Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 01. 2020. 17:29 >> 17:32

Ditari 27.01.2020

27.01.2020

Të kundërshtohet shovinizmi dhe jo toleranca

“Mali i Zi do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë malazeze e cila askurrë nuk i ka përkrahur hapat nacionalist, por qartë identifikon dhe haptazi i kundërshton të gjitha format e shovinizmit dhe paraqitjes së jo tolerancës”, ka theksuar kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq. Ai në konferencën, me rastin e ditës së kujtimit në Holokaust, ka theksuar se në Mal të Zi ekziston vetë dija qytetare  për nevojën e respektimit të parimeve të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. “Mali i Zi është i vendosur në obligimin që krimi në Holokaust të mos përsëritet më kurrë”, ka theksuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai në profilin e vetë në Twitter ka përkujtuar se në ditën e sotme para 75 viteve, trupat sovjetike e kanë çliruar “fabrikën famëkeqe të vdekjes”, kampin Aushvic – Birkenau. “Kujtimi është detyrë e jona, kurse përgjegjësia jonë është të sigurojmë që krimi i Holokaustit të mos përsëritet më kurrë. Mali i Zi mbetet i përkushtuar në këtë drejtim”, ka theksuar presidenti i Malit të Zi Gjukanoviq.

Aushvic, rikthim tek “Portat e Ferrit”

Liderët botërorë sot iu bashkuan të mbijetuarve të Holokasutit në Poloni për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit nga forcat sovjetike, teksa anti-semitzmi shënon rritje në botë. Të mbijetuar të Holokaustit dhe udhëheqës ndërkombëtarë nderuan viktimat e nazistëve në ish-kampin e vdekjes në Aushvic. Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, dhe ai i Polonisë, Andrzej Duda, vizituan kampin famëkeq. Më shumë se 1.1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj kanë vdekur nëpër dhoma gazi, nga uria, të ftohtit apo sëmundjet në Aushvic. I ndërtuar nga Gjermania Naziste pas pushtimit të Polonisë më 1940, fillimisht për të burgosurit politikë të Polonisë, këto hapësira janë kthyer në qendra të zbatimit të planit të liderit të nazistëve, për shfarosje të hebrenjve. Duke folur para nisjes së ceremonive të planifikuara për sot, David Harris, udhëheqësi i Komitetit Amerikan të Hebrenjve ka thënë se grupet e supremacistëve të bardhë, xhihadistët dhe të majtët ekstremë janë duke nxitur anti-semitizëm në gjithë botën. “Hebrenjtë në Evropën perëndimore mendohen dy herë para se të shkojnë në sinagogë ose para se të hyjnë në dyqane të hebrenjve”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, Reuters. Përveç të vrarëve në Aushvic, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth 6 milionë hebrenj.

 

Qeveria do të  kërkojë përgjegjësinë për shkak të regjistrimeve të pa ligjshme

“Qeveria e Malit të Zi nuk kërkon vetëm korrigjimin e regjistrimit të pronës shtetërore të Kishës ortodokse serbe, por ekskluzivisht edhe përgjegjësin e personave të cilët kanë marrë pjesë në këtë vepër”, ka deklaruar Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka. Ai në intervistën dhënë gazetës “Pobjeda” ka theksuar se përgjegjësinë do ta hetojnë organet gjyqësore. Qeveria, ka theksuar ai, do të ndërmarr hapa konkret që të verifikohen vendimet kontestuese dhe pastaj përmes institucioneve kompetente do të përpiqet të zbulojë të drejtën.“Qeveria nuk kërkon vetëm korrigjimin e regjistrimit të pronës por ekskluzivisht kërkon edhe përgjegjësinë e personave që kanë marrë pjesë në këto veprime”, ka theksuar ai. Zenka ka theksuar se Mitropolia malazezo- bregdetare e ka një autonomi të caktuar dhe se ajo është adresë për bisedime. Ai po ashtu ka theksuar se të gjithë e kanë të qartë se mitropoliti Amfillohije është personi i parë i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Sipas fjalëve të tij, kjo Mitropoli ka një farë autonomie në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe dhe këtu në Mal të Zi ajo është adresë për bisedime,”gjë të cilën e thotë edhe Amfillohije”.

Nuk do të biem pre e çfarëdo provokimi

Policia e Malit të Zi nuk do të bie  pre çfarë do provokimi, ka theksuar drejtori i drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq. “Uniteti në radhët tona nuk mund të sillet në pyetje  dhe të gjithë së bashku veprojnë me përgjegjësi në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe do të jem të vendosur në këtë drejtim”, ka theksuar Veloviq dhe është publikuar në Twitterin e Drejtorisë së policisë. Sipas fjalëve të tij, policia është një sistem i individëve të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj shërbimit dhe shtetit.“Ndërkaq përpjekjet nga disa adresa politike dhe fetare që të ndikojnë mbi nëpunësit tonë, nuk do të kenë mbështetje dhe nuk mund të sjell në pyetje raportin profesionist ndaj detyrimeve të parashtruara”, ka theksuar Veloviq.

Të shfuqizohen vendimet e Parlamentit nga muaji dhjetor

Të gjitha vendimet e Kuvendit të Malit të Zi nga muaji dhjetor i vitit të kaluar duhet të shfuqizohen, dhe është e domosdoshme të krijohen kushtet për një proces të lirë dhe  të ndershëm zgjedhor, kurse qytetarët duhet të jenë të vendosur në luftën për “shërimin“ e shtetit dhe një të ardhme më të mirë, është theksuar në konferencën për gazetarët të grupit të qytetarëve. Ky grup të shtunën me 1 shkurt, me rastin e njëvjetorit të aferës “Koverta”, do të organizojë protestë para ndërtesës së prokurorisë. Përfaqësuesi i grupit të qytetarëve, Predrag Spasojeviq, u ka bërë ftesë qytetarëve që ti bashkohen luftës kundër regjimit duke theksuar se kjo organizatë është e hapur për të gjithë individët dhe subjektet, “të cilat dëshirojnë të luftojnë së bashku me ne dhe të shohin fundin e një anarkie”. Protesta e parë është caktuar për 1 shkurt në ora 18. Shkak indirekt është afera “Koverta”, e cila tash një vit ekziston dhe nuk ka një epilog, ka theksuar Spasojeviq. Ai ka theksuar se njëra nga kërkesat është që të shfuqizohen të gjitha vendimet e Kuvendit të Malit të Zi të miratuara në dhjetor të vitit të kaluar.

 

Konkurs publik për zgjedhjen e kryetarit të KZSH

Këshilli administrativ ka vendosur sot të publikojë konkursin publik për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Shtetit (KZSH). Kryetari aktual i Komisionit, Gjorgjie Vukçeviq, me 17 janar të këtij viti i ka plotësuar kushtet për pensionin e pleqërisë. Në mbledhjen e Këshillit administrativ, i përmbajtur ka qenë vetëm deputeti i Partisë Socialdemokratike Rashko Konjeviq. Ai ka theksuar se ka ndodhur ajo që e kishte sugjeruar me rastin e zgjedhjes së Vukçeviq kryetar të KZSH-së, në mars të vitit të kaluar. Ai ka tërhequr vërejtjen se kësaj here, me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit Zgjedhorë duhet të jenë më të kujdesshëm. Kryetari i Këshillit Administrativ, Luigj Shkreli, ka theksuar se do të përpiqet që deri në shpalljen e zgjedhjeve për komunën Tivat të zgjedhet edhe kryetari i Komisionit. “Shpresoj se deri me 1 mars do ta kompletojmë Komisionin Zgjedhor”, ka theksuar ai. Anëtarja e Këshillit, Marta Shqepanoviq, ka theksuar se shpreson se në konkursin e radhës për kryetar të këtij Komisioni do të paraqiten kandidatë profesionist.

 

Turistët kinezë nuk kanë simptoma të korona virusit

Turistët nga  Kina, tre sish, të cilët qëndrojnë në Budvë, nuk kanë simptoma  të koronavirusit të ri, ka kumtuar Instituti për Shëndetin Publik. Nga ky Institucion kanë theksuar se ekipi i tij epidemiologjik pas njoftimeve të shërbimeve kompetente shëndetësore nga Budva, së bashku me inspeksionin shëndetësor dhe sanitarë dhe shërbimin lokal epidemiologjik, kanë bërë hetimin epidemiologjik të dyshimit në infektimin e turistëve me këtë virus të ri, të cilin e kanë treguar disa vështirësi respiratore. Ambasada e Kinës në Podgoricë është e gatshme ta forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me organet relevante në Mal të Zi dhe të punojë së bashku në parandalimin dhe kontrollin e këtij virusi. Ambasada Kineze, siç theksohet, e kupton se Mali i Zi i ndërmerr të gjitha masat për të penguar këtë virus, duke shtuar se për momentin nuk ka nevojë për panik në shoqërinë  malazeze. Ndërkohë Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, u shpreh se besueshmëria e paraqitjes së koronavirusit në Mal të Zi është shumë e ulët, mirëpo asgjë nuk mund të përjashtohet. Derisa organet kompetente thonë se 8 punëtorët kinezë që punojnë në autostradë, të cilët janë kthyer nga Kina, janë në mbikëqyrje të përhershme, me kompani CRBC është arritur marrëveshja që punëtorët të cilët kanë shkuar në Kinë, të mos kthehen deri në muajin prill.

Shkon në 80 numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

Autoritetet kineze kanë thënë se aftësia e shpërndarjes së një koronavirusi është duke u rritur, teksa është raportuar që 80 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,700 persona janë infektuar në Kinë. Ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei ka thënë më 26 janar se shteti është duke hyrë në “fazë kritike” pasi “duket se aftësia e shpërndarjes së virusit po rritet”. Xiaowei ka thënë se kufizimet në udhëtim dhe ndalesa tjera duhet të sjellin rezultat “me shpejtësi të madhe”. Deklaratat e tij kanë ardhur teksa drejtori general i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë më 26 janar se ai është duke udhëtuar drejt Pekinit për të biseduar me zyrtarët kinezë dhe ekspertë të shëndetësisë rreth shpërndarjes së koronavirusit. Rreth 960 ekipe mjekësore janë dërguar nga shtatë provinca në Vuhan, qytet në të cilin ka shpërthyer fillimisht virusi. Kryetari i këtij qyteti ka thënë se pret që pret të lajmërohen edhe 1,000 pacientë të rinj. Deri më tani të gjitha vdekjet janë regjistruar në Kinë, ndonëse është duke u rritur numri i të prekurve nga ky virus në Tajlandë, Australi, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Francë.

 

Në nëntor ka shënuar rënie shkalla e interesit, të ardhurat mesatare në dhjetor 520 euro

Shkalla mesatare e kamatës efektive në kreditë e lejuara, që përfshijnë të gjitha shpenzimet, në nëntor të vitit të kaluar ka rënë për 0.04%dhe sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Malit të Zi tani është 6,08%. Sipas këtyre të dhënave shkalla e kamatës efektive në kreditë e sapo lejuara në muajin nëntor ka rënë për 1,37% , në 4.74, kurse ajo nominale për 1,06 dhe tani është 4,38%. Përndryshe rroga mesatare pa tatime dhe kontribute në muajin dhjetor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të MONSTAT-it ka qenë 520 euro ose 0.4  më e lartë krahasuar me muajin nëntor. Të theksojmë se bruto të ardhurat mesatare në dhjetor të vitit të kaluar kanë qenë 781 euro.

 

Edhe pse ene pa marrëveshje me kryeqytetin, do të flitet për rregullimin hapësinor  dhe “Komunale”

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj për këtë të premte ka konvokuar mbledhjen e XII të Kuvendit të kësaj komune në të cilën, siç na njoftojnë, do të flitet për katër pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave edhe për Programin e rregullimit hapësinor për këtë vit si dhe për Programin e punës të ndërmarrjes publike, “Komunale”, respektivisht për Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit të Programit të punës të kësaj ndërmarrje. Po ashtu në këtë Seancë do të flitet edhe për propozim vendimin për plotësimin e statutit të Komunës së Tuzit, respektivisht për Stemën e re të Komunës si dhe për kompensimin për punën e trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm të Kuvendit të kësaj komune. Përndryshe në javën e kaluar u takuan Këshillat organizativ të Komunës së Tuzit dhe kryeqytetit të Podgoricës  dhe të cilët biseduan për marrëveshjen për ndarjen e pasurisë, mirëpo, as takimi i fundit nuk dha rezultate pozitive. Sipas njoftimeve, pika e mosmarrëveshjes është ndërmarrja, “Deponia“, që ndodhet në kufirin kadastral të këtyre dy komunave. Në mbledhjen e fundit nuk është diskutuar ndarja territoriale, pasi që teme e diskutimit ishin vetëm Ndërmarrjet të cilat janë në Komunën e Tuzit, mirëpo ende administrohen nga kryeqyteti. Kryetari i komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, deklaroi se së shpejti do të bëhet publike edhe projekti i parë që do të realizohet përmes platformës online, e hapur së fundi në web faqen zyrtare të kësaj komune, e që mundëson bashkimin e Fondeve dedikuar zhvillimit të  projekteve infrastrukturore në Malësi. Gjeloshaj përkujtoi se hapja e kësaj platforme lindi gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA në takime me mërgimtarët.

Mustafa paralajmëron takim me Kurtin, shpreh përkushtim për marrëveshje

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka thënë për media se ai beson që do të ketë një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurtin, por që ende nuk është caktuar koha e mbajtjes. Mustafa tha para se të mbahet mbledhja e kryesisë së LDK-së, se janë të përkushtuar për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje, pasi nuk ka kuptim të vazhdohet më kështu. Në mesnatë ka skaduar ultimatumi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa për Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me arritjen e koalicionit qeverisës, pas më shumë se tre muaj negociatash të pasuksesshme. Të dy partitë kanë pasur bisedime, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, por nuk kanë arritur deri më tash marrëveshje, pavarësisht deklarimeve të të dyja palëve për përafrim qëndrimesh. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, dje tha se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV-në udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar sot se nuk pranojnë oferta të reja nga LV-ja përveç asaj ku Lidhjes Demokratike i takon posti i kryeparlamentarit, presidenti dhe pesë ministri. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur përplasje rreth ndarjes së posteve, përfshirë atë të kryeparlamentarit dhe presidentit. Derisa kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se sot do të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka konfirmuar për Ekonomia Online se ende nuk është caktuar takimi i radhës ndërmjet dy liderëve, edhe pse edhe Kurti ka deklaruar se sot do të takohen me të parin e LDK-së. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj deklaroi sot se për momentin nuk duhet të flitet për një qeveri teknike, pasi ka një mandatar për kryeministër dhe duhet pritur si do të veprojë ai. Haradinaj i quajti spekulime të gjitha opsionet pas kalimit të afatit kushtetues për formimin e qeverisë, pasi sipas tij duhet t’i lihet koha e duhur mandatarit se si do të veprojë.

 

Do të bëjmë çmos për të lehtësuar dialogun

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë- Serbi gjatë një takimi në Berlin. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së gjithashtu informoi kryediplomatin gjerman për planet e tij për të vizituar Prishtinën dhe Beogradin gjatë kësaj jave. “Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne kemi një vizion të përbashkët se si të arrijmë stabilitetin dhe sigurinë në këtë rajon të rëndësishëm që është në mjedisin tonë të menjëhershëm,” theksoi Borrell. Borrell paralajmëroi në Berlin për numrin në rritje të sfidave në të gjithë botën. “Ne duhet të jemi më të bashkuar dhe të kemi një kuptim të përbashkët për botën, në mënyrë që të zhvillojmë një siguri të përbashkët dhe politikë të jashtme”, theksoi Borrell. Ai i bëri thirrje Gjermanisë të marrë drejtimin në ndërtimin e një Evrope të tillë. “Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë dhe unë e di se puna ime do të jetë e suksesshme vetëm nëse kam mbështetjen tuaj”, tha kryediplomati evropian pas takimit me ministrin gjerman, Heiko Maas.

Përfundon takimi për hekurudhat midis Kosovës dhe Serbisë

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. Zyrtarët biseduan për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit. Arritjen e marrëveshjes për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë e konfirmuan të premten Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Grenell bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës - parti këto që po bëjnë përpjekje për formimin e koalicionit qeveritar në Kosovë. Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, u tha gazetarëve se infrastruktura hekurudhore e Kosovës është shumë e dobët dhe pothuajse jofunksionale. Marrëveshja për trafikun hekurudhor erdhi në javën e njëjtë kur dy palët, po ashtu nën ndërmjetësimin e Grenellit, ranë dakord për një fluturim të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit.  Ministri në largim i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj ka autorizuar Xhemë Veselin, drejtor i Departamentit dhe Infrastrukturës tokësore dhe Ramë Çupevan, drejtor i Infrastrukturës rrugore që të udhëheqin negociatat për rivendosjen e linjës hekurudhore me Serbinë.                                                                                                                                                                                                     

Merkel shpreh mbështetje për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti të hënën se Gjermania mbështet hapjen së shpejti të negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar marrjen e vendimit për këtë çështje gjatë takimit të ardhshëm të BE në muajin mars. “Qëndrimi ynë është i qartë lidhur me perspektiven evropiane të Shqipërisë dhe tërë Ballkanit Perëndimor”, tha Merkel para bisedimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Berlin.“Ne duam të arrijmë një marrëveshje në takimin e ardhshëm të Këshillit të Ministrave në mars për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut”, tha kancelarja Merkel. Ajo u shpreh se të dy vendet kanë bërë përparime të konsiderueshme.

Jep dorëheqje kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec

Kryeministri slloven i qendrës së majtë, Marjan Sharec, njoftoi se sot do ta dorëzojë dorëheqjen në kuvend dhe bëri thirrje që të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Si justifikim, ai tha se qeveria e pakicës nuk mund t’i çojë përpara ligjet e rëndësishme. “Me këtë koalicion, me këtë situatë në kuvend, unë nuk mund t’i përmbush plotësisht pritjet e popullit. Do të mund t’i përmbushja ato pas zgjedhjeve”, tha ai gjatë një konference për gazetarë. Disa çaste para kësaj deklarate, agjencia kombëtare e lajmeve raportoi edhe për dorëheqjen e ministrit të financave, Andrej Bertoncelj, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express. Sharec kishte ardhur në pushtet në shtator të vitit 2018 dhe ishte kryeministri i nëntë i Sllovenisë.

 

"Do të bëjmë histori" gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha  se shpreson të ''bëjë histori'' gjatë vizitës së tij të ardhshme në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të bëhet publik plani i paqes për Lindjen e Mesme i Presidentit Donald Trump. Duke iu drejtuar kabinetit të tij qeveritar pak përpara nisjes për në Uashington, Netanjahu e përshkroi situatën aktuale, të karakterizuar nga lidhje të ngushta me Trump, si një mundësi që të jepet një herë në jetë e që nuk “nuk duhet humbur” siç tha ai. Plani  Trump pritet të jetë jashtëzakonisht i favorshëm për Izraelin. “Po shkoj në Uashington me një përgjegjësi e mundësi të madhe e shpresoj se do të mund të bëjmë histori'’, tha ai. Publikimi planit është shtyrë vazhdimisht dhe duket se ka pak mundësi të jetë i suksesshëm. Palestinezët e kanë refuzuar tashmë atë, duke akuzuar Trump se është i njëanshëm dhe i padrejtë. Në një deklaratë të djeshme, ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez bëri thirrje për "një deklaratë të qartë ndërkombëtare që kundërshton marrëveshjen e shekullit" që siç tha më tej, "do të vinte në rrezik stabilitetin rajonal".

Nesër mot i vranët, pas dite shi, në veri borë

Në Mal të Zi sot po mban mot i vranët por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.  Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Herceg Novi e Budvë 14 gradë, Tivar 13, Podgoricë e Ulqin 11, Nikshiq 9, Cetinë  8, Beranë 7, Bijello Pole e Rozhaj 6, Kollashin 5, Plevle 3 dhe në Zhablak 2 gradë.

Për nesër  parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët, para dite me reshje të mundshme të shiut, pasdite priten reshje më intensive kurse në veri dhe viset e larta malore edhe me reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë në veri deri shumë e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -4 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 15 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се