Žabljak
Vedro
-1.9 °C
Pljevlja
Vedro
8.5 °C
Herceg Novi
Vedro
10.3 °C
Nikšić
Vedro
4.8 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
11.9 °C
Bar
Vedro
11.7 °C
Podgorica
Vedro
9.4 °C
Ulcinj
Vedro
9.0 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
1.8 °C

Ditari

28. 10. 2019.   >>  18:16 0

Ditari 28.10.2019

28.10.2019

Besimi në prokurori është në nivel të ulët 

Besimi në prokurori në mënyrë të pa toleruar, është në nivel të ulët, dhe ky institucion duhet të bëjë ç' është e mundur që ta rrisë atë, ka theksuar nënkryetari i qeverisë, Zoran Pazhin, duke shtuar se çdo individ mban një pjesë të përgjegjësisë për procesin integrues të Malit të Zi. Ai, në konferencën me titull “Sfidat e Malit të Zi në kapitujt negocues 23 dhe 24”, ka theksuar se, Mali i  Zi, nuk i ka marrë vlerësimet përfundimtare për këto kapituj, mirëpo, nuk ka ndonjë enigmë se çfarë duhet të bëhet. Sipas fjalëve të tij, besimi ndaj prokurorisë është në nivel shumë të ulët dhe ajo duhet të bëjë ç'është e mundur që këtë besim ta forcojë. Ai, i ka kritikuar edhe zgjidhjet kushtetuese nga viti 2013, sepse, siç ka theksuar, këto zgjedhje nuk janë model të pushteteve as në shtetet më të zhvilluara. Bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi,  me BE, Aleksandar Drleviq, ka theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet në temën që shteti sa më parë të fitojë vlerësimet përfundimtare për kapitujt 23 dhe 24, dhe ato të jenë udhëzime për punë të mëtejme. Kryetari i Këshillit për Integrimet Evropiane, Sllaven Radunoviq, ka theksuar se është koha që të ndërpritet praktika e mbylljes së syve ndaj problemeve më të mëdha.

Eliminimi i diskriminimit është sfidë e përbashkët

Eliminimi i diskriminimit , nxitja e tolerancës dhe barazisë mes njerëzve është sfidë e përbashkët e institucioneve rajonale të avokatit të popullit . Kjo, është theksuar në hapjen e konferencës së 4-të,  rajonale të trupit për barazi e cila ka filluar sot në Podgoricë, dhe mikpritës i të cilës është institucioni i avokatit të popullit të Malit të Zi. Pjesëmarrës të tubimit janë përfaqësuesit e 11 institucioneve të ombudsmanit  me mandat të ngjashëm , të cilat në shtetet e veta përkrahin parimin e barazisë, tolerancës dhe jo diskriminimit.

Zdenka Peroviq, e cila ushtron detyrën e avokatit të popullit, ka theksuar se ombudsmani i përkrah të gjitha iniciativat rajonale dhe më gjerë të cilat bashkojnë popujt dhe institucionet, promovojnë barazinë dhe tolerancën dhe i kontribuojnë forcimit të sistemit, mbrojnë nga diskriminimi, respektivisht përshpejtojnë tolerancën në të gjitha rrethanat shoqërore. Institucioni i avokatit të popullit në demokratizimin e mëtejmë të shoqërisë në Mal të Zi, gëzon respekt gjithnjë e më të madh, ka theksuar kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, në hapjen e konferencës së katërt rajonale të trupit për barazi. Shefja e misionit të OSBE, në Mal të Zi, Mariz Davie, ka përkujtuar se të gjitha shtetet anëtare të OSBE, janë obliguar që të përkrahin dhe të mbrojnë barazinë dhe të drejtat njerëzore. Kryetari i Këshillit për të drejtat njerëzore, në Kuvendin e Malit të Zi, Halil Dukoviq, është pajtuar se në Mal  të Zi ekziston kornizë e mirë legjislative, por është problem zbatimi i këtyre ligjeve.

 

Përkrahet shkuarja e ushtarëve malazezë në Irak 

Këshilli parlamentarë për mbroje dhe siguri ka përkrahur sot një zëri propozim vendimin i për dërgimin e dy pjesëtarëve të ushtrisë malazeze në misionin e NATO-s në Irak. Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka theksuar se pritet që pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi, pjesëmarrjen e vetë në misionin e NATO-s, në Irak, ta fillojë në vitin 2020.

Ai, ka sqaruar se pjesëtarët e misionit të NATO-s, në Irak, do të jenë të angazhuar në stërvitjen e forcave irakiane të sigurisë. Deputeti i Socialdemokratëve, Boris Mugosha, ka vlerësuar se pjesëmarrja në misione është me rëndësi për autoritetin e Malit të Zi, në Bashkësinë ndërkombëtare. Këshilli për mbrojtje dhe siguri, ka vërtetuar propozim vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në këtë mision. Përkujtohet se me ligj, parashihet që për përdorimin e njësive të ushtrisë së Malit të Zi, në misionet ndërkombëtare, vendos Kuvendi i Malit të Zi, në bazë të propozimit të Këshillit për mbrojtje dhe siguri.

 

Vuçiniq ka qenë i gatshëm që të krijohet për fjalën e vetëvendosje 

Janko Vuçiniq, ka qenë njëri nga ata njerëz të cilët nuk kanë ngecur, nuk kanë bërë kompromis, të cilët kanë besuar dhe kanë qenë të gatshëm të flijohen për fjalën e vetë dhe bindjet e veta, ka thënë deputeti i pavarur, Aleksandar Damjanoviq.

Ai, në mbledhjen komemorative në Kuvendin e Malit të Zi, me rastin e vdekjes se deputetit, Vuçiniq, ka theksuar se ai në skenën politike ka hyrë me zemër.

Sipas fjalëve të tij, Vuçiniq, 7 vite me radhë është kalitur në sindikatën e Hekuranës së Nikshiqit, kurse më pas idetë e veta i ka përcjell në Parlamentin e Malit të Zi. Damjanoviq, ka theksuar se mbetet kujtesë ndaj një njeriu të mirë i cili askurrë nuk ka pranuar përçarje.

Refuzohet fletë-padia kundër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Prokurori shtetëror special, Velko Rutoviq, ka refuzuar fletë padinë të cilën organizatat joqeveritare, Aksioni për të drejtat e njeriut, Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritarë , MANS ,dhe Instituti Alternativa,  e kanë dorëzuar me 13 shtator të këtij viti, kundër anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Ata, kanë dorëzuar flet- padinë,  për shkak dyshimit se anëtarët e Këshillit gjyqësor , siç thuhet , se ata duke shkelur dispozitat me rastin e zgjedhjes së 10 kandidatëve për gjykatës në gjyqet themelore në Mal të Zi, sipas konkursit publikë, në muajin korrik të këtij viti, kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, pastaj të ndikimit kundër ligjor dhe falsifikimit të dokumenteve dhe shkeljen e barazisë .

Nga këto OJQ, kanë paralajmëruar se do të apelojnë refuzimin e fletëpadisë në prokurorinë kryesore të shtetit.

 

Podgorica dhe Tirana, qytete me sfida të ngjashme të zhvillimit 

Podgorica dhe Tirana  janë qytete të cilat përballen me sfida të ngjashme e që është bazë e mirë për bashkëpunim në të gjitha nivelet, është vlerësuar gjatë vizitës së kryebashkiakut të Podgoricës Ivan Vukoviq në kryeqytetin e Shqipërisë. Siç është kumtuar nga zyra e kryeqytetit për marrëdhënie me opinion, Vukoviq ka marrë pjesë në forumin e katërt “17 + 1”, në Tiranë, në temën “ Zhvillimi i qëndrueshëm urban”, e më pas ka qenë mysafirë i kryebashkiakut të Tiranës Erion Velijaj. “Shpresoj se ky është vazhdim i bashkëpunimit shumë të suksesshëm që bashkërisht, mund të bëjmë shumë në realizimin e projekteve të ndryshme, ka thënë Veliaj. Kryebashkiaku Vukoviq, ka vlerësuar se duhet shfrytëzuar mundësitë dhe në bazë të përvojave të mësojmë njëri nga tjetri, sidomos, kur është në pyetja planifikimi urbanë.

 

H.Thaçi; Të gatshëm për marrëveshje politike me Serbinë 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se arrija e një marrëveshjeje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kontribuonte në paqe afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Thaçi i bëri në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë. Ai tha se Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të përfundonte me njohje reciproke, por sipas tij, shumë raste janë humbur që të arrihet një gjë e tillë.

Në Samitin për Paqe në Evropën Juglindore ka marrë pjesë edhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.“Ka nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore midis vendeve tona duke i bërë aktive vlerat dhe interesat e përbashkëta, drejt BE-së e NATO-s, për zhvillim, mirëqenie e siguri. Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrën", është shprehur Kurti.

Qeveria e ardhshme me dymbëdhjetë ministri

Qeveria e re e Kosovës pritet të mos ketë më shumë se 12 ministri e më shumë se dy zëvendësministra për secilën prej tyre.

Struktura e re qeverisë, sipas njohësve të çështjeve politike, do të jetë një sfidë për koalicionin qeverisës, ngase aktualisht ka shumë ministri dhe shumë të punësuar si staf civil. Gjithashtu problematike, sipas tyre, do të jetë edhe shkrirja e pozitave të dyfishta, siç janë ato të sekretarëve permanentë, zyrave për informim, që sipas tyre, mund të ketë risistemim me ulje pozitash.
Arton Demhasaj, nga Organizata “Çohu”, i tha Radio Kosovës se shkrirja e ministrive përkatëse në më pak ministri nuk është aq problem sa do të jetë rregullimi i çështjes së shërbyesve civilë:
Ai nuk e përjashton mundësinë që dikush mund të mbetet edhe pa punë:
Ndërsa Visar Rushiti, nga Demokracia Plus, thotë se në momentin e shkrirjes së ministrive, disa prej pozitave duhet të risistemohen, pasi të gjithë nëpunësitë civilë kanë akt emërimi.

 

Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të KE, në Tiranë 

Dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do mbërrijnë sot në Tiranë për krizën politike.

KE dërgoi në Shqipëri gjermanin Andrej Hunko dhe irlandezin Joseph O’Reilly.

Sipas axhendës së dy parlamentarëve, të cilët raportohet se do qëndrojnë deri më 30 tetor, diskutimet e tyre parashikohet të fokusohen në krizën politike, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës së tyre ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, kryetarët e partive parlamentare dhe jo parlamentare dhe shoqërinë civile. /Standard/

 

D.Serwer; Shqipëria e meriton hapjen negociatave 

Analisti Daniel Serwer është shprehur se Shqipëria e meritonte hapjen e negociatave me BE.

Gjatë konferencë "Politika amerikane në Ballkan", analisti tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën sesi vepruan me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por Serwer shtoi se zgjidhja nuk është zhgënjimi ndaj vendimit por ecja përpara në përmbushjen e reformave.

“Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE, transmeton oranews, tha Serwer

 

D.Tramp, konfirmon vrasjen e liderit të IS, Abu Bakr al Baghdadi 

Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët në Siri kanë thënë se zëdhënësi i grupit militant, Shteti Islamik (IS) është vrarë në një operacion të përbashkët të Shteteve të Bashkuara.

Operacioni ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 27 tetor se lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë bastisjeve të Shteteve të Bashkuara në Siri.

Komandati i Forcave Demokratike Siriane, (FDS) Mazloum Abdi ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zëdhënësi i IS-it, Abu Hassan al-Muhajir është “shënjestruar” në një fshat afër qytezës, Jarabulus, afër kufirit me Turqinë, në një operacion të koordinuar në mes të inteligjencës së FDS-së dhe ushtrisë amerikane.

Trump ka njoftuar më 27 tetor se Baghdadi, njeriu më i kërkuar në botë, është vrarë gjatë bastisjteve të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Moskva vlerëson kontributin e presidentit Tramp në luftën kundër terrorizmit

Kremlini ka thënë të hënën se presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një kontribut të madh në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar, nëse është e vërtetë deklarata se është vrarë Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i grupit militant, Shteti Islamik.

Trump ka njoftuar të dielën se Baghdadi ka kryer vetëvrasje gjatë bastitsjes së forcave speciale amerikane në Siri, si dhe ka falënderuar Rusinë, në mesin e vendeve tjera për mbështetjen që u kanë dhënë Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mohuar të tregojë të hënën nëse Shtetet e Bashkuara kanë informuar paraprakisht Rusinë për këtë operacion.

Mirëpo ai u ka thënë gazetarëve se ushtria ruse ka vërejtur aeroplanët amerikanë dhe dronët në zonën në të cilën Uashingtoni ka thënë se ka kryer operacionin në Siri.“Nëse informacioni për vrasjen e Baghdatit konfirmohet, ne mund të flasim për kontributin serioz të presidentit të Shteteve të Bashkuara në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar”, ka thënë Peskov.  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar të dielën për vrasjen e Al-Baghdadit, në një sulm të forcave amerikane në fshatin Barisha të provincës Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

 

Erdogan; Vrasja e Baghdadit, pikë kthese në luftën kundër terrorizmit 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vrasja e udhëheqësit të grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është një "pikë kthese" në luftën kundër terrorizmit.

"Vrasja e udhëheqësit të Daesh-it shënon një pikë kthese në luftën tonë të përbashkët kundër terrorizmit", tha Erdogan në Twitter, duke përdorur një emër tjetër për Shtetin Islamik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën për vrasjen e Al-Baghdadit, në një sulm të forcave amerikane në fshatin Barisha të provincës Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

 

Shtyrja e Brexit, deri më 31 janar 

Bashkimi Evropian u pajtua për shtyrjen e Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 janar të vitit 2020.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha në një postim në Twitter se vendimi pritet të formalizohet me procedurë të shkruar.

Afati i deritashëm për Brexit ka qenë 31 tetori.

Ambasadorët e vendeve të BE-së janë pajtuar në parim për shtyrje qysh të premten, pasi kancelari britanik, Sajid Javid, ka pranuar se ky afat nuk mund të përmbushet.Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.Që atëherë vazhdojnë edhe negociatat për një marrëveshje mbi kushtet e divorcit.

Palët kanë arritur dy marrëveshje, por asnjëra nuk ka gjetur mbështetje të mjaftueshme në Parlamentin britanik.

Kundërshtimet kanë të bëjnë kryesisht me politikat që do të zbatohen në kufirin me Irlandën, pas Brexit-it.

Përveç kësaj, Mbretëria e Bashkuar po përballet sot edhe me një debat mbi propozimin e kryeministrit Boris Johnson për të thirrur zgjedhje të parakohshme në dhjetor.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Budvë e Rozhaj 25 gradë, Podgoricë e Tivar 24, Petrovac, H. Novi e Cetinë 23, Ulqin e Kollashin 22, Nikshiq, Shavnik, Plevle e Zhablak 21, Beranë e Andrijevicë 20,

Plavë 19, dhe në Plluzhinë e B. Pole 16 g.

Për nesër, parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Në orët e vona të pasditës dhe gjatë natës, vende-vende, janë të mundshme edhe reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 24 g. c.

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se