Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 12. 2019. 16:51 >> 17:01

Ditari 11.12.2019

11.12.2019

Çështjet kishtare të mos ndikojnë në reformat zgjedhore

“Çështja e ligjit për lirinë e feve është çështje e rëndësishme juridike dhe kushtetuese e feve dhe e raportit ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare, mirëpo ajo nuk duhet të ndikojë në reformën zgjedhore”, ka deklaruar për gazetën “Pobjeda” prof. dr. Gjorgje Bllazhiq, anëtar i bashkangjitur i Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër. Bllazhiq ka theksuar se reforma zgjedhore ka të bëjë me realizimin e sovranitetit të qytetarëve respektivisht të votuesve dhe formimit të domosdoshëm të organeve legjitime shtetërore dhe lokale, andaj çështja e Ilirisë se feve nuk duhet të ndikojë në këtë proces. Këshilli për reformën gjithë përfshirëse të legjislacionit zgjedhor, e ka përfunduar dje punën në mënyrën që Demokratët e kanë braktisur këtë trup derisa, siç theksojnë, të mos tërhiqet nga procedura propozimi i ligjit për lirinë e feve. Kryetari i Këshillit Branimir Gvozdenoviq ka theksuar se ka pasur shantazh ime të natyrave të ndryshme. PDS, siç ka theksuar, ka treguar tolerancë maksimale në interes të avancimit të legjislacionit zgjedhor. Koordinuesi i Këshillit të dytë punues, Genc Nimanbegu, ka theksuar se i vjen keq se puna e Këshillit për reformën zgjedhore ka marr një dimension të tillë dhe tani më shihet se është e pa mundur që të përfundojë punën deri me 18 dhjetor, siç ishte paraparë.

Ligji është në interes të lirisë së bindjeve dhe të feve

“Propozim ligji për lirinë e feve nuk është drejtuar kundër asnjë Bashkësie fetare, por është në interes të lirisë së bindjeve”, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq dhe ka paralajmëruar se do të marr pjesë në punën e Parlamentit kur kjo pikë të gjendet në rend të ditës. Ai ka shtuar se ligji për lirinë e feve i nevojitet Malit të Zi, ashtu siç e ka çdo shtet demokratik, jo vetëm në rajon edhe në Evropë. “Ligji i vjetër është në fuqi që nga viti 1977. Sot është në situatë krejtësisht të ndryshme. Ai i duhet shtetit dhe e miratojmë me interesin më të mirë dhe në pajtim me standardet evropiane”, ka theksuar Markoviq, pas ndarjes së 17 bursave për doktorantët. Ky ligj, siç ka sqaruar, nuk është kundër asnjë Bashkësie fetare dhe as kundër besimtarëve, por është në interes të lirisë së feve dhe të bindjeve. Sipas fjalëve të tij ligji parasheh qartë se Bashkësitë fetare do të kenë mundësi të tregojnë pronësinë e vetë nëse ekziston ndonjë kontest dhe kjo do të zgjidhet në pajtim me procedurën ligjore. Ai, siç ka theksuar, do të marr pjesë në punën e parlamentit kur në rend të ditës të jetë propozim ligji për lirin e feve.

Situatë stabile e sigurisë

Situatat e sigurisë në Mal të Zi është stabile dhe për këtë arsye ky shtet në suazat ndërkombëtare trajtohet si destinacion shumë i sigurt, ka vlerësuar sot Drejtori i drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq. Ai ka theksuar se ky është rezultat i punës profesioniste dhe efikase të Drejtorisë së policisë dhe i të gjitha subjekteve në sistemin e sigurisë dhe në këtë drejtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Veloviq, në solemnitetin me rastin e vendosjes së gurë themelit të objektit të sektorit të policisë speciale në Zllaticë, ka theksuar se në këtë mënyrë do të zgjidhet për një afat të gjatë problemi i vendosjes të kapaciteteve të njësisë elite të policisë së Malit të Zi. Ai ka shtuar se ky është projekti i tretë kapital i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës së policisë. Më parë, siç ka theksuar, është ndërtuar objekti i Qendrës forenzike në Danillovgrad dhe ndërtesa me kapacitete përmbajtësore i Qendrës së sigurisë në Podgoricë. Sipas fjalëve të tij kjo tregon qartë vendosjen e drejtorisë së policisë dhe të Qeverisë së Malit të Zi që në vazhdimësi ti forcojë kapacitetet, si parakusht për rezultate akoma më të mira dhe më efikase.

Do të promovojmë politikën e NATO-s të dyerve të hapura

Proceset e suksesshme integruese në Ballkanin perëndimor garantojnë paqen dhe sigurinë në tërë Evropën, ka theksuar ministri Predrag Boshkoviq në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të Kartës amerikano adriatike - A 5, në Tiranë. Në takim kanë marrë pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare, të republikës së Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë Veriore dhe të SHBA, si dhe përfaqësuesit e vendeve vëzhguese të Republikës së Kosovës dhe të Sllovenisë. Ministrat e mbrojtjes kanë shqyrtuar pasojat e tërmetit shkatërrues në Shqipëri duke shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë që të përkrahin popullin shqiptarë, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në situatat e krizës. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, duke folur për bashkëpunimin rajonal dhe për modalitetit e zhvillimit të tij të mëtejmë, Boshkoviq ka theksuar se Karta amerikano- adriatike paraqet Forum të rëndësishëm për promovimin e aspiratave euro- atlantike si dhe instrumente të fuqishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes. Ministri ka shtuar se Mali i Zi përpiqet për vazhdimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore duke shtuar se Mali i Zi edhe në të ardhmen do të promovojë politikën e NATO-s të dyerve të hapura. Në margjinat e takimit, ministri Boshkoviq është takua edhe me kolegun kosovarë Rrustem Berishën me të cilin ka bërë shkëmbimin e mendimeve për bashkëpunimin bilateral mbrojtës lidhur me modalitetet për përparimin e tij të mëtejmë, është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes.

Rezultate të mira ekonomike edhe në administratë lokale

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe udhëheqja e Bashkësisë së komunave të Malit të Zi kanë konstatuar sot se rezultatet e mira ekonomike të cilat i ka shënuar qeveria gjatë tre viteve të kaluara janë reflektuar edhe në komunat e Malit të Zi dhe është arritur marrëveshja për hapat konkret në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe administratave lokale. “Qeveria e vazhdon praktikën e komunikimit të rregullt me të gjitha subjektet të cilat kontribuojnë në vetëm në realizimin e politikave ekonomike por edhe në hartimin e këtyre politikave. Komunat janë segment i rëndësishëm i sektori të përgjithshëm publikë. Pa një komunikim tonin të shëndosh dhe raporteve të mira, politika jonë e përgjithshme nuk mund të jetë e suksesshme dhe të jap rezultate e që para së gjithash pasqyrohen në zhvillimin e mëtejmë dhe në standardin më të mirë të qytetarëve“, ka theksuar Markoviq.

Shuarja e MA do të ishte dëm i madh për ekonominë

Me shuarjen e aviokompanisë nacionale, Montengro Airlines (MA), për shkak të borxheve të trashëguara financiare gjatë 20 viteve të kaluara, ekonomia e Malit të Zi do të pësonte dëme të mëdha me pasoja të pa parapara për një periudhë të gjatë, ka kumtuar kryeministri Dushko Markoviq pas dorëzimit të 17 bursave për studentët doktorantë në vilen Gorica. Ai konsideron se me miratimin e propozim ligjit për investime në konsolidimin dhe zhvillimin e kësaj kompanie, të cilin të hënën e ka vërtetuar Qeveria, do të zgjidh çështjen e tatimeve dhe kontributeve të pa paguara për të punësuarit në këtë kompani gjatë 20 viteve të kaluara si dhe çështjen e borxheve të saj ndaj bankave dhe partnerëve. Markoviq ka shtuar se ligji i propozuar, me të cilin parashihet rikapitalizimi i kësaj kompanie ajrore përmes investimit të 155 milion euro në 6 vitet e ardhshme për mbulesën e detyrimeve ndaj aksionarëve dhe me qëllim të investimeve për zhvillim si dhe këtë aviokompani ta fus në fazën investuese zhvillimore.

Me përdorimin e teknologjisë digjitale kundër sëmundjeve kronike jo ngjitëse

Përdorimi i teknologjive digjitale është me interes të madh për progres në luftën kundër sëmundjeve kronike jo ngjitëse, ka theksuar ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, në takimin global për sëmundjet jongjitëse dhe shëndetin mendor, në qytetin Maskat në Oman. Hrapoviq në takimin, të cilin e ka organizuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka theksuar se ofrimi i përgjigjes efikase kundër sëmundjeve kronike jongjitëse është prioritet i agjendës nacionale të zhvillimit të qëndrueshëm. “Jemi të vendosur në forcimin e sistemit shëndetësor i cili është i përqendruar në ofrimin e shërbimeve me fokus tek pacienti dhe nevojat e tij”, ka theksuar Hrapoviq.

Jemi të gatshëm të bisedojmë për kompromis 22 minuta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për të përditshmen greke Katimerini, se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjet së çështjes së Kosovës, por sipas tij të gjithë ata që mendojnë se mund të shkojnë në Beograd dhe t’ju thonë se duhet ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur – një gjë e tillë nuk do të ndodhë. I pyetur rreth çështjes së korrigjimit të kufijve si mundësi e zgjidhjes së çështjes së Kosovës – nëse bëhet fjalë për kufijtë që i ka njohur Kina, Rusia, Greqia dhe Spanja apo ato që i njohin Franca dhe Gjermania, Vuçiq ka hezituar të përgjigjet. Megjithatë pas insistimit të gazetarit për të folur për skenarin e shkëmbimit të territoreve, presidenti serb tha se Serbia gjithmonë ka kërkuar kompromis dhe është kundër çfarëdo zgjidhje që do të ishte në interes të njërës palë. “Jemi të gatshëm dhe të hapur të bisedojmë për çfarëdo zgjidhje kompromisi. Disa po përmendin modele tjera, por asgjë konkrete nuk po ofrojnë. Nëse dikush mendon se mund të vjen në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka shtuar Vuçiq.

Nëse LDK insiston në presidentin, vendi do të shkojë në zgjedhje

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmon se brenda kësaj jave do të takohen lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i idhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës. Por nëse LDK vazhdon të insistojë për presidentin atëherë alternativa e vetme sipas Haxhiut është që vendi të shkojë në zgjedhje. Sipas saj nuk ka pasur veprime të ngutura për krijim të koalicionit qeverisës pasi ende edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo në një intervistë për KosovaPress është shprehur optimiste për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së , pasi sipas saj çështja e presidentit është ajo që i ka dalluar këto dy subjekte pasi që në të gjitha pikat tjera ata janë dakorduar. Lidhur me atë se koalicionin ndërmjet VV-së dhe LDK-së po e lë pezull edhe ndarja e disa ministrive, Haxhiu tha se ajo nuk qëndron pasi sipas saj të gjithë ministrat pavarësisht cilit subjekt do i takojnë ata do jenë llogaridhënës tek kryeministri në ardhje, Albin Kurti. Ndryshe, takimi i fundit që u zhvillua në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ka ndodhur më 2 dhjetor, ndërsa nga ajo ditë nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër.

Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin saj

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur sot në Kosovë pas intervistimit nga prokurorët e Speciales në Hagë. Ai në aeroportin e Prishtinës është pritur nga qindra qytetarë, të cilët në momentin e arritjes së Veselit, kanë brohoritur për UÇK-ë. Veseli nuk foli gjatë para mediave, por tha se do të jetë krenarë gjithmonë me UÇK-në. Ai tha se për UÇK-në do të ketë lavdi të përjetshme. “Sa shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë, zoti e mbrojtë Kosovën, lavdi e përjetshme UÇK-së, gjithmonë krenar përjetë”, ka thënë shkurt Veseli. Ndërkohë nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Veseli nga Specialja, në cilësi të të dyshuarit apo të dëshmitarit. Kadri Veseli i cili u ftua nga Gjykata Speciale lidhur me luftën e UÇK-së, nuk ka treguar se a e ka marrë ftesën në cilësinë e dëshmitarit apo personit të dyshuar. Intervistimi i tij në zyrat e Speciales në Hagë është zhvilluar dje dhe ka zgjatur tri orë. Veseli pas intervistës para Prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë tha se është shumë optimist se do të ketë paqe me Serbinë dhe se kjo do të arrihet shpejt. Ai shtoi se gjenocidi serb në Kosovë ekziston edhe në dokumente u shpreh i bindur se kjo gjë nuk duhet harruar kurrë.

Nëntë vende të BE për "integrimin e përshpejtuar" të Ballkanit Perëndimor

Austria, Italia, Sllovenia e vendet e Grupit të Vishegradit dorëzuan në Bruksel propozimin e tyre "për të përmirësuar procesin dhe integrimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor". Në dokument propozohet që një "qasje e zgjeruar" të bazohet në "ruajtjen e parimeve ekzistuese", anëtarësimin e plotë si qëllimin përfundimtar, përqendrimin në fushat themelore, një proces pranimi të bazuar në rezultatet e arritura, kushtet e rrepta dhe të drejta, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të jenë në përputhje me kornizat e negociatave para-ekzistuese. Propozimi i nëntë shteteve anëtare përfshin gjithashtu pesë objektiva themelorë, i pari i të cilave është forcimi i besueshmërisë së proceseve të anëtarësimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. E dyta ka të bëjë me "mirëmbajtjen dhe përshpejtimin e përparimit në reforma", me fokus në sundimin e ligjit. “Negociatat duhet të sigurojnë përgatitje më të mirë për anëtarësimin në BE dhe të çojnë në përfitime më të prekshme për qytetarët gjatë procesit", thuhet në dokument. Objektivi i pestë është "angazhimi më aktiv" i BE-së dhe shteteve anëtare në pranimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe koherencën më të mirë të partnerëve në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për "integrimin në BE si qëllimin e tyre strategjik". Kërkohet mbështetje më e fortë financiare për rajonin, rritja e investimeve dhe ngushtimi i hendekut ekonomik dhe të zhvillimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian njoftoi se do të dalë gjatë janarit me propozimin e tij për një metodologji të re të zgjerimit, e cila duhet të jetë baza për debate të mëtejshme dhe ndërtimin e konsensusit brenda BE për të ardhmen e politikës së zgjerimit.

 

Në Bruksel nesër fillon samiti i liderëve të BE-së

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dy ditët e ardhshme në Bruksel do të mbledh presidentët e shteteve dhe krerët e qeverive të anëtareve të Unionit. Liderët e anëtareve të Bashkimit Evropian (BE) nesër në Samitin në Bruksel do të bisedojnë për ndryshimet klimatike, politikat e jashtme dhe ekonomike si dhe për Brexit-in. Ky do të jetë Samiti i parë të cilin e organizon udhëheqësia e re e BE-së e cila me detyrë filloi në fillim të këtij muaji. Me Samitin do të kryesojë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ndërsa pjesëmarrësve do t’u adresohet edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Samiti do të hapet me prononcimin e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, pas së cilës pjesëmarrësit do të diskutojnë të ardhmen e BE-së dhe sfidat gjatë rrugës. Ndryshimet klimatike dhe projektet mjedisore janë temat e sesionit të dytë të Samitit të Brukselit. Në seancën e ardhshme të samitit, udhëheqësit e Unionit do të diskutojnë parashikimet afatgjata buxhetore të organizatës. Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe reflektimi i këtij procesi në buxhetin e Unionit do të jetë gjithashtu një temë e rëndësishme në samit. Në temat e politikës së jashtme, liderët e BE-së do të diskutojnë për krizën në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë, punën e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Memorandumin turko-libian të nënshkruar së fundmi për demarkacionin në Detin Mesdhe.

Britania voton, qytetarët mes BREXIT dhe Evropës

Zgjedhjet e nesërme konsiderohen zgjedhjet më të rëndësishme të historisë së viteve të fundit të Mbretërisë së Bashkuar. Konsiderohen kështu pasi vendosin fatin e Brexit, të ardhmen e vendit dhe për pasojë edhe atë të Bashkimit Europian. 12 dhjetori është dita kur qytetarët zgjedhin parlamentarët e rinj, një fakt ky i jashtëzakonshëm, pasi nuk mbaheshin zgjedhje në këtë muaj që prej vitit 1923, sepse është shumë e vështirë të bësh fushatë në këtë periudhë të vitit në Britani nga moti i ftohtë dhe mungesa e dritës natyrale. “Më kritike dhe vendimtare se kaq nuk mund të ishte. U them të gjithëve: rreziku është shumë real dhe mund të shkojmë sërish drejt një parlamenti të bllokuar, që është edhe më i përçarë, që sjell shtyrje dhe paralizë për vendin tonë”, tha Johnson. Ndërsa Jeremy Corbyn, lider i laburistëve, tha: “Sinqerisht, mund t’i besoni ju një kryeministri që nuk thotë të vërtetën për bisedimet me amerikanët për privatizimin e sistemit të shëndetësisë? Që nuk thotë të vërtetën për negociatat për Brexit, proces të cilin dështoi ta përmbyllte”. Qytetarët britanikë janë shumë konfuzë dhe kjo mund të ndikojë në mënyrë të rëndësishme rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Kryeministri Johnson thirri këto zgjedhje me shpresën për të marrë një mazhorancë më të plotë për të përfunduar me sukses largimin nga BE me aprovimin e ujdisë së re për Brexit në Parlament. Ndërsa opozita laburiste kërkon një referendum të ri për Brexit. Sondazhet tregojnë se konservatorët në pushtet janë favoritë në këto zgjedhje të parakohshme, megjithatë nuk përjashtohen dhe surprizat pasi një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë ende të pavendosur.

Trump e Pompeo takohen me ministrin e jashtëm rus Lavrov

Presidenti amerikan Donald Trump u takua dje pasdite pas dyerve të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Takimi erdhi pas shpalljes nga komisioni i ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve të akuzave që synojnë shkarkimin e presidentit. Trump ka theksuar se mbështet “kontrollin efektiv të armëve në botë”, duke përfshirë jo vetëm Rusinë, por edhe Kinën. Trump i ka kërkuar Rusisë mbështetje në të ndalurit e Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, si dhe në sigurimin e denuklearizimit të Koresë Veriore. Përpara kësaj, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pati një takim me ministrin rus në Departamentin e Shtetit, ku deklaroi se çdo ndërhyrje e huaj në zgjedhjet amerikane është "e papranueshme" dhe paralajmëroi Rusinë dhe të tjerët se administrata Trump do të mbrojë integritetin e votës. Në bisedimet e tij të gjera me homologun rus që përfshinin edhe mosmarrëveshjet për kontrollin e armëve, Ukrainën, Sirinë dhe Venezuelën, Pompeo tha në një konferencë të përbashkët shtypi se administrata do t’i kundërvihet ndërhyrjes në zgjedhje, si në ato të kaluara ashtu edhe në të ardhmen. Para takimit me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ministri Lavrov përsëriti mohimet ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ai tha se përfundimi i arritur nga bashkësia amerikane e inteligjencës se Rusia ndërhyri në favor të zotit Trump është "e pabazë". Vizita e Lavrovit në Uashington është e para që nga maji i viti 2017.

 

SHBA do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë në muajt prill dhe maj për manovra ushtarake. Këto do të jenë manovrat më të mëdha ushtarake në tokën evropiane që nga Lufta e Ftohtë dhe nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s. Njoftimi u bë të martën nga një komandant i lartë i NATO-s dhe vjen pak ditë pas një samiti të Aleancës në Londër. Ushtria e Shteteve të Bashkuara synon të pengojë Rusinë nga një përsëritje e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. SHBA do të provojnë aftësinë për të transportuar trupat e tyre përtej Atlantikut, në Belgjikë dhe Holandë dhe pastaj për t’i lëvizur me shpejtësi drejt Lindjes përmes Gjermanisë në Poloni dhe përgjatë krahut lindor të NATO-s. Pas manovrave, trupat do të kthehen në Shtetet e Bashkuara. NATO-ja ka dërguar tashmë batalione në Balltik dhe Poloni për të parandaluar inkursione të mundshme ruse, por tani synon të jetë në gjendje të mbështesë çdo operacion ushtarak. Qeveritë evropiane janë gjithashtu duke shpenzuar më shumë për t'i mbajtur në gatishmëri forcat e tyre ushtarake. Rusia thotë se nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n dhe akuzon aleancën për destabilizimin e Evropës.

 

Çmimi i parë i ka takuar gazetarëve Boshkoviq dhe Pavlloviq

Gazetarët e servisit publik, Mirko Boshkoviq dhe Dushica Pavlloviq, janë fitues të çmimit të parë në konkursin e delegacionit të BE në Mal të Zi dhe të MANS për tregimet më të mira në temën e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Ata janë shpërblyer për serialin “Sekreti afarist” i cili ka trajtuar shfrytëzimin e Fondit, “Abu Dabi”. Gazetarja e “Vjesti”, Tina Popoviq, ndan çmimin e dytë për tregimin mbi plagjiaturën e profesoreshës inordinare të Fakultetit juridik të Universitetit të Malit të Zi, Bojan Lakkiqeviq- Gjuranoviq. Çmimin e dytë e kanë fituar gazetari, Stanko Radulloviq nga “Lupa” dhe kolegët e tij nga Estonia për sinjalin “Bizneset e nipit të presidentit”. Çmimi i tretë i ka takuar gazetares, Ana Ostoiq nga gazeta “DAN”, lidhur me tekstet për ndarjen e banesave dhe kredive banesore me kushte të volitshme, transmeton Portali “Vjesti”. Shefi i delegacionit të BE në Podgoricë Aivo Orav i ka përgëzuar laureatët duke theksuar se gazetaria investigative është me rëndësi të madhe për Bashkimin Evropian por edhe për vendet aspirante për anëtarësim.

Zenepe Lika fituese e çmimit për afirmimin e të drejtave të njeriut dhe aktivizmit qytetar

Zenepa Lika dhe dr Milena Popoviq- Samarxhiq janë fitueset e çmimeve të Qendrës për Edukim Qytetar për afirmimin e të drejtave të njeriut dhe aktivizmit qytetar në kuadër të Festivalit të 10-të Jubilar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, “Ubrzaj”. Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës, Daliborka Uljareviq tha se në dekadën e parë të këtij Festivali, ata prezantuan histori të vlefshme përmes arritjeve botërore të autorëve të rëndësishëm, të cilët, siç theksoi ajo, nuk i mbyllën sytë nga temat më të vështira të jetës së tyre të përditshme. Në ndarjen e këtij çmimi në Teatrin Popullor Malazez, Lika deklaroi se dëshiron ta ndajë këtë çmim me të gjithë qytetarët e lirë dhe aktivë të Malit të Zi, të cilët nuk janë në qendër të vëmendjes publike por janë aktivë në mënyrën e tyre për një botë më të mirë dhe më humane. “Për një mjedis të shëndetshëm, ata nuk i mbyllin sytë nga padrejtësia, ngrenë zërin dhe tregojnë për të drejtat e njeriut, se të drejtat e njeriut janë të drejta universale, madje edhe këtu në Mal të Zi”, tha Lika. Ajo mendon se shpirti i lirë po zgjerohet. “Ne jemi më shumë për çdo ditë, dhe shpresoj se do të jemi më shumë në çdo vit, sepse është jetike. Ne jemi qytetarë që mund të ndryshojmë vetëdijen tonë për mirë. Vetëm me një qytetari aktive mund të mbrojmë vlerat universale, të drejtat e njeriut, të drejtat e mjedisit dhe mbrojtjen e natyrës. Unë besoj në forcën tonë”, tha Lika.

 

Nesër mot kryesisht i vranët

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare deri e fortë veri lindore. Temperaturat n; or;n 14 u shënuan: në Herceg Novi e Budvë 16 gradë, Podgoricë e Tivar 14, Ulqin 11, Cetinë e Nikshiq 9, Plavë 5, Bijello Pole 3, Beranë 2, Plevle, Kollashin e Rozhaj 1 dhe në Zhablak -2 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pas ditës në viset jugore me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri dhe viset e larta me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë jugore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -7 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në15 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се