Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 12. 2019. 17:34 >> 17:36

Ditari 04.12.2019

04.12.2019

Shkëmbimi i përvojave është me rëndësi për Malin e Zi dhe Letoninë

Shkëmbimi i përvojave nga fusha e kundërshtimit ndaj kërcënimeve hibride është tejet më rëndësi për Malin e Zi dhe Letoninë, është vlerësuar gjatë bisedimeve të kryeministrit, Dushko Markoviq, me presidentin e Letonisë, Egils Levits.  Siç është kumtuar nga Qeveria, takimi Markoviq - Levits, në prag të samitit të NATO-s, në Londër, kishte të bënte me përkrahjen e Letonisë ndaj integrimeve evropiane të Malit të Zi dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Markoviq, dhe Levits, kanë vlerësuar se shkëmbimi i përvojave nga fusha e kundërshtimit ndaj kërcënimeve hibride është me rëndësi të veçantë për Malin e Zi dhe Letoninë, si dhe bashkëpunimi i mëtejmë në kuadër të NATO-s, thuhet në kumtesë. Po ashtu, theksohet se presidenti i Letonisë,  e vlerëson kontributin e Malit të Zi dhënë synimeve të përbashkëta të Aleancës. Markoviq, në Londër, ka biseduar edhe me kryeministrin e Kanadasë, Zhastin Trudo, kurse, gjatë takimit, siç është kumtuar, vëmendje e veçantë i është kushtuar marrëdhënieve të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit cilësor në kuadër të NATO-s.

Ndryshimet e ligjit, parakusht për anëtarësim në Egmont grupin

Me miratimin e ndryshimit të ligjit për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, të cilat parashohin pavarësinë e njësisë informative financiare, do të krijohen kushtet që Mali i Zi, të aplikojë për rianëtarësim në Egmont grupin, ka theksuar ministri i punëve të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq. Me ndryshimet e këtij ligji, Drejtoria për pengimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit ka pushuar të ekzistojë si organ i Drejtorisë, kurse kompetencat e sajë i janë besuar sektorit për pengimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit të Drejtorisë së policisë. Me ndalimin e punës së drejtorisë, Mali i Zi, sipas automatizmit është përjashtuar nga asociacioni botërorë i shërbimeve informative financiare të Egmont grupit. Nuohoxhiq, sot në Parlament, ka theksuar se Mali i Zi, me këto ndryshime në vend të modelit administrativ fut modelin policor të njësisë informative financiare, i cili ekziston në një numër të madh të vendeve të BE. Deputetja e PDS, Sanja Paviqeviq, ka theksuar se miratimi i ndryshimeve të ligjit është njëri ndër parakushtet që Mali i Zi, përsëri të pranohet në grupin Egmont. Deputeti i Frontit Demokratik, Predrag Bullatoviq, ka theksuar se ndryshimi i statusit të drejtorisë për pengimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, ka rezultuar me përjashtim automatik të Malit të Zi nga Egmont grupi. Deputeti i partisë boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, ka theksuar se terrorizmi dhe pastrimi i parave janë sfidat dhe rreziqet më të mëdha, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Evropën dhe tërë botën.

Krijohen kushtet për kthim nga fushëbetejat

Qeveria e Malit të Zi, i ka krijuar parakushtet për kthimin e nënshtetasve të Malit të Zi nga fushëbetejat e huaja, ka deklaruar sekretari shtetëror në Ministrinë e punëve të brendshme, Dragan Pejanoviq, në takimin e 4-të të rrjetit rajonal të koordinuesve nacional të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Shkup. Nga Ministria e punëve të brendshme, kanë theksuar se takimi i koordinueseve nacional, ka qenë rast që të shqyrtohen sfidat nga sfera e ballafaqimit me procesin e kthimit të këtyre personave nga fushëbetejat e huaja, sidomos, të grupeve më të ndjeshme shoqërore; grave dhe fëmijëve, dhe ti paraqesin përvojat krahasuese. Pejanoviq, ka prezantuar aktivitetet të cilat në Mal të Zi, realizohen në planin e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, në veçanti, të atyre të cilat çojnë drejtë terrorizmit dhe ka theksuar se ekzistojnë disa iniciativa të cilat po japin rezultate. Sipas fjalëve të tij, edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdohet me veprimtari drejtë forcimit të  mëtejmë të preventivës dhe drejtë ndërtimit të institucioneve.

Të bëhet çdo gjë që fëmijët të jenë të sigurt

Sistemi  duhet të bëjë çdo gjë që fëmijët të jenë të sigurt, ka theksuar ministri i arsimit, Damir Shehoviq, me rastin e nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes “Siguria e nxënësve në shkollën Pavle Rovinski”. Marrëveshjen, përveç ministrit Shehoviq, e kanë nënshkruar edhe ministri për punë të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq, dhe drejtori i Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq. Shehoviq, siç është kumtuar nga Ministria e arsimit, ka theksuar se dëshira që të mbrohet fëmija, të jetë më i sigurt dhe ti mundësohet një fëmijëri e shëndosh, është nevojë natyrore e secilit njeri të shëndosh dhe në moshë. Marrëveshja ka të bëjë me ligjëratat e përfaqësuesve të Ministrisë së punëve të brendshme dhe të Drejtorisë së policisë në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit për temat me rëndësi të veçantë për fëmijët. Programi realizohet gjatë vitit shkollor në shkollat fillore. Nuhoxhiq ka shtuar se nënshkrimi i protokollit tregon se kjo është detyrë e tyre prioritare.

 

Mali i Zi vazhdon me realizimin e obligimeve nga bisedimet me BE

Mali i Zi do të vazhdojë me realizimin efikas të detyrimeve nga agjenda evropiane, por pret përkrahjen më të vendosur të Bashkimit Evropianë për proceset e tij reformuese , ka theksuar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq. Ai sot ka zhvilluar takime të ndara me ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan, dhe ambasadorin e Rumanisë, Ferdinand Nagj. Drleviq, u ka thënë ambasadorëve se është i kënaqur që politika e zhvillimit është në fokusin e Komisionit të ri evropianë, gjë qe e inkurajon Malin e Zi, që ti vazhdojë aktivitetet reformiste. Bashkëbiseduesit, kanë diskutuar edhe për pasojat e mos hapjes së bisedimeve të BE me Maqedonin e Veritut dhe me Shqipërinë, për propozimin e Francës mbi hartimin e metodologjisë së re për hapjen e bisedimeve si dhe për iniciativën “Mini Shengen”. Abasadorja, Ozan, është pajtuar se përkrahja ndaj shteteve të cilat synojnë anëtarësimin në BE është shumë me rëndësi për progres të mëtejmë  duke e vlerësuar lartë pozitën e Malit të Zi, si lider në këtë proces.  Ajo, ka theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve duke shtuar se Turqia do të vazhdojë ta përkrah zhvillimin e Malit të Zi.

 

Nxitet punësimi i romëve dhe i egjiptianëve

Për aftësimin e 37 pjesëtarëve të popullatës rome dhe egjiptiane tek punëdhënësit e ndryshëm në pjesën veriore të Malit të Zi, është inicuar projekti me titull “Avancimi i punësimit – krijimi i zgjidhjeve të qëndrueshme për banorët romë dhe egjiptianë në pjesën veriore të Malit të Zi”. Vlera e përgjithshme e projektit është 122.5 mijë euro. Këtë projekt e financon BE-ja. Ai, ka filluar me 20 nëntor të këtij viti dhe do të zgjasë deri në nëntor të vitit të ardhshëm. Qëllimi i projektit është përkrahja e inkluzionit social të popullatës rome dhe egjiptiane në shoqërinë malazeze përmes qasjes më të lehtë në tregun e punës dhe realizimit më të mirë të drejtave sociale. Për ndryshe, këtë projekt do ta realizojë organizata gjermane Hellt në partneritet me Komunën Bjello Pole.

 

Dënohet sulmi kundër gazetarit të gazetës DAN

Institucioni i avokatit të popullit të Malit të Zie ka dënuar sulmin kundër gazetarit të gazetës “Dan”, Vlladimir Otasheviq, duke theksuar nevojën e mirëkuptimit më të lartë dhe të respektit ndaj rolit me përgjegjësi të cilin e kanë pjesëtarët e këtij profesioni në çdo shoqëri. Sipas shkrimeve të gazetës Dan, Otasheviqin e ka sulmuar trup roja e biznesmenit, Zoran Beqirovi,q në qendrën tregtare “Dellta”, në Podgoricë. “Si edhe shumë herë më parë reagojmë në mbrojtjen e integritetit fizikë të gazetarëve dhe të lirisë së medieve, si njëra ndër vlerat kyçe dhe themel i çdo shoqërie demokratike, thuhet në kumtesën e avokatit të popullit.

 

Afati për pastrimin e e rrënojave nga tërmeti

26 nëntori ishte ditë tragjike për Shqipërinë, tërmeti me magnitudë 6.4 ballë la pas vetës 51 viktima.

​Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video nga pastrimet e rrënojave që po bëhen në zonat e prekura, ndërsa theksoi se deri në fund të këtij muaji duhet të pastrohen të gjitha rrënojat.

“Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie”, shkroi Rama në Facebook.

A.Vuçiq; Nuk jam optimist për arritjen e kompromisit midis Beogradit dhe Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se nuk është optimist për arritjen e një kompromisi midis Beogradit e Prishtinës, që do të sillte, siç tha ai, zgjidhje përfundimtare për Kosovën.

Vuçiq i bëri këto komente në Soçi të Rusisë, pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai e falënderoi Putinin edhe për, siç tha, "qëndrimin parimor të Rusisë ndaj Kosovës".

Dy presidentët iu drejtuan medieve, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit Serbi-Rusi në sferat ekonomike, politike dhe mbrojtëse.

Takimi në Soçi vjen pasi shërbimet e inteligjencës në Beograd njoftuan muajin e kaluar se kanë zubuluar një  operacion spiunimi midis agjentëve rusë dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ushtrisë serbe.

Por, Vuçiq u zotua se ky zbulim nuk do t'i rrezikojë marrëdhëniet "vëllazërore dhe miqësore" të Serbisë me Rusinë.

Takimi i Soçit është i treti midis presidentëve të Rusisë dhe Serbisë këtë vit dhe i shtatëmbëdhjeti në përgjithësi, tha Presidenca e Serbisë.

 

Të përkushtuar për një Kosovë me perspektivë Evropiane

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Pas takimit ai për media tha se është e rëndësishme që t’i japin shtetit një perspektivë të pastër evropiane.

Ai tha se në Kosovë ka një lloj zhgënjimi sa i përket liberalizimit të vizave, por tha se si parti janë të përkushtuar t’i japin Kosovën një perspektivë të qartë evropiane.

I pyetur për situatën politike në vend, koalicionin mes VV-së dhe LDK-së, Weber tha se këto janë çështje politike mes dy partive, por që potencoi se vullneti i qytetarëve është i qartë i shprehur në zgjedhje.

 

B.Valas, ministres Sheqerinska; Mirëserdhët në NATO

Mirëserdhët në NATO – i tha ministri britanik i Mbrojtjes Ben Valas ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin në Londër.

Takimi, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, realizohet në vigjilje të Samitit të Liderëve të NATO – Aleanca ku për herë të parë shteti ynë aktivisht merr pjesë në takim me shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve – anëtare.

Ministrja Shekerinska tha se përmes ndihmës intensive këshilluese nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, me shumë këshilltarë në domenin e reformave në mbrojtje dhe transformimit të Armatës, Maqedonia e Veriut me sukses e zbatoi procesin e anëtarësimit në NATO.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Vallas shprehu kënaqësi nga fakti që Maqedonia e Veriut është para hapit të fundit deri në anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura të Aleancës dhe është e gatshme që ta japë të gjithë mbështetjen e nevojshme në zhvillimin e kuadrit të nënoficerëve dhe në trajnimin e Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë. /Asat-m

 

Samiti i unitetit dhe solidaritetit të vendeve anëtare të NATO-s

Samiti i 70-vjetorit fillon me fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

Samiti i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s në Londër që feston 70-vjetorin e aleancës filloi sot me deklarata ku theksohet solidariteti dhe uniteti në aleancë, raporton Anadolu Agency.

"NATO mbetet platforma e vetme ku Amerika e Veriut dhe Evropa diskutojnë, vendosin dhe ndërmarrin veprime bashkë çdo ditë për të mbrojtur pothuajse 1 miliardë njerëz", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë fjalimit të tij në hapjen e samitit.

Në fjalimin e tij gjatë samitit, kryeministri britanik Boris Johnson tha: "Fakti që ne jetojmë në paqe sot tregon fuqinë e propozimit të thjeshtë në zemër të kësaj aleance: që për aq kohë sa ne qëndrojmë së bashku, askush nuk mund të shpresojë që të na mposhtë dhe për këtë arsye askush nuk do të fillojë luftë", tha Johnson. Stoltenberg gjithashtu tha se që nga viti 2016, aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë rritur buxhetet e tyre të mbrojtjes, duke adresuar ankesat e shpeshta të presidentit amerikan Donald Trump.

 

Raporti i Komiteteit të  Inteligjencës në procesin për shkarkimin e presidentit

Komitetit i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar raportin në kuadër të procesit të nisur për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Raporti thotë se presidenti vendosi interesat personale politike "mbi interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara".

Në raportin prej 300 faqesh, Komiteti i udhëhequr nga demokratët tha se Trump kishte përdorur ndihmën ushtarake amerikane dhe planet e një vizite në Shtëpinë e Bardhë, për të bërë presion ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenskey, që të zhvillojë hetime, nga të cilat Trump do të kishte përfitime politike.

"Plani i presidentit Trump ka minuar politikën e jashtme të SHBA-së ndaj Ukrainës dhe sigurinë tonë kombëtare në favor të dy hetimeve me motive politike që do të ndihmonin fushatën e tij të rizgjedhjes", thuhet në raport.

Para se të publikohej draft raporti, presidenti republikan kishte sulmuar hetimin e udhëhequr nga demokratët si "shumë jopatriotik".

Ursula von der Leyen; Ti tregojmë B.Perëndimor se e duam brenda nesh

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të zhvillohet paralelisht me procesin e reformave të brendshme të institucioneve evropiane.

"Është absolutisht e rëndësishme që t'iu tregojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor sa më qartë se i duam në anën tonë dhe se kemi interes të madh në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian", tha Von der Leyen në paraqitjen e parë para mediave prejse ka marrë detyrën e shefes së Komisionit Evropian, më 1 dhjetor.

Von der Leyen të mërkurën mbajti edhe takimin e parë të rregullt të kabinetit të Komisionit.

Me këtë rast, ajo tha se vendimi i fundit i Këshillit Evropian për moshapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë "gabim strategjik" i BE-së.

 

Fitore e madhe e hendbollisteve malazeze kundër Rumanisë

Reprezentacioni hendbollistik për femra, i Malit të Zi,  në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit C të kampionatit botëror në Japoni e ka mundur kombëtaren gjegjese të Rumanisë me rezultatin 27-26 dhe në këtë mënyrë lojtaret malazeze kanë siguruar pjesëmarrjen në garat e mëtejme në kampionatin botërorë që po mbahet në Japoni . Fitorja e sotme paralajmëron sukseset e mëtejme jo vetëm në faze e grupeve por edhe në vazhdimin e kampionatit me synimin kryesor për tu kualifikuar në lojërat olimpike . Ndeshjen e radhës hendbollistët e Malit të Zi do të luajnë pasnesër me ekipin nacional të Spanjës e cila njëkohësisht edhe kryeson grupin.

 

Nesër mot kryesisht me diell

 Sot, në Mal të Zi, ka mbajtur mot kryesisht me diell. Frynë erë mesatare, vende- vende, deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperaturat: Budvë 15 gradë, H. Novi 12, Podgoricë e Tivar 11, Ulqin 10, Cetinë 7, Nikshiq 5, Beranë, B. Pole e Plavë 4, Shavnik, Andrijevicë e Guci 3, Plevle e Rozhaj 2, Plluzhinë 1, Kollashin -1 dhe në Zhablak -2 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit iprej -10 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 16 g. c.

 

Përgatiti, Gj.Dukaj 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се