Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 01. 2020. 16:47 >> 16:56

Ditari 22.01.2020

22.01.2020

Dialogu është i pa kontestueshëm dhe Mitropolia është adresa e vetme për dialog

Kryeministri, Dushko Markoviq, ka deklaruar se janë zhgënjyese ngjarjet që kanë ndodhur në Mal të Zi, pas miratimit të ligjit për lirinë e feve në parlamentin e Malit të Zi. Dialogu, ka theksuar ai, nuk sjellet në pyetje duke shtuar se dëshiron dhe insiston që dialogu të ndodh. Tani, siç ka sqaruar ai, është e pamundur që ligji të tërhiqet dhe ka paralajmëruar se deri në fund të javës do ti drejtohet zyrtarisht, Amfillohies, për vazhdimin e bisedimeve. Qeveria, për këtë ligj, siç ka theksuar, do të bisedojë me akterët brenda Malit të Zi. Për këtë, siç ka theksuar, nuk mund të vendos asnjë president, pra as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Adresë legjitime për bisedime është Mitropolia malazeze bregdetare dhe Mitropoliti Amfillohije”, ka theksuar Markoviq, në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi. Dialogu, ka theksuar kryeministri, është i pa kontestueshëm dhe është princip themelor kur ekzistojnë dallimet. “Dialogu nuk duhet të na largojë dhe insistoj që ai të zhvillohet dhe dëshiroj që dialogu të ndodh ose të vazhdojë”, tha ai. Markoviq, ka përkujtuar deklaratat e klerikëve se dialog nuk mund të ketë derisa qeveria e Malit të Zi të mos e tërheq ligjin. “Qeveria nuk mund të tërheq këtë ligj.

Qeveria propozon, Parlamenti e miraton kurse e vërteton, me nënshkrimin e vetë, presidenti i Malit të Zi. Ky ligj, i ka kaluar të gjitha këto procedura dhe ai, tanimë, është në jetën juridike. Andaj, askush nuk mund ta tërheq”, ka theksuar Markoviq. Ligji, ka theksuar ai, mund të kontestohet në tërësi ose disa norma të tij, mirëpo e gjithë kjo përmes një procedure të qartë të paraparë për këtë. Markoviq, ka theksuar se të gjitha ngjarjet të cilat kanë pasuar pas miratimit të ligjit nuk kanë qenë vetëm rezistencë ndaj këtij akti ligjor, por çdo gjë është shndërruar në konflikt me Malin e Zi dhe institucionet e tij dhe me të drejtën që shteti të vendos për çështjet e veta të brendshme.

Këtë akt, si dhe propagandën e paparë, e kanë inicuar akterët brenda vendi, mirëpo më tepër dhe në formë më brutale e kanë bartë akterët nga Serbia fqinje, ka theksuar Markoviq. Ndezja e flamurit malazezë në Beograd, ka theksuar ai, është raport i qartë ndaj shtetit të Malit të Zi dhe të drejtën e tij që të vendos në mënyrë sovrane për çështjet e veta të brendshme.

Gjukanoviq në forumin botëror në Jerusalem

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, udhëtoi sot për në Jerusalem, ku me ftesën e presidentit izraelit, Ruven Rivlin, merr pjesë në Forumin e 5-të Botërorë, me titull “Kujtimet për holokaustin, lufta kundër antisemitizmit “. Presidenti, Gjukanoviq, do të jetë sonte mysafirë në pritjen shtetërore për liderët, të cilën në nderë të forumit për hollokaustin e organizon presidenti, Rivlin. Ceremonia qendrore e forumit botëror, do të mbahet nesër kur të gjithë liderët do të ftohen të vendosin kurorë në shenjë kujtimi në viktimat e holokaustit. Forumin e organizon Fondacioni i Forumit botëror të holokaustit në bashkëpunim me Jad Vashem-in , qendër botërore e kujtimit në Holokaust.

Në forumin botëror në Izrael, do të marrin pjesë më tepër se 40 president, kryeministra dhe përfaqësues të familjeve mbretërore nga Evropa , Amerika Veriore dhe Australia.

Piculla, në vizitë treditëshe në Mal të Zi

Raportuesi i Parlamentit Evropianë për Malin e Zi, Tonino Piculla, prej sot qëndron për vizitë treditëshe në Podgoricë, për herë të parë pas emërimit në këtë funksion në tetor të vitit të kaluar. Piculla, në prag të ardhjes në Podgoricë, ka theksuar se si deputet i Parlamentit evropianë, i cili prej fillimit të mandatit merret me politikën e jashtme me angazhim të veçantë rreth Ballkanit Perëndimorë dhe, si ish ministër i punëve të jashtme të Kroacisë, i ka të njohura mirë rrethanat në Mal të Zi.

“ Nga të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE, Mali i Zi, ka përparuar më së tepërmi në Bisedime. Si raportues i Parlamentit Evropianë jam duke u përpjekur që të ndihmoj forcimin e kapaciteteve institucionale të Malit të Zi, me qëllim që sa më parë ti plotësoj kriteret për anëtarësim në BE”, ka theksuar Piculla.

Siç është kumtuar në faqen e tij zyrtare, Piculla, në Podgoricë do të takohet me kryeministrin, Dushko Markoviq, me ministrin e punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, me shefin e delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav dhe me kryetarin e Parlamentit, Ivan Brajoviq. Është paralajmëruar se Piculla, me bashkëbiseduesit do të shqyrtojë edhe temat aktuale politike të momentit në Mal të Zi. Gjatë vizitës në Mal të Zi, Piculla, do të vizitojë edhe komunitetin kroat në Kotorr.

Gazetaria i ka pasqyruar të gjitha sukseset dhe mossukseset e Malit të Zi

Në të gjitha fazat e zhvillimit shtetëror gazetaria ka qenë dhe ka mbetur segment i rëndësishëm i jetës shoqërore dhe i progresit në përgjithësi, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në mesazhin me rastin e 23 janarit, Ditës së gazetarëve të Malit të Zi. Gjukanoviq, i ka përgëzuar të gjithë gazetarët në Mal të Zi, pjesëmarrësit e Akademisë solemne si dhe kryetarin e shoqatës së gazetarëve të Malit të Zi, Nikolla Vujanoviq, duke u dëshiruar punë të mëtejme të suksesshme.

 

Kushtet më të mira për gazetarë i përbashkët

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, duke uruar Ditën e gazetarëve të Malit të Zi, ka theksuar se të gjithë faktorët shoqëror që kanë të bëjnë me mediet kanë obligim të përbashkët që të luftojnë për përmirësimin e kushteve për punë dhe respektimin e pavarësisë së veprimtarisë, përmes ndërgjegjes së vazhdueshme mbi ndikimin dhe përgjegjësinë personale.

Brajoviq, ka uruar që edhe në periudhën që vjen, në veprimtarinë gazetareske profesionistët e vërtetë përmes njohurive të veta dhe përmes respektimit të standardeve më të larta të profesionit të jenë mësues dhe shembull për gjeneratat e reja dhe kështu, siç ka theksuar ai, të vazhdojë vargun e shembujve të ndritur në historinë e gazetarisë malazeze.

Së shpejti ftesë e re për shërbimin vullnetarë ushtarak

Drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për resurset njerëzore në Ministrinë e mbrojtjes, Mihajllo Vollkov, ka theksuar se kjo ministri së shpejti do të shpall konkursin për shërbimin vullnetarë ushtarak. Vollkov, në deklaratën dhënë gazetës “Pobjeda”, ka theksuar se në vitin e kaluar është futur shërbimi vullnetarë ushtarak “si njëri nga modelet e aftësimit për shërbim në ushtri me qëllim të krijimit të bazës për plotësimin e përbërjes së rregullt dhe përbërjes rezervë”.

“Fjala është për një projekt të ri i cili deri me tani ka rezultuar si i suksesshëm, andaj konsiderojë se ky numër në të ardhmen do të rritet akoma më tepër”, ka theksuar Vollkov.

 

Në përkujtim të viktimave të tragjedisë hekurudhore në Bioç

Përfaqësuesi i OJQ, të familjarëve të viktimave të fatkeqësisë hekurudhore në Bioç, në vitin 2006 , Veselin Vllahoviq, ka deklaruar se ata edhe më tej janë në kërkim të vërtetës dhe ka shtuar se ata të cilët kanë humbur më të afërmit e vetë, jetojnë në dhimbje kurse të mbijetuarit vazhdojnë të jetojnë të trishtuar. Vllahoviq, ka shprehur besimin se do të përmbushet së paku një pjesë e premtimeve të përfaqësuesve malazez e të cilët, aso kohe, kishin deklaruar se kjo është tragjedi për mbarë Malin e Zi. Ndryshe, delegacioni i kësaj shoqate si dhe anëtarët e familjeve të cilët kanë humbur anëtarët e vetë, nesër do të vendosin lule në Bioç, ku ka ndodhur kjo fatkeqësi hekurudhore.

Shoqata e gazetarëve malazez ndanë çmimet vjetore për gazetari

Shoqata e gazetarëve malazez me rastin e ditës së gazetarëve, 23 janari, ka ndarë shpërblimet dhe mirënjohjet për gazetarë nga medie të ndryshme në Mal të Zi. Lauerat i shpërblimit për vepër jetësore këtij viti është gazetari dhe publicisti i njohur Rajko Ceroviq. . Ndërkaq fitues të shpërblimit vjetorë janë; Pjeter Lucaj, nga RMZ dhe Sllobodan Çukiq, nga e përditshmja “Pobjeda”. Po ashtu fitues të shpërblimit për gazetarët më të rinj, janë Stojan Stameniq, nga gazeta “Pobjeda” dhe Bojan V. Gjinoviq gazetarë i RMZ. Çmimi vjetor për reportazhin udhëpërshkrues i ka takuar, Edin Krniq, kurse për kontributin e dhënë në zhvillimin e gazetarisë malazeze, shpërblimi u takoi gazetarit, Amer Ramusoviq , portalit Analitika dhe Radios së Romëve, nga Podgorica. Diploma për shprehjen vizuele dhe udhëheqjes së emisioneve i takoi, Maria Raziq, gazetare e TVMZ. Ndërkaq, çmimi për afirmimin e programit në gjuhën shqipe, në Servisin publik, i tako gazetarit Musa Gjoka, kurse “Kollashinske Novine”, janë fitues i diplomës për kontributin e dhënë në zhvillimin e shtypit lokal.

Grenell, viziton Prishtinën e më pas edhe Beogradin

Emisari special i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të enjten do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ndërkohë të premten do të vizitojë Beogradin.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për RTS ka treguar se në orën 8 të mëngjesit të së premtes do të takohet në Beograd me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për dialogun.

Në këtë intervistë Vuçiq ka ndarë detaje edhe për takimin që dje ka pasur në Davos me këshilltarin kryesor të Trump për siguri, Robert O’Brien, duke thënë se Washingtoni është i gatshëm të dëgjojë kërkesat dhe problemet e Beogradit.

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se qëndrimi i SHBA’së ndaj Kosovës është në kundërshtim me atë të Beogradit, por megjithatë thotë se Uashingtoni është i gatshëm të dëgjojë pikëpamjet e Serbisë.

Kjo vizitë e Richard Grenell në Kosovë e Serbi vjen pak ditë pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e hapsirës ajrore që do të rezultojë me kthimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd pas 20 vjetësh.

 

H.Thaçi; Kosova, së shpejti me Qeveri të re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Kosova shumë shpejtë do ta ketë qeverinë e re.

“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër. Të hënën, Thaçi i ka dhënë Kurtit – partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 – pesëmbëdhjetë ditë për të krijuar qeverinë e re. Thaçi gjithashtu ka përshëndetur një marrëveshje të nënshkruar të hënën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara, dhe e cila do të lejojë riaktivizimin e fluturimeve ndërmjet kryeqyteteve të dy shteteve për herë të parë, që nga lufta mes tyre më 1998-1999.

Ai ka thënë se marrëveshja duhet të shihet si një “hap vendimtar” drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, kusht i BE’së për dy vendet para anëtarësimit./Lajmi.net/

I.Meta; Opozita gaboi me dorëzimin e mandateve

Opozita ka bërë veprime të mëparshme të gabuara, siç është dorëzimi i mandateve, apo mospjesëmarrja në zgjedhje vendore. Rruga që opozita ndoqi nuk ishte një rrugë që i shërbeu vendit”, tha sot Presidenti shqiptar, Ilir Meta në një intervistë televizive.

Duke folur për 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, Meta tha se “21 janari është një datë shumë e rëndësishme, sepse është dita e Kongresit të Lushnjës, tha ai, duke shtuar se kjo është ngjarja më e rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, pasi në vetvete është një rivendosje e pavarësisë dhe e organizimit të shtetit shqiptar dhe e të gjitha institucioneve, por edhe një fillim i parlamentarizmit në Shqipëri. “Në këtë drejtim është një nga ditët më të rëndësishme të shtetformimit tonë dhe që na kujton se sa e rëndësishme është që të forcojmë institucionet”, pohoi Meta .

Duke folur për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm në bulevard, Meta tha se duhet hequr përgjithmonë dorë nga dhuna.

“Nënat e Srebrenicës”, padi kundër Holandës

Të afërm të viktimave të Masakrës së Srebrenicës ngritën padi kundër Holandës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Padia, e cila sfidon një vendim të Gjykatës së Lartë në Holandë, të muajit korrik, është përpjekje e grupit të njohur si "Nënat e Srebrenicës" për të mbajtur Qeverinë holandeze përgjegjëse për vrasjen e 350 burrave myslimanë. "Nënat e Srebrënicës ngritën sot një rast kundër shtetit holandez në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut", thanë përmes një deklarate avokatët Marko Gerritsen dhe Simon van der Slujis, duke e akuzuar shtetin holandez për mosmarrje të masave të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë. Në total, mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë. Megjithatë, Gjykata e Lartë tha se Holanda mban përgjegjësi "shumë të kufizuar".

 

Forumi Botëror Ekonomik I Davosit, vazhdon pnimet

Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, sot ka hyrë në ditën e dytë të aktiviteteve.

Liderë të shumtë nga e gjitha bota kanë zbarkuar në Zvicër për këtë event trditor, në të cilin po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Veç tij pjesë e këtij forumi, është edhe Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, ai i SHBA-ve, Donald Trump.

Ai dje mbajti një fjalim disaminutësh para të pranishmëve.

 

FMN, paralajmëron rritje të ekonomisë globale dy vitet e ardhshme

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se normat e ulëta të interesit dhe tensionet e ulura tregtare do t'i japin shtysë ekonomisë globale gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Raporti parashikon që rritja ekonomike botërore do të përshpejtohet nga 2.9 përqind vitin e kaluar në 3.3 për qind këtë vit dhe 3.4 për qind në 2021-shin.
Duke paraqitur raportin e parashikimit të ekonomisë globale në Davos të Zvicrës, shefja e FMN-së Kristalina Georgieva theksoi se ekonomia ndërkombëtare po merr një nxitje të konsiderueshme.
Ajo tha se marrëveshja e përkohshme tregtare e nënshkruar javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina pritet të shtojë rritjen globale këtë vit, duke ulur tarifat dhe duke përmirësuar besimin e biznesit.
Megjithatë, FMN-ja paralajmëron se ekonomia globale vazhdon të përballet me një varg rreziqesh.

 

Kongresi i SHBA, ka nisur debatin për procedurat e gjykimit

Senati i Kongresit të Shteteve të Bashkuara nisi të martën debatin për procedurat e gjykimit të presidentit Donald Trump.

Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve - e cila udhëhiqet nga rivalët e tij demokratë - për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.

Akuzat kanë dalë nga dyshimet se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik.

Senati tani do ta gjykojë presidentin dhe nëse e shpall fajtor - gjë që thuhet se ka pak gjasa, meqë ky institucion udhëhiqet nga Partia e tij Republikane - ai do të shkarkohej nga detyra.

Në propozim-rezolutën për procedurat e gjykimit, McConnell tha se akuzuesit do të duhet t'i paraqesin argumentet e tyre në dy seanca maratonike, ndërsa të njëjtën kohë do ta ketë edhe ekipi ligjor i presidentit.

Ai tha se do të bllokojë çdo përpjekje të demokratëve për votimin e thirrjeve të detyrueshme për dëshmitarë, në faza të hershme.

Virusi i ri mund të ndryshojë dhe të shpërndahet edhe më shumë

Një virus i ri që ka lënë të vdekur nëntë persona mund të pësojë ndryshime dhe të shpërndahet edhe më shumë, kanë paralajmëruar zyrtarët shëndetësorë kinezë, teksa marrin masa kundër shpërndarjes së tij.

Aktualisht është konfirmuar për 440 persona të prekur nga ky virus, që ka origjinën nga tregu i ushqimit të detit. Virusi është shpërndarë nga qyteti Vuhan në disa provinca tjera kineze, ashtu sikuse në Shtetet e Bashkuara, Tajlandë dhe Korenë Jugore. Autoritetet kanë pranuar se Kina gjendet në “situatën më kritike” të parandalimit dhe kontrollit të virusit. Kina ka pranuar se ka filluar shpërndarja e virusit nga një njeri te tjetri. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent më 22 janar për të diskutuar krizën dhe për të mësuar nëse shpërndarja e virusit përbën urgjencë ndërkombëtare për shëndetin.

 

UNHCR; Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë zhvendosjen e miliona njerëzve

Ndryshimet e klimës do të shkaktojnë zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, dhe bota duhet të përgatitet për këtë situatë, thotë Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Kreu i kësaj agjencie, Filippo Grandi, tha se Kombet e Bashkuara gjatë kësaj jave vendosën, që personat të cilët ikin nga vendi i tyre, për shkak të ndryshimeve të klimës, meritonin mbrojtje ndërkombëtare.

Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim të hënën, në lidhje me shtetasin e Kiribatit, Ioane Teitiota, i cili ngriti një çështje kundër Zelandës së Re, pasi autoritetet mohuan kërkesën e tij për azil.

"Ne duhet të jemi të përgatitur për një numër të madh njerëzish që lëvizin kundër vullnetit të tyre", tha Grandi.

Rreziqet potenciale përfshijnë zjarret, sikurse ato në Australi, rritja e niveleve të detit që prekin ishuj me sipërfaqe të ulëta, shkatërrimin e të lashtave dhe bagëtive në Afrikën nën-Sahariane dhe përmbytjet në të gjithë botën.

Për më shumë se 70 vite UNHCR-ja, ka punuar për të ndihmuar ata që ikin nga vendet më të varfra, si rezultat i konfliktit.

 

Në Ulqin do të nënshkruhet Deklarata për parandalimin e mbeturinave detare

Zyrtarët publikë, sipërmarrësit privatë dhe ekspertët ndërkombëtarë nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi dhe Gjermania, do të mblidhen sot në Ulqin, në punëtorinë ndërkombëtare, “Parandalimi i mbeturinave detare”, për të planifikuar së bashku projekte konkrete në nivelin komunal, duke ndihmuar në parandalimin e mbeturinave detare. Partnerët në projekt janë autoritetet përkatëse shtetërore dhe pesë bashki e komuna nga rajoni, si bashkitë Finik e Lezha nga Shqipëria, komunat Neum dhe Trebinje nga Bosnjë Hercegovina dhe Ulqini, komuna mikpritëse nga Mali i Zi, mësohet nga kjo Komunë, transmeton portali, Ulqini Online. Kryetarët e pesë bashkive e komunave partnere, ranë dakord të nënshkruajnë, “Deklaratën e Ulqinit” për parandalimin e mbeturinave detare. Në Deklaratë të cilën do ta nënshkruajnë, thuhet se në territoret e komunave e bashkive të tyre, për hir të shëndetit të njeriut dhe një ambient të sigurt, plazheve të pastra, lumenjve dhe detit, do të konsiderojnë seriozisht, të planifikojnë dhe zbatojnë masat që synojnë parandalimin dhe minimizimin e mbeturinave dhe shkarkimeve të pakontrolluara në mjedis. Pastaj, sipas deklaratës, ata do të inkurajojnë uljen e mbetjeve të ngurta, ripërdorimin e mallrave dhe riciklimin dhe do të punojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve, bizneseve dhe shoqërisë në tërësi rreth këtyre dhe masave të ardhshme, duke i ftuar njerëzit që të marrin pjesë në mënyrë aktive. Punëtoria organizohet si pjesë e projektit rajonal, “Menaxhimi i Integruar i Mbeturinave dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor” i financuar nga Ministria gjermane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik dhe zbatuar nga GIZ. Projekti filloi në muajin prill të vitit 2018 dhe do të zgjasë deri në mars të viti 2022.

Përgatiti, Senad Gilaj, gazetar i TRMZ

Edhe nesër mot kryesisht i kthjellët

Sot në Mal të Zi, ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Budvë e Petrovac 14 gradë, Tivar, H. Novi, Cetinë, Zhablak e Ulqin 12, Nikshiq 11, Podgoricë e Rozhaj 9, Guci 9, Plavë 4, Beranë, Andrievicë e Kollashin 3, B. Pole e Shavnik 1, Plluzhinë 0 dhe në plevle -2 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Do të fryj erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 17 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се