Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 12. 2019. 17:58   >>  18:09

Ditari 06.12.2019

06.12.2019

Vazhdoi punimet Kuvendi i Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi e vazhdoi sot seancën e 6 të rregullt gjatë këtij viti. Në rend të ditës përveç tjerash ishte edhe propozim ligji për koncesionet. Propozim ligji për koncesionet do të mundësojë që interesat e shtetit të mbrohen në formën më maksimale , konsideron ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq. Nga ana tjetër opozita tërheq vërejtjen se resurset ekzistues shtetërore duhet të mbrohet sado që të jetë e mundur, para së gjithash pyjet dhe burimet. Social demokratët konsiderojnë se teksti ligjor nuk mund të përfshijë edhe aeroportet e Malit të Zi . PDS konsideron se tani koncesionistët duhet të adaptohen në kushtet e reja. Boris Mugosha nga klubi i social demokratëve konsideron se teksti i ri ligjor nuk mund të përfshijë edhe aeroportet e Malit të Zi. Lideri i social demokratëve Ivan Brajoviq ka theksuar se shteti menaxhon mirë aeroportet dhe nuk ka nevojë që të jepen me koncesione. Ministrja Sekuliq ka theksuar se kjo çështje do të rregullohet me ligjë në pajtim me interesat e shtetit.

Qasja në tregun evropianë është shans , por edhe sfidë për Malin e Zi

Qasja në tregun evropianë të punës është shans i madh që qytetarët e Malit të Zi të shfrytëzojnë mundësitë të cilat i ofron kjo bashkësi , por kjo fushë bartë me vete edhe disa sfida të caktuara ndaj të cilave mund të përgjigjet vetëm me një zhvillim më intensiv ekonomik të vendit, është theksuar në tryezën e rrumbullakët me titull” Liria e qarkullimit të punëtorve – vlerë bazë e Bashkimit Evropianë”. Ministri për punë dhe çështje sociale Kemall Purishiq ka theksuar se qasja në tregun evropianë të punës prej me rreth 500 milion qytetarë është shans i madh për qytetarët e Malit të Zi dhe duhet punuar drejtë forcimit të konkurrencës të punëtorëve vendor në mënyrë që të mund të marrin pjesë në formë të barabartë në tregun e punës në BE. Shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav , konsideron se pushteti duhet të bëjë përpjekje paralele në mënyrë që ti nxisë punëtorët që të qendrojnë në vendet e lindjes, kurs profesionistet e talentuar të kthehen në vend , duke pasur para sysh numrin e madh të mërgimtarëve në të gjitha shtetet e rajonit. Tryezën e rrumbullakët e ka organizuar sekretariati i përgjithshëm i qeverisë në bashkëpunim me ministrinë për punë dhe çështjet sociale dhe me unionin e sindikatave të lira të Malit të Zi në kuadër të programit “Eu 4 ME “ të cilin e financon BE dhe e realizon UNDP.

 

Do të kërkoj mbrojtje për veten dhe familjen time

Deputeti i Partisë demokratike të socialistëve e kryetarë i Këshillit administrativ Luigj Shkreli sipas të gjitha gjasave do të kërkojë mbrojtjen e organeve shtetërore , sepse , pas kërcënimeve të një pas njëshme të deputetëve të Frontit Demokratikë nuk ndjehet i sigurte ai vetë dhe as familja e tij, shkruan gazeta Dnevne Novine. Ai ka theksuar debati në parlamentin e Malit të Zi gjatë dy ditëve të kaluara ka qenë përplot me fyrje , fjalë vulgare ndaj deputetëve të cilët nuk mendojnë si Fronti Demokratikë. “Kam besuar se koha e tillë ka kaluar , mirëpo për fat tëë keq jam zhgënjyer”, ka theksuar kryetari i Këshillit administrativ Luigj Shkreli. Nënkryetari i Këshillit komunal të PDS të Tuzit Nikolla Gegaj ka theksuar se qëndrimet nënçmuese të deputetëve të FD ndaj popujve pakicë në Mal të Zi janë të njohur qysh më parë ç prej se liderët e tyre i kanë udhëhequr kolonat drejtë Tuzit me qëllim që të konfliktohen me qytetarët e kësaj pjese të Malit të Zi.

Presim uljen e anëtarësimit për RTMZ në EBU

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Malit të Zi Bozhidar Shundiq ka marrë pjesë në Kuvendin e përgjithshëm të EBU e cila po mbahet në Gjenevë. Në këtë takim kanë marrë pjesë drejtorët e përgjithshëm të emetuesve publikë nacional të cilët edhe paraqesin anëtarët aktiv dhe të bashkuar të EBU-së. Gjatë Kuvendit të përgjithshëm është biseduar mbi propozimin e ndryshimeve të statutit të EBU dhe janë miratuar raportet e Këshillit ekzekutiv dhe të drejtorit të përgjithshëm të EBU . Për ndryshe Unioni radio difuziv evropianë numëron 70 anëtarë aktiv në 56 vende dhe 34 anëtarë të bashkuar në 21 vend. EBU e ka selinë në Gjenevë dhe është aleancë globale e emetuesëve publikë

Për 11 muaj janë grumbulluar 40 milion euro më tepër

Drejtoria e doganave të Malit të Zi në periudhën janar nëntor të këtij viti ka inkasuar 750.7 milion euro duke shënuar rritje të ardhurave për 40 milion euro ose 5.6% më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Siç theksohet nga drejtoria e doganave është realizuar edhe kthimi i mjeteve në shumë prej 10.3 milion euro dhe në këtë mënyrë është realizuar neto pagesë prej 740.4 milion euro ose 2.36% më tepër në raport me planin. Sipas strukturës të ardhurave të grumbulluara, pagesa e TVSH me rastin e importimeve ka qenë 495.3 milion euro ose 24.4 milion më tepër. Në bazë të akcizave janë paguar 227 milion euro duke shënuar rritje të ardhurave për 13.7 milion më tepër krahasuar me vitin e kaluar , thuhet në kumtesë.

 

Fillojnë punimet në ndërtimin e rrethrrotullimit në Tuz

Punimet në rrethrrotullimin në Qendër të Tuzit kanë filluar dhe siç kanë kumtuar nga Komuna e Tuzit, projekti realizohet në partneritet me kryeqytetin Podgorica dhe do të përfundojë brenda afatit të planifikuar. Nga Komuna e Tuzit i lusin qytetarët që të kenë durim dhe të kenë mirëkuptim sepse komunikacioni do të jetë i vështirësuar derisa punimet të kryejnë definitivisht Nga Komuna kanë theksuar se është planifikuar që këto punime të kryhen brenda dy muajve. Të theksojmë se vlera e investimeve është 370 mijë euro , prej të cilave nga buxheti i kryqytetit do të ndahen 300 mijë, kurse të tjerat do ti sigurojë komuna e Tuzit. Punimet i janë besuar agjencisë për ndërtimin dhe zhvillimin e Podgoricës.

Thaçi dhe Haradinaj kundërshtojnë deklaratat e Vuçiqit për Reçakun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kanë reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e quajti masakrën e Reçakut “një trillim”. Presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin social, Twitter tha se “paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohet bazuar në mohimin e krimeve” “Disa zyrtarë nga Serbia mohojnë disa nga krimet më të rënda kundër civilëve që ndodhën në Evropë, sikurse ishte Reçaku, të konfirmuara edhe nga Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish- Jugosllavi. Politikat serbe të gjenocidit nuk mund të mbrohen”, ka shkruar Thaçi. Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se "është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja". Dje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se sa i përket Reçakut në vitin 1999 “bëhet fjalë për krim të trilluar, dhe se gjithçka ishte trillim i një mashtruesi, siç është William Walker”. “Këtë do ta përsëris çdo ditë dhe të shohim se kush do të na gjykojë”, tha Vuçiq. Ai e bëri deklaratën, pasi u pyet nga gazetarët, që të komentojë dënimin me 2 vjet burgim nga ana e një Gjykate në Prishtinë, të ish-ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq.Gjykata e shpalli fajtor politikanin serb për një deklaratë të bërë në mars, me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave - fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë. Me atë rast, Teodosijeviq tha se "arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

 

ANALISTËT, NËSE NUK KA MARRËVESHJE LDK-VV, DUHET QEVERI KALIMTARE

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po e kanë të lehtë t’i ndajnë postet politike, edhe pse për programin bashkëqeverisës tashmë janë dakorduar. Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se mosmarrëveshja për ndarjen e posteve është zhgënjyese për elektoratin e të dy partive. “Nëse nuk arrihet një marrëveshje e shpejt ndërmjet këtyre dy partive, analistët vlerësojnë që një qeveri kalimtare do ta shpëtonte vendin nga ngërçi politik. Pengesa kryesore është mosmarrëveshja për ndarjen e posteve politike. Analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se mosmarrëveshja e LVV dhe LDK-së për ndarjen e posteve politike është dëshpëruese për elektoratin e dy partive. Sipas Burjanit, nëse këto dy parti nuk do të mundë të merren vesh për bashkëqeverisje, zgjidhja e duhur do të ishte një qeveri kalimtare, vetëm sa për t’i përfunduar disa punë që, sipas Burjanit, nuk presin.“Ndoshta opsioni më i mirë, për të mos shkuar direkt në zgjedhje të jashtëzakonshme do të ishte krijimi i një qeverie kalimtare, pra, një qeverie që do të jetë reformuese dhe do ta ketë votën e parlamentit aktual, theksoi Burjani.

Ndërkaq, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, thotë se Lëvizja Vetëvendosje bashkë me LDK-në, do të duhej të merren vesh sa më shpejt dhe të fillojnë qeverisjen. Ndryshe, Baraliu mendon që sipas Kushtetutës ka afat mjaftueshëm që këto dy parti të merren vesh dhe vendi të mos kalojë në ngërç politik, siç ka ndodh më parë.

 

KOSNETT: KOSOVA DHE SERBIA DUHET TË KTHEHEN NË TRYEZËN E BISEDIMEVE

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, mendon se ka ardhur koha që përfaqësuesit politikë të largohen nga politikat tradicionale tregtare dhe të mendojnë se si të ndërtojnë një shtet të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për gjeneratat e ardhshme. Në një intervistë për Radio Kosovën, Redaksia për komunitete, Ambasadori Kosnett tha se Lista Serbe është një realitet politik në Kosovë dhe se të drejtat e të gjitha komuniteteve, duhet të respektohen. Ambasadori amerikan përsëriti qëndrimin se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve, sepse me normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella, të dyja vendet do të tërheqin më shumë investime nga jashtë. Kosnett ka shtuar se SHBA do të shqyrtojnë çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe çështjen e përshtatjes së territorit, por vetëm deri në atë masë kur ka mbështetje nga të dyja palët. Ambasadori Kosnett foli edhe për rëndësinë e Dhomave të Specializuara në Hagë si dhe rolin e SHBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

KDI: DIALOGU NUK DUHET TA GJEJË KOSOVËN PA KONSENSUS TË BRENDSHËM

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpalosur sot analizën “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi”, lidhur me rëndësinë e arritjes së konsensusit politik për procesin e dialogut me Serbinë, si një nga proceset më të rëndësishme në të cilat po kalon vendi. Gjatë konferencës për media, Violeta Haxholli nga KDI, ka thënë se kjo analizë tenton t’i japë publikut një pasqyrë më të gjerë të efekteve që ka prodhuar mungesa e deritanishme e konsensusit në mes spektrit politik lidhur me dialogun, si dhe efektet që mund të ketë në këtë proces vazhdimi i mungesës së konsensusit politik. Haxholli, duke folur lidhur me qëndrimet e spektrit politik rreth fazës përmbyllëse të dialogut, theksoi që arritja e dakordimit të gjerë politik pritet të jetë e vështirë. Përplasjet politike të cilat mund të vazhdojnë në mes të udhëheqësve institucional do të ndikojnë negativisht në arritjen e konsensusit mes spektrit politik, ndërsa vazhdimit të polarizimeve në qëndrime mund t’i kontribuojnë edhe inatet e vjetra politike dhe kalkulimet partiake, shtoi ajo. “Mospajtimet e spektrit politik lidhur me aspekte të caktuara të këtij procesi, kanë çuar vendin në kriza të shpeshta politike dhe institucionale, theksoi Haxholli.Në anën tjetër, Jeta Krasniqi nga KDI, shpalosi çështjet lidhur me të cilat duhet domosdo të arrihet konsensusi politik. Ajo potencoi që formati i dialogut, dimensioni kohor në arritjen e marrëveshjes eventuale me Serbinë dhe temat që duhet të jenë pjesë e dialogut, janë elementet rreth të cilave është tejet e rëndësishme arritja e konsensusit të brendshëm politik.Sipas Krasniqit, çështje tjetër mjaft e rëndësishme janë edhe marrëveshjet e arritura deri më tani, statusi juridik i pjesës më të madhe të së cilave vazhdon të mbetet i padefinuar qartazi.

Merkel viziton për herë të parë Aushvicin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot ka vizitua ish-kampin nazist në Aushvic, në 14 vitet e saj si kancelare.Vizita e Merkelit bëhet në një kohë kur Gjermania po shënon një ringjallje të anti-semitizmit dhe rritjes të elementeve të krahut të djathtë.Merkel është kancelarja e tretë gjermane që vizitoi ish-kampin në Poloni.Udhëtimi i saj është jashtëzakonisht simbolik, pasi bëhet para shënimit të 75- vjetorit të çlirimit të këtij kampi nga trupat sovjetike më 27 janar 1945.Në prag të udhëtimit të saj, Merkel tha se "lufta kundër anti-semitizmit dhe kundër të gjitha formave të urrejtjes" ishte përparësi për qeverinë e saj.65-vjeçarja premtoi gjithashtu "vendosmëri" nga qeveria për të mundësuar që jeta e hebrenjëve të lulëzonte në Gjermani.Merkel mbajti një minut heshtje në “Murin e Vdekjes”, vendi ku mijëra të burgosur të kampit u qëlluan për vdekje.Gjatë vizitës, Merkel gjithashtu do të mbajë një fjalim, si dhe të vendosë një kurorë me lule në ish- kampin e afërt Birkenau.“Vizita është një sinjal veçanërisht i rëndësishëm i vëmendjes dhe solidaritetit, në një kohë kur të mbijetuarit e Aushvicit janë viktima të fyerjeve anti-semitike dhe postimeve në rrjete sociale të cilat janë të mbushura me urrejtje", tha Christoph Heubner, nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit.Përpara udhëtimit të saj, Gjermania miratoi një donacion prej 60 milionë eurosh për Fondacionin Aushvic-Birkenau.

Shumica e ekspertëve të ligjit thonë se Trump duhet të shkarkohet

Nuk ka dyshim se veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump, kërkojnë që ai të largohet nga zyra, thanë tre ekspertë të ligjit kushtetues amerikan, që dëshmuan para Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Të tre ekspertët i përshkruan përpjekjet e Trumpit për të kërkuar ndihmë nga një vend i huaj si krim dhe e akuzuan atë për pengimin e drejtësisë. Para Komitetit për Drejtësi, në total dëshmuan katër ekspertë: tre të zgjedhur nga demokratët dhe një nga republikanët. I fundit tha se veprimet e Trumpit kanë qenë gabim, por jo për ta larguar nga zyra. Procedura për shkarkimin e Trumpit, e cila në anglisht njihet si “impeachment”, ka nisur në shtatornga demokratët, pasi një informator është ankuar në Kongres, duke thënë se Trump i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe i ka kërkuar që ta hetojë rivalin e tij demokrat, Joe Biden, për korrupsion në Ukrainë.

Biden mund të jetë sfidues i mundshëm i Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020.Trump thuhet se e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në këmbim të hetimeve kundër Bidenit. Trump e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm. Akuzat që po i shqyrton tani Komiteti për Drejtësi i Kongresit amerikan, janë: shpërdorimi i pushtetit, pengimi i drejtësisë dhe shpërfillja e Kongresit.

OKB: Së paku 7,000 të arrestuar në protestat në Iran

Kombet e Bashkuara kanë joftuar sot se së paku 7,000 njerëz raportohet të jenë arrestuar në Iran, gjatë protestave masive të muajit të kaluar. Zyra për të Drejta të Njeriut e OKB-së tha po ashtu se ka siguruar "video të verifikuara" që i tregojnë forcat e sigurisë duke qëlluar me armë në drejtim të protestuesve. Zyra e OKB-së shtoi se ka informacione që sugjerojnë për së paku 208 njerëz të vrarë. "Ka gjithashtu raporte, që Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut deri më tani nuk ka mundur t'i verifikojë, por që sugjerojnë se numri i të vrarëve është dyfish më i lartë", thuhet në deklaratën e lëshuar ditën e sotme. Komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha se videot e siguruara nga zyra e saj tregojnë se "kundër protestuesve është përdorur dhunë e rëndë". Protestat në Iran kanë nisur më 15 nëntor, pas një rritjeje të papritur të çmimeve të naftës, dhe kanë zgjatur disa ditë.

 

Policia indiane vret katër të dyshuar për përdhunim dhe vrasje

Policia indiane tha se katër burra të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në jug të Indisë, u qëlluan për vdekje gjatë rindërtimit të skenës së krimit.

Të katër burrat ishin në paraburgim dhe nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim. Ata u dërguan në një lokacion, ku dyshohet se ndodhi përdhunimi dhe vrasja, si dhe në vendin ku u dogj trupi i viktimës, tha një zyrtar i policisë. Komisionari i policisë, Hyberabad Sadzhanar, i tha BBC-së se policia kishte dërguar të akuzuarit në vendin e krimit, për të rikonstruktuar atë që kishte ndodhur. Policia qëlloi drejt tyre, kur ata u përpoqën të rrëmbenin armët e oficerëve dhe të ikin, tha ai. Me atë rast, dy policë u plagosën. Trupi i djegur i viktimës 27-vjeçare u gjet javën e kaluar, pasi u raportua e zhdukur. Rasti ngjalli zemërim dhe protesta në të gjithë Indinë për mosveprimin e policisë. Pas njoftimit për vrasjen e të dyshuarve, rreth 300 njerëz u mblodhën në vendin e krimit në Shadnagar, për të lavdëruar policinë.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Tivar 17, H. Novi e Budvë 16, Ulqin 14, Cetinë 13, Podgoricë 12, Nikshiq 10, Kollashin, Plluzhinë e Rozhaj 7, Plavë e Zhablak 6, Shavnik 5, Beranë 4, Bjello Pole 1 dhe në Plevle -1 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 18 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се