Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 11. 2019. 19:16   >>  19:18

Ditari 07.11.2019

07.11.2019

Sistemi për situata të jashtëzakonshmen ka reaguar me kohë

Gjatë të reshurave ekstreme të cilat e kanë goditur Malin e Zi gjatë disa ditëve të kaluara, sistemi i mbrojtjes dhe shpëtimit ka funksionuar në kapacitet të plotë , në mënyrë të sinkronizuar dhe në pajtim me procedurat , ka vlerësuar Qeveria e Malit të Zi. Megjithatë, siç theksohet situata më kritike është gjithnjë në Komunën e Nikshiqit ku janë të përmbytura rreth 30 shtëpive.  Probleme më të mëdha ka sjell vala e dytë e të reshurave të cilat kanë filluar në mbrëmjen e të martës . Ka pasur ndërprerje në komunikacion për shkak të sasirave të mëdha të ujit dhe të shembjeve dhe situata më kritike ka qenë Nikshiq , Danillovgrad, H. Novi ,Shavnik , Kollashin dhe në Mojkovac. Të gjitha shërbimet kanë reaguar me kohë dhe është për çdo lëvdatë se në këtë situatë kanë marrë pjesë edhe firmat private në sanimin e pasojave si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kurse sot në Kollashin edhe ushtria e Malit të Zi , ka theksuar Muliq. Ai ka shtuar se niveli i ujit në të gjithë lumenj për momentin është stabil.

Situata është më e mirë , por rreziku akoma ekziston

Situata hidrologjike në territorin e Malit të Zi sot është dukshëm më e mirë por nuk mund të thuhet se rreziku ka kaluar dhe se mund të kalohet në regjimin normal të punës , ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për situatat e jashtëzakonshme  Mirsad Muliq. Siç bëhet medie nga kjo drejtori rruga Podgoricë- Kollashin është e hapur për komunikacion por akoma ekzistojnë disa akse rrugore që janë të mbyllura për shkak të shembjeve të dheut dhe ujit të mall në rrugë dhe se është duke u punuar në sanimin e tyre. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se situata është duke u përcjell dhe me kapacitet të plotë do të jenë të gatshëm të reagojnë në  nevojat e ardhshme nëse do të paraqiten. Ai ka deklaruar se dje kanë pasur komunikim me kolegët nga Republika e Shqipërisë të cilët u kanë thënë se nuk janë hapur digat nga Hidrocentralet në lumin Drinë gjë që është mjaftë inkurajuese. Ua kemi tërhequr vërejtjen shërbimeve në Ulqin që ta përcjellin situatën në trren dhe nivelin e ujit në lumin Buna.  Situata është më e volitshme dhe në këtë moment nuk ekziston rrezik për përmbytje në rajonin e Bregut të Liqenit të Shkodrës , ka theksuar Muliq. Është me rëndësi të theksohet se të gjitha organet vitale shtetërore dhe ato të administratës lokale kanë funksionuar me kapacitet të plotë, ka deklaruar Muliq  transmeton Portali i RTMZ. Ai me këtë rast ka theksuar se edhe qytetarët kanë bashkëpunuar në nivel të duhur me ekipet të cilt ishin në terren.

Kuvendi vazhdoi punën e rregullt

Pas përfundimit të seancës kuvendore lidhur me pyetjet e deputetëve vazhdoi seanca e rregullt kuvendore e Malit të Zi. Në këtë seancë kuvendore Qeveria ka kërkuar nga Parlamenti që me procedurë të shkurtuar të miratojë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtjen e rajonit natyror dhe kulturo historik të Kotorrit. Derisa PDS pohon se propozimi i qeverisë është një balanc i mirë ndërmjet zhvillimit të qytetit të vjetër dhe mbrojtjes së tij , opozita pohon se Kotorrit i kërcënohet budvanizimi dhe se ligji i ri u shkon në dorë investuesve. Më parë në plenum është diskutuar për shëndetësinë.

BE të plotësojë atë që ia ka premtuar Ballkanit Perëndimore

Ambasadori  i Gjermanisë në Mal të Zi Robert Veber ka deklaruar se ideja për hyrjen e shteteve të rajonit në një formë të unionit ekonomik , pa antarësim të plotë , nuk është reale dhe as e qëndrueshme. Ambasadroi gjermanë në emisionin e TVMZ “Fokus” ka sqaruar se BE, si partner i besueshëm duhet ta plotësojë premtim dhënë Ballkanit Perëndimor. Duke u përgjigjur në pyetjen nëse një gjë e tillë edhe mund të realizohet do të jetë pa drejtësi ndaj Malit të Zi, i cili më së tepërmi ka përparuar në bisedime , ambasadori Verber ka shtuar se BE duhet të jetë partner i besueshëm dhe premtimet duhet ti plotësojë dhe të jemi korrekt ndaj Malit të Zi i cili më së tepërmi ka përparuar në procesin reformues. Ambasadori gjermanë ka konkluduar se për rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk është  tepër e rëndësishme data e pranimit në BE por mesazhi të cilin duhet ta shpërndajmë dhe se gjenerata aktuale politike ta përjetojë plotësimin e këtij projekti .

Nga mauaji janar janë zbuluar 51 kalime ilegale të kufirit shtetërore

Prej fillimit të vitit në Mal të Zi janë zbuluar 51vepra penale të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe të kontrabandës me njerëz të cilat janë procesuar me paraqitjen e 20 fletë padive penale kundër 16 personave , ka kumtuar ministri për punë brendshme i Malit të Zi Mevlludin Nuhoxhiq. Ai në konferencën e forumit zyrtarë në Vjenë ka theksuar se krahasur me vitin e kaluar numri i veprave të zbuluara penale është rritur  për40 . Sipas fjalëve të tij Mali i Zi ndërmerr aktivitete intensive në pengimin e migrimeve ilegale dhe tregtisë me njerzë , përmes forcimit të koordinimeve me policitë partnere nga rajoni dhe Evropa . Ai ka apostrofuar rendësin e formimit të ekipeve të përbashkëta me qëllim të zbatimit sa më efikas  të hetimeve kriminalistike dhe procedimit penal të autorëve të tyre. Nuohoxhiq ka përkujtuar se në tetor është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Malit të Zi dhe BE për aksionet të cilat i realizon Bashkimi Evropianë për rojet kufitare dhe bregdetare , të cilat do të kontribuojnë në luftën më efikase kundër kontrabandës me njerëz. Në margjinat e konferencës është mbajtur edhe takimi i komitetit të ministrave për punë të brendshme të vendeve nënshkruese të konventës për bashkëpunimin policore në Evropën Jug Lindore.

Të rihapen strehimoret për viktimat e tregtisë me njerëz

Strehimorja për viktimat e tregtisë me njerëz në Mal të Zi duhet të hapet përsëri, ka theksuar raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për tregtinë me qeniet njerëzore, sidomos të grave dhe të fëmijëve , Maria Gracia Gjamarinaro  duke vlerësuar se evidenca në këtë aspekt mungon. “Institucionet kompetente duhet të kenë kujdes të veçantë për elementet e ekzistimit potencial të tregtisë në njerëz në aktivitetet e kontrabandës dhe të transportimit të emigrantëve drejtë drejtë kufijve të shteteve fqinje, para së gjithash drejtë Kroacisë , ka theksuar Gjamarinaro në bisedën me kryetarin e Këshillit për të drejtat dhe liritë e njeriut Halil Dukoviq. Ajo ka theksuar se është me rëndësi rihapja e strehimores për viktimat e tregtisë me njerëz e cila është mbyllur para do kohe , sepse  OJQ nuk disponojnë   licencimin e nevojshëm për ofrimin e këtyre shërbimeve. Me këtë rast Dukoviq ka theksuar se Këshilli në bashkëpunim me avokatin e popullit dhe organet tjera kompetente kanë ndërmarrë disa aktivitete në pengimin e të gjitha formave të eksploatimit të fëmijëve. Ai lidhur me regëtinë me qeniet njerëzore ka theksuar se Mali i Zi është është shtet transitorë e jo shtet i origjinës ose shtet i deviacionit të fundit.

 

Policët të denoncojnë korrupsionin nga radhët e veta

Sindikatat e policisë dhe të kontrollit civil të policisë duhet të kenë bashkëpunim të ngushtë dhe në partneritetin e përditshëm sepse është çështje e përbashkët që të kujdesën për integritetin e nëpunësve policorë, mbrojtja e policëve dhe autoritetin shoqëror të policisë , ka theksuar kryetari i Këshillit për kontrollin qytetarë të punës së policisë Aleksandar Sasha Zekoviq. Ai në hajen e konferencës ndërkombëtare , “mbrojta ligjore e nëpunësve policore dhe mbrojta e dinjitetit të tyre” të cilën e ka organizuar sindikata e drejtorisë së policisë të Malit të Zi ka theksuar se është detyrë parësore e Këshillit për kontrollin civil të punës së policisë që të veprojë në bazë të parashtresave dhe sugjerimeve dhe të përgjigjet ndaj vërejtjeve të opinionit lidhur me praktikën policore, kulturën , integritetin dhe zbatimin e autorizimeve policore. Ai ka theksuar se modeli malazezë i mbikëqyrjes së pavarur qytetare të policisë nuk mund të jetë i suksesshëm në mungesë të bashkëpunimit të mirë dhe të përkrahjes së sindikatës së policisë.

 

Petricek: Republika Çeke nuk e rishikon vendimin për njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomas Petricek, thotë se vendi i tij nuk po e rishikon vendimin për njohjen e Kosovës, ndonëse presidenti çek, Millosh Zeman, ka paralajmëruar se mund të ndodhë një gjë e tillë. Petricek, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, e quan dështim vendimin e Këshillit Evropian për të mos nisur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendi im e ka mbështetur procesin e zgjerimit si një nga politikat kryesore të Bashkimit Evropian. I kemi mbështetur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në synimet e tyre për t'u bërë anëtare të BE-së. Unë personalisht e konsideroj vendimin e Këshillit Evropian në tetor si dështim. Për ne është e rëndësishme tani t'i sigurojmë partnerët tanë në Ballkan se ne do të duam të punojmë me ta. Procesi është ende i besueshëm. Jemi në kontakt me të dyja vendet. Besojmë se përparimi do të vazhdojë. Të dyja vendet duhet të vazhdojnë me reformat. Qeveria çek nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i përket Kosovës , ne e kemi njohur Kosovën në vitin 2008 si shtet të pavarur dhe përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie korrekte dhe pozitive me Kosovën. Ne i mbështesim të gjitha vendet në rajon për t'u bërë anëtare të BE-së, sepse është në interes të stabilitetit dhe sigurisë evropiane, por po ashtu është edhe mënyrë për zgjidhjen e shumë problemeve lokale, shumë tensioneve rajonale,ka theksua Patrick.

 

SHPALLEN REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE, NISMA NUK E KALON PRAGUN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosjen të parën me 32 deputetë, ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë 29 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD 14 deputetë.Nga këto zgjedhje Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka bëri të ditur që partitë dhe kandidatët kanë të drejtë 24 orë të ankohen në Panelin Zgjedhor për ankesa dhe Parashtresa. Nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, del që Vetëvendosje ka fituar 26.159% të votave në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, pasuar nga LDK me 24.458%. Daka: Ky është rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 6 tetorit .“Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220 mijë e 811 vota, apo shprehur në përqindje 26.159%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 206 mijë e 458 vota apo 24.458%, Partia Demokratike e Kosovës ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163%, AAK-PSD koalicioni 100% Kosovë ka 96 mijë e 883 vota apo 11.477%, Srpska Lista ka 57 mijë e 15 vota apo 6.754%, Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- Partia e Drejtësisë ka 42 mijë e 72 vota apo 4.984%”, bëri të ditur Daka.

 

KURTI: DIALOGU PA PARIME ME SERBINË DUHET TË ZËVENDËSOHET

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z.Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kryesisë, pritën në takim Ambasadorin e Japonisë z. Kiyoshi Koinuma. Koinuma, i cili është në përfundim të mandatit të tij, njoftoi z. Kurtin për raportet e deritanishme të Japonisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe kulturës. Ai ndau me zyrtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! lajmin e mirë se që nga janari i vitit 2020, Japonia do ta hapë Ambasadën e saj në Republikën e Kosovës. Koinuma u interesua për procesin zgjedhor dhe procesin e negociatave për formimin e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës. Kurti tregoi që bashkë me përfundimin e procesit të numërimit dhe rinumërimit të votave, po afrohet edhe përfundimi i suksesshëm i negociatave me LDK-në për formimin e Qeverisë. Ai tregoi që me qeverisjen e re do të ndalet korrupsioni brenda Qeverisë dhe do të luftohet korrupsioni jashtë saj. Prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik, ngritja e cilësisë së arsimimit nëpërmjet sistemit dual arsimor dhe dialogu nga poshtë-lart me minoritet për zhvillim ekonomik dhe shoqëror. Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti përsëriti qëndrimin se së pari duhet të kemi një vlerësim të zbatimit të marrëveshjeve të kaluara dhe efekteve të tyre dhe pastaj duhet të ketë një dialog me Brukselin mbi kornizën e dialogut me Serbinë. Dialogu pa parime me Serbinë, duhet të zëvendësohet me dialogun i cili ndërtohet mbi tri parime bazë: jo marrëveshje pa dialog; jo dialog me harta; dhe jo presidentët sipër hartave në tryezë. Vetëm një dialog i përgatitur mirë dhe parimor do të mund të sillte marrëveshje të qëndrueshme mes dy vendeve, theksoi Kurti.

 

HAHN: PERSPEKTIVA EVROPIANE, GARANCIA E VETME PËR BALLKANIN

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor është garancia e vetme për zhvillimin e këtij rajoni.Hahn tha se duhet bërë gjithçka e mundur për të tejkaluar vakuumin, i cili është krijuar pas vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë datën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.Motivimi më i madh i këtyre vendeve është mundësia e anëtarësimit në BE, tha Hahn."Ballkani Perëndimor nuk është një periferi e Evropës, por pjesë e Evropës. Nuk mund të kemi një situatë ku e gjithë popullsia mbetet prapa. Do të gjendeshim në vakuum dhe kjo do të mund të krijonte rrezik për sigurinë", tha Hahn, duke folur para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, transmeton REL. Ai theksoi se perspektiva evropiane gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. "Nga pikëpamja serbe, ideja e një marrëveshjeje midis dy vendeve do të kishte kuptim vetëm nëse do të ekzistonte perspektiva e pranimit në BE", tha Hahn.

Turqia arreston 17 vetë, të dyshuar për lidhje me IS-in

Policia turke arrestoi 17 shtetas të huaj, nën dyshimet se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik, raportoi agjencia e lajmeve Anadolu. Sipas burimit të njëjtë, të shtatëmbëdhjetit - kombësia e të cilëve nuk u bë e ditur - u arrestuan në Ankara dhe po merren në pyetje nga zyrtarët kundër terrorizmit. Turqia i ka rritur përpjekjet e saj për të goditur militantët e Shtetit Islamik pas vrasjes së liderit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi, nga Shtetet e Bashkuara, muajin e kaluar. Këtë javë, autoritetet turke thanë se kanë arrestuar edhe motrën, edhe gruan e Baghdadit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se disa anëtarë të rrethit të Baghdadit kanë bërë përpjekje të hynë në Turqi dhe se disa prej tyre janë arrestuar.

 

A do të jenë zgjedhjet e dhjetorit zgjedhje për Brexit

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë zgjedhjet muajin e ardhshëm për shkak të mospajtimeve në parlament për Brexitin apo largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Mirëpo në çfarë shkalle do të jetë largimi i këtij shteti nga blloku evropian, temë me rëndësi për votuesit britanikë? Dhe, a do të jetë rezultati i zgjedhjeve tregues për disponimin e votuesve rreth Brexitit? Ekzistojnë tri rrugë për të adresuar këtë pytje.Metoda e parë është që të pyesim votuesit se cilat çështje mendojnë ata se janë të rëndësishme. Sipas sondazhit të rregullt mujor të kompanisë Ipsos Mori, Brexiti ka qenë shqetësimi kryesor për votuesit në 12 muajt e fundit. Kjo pasi, kur ata janë pyetur për të përmendur një çështje që i mundon, Brexiti është në rend të parë. Në sondazhin e fundit të kësaj kompanie të zhvilluar në muajin shtator, rreth 57 për qind e respodentëve kanë përmendur Brexitin si çështjen me më së shumti rëndësi, Asnjë temë tjetër nuk është përmendur më shumë se 3 për qind.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

         Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

          Temperaturat: Tivar e Budvë 18, H.Novi 17, Podgoricë 16, Ulqin, Cetinë , Plevle e B. Pole 15, Beran 14, Nikshiq, Plluzhinë e Shavnik 13, Kollashin, Plavë e Rozhaj 12 dhe në Zhablak 9 g.

         Për nesër parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Gjatë para ditës janë të mundshme edhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatar nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në21 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се