Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 11. 2019. 16:38 >> 16:42

Ditari 12.11.2019

12.11.2019

Parlamenti shtynë afatin për punën e Këshillit deri në 18 dhjetor

Parlamenti i Malit të Zi miratoi mbrëmë vonë Vendimin për vazhdimin e afatit për punën e Këshillit për reformën zgjedhore dhe reformën e legjislacionit tjetër. Për këtë vendim kanë votuar 44 deputetë, kurse dy ishin kundër vendimit që afati të shtyhet deri me 18 dhjetor.

Paraprakisht në parlament për këtë propozim u debatua gjatë dhe në çaste me tone mjaft polemizuese. Kryetari i Kuvendit ,Ivan Brajoviq , ka deklaruar se është i bindur se , nëse të gjithë dëshirojnë avancimin e ambientit zgjedhor, kjo punë mund të kryhet brenda afatit të paraparë. Deputetët e pavarur  e kanë vlerësuar punën e Keshillit si të pa nevojshëm , kurse demokratët, të cilët nuk kanë marrë pjesë në seancë, nuk pajtohen me shtyrjen e afateve për punën e këtij këshilli. Fronti Demokratik përsëri bëri ftesë për protesta. Dje më herët ,Këshilli ligjdhënës ka përkrahur propozimin që puna e Këshillit të shtyhet deri me 18. dhjetorë. Përndryshe, shtyrja e dytë e punës të Këshillit u vendos dje në mbledhjen e kolegjiumit, kurse propozimin për këtë e kanë dorëzuar deputetët Ivan Brajoviq dhe Genci Nimanbegu.

 

Të angazhohen konsultues nga organizatat ndërkombëtare

Afati për përfundimin e punës të Këshillit për reformën zgjedhor është real, mirëpo, kërkohet seriozitet dhe përkushtim për një punë cilësore , ka vlerësuar kryetari i Aleancës qytetare ,Boris Raoniq ,duke shtuar se këtu duhet angazhuar konsultues nga organizatat ndërkombëtare. Siç thamë më parë , mbrëmë vonë Kuvendi i Malit të Zi me shumicë votash ka miratuar vendimin që puna e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër të vazhdohet deri me 18. dhjetor. Raoniq për agjencinë MINA ka theksuar se afati i tretë, i caktuar mbrëmë, është po aq real sa edhe dy afatet e mëparshme. Megjithatë ,ai ka shtuar se në punën e Këshillit duhet të angazhohen konsultues nga organizatat ndërkombëtare, të analizohen mirë të gjitha modelet me qëllim që në muajt e parë të vitit të ardhshëm ti përkushtohen implementimit të këtyre zgjidhjeve dhe me qëllim që fushata zgjedhore ti kushtohet esencës politike dhe luftës politike.

 

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë

Integrimi në Bashkimin Evropian, për Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë , kurse shtetet e rajonit dhe vendet anëtarë të BE duhet të punojnë së bashku në realizimin e këtij qëllimi, është vlerësuar gjatë bisedimeve të bashkëbiseduesit kryesor Aleksandar Drleviq me ministrin italian për çështjet evropiane Vinqenco Amendolla.

Drleviq ka theksuar se Mali i Zi , pa marrë parasysh sinjalet e ndryshme të cilat në kohën e fundit arrijnë nga disa vende anëtare të BE, është i vendosur që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Sipas fjalëve të tij , synimi i rajonit drejtë BE është gjithmonë aktual, sepse kjo është e rëndësishme, jo vetëm për progresin e shteteve në Ballkanin Perëndimor ,por edhe për stabilitetin e tërë Evropës. Ministri Amendolla ka theksuar se anëtarësimi në familjen evropiane do të thotë ekzistim i demokracisë, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe i standardeve të larta në fushën e standardit jetësor. Me këtë rast është theksuar gatishmëria e Italisë për vazhdimin e përkrahjes ndaj Malit të Zi në procesin integrues ,si dhe përmes bashkëpunimit ekonomik e që është me rëndësi të madhe për përparimin e marrëdhënieve të mëtejme bilaterale.

 

Markoviq udhëton nesër për në Londër

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të qëndrojë nesër në Londër, ku do të marrë pjesë në punën e konferencës së 13 globale për nënshtetësinë , tubim ky më i madh botëror në temën e investimeve migruese. Kryeministri në këtë konferencë , në të cilën do të jetë njeri nga panelistët , do të prezantoi të arriturat politike dhe ekonomike të Qeverisë , prioritetet strategjike zhvillimore, si dhe projektin e marrjes së nënshtetësisë malazeze me qëllim të realizimit të programit me rëndësi të veçantë për interesin afarist dhe ekonomik të Malit të Zi, është kumtuar nga Qeveria. Qëndrimi në Londër, siç theksohet, do të jetë rast që Markoviq të takohet edhe me investuesit e atjeshëm potencial në Mal të Zi.

 

“Shengeni i vogël” për Malin e Zi do të ishte një hap mbrapa

Anëtarësimi potencial i Malit të Zi në të ashtuquajturin “Shengeni i vogël”, të cilin si model të ri të bashkëpunimit rajonal, e kanë hartuar presidentët e Serbisë, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut mund të jetë për Malin e Zi një hapë mbrapa dhe devijim nga rruga e integrimeve evropiane, ka vlerësuar lideri i Lëvizjes evropiane, Momçillo Radulloviq. Ai ka shtuar se e çudit fakti që këtë ide tani përpiqen ta promovojnë individë, të cilët vite me radhë kanë qenë përgjegjës për ngecje të bashkëpunimit rajonal. “Bashkëngjitja e plotë në këtë iniciativë të paqartë, në të vërtetë do të ishte hap mbrapa për Malin e ZI dhe devijim nga rruga e integrimeve evropiane dhe bashkim i interesave partikulare të disa liderëve autoritarë nga rajoni dhe ambicieve të tyre , të cilat ,siç duket ,kanë për qëllim ndarjen e zonave të interesit të bazuara në principet nacionale” , ka vlerësuar Radulloviq për gazetën “Pobjeda”.

 

Është i rëndësishëm bashkëpunimi me institucionet e revizorit

Kontrolli cilësor dhe roli mbikëqyrës i parlamentit është njëri nga parakushtet për zhvillimin e demokracisë së vërtetë parlamentare dhe në këtë drejtim bashkëpunimi me institucionet kryesore revizore është me rëndësi të madhe, ka vlerësuar kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Ai në hapjen e punëtorisë së fundit rajonale për strategjitë dhe qasjet teknike në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve dhe institucioneve supreme revizore , e cila është mbajtur në hotelin “Hillton” në Podgoricë, ka theksuar se i vjen mirë që Kuvendi i Malit të Zi ka qenë mikpritës i një tubimi aq të rëndësishëm . Këtë ngjarje të rëndësishme treditore e organizon Kuvendi i Malit të Zi, respektivisht Këshilli për ekonomi , financa dhe buxhet dhe Banka botërore. Pjesëmarrësit e tubimit , anëtarë të Këshillave gjegjës për financa dhe buxhet dhe përfaqësuesit e institucioneve supreme revizore të Ballkanit Perëndimor, do të bisedojnë gjatë tri ditëve të ardhshme për forcimin e lidhjeve të institucioneve të cilat i përfaqësojnë ,me qëllim të përparimit të punës së revidimit të jashtëm.

 

Policia e shpejt dhe e vendosur në mbrojtjen e gazetarëve

Këshilli për kontrollin qytetarë të punës së policisë ka vlerësuar se aktivitetet e Drejtorisë së policisë lidhur me rrezikimin e sigurisë së gazetarëve Gojko Raiçeviq dhe Nebojsha Rexhiq kanë qenë të shpejta , profesioniste dhe të suksesshme .Këshilli në veçanti ka vlerësuar faktin se rrjetet shoqërore janë identifikuar nga nëpunësit policorë si hapësirë në të cilën gazetarët po ashtu mund të jenë të rrezikuar. “Reagimi efikas i policisë dhe zbatimi i vendosur i ligjit kontribuojnë në një ambient më të shëndosh dhe më konstruktiv digjital. Vlerësojmë se Drejtoria e policisë tregon vendosmëri të plotë në mbrojtjen e gazetarëve dhe garanton sigurinë e tyre”, thuhet në kumtesën e Këshillit. Siç përkujtohet , nëpunësit e sektorit për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit , në bashkëpunim me nëpunësit e Qendrës së sigurisë në Podgoricë, kanë arrestuar personin A.T. 55 vjeçar, për shkak të dyshimit se ka bërë vepër penale të rrezikimit të sigurisë kundër redaktorit të portalit “IN4S” Raiçeviq dhe kundër gazetarit të Zërit të Amerikës nga Mali i Zi Nebojsha Rexhiq.

 

Macron ndërmjetëson takimin mes Thaçit dhe Vuçiqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takim të përbashkët me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Sipas një njoftimi të zyrës së presidentit të Kosovës, Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Presidenti Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, thuhet në njoftim.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes që po mbahet në Paris.

Takimi Thaçi - Vuçiq pason takimet e ndara që kanë pasur të hënën me presidentin Macron.

Përmes një njoftimi për media, zyra e presidentit të Kosovës, ka njoftuar se gjatë takimit midis Macronin dhe Thaçit është diskutuar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë.Ndërkohë ,presidenti i Serbisë njoftoi gjithashtu se ka biseduar me presidentin francez për raportet me Prishtinën.

"Evropa do të presë formimin e një qeverie në Prishtinë. Unë besoj se do t'i ftojë të dyja palët për të biseduar dhe të përpiqen të gjejnë një kompromis. Unë nuk jam i sigurt se do të jetë e lehtë, por presidenti Macron beson në gjithçka që kemi biseduar në Beograd, për domosdoshmërinë e arritjes së një zgjidhjeje kompromisi", tha Presidenti i Serbisë.

 

Pendarovski më 22 nëntor do të takohet me Vuçiqin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, më 22 nëntor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi.

Pendarovski në Beograd do të pritet me nderime ushtarake nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Pas takimit kokë-më-kokë, Pendarovski dhe Vuçiq do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës zyrtare në Serbi, Pendarovski do të këtë takim edhe me kryetaren e Kuvendit Popullor të Serbisë Maja Gojkoviq dhe kryeministren serbe Ana Brnabiq.

 

Meta: Banorët të ruajnë qetësinë. Palët të ulen menjëherë në dialog

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre”, kështu ka shkruar për situatën në Astir, presidenti Ilir Meta në facebook.

Presidenti ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë, ndërsa shton se palët duhet të ulen menjëherë në dialog.

E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.
U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

 

Izraeli vret komandantin e Xhihadit Islamik Palestinez

Izraeli tha se ka vrarë një nga komandantët më të lartë të një grupi militant në Rripin e Gazës.

Baha Abu Al-Ata, udhëheqës i Xhihadit Islamik Palestinez, u vra së bashku me gruan e tij, kur raketa goditi shtëpinë e tyre.

Izraeli tha se Al-Ata po planifikonte "sulme të menjëhershme terroriste".

Xhihadi Islamik Palestinez u zotua se do të hakmerret për vrasjen e tij.

Grupi, i cili mbështetet nga Irani, është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza dhe ka kryer shumë sulme me raketa ndaj Izraelit.

Grupi militant palestinez i Hamasit, i cili udhëheq Rripin e Gazës dhe konsiderohet rival i Xhihadit Islamik Palestinez, e dënoi vrasjen e Al-Atas dhe tha se "nuk do të kalojë pa ndëshkim".

Shumë shpejt pas lajmit për vrasjen, militantët hodhën disa raketa në drejtim të Izraelit, por nuk u raportua për të plagosur apo dëme të tjera.

 

Forcat amerikane mbesin të angazhuara në Siri

Në një bazë në Sirinë lindore, një komandant i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, tha se trupat amerikane po rivendosen në disa baza, duke përfshirë lokacione të reja. Ai tha se janë duke punuar me forcat e udhëhequra nga kurdët, për të mbajtur presionin ndaj militantëve të Shtetit Islamik dhe për të parandaluar ekstremistët të rishfaqen ose të ikin nga burgjet.

"Misioni vazhdon. IS-i po përpiqet të ringjallet kudo që të munden", tha komandanti Eric T. Hill.

Vendosja e forcave në lindje të Sirisë po ndodhë, pasi trupat amerikane u tërhoqën nga verilindja e Sirisë, duke i hapur rrugë një sulmi të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë.

Vetëm pak kilometra larg bazës amerikane, luftimet midis forcave turke dhe luftëtarëve kurdë po vazhdojnë, megjithë armëpushimin që deri tani kishte frenuar ofensivën turke, por nuk i dha fund dhunës.

 

Vatrat e zjarrit në Australi po shkatërrojnë gjithçka po u del përpara

Mijëra banorë gjenden nëpër rrugët vdekjeprurëse të Australisë, për shkak të zjarrit të madh që ka shpërthyer kryesisht nëpër zonat malore duke shkaktuar re tymi, që mund të vërehen madje nga Zelanda e Re.

Në New South Wales është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, kurse erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë detyruar ekipet e zjarrfikësve të paralajmërojnë banorët e zonës së Sydney, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të kërcënimit në Sydney. Në këtë qytet jetojnë afro 4.6 milionë banorë, kurse rreziku më i madh po kërcënon zonat rurale në periferi të qytetit.

“Shtëpitë e projektuara për t’i bërë ballë zjarreve të vogla nuk figurojnë në listën e objekteve të rrezikuara. Ato që po kërcënohen janë shtëpitë e ndërtuara në zonat malore, ku mund të humbin jetën edhe qytetarët”, ka deklaruar Shane Ficsimons.

Nga e premtja e kaluar në tërë New South Wales, kanë shpërthyer 70 vatra zjarresh. Në anën tjetër Australia raportohet se është duke përjetuar një prej viteve më të thata në dhjetë vitet e fundit, kurse temperaturat e larta vetëm sa po e vështirësojnë situatën.

 

Nesër mot i vranët , me shi dhe bubullimë

        Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende- vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare , vende- vende deri e fortë nga drejtimet e jugut.

             Temperaturat: Tivar e Ulqin 19, Budvë 18, H. Novi, Plevle e Shavnik 17, Rozhajë 15, Podgoricë, Plavë e Kollashin 14, Cetinë e Plluzhinë 13, Nikshiq e B. Pole 12, dhe në Zhablak e Beranë 10 g.

              Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë të përkohshme. Të reshura më intensive priten në viset jugore dhe qendrore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet juglindore. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 21 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се