Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 01. 2020. 18:11   >>  18:13

Ditari 30.01.2020

30.01.2020

“Nacionalistët e ndajnë Malin e Zi, por duan të ma përshkruajnë mua”

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Millo Gjukanoviq, ka kumtuar mbrëmë se nacionalistët me veprat e veta po e përçajnë Malin e Zi, kurse përgjegjësinë duan t'ia mveshin atij. Gjukanoviq në mbledhjen e Këshillit komunal të PDS në Beranë ka theksuar se ka frikë se qarqet nacionaliste e keqpërdorojnë tepër shumë Kishën Ortodokse Serbe. “Nëse duhet të sigurojmë të gjitha të drejtat për të gjithë besimtarët, ne jemi absolutisht partneri më i mirë i mundshëm, por nëse dëshironi të na impononi pikëpamjet e veta nacionaliste, ne ato vërtet nuk i përjetojmë si çështje serbe por si çështje serbomadhe. Nëse impononi serbizmin jashtë kufijve të Serbisë, në rastin konkret në Mal të Zi, si mund të ndihemi ne që po ashtu jemi qytetarë të Malit të Zi dhe jemi ortodoksë por ndjenjat nacionale i kemi malazeze dhe jemi 45% sipas regjistrimit të fundit, kush jemi ne”, ka theksuar Gjukanoviq. Ai ka theksuar se në të cilat raste partneriteti nuk është i mundshëm.“Nëse dikush përpiqet të imponojë prioritetin e vet, nëse përpiqet ta imponojë statusin e shtetit serb, siç veprojnë përfaqësuesit, ideologë dhe protagonistët e nacionalizmit serbomadh, duke e vënë në mas të madhe në funksion, në këtë mision Kishën Ortodokse Serbe, atëherë jemi në grindje dhe kemi probleme, pra nuk jemi partnerë “, ka theksuar Gjukanoviq. Kryetari i PDS teorinë se dikush do ti marrë tempujt nga besimtarët dhe ti privatizojë ato e ka karakterizuar si histori banale politike. Duke folur për tekstin e Ligjit dhe procedurën e paraqitjes së pronësisë, ka theksuar se është e qartë që këtu nuk bëhet fjalë për konfiskime. Ai ka theksuar se është president i Malit të Zi dhe president i qytetarëve të cilët kujdesën për të mirën e Malit të Zi dhe të çdo qytetari të Malit të Zi. Ai po ashtu ka theksuar se është tejet e rëndësishme ruajta e stabilitetit dhe se ky është kusht për investime, vende të reja pune, cilësi më të mirë të jetës, se dallimet ndërmjet njerëzve janë  normale, se PDS gjithmonë ka kultivuar dallimet, “por duhet të kemi kujdes se këto dallime të mos eskalojnë dhe të mos e rrezikojnë stabilitetin e shtetit”.

Nuk është koha për bisedime mbi kontratën bazë

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Amfillohie, ka deklaruar se ai dhe Këshilli i peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në krye të të cilës është ai, “nuk kanë mundur dhe nuk kanë dëshiruar”, që të pengojnë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, që në ditën e buzmit të vinë në Mal të Zi, por kjo ka qenë një lutje vëllazërore, “lutje vëllazërore që vizita e tij të shtyhet për një kohë tjetër më të mirë”. Për një kohë në të cilën nuk do të jetë e mundur keqpërdorimi i vizitës së presidentit të Serbisë dhe të kthehet kundër Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe bashkëjetesës së brendshme në Mal të Zi. “Edhe sot mendojmë se lutja jonë ka qenë me vend”, ka theksuar Amfillohie për numrin më të ri të përjavshmes, “Vreme”. Me rastin e ftesës të kryeministrit Dushko Markoviq drejtuar Mitropolisë malazezo- bregdetare për bisedime mbi nënshkrimin e kontratës bazë ai ka theksuar se “konsideron se tani nuk është koha për të biseduar për kontratën, nëse nuk identifikojmë gatishmërinë e Qeverisë që të veprojë kundër pjesëve kontestuese të tekstit të ligjit të tillë“. “Sepse, me një ligj të tillë, çdo kontratë, sikur edhe të ishte i thurur nga formulimet më të mira juridike, nuk do të kishte kurrfarë ndikimi pozitiv në raportet e Kishës me shtetin”, ka theksuar Amfillohije. Përndryshe në mbledhjen e zgjeruar të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilën e ka kryesuar Patriku serb Irinej, dhe e cila është mbajtur sot, janë shqyrtuar hapat juridik të cilët, me pëlqimin e Sinodit me patriarkun në krye, do të ndërmerren në gjyqin kushtetues të Malit të Zi, ka kumtuar shërbimi për informim i Patrikanës së Kishës Ortodokse Serbe.

Mali i Zi ka të drejtë të rivendos kishën e vetëvendosje

Mali i Zi ka të drejtë ta ripërtërijë Kishën e vetë autoqefale të cilën e kishte deri në vitin 1918, dhe pa të cilën ka mbetur me aneksimin e dhunshëm nga ana e Serbisë, ka vlerësuar për Radion e Malit të Zi regjisori, artisti  dhe publicisti, Çedomir Petroviq. Reagimi i Beogradit zyrtar ndaj miratimit të ligjit për liritë fetare është, siç konsideron Petroviq, është përpjekja e fundit e pushtetit serb që dikujt ti bëjë keq. “Pushteti serb, nëse nuk mund ose nuk dinë të bëjë diçka, atëherë vepron që as dikush tjetër të bëjë diçka të mirë. “Ripërtëritja e Kishës autoqefale si dhe miratimi i Ligjit  për lirinë e feve, janë hapa të mirë dhe do të mundësojë që çdo fjë të jetë në vendin e vetë. Shteti duhet të ndërtojë kornizën, mirëpo edhe të vazhdojë  me qëllim që shoqëria të shënojë progres”, ka thekuar Petroviq. Reagimi i Kishës Ortodokse Serbe është identik si edhe reagimi i pushtetit në Beograd, sepse të gjitha iniciativat i fillon presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për dallim nga Vuçiq, i cili politikën e vetë e bazon në konflikte me fqinjët, Gjukanoviq, konsideron Petroviq, është burrështetas i cili Malin e Zi udhëheq në rrugë të drejtë. Serbia, sipas fjalëve të tij, nuk ka një vizion të qartë dhe as qëllim të qartë politikë. “Ajo që e ka bërë Gjukanoviq është rezultati i një vizioni të qartë. Mesiguri as ai në fillim nuk e ka pas të qartë se si duhet të bëhet, por si çdo burrështetas tjetër ka shqyrtuar rrethanat dhe situatën dhe në bazë të kësaj ka sjell vendime të mençura. Që në Ballkan të këtë paqe duhet që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën dhe me krimet të cilat i ka bërë. Duhet të kërkojë falje për gjenocidin në Srebrenicë dhe duhet të  pendohet për Vukovarin dhe krimet tjera, konsideron Petroviq.

 

Në Këshill sot për kandidatin për prokuror kryesor të shtetit

Këshilli për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë zhvillon sot seancë dëgjimore konsultative të kandidates për prokurore kryesore të shtetit Lidija Vukçeviq, të cilën për këtë funksion e ka propozuar Kolegji i prokurorisë. Përndryshe, funksionin e ushtruesit të detyrës të Prokurorit kryesor të shtetit, prej me 8 tetor të vitit të kaluar, e ushtron Ivica Stankoviq. Për zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit në Parlamentin e Malit të Zi nevojitet përkrahja e dy të tretave, respektivisht përkrahja e tri të pestave të deputetëve. Në arsyetimin e Kolegjit të Prokurorisë theksohet se Vukçeviq është prokurore me karrierë e cila në organizatën e prokurorisë shtetërore ka punuar 26 vite me radhë, 23 prej të cilave në funksionin e zëvendës prokurorit. Kolegji i Prokurorisë të Malit të Zi, duke vlerësuar profesionalitetin, përgjegjësinë dhe etikën në punë njëzëri ka propozuar që Vukçeviq të zgjedhet prokurore kryesore e shtetit.

 

Në mëngjesin e lutjeve të shkojnë Brajoviq, Gvozdenoviq...

Në “Mëngjesin e lutjeve”, i cili këtë vit do të mbahet me 6 shkurt në mënyrë tradicionale në Uashington, do të marrin pjesë kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq, nënkryetari Branimir Gvozdenoviq dhe deputeti Aleksandar Damjanoviq. Siç është kumtuar nga Kuvendi i Malit të Zi, pjesëmarrjen në këtë eveniment prestigjioz e kanë vërtetuar edhe nënkryetari i Komunës së Tivarit, Radomir Novakoviq Cakan, kryetari i komunës Herceg Novi, Stevan Katiq dhe kryetari i Këshillit të drejtorëve të “Monteput” e ishkryetar i komunës Bijello Pole, Aleksandar Zhuriq. Programi fillon me 5 shkurt, kurse eventi kryesor do të jetë të enjten në mëngjes. Presidenti i SHBA është mikpritësi kryesore, kurse çdo vit në këtë ngjarje është edhe një mysafirë i veçantë surprizë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik deri në ngjarjen kryesore. “Pasi që ky eveniment tubon liderët e shteteve nga e tërë bota, si dhe individ autoritarë nga sfera të ndryshme shoqërore, do të jetë rast i mirë edhe për delegacionin nga Mali i Zi që të takohet me ta dhe të bëjë shkëmbimin e përvojave”, është kumtuar nga Parlamenti.

Zgjerimi është lartë në agjendën e presidencë kroate me BE

Zgjerimi zë vend të lartë në agjendën e presidencës kroate me Bashkimin Evropian është theksuar në takimin e kryetarit të Odes ekonomike, Vllastimir Golluboviq me ambasadorin kroat në Mal të Zi, Veselko Grubishiq. Siç është kumtuar nga Oda ekonomike, Grubishiq ka theksuar se Kroacia përpiqet të arrijë koncensus lidhur me këtë çështje brenda BE dhe kjo të jetë kurorë e aktiviteteve të saj. Sipas fjalëve të tij, Kroacia pretë që çështja e zgjerimit të definohet para forumit të Zagrebit në muajin maj dhe se optimizëm nxisin deklaratat e kryetares së Komisionit Evropianë Ursulla von der Llayen e cila ka shprehur përkushtimin e vetë për këtë proces. Golluboviq ka vlerësuar si pozitive për Malin e Zi dhe për rajonin faktin se kryesinë me BE e ka marr një shtet mik, me të cilin Mali i Zi zhvillon marrëdhënie shumë cilësore politike dhe ekonomike. Ai ka veçuar trendët pozitive të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve të cilat në veçanti vërehen në rritjen e treguesve investues dhe turistik.

 

Borrell në Kosovë, PDK-ja refuzon takimin

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nisi sot vizitën dyditëshe në Kosovë. Borrell do të ketë disa takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të shtetit. Fillimisht ai është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një konferencë për media pas takimit me kreun e shtetit kosovar, kryediplomati spanjoll tha se nuk duhet lejuar një Ballkan të ndarë jashtë familjes evropiane. Ai përkujtoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave, porse ai nuk mund të premtojë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. “Komisioni Evropian konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha konditat për liberalizim të vizave dhe është koha e duhur të përfundohet me kërkesa teknike”, u shpreh Borrell. Borrell, mes tjerash, zhvilloi edhe një takim me drejtuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Pas takimit u tha se nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse pasi që krerët e institucioneve të Serbisë vazhdojnë të mohojnë krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit pritet të jenë tema kryesore e kësaj vizite. Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka bërë të ditur se përfaqësuesit e tyre, nuk do të marrin pjesë në takimin e paralajmëruar me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi, ku edhe atje do të takojë përfaqësuesit e shtetit. Për shkak të pozitës që ka në BE, Borrell pritet të ndërmjetësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky dialog është pezulluar në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Kurti do të takojë përfaqësuesit e Listës Serbe

Lideri i "Vetëvendosjes" njëherit mandatar për formimin e Qeverisë, Albin Kurti do të takojë sot përfaqësuesit e Listës Serbe, në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë së re. Lëvizja “Vetëvendosje” e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, mbajtjen e takimin. “Me Listën Serbe do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti”, thuhet në përgjigjen e VV-së. Me përfaqësuesit e komuniteti serb, Kurti do të diskutojë për për udhëheqjen e “ministrisë që do të drejtohet nga komuniteti serb, siç e garanton Kushtetuta”. Drejtuesi i “Vetëvendosjes” pritet të paraqesë përbërjen e kabinetit të ri në Kuvend, javën e ardhshme. Bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës - pa votat e së cilës ai nuk mund të formojë qeverinë - ende nuk janë përmbyllur. Më herët Kurti ka deklaruar se ai më parë do ta shihte Listën Serbe në opozitë dhe do të preferonte të bashkëpunonte me politikanët serbë që e njohin Kosovën, “sesa me ata në Beograd që bëjnë presion në serbët e Kosovës dhe që dëshirojnë të bëhen dirigjues në punë e brendshme të Kosovës”.

KE do të vazhdojë presionin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian ka vënë në Programin e tij të Punës për vitin 2020 vazhdimin e presionit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndër veprimet që Komisioni do të ndërmarrë gjatë vitit për të shndërruar Udhëzimet Politike të kryetares Ursulla von der Leyen në përfitime të prekshme për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë evropiane, të miratuara sot, bën pjesë edhe ambicia që e kanë quajtur për një Evropë më të fortë në botë. Për këtë, brenda objektivit të përgjithshëm që synimet e kryetares von der Layen të shndërrohen në nisma konkrete e që më pas do të negociohen dhe zbatohen në bashkëpunim me Parlamentin Evropian, Shtetet  Anëtare dhe partnerët e tjerë, Komisioni Evropian është miratuar të zhvillojë strategji të reja. “Komisioni do të vazhdojë të bëjë presion për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë” tha von der Leyen. Në të njëjtën kohë, Komisioni me strategjinë e miratuar ka paralajmëruar organizimin e metodologjisë së zgjerimit bashkë me kornizën e përforcuar të investimeve. “Ne do të qëndrojmë të përkushtuar për të ruajtur, azhurnuar dhe përmirësuar rendin e bazuar në rregulla për ta bërë atë të përshtatshëm për realitetet e sotme. Për të forcuar rolin gjeopolitik të Komisionit, të gjitha nismat e Programit të Punës do të kenë një dimension të fortë të jashtëm” tha kryetarja von der Leyen.

 

PE miraton marrëveshjen për Brexit

Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin përfundimtar për largimin e Britanisë nga blloku evropian, duke hapur nesër rrugën për Brexit. Në procesin e votimit, 621 ligjvënës kanë votuar në të mirë të largimit të Britanisë nga BE-ja për dallim nga 49 që kanë votuar kundër dhe 13 të tjerë kanë abstenuar. Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.  “Ne do t’ju duam gjithmonë dhe kurrë nuk do të jemi larg”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu adresuar ligjvënësve britanikë. Pas Brexit-it, më 31 janar, do të nisë periudha e tranzicionit midis BE-së dhe Britanisë, gjatë së cilës palët do të diskutojnë marrëdhëniet e ardhshme tregtare. Tranzicioni pritet të zgjasë së paku deri më 31 dhjetor, 2020. Vendet e BE-së janë të përgatitura edhe për mundësinë që bisedimet për marrëveshje të re tregtare me Britaninë të mos kenë sukses deri në fund të vitit. Britania synon marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare brenda 11 muajsh, por ky plan kohor konsiderohet si tejet ambicioz nga vëzhguesit e diskutimeve mbi tregtinë. “Ne nuk do t’i nënshtrohemi asnjë presioni dhe asnjë ngutie”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Kryeministri britanik, Boris Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni. Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian pas 47 vjetësh të anëtarësisë. Është vendi i parë që lë BE-në.                                                                                                                                               

Akuzat kundër Trumpit "nuk përbëjnë bazë" për hetim ose shkarkim

Ekipi ligjor i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donal Trump, tha se edhe nëse ky i fundit ka bërë përpjekje të kushtëzojë ndihmën ushtarake për Ukrainën me favore politike, një gjë e tillë nuk paraqet bazë për hetimin ose shkarkimin e mundshëm të presidentit. Një nga anëtarët e ekipit mbrojtës të Trumpit, tha se çdo politikan i barazon interesat e veta me të mirën publike, andaj "nuk mund të ketë bazë për shkarkim". Trump është akuzuar nga rivalët demokratë për keqpërdorim të detyrës, duke i bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tijin politik. Trump është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me procedura të shkarkimit. Gjykimi i dy të parëve ka përfunduar me lirimin e tyre. Pritjet janë që edhe Trump të shpallet i pafajshëm, meqë Senati kontrollohet nga Partia e tij Republikane. Akuza formale e demokratëve thotë se Trump "ka shfrytëzuar kompetencat e tij zyrtare për t'i bërë presion Qeverisë së Ukrainës, që të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, në favor të përfitimit të tij personal".

Shkon duke u rritur numri i rasteve me koronavirusin e ri

Autoritetet shëndetësore në Kinë bënë të ditur se 170 njerëz kanë vdekur nga një koronavirus që është përhapur në këtë vend. Sipas tyre, koronavirusi ka prekur secilin rajon të Kinës, ndërsa numri i rasteve të infektuara ka kaluar 7,700. Raste me këtë koronavirus janë raportuar edhe në së paku 16 vende të tjera. Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) takohet sot për të vendosur nëse ky koronavirus përbën emergjencë globale shëndetësore ose jo. "Në ditët e fundit, përparimi i virusit sidomos në disa vende dhe transmetimi i tij nga njeriu në njeri përbëjnë shqetësime për ne", tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së. "Edhe pse numri i rasteve jashtë Kinës është ende relativisht i vogël, ai ka potencial të rritet edhe më shumë", shtoi ai.

 

Edhe pse ene pa marrëveshje me kryeqytetin, nesër do të flitet për rregullimin hapësinor dhe “Komunale”-n

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj për nesër ka konvokuar mbledhjen e XII të Kuvendit të kësaj komune në të cilën do të flitet për katër pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave edhe për Programin e rregullimit hapësinor për këtë vit si dhe për Programin e punës të ndërmarrjes publike, “Komunale”, respektivisht për Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit të Programit të punës të kësaj ndërmarrje. Po ashtu në këtë Seancë do të flitet edhe për propozim vendimin për plotësimin e statutit të Komunës së Tuzit, respektivisht për Stemën e re të Komunës si dhe për kompensimin për punën e trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm të Kuvendit të kësaj komune. Përndryshe në javën e kaluar u takuan Këshillat organizativ të Komunës së Tuzit dhe kryeqytetit të Podgoricës dhe të cilët biseduan për marrëveshjen për ndarjen e pasurisë, mirëpo, as takimi i fundit nuk dha rezultate pozitive. Siç njoftojnë mediat, pika e mosmarrëveshjes është ndërmarrja, “Deponia“, që ndodhet në kufirin kadastral të këtyre dy komunave. Në mbledhjen e fundit nuk është diskutuar ndarja territoriale, pasi që teme e diskutimit ishin vetëm Ndërmarrjet të cilat janë në Komunën e Tuzit, mirëpo ende administrohen nga kryeqyteti.

Senad Gilaj, gazetar

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Budvë e Ulqin 16 gradë, Tivar 15, Podgoricë 14, Cetinë 9, Beranë, Nikshiq e Bijello Ple 7, Plevle e Guci 6, Plavë e Rozhaj 5, Kollashin 4 dhe në Zhablak 0 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në veri vende vende deri e fortë, nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -7 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej  3 deri në  16 gradë celsius.

  

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се