Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 11. 2019. 17:23 >> 17:39

Ditari 28.11.2019

28.11.2019

Propozimi për aeroportet nuk u fut në rend të ditës

Kuvendi i Malit të Zi nuk e ka aprovuar propozimin që në rend të seancës e cila ka filluar sot , të futet propozimi i rezolutës për ruajtjen e aeroporteve të Malit të Zi , të cilën e kanë dorëzuar deputetet e Partisë social demokratike. Deputetet e kësaj partie Draginja Vuksanoviq – Stankoviq, Rashko Konjeviq Ranko Krivopiq dhe Xhavid Shaboviq, me rezolutën e propozuar kanë krërkuar që të hiqet dorë nga modeli i paralajmëruar i valorizimit përmes dhënies së tyre me koncesione afatëgjate. Kryetari i kuvendit Ivan Brajoviq ka theksuar se , edhe pse e përkrah rezolutën, nuk ka qenë në gjendje që ta fusë në rendin e ditës. Ai ka sqaruar se në momentin kur është hartuar rendi i ditës dhe është caktuar seanca nuk kanë kaluar 15 ditë prej momentit kur rezoluta i është postuar parlamentit. Deputetët e PSD me rezolutë kanë propozuar që parlamenti ta obligojë qeverinë që në bazë të nevojave të projektuara të përgatis planin e zhvillimit të infrastrukturës së aeroporteve së bashku me vlerësimin e investimeve të nevojshme dhe me mundësi të qartë të kompanisë që të financojë zhvillimin e vetë të ardhshëm. Ata kanë theksuar se është e domosdoshme hapja e debatit parlamentarë në këtë temë dhe të miratohen konkluzionet gjegjëse.

Parlamenti i gatshëm që ta ndihmojë Shqipërinë

Kuvendi i Malit të Zi është i gatshëm që në pajtim me mundësitë e veta ta ndihmojë Republikën e Shqipërisë pas një serie të termeqeve shkatërruese, ka theksuar kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq duke paralajmëruar se grupi i miqësisë do ta vizitojë Parlamentin në Tiranë. Ai në fillim të seancës së sotme të parlamentit , në emër të institucionit më të lartë ligjdhënës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët në këtë termet kanë humbur të afërmit e vetë. Ai ka theksuar se disa aksione të shkëputura në disa qytete , të cilat i ka inicuar qeveria  kanë treguar se jemi solidarë me të gjithë të cilët janë goditur nga fatëkaqesitë natyreë .ai ka shtuar se grupi i miqësisë të parlamentit të Malit të Zi të cilin do ta udhëheq shefi i grupit Genci Nimanbegu , gjatë kësaj jave do të vizitojë parlamentin shqiptarë.

Mbështetet dërgimi i pjesëtarëve të ushtrisë së M. Z në Irak

Këshilli ligjdhënës është deklaruar sot pozitivisht  për propozim ligjin për dërgimin e ushtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në misionin e NATO-s në Irak. Sipas propozimit të Këshillit për mbrojte dhe siguri , në këtë mision do të shkojnë dy nënoficerë . Ministria e mbrojtjes , siç është sqaruar do ti caktojë pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi, kohë zgjatjen , rrotacionin , trajnimin dhe përgatitjen e tyre dhe do të përcjell dhe koordinojë angazhimin në misionin e tyre në Irak. Siç theksohet, pas anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e Atlantikut Verior janë krijuar kushtet për rritjen e pranisë ushtarake të Malit të Zi në kuadër të NATO-s në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, thuhet në arsyetim. Vlerësohet se për Malin e Zi pjesëmarrja në misione donë të thotë shtuarjen e autoritetit në Bashkësinë ndërkombëtare sepse përmes pjesëmarrjes aktive dhe kontributit të dhënë  tregon pë rgjegjësi për nevojen e ruajtjes së sigurisë në botë.

 

Markoviq; Qëllimi është humanizimi i procesit të punës

Qeveria e Malit të Zi e ka vërtetuar propozim ligjit për punën i cili është i harmonizuar përmes dialogut social , me sindikatat dhe punëdhënësit dhe i harmonizuar me thesarin juridik të BE. Me ligjin e propozuar , siç është publikuar në fejsbuk, faqen e qeverisë së Malit të Zi , forcohen organet të cilat i mbrojnë të drejtat e punësuarve , pengohet diskriminmi në punë dhe pengohet ekonomia informale. Kryeministri Dushko Markoviq ka kumtuar se qëllimi i hartimit të ligjit për punë ka qenë që të bëhet humanizimi i procesit të punës. Trendet globale , për shkak të interesit të kapitalit , e shndërrojnë individin në makineri pune. Ne ofrojmë një pasqyrë tjetër – duhet të respektohet më tepër individi që drejtë për drejtë merr pjesë në krijimin e vlerave të reja, ka theksuar Markoviq.

Numër i vogël i viktimave të identifikuara të tregëtisë me njerëz

Në Mal të Zi edhe përkundër gatishmërisë së plotë institucionale për ballafaqim  me tregtinë me njerëz, gjithnjë numri i  viktimave të identifikuara është tejet i vogël sa i përket kësaj vepre penale, është kumtuar në konferencën ndërkombëtare kushtuar luftës kundër tregtisë me qenjet njerëzore në Ballkanin Perëndimor. Ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq ka theksuar se gjatë këtij viti për shkak të veprës penale të tregtisë me njerëz në dëmë të 5 individëve , janë procesuour 3 persona Nuhoxhiq ka shtuar së me aktë vendim gjyqësor lidhur me këtë lëndë një përson është dënuar me 17 vjet burg kurse përsoni tjetër me 15 vjet heqje lirie. Ai ka shtuar se përveç këtyre dy lëndëve ekzistojnë edhe 9 të tjera të cilat i ka evidentuar ekipi operativ për luftën kundër tregëtisë me njerëzë . Ai ka shtuar se ekzistojnë lidhje të forta ndërmjet tregtisë me njerzë dhe formave tjera të kriminalitetit tejkufitarë.  Kryetari i parlamentit Ivan Braoviq ka theksuar se në Mal të Zi edhe përkundër gatishmërisë së plotë institucionale për ballfaqim me tregtinë me njerzë, gjithnjë numëri i viktimave të identifikuara është tejet i vogël. Ai ka shtuar se në nivelin global gjatë 13 vjetëve të fundit janë identifikuar 225 mijë viktima të tregtisë me njerzë , prej të cilave 50% janë femra, 21% meshkuj dhe 29% fëmijë.

Sistemi i ri i luftës kundër dhunës në shkolla

Ministria e arsimit me përkrahjen e shoqatës “prindërit” , ka iniciuar sistemin e ri për luftën kundër dhunës në shkolla , është kumtuar nga kjo ministri. Nga ministria e arsimit kanë theksuar se në vazhdim është formimi i ekipeve shkollore për luftën kundër dhunës në të gjitha shkollat, pastaj do të angazhohen mbrojtësit në disa shkolla dhe se masat disiplinore kundër nxënësve do të ndryshohen dukshëm Siç theksohet , drejtorët do të mbajnë shumë më tepër përgjegjësi nëse nuk reagojnë në mënyrë adekuate ndaj dhunës së moshatarëve, sepse ky do të jetë njëri nga kushtet për zgjidhjen e problemeve. Detyra e ekipit, siç theksohet , është që në vazhdimësi , ti analizojë të dhënat për dukurinë e dhunës të propozojë dhe të ndërmarr aktivitete gjegjëse . Anëtarë të ekipit të cilin e ka formuar Ministria e arsimit janë përfaqësues të Entit për shkollim , të ministrisë për punë dhe kujdesjes sociale dhe përfaqësues të shoqatës “Prindërit”.

 

SHKON NË 41 NUMRI I TË VDEKURVE NGA TËRMETI TRAGJIK

Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që ka tronditë Shqipërinë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës. Është konfirmuar viktima e 41 si pasojë e këtij tërmeti, transmeton TCH. Autoritetet po nxjerrin nga rrënojat disa të mbijetuar, ndërsa po përpiqen të komunikojnë me personat që ndodhen nën rrënoja në Thumanë.

Shqipëria shënon 107 vjet shtetësi nën ankthin e tërmeteve

Të paktën 41 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur nga tërmetet që e goditën Shqipërinë në dy ditët e shkuara, përderisa bilanci i viktimave vetëm sa shkon e rëndohet. Qindra persona kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit me magnitudë 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada që goditi Shqipërinë në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Një tërmet i fuqishëm  prej 4,9 shkallësh të Rihterit goditi Shqipërinë në orën 11:25 të ditës së enjte. Epiqendra ishte në Detin Adriatik, 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, me thellësi prej vetëm 2 kilometrash.

Gjithashtu, në orën 11:52, një tërmet tjetër 4 ballësh po ashtu me epiqendër në Adriatik, goditi Shqipërinë. Ky tërmet ishte 33 kilometra në veriperëndim të Tiranës me thellësi prej 10 kilometrash. Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve të Shqipërisë më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Shumica e viktimave janë shkaktuar në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë. Numri më i madh i viktimave është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate dhe mbetën të vdekur 23 persona. Gjashtëmbëdhjetë persona tjerë kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe një shtëpi në zonën e ish-Kënetës, ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç. Shqipëria sot shënon 107-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ditë kjo që e gjen vendin në panik dhe pa qetësi. Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se kjo ditë e gjeti vendin në zi dhe i ftoi qytetarët të qëndrojnë të bashkuar për të ndihmuar kthimin në normalitet të familjeve të prekura nga tërmeti. “Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e  tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre”, tha Meta. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dita e Flamurit e gjeti Shqipërinë në errësirë. “Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët pa asnjë dallim, kudo që janë e pavarësisht bindjeve që kanë dhe flamurin më të bukur në botë sigurisht”, shkruan Rama. Edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka thënë se me rastin e 107-vjetorit të pavarësisë “mendimet dhe lutjet e shqiptarëve” janë me të lënduarit dhe familjet e viktimave.

 

Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Qindra persona kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit që ka goditur të martën Shqipërinë, duke lënë të paktën 41 persona të vdekur dhe mbi 650 të plagosur. Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve lokale më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Tërmeti me magnitudë, 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada, ka goditur Shqipërinë në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Shumica e viktimave janë shkaktuar në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë. Përveç tërmetit të madh së të martës dhe lëkundjeve të tjera, një ditë më parë është raportuar për një tjetër tërmet prej 5.3 shkallësh të Rihterit. Kryqi i Kuq në Shqipëri ka thënë se rreth 2,500 persona janë zhvendosur.

Si pasojë e kësaj situate, në këtë shtet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

 

THAÇI: KOSOVA SA MË PARË TË JETË PJESË E NATO-S DHE BE-SË

Për nderë të festës së 28 Nëntorit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin "Adem Jashari" në Prekaz. Nga ky vend Thaçi tha se lufta e komandantit legjendar  Adem Jashari dhe familjes së tij është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. "Sot, shteti i Kosovës dhe gjithë kombi shqiptar kujton me respekt, të lartë sakrificën sublime të familjes Jashari, ditën e flamurit kombëtar dhe gjithashtu paraqitjen publike të UÇK-së. Lufta në Prekaz, lufta e komandantit legjendar, familjes së tij dhe bashkëluftëtarëve është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i identitetit dhe krenarisë së shtetit të Kosovës. Prandaj, e ritheksoj çdo herë se Prekazi është një burim frymëzimi për të gjithë edhe respekt për të kaluarën, por edhe për realizimin e objektivave për të ardhmen që Kosova si shtet të jetë sa më parë pjesë e NATO-së dhe e Bashkimit Evropian, që të jetë një shtet i progresit, i zhvillimit, i mirëqenies dhe shtet që çdo qytetar i Kosovës do të ndjehet mirë dhe krenar për të jetuar", tha ai.

 

LIMAJ: BASHKËNDJEJMË ME FAMILJET QË HUMBËN MË TË DASHURIT NGA TËRMETI

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj deklaroi sot se "Dita e Flamurit dhe 107-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë e ka gjetur Shqipërinë të goditur nga një fatkeqësi e madhe natyrore. Shqiptarët gjithandej kanë ndarë bashkë dhimbjet, vuajtjet dhe gëzimet dhe në këto momente të rënda për popullin shqiptar, mendjet dhe zemrat tona janë me motrat dhe vëllezërit tanë në Shqipëri. Ne bashkëndjejmë me familjet që humbën më të dashurit, dhe lutemi që të lënduarit të gjejnë shërim sa më parë. Kjo ditë historike përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar ne sot kujtojmë të gjithë ata që i shërbyen kësaj ditë në etapa të ndryshme.

Hetimet për shkarkim të Trumpit hynë në fazë të re

Presidenti amerikan, Donald Trump ka afat deri më 1 dhjetor për të konfirmuar pjesëmarrjen në fazën e re të hetimeve të Kongresit për shkarkimin e tij.

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve ka caktuar për 4 dhjetor mbajtjen e seancave publike në të cilat do të prezantohen edhe përpjekjet për shkarkim të presidentëve tjerë, si dhe do të përfshihen ekspertë ligjorë, sidomos ata të ligjit kushtetues. Tri komitetet tjera që kanë përfunduar punën e tyre janë duke hartuar raportin që do t’i dorëzohet Komitetit Gjyqësor pas Festës së Falënderimeve. Bazuar në të gjeturat e raportit dhe përfundimet e seancave publike që nisin më 4 dhjetor, Komiteti Gjyqësor do të vendosë nëse do të hartojë artikujt për shkarkim apo akuza zyrtare kundër presidentit. Në qendër të hetimeve janë supozimet nëse Trump ka kryer “shkelje të rënda”, siç definohet me kushtetutë. Këto supozime janë ngallur pas një bisede telefonike të zhvilluar më 25 korrik në mes të Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

 

Trump nënshkruan ligjin që mbështet protestuesit në Hong Kong

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një ligj që mbështet protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong. Vendimi u dënua nga autoritetet e Hong Kongut dhe Kinës. “Unë nënshkrova ligjin mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong Kong", njoftoi presidenti amerikan përmes një deklarate, raporton AFP. "Qeveria e Hong Kongut shprehu keqardhjen e saj të thellë për vendimin e Trumpit dhe e akuzoi Uashingtonin për "ndërhyrje" në punët e brendshme të Hong Kongut. Pekini tha se e kishte thirrur ambasadorit amerikan në Kinë për një bisedë, duke i kërkuar Uashingtonit të mos e zbatonte ligjin. Zëvendës-ministri i Jashtëm kinez, Le Yuceng, i tha ambasadorit amerikan, Terry Branstad, se Kina "e kundërshton ashpër" ligjin. “Kina i kërkon SHBA-së që të korrigjojë gabimin në mënyrë që të mos dëmtojë më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin kinez-amerikan", u tha në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze. Protestat në Hong Kong po zhvillohen që nga fillimi i qershorit. Ato u organizuan fillimisht për të kundërshtuar një projekt-ligj që parashikonte ekstradimin e të dyshuarve në Pekin, por shpejt u shndërruan në një betejë, për të drejtat demokratike dhe ruajtjen e lirive civile, të garantuara për Hong Kongun më 1997, kur Britania e Madhe ia ktheu territorin Kinës.

Të paktën 22 persona vdesin në veri të Afganistanit

Të paktën 22 persona, përfshirë 15 civilë janë vrarë në 24 orët e fundit në dy incidente të ndara në veri të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët. Në provincën Kunduz, 15 persona, duke përfshirë tetë fëmijë janë vrarë, pasi një veturë është qëlluar nga një bombë rrugore. Viktimat kanë qenë duke udhëtuar për të marrë pjesë në një ceremoni martesore në distriktin, Khan Abad. Zyrtarët kanë thënë se mina është vendosur nga talibanët, të cilët nuk kanë komentuar deri më tani këtë incident. Ky rajon është skenë e përleshjeve të rregullta në mes të luftëtarëve talibanë dhe forcave afgane. Muajin e kaluar, Misioni për Ndihmë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar për nivelet e pashembullta të dhunës që po dëmton civilët” gjatë nëntë muajve të këtij viti. Ky mision ka regjistruar 2,563 vdekje dhe 5,676 të plagosur në periudhën janar-shtator. Në provincën Takhar, të paktën shtatë forca të sigurisë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve në dy baza ushtarake.

 

Nesër mot i vranët,të mundshme reshje të shiut

         Sot në Mal të Zi  ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

                    Tempeaturat: Tivar e Ulqin 19, Budvë 17, Podgoricë e H. Novi 16, Beranëe 15, Plevle e Rozhaj 14, Plluzhinë 13, Cetinë 12, B. Pole 11, Kollashin 10 dhe në Zhablak 8 g

                    Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje e bubullimë lokale. Do të fryjë erë mesatare , në zonat veriore deri e fortë, nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 14, kuse më e larta e ditës prej 6 deri në 19 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се