Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 12. 2019. 17:32 >> 17:34

Ditari 02.12.2019

02.12.2019

Markoviq në tubimin kushtuar ndryshimeve klimatike

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq merr sot pjesë në takimin e shefave të shteteve dhe të qeverive të Konferencës së Kombeve të Bashkuara kushtuar ndryshimeve klimatike, i cili po mbahet në Madrid. Konferenca e Kombeve të Bashkuara kushtuar ndryshimeve klimatike ka filluar në Madrid me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 196 vende të botës. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së,  Antonio Guteresh konsideron se janë të pa mjaftueshme aktivitetet për ndalimin e ndryshimeve klimatike. Ai konsideron se ngrohja globale ka arritur pikën nga e cila nuk ka kthim mbrapa. “Duhet ta ndalojnë luftën kudër natyrës”, ka theksuar Guteresh në hapje të kësaj Konference. Markoviq, siç është kumtuar nga Qeveria do tu drejtohet pjesëmarrësve të Konferencës, të cilën e kanë hapur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Guteresh dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez. Konferenca në Madrid është rast për afirmimin e mëtejmë të politikave të Malit të Zi nga fusha e mjedisit dhe e ndryshimeve klimatike, në veçanti duke pasur parasysh se Mali i Zi para një viti e ka hapur kapitullin negocues 27, por edhe për takime bilaterale të kryeministrit Markoviq, thuhet në kumtesë. Në konferencë marrin pjesë 26 kryetarë të shteteve ose të qeverive si dhe zyrtarët më të lartë të BE, kryetari i Këshillit evropianë, Sharll Mishell, kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla Fond Der Llajen dhe kryetari i Komisionit Evropian e përfaqësues i lartë i BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Zhoze Borell. Në margjinat e tubimit kryeministri Markoviq e ka përgëzuar kryetaren e Komisionit Evropianë Usulla Fon Der Llajen për zgjedhjen e saj në këtë detyrë me përgjegjësi, dhe ka përsëritur përkushtimin e plotë të Malit të Zi për reformat dhe vazhdimin me sukses të procesit të integrimeve evropiane, është kumtuar në Twiterin e Qeverisë së Malit të Zi. 

Miratohet pakoja e ligjeve bankare

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar sot pakon e ligjeve bankare, me të cilat mundësohet zbatimi i standardeve të reja bankare me qëllim të forcimit të kontrollit të bankave dhe zvogëlimin shtesë të rreziqeve në këtë sektor. Deputetet kanë miratuar ligjet për institucionet kredituese, sanimin e institucioneve kredituese, për mbrojtjen e depozitave si dhe ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për falimentimin dhe likuidimin e bankave. Me zgjidhet ligjore mundësohet zbatimi i standardeve të reja bankare dedikuar forcimit të kërkesave kapitale për bankat, formimin e kornizave për kërkesa të reja rregullatore lidhur me likuiditetin si dhe kërkesat shtesë kapitale për institucionet financiare me rëndësi sistematike. Me ligjin për sanimin e institucioneve kredituese është paraparë themelimin i fondit sanues i cili në nivelin vjetor do të financohet me të hollat e institucioneve kredituese. Qëllimi kryesor i ligjit për mbrojtjen e depozitave është mbrojtja e klientëve nga humbja e depozitimit ose e një pjesë të tij nëse do të ndoll rasti mbrojtës.

Drejtë BE vetëm nëse të gjitha institucionet do të jenë të përgjegjshme

“Gjendemi në fazën e cila kërkon që institucionet e obliguara për sundimin e ligjit duhet të tregojnë shumë më tepër punë të përgjegjshme cilësi individuale dhe institucionale dhe rezultate konkrete në fushat në të cilat ata veprojnë”, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë, Zoran Pazhin në Këshillin për sundimin e ligjit. Në mbledhjen e Këshillit është shqyrtuar, në praninë e shefit të delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav, edhe dokumenti jozyrtar punues i Komisionit Evropian për gjendjen në fushën e sundimit të ligjit. Pazhin ka theksuar se nuk ka vend për kurrfarë komoditeti në kryerjen e detyrës dhe as përpunimin e pa përgjegjshëm të statistikave formale, por rezultatet duhet të jenë esenciale, të tillë që mund ti ndiejnë vetë qytetarët përmes avancimit të qeverisë juridike si atribut më i rëndësishëm i sundimit të ligjit. Sipas fjalëve të shefit të delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav, Komisioni Evropian përshëndet progresin të cilin e ka shënuar Mali i Zi në miratimin e dispozitave të BE, në ndërtimin e institucioneve dhe në realizimin e rezultateve në shumë fusha të sundimit të ligjit, por edhe tërheq vërejtjen ndaj sfidave të shumta të tjera.

 

Këshilli shqyrton të mërkurën projekt ligjin

Këshilli për reformën gjithëpërfshirëse të legjislacionit zgjedhor dhe të legjislacionit tjetër do të shqyrtojë të mërkurën projekt ligjin dhe akte të tjera të cilat i kanë vërtetuar Këshillat  punues. Anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë informatat për aktivitetet e realizuara të këshillave punues dhe siç theksohet, progresin e shënuar. “Koordinuesit e këshillave punuese, respektivisht zëvendësit e tyre janë të obliguar që të dorëzojnë informatën me shkrim për aktivitetet e realizuara të Këshillit punues dhe për progresin e shënuar dhe me këtë do ta njoftojnë Këshillin”, thuhet në arsyetimin e rendit të ditës. Është paralajmëruar edhe debati për bashkëpunimin me OSBE/OIHR, Komisionin e Venecias dhe me organizatat dhe institucionet tjera ndërkombëtare. Deputetet e Demokratëve dhe deputeti i pavarur Negjelko Rudoviq kanë kërkuar që kryetari i Këshillit për reformat zgjedhore, Branimir Gvozdenoviq, të respektojë rregullat e punës dhe të caktojë mbledhjen në të cilën do të diskutohej për formimin e grupit të ri punues dhe për vërtetimin e afatit për kodifikimin e legjislacionit zgjedhor. Rudoviq dhe dy anëtarë të këshillit për reformën zgjedhore nga Mali i Zi Demokratik, Danillo Sharanoviq dhe Momo Koprivica, kanë theksuar se çdo qasje tjetër do të ishte bllokim i punës të këtij trupi parlamentarë dhe manifestim i frikës nga zgjidhjet e propozuara.

 

Për menaxhimin më efikas të kufirit 3.9 milion euro shtesë

Bashkimi Evropian me programin e përkrahjes buxhetore në sektorë, ka lejuar edhe 3.9 milion euro shtesë për Ministrinë e punëve të brendshme të Malit të Zi me qëllim të zhvillimit të mëtejmë dhe efikas të sistemit të kontrollit dhe menaxhimit me kufij. Siç është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme pas evoluimit të rezultateve në implementimin e strategjisë për menaxhimin e integruar me kufirin 2014-2018, harmonizimin me sistemin evropianë për mbrojtjen e kufijve dhe miratimin e standardeve të Shengenit, BE ka përkrahur forcimin e qasjes të integruar në menaxhimin e kufijve me një shumë të përgjithshme prej 19.9 milion euro. “Në periudhën e kaluar, me përkrahjen e qeverisë dhe të BE janë avancuar dukshëm kapacitetet materiale dhe teknike të policisë kufitare, si dhe bashkëpunimi policor në  fushën e pengimit të kriminalitetit të organizuar tej kufitarë”, thuhet në kumtesë.

  

Shpallet ftesë e re për ndarjen e mjeteve për zhvillimin e turizmit

Këshilli për bashkëpunimin rajonal ka publikuar ftesën e tretë për ndarjen e mjeteve pa kthim për zhvillimin e turizmit në Ballkanin Perëndimor, në të cilin të gjithë të interesuarit mund të paraqiten deri të hënën.“Vlera e përgjithshme e ftesës është 320 mijë euro dhe gjithsejtë do të financohen deri në 7 projekte të ndryshme”, thuhet në kumtesën e Këshillit për bashkëpunimin rajonal. Projekti për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, të cilin e realizon Këshilli rajonal, dhe të cilin e financon BE, po hynë në fazën përfundimtare. Kjo është ftesa e tretë dhe e fundit për dorëzimin e propozimeve të projekteve, kurse deri tani në kuadër të dy ftesave të para, janë ndarë gjithsejtë 298 grante. Udhëheqësja e projektit të Këshillit rajonal për bashkëpunim e turizmit, Snjezhana Dervishkadiq, ka theksuar se rajonin çdo vit e vizitojnë rreth 12 milion njerëz gjë që pasqyrohet edhe në punësim dhe në të ardhura. Ftesa e tretë për dorëzimin e propozimeve të projekteve është i hapur për organet e pushteteve lokale, për OJQ-të dhe organizatat joprofitabile nga Ballkani Perëndimor dhe synon avancimin plotësues të infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë të shërbimeve përgjatë katër rrugëve të përbashkëta rajonale të turizmit kulturore dhe aventuristik.

 

Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi, vizitoi rajonet e goditura nga tërmeti në Shqipëri

Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi ka vizituar rajonet e goditura nga tërmeti në Shqipëri dhe, siç është kumtuar, ka transmetuar mesazhin e solidaritetit për popullin dhe pushtetin shqiptar, me dëshirën që pasojat e tërmetit të tejkalohen sa më parë të jetë e mundur. Në kumtesën nga parlamenti theksohet se delegacioni, të cilin e ka kryesuar nënkryetari i Parlamentit, Genc Nimanbegu, ka vizituar dje Lezhën, Shëngjinin, Bubqin dhe Durrësin. Nimanbegu i ka njoftuar bashkëbiseduesit se delegacioni parlamentarë do ta njoftojë Kuvendin me të dhënat nga tereni me qëllim të kërkimit të mënyrave që Mali i Zi të ofrojë ndihmë të domosdoshme shtetit fqinj dhe mik. “Në fund të vizitës delegacioni është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me Ministrin e turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi, të cilët i shprehen falënderim Malit të Zi për solidaritet dhe ndihmë, si dhe delegacionit parlamentarë për vizitën e realizuar”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

 

Për ndihmë banorëve shqiptarë janë paguar 42.5 mijë euro

Qytetarët e Malit të Zi, subjektet afariste dhe subjektet e tjera kanë paguar mbi 42.5 mijë euro në xhirollogarinë të cilin  e ka hapur Kryqi i Kuq për ndihmë banorëve shqiptar të prekur nga tërmeti. Nga Kryqi i Kuq kanë theksuar se janë të kënaqur me zhvillimin e grumbullimit të ndihmave për banorët e Shqipërisë të goditur nga kjo fatkeqësi natyre dhe i kanë falënderuar të gjithë ata të cilët deri tani kanë ofruar kontributin e vetë. Mjetet e grumbulluara do ti dorëzohen Kryqit të Kuq të Shqipërisë i cili që nga fillimi është shumë aktiv në ofrimin e ndihmës së parë, në përkrahjen psiko- sociale dhe distribuimin e ndihmës intervenuese te banorët e rrezikuar, kanë theksuar nga Kryqi i Kuq nga Mali i Zi. Nga kjo organizatë kanë theksuar se janë në kontakt të përhershëm me Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe janë duke përcjellë veprimet e Fondacionit ndërkombëtarë të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe të cilat së bashku e koordinojnë dhe realizojnë ofrimin e ndihmës. Në ndërkohë, siç kanë theksuar Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e kuqe ka shpallur apelin preliminarë që ti ofrohet ndihmë Kryqit të Kuq të Shqipërisë.

  

Në Shqipëri, dëme në 6000 pallate e banesa, 9000 banorë lanë shtëpitë

Në Shqipëri të dhëna ende paraprake flasin për të paktën 900 pallate dhe mbi 5100 banesa të dëmtuara nga tërmeti. Afër 9 mijë janë qytetarët, banesat e të cilëve u prekën dhe kanë pësuar dëme. Disa dhjetëra shkolla në Tiranë, Durrës, Lezhë e Elbasan kërkojnë ndërhyrje përpara se të rinisë mësimi. Në terren vijon vlerësimi i dëmeve. Edhe pse ende nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, i cili goditi rëndë Durrësin, Thumanën e Tiranën, por nuk la pa prekur dhe qytete të tjera, të dhënat vijojnë në përditësim e sipër, por ato paraprake që i përkasin aktuales flasin për 640 pallate dhe 4 mijë banesa të dëmtuara, nga të cilat 371 pallate dhe afro 2500 banesa të dëmtuara rëndë. Në Durrës numri rezulton më i ulët, por vetëm për shkak se këtu procesi i verifikimit ka nisur me vonesë, ndërsa ditët e para vëmendja ishte përqendruar të njerëzit e mbetur nën rrënoja. Në këtë qytet për momentin rezultojnë 185 pallate dhe afro 730 banesa të dëmtuara, nga të cilat 38 pallate dje 620 banesa të prekura rëndë. Grupe ekspertësh të huaj të thirrur nga qeveria po vijojnë të vijnë për të ndihmuar në procesin e vlerësimit teknik të godinave, ndërsa godinat që janë gati duke rënë, kanë nisur të shemben nga autoritetet, sic ishte rasti i një hoteli sot në Durrës. Deri më tani rezultojnë të jenë afër 9 mijë qytetarët e prekur nga tërmeti. Mbi 2300 janë sistemuar nëpër hotelet me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje, ndërsa mbi 4800 të tjerë janë strehuar pranë të afërmve të tyre. Mbi 900 banorë janë ende në çadrat e ngritura nga autoritetet në disa lokalitete ndërsa mbi 800 kanë zgjedhur qendrat sociale. Po sot, gjatë ditës presidenti Ilir Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.  Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, u shpreh presidenti Meta, përmes një postimi në Facebook, në përfundim të takimit. Ndërsa, kryeministri Edi Rama vizitoi sot Qendrën Operacionale e Emergjencave në Lezhë i cili uroi mos pastë më një katastrofë si kjo, por në të njejtë kohë theksoi se kurrë s’kemi qenë më të shpejt e më mirë të organizuar në terrenin e sfidës kolosale. Rama ka paralajmëruar sërish mediat duke u kërkuar që të bëjnë shumë kujdes në raportimet që bëjnë për situatën pas tërmetit, teksa Tirana, Durrësi, Lezha dhe Laçi ndodhen në gjendje të jashtëzakonshme nga dëmet që pësuan.  Prokuroritë e Tiranë dhe Durrësit njoftuan se kanë nisur prej disa ditësh hetimet lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit të fortë që goditi këtë vend.

Të tregohet kujdes me të ardhurit nga Shqipëria

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit të 26 nëntorit që la të vdekur 51 njerëz. “Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira... është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes", ka thënë Haradinaj. Haradinaj më pas u bëri thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë. Ai tha se bëhet fjalë për atë kategori të qytetarëve të cilët pretendojnë se nëse vendosen në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në shtetin e Gjermanisë. Kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë. Haradinaj nuk dha më shumë hollësi mbi këto pretendime. Në ndërkohë, ambasada e Shqipërisë në Kosovë i ka drejtuar një kërkesë bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti, evidentimin e banorëve të strehuar në Kosovë. Me këtë rast do të ishte më e lehtë menaxhimi i situatës së krijuar, thonë nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë.

LVV dhe LDK pritet të finalizojnë sot marrëveshjen qeverisëse

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të finalizojnë sot marrëveshjen e koalicionit, në një takim në nivel të liderëve. VV e LDK kanë premtuar se do të publikojnë marrëveshjen që kanë arritur për qeverisje, ndërsa ende nuk dihet se kush do të marrë ministritë. Gati dy muaj kanë zgjatur diskutimet e partisë së Albin Kurtit e të Isa Mustafës, për t’u bërë bashkë në një qeverisje, edhe pse dy subjektet patën dallime të mëdha në programe. Dy ish-partnerët e opozitës, sot do të finalizojnë marrëveshjen për të qeverisur në katër vitet e ardhshme. LDK dhe VV takohen në në Kuvend të Kosovës, pas takimit të së shtunës ku u dha lajmi se puna e koalicionit, tashmë është e kryer. Është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera. Gjithashtu, në pazar ka hyrë edhe pozita e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin, që sipas pajtimit do t’i takojnë partisë së Isa Mustafës. Edhe pozita e krye parlamentarit do t’i takojë LDK-së. Tashmë dihet se VV e LDK do të qeverisin me 12 ministri, temë kjo që kishte qenë ndër të parat për të cilat ishte arritur dakordim në mes të grupeve punuese të partive.

 

Aktakuzë për rastin e Oliver Ivanoviqit

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër gjashtë personave  për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”. Prokuroria Speciale njofton se të tre nga pandehurit të cilët gjenden në paraburgim, si dhe tre të tjerë të cilët gjenden në arrati, ndaj të cilëve gjykata kompetente ka lëshuar urdhërarrest dhe letërrreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale, duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup, me role të përcaktuara formalisht, të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale. Të pandehurit aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit dhe realizimin e përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, me qëllim të shtrirjes së kontrollit të bizneseve në territorin dhe kontrollin e politikës në pjesën veriore të Mitrovicës. Secili nga të pandehurit kanë kryer veprime inkriminuese- konkrete për grupin në fjalë, me ç’rast veprimtaritë e këtij grupit kriminal të organizuar kanë rezultuar me vrasjen tani të të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku paraprakisht nga i njëjti grup i është djegur edhe vetura e tij, njoftojnë agjencitë kosovare. Ivanoviq ka qenë udhëheqës i iniciativës qytetare serbe "Liria, Demokracia, Drejtësia". Ai u qëllua për vdekje pranë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut, në janar të vitit 2018. Në gusht të këtij viti, ministri në detyrë i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka thënë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit është Millan Radoiçiq, nënkryetar i subjektit politik serb Lista Serbe, i cili ndodhet në arrati.

Në prag të takimit të NATO-s në Londër

Ndërsa Britania përgatitet për takimin e udhëheqësve të NATO-s më 3 dhe 4 dhjetor, aleanca thotë se ka pranuar të rishpërndajë kostot dhe të shkurtojë kontributin e SHBA në buxhetin e saj qendror. Buxheti qendror i NATO-s është relativisht i vogël, rreth 2.5 miliardë dollarë në vit, dhe kryesisht mbulon operacionet e shtabeve dhe të stafit, ndryshe nga buxheti i saj i mbrojtjes. Presidenti i SHBA Donald Trump shpesh ankohet për ndarjen e pabarabartë të barrës. Vetëm nëntë nga të 29 vendet anëtare përmbushin objektivin prej 2 për qind të produktit të brendshëm të përgjithshëm për shpenzimet e mbrojtjes së aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se përsa i përket buxhetit qendror, "SHBA do të paguajnë më pak, Gjermania do të paguajë më shumë, kështu që tani Amerika dhe Gjermania do të paguajnë të njëjtën gjë". Shtetet e Bashkuara paguajnë aktualisht rreth 22% të buxhetit qendror të NATO-s. Duke filluar nga viti 2021, SHBA dhe Gjermania do të kontribuojnë secila nga rreth 16%.

 

Mijëra protestues nisin raundin e ri të protestave në Hong Kong

Pas një jave të qetësisë, mijëra protestues anti-qeveritar vërshuan rrugët e Hong Kongut të dielën duke bërë thirrje për "çlirimin e Hong Kongut". Protesta e cila u mbajt në një nga pjesët kryesore të qytetit, erdhi pas marshit të qindra protestuesve pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara për të shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së. Presidenti amerikan, Donald Trump, ditë më parë nënshkroi një ligj që mbështet protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong. Vendimi u dënua nga autoritetet e Hong Kongut dhe Kinës. Protestuesit mbanin pankarta me thirrje "Kurrë mos harroni se si keni filluar", "Revolucion tani". Javën e kaluar për shkak të zgjedhjeve lokale ku shënuan fitore kandidatët pro-demokracisë, protestat ishin pezulluar. Protestat anti-qeveritare kanë përfshirë ish-koloninë britanike që nga qershori, shpesh duke shkaktuar mbylljen e shkollave, aeroportit dhe transporteve tjera. Ato u organizuan fillimisht për të kundërshtuar një projekt-ligj që parashikonte ekstradimin e të dyshuarve në Pekin, por shpejt u shndërruan në një betejë, për të drejtat demokratike dhe ruajtjen e lirive civile, të garantuara për Hong Kongun më 1997, kur Britania e Madhe ia ktheu territorin Kinës.

 

Nesër mot i vranët, me shi dhe bubullimë

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe lindore. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar 17 gradë, Budvë e Herceg Novi 15, Ulqin 12, Podgoricë e Plevle 11, Plavë 8, Kollashin, Zhablak e Cetinë 8, Nikshiq 7, Beranë 4, Rozhajë 3 dhe në Bijello Pole 2 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat jugore me reshje të përkohshme të shiut, kurse në veri kryesisht me borë dhe skllotë. Pasdite pritet kthjellim gradual dhe ndërprerje e të reshurave. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 16 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се