Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 12. 2019. 17:23 >> 17:32

Ditari 12.12.2019

12.12.2019

Zgjidhjet për realizimin e zgjedhjeve janë në pajtim me rekomandime

Ekspertët e ODIHR , të cilët kanë qëndruar për vizitë dy ditësh në Kuvendin e Malit të Zi kanë vlerësuar se zgjidhet e propozuara nga projekt ligji dhe sqarimin e disa dilemave , në veçanti në raport me organet për zbatimin e zgjedhjeve, kryesisht janë të harmonizuara me rekomandimet nga raporti i misionit vezhgues , mirëpo implementimi i këtyre propozimeve varet nga marrëveshja e pjesëmarrësve në këtë proces. Siç është kumtuar nga parlamenti gjatë vizitës është biseduar për projekt ligjin për zgjedhjen e Këshilltarëve dhe deputetëve nga aspekti i realizimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR me rastin e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 dhe të zgjedhjeve presidencial në vitin 2018. Gjatë vizitës është mbajtur një takim me anëtarët e grupit punues të këshillit për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër. Ekspertët janë takuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi e kryetar i Këshillit Branimir Gvozdenoviq për të biseduar për rezultatet e deritashme të punës, por edhe për hapat e ardhshëm kur është fjala për reformën dhe realizimin e synimeve të këtij këshilli.

Ambasadorët e rinjë evropianë okupojnë UNICEF-in

Me rastin e30 vjetorit të konventës të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëeve , ambasadorët e rinj evropianë kanë biseduar me shefin e përfaqësisë të UNICEF-it Osama Kogali për situatën e të drejtave të fëmije në Mal të Zi . “Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e Malit të Zi , andaj është me rëndësi që të kenë rastin ti shprehin mendimet e veta e jo të rriturit tua imponojnë qëndrimet e veta”,është mesazh i ambasadoreve të rinj evropianë , të cilët me rastin e shënimit të ditëlindjes së 30 të konventës së kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve e kanë okupuar UNICEF-in për një ditë. Siç është kumtuar nga delegacioni i BE në Mal të Zi dhe nga zyra e UNICEF-it , të rinjët me këtë rastë kanë biseduar me shefin e përfaqësisë të UNICEF-it në mal të Zi Osama Kogali. “është me rëndësi që të dëgjohet zëri i të rinjve dhe ngjarjet e këtilla janë rasti më i mirë për këtë , ka theksuar Nikolla Millaçiq nxënës i shkollës së mesme nga Nikshiqi. Kogali me këtë rast ka përkujtuar se në Mal të Zi ekzistojnë probleme kyçe lidhur me respektimin e të drejtave të fëmijëve , mirëpo më së tepërmi shqetëson dhuna dhe varfëria.

Të tërhiqet propozim ligji për lirinë e feve

Mali i Zi Demokratik ka kërkuar që pa shtyrje të tërhiqet propozimi i ligjit për lirinë e feve nga procedura parlamentare dhe të harmonizohet me të gjitha kishat dhe bashkësitë fetare Kryetari i klubit të deputetëve të demokratëve Boris Bogdanoviq ka theksuar se kryeministri Dushko Markoviq , duke e arsyetuar ligjin për lirinë e feve ka theksuar se ai është kontenstye vetëm për një bashkësi fetare dhe ky është fakt i mjaftueshëm që të gjithë të rishqyrtojnë pse është kështu. Me këtë deklaratë , ka theksuar Bogdanoviq Markoviq drejtë për drejtë dhe pa ndërgjegjen as më të vogël i ka gënjyer banorët e Malit të Zi. Bogdanoviq ka përkujtuar se demokratët , që nga fillimi i lansimit të propozim ligjit i cili i ndan njerëzit në fe dhe kombe , kanë marrë qëndrim se një projekt i tillë i ndjeshëm ligjorë duhet të jetë prodhim i pajtimit ndërmjet tri konfesioneve tradicionale në Mal të Zi.

Me preventiv kundër ekstremizmit të dhunshëm

Në Mal të Zi nuk është në veçanti i shprehur problemi i ekstremizmit të dhunshëm, por preventiva është mekanizmi më i rëndësishëm në luftën kundër kësaj dukurie , është vlerësuar në konferencën “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në nivelin lokal” , e cila është mbajtur sot në Bjello Pole. Konferenca në Bjello Pole është organizuar në kuadër të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm të cilën qendra për tranzicionin demokratik e organizon në kuadër të platformës nacionale për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm . Koordinuesi nacional për luftën kundër kësaj dukurie Dragan Pejanoviq ka theksuar se format e ndryshme të ekstremizmit dhe radikalizmit të cilat çojnë drejtë terrorizmit janë dukuri global të cilave duhet tu kundërvihet në formë aktive çdo shoqëri si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë shtetëror , rajonal dhe ndërkombëtarë.

 

Nuhoxhiq shpërblen ekipin i cili ka ndihmuar të rrezikuarit në Shqipëri

Ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi Mevlludin Nuhoxhiq ka shpërblyer sot në të holla pjesëtarët e ekipit nacional për kërkim dhe shpëtim nga rrënojat të cilën ua kanë ofruar banorëve të Shqipërisë pas termetit shkatërrues në këtë vend , duke treguar se Mali i Zi edhe pse shtet i vogël në territor , është vend i njerëzve të mëdhenj dhe se humaniteti dhe solidariteti janë vlera tona të njohura themelore. Siç thuhet në kumtesën e ministrisë për punë të brendshme , Nuhoxhiq ka theksuar se shpëtimtarët trima , profesionistë dhe të vendosur i janë përgjigjur detyrës mjaftë sfiduese të rëndë dhe kërkuese dhe se ishin krenari e Malit të Zi në këto ditë të vështira për shtetin tonë fqinjë dhe mikë. Në këtë kontekst, siç shtohet ,është theksuar angazhimi i ekipit është edhe vërtetim i raportit përgjegjës ndaj detyrimeve të pranuara dhe nga marrëveshja për bashkëpunim dhe ndihmën reciproke në situata të jashtëzakonshme ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë.

Nuk e shpetojmë MA , por investojmë në zhvillimin e Malit të Zi

Ministri për komunikacion dhe Detari Osman Nurkoviq ka deklaruar sot se investimi në Montegro Erllains nuk është investim për ta shpëtur këtë ndërmarrje por investim për zhvillimin e ardhshëm të Malit të Zi. Duke folur për mosmarrëveshjet eventual me komisionin evropianë për shkak të investimeve të reja në këtë firmë, Nurkoviq ka theksuar se përfaqësuesin e Komisionit evropianë e ka informuar se ky nuk është investim në Montenegro Erllains, por investim për shtetin. Do të përpiqemi që të tregojmë me fakte se investimi nuk bëhet me qëllim të shpëtimit të ndërmarrjes por investohet për zhvillimin e ardhshëm të Malit të Zi, ka theksuar Norkoviq në konferencën për gazetarët në Qeverinë e Malit të Zi . Ministri ka theksuar se mjetet të cilat do ti paguhen aeroporteve të Malit të Zi në shumë prej 32 milion euro do të kthehen në buxhetin e shtetit përmes ndarjes së fitesës pas llogarisë përdunimtare në bazë të vendimit të Këshillit të drejtorëve.

Bashkëpunimi global i rëndësishëm për luftën kundër sëmundjeve kronike jongjitëse

Forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit në nivelin global është me rëndësi të madhe për një përgjigje efikase ndaj epidemisë së sëmundjeve kronik dhe avancimin e shëndetit të qytetarëve , kanë vlerësuar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq dhe nënkryetari i qeverisë së Omanit për bashkëpunimin ndërkombëtarë Tarik All Saids. Hrapoviq dhe Tarik All Saids , siç është kumtuar nga Ministria e shëndetësisë kanë biseduar gjatë pjesëmarrjes në takimin global të organizatë botërore të shëndetësisë kushtuar sëmundjeve kronike jo ngjitëse dhe shëndetit mendor të mbajtur në Oman. Hrapoviq është takuar edhe m drejtorën e organizatës botërore të shëndetësisë për rajonin evropianë Piroska Ostli dhe gjatë këtij takimi është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe e përkrahjes të organizatës botërore të shëndetësië në forcimin e sitemit shëndetësor me fokus në mbrojtjen primare shëndetësore.

 

RTMZ të vërtetojë përgjegjësinë në rastin Otasheviq

Këshilli i Radio Televizionit të Malit të i u ka urdhëruar drejtorëve të Radios dhe të Televizionit të Malit të Zi si dhe udhëheqësit të qendrës multimediale që të vërtetojnë përgjegjësinë me rasin e raportit në çështjen e incidentit me gazetarin gazetës DAN Vlladimir Otasheviq dhe brenda një afati , jo më të gjatë se 10 ditë , ta informojnë Këshillin për masat e ndërmarra. Ky është vendim unanim i anëtarëve të Këshillit të TRMZ i miratuar në mbledhjen elektronike me 8 dhjetor. Këshilli ka konkluduar s raportimi i RTMZ me rastin e incidientit me gazetarin në fjalë , i cili ka ndodhur me 3 dhjetor në Qendrën tregëtare Delta Siti nuk ka qenë profesionistë dhe është në kundërshtim me principet e zhvillimit të TRMZ të cilat i ka miratuar ky këshill si dhe me qëndrimet e Këshillit për profesionalizmin e servisit mediatikë publikë.

Presidenti Thaçi thërret seancën konstituive të Kuvendit më 24 dhjetor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, për datën 24 dhjetor.

Në një komunikatë për media të Zyrës së Presidentit, thuhet se “Presidenti ka nxjerrë vendimin për thirrjen e mbledhjes së parë të legjislaturës së shtatë të Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, duke filluar nga ora 9:00”.Kryetari dhe Kryesia e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për mbledhjen e parë të përbërjes së re të Kuvendit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka çertifikuar më 27 nëntor rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 6 tetor.Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 28, PDK-ja, 24 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 13, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë 6 deputetë.Ndërkaq, nga komunitetet joshumicë, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende kanë fituar së bashku të gjitha partitë e minoriteteve joserbe.Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitet tjera joshumicë.

KURTI: TAKIMET ME LDK-NË VAZHDOJNË DERISA TË ARRIHET MARRËVESHJA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se me Isa Mustafën do të kenë takime dhe komunikime të vazhdueshme, derisa të arrijnë marrëveshjen që dëshirojnë. Kurti ka thënë se Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori. “Ne jemi duke u përgatitur që të qeverisim mirë. Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë. Kur ti kemi rezultatet konkrete jap lajme të reja nuk ka rezultate konkrete. Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori po shihet që na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, tha ai.

BE: KORRUPSIONI SHUMË I PËRHAPUR, DO KOHË QË TË NDRYSHOHET KJO DUKURI

Korrupsioni mbetet sfidë e madhe në Kosovë dhe kjo dukuri negative po ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve. Përderisa korrupsioni është mjaft i madh në Kosovë, do të marrë mjaft kohë që të ndryshohet kjo dukuri. Kështu u tha sot në tryezën "Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë”, organizuar nga Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mbahen në Kosovë me rastin e Javës kundër Korrupsionit. Riccardo Serri, zëvendës shef i zyrës së BE-së në Kosovë, tha se projekti “PECK II” synon të sjellë Kosovën te nivelet e standardeve evropiane për luftën kundër korrupsionit dhe shpëlarjes së parave. Serri tha se korrupsioni ndikon te të dyja gjinitë, mirëpo ka argumente se ndikimi është më i madh te burrat. Ai foli edhe për vakumin institucional që po e vështirëson punën e BE-së në Kosovë për luftën kundër korrupsionit. Ndërsa, Albulena Haxhiu, ish-kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion, tha se lufta ndaj korrupsionit është përgjegjësi e të dyja gjinive, ndërsa shtoi se në Kosovë ka korrupsion të lartë, por që nuk ka të bëjë me gjininë. Ajo tha se arsyeja përse Kosova përballet me korrupsion të madh, krim të organizuar, është për shkak që nuk është se ka pasur vëmendje të plotë për ta luftuar këtë dukuri negative që e ka lënë të pa zhvilluar vendin,theksoi Haxhiu.

 

Komiteti i Senatit amerikan miraton sanksionet ndaj Turqisë

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan miratoi legjislacionin për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, pas ofensivës së saj në veri të Sirisë dhe blerjes së një sistemi raketash S-400 nga Rusia. Kjo vlerësohet të jetë masa vendimtare, e cila mund ta shtyjë presidentin amerikan, Donald Trump, të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Ankarasë. "Tani është koha që Senati të mblidhet dhe të shfrytëzoj këtë mundësi për të ndryshuar sjelljen e Turqisë", tha senatori Jim Risch, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë. Një tjetër republikan, senatori Rand Paul, mbajti qëndrim kundër projektligjit. Ai tha se administrata Trump e ka kundërshtuar këtë masë, sepse kjo do të dobësonte fuqinë e presidentit (Trump) dhe mund ta vështirësojë negociimin me presidentin e Turqisë, Reccep Tayip Erdogan. Shumë ligjvënës amerikanë - republikanë dhe demokratë - janë të zemëruar me Turqinë për shkak të blerjes së sistemit rus S-400, të cilin ata e shohin si një kërcënim për sistemet e NATO-s. Ata janë gjithashtu të zemëruar për ofensivën e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, të cilët deri vonë po luftonin së bashku me forcat amerikane kundër militantëve të Shtetit Islamik. Turqia ka thënë se votimi në senat nuk e ndalon atë të përdorë sistemin rus të mbrojtjes raketore.

 

SHBA-ja vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Iranin me sanksione të reja që shënjestrojnë disa kompani, të cilat akuzohen për transportimin e armëve të shkatërrimit në masë nga Irani në Jemen. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjithashtu theksoi se shpreson se një këmbim i të burgosurve gjatë fundjavës me Iranin, mund të çojë në një dialog midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi të burgosurit.

Departamenti i Thesarit shpalli sanksione ndaj një rrjeti të transportit detar në pronësi të biznesmenit iranian, Abdolhossein Khedri, duke thënë se kompanitë janë përdorur nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, për të dërguar armë tek militantët shiit të Jemenit. Tensionet janë rritur midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, nga momenti kur presidenti amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Kjo marrëveshje i ofroi Iranit lehtësim nga sanksionet, në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor. Trump dëshiron ta detyrojë Iranin të rinegociojë marrëveshjen, duke argumentuar se kushtet e paktit nuk ishin aq të vështira për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Teherani gradualisht ka ulur disa nga angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes. "Për sa kohë vazhdon sjellja malinje e Iranit, edhe fushata jonë e presionit do të vazhdojë”, tha sekretari amerikan Pompeo.

 

Kush do të jetë kryeministri i ri britanik Xhonson apo Corbin

Votuesit britanikë zgjedhin të enjten qeverinë e re - për herë të dytë qëkur Mbretëria e Bashkuar votoi për Brexit-in, apo daljen nga Bashkimi Evropian.

Gjatë fushatës, Brexit-i pashmangshëm ka qenë lart në agjendë dhe kryeministri aktual,Boris Johnson, është zotuar se do ta përfundojë. Procesi është zhargitur me vite për shkak të mospajtimeve të thella politike mbi kushtet e divorcit. Ende nuk dihet saktë se kur do të ndodhë, edhe pse 31 janariështë caktuar si datë e mundshme.Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste,Jeremy Corbyn, nuk pajtohet me qëndrimin e Johnsonit se Brexit-i duhet të kryhet me ose pa marrëveshje. Dhe ai, në qendër të fushatës së tij ka pasur kujdesin shëndetësor. Corbyn e ka portretizuar veten si mbrojtës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe është zotuar se do të rrisë shpenzimet për të. Me këto vizione krejt të ndryshme për të ardhmen, të paraqitura nga liderët e dy partive kryesore politike dhe disa parti më të vogla - që po ashtu luajnë role potencialisht vendimtare është ajo që duhet ditur për zgjedhjet në Britani.

Shpërndahet parlamenti i Izraelit, zgjedhjet e reja më 2 mars

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e reja të përgjithshme më 2 mars 2020. Këto do të jenë zgjedhjet e treta në më pak se një vit, pasi parlamenti vendosi të shpërndahet si pasojë e pamundësisë së formimit të qeverisë së re. Asnjëra nga partitë politike, nuk arriti që të formojë një shumicë parlamentare për formimin e qeverisë.

Partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ajo Bardh e Blu e ish-gjeneralit, Benny Gantz, zhvilluan bisedime për mundësinë e një koalicioni të gjerë, mirëpo nuk arritën pajtim. Zgjedhjet e ardhshme, megjithatë, do të mbahen nën hijen e një aktakuze për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu, e cila u shpall muajin e kaluar. Netanyahu, 70 vjeç, ka akuzuar autoritetet ligjore për përpjekjen e një "grusht shteti". Kritikët pohuan se Netanyahu po përpiqej të minojë shtetin e së drejtës dhe të vendosë një temë të fushatës zgjedhore duke e portretizuar veten si viktimë e komplotit. Si kryeministër, Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen si rezultat i aktakuzës, dhe ndërsa është në detyrë, ai mund t'i kërkojë legjislaturës imunitet nga ndjekja penale. Netanyahu do të mbetet në këtë post deri sa të formohet një qeveri e re - një proces që mund të zgjasë disa muaj, pas zgjedhjeve të marsit.

 

Komiteti për Drejtësi vazhdon debatin për shkarkimin e presidentit Trump

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të vazhdojë debatin për akuzat e shkarkimit ndaj presidentit amerikan, Donald Trump. Debati në Komitet filloi më 11 dhjetor. Nëse akuzat votohen atëherë procesi kalon në Dhomën e Përfaqësuesve për një votim të fundit. Trump po përballet me akuza zyrtare për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit. Akuzat kanë të bëjnë me raportet e tij me Ukrainën, në veçanti, nëse ai ka kërkuar ndihmën e Kijevit për të hetuar rivalët e tij politikë, duke përfshirë kandidatin e mundshëm presidencial dhe ish-nënpresidentin Joe Biden. Trump, gjithashtu akuzohet se nuk i ka siguruar Kongresit mijëra dokumente të kërkuara dhe ka bllokuar dëshminë e zyrtarëve të administratës, që kishin njohuri për raportet e tij me Ukrainën. Trump i ka mohuar akuzat, duke i quajtur një "mashtrim" dhe "gjueti shtrigash", ndërsa i përshkroi seancat kundër tij në Dhomën e Përfaqësuesve si një "gjykatë kangurësh".

Policia kërkon trupat e vdekur në Zelandë të Re pas shpërthimit të vullkanit

Zyrtarët policorë në Zelandën e Re kanë thënë se planifikojnë të kërkojnë trupat e disa njerëzve në Ishullin e Bardhë, në të cilin një shpërthim vullkanik ka lënë të paktën 8 persona të vdekur të hënën. Ekipet e shpëtimit do të shkojnë në këtë zonë, pavarësisht rrezikut të ndonjë shpërthimi tjetër, ka thënë policia. “E sotmja është më pak e sigurt se e djeshmja dhe dita para saj”, ka thënë eksperti për vullkane, Graham Leonard. Trupat e të paktën tetë personave besohet se kanë mbetur në këtë ishull, pas shpërthimit të së hënës dhe supozohet se të gjithë janë të vdekur. GeoNet, faqe e besueshme e Zelandës së Re për gjeologji ka thënë të enjten se në 24 orët e ardhshme rreziku i një shpërthimi të ri është 50-60 për qind. Mirëpo familjet e viktimave janë tejet të shqetësuara për nxjerrjen e trupave. “Ne jemi duke jetuar me një ndjenjë të dëshpërimit në rritje për të kthyer në shtëpi ata që e dimë se janë aty”, u ka thënë kryetarja Judy Turner gazetarëve. “Zemërimi i këtyre familjeve të prekura është plotësisht i kuptueshëm”, është shprehur mes tjerash ajo.

Nesër mot kryesisht i vranët dhe me reshje

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët derri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Tivar 14, Budvë 12, Ulqin 11, Podgoricë e H. Novi 10, Ceinë 7, Nikshiq e B. Pole 5, Beranë 4, Kollashin e Plavë 3, Plevle, rozhaj e Zhablak 2 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë kryesisht nga drejtime e jugut. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 15 g. c.

 

DITARIN e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се