Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 12. 2019. 18:22 >> 18:25

Ditari 10.12.2019

10.12.2019

Edhe një seancë e dështuar e Këshillit për legjislacionin zgjedhorë

Deputeti i Demokratëve, Momo Koprivica, ka vërtetuar sot se kjo parti nuk do të marr pjesë në punën e Këshillit për reformën zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër deri sa të mos tërhiqet nga procedura Ligji për lirinë e feve. Ndërkohë deputeti i PDS, Andria Nikoliq, ka theksuar se Demokratët kanë frikë nga rezultatet e opinionit publikë duke shtruar pyetjen se cilat janë lidhjet ndërmjet këtij ligji dhe legjislacionit zgjedhor. Kryetari i Këshillit, Branimir Gvozdenoviq, ka vlerësuar se është bërë progres serioz duke shtuar se këtë seancë e konsideron si shumë të rëndësishme. Nënkryetari i Kuvendit, Genc Nimanbegu, ka theksuar se i vjen keq që puna e Këshillit i fiton këto dimensione dhe është e qartë se ky trup punues nuk do ti përfundojë punimet deri në afatin e paraparë me 18 të këtij muaji.

Nuk do të participojmë në Këshillë

Kryetari i Malit të Zi Demokratik, Aleksa Beçiq, ka kumtuar se nuk do të marr pjesë në mbledhjet e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhor dhe të legjislacionit tjetër gjithnjë derisa Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) të mos e tërheq nga rendi i ditës propozimin e ligjit për lirinë e feve dhe të mos e fillojë dialogun me të tri konfesionet tradicionale në Mal të Zi. Ai ka propozuar edhe shtyrjen e zgjedhjeve derisa të mos krijohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse, zgjedhjet, siç ka shtuar ai, mund të shtyhen por nuk guxohet të lejohen ndarje të reja. Deputetët Sharanoviq dhe Koprivica do të marrin pjesë në mbledhjen e sotme me qëllim të rrumbullakësimit të procesit të reformës zgjedhore nga ana e opozitës dhe të dorëzimit të komplet projekteve ligjore, ka theksuar Beçiq.

Për lirinë e feve dhe për buxhetin do të diskutohet me 24 dhjetor

Parlamenti i Malit të Zi do ta fillojë me 24 dhjetor debatin për nëntë pika të rendit të ditës në mesin e të cilave janë propozim ligjet për buxhetin e Malit të Zi për vitin e ardhshëm dhe propozim ligji për lirinë e feve. Deputetet do të shqyrtojnë propozim vendimin për huazimet e Malit të Zi në vitin e ardhshëm. Temë janë propozim ligji për zgjedhjet, për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për rendin dhe qetësinë publike. Kjo seancë do ti kushtohet interpelancës për kontrollimin e politikës së Qeverisë në fushën e sistemit politikë dhe gjyqësorit e që ka të bëjë me propozimin jo kushtetues të vazhdimit të mandatit për Këshillin gjyqësor, si dhe për shkak të vendimeve tjera të cilat kanë shkaktuar situatë katastrofike në institucionet kryesore gjyqësore dhe të prokurorisë në shtet. Deputetët do të debatojnë edhe për interpelancën mbi kontrollimin e politikës së Qeverisë së Malit të Zi në fushën e shëndetësisë. Në rend të ditës janë edhe zgjedhjet dhe emërimet.

Katniq është përgjigjur në pyetjet për Maroviqin , Gjukanoviqin ....

Prokurori special kryesor Milivoje Katniq ka vërtetuar se prokuroria speciale është marrë me fletëpaditë kundër Gjukanoviqit, mirëpo nuk kanë hasur baza të dyshimta për ndonjë vepër penale. Prokuroria speciale vetëm gjatë këtij viti ka hetuar së paku 10 fletëpadi të cilat kanë arritur kundër presidentit Millo Gjukanoviq, mirëpo në asnjë çështje nuk ka rezultuar dyshimi bazë për inicimin e hetimeve kundër kryetarit të PDS dhe figurës më të rëndësishme politike në Mal të Zi në 30 vjetët e fundit. Përndryshe Prokurorin special kryesor ,Milivoje Katniq, është dashtë ta dëgjojë sot Prokurori kryesor të shtetit si ushtrues të detyrës Ivica Stankoviq, mirëpo kjo seancë dëgjimor është shtyrë sepse avokatët Borivoje Boroviq dhe Zdravko Gjukanoviq kanë kërkuar përjashtimin nga procesi të Prokurorit kryesor special.

 

Intervistat me kandidatet për Prokurorin suprem të shtetit me 24 dhjetor

Kolegji i prokurorisë ka caktuar për me 24 dhjetor intervistat me kandidatet për prokurorin kryesor të shtetit, Lidija Vukçeviq dhe Daniella Markoviq, bëhet medie gazeta, “Vjesti”. Ushtruesit aktual të detyrës të Prokurorit suprem të shtetit e kryetar i Kolegjit të prokurorisë Ivica Stankoviq, mandati i ka skaduar me 7 tetor, por Kolegji i prokurorisë e ka emëruar atë Ushtrues të Detyrës deri sa të zgjedhjet pasardhësi i tij. Në konkursin e përsëritur janë paraqitur vetëm Vukçeviq dhe Markoviq. Para intervistave me kandidatet, mbledhja e zgjeruar e Prokurorisë supreme të shtetit do të duhej të jap mendimin e vetë për kandidatet sepse kështu e parasheh ligji për prokurorinë shtetërore. Në bazë të mendimit të arsyetuar, Kolegji i prokurorisë vërteton propozimin për zgjedhjen e Prokurorit suprem të shtetit dhe ky propozim i dorëzohet Parlamentit. Në seancën plenare propozimi duhet të fitojë përkrahjen e dy të tretave, respektivisht tri të pestat e votave të deputetëve.

 

Dëgjim kontrollues për mbrojtjen e personave me invaliditet

Këshilli  për të drejtat dhe liritë e njeriut do të zhvillojë nesër dëgjimin kontrollues për realizimin e strategjisë për mbrojtjen e personave me invaliditet nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë nga viti 2017-2021. Është paralajmëruar se në këtë temë do të dëgjohen Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe Ministrja për administratën publike, Mehmed Zenka dhe Suzana Pribilloviq. Në raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi për këtë vit theksohen se është shënuar progres i vogël sa u përket të drejtave të personave me invaliditet, përfshirë këtu harmonizimin e legjislacionit me konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me invaliditet. Mali i Zi akoma nuk e ka miratuar planin aksionar për miratimin e rekomandimeve të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me invaliditet.

 

Kush i donë bisedimet duhet të jetë  i gatshëm si Mali i Zi

Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE, mirëpo që vendet ti fillojnë bisedimet duhet të jenë të gatshme për këtë, siç është Mali i Zi, ka deklaruar për gazetën “Pobjeda” kryeministri i Holandës, Mark  Rute. “Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE, mirëpo shtet duhet të jenë të gatshme siç ishte  Mali i Zi  kur i ka filluar negociatat. Nuk besoj se Shqipëria është e gatshme që në këtë moment ti fillojë bisedimet me BE, kurse sa i përket Maqedonisë së Veriut ajo është më afër këtij synimi”, ka theksuar Rute në Londër. Ai ka shtuar se disa dëshirojnë që procesi i bisedimeve të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë me Brukselin të jenë procese të ndara. Në pyetjen nëse viti 2025 është afat real për anëtarësimin e disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, Rute është përgjigjur se anëtarësimi në BE deri në një datë të caktuar nuk është qëllim në vete. “Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE, por duhet të përpiqemi tu përmbahemi rregullave dhe se çdo gjë duhet të jetë e ndershme. Ky është pozicion i përhershëm i yni”, ka theksuar Rute.

 

Mali i Zi partner i rëndësishëm i Bashkësisë ndërkombëtare

Mali i Zi është i njohur si partner kredibël i bashkësisë ndërkombëtare, kurse Ushtria e tij i kontribuon dukshëm sistemit kolektiv të mbrojtjes, ka vlerësuar presidenti i Egjiptit, Abdell Fatah Ell Sisi. Ai ka biseduar në Kajro me Ministrin e mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq. Siç është kumtuar nga kjo ministri, Ell Sisi ka theksuar se Mali i Zi është i njohur si partnerë kredibël i bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar në veçanti kontributin e Ushtrisë së Malit të Zi në sistemin kolektiv të mbrojtjes. Ai është përqendruar në sigurinë e rajonit dhe sfidat aktuale të sigurisë duke apostrofuar rendësin e forcimit të veprimtarisë së integruar.

 

Gjithmonë do të përpiqet për rroga më të larta të mjekëve

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq, ka deklaruar se përpiqet dhe gjithmonë do të përpiqet për rritjen e rrogave të mjekëve dhe të punësuarve në shëndetësi aq sa të lejojë mundësitë. Duke komentuar peticionin e mjekëve më të cilin kërkohen të ardhura më të larta, Erakoviq në intervistën për Radion e Malit të Zi ka theksuar se Qendra Klinike ka inicuar që në kuadër të ligjit ekzistues të parashihen edhe shpërblime për mjekët më të mirë. “Sa i përket rritjes së rrogave unë përpiqem dhe gjithnjë do të përpiqem  për rritje maksimale, në bazë të mundësive në momentin e duhur”, ka theksuar Erakoviq. Ai ka përkujtuar se Qeveria e Malit të Zi nga viti në vit ndan gjithnjë e më tepër mjete për sistemin shëndetësorë duke përkujtuar investimet e mëdha në pajise dhe aparate bashkëkohore. Drejtori i Qendrës Klinike ka pohuar se  pacientët nuk janë të dëmtuar për shkak të mungesës së kuadrit dhe se pritjet në institucionin më të madh shëndetësor janë dukshëm me të shkurtër se në qendrat tjera shëndetësore të rajonit. Sindikata e doktorëve të medicinës ka grumbulluar 1 mijë e 293 nënshkrime të mjekëve në peticionin me të cilin kërkohet që doktorëve tu rriten koeficientët dhe të ardhurat të barazohen me të ardhurat e nëpunësve dhe funksionarëve  të cilët rrogat i marrin sipas ligjit për të ardhurat në sektorin publik.

Këshillat nacional ti kenë përfaqësuesit e vetë në Këshillin e RTMZ

Partia Boshnjake ia ka dorëzuar Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore propozimin për  ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për emetuesin publik nacional me të cilin kërkohet që Këshillat nacionale të jenë të përfaqësuar në Këshillin e Radio Televizionit të Malit të Zi me dy anëtarë. Propozimin e ka paraqitur deputeti i Partisë Boshnjake e anëtar i Këshillit, Ervin Ibrahimoviq. Ai konsideron se duhet të forcohet përbërja e Këshillit të RTMZ  në mënyrë që në të të jenë prezentë edhe përfaqësuesit e të gjithë popujve. Partia Boshnjake tani më ka propozuar që në kuadër të reformës së legjislacionit zgjedhor, nënshtetasit e Malit të Zi të cilët gjenden në botën e jashtme të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatiko- konsullore të Malit të Zi.

 

Çdo i katërti nxënës ka përjetuar dhunën e moshatarëve

Në Mal të Zi çdo i katërti nxënës të shkollave fillor ose të mesme a ka përjetuar një formë të dhunës moshatare një apo më tepër herë, tregojnë hulumtimet e shoqatës “Prindërit” dhe “Juventas”. Sondazhi është realizuar në 20 komuna prej me 1 tetor deri me 15 nëntor të vitit të kaluar në 75 shkolla fillore dhe 41 shkolla të mesme. Përfaqësuesit e shoqatës “Prindërit” dhe të Ministrisë së arsimit kanë nënshkruar sot Memorandumin për bashkëpunim me qëllim të luftës kundër dhunës së moshatarëve. Drejtorja ekzekutive e shoqatës “Prindërit”, Kristina Mihajlloviq ka theksuar se çdo i katërti nxënës i shkollës fillore ose të mesme në Mal të Zi ka deklaruar se ka qenë dëshmitarë i dhunës së moshatarëve.

 

Deri në fund të javës pritet arritja e marrëveshjes me LDK-në

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se deri në fund të kësaj jave pritet arritja e marrëveshjes për koalicionin qeverisës VV- LDK. Ai ka thënë se është zyra e Albin Kurtit që sapo të kthehet nga Gjermania të thërrasë në takim kreun e LDK-së, Isa Mustafa derisa ka mohuar zërat se ndërkombëtarët siç është Gjermania po ndërhyjnë po ndërhyrjen në procesin e bërjes së Qeverisë së re. Kësisoj ai është përgjigjur në pyetjen se pse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po shkojnë shpesh në Berlin. Sa i përket çështjes së Presidentit, ai tha se kur është votuar nuk është vendosur votë për këtë çështje dhe sipas tij i mbetet kryetarëve të të dyja partive që të gjejnë zgjidhje.

Kadri Veseli në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ndodhet në Hagë, për t’u intervistuar në Prokurorinë e Posaçme që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. Veseli, kishte thënë një ditë më parë se Gjykata e Posaçme, është sfidë, por edhe mundësi për të dëshmuar pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin t’i shërbej atdheut të vet. Po ashtu edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë dhe dua ta them, ta konfirmoj edhe njëherë, me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jete time krenare. Historia e ushtrisë Çlirimtare e Kosovës është historia e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha Veseli. Kadri Veseli një nga udhëheqësit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, është një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tash janë paraqitur mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 19 korrik, atje qe thirrur edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor. Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. Fillimisht ishte paralajmëruar se Veseli do të mbrohej në heshtje.

Do të vazhdojmë t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara. Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA. Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë. Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë.

 

OSBE-ja paralajmëron Shqipërinë të mos kufizojë lirinë e mediave online

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u ka bërë thirrje autoriteteve në Shqipëri që të ndryshojnë projektligjin rreth sistemit të ri të regjistrimit të mediave online. Përfaqësuesi për liri të mediave në këtë organizatë, Harlem Desir, ka kërkuar nga Parlamenti i Shqipërisë që ndryshimet të bëhen ndonëse shumica prej tyre do të varen nga “zbatimi”. Ai ka theksuar se agjencia rregullatore duhet të jetë plotësisht e pavarur dhe e lirë nga ndikimi politik. Projektligji i vitit të kaluar për mediat online dhe kërcënimet e qeverisë për vendosje të gjobave të ashpra në mediat e paregjistruara elektronike janë kritikuar nga OSBE-ja dhe organizatat e mediave. Desire ka thënë se ligji nuk duhet të interpretohet si e drejtë për censurë apo kufizim i lirisë së shprehjes. Sipas tij mundësia e bllokimit të qasjes në materiale online duhet të kufizohet në tri aspekte: pornografi të fëmijëve, promovimi i akteve terroriste dhe shkelja e sigurisë kombëtare.

Disa të vrarë nga të shtënat në një spital në Çeki

Gjashtë njerëz janë vrarë nga të shtënat në një spital universitar në Ostravë të Republikës së Çekisë, kanë njoftuar autoritetet lokale. Policia u vu menjëherë në kërkim të autorit të krimit, dhe më pas njoftoi se personi i dyshuar kishte qëlluar vetën në kokë, në një makinë, derisa policia po kryente operacionin kundër tij. Zyrtarët policorë u thirrën në spitalin e qytetit veri-lindor të Ostravës sot në mëngjes, njoftoi ministri i Brendshëm. Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike. I gjithë spitali është evakuuar. Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis e quajti incidentin si tragjik. "Unë e di se katër persona u qëlluan për vdekje në vend, dhe dy u plagosën rëndë, të cilët për fat të keq, më pas vdiqën", shtoi ai. Ostrava është një qytet industrial në lindje të Çekisë, afër kufirit me Poloninë.

Disa shtete bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi

Turqia dhe Kroacia do t’i bashkohen Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës në bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për lauretatin e këtij viti, Peter Handke.  Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se ai kishte mbështetur zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.  Peter Handke nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mbështetjen e tij për Millosheviqin, në një konferencë për media në Stokholm të mbajtur më 6 dhjetor. Më herët, Kosova dhe Shqipëria njoftuan se nuk do të marrin pjesë në ceremoni.

 

Nesër mot kryesisht i vranët

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë mesatare vende vende deri e fortë veriore dhe lindore.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar 16 gradë, Budvë e Ulqin 13, Podgoricë 12, Heceg Novi 11, Cetinë 10, Nikshiq 6, Beranë, Bjello Pole, Plavë e Kollashin 5 Plevle e Rozhaj 3 dhe në Zhablak -1 g.  Për nesër në viset qendrore dhe jugore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të borës. Do të fryj erë mesatare deri e fortë veriore dhe vendi lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 16 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се