Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 01. 2020. 17:08 >> 17:23

Ditari 23.01.2020

23.01.2020

Gjukanoviq dhe Vuçiq janë pajtuar se duhet bërë përpjekje plotësuese nga të dyja palët për uljen e tensioneve

Presidentët e Malit të Zi dhe të Serbisë Millo Gjukanoviq dhe Aleksander Vuçiq janë pajtuar se duhet bërë përpjekje plotësuese nga të dyja palët për uljen e tensioneve dhe të mos lejohën antagonizmi ndërmjet popujve dhe shteteve të cilat i bashkojnë edhe synimet e përbashkëta evropiane. Nga kabineti i presidentit Gjukanoviq është kumtuar se me Vuçiqin ka biseduar në Jerusalem ku marrin pjesë në forumin botëror ,, Kujtimi në Holokaust – lufta kundër antiseminizmit,,. Gjukanoviq dhe Vuçiq janë takuar në darkën solemne të cilën e ka organizuar presidenti izraelit Reuven Rivlin përreth 40 lider botëror. Theksohet se temë qendrore , siç është kumtuar ka qenë ligji për lirinë e feve me të cilin , siç ka përsëritur Gjukanoviq në frymën e standardeve evropiane në shoqërinë malazeze duhet të rregullohet kjo materie,duke zëvendësuar aktin juridikë para gjysmë shekulli. Është konstatuar se pozitat e dy presidentëve ,sa i përket kësaj çështjeve janë të ndara dhe nuk ka një qëndrim të përbashkët dhe kjo nuk donë të thotë se nuk duhet të vazhdohen bisedimet mbi këtë temë si dhe për temat e tjera që kanë të bëjnë dhe janë të rëndësishme me marrëdhëniet reciproke, thuhet në kumtesë.

Mali i Zi dhe shtetet e rajonit në parlamentin Evropianë kanë një partner të fuqishëm dhe të besueshëm

Mali i Zi dhe shtetet e rajonit në parlamentin Evropianë kanë një partner të fuqishëm i cili insiston që procesi i zgjerimit të BE të vazhdohet , është vlerësuar në takimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me deputetin e parlamentit Evropianë e raportues i përhershëm për Malin e Zi Tonino Piculla. Brajoviq, siç është kumtuar nga Kabineti i tij , me nënkryetarët e Kuvendit Branimir Gvozdenoviq dhe Genci Nimanbegu ka biseduar me deputetin Piculla. “Jam i kënaqur me zgjedhjen e deputetit Piculla si raportues , duke pasur para sysh përvojën e tij të pasur politike dhe rëndësinë e presidencës aktuale të Kroacisë me Këshillin e Evropës i cili në prioritetet e veta ka futur politikën e zgjerimit me qëllim të avancimit të politikës së re dhe definimit të qartë të këtij procesi. “Kuvendi i Malit të Zi respekton angazhimin aktiv të parlamentit evropian , i cili nga institucionet dhe shtetet anëtare kërkon që procesi i zgjerimit të mos ngadalësohet” , ka theksuar Brajoviq.

Shtyhet mbledhja e Këshillit administrativ

Mbledhja e Këshillit administrativ në të cilën është dashtë të fillojë procedura për emërimin e kryetarit të Komisionit zgjedhor të shtetit është shtyrë për të hënën me kërkesën e deputetit të Partisë Social Demokratike Rashko Konjeviq. Konjeviq ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për shkak të kolegjiumit i cili kishte filluar në ora 12. Kryetari aktual i KZSH Gjorgjie Vukçeviq në këtë funksion është zgjedhur në mars të vitit të kaluar , por me 17 janar të këtij viti i ka plotësuar kushtet për pensionin e pleqërisë . Ai më parë ka theksuar se pas plotësimit të kushteve , në pension do të shkojë pas sjelljes së vendimit të punëdhënësit , në rastin konkret të Kuvendit të Malit të Zi. Për ndryshe mandati i kryetarit të KZSh është 4 vjet . Anëtarët e Këshillit administrativë është dashtë sot të diskutojnë edhe për zbatimin e nenit të rregullores parlamentare e cila ka të bëjë me dënimin e deputetëve të cilët mungojnë pa arsye nga seanca e parlamentit dhe të trupave të tij punues.

Jonica - Stabiliteti politikë është kusht pa të cilin nuk mund të flitet për zhvillimin e Malit të Zi

Stabiliteti politikë është kusht pa të cilin nuk mund të flitet për zhvillimin e Malit të Zi dhe të ardhmen më të mirë të qytetarëve , ka vlerësuar kryetarja e socialistëve Snezhana Jonica duke shtuar se shteti i përçarë askujt nuk i sjell ndonjë të mirë. Nga socialistët e Malit të Zi është kumtuar se Jonica ka biseduar me ambasadoren e SHBA në Mal të Zi Xhudi Rajzing Rajnke. Jonica ka theksuar se socialistët janë themeluar si dëshirë dhe nevojë e qytetarëve të cilët duan më tepër kulturë të dialogut dhe të cilët konsiderojnë se vlerat e lirisë , të barazisë , solidaritetit dhe të drejtës duhet të fitojnë kuptimin e plotë në Mal të Zi. Duke komentuar situatën në Mal të Zi pas miratimit të ligjit për lirinë e feve , Jonica ka theksuar rëndësinë e dialogut të sinqertë dhe të marrëveshjes sa më të shpejtë ndërmjet shtetit dhe kishës i cili do të rezultojë me zgjidhjen e pranuar për të dy palët.

Shoqata e gazetarëve profesionistë të Malit të Zi u ka bërë apel kolegëve për respektimin e standardeve profesioniste

Shoqata e gazetarëve profesionistë të Malit të Zi u ka bërë apel kolegëve për respektimin e standardeve profesioniste dhe të raportojnë në interesin publikë duke u solidarizuar me gazetarët . Nga kjo shoqatë kanë theksuar se ky është obligim i tyre moral të cilën e imponon kodeksi etik i gazetarëve të Malit të Zi. Siç theksohet klima e krijuar shoqërore , fushata parazgjedhore e cila shndërrohet në konflikt politikë ndërmjet dy shteteve fqinje kërkohet të zgjidhen përmes veprimtarisë gazetareske. Nga kjo shoqatë u bëhet ftesë të gjithë gazetarëve që të raportojnë në frymën dhe në pajtim me vëmendjen e cila pritet nga gazetarët e përgjegjshëm të cilët shkruajnë mbi çështjet me interes publikë.

Grenell kërkon nga Serbia të ndalojë fushatën lobuese kundër

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, pas takimit që e ka pasur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa deklaroi edhe një herë se ata nuk janë të interesuar të ndërhyjnë në formimin e qeverisë, por janë të interesuar të shtyjnë përpara zhvillimin ekonomik në Kosovë. Grenell edhe nga selia e LDK-së, para gazetarëve kërkoi largimin e taksës 100 përqind ndaj Serbisë, por theksoi se edhe kjo e fundit duhet të ndërpret fushatën e dëmshme lobuese karshi Kosovës. “E përçova të njëjtin mesazh që ne në Amerikë nuk jemi të interesuar në përfshirje në atë sesi do të formohet qeveria, dhe ajo se çfarë jemi të interesuar është zhvillimi ekonomik. E ndava vizionin tim për arritjen e shpejt të qëllimit, ku do e heqim taksën dhe Serbia të ndal fushatën e saj për mosnjohjen e Kosovës. Ndërkohë, shtoi se nuk është i interesuar të përfshihet në çështjen e formimit të qeverisë, veçse theksoi se i ka thënë Kurtit që edhe shtete të tjera kanë pasur probleme rreth krijimit të koalicioneve të panatyrshme. Për shkak të kësaj, i kërkova z. Kurti dhe do i kërkoj çdo udhëheqësi politik këtu që është shumë e rëndësishme se nëse dëshirojmë të ecim përpara, nevojitet zhvillimi ekonomik dhe taksa 100% të hiqet, është diçka që duhet të hiqet, po ashtu edhe fushata e Serbisë duhet gjithashtu të ndalet. Ambasadori Grenell më herët gjatë ditës takoi edhe mandatarin për kryeministër, Albin Kurti, kurse dje është takuar me presidentin, Hashim Thaçi. Grenell nesër pritët të shkojë në Serbi për t’u takuar me presidentin, Aleksandër Vuçiq.

 

Anti-semitizmi është sëmundje malinje

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka falënderuar liderët botërorë për shprehjen e “solidaritetit me popullin hebre”, duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit në Jerusalem, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit në Auschwitz të Polonisë.Duke folur më 23 janar, në hyrje të ceremonisë, Rivlin ka thënë se “anti-semitizmi nuk përfundon me hebrenjtë” derisa anti-semitizmin dhe racizmin i ka quajtur “sëmundje malinje”. Ai ka shtuar se “asnjë demokraci nuk është imune” ndaj kësaj sëmundjeje. Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për rëndësinë e përkujtimit të së kaluarës. “Për mua dhe kolegët e mi, është shumë e rëndësishme të jemi sot në Izrael. Ne shohim përpjekjet e gjithë udhëheqësisë izraelite, që të ruajmë kujtimet e ngjarjeve tragjike të Luftës së Dytë Botërore”, është shprehur ai. Ngjarja e mbajtur të enjten të Jerusalem vjen në kohën e rritjes së dhunës kundër hebrenjve në Evropë dhe gjithë botën. Presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti francez, Emmanuel Macron, princi Charles i Britanisë, nën-presidenti amerikan, Mike Pence dhe presidentët e Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë kanë qenë në mesin e më shumë se 40 figurave të larta shtetërore që kanë marrë pjesë në këtë Forum. Megjithatë, presidenti polak, Andrzej Duda ka refuzuar pjesëmarrjen, pasi nuk I është dhënë leje për të mbajtur fjalim. Kjo pasi organizatorët izraelitë kanë thënë se vetëm katër vendet aleate në Luftën e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, do të mund të mbajnë fjalime në këtë ngjarje.

Parlamenti britanik ratifikon kushtet e largimit nga BE-ja

Parlamenti Britanik ka ratifikuar kushtet e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian. Kjo, në fakt, ishte edhe pengesa e fundit për daljen e planifikuar të vendit nga BE-ja më 31 janar. Projekt-ligji i miratuar më 22 janar do të bëhet ligj, kur të marrë pëlqimin nga Mbretëresha Elizabeth. "Ndonjëherë dukej se nuk do ta kalonim kurrë vijën e mbarimit për procesin e Brexitit, por ne e bëmë atë", tha kryeministri, Boris Johnson, përmes një deklaratë, duke shtuar se me 31 janar do të lëmë BE-në dhe do të shkojmë përpara si një Mbretëri e Bashkuar. Projektligji vjen pas disa viteve të një debati me shumë mospajtime dhe manovrime politike. Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja. Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit. Kryeministri Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni.

Ligjvënësit rusë u japin mbështetje reformave të Putinit

Ligjvënësit rusë miratuan në mënyrë unanime, në lexim të parë, ligjin për reforma kushtetuese, të propozuar nga presidenti Vladimir Putin. Të 432 ligjvënësit e pranishëm në Dumën Shtetërore votuan në favor të ligjit. "Kjo është një shenjë e fuqishme e unitetit", tha kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, pas votimit. Ai njoftoi se leximi i dytë pritet të mbahet më 11 shkurt. Ligji do të kalojë edhe në lexim të tretë, por, meqë parlamenti dominohet nga ligjvënës besnikë të Kremlinit, ai nuk ka gjasa të refuzohet. Pasi të miratohet në Dumë, ligji kalon në Këshillin e Federatës dhe pastaj nënshkruhet nga Putini. Njoftimi i Putinit për reforma, gjatë një fjalimi drejtuar kombit më 15 janar, është pasuar me dorëheqjen e shpejtë të qeverisë së Dmitry Medvedevit dhe me emërimin e kryeministrit dhe kabinetit të ri. Zhvillimet e shpejta kanë bërë që vëzhguesit të thonë se Putin mund të jetë duke përgatitur terrenin për të mbajtur pushtetin edhe pas përfundimit të mandatit të tij aktual, më 2024. Putin, 67 vjeç, ka dominuar politikën ruse për dy dekada, duke shërbyer herë si president, herë si kryeministër nga viti 1999. Në vitin 2018, ai është rizgjedhur president për një mandat të ri 6-vjeçar. Me ligjin aktual, ai do të duhet të tërhiqet pas përfundimit të mandatit.

Kina mbyll transportin publik në qytetin ku u paraqit virusi i ri

Qyteti kinez ku u paraqit për herë të parë një virus i ri, ka mbyllur përkohësisht transportin e tij publik. Autoritetet po mundohen të parandalojnë përhapjen e virusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur 17 njerëz. Rreth 11 milionë banorë të Vuhanit janë këshilluar të mos lëvizin nga qyteti, në kohën kur shumë banorë udhëtojnë për festën e Vitit të Ri kinez. Virusi që paraqitet përmes simptomave që përfshijnë temperaturë, koll dhe vështirësi në frymëmarrje, është përhapur edhe në pjesë tjera të Kinës ashtu si dhe në Shtetet e Bashkuara, Tajvan, Filipine, Japoni, Kore të Jugut, Tajlandë dhe Australi. Raportohet se janë konfirmuar më shumë se 500 raste të personave të infektuar me këtë virus. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të shqyrtojë shpalljen e një urgjence ndërkombëtare të shëndetit publik, për shkak të virusit. Në fillim, shkencëtarët thanë se virusi mund të transmetohët vetëm nga kafshët tek njeriu, mirëpo autoritetet kineze njoftuan se sëmundja kalon edhe nga njeriu në njeri.

Rritet numri i të vdekurve nga virusi i ri në Kinë

Ka arritur në 17-të numri i të vdekurve nga virusi i ri që është paraqitur në Kinë.

Deri më tani, janë konfirmuar 550 raste të personave që janë infektuar me këtë virus. Virusi është shpërndarë nga qyteti Vuhan në disa provinca tjera kineze, ashtu sikurse në Shtetet e Bashkuara, Tajlandë dhe Korenë Jugore. Kina e ka pranuar se virusi ka filluar të shpërndahet nga njeriu në njeri, pasi më parë mendohej ai mund të transmetohej vetëm nga kafshët te njeriu. Virusi që tashmë njihet si 2019-nCoV, është një lloj i ri i koronavirusit, që nuk është identifikuar më parë te njerëzit. Simptomat e këtij virusi janë probleme me frymëmarrje, koll dhe ethe. Ndërkohë, në Gjenevë, një komitet i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po diskuton rreziqet globale të paraqitura nga virusi, për të vendosur nëse ai duhet të shpallet një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik – siç është vepruar me gripin e derrit dhe sëmundjen e Ebolës.

 

Mijëra grekë protestojnë për çështjen e migrantëve

Banorët e ishujve grekë, ku gjendet një numër i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për t’i zëvendësuar kampet e refugjatëve me qendra paraburgimi. Protestat u mbajtën në ishujt e Lesbos, Samos dhe Chios. Protestuesit kërkuan që migrantëve tu lejohet të lëvizin në kontinentin evropian dhe refugjatëve tu lejohet që të largohen nga vendi."Ishujt nuk mund të jenë burgje. Së bashku me migrantët dhe refugjatët edhe ne jemi duke u burgosur", tha Stratis Ververis, një nga protestuesit. Më shumë se një milionë migrantë janë larguar nga konfliktet në Lindjen e Mesme për në Turqi, dhe nga aty, kanë kaluar në territorin grek. Fluksi më i madh i hyrjeve të migrantëve ndodhi në vitet 2015-2016. Vitin e kaluar, 59.726 migrantë dhe refugjatë arritën në brigjet e Greqisë, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara. Organizatat humanitare i kanë përshkruar si të tmerrshme kushtet e jetesës së rreth 36.000 njerëzve në kampet greke.

Demokratët u bëjnë thirrje republikanëve të mbështesin shkarkimin e Trumpit

Demokratët nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së u kërkuan senatorëve republikanë, që t'i ndihmojnë ata në "mbrojtjen e demokracisë" duke u bashkuar në përpjekjet e tyre për ta shpallur fajtor presidentin, Donald Trump, dhe për ta hequr atë nga detyra. Demokrati, Adam Schiff, filloi rundin maratonë të deklaratave në kuadër të gjyqit për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, që po zhvillohet në Senat. Në fjalën e tij ai nënvizoi atë që partia e tij e përshkruan një "skemë korruptive" e Trumpit për të abuzuar me pushtetin e tij presidencial dhe për të penguar Kongresin në hetimin e veprimeve të tij. Ai u bëri thirrje senatorëve të mos jenë "cinikë" për politikën dhe përkundrazi të respektojnë themeluesit e kombit, që siguruan mundësinë e mbajtjes së procesit të shkarkimit. "Gjatë ditëve të ardhshme, ne do t'ju paraqesim juve dhe popullit amerikan provat e gjera të mbledhura gjatë hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për abuzimin me pushtetin nga ana e presidentit", tha Schiff në seancën e Senatit. Schiff udhëheq me ata që quhen “menaxher” të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët në fakt luajnë rolin e prokurorëve, gjatë gjykimit të Trumpit. Demokratët kanë akuzuar republikanët se po bllokojnë provat dhe dëshmitarët në procesin e gjykimit.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë mesatare , vende vende deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperaturat: Budvë 16, Ulqin 15, H. Novi 14, Podgoricë, Cetinë e Tivar 13, Nikshiq 11, Shavnik e Rozhaj 8, Beranë 7, Plavë 6, B. Pole 5, Kollashin 4, dhe në Plevle e Zhablak 3 g.

Për nesër paritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe gjatë pas ditës dhe në orët e mbrëmjes vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë, jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej -12 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 15 g. c.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се