Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 09. 2013. 16:51 >> 17:57

LAJMET 27.09.2013

27.09.2013

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq vazhdon vizitën e vetë në Nju Jork

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq vazhdon vizitën e vetë në Nju Jork me ç,rast është paraparë edhe fjalimi i tij në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Siç është paraparë Gjukanoviq në Nju Jork do të bisedojë për aspiratat e Malit të Zi, për anëtarësim në UE dhe NATO  si dhe për çështjet globale në pikëpamjet e Kombeve të Bashkuara që kanë të bëjnë me paqën në botë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

 

D. Gazui-Mali i Zi ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha sferat

Mali i Zi ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha sferat ka vlerësuar ambasadorja në largim e Francës në Mal të Zi Dominik Gazui , duke paralajmëruar mbështetjen e ekspertëve francezë  në  përpjekjet integruese të Malit të Zi. Presidenti Filip Vujanoviq e ka prit sot  Gazui në vizitë lamtumirëse.

Ai , siç kumtohet ka theksuar se është i kënaqur me marrëdhëniet e Malit të Zi me Francën dhe ka shtuar se pret që Franca të vazhdojë të përkrah Malin e Zi në rrugën e tij drejtë UE. Gazui ka konstatuar se gjatë mandatit të sajë Mali i Zi ka përparuar dukshëm në të gjitha sferat. Ajo , siç thuhet në kumtesë është dakorduarë  me nevojën përparimit të bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik, duke kumtuar vazhdimin e mbështetjes së ekspertëve francezë në përpjekjet integruese të Malit të Zi. Ajo sot është takuar edhe me kryetarin e Parlamentit Ranko Krivkapiq.

 

Igor Llukshiq, ka vlerësuar se iniciativa e Ballkanit  Perendimor 

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi Igor Llukshiq, ka vlerësuar se iniciativa e Ballkanit  Perendimor  paraqet  model të ri të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të nevojave praktike të qytetarëve.

Llukshiq ka theksuar  në Nju Jork  se kjo nuk nënkupton dublimin e iniciativave të ngjashme dhe përtëritjen e krijesave të mëparshme shtetërore por  ka potencuar se tani është nevoja për formë të re të bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shefi i diplomacisë ka biseduar me përfaqësuesit e vendeve të rajonit për iniciativën Ballkano  Perendimore  iniciues i të cilës është ai , kurse në takim ka marrë pjesë edhe Komisari evropianë për zgjerim Shtefan Fyle.

 

Markoviq - Themelimi i Agjencisë për antikorrupsion është hap kyç

Themelimi i Agjencisë për antikorrupsion është hap kyç në parandalimin e kësaj dukurie dhe është e nevojshme që ky institucion të jetë i pavarur nga ndikimet politike , është theksuar në konferencën nacionale të qendrës për monitorin dhe hulumtim kushtuar politikave anti korruptuese.

Nënkryetari i Qeverisë Dushko Markoviq ka theksuar se kur është fjala për detyrimet të cilat na presin në sferën e parandalimit të korrupsionit, hap kyç paraqet vendosja e agjencisë për antikorrupsion. Markoviq ka kumtuar se presidenca  Lituaneze i ka dërguar Malit të Zi ftesën që të dërgohen pozicionet negociatore për kapitujt 23 dhe 24. Kjo tregon synimet tona që bisedimet të hapen brenda këtij viti për këto kapituj ishin shumë reale.

 

Nënshkruhën  disa kontrata të përbashkëta

Elektroekonomia e Malit të Zi , sistemi elektro përçues dhe operatori malazezë i tregut të energjisë elektrike kanën nënshkruar sot disa kontrata të përbashkëta me të cilat sigurohet sistemi më efikas dhe më funksional elektro energjetik dhe rregullohen të drejtat dhe obligimet reciproke në pajtim me ligjin për energjetikën. Në kumtesën e përbashkët  tri kompanitë  theksojnë se  kanë nënshkruar kontrata për ofrimin e ndihmës dhe të shërbimeve si dhe për nivelizimin financiar, por edhe kontratën për shfrytëzimin e rrjetit transmetues dhe dërgimin e energjisë  elektrike  për mbulimin e humbjeve në lartëpërçues.

 

Mali i Zi në periudhën e ardhshme 7 vjeçare  do ti mbetet besnik realizimit të projekteve

Mali i Zi në periudhën e ardhshme 7 vjeçare të shfrytëzimit të projekteve ,,IPA,, do ti mbetet besnik realizimit të projekteve, të cilat sigurojnë avancimin e pozitës së popullatës ,,RAE,,  me qellim të integrimit të tyre të plotë në shoqërinë malazeze. Kjo është vlerësuar në debatin publikë me temën ,,IPA 2014-2020 ,,dhe inkluzioni i romëve dhe egjiptianëve në Mal të Zi , të cilën e kanë organizuar Këshilli për të drejtat dhe liritë e njeriut, Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut dhe instituti për shoqërinë e hapur nga Budapesta.

 

Jahjaga: Kosova shembull i paqes dhe stabilitetit në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi se Kosova është shembull i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe i ndërtimit të marrëdhënieve me vendet fqinje. Ajo  këto komente i bëri në një takim me delegacionin nga komisioni parlamentar i Danimarkës për çështje evropiane, i udhëhequr nga  Eva Kjer Hansen.

Dialogun Kosovë - Serbi, presidentja Jahjaga e cilësoi si të vetmen mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ndërkaq kryesuesja e delegacionit, Hansen, shprehu mbështetjen e vendit të saj për rrugën e integrimit dhe  të gjitha proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova.

 

Jahjaga: Kosova përgjegjëse për zgjedhjet lokale në gjithë territorin

Rezultatet e marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës tashmë janë të prekshme. Prej tyre, veçoj mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të cilat do të jenë gjithëpërfshirëse dhe do të mbahen në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kështu ka thënë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në një intervistë për Evropën e Lirë.“Zgjedhjet komunale nuk nënkuptojnë bashkëqeverisje dhe as bashkë-organizim të tyre. Kosova i organizon, i mban dhe është përgjegjëse për zgjedhjet komunale dhe zgjedhjet e tjera në territorin e saj”, thotë presidentja Jahjaga duke shtuar se “qytetarët e kanë mundësinë t''i zgjedhin strukturat legale dhe legjitime, komuniteti serb t’i zgjedhë zyrtarët që i përfaqësojnë interesat e tyre, që nënkupton kthim i normalitetit, i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, dhe shpërbërje të të gjitha strukturave paralele dhe ilegale. Në çdo forum dhe në çdo komunikim, është bërë e qartë që marrëdhëniet tona janë më të mira se sa para nisjes së dialogut, ka thënë Jahjaga. Sipas presidentes, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve çon drejt stabilizimit të gjithë rajonit të Evropës Juglindore dhe marrëdhëniet nuk mund të mbajnë peng të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit.

 

FSK duhet të marrë rol që e ka çdo forcë ushtarake

Lidhur me deklaratat e djeshme të presidentit serb se ka marrë garanci nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen, që FSK nuk do të shndërrohet kurrë në ushtri dhe aq më pak të hyjë në veri, ministri i FSK-së, Agim Çeku, tha se është në pritje të tekstit integral se çfarë ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ai tha se kjo deklaratë është një manipulim ose i presidentit serb, ose i mediave serbe. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së është i njoftuar shumë mirë se në Kosovë është duke ndodhur një proces që quhet rishikimi i strategjisë së sektorit të sigurisë, është duke ndodhur rishikimi edhe i FSK. Nga ky studim del shumë qartë se FSK duhet të marrë rol, që e ka çdo forcë ushtarake të çdo vendi sovran dhe ai e di këtë. FSK të ardhmen e ka ndërtuar  dhe kjo është punë e kryer, janë disa faktorë që ndikojnë në marrjen e vendimit për këtë, është një kohë që kërkohet për marrjen e vendimeve të tilla, por FSK-ja dhe ne si ministri në Qeveri e kemi të kryer dhe e kemi shumë të qartë se si duhet të jetë FSK-ja” , tha Çeku.

 

U përurua shtatorja e ish presidentit Rugova

Komuna e Prishtinës, me një ceremoni solemne, përuroi sot shtatoren e presidentit të ndjerë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova të vendosur para Kuvendit të Kosovës. Presidentja e vendit  Atifete Jahjaga dhe kryetari i Komunës, me fjalë të zgjedhura lavdëruan figurën e presidentit të ndjerë Rugova. Nga kryetari i Prishtinës njëherit kreytar i LDK-së, ish rpesidenti Rugova u cilësua si ideologu i  pavarësisë së Kosovës.

 

Tajlanda – shteti i 104-të që e njohu Kosovën

Shteti i Tajlandës është bërë vendi i 104-të që e njohu pavarësinë e Kosovës. Gjatë takimit të mbrëmshëm me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Nju Jork, zëvendëskryeministri Surapong Tovichak Chaikul, e paraqiti njohjen zyrtare të shtetit të tij. Ai tha se për këtë njohje qeveria e Tajlandës kishte vendosur më 24 shtator të këtij viti, njoftoi Zyra e kryeministrit të Kosovës. Të  dy bashkëbiseduesit u pajtuan që edhe formalisht t’i fillojnë marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve. Gjatë qëndrimit zyrtar në Nju Jork,Thaçi  i ka pranuar edhe njohjet nga Grenada dhe Libia.

 

OKB: Rama dhe Lavrov diskutuan për Ballkanin

Biznesi i Rusisë ka treguar interes për projektet ekonomike në Shqipëri, ka thënë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë vonë, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. “Lavrov ka theksuar interesimin e biznesit të Rusisë për një numër të projekteve ekonomike në Shqipëri”, thuhet në një raport të Ministrisë së jashtme ruse, informon agjencia Itar-Tass. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur për qasjen e kabinetit  të tij për intensifikimin e bashkëpunimit  tregtar dhe ekonomik. Rama dhe Lavrov, poashtu, diskutuan edhe për situatën në Ballkan. Të dy palët u pajtuan për të mbajtur konsultime të rregullta në nivel të ministrive të jashtme  të të dy vendeve, që do të fokusoheshin në çështjet  evropiane.

 

Pakistan: Nga sulmi me bombë – 17 të vrarë

Nga shpërthimi i një bombe afër një autobusi me zyrtarë qeveritarë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë së paku 17 vetë dhe plagosur 49 të tjerë. Shpërthimi ndodhi sot në qarkun Çarsada.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë tha se disa të plagosur, që ishin në gjendje kritike shëndetësore, janë dërguar në një spital në qytetin Peshavar. Korrespondenti tha se i kishte parë gjashtë trupa të pajetë të dërguar në morgun e spitalit. Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

 

OKB: John Kerry u takua me ministrin iranian Zarif

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka mbajtur një takim me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, dhe tha se është i kënaqur me tonin e ri pozitiv nga Irani për programin e tij atomik të kontestuar.

Por, Kerry ka theksuar se vetëm një takim me ministrin Zarif nuk do t’i ulë shqetësimet ndërkombëtare për synimet atomike të Iranit. John Kerry tha mbrëmë vonë në selinë e Kombeve të Bashkuara se Irani duhet t’i ulë shqetësimet lidhur me programin e vet bërthamor nëpërmjet aksioneve.

Këto komente ai i bëri pasi ai dhe ministrat e jashtëm të katër vendeve të tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara , plus Gjermania, u takuan me ministrin iranian Zarif, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kerry dhe Zarif pastaj u takuan shkurtazi privatisht. Irani dhe gjashtë fuqitë botërore u pajtuan që të takohen muajin e ardhshëm në Gjenevë për bisedime të mëtejme.

 

OKB: Arrihet pajtueshmëri për propozim rezolutën për Sirinë

Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë arritur pajtueshmëri për propozim rezolutën, që synon eliminimin e armatimit kimik të Sirisë. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kishin mospajtime të mëdha lidhur me atë se si ta arrijnë këtë eliminim dhe kjo i kishte zvarritur negociatat.

Sipas agjencive të lajmeve, propozimi nuk përfshinë ndonjë veprim direkt për sanksione ose aksion ushtarak, nëse Damasku dështon të bashkëpunoj me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe Moska, për ta vënë nën kontroll ndërkombëtar armatimin kimik të Sirisë. Një aksion i tillë raportohet se do të kërkonte një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Votimi për këtë propozim rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të bëhet sot më vonë gjatë ditës. Siria është pajtuar që të heqë dorë nga armatimi i saj kimik, pas kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara për aksion të mundshëm ushtarak, për shkak të sulmit me gazin sarin kundër civilëve në lagjet e kryeqytetit Damask, muajin e kaluar, për të cilin Uashingtoni thotë se i ka vrarë 1400 vetë dhe për këtë e ka fajësuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

 

Londër: Të akuzuarit për vrasje thonë se nuk ndjehen fajtorë

Dy persona të akuzuar, sot deklaruan se nuk ndjehen fajtorë lidhur me vrasjen e tmerrshme të një ushtari britanik afër kazermës së tij në një lagje të Londrës, në mes të ditës, më 22 maj të këtij viti. Ushtari Lee Rigby, veteran i luftës në Afganistan, ishte therë me thikë disa herë dhe ishte vrarë. Të dyshuarit, Michael Adebolajo, 28 vjeçar, dhe Michael Adebowale (22), të dy myslimanë të konvertuar, pas sulmit ishin qëlluar nga policia dhe ishin dërguar në spital nën mbikëqyrjen e rojeve të armatosura.
Të dy u paraqitën në një gjykatë në Londër nëpërmjet një video lidhjeje.
Ata i kanë hedhur poshtë akuzat për vrasjen e policit dhe për konspiracion për ta vrarë oficerin e policisë. Procesi gjyqësor kundër këtyre dy personave të akuzuar fillon më 17 nëntor.

 

Pakistan: Numri i të vdekurve nga tërmeti arriti në 515

Numri i njerëzve të vdekur nga tërmeti në pjesën jugperëndimore të Pakistanit ka arritur në 515. Kjo është konfirmuar nga zyrtari i lartë qeveritar në provincën Baloçistan, Babar Yaqoob, i cili e ka vizituar rajonin e qarkut të largët Avaran, që ishte epiqendër e tërmetit me intensitet 7.7 shkallë, ditën e martë. Por, përpjekjet për shpëtim në rajon, po i pengojnë sulmet e kryengritësve separatistë në këtë hapësirë. Sot ka pasur të shtëna kundër një helikopteri me ndihma.Kryengritësit etnikë baloçë, po luftojnë për pavarësi nga Pakistani, të cilin ata e akuzojnë se po i vjedhë mineralet e shumta të Baloçistanit.

 

Nesër  mot me diell,në veri me reshje të mundshme te shiut

Në Jug dhe  Bregdet   mban mot me vranësira të ndryshueshme , kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare jug- perëndimore.

Temperaturat : Podgoricë e Budvë 26, tivar e Tivat 25, H. Novi e Ulqin 24, Kollashin 23, Nikshiq e Beranë 22, Cetinë 21, Plevle, Shavnik e rozhaj 20, B. Pole e Mojkovac 19, Plavë 18 dhe në Zhablak 14 g.

Edhe për nesër në Jug parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme e të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët  deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 17 , kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 27 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се