këshillit të Peshkopatës të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në takimin me zyrtarët e Departamentit amerikan të shtetit në Uashington. Në takim, siç është kumtuar nga Mitropolia malazezo- bregdetare, kanë marrë pjesë peshkopi Metodie dhe protorei Radomir Nikçeviq. Gjatë bisedimeve me përfaqësuesit me katër degë të ndryshme të Departamentit të shtetit, është shqyrtuar situata aktuale dhe gjendja e të drejtave themelore njerëzore në Mal të Zi, respektimi i lirive fetare, e drejta në posedimin e pronës, në tubime dhe shprehje të lira, si dhe shembujt e tolerancës fetare, gjuhësore dhe nacionale.

Të hapur për bisedime, nuk i pranojmë proçesionet

“Struktura në pushtet nuk e humb entuziazmin që me subjektet tjera parlamentare nga opozita të përfundojnë dialogun për legjislacionin zgjedhor. Dyert për bisedime janë gjithnjë të hapura. Zgjidhja u takon atyre”, ka theksuar Miodrag Vukoviq, deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), duke theksuar se koalicioni në pushtet nuk mund të pranoi që si hapësirë alternative për veprim ti ofrohet rruga dhe proçesioni. Në pyetjen nëse ka hapësirë për bisedime mbi legjislacionin zgjedhor në këtë moment politik, kur pushteti dhe opozita janë diametralisht të kundërta për shkak të ligjit për liritë fetare, Vukoviq është përgjigjur pozitivisht . Ai ka theksuar se shihet që shoqëria gjithnjë është e përçarë, se pushteti dhe opozita janë në instanca të pa tejkaluara si shoqërore ashtu parlamentare, në veçanti se konfrontimi verbal rreth esencës dhe mesazheve të ligjit për lirinë e feve janë më tepër se të qarta. Ai, megjithatë ka theksuar se koalicioni në pushtet vështir se do të marr përgjegjësinë që këtë ta bëjë brenda këtij viti, “në vend të partive parlamentare që mungojnë”. Ai, në pyetjen se cili format i bisedimeve do të ishte më i pranueshëm, ka theksuar se “të gjitha format e dialogut, para së gjithash brenda institucionit, në rastin konkret në parlament, në kuadër të trupave të tij kompetent siç është Këshilli amë, për këtë çështje janë të mundshëm”.

Përkrahe ligji për zgjidhjen alternative të kontesteve

Këshilli për legjislaturë dhe administratë e ka përkrahur sot, me shumicë votash, propozim Ligjin për zgjidhjen alternative të kontesteve, me të cilin qytetarëve dhe ekonomisë do ti mundësohet që shpejt dhe në mënyrë efikase ti zgjidhin kontestet pa inicimin e procedurave gjyqësore. Kjo, siç është sqaruar, do të garantojë siguri më të madhe të qytetarëve dhe ambient më të volitshëm afaristë. Qeveria e ka vërtetuar propozimin e këtij Ligji me 21 nëntor të vitit të kaluar. Në arsyetim theksohet se me Ligjin e ri, qytetarëve dhe ekonomisë do ti mundësohet qasja në drejtësi përmes nxitjes dhe përparimit të sistemit të zgjidhjes jo gjyqësore të kontesteve. Me qëllim të zgjidhjes më efikase dhe ekonomike të kontesteve, me Ligjin e ri është paraparë detyrimi i palëve që në konteste të caktuar, para inicimit të procedurës në gjyq, ti drejtohen ndërmjetësuesit në përpjekje të zgjidhjes së kontestit përmes ndërmjetësimit. Anëtarët e Këshillit me shumicë votash kanë përkrahur ndryshimet e ligjit për procedurën jashtë gjyqësore të cilat i ka propozuar Qeveria.

Pacientët nuk guxohet të presin

“Nuk guxojmë të lejojmë që pacientet të presin dhe të bredhin nga doktori i zgjedhur deri tek specialisti”, ka kumtuar Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq. Ai ka theksuar se specialistët janë të detyruar që tu japin infermierëve urdhër që pacientëve tu caktohet vizita kontrolluese, në vend që për një udhëzim të kthehen serish te mjeku i zgjedhur. Për Radion e Malit të Zi, ministri Hrapoviq ka theksuar se Ministria e shëndetësisë brenda javës punon analizën e paraqitjeve përmes modelit elektronik. Hrapoviq duke marrë pjesë në emisionin e Radios së Malit të Zi, ka theksuar se Mali i Zi disponon me kushte të caktuara edhe për pacientët për të cilët dyshohet se kanë simptoma të virusit. “Situata është nën kontroll dhe 120 udhëtarë janë nën kontroll dhe përcillen në mënyrë të vazhdueshme, siç parashohin rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me rastin e Ditës botërore të luftës kundër kancerit, përfaqësuesit e Klinikës për Onkologji në Qendrën Klinike të Malit të Zi i kanë edukuar qytetarët lidhur me preventivën dhe shërimin e kancerit. Mjekët, psikologët dhe teknikët medicinal kanë promovuar stilet e shëndetshme të jetës duke ua prezantuar pacientëve faktorët e rrezikut të cilët mund të parandalohen. Gjatë vizitave të rregullta në Mal të Zi çdo vit zbulohen rreth 2 mijë të prekur nga karcinomi, njofton agjencia Anadollia.

Përmirësohen kushtet për punën e Qendrës për punë sociale

Ministria e punës dhe përkujdesjes sociale me intensitet të shtuar i përmirëson kushtet për punën e kësaj Qendre në Mal të Zi dhe e përparon infrastrukturën e nevojshme për zgjerimin e mjetit të shërbimeve nga mbrojta sociale dhe e fëmijëve. Nga kjo Ministri kanë theksuar se Drejtoria për zhvillimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, me themelimin e të cilës është realizuar njëri nga qëllimet kryesore të parapara me sistemin reformues të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, është përfshirë në realizimin dhe përcjelljen e përkrahjes së shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Përndryshe, sot në Gollubovc, Qendra për ofrimin e shërbimeve nga fusha e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, ka pritur sot shfrytëzuesit e parë. Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, Ministri për punë dhe çështje sociale, Kemall Purishiq, kryetarja e Komunës në kuadër të kryeqytetit, Gollubovcit, Tanja Stajoviq dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Mal të Zi, Danijella Gashparova, kanë zyrtarizuar sot fillimin e punës së kësaj Qendre.

Në listën e re të bardhë 420 taksa pagues

Drejtoria e tatim pagimeve ka publikuar sot listën e bardhë, gjegjësisht regjistrin prej 420 taksa paguesve me shkallën më të lartë të disiplinës financiare. Drejtoria e tatim pagimeve me këta taksapagues në vazhdimësi realizon bashkëpunim të suksesshëm kur është fjala për respektimin e dispozitave tatimore dhe shlyerjes së obligimeve tatimore. Taksapaguesit nga lista e bardhë, siç është kumtuar më parë, janë identifikuar si kompani të cilat i shlyejnë rregullisht obligimet e veta ndaj punëdhënësit, përfshirë edhe shtetin, andaj paraqesin partner afirmativ potencial afaristë në treg. Kriteret në bazë të cilave është bërë seleksionimi i tatimpaguesve për listën e bardhë kanë përfshirë, mes tjerash, rregullsinë e llogaritjes së tatimeve dhe dorëzimin e fletë paraqitjeve tatimore dhe shlyerjen me kohë të obligimeve tatimore. Publikimi i listës së bardhë, siç është sqaruar, është edhe një hap drejtë nxitjes së tatimpaguesve për respektimin e dispozitave tatimore dhe për bashkëpunim me drejtorin e tatimpagesave. Lista e bardhë e tatimpaguesve për herë të parë është publikuar me 7 qershor të vitit 2013.

Zgjedhjet lokal në Tivat me 5 prill

Presidenti i malit të Zi Millo Gjukanoviq ka shpallur zgjedhjet lokale për kuvendin e Komunës së Tivatit me 5 prill të këtij viti. Siç u kumtua nga kabineti i presidentit, zgjedhjet i ka shpallur në bazë të kushtetutës së Malit të Zi, ligjit për zgjidhjen e këshilltarëve dhe deputetëve dhe ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Kurti thotë se në qeverinë e tij nuk do të ketë politika partiake
Pas një rrugëtimi prej 23 vjetëve, fillimisht si aktivist politik e më pas edhe si kryetar i subjektit opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë edhe zyrtarisht pozitën e kryeministrit të Kosovës. Si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, 2019, Kurti u nominua dhe më pas u zgjodh kryeministër i Kosovës, me mbështetjen e partisë partnere në koalicionin qeverisës. Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës është pritur nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është intonuar himni i Kosovës. Në mungesë të kryeministrit të deritashëm, Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, detyrën atij ia dorëzoi ish-zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli. Pacolli gjatë fjalimit me Kurtin, tha se “Kosovën e presin sfida të mëdha”. Pas ceremonisë së pranimit të detyrës, Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë së tij, ku iu drejtua ministrave me porosinë se "sytë e popullit janë të drejtuar te ky kabinet qeverisës”. Ai u ka kërkuar ministrave që të mos udhëheqin nga karriget, por të dalin në terren dhe të ndikojnë në ndryshimet e nevojshme që kërkohen. Ai drejton qeverinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Qeveria Kurti ka 15 ministri, prej të cilave nga gjashtë ministri udhëhiqen nga Vetëvendosje dhe LDK-ja, kurse tri ministri nga komunitetet pakicë. Kurti tha se në qeveri, nuk ka Vetëvendosje e LDK, por ka vetëm Qeveri të Republikës së Kosovës. Kurse në kuvend, tha ai, ka parti politike që flasin në emër të subjekteve që përfaqësojnë.

 

Nis punën edhe kryeparlamentarja e re, Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme. Ajo ka pasuar në këtë pozitë Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka kaluar në pozitën e Ministrit të Jashtëm. Në seancën për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit nuk kanë marrë pjesë partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate. Osmani u zgjodh në këtë pozitë, vetëm një orë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi formimin e qeverisë së re të Kosovës. Pikërisht në Kuvendin e Kosovës, mbi bazën e koalicionit Vetëvendosje -LDK, kryetarja e sapozgjedhur, Vjosa Osmani, ka nisur punën duke pritur si mysafir të parë, ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Pas këtij takimin nuk ka pasur ndonjë deklarim, por Vjosa Osmani në momentin e pritje se ambasadori tha se "është kënaqësi e madhe të nisi punën si kryetare e kuvendit në takimin e parë me ambasadorin amerikan".

 

Borrell pret intensifikim të bashkëpunimit BE-Kosovë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së re në Kosovë, duke thënë se mezi pret të intensifikojë diskutimet dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Kosovës. Ai përsëriti detyrimin që kanë palët për dialogun e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës-Serbisë, duke nënvizuar nevojën e vazhdimit sa më të shpejtë të këtij procesi. "Status-quoja aktuale është e padurueshme. Nuk ka asnjë alternativë për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", paralajmëroi Joseph Borrell përmes një deklarate. Në këtë drejtim, ai ka kërkuar fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim të Kosovës në iniciativat rajonale, të cilat, sipas tij janë në dobi të Kosovës. Sfidat me të cilat përballet Kosova, sipas Borrell, "janë të rëndësishme” por në të njëjtën kohë domethënës është edhe "potenciali i saj". Kuvendi I Kosovës, më 3 shkurt ka votuar qeverinë e re, me kryeministër Albin Kurtin. Gjatë prezantimit të ekspozesë së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti theksoi se një ndër prioritetet e tij do të jetë edhe procesi i integrimit evropian.

 

Grenell i kërkon Qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Grenell, i cili është edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, tha se pret që "taksa të hiqet menjëherë". "Ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive në Kosovë se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së këtij vendi", tha Grenell në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve Associated Press. Në fund të vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn, u ka vënë taksë 100% importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo ka bërë që të ndërpritet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar se nuk do të rikthehet në dialog pa u hequr taksa. Kjo masë nuk është hequr edhe përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për ta bërë një gjë të tillë.

 

Emërimi i të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi është ide

Emërimi i një të dërguari të posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi nuk është përfundimtar, por një ide që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e ka diskutuar me zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd, tha për gazetarët në Bruksel zëdhënësi i Borrellit, Peter Stano. "Në takimet me bashkëbiseduesit e tij, Borrell e ka përmendur idenë që një zyrtar evropian të ngarkohet me agjendën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo ka qenë një nga shumë idetë që janë diskutuar me partnerët", tha Stano. Ai tha se nuk dëshiron t'i komentojë spekulimet në mediat lokale rreth të dërguarit të BE-së, duke shtuar se është "shumë herët të flitet për statusin, gradën apo emrin e atij personi". Borrell, javën e kaluar, ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin.

Reagime pas miratimit të qeverisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpriti votimin në parlamentin e Kosovës për qeverinë e re të vendit. “Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën. Kosova ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, shkroi presidenti Thaçi. Ish kryeministri, Ramush Haradinaj, shkroi se “nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve. Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin”. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka deklaruar se është koha për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett përgëzoi Kosovën për formimin e qeverisë. Edhe ambasadori britanik Nicholas Abbot, përgëzoi Qeverinë e re dhe kryeministrin Albin Kurti, si edhe misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë. Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, e përshëndetën formimin e qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Albin Kurti, duke kërkuar nga ai forcim të rendit dhe ligjit, zhvillim ekonomik dhe marrëdhënie të mira të Kosovës me fqinjët.

Maqedonia pret që në mars të ratifikohet pranimi i saj në NATO

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se pret që Spanja - vendi i fundit që duhet ta ratifikojë pranimin e vendit të tij në NATO - ta bëjë një gjë të tillë në muajin mars. "Nëse gjithçka shkon sipas planit, ky proces duhet të përfundojë rreth datës 10 mars. Pastaj do të mbeten disa detaje teknike që Parlamenti ynë në Shkup do të duhet t'i trajtojë", tha Pendarovski gjatë një vizite në Poloni, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Vendet anëtare të NATO-s, vitin e kaluar, kanë nënshkruar marrëveshjen që i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtarja e 30-të e aleancës ushtarake. Kjo ka ndodhur pasi Shkupi ka arritur një marrëveshje me Athinën për ndryshimin e emrit të shtetit. Vendi i fundit që duhet ta ratifikojë pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është Spanja dhe Pendarovski shfaqi shpresën se Madridi do ta bëjë një gjë të tillë muajin e ardhshëm. Maqedonia e Veriut është në pritje të hapjes së negociatave të anëtarësimit edhe me Bashkimin Evropian.

Tensionohet situata në Siri, në prag konflikti në mes Rusisë dhe Turqisë

Vendim i Turqisë që të dërgoj trupat e saja ushtarake në Libi, në mbështetje të Qeverisë Libiane, e cila mbështetet shtetet perëndimore, kishte acaruar raportet Rusi- Turqi. Ky pozicionim i Turqisë kishte acaruar raportet Rusi- Turqi, por tensionimi me mundësi të përshkallëzimit kishte ndodhur me 29 Janar, kur presidenti Erdogan i kishte dërguar ultimatum presidentit Putin, në lidhje me rolin e trupave ruse në Siri. Erdogan i kërkon presidentit Putin që ti jap fund mbështetjes së fushatës ushtarake të diktatorit Bashar al-Asad, kundër trupave të opozitës siriane në rajonin e Alepos dhe Idbilit. Pas ultimatumit të presidentit Erdogan, forcat kryengritëse pro-turke në rajonin e Alepos, në Siri, kishin sulmuar konvojin ushtarakë rus dhe sirian, ku si pasoj e sulmeve kishin mbetur të vrarë, 4 pjesëtarë të njësive speciale të Shërbimit inteligjent rus- FSB, dhe dhjetëra ushtarë të Asadit. Edhe pse thuhet që sulmi ndaj trupave turke në rajonin e Idbilit, ishte kryer nga forcat e Asadit, besohet që forcat e Asadit gjate sulmit ishin mbështetur nga Ushtria ruse, kjo mund të quhet edhe si hakmarrje e Putinit, për vrasjen e 4 pjesëtarëve të FSB-së ruse dhe ultimatumin e Erdoganit.

 

Në fjalimin vjetor, Trump pritet të bëjë thirrje për unitet

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të përpiqet edhe një herë të dërgojë mesazhin e unitetit për një komb dhe Kongres të ndarë në mënyrë të mprehtë. Një vit më parë ,Trump përdori adresimin e tij, para dy dhomave të Kongresit për të bërë thirrje për një "epokë të re të bashkëpunimit". "Ne duhet të hedhim poshtë politikën e hakmarrjes, rezistencës dhe ndëshkimit - dhe të përqafojmë potencialin e pakufishëm të bashkëpunimit, kompromisit dhe të mirës së përbashkët", pati deklaruar Trump. Trump do të flasë përpara anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, që e kontrollojnë demokratët, dhe Senatit me shumicë republikane. Në Uashington, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që kanë ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Donald Trump dhe ekipi mbrojtës i presidentit paraqitën argumentet e tyre të mbylljes. Në gjyqin që po zhvillohet në Senat rezultati përfundimtar duket i sigurt, pasi republikanët kanë aty shumicën me 53 vende kundrejt 47 që kanë demokratët dhe nuk ka shenja që ndonjë senator i shumicës të votojë pro shkarkimit të presidentit Trump.

Koronavirusi nuk është ende pandemi

Përhapja vdekjeprurëse e koronavirusit që është shfaqur fillimisht në Kinë, nuk përbën ende "pandemi", u kumtua sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sylvie Briand, udhëheqëse e Përgatitjeve ndaj Rrezikut Infektiv, pranë OBSH-së, tha se është e rëndësishme të trajtohen thashethemet e pabazuara rreth virusit. Sipas OBSH-së, pandemia është përhapja e një sëmundjeje të re në gjithë botën. Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi i ri ka arritur tashmë në 425, ndërsa mbi 20,000 raste të prekura nga ai janë konfirmuar në 26 vende të botës. Sipas zyrtarëve, 423 njerëz kanë vdekur në Kinë dhe një në Hong Kong. Një i vdekur është konfirmuar edhe në Filipine. Autoritetet e Kinës kanë pranuar se ka pasur mangësi në reagimin e tyre ndaj sëmundjes, e cila besohet se e ka origjinën në qytetin Vuhan të provincës Hubei. Komiteti i Përhershëm i Politikëbërjes në Kinë ka bërë thirrje sot për "përmirësimin e sistemit të menaxhimit të emergjencës".

 

Gjekë Gjonaj rizgjedhet kryetar i Këshillit Programor të “Kohës Javore”

Gazetari dhe publicisti i njohur Gjekë Gjonaj ditën e shtunë në Ulqin, në mbledhjen e parë konstituive është rizgjedhur si kryetar i Këshillit të ri programor të gazetës së vetme në gjuhën shqpe në Mal të Zi,“Koha javore”. Për Gjonaj votuan katër veta, kurse kundërkandidati, dr. Nail Draga mori një votë. Rikujtojmë se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, të mbajtur në dhjetor të vitit të shkuar, janë zgjedhur pesë anëtarë të rinj të gazetës, “Koha javore”, Tahir Tahiri, Gjekë Gjonaj, Luigj Junçaj, Nail Draga, dhe Mem Balidemaj.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug perëndimore.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Beranë, Tivar, Budvë e Ulqin 14 gradë, Herceg Novi e Rozhajë 13, Plevle 12, Podgoricë e Plavë 11, Cetinë 10, Nikshiq e Kollashin 7 dhe në Zhablak 6 gradë.

Për nesër në viset jugore parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por i thatë, kurse në veri i vranët dhe vende vene me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -7 deri në 6, kurse më e larta ditës prej -4 deri në 13 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се