Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 12. 2019. 17:22 >> 17:24

Ditari 13.12.2019

13.12.2019

Brenda tri vjetëve të kaluara, të huajt kanë investuar 2,2 miliardë euro

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka theksuar se jemi dëshmitarë të rezultateve të shkëlqyera të politikës ekonomike të Qeverisë, të cilën e kanë përkrahur afaristët dhe punëdhënësit dhe se këto rezultate dhe bilance paraqesin simbol të stabilitetit shtetërorë, sigurisë afariste dhe të një ambienti nxitës për biznesin. “Para tre vjetësh kam deklaruar se me afaristët dhe punëdhënësit dëshirojmë të punojmë në realizimin e objektivave të politikës ekonomike. Kjo ofertë e Qeverisë është aprovuar dhe sot jemi dëshmitarë të rezultateve të saj”, tha Markoviq. Këtë orientim e ka mbështetur fortë edhe Fondi investues zhvillimorë, i cili sot shënon 10 vjetorin e punës dhe miliardën e parë të mjeteve të plasuara, ka theksuar kryeministri, me rastin e shënimit e 10 vjetorit të punës së këtij Fondi. Markoviq ka theksuar se të ardhurat e drejtpërdrejta nga investimet gjatë tri viteve të kaluara kanë q3enë mbi 2.2 milirde euro. Kryeministri Markoviq ka përkujtuar se Qeveria e Malit të Zi gjatë tri viteve të kaluara ka propozuar miratimin dhe ndryshimet e mbi 200 akteve ligjore  që kanë pasur për qëllim avancimin e ambientit afaristë  në segmente të ndryshme  të jetës ekonomike.

Për luftën hibride nuk do ta dëgjojnë Katniqin

Këshilli për mbrojtje dhe siguri e ka refuzuar sot iniciativën e opozitës për dëgjim kontrollues të udhëheqësit të Sektorit informativ të sigurisë dhe të Prokurorit special të shtetit me rastin e informatave mbi luftën hibride kundër Malit të Zi. Anëtarët e Këshillit nga radhët e Frontit Demokratik, Partisë Socialdemokratike dhe të Partisë Socialiste Popullore, kanë kërkuar dëgjimin e drejtorit të Agjencisë për sigurinë nacionale, Dejan Peruçiniq, të Ministrit të punëve të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq, pastaj Prokurorit special të shtetit Milivoje Katiniq si dhe drejtorin e Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq. Deputetët në pushtet ishin kundër propozimit që në kudër të kësaj teme të dëgjohet edhe Katniq. Përveç kësaj, Këshilli ka vendosur me shumicë votash që ti propozojë Kuvendit miratimin e projekt ligjit për plotësime dhe ndryshimet e ligjit për fshehtësinë e të dhënave.

 

Në Mal të Zi nuk ka vend për ekstremizëm

“Respektimi reciprok dhe respektimi i llojllojshmërisë është udhërrëfyes i një shoqërie të shëndosh në të cilën nuk ka vend për ekstremizëm”, ka deklaruar ministri për punë të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq në takimin e dytë të Platformës nacionale për pengimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të radikalizmit që çojnë drejtë terrorizmit. Konferencën e kanë organizuar Ekipi operativ nacional për përcjelljen e realizimit të planit aksionarë për implementimin e strategjisë të pengimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe Qendrat për Tranziconin Demokratik. “Në Mal të Zi kultivohet respektimi reciprok dhe bashkëjetesa si udhërrëfyes i një shoqërie të shëndosh në të cilën nuk ka vend për ekstremizëm. Të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë njësinë multietnike në të cilën të gjitha identitetet tona shumështresore  do të prezantohen në mënyrë të lirë dhe të barabartë“, ka theksuar Nuhoxhiq. Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Tranzicionin Demokratik, Dragan Koprivica ka përkujtuar se para një viti me përkrahjen e OSBE-së, është themeluar Platforma si forum në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, të administratave lokale, të partive në pushtet dhe ato opozitare, përfaqësuesit e mediave, OJQ-ve, të Bashkësive fetare dhe të bashkësisë akademike ndërkombëtare.

 

Opozita të krijojë minimumin e kushteve për zgjedhjeve

Opozita më në fund do të duhej të ulet pas tryezës dhe të bëjë minimumin e kushteve në mungesën e të cilave nuk do të dal në zgjedhje, respektivisht të hartojë një ligj të mirë zgjedhor dhe të caktojë kandidatët për bisedime me pushtetin. Nëse pushteti nuk do ti pranojë këto kushte, opozita nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje, ka theksuar për gazetën, “Pobjeda”, Vlladimir Jokoviq, kryetari i Partisë Socialiste Popullore (PSP), duke shtuar se opozita nuk mund të dalë në zgjedhje, “nëse dikush donë të konfiskojë pronën e Mitropolisë Ortodokse Serbe në Mal të Zi”. Ligji për lirinë e feve nuk ka kurrfarë përputhshmërie me sistemin zgjedhorë, kështu që Demokratët i kanë ngatërruar gjërat, ka deklaruar për Ditarin e Televizionit të Malit të Zi, anëtari i bashkangjitur i Këshillit për reformën zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër, prof. dr. Gjorgjie Bllazhiq. Çështja e lirisë së feve nuk mund të ndikojë në reformën zgjedhore, ishte kategorik Bllazhiq.

 

Shtet e rajonit të tregojnë rezultatet

“Shtetet të cilat janë në procesin negocues me BE duhet të vazhdojnë me rezultate në këtë proces, në mënyrë që vendeve anëtare tua bëjnë medie se janë të gatshme për fazën e radhës integruese”, është theksuar në Aspen Konferencën në Berlin. Aspej Konferenca, nën organizimin e Institutit me të njëjtin emër, ka tubuar përfaqësues të shteteve të gjashtë vendeve Ballkanike si dhe të Ministrisë gjermane për punë të jashtme. Nga Qeveria e Malit të Zi është kumtuar se në këtë konferencë ka marr pjesë edhe bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi, Aleksandar Dërleviq. Pjesëmarrësit kanë shqyrtuar temat që kanë të bëjnë me agjendën e zgjerimit të BE në Ballkanin perëndimor, për aktivitetet e Komisionit të ri evropian dhe për migrimet nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dërleviq i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet në procesin integrues. “Pas paralajmërimit për hapjen e kapitullit të fundit negocues, Malit të Zi i duhen aktivitete më intensive në plotësimin e rekomandimeve në procesin bashkëbisedues, përmes besimit se partnerët ndërkombëtarë do ti vlerësojnë rezultatet e arritura”, ka shtuar bashkëbisedues Dërleviq. Pjesëmarrësit e Konferencës kanë shprehur gatishmërinë Gjermanisë për përkrahjen e mëtejme të procesit negocues, përmes vlerësimit se Mali i Zi ka bërë progres të mirë në plotësimin e detyrimeve, por është me rëndësi që në periudhën e ardhshme të sigurojë përkushtim më të madh në aktivitetet nga agjenda evropiane.

Bashkëpunimi rajonal rruga më e shpejt drejtë BE

Bashkëpunimi rajonal është njëra ndër detyrat me efikase për integrim në strukturat evropiane dhe evroatlantike, ka deklaruar Ministri i punëve të jashtme Sërgjan Darmanoviq sot në Tiranë në takimin e Ministrave të punëve të jashtme të Kartës amerikano- adriatike, A5. Darmanoviq ka theksuar se Mali i Zi si anëtarë i NATO-s dhe vend udhëheqës në procesin e integrimeve evropiane është i përkushtuar ndaj qëllimeve të përbashkëta dhe vazhdon të jetë promovues aktiv i dyerve të hapura të A5-ës. Ai ka përshëndetur rezultatet e presidencës shqiptare me këtë organizatë duke shprehur bindjen se edhe Bosnjë e Hercegovina gjatë presidencës në vitin 2020 do të vazhdojë me forcimin e përpjekjeve në profilimin e mëtejmë të A5-së si platformë e suksesshme për bashkëpunimin rajonal të  sigurisë dhe në promovimin e vlerave evropiane. Darmanoviq ka theksuar se anëtarësimi i shpejt i Maqedonisë Veriore në Aleancë, siç ishte rasti edhe në Malin e Zi, do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimin dhe të sigurisë në rajon. Gjatë këtij takimi është miratuar edhe deklarata e përbashkët me të cilën vërtetohet përkushtimi për bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e politikës së dyerve të hapura me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të rajonit të BE dhe në NATO.

 

Drejtoria e Policisë kryeson SEPCA-n

Drejtoria e policisë ka marrë në Kishinjevë, presidencën një vjeçare të Asociacionit të Shefave të Policisë të vendeve të Evropës Juglindore- SEPCA, nga Republika e Moldavisë. Drejtori i Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq, i cili prej sot udhëheq  këtë Asociacion policorë ndërkombëtarë, ka theksuar se ky është nder i madh për policinë dhe për shtetin e Malit të Zi. Kjo, siç ka theksuar ai, është edhe përgjegjësi e madhe dhe ka paralajmëruar formimin e ekipeve të përbashkëta hetimore policore me qëllim të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe operativ ndërkombëtarë në luftën kundër kriminalitetit të organizuar me theks të veçantë në zbulimin dhe pengimin e tregtisë me lëndë narkotike, me armë dhe tregtisë me njerëz. Në Asamblenë e përgjithshme është biseduar edhe për aktualitetet e tashme dhe të ardhshme të cilat realizohen ndërmjet policive të vendeve anëtare të këtij asociacionit.

Gjukanoviq do të flas në Akademinë Mali i Zi është i lirë

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të flas të hënën e ardhshme në Akademinë me titull, “Mali i Zi është i lirë”, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Malit të Zi nga fashizmi. Fjalën përshëndetëse do ta mbajë kryetari i Lidhjes së luftëtarëve të LNÇ-së të Malit të Zi Zuvdia Hoxhiq. Nga Lidhja e luftëtarëve të LNÇ-së dhe Antifashistëve të Malit të Zi është kumtuar se Akademia do të mbahet  në sallën e Teatrit Popullor Malazez.

 

Për PDS përkrahje bindëse e qytetarëve

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) gëzon përkrahjen bindshëm më të madhe të qytetarëve të Malit të Zi prej 37 % , ka treguar sondazhi më i ri i Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut- CEDEM. Politikanët  më mirë të vlerësuar janë presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq dhe kryeministri Dushko Markoviq si dhe ministri i arsimit Damir Shehoviq. Në vendin e katërt është lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq. Hulumtimi ka treguar se PDS ka shënuar rritje krahasuar me sondazhin e fundit të opinionit publik, kur kjo parti gëzonte përkrahje e 34%të qytetarëve të anketuar. Sipas këtij hulumtimi nga korpusi politik shqiptarë në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare (ASH) është partia më e fortë e që e gëzon përkrahjen e 1,6% të të anketuarave në nivel shtetëror. Nga subjektet tjera nacionale në këtë anketim figuron edhe UDSH, e që e gëzon përkrahjen e 1% të qytetarëve.  Kur është fjala se çfarë presin qytetarët nga Këshilli për reformën zgjedhore, 32.6% të qytetarëve presin se ky trup parlamentarë me suksese do ta përparojë legjislacionin zgjedhorë, kurse 27.8% janë të një mendimi ndryshe.

Qeveria do të formohet së shpejti, prioritet punësimi dhe drejtësia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu. Sipas VV-së në, Nika dhe Nimanbegu uruan Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehën dëshirën që qeveria e re e Republikës së Kosovës të formohet sa më parë. “Ata ndanë edhe shqetësimin e tyre në lidhje me shqiptarët në Mal të Zi, duke shprehë bindjen se qeveria e re e Kosovës do të ketë një vëmendje të shtuar për shqiptarët që jetojnë atje. Kryetari Kurti i njoftoi me prioritetet e qeverisë së re të Kosovës që do të formohet së shpejti, e që janë punësimi dhe drejtësia. Në lidhje me shqiptarët jashtë kufirit dhe ata në Mal të Zi, ai tha se është e rëndësishme që ata të bashkohen por që edhe më e rëndësishme është t’iu zgjerohet korniza e mundësive në ato vende ku ata jetojnë e këtu një rol më aktiv pa dyshim se duhet ta kenë Kosova dhe Shqipëria. Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e VV-së. Në këtë takim prezent ishte edhe nënkryetarja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtari i kryesisë së Lëvizjes, Martin Berishaj dhe aktivistja, Valë Gjonbalaj.

Presidenti Thaçi cakton datë të re për konstituimin e Kuvendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ndryshuar datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Dy ditë më parë, presidenti Thaçi e kishte caktuar datën 24 dhjetor për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit. Por, sipas presidencës, me kërkesë të shumicës së partive politike, seanca do të mbahet më 26 dhjetor. “Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që mbledhjen e parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor", thuhet në një komunikatë të presidencës. Në bazë të Kushtetutës, presidenti i vendit e thërret seancën konstituive të Kuvendit pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar më 27 nëntor rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 6 tetor. Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje do të këtë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 28, PDK-ja, 24 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 13, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë 6 deputetë. Ndërkaq, nga komunitetet joshumicë, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende kanë fituar së bashku të gjitha partitë e minoriteteve joserbe. Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitet tjera joshumicë.

LDK optimiste në koalicionin me Vetëvendosjen

Marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të arrihet para datës 26 dhjetor kur edhe është caktuar seanca konstituive. Se do të ketë një marrëveshje para datës së caktuar për seancën konstitutive të legjislaturës së shtatë shprehet optimist anëtari i kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti. Ai thotë se duhet të arrihet një marrëveshje e balancuar mes dy subjekteve politike. “Ata që ne insistojmë dhe me plot të drejtë është që të arrihet një marrëveshje që është e balancuar mes dy subjekteve.... Kemi një javë e më shumë kohë deri atëherë mund të përmbyllet”, tha ai. Hoti nuk konfirmoi se do të ketë takim këtyre ditëve, por shton se relacioni që kanë krijuar dy kryetarët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve. “Unë besoj se  dy kryetarët e partive kanë krijuar një relacion të drejtpërdrejtë dhe besoj që mund të arrihet një përfundim që e respekton vullnetin e qytetarëve”, tha ai.

 

Kosovë, shëndetësia dhe arsimi në grevë

Sindikatat e shëndetësisë dhe të arsimit në Kosovë u hodhën sot në një grevë paralajmëruese, kundër pezullimit të zbatimit të ligjit për pagat. Pezullimi që do të jetë në fuqi deri më 30 mars të vitit 2020, u vendos nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së Avokatit të Popullit, për “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën. Shumica e shkollave, çerdheve dhe universiteteve publike mbajtën dy orë grevë e cila ishte vendosur para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një njoftim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës thuhet se “në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98 për qind të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe”. Edhe punonjësit shëndetësor të të gjitha niveleve kanë hyrë në grevë tërë ditore. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës tha se“greva ka filluar sot në mëngjes, ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur grevës së Përgjithshme”. Kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se ligji i ri për pagat është i përshkuar nga pabarazitë dhe se do të ndryshohet dhe plotësohet në qeverinë e tij. Në fillim të këtij muaji, Avokati i Popullit, bëri kërkesë për vlerësimin e ligjit të punës, i cili ishte miratuar në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa hyri në fuqi më 1 dhjetor.

Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Edhe sot  ka vazhdoi në Tiranë Takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA- Adriatike (A5). Në takim morën pjesë vendet anëtare dhe vëzhguese. Ky takim u kryesua nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në cilësinë e vendit kryesues të Kartës së Adriatikut përgjatë këtij viti. Në fjalën e tij, ministri Cakaj theksoi domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në përballimin e sfidave aktuale për sigurinë e rajonit si dhe vuri në dukje kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre. Ministri e vuri theksin gjithashtu mbi domosdoshmërinë e zgjerimit të Kartës me vende të tjera të rajonit si Kosova, duke argumentuar se kjo do të kontribuojë jo vetëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave por edhe në integrimin e plotë euro-atlantik të tij. Sipas ministrit, Karta SHBA- Adriatike, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmë të integrimit Euro-Atlantik të vendeve tona, duke e shndërruar rajonin në një prodhues të sigurisë. Nga ana e tyre, vendet pjesëmarrëse, pasi vlerësuan lart fokusin e Shqipërisë në kryesimin e Kartës SHBA- Adriatike përgjatë këtij viti, mbështetën domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal për përballimin sa më efektiv të sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë rajonale e më gjerë. Po ashtu, takimi i kushtoi vëmendje përpjekjeve për integrimin europian atlantik të rajonit si dhe domosdoshmërisë së zgjerimit të Kartës SHBA- Adriatike me Kosovën. Ky takim shënoi edhe fundin e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA- Adriatike pas së cilës, zyrtarisht, kryesinë e merr Bosnjë-Hercegovina.

 

Boris Johnson shënoi fitore historike në zgjedhjet e së enjtes

Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson, fitoi shumicën e vendeve në parlamentin britanik, një rezultat vendimtar i zgjedhjeve të mbizotëruara nga Brexit-i, që do t’i mundësojë kryeministrit të përmbushë planet e tij për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, muajin e ardhshëm. Sipas rezultateve paraprake partia e zotit Johnson ka fituar 363 vende në parlamentin 650 vendesh duke lënë prapa Laburistët e Jeremy Corbyn me 203 vende. Kryeministri Johnson e cilësoi fitoren e tij më të madhen që nga vitet e 80-ta, kur konservatorët drejtoheshin nga Margaret Thatcher. Duke folur para mbështetësve të tij në Londër, ai tha se qeveria tani ka një shumicë të mjaftueshme në parlament për të përmbushur Brexit-in. "Kjo do të thotë që jetësimi i Brexit-it është bërë tani vendim i pakundërshtueshëm, i pandryshueshëm për popullin britanik," tha ai. Zgjedhjet ishin humbje e thellë për udhëheqësin e së majtës, Jeremy Corbyn, i cili u përball me thirrjet për dorëheqjen e tij ndërsa rezultatet po publikoheshin. Ai i cilësoi rezultatet si “shumë dëshpëruese” dhe tha se nuk do të drejtojë partinë në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse kundërshtoi thirrjet për dorëheqje të menjëhershme. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se fitorja e kryeministrit Johnson do të thotë se Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë mundësi të arrijnë një marrëveshje të madhe tregtare pas Brexit-it. Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, tha sot se Bashkimi Evropian “pret që sa më parë parlamenti britanik të votojë Brexit-in... Është me rëndësi që të ketë qartësi”, tha ai.

SHBA-ja pezullon përkohësisht bisedimet me talibanët

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad ka thënë se bisedimet për paqe me talibanët do të pezullohen përkohësisht pasi militantët e këtij grupi kanë kryer sulm në bazën ushtarake amerikane afër Kabulit. Si pasojë e sulmit të talibanëve afër bazës ushtarake të SHBA-së në Bagram kanë vdekur të paktën dy afganë dhe janë plagosur më shumë se 70 persona të tjerë, duke përfshirë pesë ushtarë gjeorgjianë. Sulmi i 11 dhjetorit, që ka përfshirë të paktën një sulm me makinë bombë, ka ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë rinisur bisedimet me talibanët, tre muaj pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka ndalur negociatat për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan. Rifillimi i bisedimeve ka ndodhur pas vizitës së papritur të Trumpit për Festën e Falënderimeve te trupat ushtarake amerikane në Afganistan më 28 nëntor. Ndërhyrja e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s ka rrëzuar talibanët nga pushteti në Afganistan, në vitin 2001.

 

SHBA dhe Kina shumë afër arritjes së marrëveshjes tregtare

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar shumë ngushtë në çështjet për tregti, kanë thënë zyrtarët në Pekin dhe Uashington, vetëm disa ditë para se të nisin së zbatuari masat ndëshkuese që u kanë vënë njëra-tjetrës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” arritjes së marrëveshjes tregtare me Kinën, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Jemi afër një marrëveshjeje shumë të madhe me Kinën. Ata e duan atë ashtu sikurse ne”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Gjatë një takimi të zakonshëm në Pekin, zëdhënësi i ministrisë së Tregtisë së Kinës u ka thënë gazetarëve se “të dyja ekipet janë duke komunikuar në çështje ekonomike dhe ato të tregtisë”. Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin tarifa në produktet kineze në vlerë të 160 miliardë dollarëve nga 15 dhjetori. Edhe Kina në anën tjetër pritet të nisë së zbatuari sanksione në mallrat amerikane nga kjo datë, me mundësi të rritjes së tarifave në produkte të caktuara. Lufta tregtare në mes të të dyja shteteve ka shqetësuar shumë liderët botërorë dhe bizneset, që kanë përmendur mundësitë e ndikimit të këtyre mosmarrëveshjeve në tregun global.

Nesër mot i vranët dhe gjatë ditës me reshje

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut në jug dhe të borës në veri të vendit. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Ulqin 15 gradë, Tivar 14, Herceg Novi 13, Budvë 11, Podgoricë 10, Beranë 8, Plavë e Plevle 7, Plluzhinë 6, Cetinë, Bijello Pole e Nikshiq 5, Rozhaj 4, Kollashin 3 dhe në Zhablak 1 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë në zonat e ulëta dhe bregdetare, kurse në veri me borë dhe skllotë. Pas ditë pritet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim gradual. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -2 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 17 gradë celsius.

 

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се