Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 09. 2013. 17:37   >>  18:06

LAJMET 20.09.2013

20.09.2013

Për vizitë zyrtare në Mal të Zi qëndron  kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq

Sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi qëndron  kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq. Kjo është vizita e par e tij zyrtare prej ndryshimit të pushtetit në Serbi.  Ai më parë ka deklaruar se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, të cilat duhet të inkurajojnë dhe të jenë shembull i bashkëpunimit në rajon.

Pushteti i Malit të Zi dhe ai i Serbisë duhet të zgjidhin çështjen e qarkullimit të drejt për drejtë pagesorë ndërmjet dy vendeve, sepse aktualisht ky qarkullim për momentin zhvillohet përmes bankave të treta e që për një gjë të tillë marrin provizion të madh, ka vlerësuar kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Daçiq ka shtuar se Serbia është e gatshme që në sferën ekonomike ta përparojë bashkëpunimin me Malin e Zi duke pasur para sysh se për një gjë të tillë ekziston interes i përbashkët. Para së gjithash është fjala për infrastrukturën , komunikacionin , respektivisht ,  autostradën  pastaj  hekurudhën , Portin e Tivarit, e gjithashtu  edhe në sferën e energjetikës  si  dhe në investime, sepse në Mal të Zi vepron një numër i madh i kompanive nga Serbia , ka theksuar Daçiq.

 

Deputetet  miratuan sot propozim vendimin për emërimin e Komisionit zgjedhor republikanë të Petnicës

Deputetet e Parlamentit të Malit të Zi miratuan sot propozim vendimin për emërimin e Komisionit zgjedhor republikanë të Petnicës me ç’gjë është vërtetuar se zgjedhjet lokale  do ti organizojë Komisioni zgjedhor komunal nga Berana  me mjetet nga buxheti i shtetit. Për këtë vendim kanë votuar 53 deputet, kurse 14 ishin të përmbajtur. 

Përfaqësuesit e koalicionit në pushtet Rifat Rastoder, Zorica Kovaçeviq dhe Sulo Mustafiq kanë paraqitur amendamente në propozim vendimin për emërimin e Komisionit  zgjedhor komunal, gjë që më parë një zëri e kanë miratuar Këshilli ligjdhënës dhe Këshilli për sistemin politikë legjislaturë dhe administratë dhe në këtë mënyrë ato janë bërë pjesë përbërëse e ligjit.

 

Miliq- Taliq-Marrëdhëniet  ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës do të avancohen

Marrëdhëniet e mira ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës do të avancohen me vazhdimin  e koordinimeve të qeverive të dy vendeve  si dhe  Kuvendeve me qellim të nënshkrimit të marrëveshjes për kufirin dhe dyshtetësinë, ka vlerësuar lideri i PSP Srgjan Miliq.

Ai sot në Podgoricë me ambasadorin e BH Izmir Taliq ka biseduar për situatën aktuale ekonomike dhe politike në Mal të Zi dhe në rajon si dhe bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësorë të vendeve të Ballkanit  Perëndimor dhe për aspiratat e tyre evropiane. Bashkëbiseduesit  janë  pajtuar se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe BH janë shembull i mirë i raporteve fqinjësore dhe kanë shprehur mendimin  se bashkëpunimi ekonomik do të vazhdojë, në veçanti në fushën e energjetikës , bujqësisë , tregtisë dhe infrastrukturës , thuhet në Kumtesën e PSP.

 

Pamer- Me ndryshimin e amendamenteve  kushtetuese  është bërë hap i madh përpara në sferën e legjislacionit

Me ndryshimin e amendamenteve  kushtetuese  dhe me hartimin e propozimit të ligjeve sistemore, si parakusht i rëndësishëm për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, është bërë hap i madh përpara në sferën e legjislacionit , ka vlerësuar ambasadori në largim i Austrisë në Podgoricë Martin Pamer. 

Atë sot në vizitë lamtumirës e ka prit nënkryetari i qeverisë Dushko Markoviq . Siç është kumtuar, bashkëbiseduesit  kanë vlerësuar se bashkëpunimi i Malit të Zi dhe Austrisë është në nivel të lartë, si në planin e mbështetjes së Malit të Zi në aspiratat e tij evropiane si dhe në planin ekonomik dhe kulturor. Duke folur për temat aktuale, bashkëbiseduesit janë pajtuar se në sferën e gjyqësorit është bërë përparim i mirë me ndryshimin e amendamenteve kushtetuese dhe me hartimin e propozimit të ligjeve sistemore në fushën e gjyqësorit si parakusht i rëndësishëm për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, thuhet në kumtesë.

 

Llazoviq- Ligji për të ardhurat publike nuk parasheh  zvogëlimin e të ardhurave 

Ligji për të ardhurat publike, hartimi i të cilit është në procedurë, nuk parasheh  zvogëlimin e të ardhurave  të të punësuarve në sektorin publik, ka deklaruar nënkryetari i qeverisë, Vujica Llazoviq.

Ai ka sqaruar se mund të rriten të ardhurat për ata që ndodhen në pozita të rëndësishme  në administratën publike, të cilët kryejnë punë të rëndësishme  për integrimet evropiane dhe euroatlantike , me rëndësi të veçantë për resore të  caktuara , ka thënë Llazoviq. Sistemi do të rregullohet ashtu që do të ketë parasysh shpërblimin e atyre që do të punojnë, kurse ata që nuk punojnë  në një farë mënyre duhet sanksionuar, pohoi Llazoviq.

 

Marrëveshja për shlyerjen e borxheve ndërmjet KAP dhe elektroekonomisë është çështje e hapur

Marrëveshja për shlyerjen e borxheve ndërmjet KAP dhe elektroekonomisë është çështje e hapur dhe nuk ekziston model për zgjidhjen e saj , ka vlerësuar nënkryetari i qeverisë Vuica Llazoviq në takimin me gazetarët në Fakultetin ekonomikë pas hapjes së konferencës ndërkombëtare të ndërmarrsëve me titull “Kriza dhe rinovimet nga prizma e ndërmarrsëve. Qeveria me rebalancin e buxhetit është dashtë të zgjidh raportin e borxhit ndërmjet  KAP dhe elektroekonomisë në vlerë prej rreth 81 milion euro. Megjithatë  propozimi i rebalancit të buxhetit është tërhequr në muajin gusht pasi që u bë e qartë se as propozimi i modifikuar i cili nuk do të parashihte obligimin e shtetit që ta paguaj borxhin e KAP për rrymë, nuk do ta fitojë shumicën e nevojshme në parlament.

 

Punëtorët e Hekuranës së Nikshiq sot para gjyqit kushtetues

Ish punëtorët  dhe punëtorët aktual të Hekuranës së Nikshiq , disa dhjetëra sish ishin tubuar sot para gjyqit kushtetues, duke kërkuar nga ky institucion që sa më parë të sjellë  vendimin për kërkesat e tyre, lidhur me shkuarjen e parakohshme në pension.  Ata me 14 gusht i kanë dërguar ankesë Gjyqit kushtetues ndaj vendimit të Parlamentit që të refuzojë propozimin e tyre  për pensionim të favorshëm e që u është mundësuar punëtorëve të Kombinatit të Aluminit në Podgoricë dhe të tjerëve në profesionin e metalurgëve , në pajtim me ndryshimet e ligjit  për sigurimin pensionist dhe invalidor. Kërkojmë që Kuvendi ta ndreq gabimin  lidhur me vendimin e sjedhur  jo të  ligjshëm, që ministria e ekonomisë ti ftojë ata në bisedime më së largu  deri me 27 të këtij muaji si dhe ministri për punë dhe çështje sociale Predrag Boshkoviq ta respektojë marrëveshjen  për një takim ka deklaruar  përfaqësuesi i punëtorëve Zhelko Peroviq. Ai ka kërkuar që me rastin e këtyre problemeve të deklarohen edhe  të gjithë personat kompetentë në veçanti kryeministri Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq.

 

Sot dita ekologjike në  Mal të Zi

Ditën e sotme para 22 viteve Kuvendi Republikan shpalli Malin e Zi shtet ekologjik. Deklarata për Malin e Zi shtet ekologjik është miratuar në mbledhjen e kuvendit me datën 20 shtator 1991 në Zhablak. Ndërkohë  lidhur me këtë aktivitet ushtruesi i detyrës të drejtorit të agjencisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor Ervin Spahiq ka deklaruar se Mali i Zi nuk mund të jetë i kënaqur me të arriturat e deritashme në sferën e ekologjisë , mirëpo , një numër i madh i dispozitave është harmonizuar me standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare.

 

Thaçi kërkon angazhim maksimal në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot ka theksuar që procesi i liberalizimit të vizave duhet të jetë për gjithë Kosovën prioritet mbi prioritete. Ai u ka bërë thirrje gjithë akterëve që në mënyrë të përshpejtuar të plotësojnë të gjitha kriteret që dalin nga ky proces duke vlerësuar se plotësimi i kritereve varet kryekëput nga Kosova. Kështu u tha në takimin e tetë të Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit të angazhuar në përmbushjen e detyrimeve për liberalizim të vizave.

Thaçi tha se ditët në vijim do të jenë vendimtare për procesin e liberalizimit të vizave. “Jemi dëshmitarë të një progresi të konsiderueshëm, si në fushën e riatdhesimit sigurisë së dokumenteve, menaxhimit të kujfinjëve, luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe zbatimit të kritereve që ndërlidhen me të drejtat e komuniteteve”, tha ai.Kryeministri tha se ky sukses nuk na lejon të relaksohemi dhe të zbehim fokusin e zbatimit të kritereve të mbetura para nesh. “Edhe sot kërkoj nga ju që të ngritni angazhimin tuaj dhe të vendosni procesin e liberalizimit të vizave në nivelin më të lartë të prioriteteve  potencoi Thaçi.

 

Murtezaj: Kushtet e Berlinit për Serbinë janë serioze

Një listë prej nëntë kushtesh për Serbinë ka përpiluar Gjermania me mbështetjen edhe të Britanisë së Madhe, ku kërkon implementimin e kornizës negociatore të Bashkimit Evropian me Serbinë.

Një prej kushteve, sipas mediave, edhe ajo që të pezullohen në çdo moment bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE, nëse Beogradi heziton apo ndërpret zbatimin e detyrimeve të veta. Njohësit e negocimit ndërkombëtar thonë se këto janë kushte serioze që i tregojnë Serbisë cilën rrugë duhet ta ndjekë  për anëtarësim në BE, e që është së pari fqinjësia e mirë me Kosovën. Po ashtu kërkohet që Prishtina dhe Beogradi të nënshkruajnë marrëveshje për marrëdhëniet miqësore para anëtarësimit të plotë në BE dhe që negociatat të suspendohen në çdo moment, kur  të konstatohet se Beogradi heziton apo ndërpret zbatimin e obligimeve të marra. Profesori i negocimit ndërkombëtar Valon Murtezaj thotë se kushtet e Gjermanisë janë një sinjal për Serbinë për rrugën që duhet ndjekur, duke normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Ai thotë se një shtet nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa marrëdhënie të mira me fqinjët.

 

Udhëheqësit e Kosovës në OKB, në përpjekje të njohjeve të reja

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara, formalisht çeli punimet të martën në sesionin e 68-të me radhë, ndërsa do të vazhdojë të hënën me debatin e përgjithshëm, me pjesëmarrje të monarkëve, presidentëve, kryeministrave, ministrave të jashtëm të mbi 190 vendeve të botës, të cilët për pesë ditë më radhë do të shqyrtojnë problemet më preokupuese në botë sot, duke shfaqur qëndrimet e tyre mbi çështje të brendshme dhe të jashtme, për ekonominë, sigurinë, parandalimin e konflikteve dhe çështje të tjera globale. Vizita e tyre bëhet me qëllim të afirmimit ndërkombëtar të vendit dhe zgjerimit të numrit të njohjeve përmes kontakteve me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në punimet e Asamblesë. Ata nuk do të marrin pjesë në takimet e Asamblesë e as gjatë debatit të përgjithshëm, një ‘privilegj’ ky i rezervuar vetëm për vendet anëtare. Sidoqoftë, diplomacia e takimeve në New York është treguar   frytëdhënëse  duke dhënë rezultate njohjesh siç ishte vjet kur nga fundi i tetorit deri në prag të Kërshëndellave erdhën shtatë njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, më shumë se gjatë nëntë muajve të tjerë.

 

Shpërthim i fuqishëm në veri

Një ditë pas vrasjes së një pjesëtari të EULEX-it dhe plagosjes së dy të tjerëve gjatë një sulmi në afërsi të Zveçanit, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.Edhe pse perveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar, kjo ka shqetësuar shumë banorët e veriut. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet  Bala, tha se situata paraqitet e tensionuar ditëve të fundit.”Në veri të Mitrovicës situata është shumë më e tensionuar sepse kanë ndodhur disa incidente që po e tensionojnë atë pjesë. Dje ka ndodhur një vrasje e policit, ndërsa sot në ora 6 të mëngjesit ka ndodhur edhe një eksplodim në atë pjesë të qytetit”, theksoi ai.

 

Llajçak: Vrasja në veri të Kosovës – krim i tmerrshëm

Zëvendëskryeministri i qeverisë së Sllovakisë, Mirosllav Llajçak, e ka dënuar sot vrasjen e një doganieri të misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, në pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se ky ishte “krim i tmerrshëm”.

Më tutje, Llajçak, u tha gazetarëve se në mënyrë të qartë duhet të tregohet se nuk ka tolerancë ndaj këtyre incidenteve dhe se e gjithë shoqëria duhet ta dënoj krimin. “Serbia është në rrugë të mirë për në Bashkimin Evropian”, tha Llajçak dhe shtoi se “kush punon për atë që ta shmangë dhe ta ndalë nga kjo rrugë, punon kundër qytetarëve të Serbisë”. Ai ka vlerësuar se këtë krim nuk e sheh si përshkallëzim të dhunës, por si një aksion kriminal të atyre të cilëve nuk u pëlqejnë negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës, raporton agjencia Beta.

 

Sulmi i fundit në Jemen merr jetën e 20 personave

Rreth 30 persona janë vrarë pas shpërthimit të dy veturave bombë në një kamp ushtarak në Shaba në Jemenin jugor, i kanë thënë Reutersit  disa zyrtarë të sigurisë së këtij shteti. Sulmet raportohen se kanë ndodhur mëngjesin e sotëm. Veturat kanë qenë në lëvizje në drejtim të kampit të udhëhequra nga militantët e Al Kaedës për Gadishullin Arab.

 

Rebelët sirianë kundër mbështetësve të Al Kaidës

Koalicioni opozitar sirian sot ka dënuar  sulmin e fundit  nga “Shteti Islamik i Irakut”, mbështetësve  të  Al Kaidës  ndaj forcave opozitare siriane, “Ushtria e Lirë Siriane”.“Koalicioni e dënon agresionin kundër revolucionit sirian dhe moskujdesit  total  ndaj  jetës së sirianëve, dhe konsideron se kjo sjellje është në kundërshtim me revolucionin sirian dhe parimet që po bënë përpjekje për t’i arritur”, thuhet në një komunikatë. Grupi e ka dënuar në veçanti marrjen në kontroll të qytezës së Azazit në kufi me Turqinë, të mërkurën pas disa orë luftimesh me forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe përpjekjet për të marrë nën kontroll edhe kalimin kufitar Bab as Salameh.

 

SHBA: 11 të lënduar në Chicago

Disa persona janë qëlluar në pjesën jugore të Chicagos mbrëmjen e së enjtes sipas orës amerikane, raporton Retuers duke u mbështetur në njoftimet e policisë amerikane. Policia, megjithatë nuk ka arritur që menjëherë të konfirmojë raportimin e bërë në një blog të Chicagos Tribune ku thuhej se 11 persona janë qëlluar me armë zjarri, përfshirë edhe një fëmijë 3 vjeçar. Zyrtarët  e policisë së këtij qyteti, Amina Greer ka thënë se të shtënat  kanë ndodhur në orën 10:15 të natës, sipas orës lokale.
Nuk është raportuar ende për ndonjë fatalitet, ka thënë Greer, dhe se ende askush nuk është arrestuar për rastin.

 

Sot dita e fundit e fushatës në Gjermani

Sot është dita e fundit e fushatës në Gjermani për zgjedhjet e përgjithshme të 22 shtatorit. Fushata ka vazhduar me intensitet të lartë edhe ditëve të fundit. Kandidati për kancelar nga radhët e social demokratëve, Peer Steinbrueck, gjatë mitingut në sheshin Alexanderplatz në Berlin ka thënë:
"Në tre ditë, ju e keni në dorë që të krijoni ndryshimin në qeverisjen gjermane, ju dhe vetëm ju mund ta hiqni qeverinë më jo aktive, që mendon prapa në kohë, më kontraverze por që e ka gojën e madhe që prej bashkimit të Gjermanisë”, ka thënë Steinbrueck. Më e qetë është paraqitur para përkrahësve të saj, kancelarja aktuale e këtij shteti, Angela Merkel e cila sipas sondazheve pritet të fitojë edhe një mandat të tretë. "Më pëlqen ta bëjë këtë punë, më pëlqen që t’i shërbejë popullit në Gjermani dhe dua që kjo të vazhdojë, shumë faleminderit dhe gjitha të mirat”, ka thënë Merkel.

 

Kerry: OKB duhet të mos humbas kohë për Sirinë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të veproj që të sigurohet se Siria do ta implementojë marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-ve për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin amerikan, Kerry ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet ta miratojë rezolutën që e përfshinë edhe kërcënimin e përdorimit të forcës nëse Damasku nuk i përmbahet marrëveshjes."Pra, unë do t’i thoja komunitetit të kombeve: koha është e shkurtër. Të mos humbim kohë duke debatuar atë që tashmë e kemi të  njoftur. Në vend të kësaj, ne duhet ta pranojmë se bota po kërkon të shoh nëse ne mund të evitojmë një sulm ushtarak dhe ta arrijmë përmes procesit paqësor më shumë se çfarë premtonte intervenimi ushtarak”, ka thënë Kerry.

 

Janukoviq: Po shohim mundësinë për lirimin e Timoshenkos

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq ka thënë se ai është duke kërkuar mënyra që ta nxjerrë nga burgu kundërshtaren e tij politike, ish kryeminstren, Julia Timoshenko.

Duke folur para mediave në Jalta Janukoviq, ka thënë se amnistimi  i Timoshenkos e cila është dënuar me shtatë vjet burg nuk është lehtë. Liderët evropianë i kanë bërë presion Janukoviqit që ta lirojë Timoshenkon, e cila është burgosur më 2011 pasi ishte dënuar për abuzim me detyrën zyrtare kur ajo ishte kryeministre  nga viti 2007 – 2010. Ukraina shpreson që ta nënshkruaj një marrëveshje me rëndësi me BE-në për tregti të lirë në muajin nëntor, por Brukseli ka bërë thirrje që fillimisht  të zbatojë reforma dhe të përmirësojë gabimet e “drejtësisë selektive” që janë ndërmarrë deri më tani.

 

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif  Cungu dhe drejtori i Qendrës për monitorim  Zllatko Vujoviq nënshkruan sot  memorandumin e bashkëpunimit në fushën e urbanizmit, njofton gazetari i radios nga Ulqini Gjekë Gjonaj

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare në Bregdet vende vende e fort  veri-lindore.

Temperaturat: Tivar 27, Podgoricë, H. Novi, Ulqin e Budvë 26, Tivat 25, Cetinë 21, Nikshiq e B. Pole 20, rozhaj  e Shavnik 19, Beranë 17, Plavë e Plevle 16 , Kollashin 15 dhe në zhabjak 12 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i ngjashëm me të sotmin. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare . Pasdite më e fortë veriore dhe veri-lindore.

Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 27 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се