Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 01. 2020. 16:49 >> 16:56

Ditari 16.01.2020

16.01.2020

Po ndërmerren masat adekuate

Qeveria është duke ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe me kohë masat e caktuara lidhur me problemin e ndotjes së ajrit, deklaroi sot  Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, duke shtuar se u janë dërguar masat të gjitha komunave në të cilat është shprehur ky problem, e që do të kontribuojnë në përmirësimin e situatës. Ai pas mbledhjes së Qeverisë, tha se ndotja e ajrit është temë e përditshme. Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi vërtetoi propozim Ligjin për mbrojtjen shëndetësore, një nga kryesorët për funksionimin e sistemit shëndetësorë të Malit të Zi. Letërnjoftimet e reja dhe pasaportat do të kenë mjaft benifite për qytetarët e Malit të Zi, kurse lëshuarja e tyre do të fillojë nga 30 marsi i këtij viti, paralajmëroi Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për gjendje civile dhe dokumentet personale, Millanka Bakoviq.  Siç tha ajo, futja e pasaportave të gjeneratës së tretë, do të sjellë benefite shtesë të numrit më të madh të palëve të interesuara.

 

Rritje do të ketë, por javën që vjen do të dihet sa

Në javën që vjen do të jetë e njohur se për sa do tu rriten rrogat punëtorëve në sektorin e shëndetësisë, deklaruan për Radion tonë nga Sindikata e punëtorëve shëndetësorë, të cilët janë optimist se do të jenë më shumë se 9%, siç është paralajmëruar.

Se bisedimet mes Ministrisë së shëndetësisë dhe Sindikatës do të jenë në kënaqësinë e dyanshme, është i bindur edhe Ministri Kenan Hrapoviq. Pas formimit të ekipit të ekspertëve, me kërkesë të kryeministrit Dushko Markoviq, që të analizojnë dhe vërtetojnë nëse ka hapësirë që në mjetet e orientuara për shëndetësi të rritën rrogat e punëtorëve shëndetësorë për 9%, sa që ishte edhe paraparë, në Sindikatë janë të kënaqur. Lilana Krivokapiq thotë se rritja do të jetë, por në javën që vjen do të dihet edhe sa. Nga kjo Sindikatë megjithatë thonë se do të insistojnë edhe në rritjen e koeficientëve për shëndetësinë.

 

Shëndeti i popullsisë, prioritet i shtetit

Largimi i mjekëve nga Mali i Zi, ende nuk është aq i theksuar sikur në vendet përreth, por nëse shteti nuk reagon shpejtë kjo në të ardhmen mund të jetë problem i madh, ka deklaruar për Radion e Malit të Zi, kryetari i odës së mjekëve, dr. Aleksandar Mugosha. “Shëndeti i popullsisë është  prioritetet e çdo shtetit. Andaj largimi i mjekëve nga vendi duhet të brengos jo vetëm kompetentët por mbarë shoqërinë”, ka thënë Mugosha. 

Ai po ashtu ka theksuar se lehtësimet të cilat do të vlejnë nga 1 marsi në Gjermani, duhet të jenë vërejtje shtesë për këtë çështje. Pagat e larta, nuk janë motivi i vetëm i ikjes. Sipas fjalëve të tij, në këtë vend vite me radhë i janë rikthyer ekonomisë e cila vepron shumë që të punësuarit të jenë sa më të kënaqur me vendin e  punës. “Në të ardhmen, do të jetë orari më i shkurtë i punës, do të zvogëlohen obligimet e që do të kontribuojë në efikasitetin më të lartë”, ka sqaruar dr. Mugosha, duke shtuar se e gjithë kjo do të jetë më tërheqëse për mjekët nga kjo pjesë e Evropës.

 

Këshilli i investitorëve në Mal të Zi donoi në Institutin për sëmundjet  e fëmijëve

Instituti për sëmundjet e fëmijëve është më i pajisur,  duke falënderuar donacionit të Këshillit të Investitorëve të Huaj në Mal të Zi, të cilët, siç paralajmëruan, do të vazhdojë të përkrahin projekte për të rinjtë dhe avancimin e mbrojtjes  së tyre shëndetësore. Me donacionin në shumë prej 11 mijë euro është pajisur Instituti me  katër krevat spitalor hidraulikë me tavolina, dy tavolina kontrolluese dhe janë blerë instrumentet për nevoja kirurgjike të Institutit për sëmundjet e fëmijëve.  Kryetari i këtij këshilli Kristoff Shoen tha se Këshilli i Investitorëve të Huaj, aktivitetet e veta shoqërore i ka orientuar për më të rinjtë, posaçërisht ndaj atyre të cilët kanë nevojë për mbrojtje shëndetësore. Drejtori i Institutit, Sasha Radoviq, tha se hapat e tillë të Këshillit, mirëkuptimi dhe modestia e tyre për të gjitha idetë e përfaqësuesve të Institutit, është udhë e mirë për atë se çka mund dhe duhet të punojmë kompanitë e përgjegjshme shoqërore, u shpreh Radoviq. 

 

Vendet kandidate të vlersohen sipas meritave

Duke folur për ngjarjet aktuale në UE, Ministri për punë të jashtme Srgjan Darmanoviq dhe Ambasadori i mbretërisë së Holandës, Zhill Arnoa Beshor Pllag theksuan rendësin e vlerësimit të vendeve kandidate sipas meritave individuale. Pllag theksoi se Mali i Zi edhe gjeografikisht është pjesë e Evropës dhe se procesi bashkëbisedues është në vazhdim. Darmanoviq priti sot në takim ambasadorin e mbretërisë së Holandës në Mal të Zi.

Darmanoviq i dëshiroi sukses në mandatin e ambasadorit dhe shprehu besimin se emërimi i tij do të kontribuojë në intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit të përgjithshëm me mbretërinë e Holandes. Pllag e falënderoi në mikpritje duke theksuar se në fokusin e mandatit të tij do të jetë fuqizimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në lëmit nga interesi i dy anshëm. Me këtë rast u theksua ndihma e ekspertëve të Holandës në aktivitetet reformuese të Malit të Zi dhe u shkëmbyen mendimet për ngjarjet aktuale si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë rajonal.

 

Sllovakia e gatshme për avancimin e bashkëpunimit

“Sllovakia është e gatshme që me definimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kualitative të avancojë bashkëpunimin bilateral me Malin e Zi”, deklaroi ambasadori në largim i Sllovakisë, Roman Hlloben. Atë në vizitën lamtumirëse sot  e priti Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. “Ministri i mbrojtjes theksoi se është i kënaqur me marrëdhëniet mes dy vendeve, me ç'rast theksoi përkrahjen e qeverisë së Sllovakisë në afirmimin e Malit të Zi dhe të ardhmes evropiane të vendit“, u kumtua nga Ministria e mbrojtjes. Boshkoviq theksoi se Mali i Zi është i hapur për bashkëpunim dhe avancim në  fushat nga interesi i përbashkët dhe theksoi rëndësinë e kontributit të përbashkët të vendeve aleate në sistemin kolektiv të mbrojtjes. “Ambasadori sllovak theksoi rëndësinë e suksesit të Malit të Zi në rrugën euro atlantike, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor për edhe për Evropën juglindore, duke shtuar se për anëtarësimin në NATO nuk mund të flitet jashtë kontekstit të UE dhe vlerave të cilat ajo i kultivon”, thuhet në kumtesë. Takimi ishte rast që bashkëbiseduesit të shkëmbejnë informatat për situatën e sigurisë në rajon, qëllimet e mbrojtjes, bashkëpunimi me NATO-n si dhe pjesëmarrjen e misioneve dhe operacioneve ndërkombëtare të këtyre dy vendeve. Ambasadorin sllovak në largim e pritën edhe presidenti dhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq e Dushko Markoviq.

 

Lidija Vukçeviq të jetë kryeprokurore

Këshilli prokurorial ia dërgoi Parlamentit të Malit të Zi propozimin që për Kryeprokurore Shtetërore të Malit të Zi të zgjedhet prokurorja speciale, Lidija Vukçeviq. Në arsyetim theksohet se Vukçeviq është prokurore me karrierë e cila  në organizatën e prokurorëve  shtetërore ka kaluar 26 vjet, prej të cilave më shumë se 23 në funksionin e zëvendësprokurorit, respektivisht prokurorit shtetëror. Aktualisht e kryen funksionin e Prokurores speciale në Prokurorin speciale shtetërore të Malit të Zi. Të gjitha këto, siç theksojnë nga ky Këshill, Vukçeviq i ka arritur me punën e përgjegjshme, profesionale dhe morale në raport me punën e saj. Këshilli prokurorial vlerëson se Vukçeviq është kandidate e denjë për funksionin e Kryeprokurorit Shtetëror të Malit të Zi.

 

Dezinformimet,  paralajmërim e asaj çka përgatitet

Eksperti për siguri Darko Trifunoviq përsëriti se Mali i Zi gjendet brenda luftës hibride dhe se thelbin e kësaj lufte shumica nuk e njohin dhe e barazojnë me luftën speciale. “Mirëpo kjo nuk është e njëjtë.  Në luftën speciale përdorën Njësitë speciale për veprime të veçanta. “Në luftën hibride grumbullohen informatat e Shërbimeve informative të cilat duke shfrytëzuar vakuumin, paditurinë, mos njohjen e sigurisë si shkencë dhe mosnjohjen e kërcënimeve dhe rrezikut për shtet, që përdorin internetin dhe rrjetet sociale përmes të cilave propagandojnë me qëllim të shkaktimit të frikës, pa sigurisë dhe konflikteve”, tha Trifunoviq. Ai thekson se në dezinformim kryesojnë Portalet, dhe kryesisht ato të pa regjistruara, respektivisht Portalet pas të cilave qëndrojnë Organizatat Joqeveritare dhe disa Shoqata, e jo Shtëpitë e regjistruara mediatike. Ai përkujtoi se edhe më parë ka tërhequr vërejtjen se sulmet ndaj Malit të Zi do të jenë më të fuqishme, më të sofistikuara dhe më të rrezikshme nga ato në vitin 2016. Eksperti për siguri thotë se ,“Polica ka reaguar me të drejtë në rastet e dezinformimeve me të cilat ka pasur mundësi që të shkaktohet panik mes qytetarëve dhe se shihet se në krye të Policisë është personi i aftë për siguri”, theksoi Trifunoviq.

 

Mali i Zi nuk është më periferi energjetike në Evropë

Me vënien në punë të kabllos nëndetare, Mali i Zi nuk është më në periferi të sistemit elektro energjetik të Evropës, vlerësoi Drejtori ekzekutiv i Drejtorisë për administrim të energjisë në Elektroekonomin e Malit të Zi, Darko Krivokapiq. Ai për Televizionin e Malit të Zi tha se Elektroekonomia dhe shteti me këtë kabllo nëndetare kanë fituar kufij të ri energjetik. “Kjo do të thotë se tani kemi të drejtat plotësuese, se kemi mundësi të blejmë por edhe të shesim energji elektrike. Me këtë ndryshon pozita e Malit të Zi në sistemin energjetik të Evropës, sepse siç dini, Mali i Zi ka qenë në periferi të këtij sistemi. Kemi qenë të larguar prej disa tregjeve likuiduese”, theksoi Krivokapiq.

 

Nesër do të dorëzohet çmimi OKTOIH

Mësimdhënësve të biologjisë Desanka Malixhan dhe Sanja Ognjenoviq nesër do tu dorëzohet çmimi shtetëror Oktoih për vitin e kaluar. Malixhan është arsimtare në shkollën fillore “Radoica Peroviq”, kurse Ognjenoviq në gjimnazin “Sllobodan Shkeroviq” në Podgoricë.

Çmimet, në solemnitetin që do të mbahet në vilen Gorica, do ti dorëzojë ministri i arsimit Damir Shehoviq. Të theksojmë këtu se çmimi OKTOIH është themeluar në vitin 1970 dhe paraqet mirënjohjen më të lartë shtetërore për rezultate ekselente në fushën e arsimit dhe edukimit dhe të standardit të nxënësve dhe studentëve. Vendimin për laureatët e ka sjellë juria, kryetare e të cilës ka qenë Zoja Bojaniq -Lllalloviq.

 

Filloi pagesa e ndihmave sociale

Sot ka filluar pagesa e ndihmave sociale për muajin dhjetor, ndërsa Ministria për punë dhe kujdesin social, për këtë qëllim ka ndarë 6,4 milion euro. Për  shfrytëzuesit e ndihmave sociale dhe disa ndihma tjera  janë ndarë 452 mijë euro, kurse për shfrytëzuesit e ndihmave për fëmijë 372 mijë. Po ashtu nga këto mjete u ndanë edhe 582 mijë euro për nënat me tre dhe më shumë fëmijë, 149 mijë për pagesat e ndryshme dhe disa mjete të tjera.

 

Në veri të Mitrovicës shënohet dyvjetori i vrasjes së Ivanoviqit

Në veri të Mitrovicës sot u shënua dyvjetori i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili ka udhëhequr Nismën Qytetare, "Liria, demokracia, drejtësia". Në vendin e vrasjes u mbajtën dy ngjarje përkujtimore - njëra e organizuar nga Nisma e tij qytetare, tjetra nga familja. Ksenija Bozhoviq, nënkryetare e Nismës, "Liria, demokracia, drejtësia", tha se ende nuk dihet se kush e ka porositur vrasjen e Ivanoviqit. "Do të punojmë të gjithë së bashku që kjo vrasje të ndriçohet dhe që urdhëruesit e saj dhe kryesit e saj të dalin para drejtësisë", u tha Bozhoviq mediave. Edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse, para së gjithash prokurorisë dhe gjyqësorit, që sa më parë të gjejnë urdhëruesit e vrasjes. Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës. Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave, në lidhje me këtë vrasje.

 

Shpërblim 28 mln euro për punët e arritura nga Shqipëria

Komisioneri i ri për zgjerimin, Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët për mediat, me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ka thënë se shpreson shumë që negociatat të nisin përpara samitit të Zagrebit.  Varhelyi është shprehur se Shqipëria do të përfitojë 28 milion euro shpërblim për punën që ka bërë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. “Kam një lajm të mirë, Me punën e bërë deri më tani do të japim 28 milion euro për shpërblim për punën e bëra. Kam lajm të mirë edhe nga PE, por ka një procedurë që duhet ta ndjekin, propozimin e kemi bërë.” tha Varhelyi. Më pas ai është ndalur tek të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit duke thënë se 15 milion eurot e KE të premtuara për dëmet nga tërmeti janë gati dhe së shpejti do të vihen në zbatim për fazën e rindërtimit. Duke shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të 26 nëntorit ai shtoi se do të qëndrojnë përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar me çfarëdo munden. “Ne sot do të shkojmë në Durrës të shohë se çfarë është bërë atje”. Varhelyi gjatë qëndrimit në Tiranë, u takua edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit shqiptar, njoftuan nga Komisioni Evropian.

 

Komisioneri evropian për Zgjerimin viziton Maqedoninë e Veriut

Komisioneri i ri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi qendroi dje në Maqedoninë e Veriut, në vizitën e parë zyrtare jashtë BE-së, ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit. Varhelyi në një konferencë shtypi me Kryeminstrin Oliver Spasovski tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Ndërkohë, ai u bëri thirrje subjekteve politike në Shkup që ta miratojnë sa më parë Ligjin për Prokurorinë publike. Komisioneri shtoi se për Komisionin e ri Evropian zgjerimi paraqet çështje me përparësi dhe jo tabu. Varhelyi tha se në muajt në vijim do të duhet të dalë një paketë e re lidhur me procesin e zgjerimit, i cili duhet të jetë “i besueshëm, më objektiv dhe më dinamik”. Varhelyi theksoi se duhet që qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet t’i zbatojnë reformat e BE-së, të vazhdojnë në këtë rrugë dhe në këtë mënyrë t’i jepet përparësi ligjit të ri mbi Prokurorinë publike.

 

Trump dhe Erdogan diskutojnë për Iranin, Sirinë dhe Libinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, diskutuan për Iranin, Sirinë dhe Libinë gjatë një bisede telefonike. Të dyja vendet e konfirmuan bisedën, përmes komunikatave të ndara, mirëpo nuk dhanë më shumë hollësi. Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka planifikuar një takim me udhëheqësit e Turqisë, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kinës, Francës dhe Italisë, më 19 janar, për të diskutuar mbi konfliktin e armatosur në Libi. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjithashtu ka thënë se do të marrë pjesë në takim. Turqia ka filluar të dërgojë trupa në Libi për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtare në Tripoli, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan. Erdogan, në fillim të janarit, tha se trupat turke kanë nisur të vendosen në Libi, pasi Parlamenti turk e miratoi një masë të tillë. Erdogan tha se mision i tyre do të jetë sigurimi i stabilitetit për Qeverinë në Tripoli, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë kundërshtuar ndërhyrjen e Turqisë në Libi.

 

Duma ruse miraton kryeministrin e ri

Duma Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e miratoi me shumicë votash të emëruarin e presidentit Vladimir Putin për kryeministër, Mikhail Mishustin. Në favor të Mishustinit votuan 383 ligjvënës, ndërsa 41 abstenuan.  Putin e propozoi Mishustinin, ish-shef i Shërbimit Federal të Taksave, për kryeministër, pasi që Qeveria e Dmistri Medvedev dha dorëheqje. Medvedev tha se dorëheqja pason thirrjet e Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese. Shumë vëzhgues dyshojnë se Putin po përpiqet të përgatisë terrenin për të vazhduar sundimin e tij në një kapacitet të ri.

 

Irani pasuron uranium më shumë sesa para vitit 2015

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Irani është duke rritur pasurimin e uraniumit më shumë sesa para kohës kur ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015. Kjo pasi Teherani ka thënë se nuk do të zbatojë kërkesat që parasheh kjo marrëveshje për kufizim të aktivitetit bërthamor. “Presioni është rritur ndaj Iranit, mirëpo ne po vazhdojmë përparimin”, ka thënë Rohani sot në një fjalim televiziv. Irani ka tejkaluar normat e përcaktuara për rezerva të ujit të rëndë dhe uraniumit të lejuar, si dhe për numrin e centrifugave që i duhen për pasurim të uraniumit, në përgjigje të fushatës me sanksione të Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump është larguar nga marrëveshja bërthamore më 2018. Trump ka thënë se dëshiron të negociojë një marrëveshje të re që mund të ndalojë aktivitetin e programit bërthamor të Iranit dhe kufizimin e programit të raketave balistike të Teheranit. Pesë vendet tjera që kanë nënshkruar marrëveshjen, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia janë zotuar për mbajtjen gjallë të kësaj marrëveshjeje. Në një fjalim të mbajtur, Rohani ka kritikuar vendimin e fuqive evropiane dhe dështimin e tyre për të siguruar se Irani gëzon të mirat e marrëveshjes së vitit 2015. Marrëveshja parasheh kufizim të aktivitetit bërthamor nga Irani, në këmbim të lirimit nga sanksionet. Teherani insiston se program i saj bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

 

Dhoma e Përfaqësuesve voton për dërgimin e akuzave për shkarkim në Senat

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të dërguar akuzat për procesin e shkarkimit ndaj Presidentit Donald Trump në Senat, për një gjyq që fillon intensitet të plotë javën e ardhshme. Votimi që u bë pothuajse tërësisht në bazë të përkatësisë partiake, e kalon çështjen nga Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate në Senatin me shumicë republikane. 228 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro dërgimit të akuzave dhe 193 kundër. Dhoma e Përfaqësuesve i miratoi akuzat muajin e kaluar por Kryetarja Nancy Pelosi, priti katër javë për t’i dërguar ato në Senat, në përpjekje për të bindur udhëheqësit republikanë të senatit që të lejonin dëshmitarë të flisnin në gjyq. Kjo çështje mbetet pa zgjidhje. Shtëpia e Bardhë reagoi sot, duke e quajtur procesin e shkarkimit të paligjshëm dhe duke thënë se Pelosi, “provoi se ajo është e fokusuar te politika dhe jo tek populli amerikan”. Është hera e tretë në historinë 244 vjeçare të Amerikës që në Senat zhvillohet gjyqi për shkarkimin e një presidenti.

 

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan:  në Ulqin e Cetinë 15 gradë, Tivar, Herceg Novi e Nikshiq 14, Podgoricë 13, Rozhajë 9, Zhablak 8, Plavë 7, Kollashin 6, Beranë 0, Plevle -1 dhe në Bjello Pole -3 gradë.

Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, në juglindje paradite mesatare deri e fortë, verilindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -8 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 17 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се