Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 01. 2020. 17:08 >> 17:15

Ditari 28.01.2020

28.01.2020

Nëse kemi rivendosur shtetin do të rivendosim edhe kishën

Nacionalizmi serbomadh është dashtë të shuhet pas vitit 2006, mirëpo, asnjëherë nuk është pajtuar me pavaresin e Malit të Zi, duke ëndërruar gjithnjë ëndrrën e vetë për një rikomponim të Ballkanit, të formohen Serbia, Shqipëria dhe Kroacia më e madhe, kurse të tjerët të shlyhen, ka deklaruar lideri i PDS Millo Gjukanoviq, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë të Këshillit komunal të PDS në Tivat .

”Ky, sipas gjasave, është plani i cili ka ekzistuar gjithmonë edhe në vitet e 90-ta dhe këtyre hapësirave u ka kushtuar numër të madh të viktimash. Pra, nuk mund të ketë Serbi të madhe dhe as Shqipëri të madhe, mund të ketë vetëm tragjedi të madhe. Në vend që këto leksione të mësohen mirë nga vitet e 90-ta , në vend që të hiqet dorë nga këto ide, siç shihet, jo plotë 30 vjet më vonë, rikthehen idetë e vjetra mbi tryezë dhe pjesë përbërëse e këtyre ideve është nacionalizmi serbomadh, i cili duke shfrytëzuar kishën ortodokse serbe, përpiqet qe gjithnjë ta prezantojë Malin e Zi, të ndikojë në jetën e tij si në jetën e një shteti tjetër serbë”, ka theksuar Gjukanoviq.

Ai ka komentuar edhe ligjin për liritë fetare, duke shtuar se fjala është për zgjidhje ligjore themelore, i përgatitur mirë dhe në mënyrë cilësore më tepër se 4 vjet me radhë, përmes debateve publike.

       Në vazhdim të fjalimit të vetë, kryetari i PDS, ka folur edhe për manipulimin të cilin shpesh herë e plasojnë në opinion përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe dhe të partive opozitare të afërta me të e që ka të bëjë, gjoja, me dëshirën që Kishës ortodokse serbe ti merret prona dhe ti kthehet Kishës ortodokse malazeze, të regjistruar në vitin 1993, në Mal të Zi. “Për këtë me të vërtet nuk mund të bëhet fjalë dhe për këtë nuk flitet në ligjin e përmendur. Ne, në programin tonë kemi theksuar se dëshirojmë ripërtëritjen  e kishës ortodokse në Mal të Zi, se këtë duam ta bëjmë si njerëz me përgjegjësi, ngase jetojmë në një paradoks të vështirë për kushtet ballkanike.

 

 Në Ballkan gjithmonë ka ekzistuar mosbesimi i popujve pakicë ndaj shtetit, por përkundër kësaj, në Mal të Zi, kemi pasur respekt të shprehur të pakicave ndaj shtetit dhe nuk harrojmë se këto pakica kanë qenë gjithmonë në anë të drejtë të historisë kur është fjala për çështje të rëndësishme për Malin e Zi, dhe kjo është treguar për herë të fundit në referendumin për rivendosjen e pavarësisë shtetërore, në vitin 2006. Pjesa tjetër e paradoksit është se brenda qenies ortodokse në Mal të Zi kemi akoma ndarje të thella të rrënjosura historike. Ne si pushtet i përgjegjshëm duhet të mendojmë se si të tejkalohen këto përçarje”, ka theksuar Gjukanoviq.

 

Markoviq, ka ftuar mitropolitin Amfillohije në dialog

Kreu i Qeverisë, Dushko Markoviq, i ka dërguar ftesën mitropolitit Amfillohije, për dialog, është kumtuar nga Qeveria. “Është koha dhe rasti i duhur që edhe më fuqishëm ti kushtohemi harmonisë dhe ndërtimit të mirëbesimit, në veçanti brenda konfesionit ortodoksë, numerikisht më i madhi .

Qeveria, e vlerëson këtë rast me përkushtim edhe më të fuqishëm, thuhet në letrën e kryeministrit Markoviq, dërguar mitropolitit Amfillohije. Ai po ashtu ka theksuar se Qeveria është e gatshme për angazhime shtesë në mënyrë që qytetarët ortodoksë në Mal të Zi, të nisën drejtë një rruge të përbashkët. Andaj, ka sqaruar ai, Qeveria është e gatshme që edhe njëherë, bashkërisht, të rishikojmë zgjidhjet më të mira në zbatimin e neneve 62-64 të ligjit.

 

Siguria e malazezëve në Serbi është e rrezikuar

Pozita e malazezëve sot, në Serbi, është tejet e rëndë dhe ballafaqohen me  mostolerancë të shprehur, ka deklaruar për Radion e Malit të Zi, profesori i Universitetit në Novi Sad e kryetar i Komisionit për bashkëpunim me mergimtarët, dr. Milenko Peroviq. Malazezët në Serbi, përjetojnë sot valë të urrejtjes të cilën para do kohe e kanë përjetuar kroatët, sllovenët, shqiptarët dhe boshnjakët, ka theksuar Peroviq.“Në kohë të fundit,  në veçanti që nga përgatitja e ligjit për liritë fetare, kjo mostolerancë ka përjetuar një ringjallje”, ka theksuar Peroviq, duke shtuar se ilustrim më i mirë për këtë janë deklaratat e ministrit serbë për punë të jashtme, Ivica Daçiq, të cilat ua ka dërguar malazezëve në Serbi. “Me fjalë të tjera, ai u ka drejtuar kërcënime fashiste. Mesazhet e tij nuk janë latente por të hapura fashiste dhe roli i tyre nuk është vetëm frikësim i malazezëve në Serbi, por edhe paralajmërimi se mund tu ndodh kush e di se çka. Nga këto kërcënime dhe frikësime deri te ndërmarrja e masave konkrete represive është vetëm një hap. Nuk duhet të kemi iluzione se nga frikësimi nuk do të bëhet edhe ky hap përpara”, ka theksuar Peroviq. Pa dyshim se siguria e malazezëve në Serbi është e rrezikuar  ka pohuar ai.

 

Fushata propaganduese është e dirigjuar nga Rusia dhe Serbia

Fushata propaganduese kundër Malit të Zi, e cila është e bazuar në lajme të rreme, është e dirigjuar nga Rusia dhe Serbia, ka kumtuar analisti i Qendrës digjitale forenzike, Millan Jovanoviq. Qendra digjitale forenzike, ka prezantuar hulumtimin mbi dezinformatat dhe aktivitetet propaganduese gjatë tre muajve të kaluar e që kanë të bëjnë me ligjin e feve. Sondazhi është realizuar në mediet vendore dhe serbe si dhe në rrjetet shoqërore. “Mendoj se është tejet indikative që gjatë tre muajve të fundit, prej 35 mijë artikujve të cilët merren me ligjin për liritë fetare, 20 mijë arrijnë nga Serbia, gjë që flet se dikush me qëllim i rritë këto përmbajtje dhe, me këtë rast, nuk është fjala për 20 mijë artikuj të vërtet”, ka theksuar Jovanoviq, duke shtuar se shtrohet pyetja – nëse vetë fushata arrin nga e njëjta adresë.

Jovanoviq, ka theksuar se fjalori ka qenë i ngjashëm edhe në Ukrainë, në vitin 2018, kur është njohur Kisha ortodokse autoqefale ukrainase.

 

Nga anëtarët e NATO-s janë grumbulluar 1,3 miliardë euro

Prej anëtarësimit në NATO deri në fund të vitit 2019, investimet e përgjithshme në Mal të Zi, nga anëtarët e NATO-s kanë qenë 1 miliardë e 300 milion euro, ka theksuar guvernatori i Bankës qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq. Zhugiq, ka theksuar se vetëm për 11 muaj të vitit të kaluar, investimet e jashtme nga vendet anëtare të NATO-s, kanë qenë 248.4 milion euro. “Ndikimi i NATO- s ndoshta është më i madh në degën tonë kryesore të ekonomisë, në turizëm, i cili është gjenerator i rritjes së ekonomisë malazeze. Prej anëtarësimit të Malit të Zi, në NATO deri në fund të vitit 2018, Gjermania, Holanda dhe Turqia, kanë shënuar rritje mbi 50% dhe këtu bënë pjesë edhe Britania e Madhe”, ka theksuar, Zhugiq.

       Vendet skandinave brenda rreth 2 viteve, për të njëjtën periudhë kanë shënuar rritje 120%, kur është fjala për qarkullimin në turizëm, ka shtuar ai. “Gjatë 10 muajve të vitit të kaluar në bazë të anëtarësimit në NATO, kemi pasur të ardhura 1 miliardë e 52 milion euro, kurse në vitin 2016 këto të ardhura kanë qenë 850 milion euro, ka theksuar Zhugiq.

 

Mbrojtja e të dhënave personale si në BE

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale do të harmonizohet me dispozitën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave, kurse të dhënat personale të  qytetarëve të Malit të Zi, do të mbrohen në mënyrë të njëjtë si edhe në Bashkimin Evropianë, është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme.

Nga kjo Ministri, me rastin e 28 janarit , ditës së mbrojtjes të dhënave mbi personalitetin, kanë theksuar se mbrojtja e të dhënave personale është njëra ndër të drejtat themelore të njeriut. “Që të sigurohet respektimi i kësaj të drejte, ministria e punëve të brendshme ka hartuar ligjin e ri i cili do të harmonizohet me dispozitën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave, kurse të dhënat personale të qytetarëve të Malit të Zi do të mbrohen në mënyrë të njëjtë siç bëhet edhe në BE “, është publikuar në twiterin e Ministrisë për punë të brendshme.

 

D.Serwer; Kosova s'ka interes të negociojë gjatë fushatës zgjedhore në Serbi

"Unë nuk shoh se si dialogu mund të vazhdojë para formimit të Qeverisë në Prishtinë, dhe mund të vonohet më tej me zgjedhjet e majit në Serbi".

Kështu thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, duke shtuar se ai nuk beson se është në interes të Kosovës të negociojë gjatë fushatës zgjedhore në Serbi.

Lidhur me Letrën e Synimit për krijimin e linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftimin për një përpjekje për të rikthyer trafikun hekurudhor, Serwer thekson se të dyja palët duhet të tërheqin njëkohësisht lëvizjet e tyre, taksa duhet të hiqet dhe fushata për tërheqjen e njohjes së Kosovës duhet të përfundojë.

Ai beson se presidenti amerikan Donald Trump pa dyshim se po kërkon ndonjë sukses ndërkombëtar që do të largonte vëmendjen nga gjyqi në Senat.

 

J.Borell, viziton gjatë javës Prishtinën dhe Beogradin

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fund të javës, konfirmoi zëdhënësi i tij, Peter Stano.

Stano tha se Borrell së pari do të shkojë në Prishtinë e pastaj në Beograd dhe se do të bëjë përpjekje për vazhdimin e dialogut midis dy vendeve.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.

Të hënën, Borrell qëndroi në Berlin, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë gjermanë.

Në BE, megjithatë, thanë se ai nuk planifikoi ndonjë takim me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është duke punuar si i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

 

Përfundon takimi për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan të hënën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtarët biseduan për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zyrtari për media i Grenellit, Dick Custin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se takimi ka përfunduar, porse, tash për tash, nuk ka informacione shtesë.

Arritjen e marrëveshjes për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë e konfirmuan të premten Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Grenell bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me udhëheqësit e Lëvzjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës - parti këto që po bëjnë përpjekje për formimin e koalicionit qeveritar në Kosovë.

 

Incident me migrantë në kufirin Hungari- Serbi 

Policia kufitare hungareze ka shkrepur të shtëna paralajmëruese ndaj disa dhjetëra migrantëve, të cilët u përpoqën të hynin të martën në Hungari, përmes një vendkalimi kufitar me Serbinë, tha policia hungareze.

Policia tha se ata ndaluan shumicën e 60-70 migrantëve që tentuan të hynin në Hungari, ndërsa katër migrantë u kapën në vendngjarje, dhe u arrestuan.

Pika kufitare në fshatin jugor të Roszke të Hungarisë u mbyll natën kur ndodhi incidenti.

Zyrtarët e përshkruan incidentin, si një përpjekje "e jashtëzakonshme dhe e dhunshme" për të kaluar në mënyrë joligjore kufirin.

Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll çështjen e migrantëve, Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë të kontrollit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi

 

Më tepër se 100 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 106, ndërkohë që numri i rasteve të infektuara pothuajse u dyfishua brenda ditës.

Autoritetet kineze thanë se numri total i njerëzve të prekur me këtë virus të hënën ishte 4,515, ndërsa një ditë më herët 2,835.

Kufizimet në udhëtime u ashpërsuan dhe veshja e maskave në publik tani është e detyrueshme në disa qytete.

Qyteti Vuhan, me 11 milionë banorë, është epiqendra e shpërthimit, por koronavirusi është shpërndarë në gjithë Kinën dhe jashtë saj.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë e viruseve, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe tash për tash nuk ka kurë ose vaksinë specifike për të.

Të hënën, Gjermania raportoi rastin e parë me këtë lloj koronavirusi.

Raste të tilla janë raportuar edhe në Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Kore të Jugut, Tajvan, Tajlandë, Malajzi e të tjera.

Zyrtarët kinezë besojnë se koronavirusi i ri e ka origjinën në një treg të ushqimeve të detit në Vuhan.

 

Presdienti D.Trump, pritet të shpalos planin e paqes për Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shpalosë sot planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, edhe pse udhëheqësit palestinezë e kanë refuzuar atë.

Trump tha të hënën, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington, se plani i tij "ka shumë kuptim për secilin".

"Palestinezët me siguri se nuk do ta duan fillimisht. Por, në fund do ta duan. Është shumë i mirë për ta", tha Trump.

Kryeministri palestinez, Muhammad Shtayyeh, e cilësoi planin si "komplot për të likuiduar çështjen palestineze".

Udhëheqësit palestinezë thonë se ata nuk janë ftuar në Uashington për prezantimin e "projektit të fshehtë të paqes" të presidentit Trump.

Ata druajnë se me këtë plan, SHBA-ja do ta njohë Bregun Perëndimor, të cilin ata e duan për shtetin e tyre të ardhshëm, si pjesë të Izraelit.

Bregu Perëndimor është pushtuar nga Izraeli në luftën arabo-izraelite në vitin 1967

 

Sulm i armatosur i talibanëve ndaj policisë afgane

Së paku shtatë policë afganë u vranë, kur militantët talibanë sulmuan stacionin e tyre në provincën Baglan të Afganistanit, njoftuan autoritetet.

Sipas tyre, sulmi ndodhi në periferi të kryeqytetit të provincës, Pul-e Khumri, dhe disa persona të tjerë mbeten të plagosur.

Sipas disa raporteve, në sulm u vranë 16 policë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, tha se sulmuesit morën një peng.

Në shtator, talibanët sulmuan Pul-e Khumrin në përpjekje për të marrë kontrollin e tij dhe bllokuan autostradën kryesore të qytetit drejt kryeqytetit afgan, Kabul, për më shumë se një javë.

Luftëtarët talibanë kontrollojnë rreth gjysmën e Afganistanit.

Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit talibanë janë në bisedime për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

 

Edhe nesër mot me reshje

 

Sot në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug lindore.

        Temperaturat: Tivar 13 gradë, Petrovac 12, Ulqin e Budvë 11, Podgoricë, H. Novi e Andrievicë 10, Bijello Pole e Beranë 9, Rozhaj 8, Plavë 7, Cetinë, Plluzhinë e Plevle 6, Nikshiq 5, Kollashin e Shavnik 4 dhe në Zhablak 3 g.

           Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale të shiut në viset qendrore dhe jugore kurse, në veri, me reshje të borës dhe të skllotë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 15 g. c.

 

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се