Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 10. 2019. 17:51 >> 17:55

Ditari 23.10.2019

23.10.2019

Të promovohen fuqishëm potencialet investuese të Malit të Zi

Është me rëndësi që të promovohen në formë më cilësore potencialet e Malit të Zi dhe , expo 2020 në Dubaji është rast i volitshëm për këtë kanë konstatuar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe Hareb Obaid All Romaiti. “Emiratat e Bashkuara Arabe kontribuojnë dukshëm në ekonominë tonë dhe ekzistojnë rrethana të volitshme për thellimin e marrëdhënieve të mira bilaterale të Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara” është kumtuar nga ky takim. Markoviq ka kumtuar se ekzistojnë sfera të shumta për investime të huaja në turizëm , energjetik dhe bujqësi dhe se qeveria investon shumë në zhvillimin e infrastrukturës në Veri të vendit me qëllim që ky rajon , në të cilin  gjenden 55% të potencialit të përgjithshëm zhvillimor të vendit ka qenë joshës për investuesit , thuhet në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.

Japonia dëshiron të ndërtojë lidhje më të forta me Malin e Zi

Japonia dëshiron të vendos marrëdhënie akoma më të forta me Malin e Zi , i cili në Ballkanin Perëndimor është i pari në procesin e integrimeve evropiane , ka deklaruar kryeministri japonez Shinzo Abe duke shtuar se do të vazhdojë të përkrah reformat ekonomike dhe sociale në Mal të Zi. Ai , gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq në Tokio , e ka përsëritur përkrahjen e Japonisë për një Evropë të bashkuar dhe Ballkanin Perëndimor, i cili synon anëtarësimin në BE, me qëllim të forcimit të stabilitetit të rajonit dhe bashkëpunimit reciprok. Abe e ka falënderuar presidentin Gjukanoviq për pranin e tij në ceremoni e kurorizimit të mbretit Naruhito ngjarje kjo tejet e rëndësishme për popullin e Japonisë. Gjukanoviq ka theksuar se është i bindur që kontaktet e rregullta politike janë të nevojshme për përparimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Japonisë. Ai , ka përshëndetur praninë e disa kompanive me renome nga Japonia në Mal të Zi dhe prioritet i raporteve të ardhshme bilaterale mbetet joshja e tyre edhe më e madhe. Gjukanoviq ka shprehur interesim për intensifikimin e bashkëpunimit në lëmin e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve dhe për përmirësimin e kushteve për bashkëpunim ndërmjet institucioneve shkencoro teknologjike, thuhet në kumtesë nga kabineti i presidentit Gjukanoviq.

Parisi mund të sjell në pyetje zgjërimin e BE

Franca mund të sjellë në pyetje procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropianë , mirëpo pa marrë para sysh këtë, Mali i Zi duhet të vazhdojë me agjendën reformiste dhe me plotësimin e kritereve nga kapitujt negocues , ka theksuar

bashkëpunëtori me institutin Mekejn në Uashington Lubomir Filipioviq . Ai ka vlerësuar se mund të pritet paqartësi  lidhur me anëtarësimin e Malit të Zi në BE në vitin 2025 , pas shtyrjes së hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut , nëse BE nuk do të jetë në gjendje të pozicionohet si autoritet ndaj shteteve anëtare. Sipas fjalëve të tij , anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO dhe integrimi i plot i rajonit në BE do të zvogëlojë çdo përpjekje të ndikimeve destabilizuese dhe në uljen e rrezikimit të situatës së sigurisë në rajon.

Nënshkruhet kontratë për blerjen e autoblindave të lehta

Ministri i mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq dhe ambasadorja e SHBA në Mal të Zi Xhudi Rajzing Rajnke kanë shkëmbyer kontratën e nënshkruar për blerjen e disa autoblindave të lehta. Boshkoviq me këtë rast ka theksuar se kjo kontratë është e rëndësishme për ushtrinë e Malit të Zi , e para gjatë 40 vjetëve të fundit. “Me këtë paisje pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi do të kenë mundësinë që në mënyrën më të mirë të mundshme të vërtetojnë cilësinë dhe potencialin e vetë, duke pasur para sysh se dy çeta të këmbësorisë do të pajisen me mjetet më moderne , të cilat do të mundësojnë jo vetëm mbrojtjen , por edhe qarkullimin e njësive tona ushtarake ka theksuar Boshkoviq. Të përkujtojmë se ushtria e Malit të Zi do të forcojë arsenalin e vetë me 67 autoblinda të lehta të kompanisë Oshkosh .

 

Bojkotimi i zgjedhjeve nëse nuk do të këtë qeveri teknike

Nënshkruesit e marrëveshjes për të ardhmen duhet të rekomandojnë qartë se pa një qeveri të besimit qytetarë nuk do të marrin pjesë në zgjedhje , pasi që nga PDS kanë deklaruar se nuk ekzistojnë baza për formimin e Qeverisë teknike , ka vlerësuar deputeti i pavarur Aleksandar Damjanoviq. Ai konsideron se opsioni i bojkotimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet , në momentin aktual , është krejtësisht legjitime dhe do të varet , si nga aftësia e pushtetit që të hyjë në dialog me opozitën rreth përgatitjes së zgjedhjeve të lira, ashtu edhe nga raportet brenda opozitare. Damjanoviq ka theksuar se paralajmërimi i PDS se nuk dëshiron dialog lidhur me Qeverinë teknike e cila do të merrej me realizimin e legjislacionit të ri zgjedhor drejtë krijimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është epilog logjik i një farse  me , të ashtuquajturin Këshill i cili tash një vit pa sukses merret me reformën zgjedhore.

Për punëtoret e arsimit rritje e rrogave 9 plus 3 %

Përfaqësuesit e ministrisë së arsimit dhe të sindikatës së arsimit kanë harmonizuar propozimin për rritjen e rrogave për të punësuarit në arsim dhe për këtë fjalën definitive do ta jap qeveria. Është propozuar që në vitin 2020 rritja e rrogave të jetë 9% , kurse në vitin 2021 edhe 3%., respektivisht gjithë sheit 13% përfundimisht me fillimin e vitit 2021 , është kumtuar nga Ministria e arsimit. Po ashtu është propozuar rritja e mjeteve të qeverisë për nevojat banesore të punësuarve në arsim dhe prej vitit të ardhshëm këto mjete nuk do të ishin më të ulëta se 700 mijë euro në vit. Ky është konkluzion nga bisedimet e sotme në Këshillin kryesor të sindikatës së arsimit në krye me kryetarin Zvonko Paviqeviq dhe të ministrit për arsim Damir Shehoviq. Të theksojmë se kryetari i qeverisë Dushko Markoviq para do kohe ka paralajmëruar rritjen e të ardhurave për të punësuarit në arsim.  

 

Të dielën fillon llogaritjeje dimërore e kohës

Llogaritja dimërore e kohës do të fillojë të dielën që vjen dhe do të zgjas deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm. Të dielën me 27 tetor në ora 3 të mëngjesit , akrepat e orës duhet të kthehen një orë mbrapa . Të theksojmë se parlamenti evropianë me 4 mars ka votuar që prej 2021 të ndërpritet me lëvizjen e akrepave të orës , kështu që të gjitha vendet e BE do të jenë të obliguara që të zgjedhin ose llogaritjen verore ose atë dimërore të kohës. Ithtarët e këtij vendimit pohojnë se heqja e llogaritja verore dhe dimërore të kohës është e mirë për kursimin e energjisë, kurse kundërshtarët pohojnë të kundërtën . Të përkujtojmë se llogaritja verore e kohës është vendosur në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar si përpjekje për kursimin e energjisë dhe të krizës së karburanteve.

 

TRUMP PËRMES GRENELL KËRKOI QË SERBIA TA NJOHË KOSOVËN

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes të dërguarit special Richard Grenell, i cili së fundmi u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Kështu shkruan gazeta serbe “Blic” duke iu referuar burimeve. “Ishte një bisedë shumë e vështirë. Grenell fjalë për fjalë e përcaktoi kushtin – Serbia duhet ta njohë Kosovën”, shkruan gazata ,, Blic,, .

HOXHAJ:SERBIA T’I DORËZOJË PËRGJEGJËSIT PËR KRIMET NDAJ POPULLIT TË KOSOVËS

Zëvëndëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar miratimin e rezolutës së Dhomës së Përfaqësuesve në kuadër të Kongresit Amerikan për përfshirjen e Serbisë në rastin e vëllezërve Bytyçi. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka deklaurar se ky hap është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe se nuk do të ndalen derisa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës. Dhoma e Përfaqësuesve në kuadër të Kongresit Amerikan ka miratuar unanimisht rezolutën për zbardhjen e vrasjes makabre të vëllezërve Bytyqi të orkestruar nga Serbia. Rezoluta shpreh pakënaqësi të madhe për mënyrën se si është trajtuar ky rast nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Kjo shënon hap të rëndësishëm që tregon përkushtimin amerikan për vënien e drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Ne nuk do të ndalemi deri sa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës, nga se  drejtësia duhet të bëhet dhe do të bëhet, theksoi Hoxhaj.

 

Pacolli - VUÇIQ PËRGJEGJËS PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli përshëndeti vendimin unanim të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për të miratuar një rezolutë që i kërkon Serbisë që të zgjidhë çështjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi dhe theksoi se ata që janë përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë. Pacoli shkroi në llogarinë e tij në Twitter se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Dhoma e Përfaqësuesëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë, njëzëri miratoi një rezolutë që i kërkon Serbisë që të zgjidhë çështjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi- Elijah, Agron dhe Mehmet – dhe rezoluta tani duhet të miratohet nga Senati.

 

HARADINAJ E QUAN LAJM TË MIRË MIRATIMIN E REZOLUTËS PËR VËLLEZËRIT BYTYQI

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për vendin miratimin e rezolutës për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi nga Senati amerikan. Lidhur me këtë, Haradinaj ka shkruar në Facebook, ku ka kërkuar nga autoritet serbe që të pranojnë se vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve është rruga e vetme drejt paqes dhe drejtësisë. Miratimi në mënyrë unanime i Rezolutës për vëllëzërit Bytyqi, nga Kongresi Amerikan, është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë. Fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfishtë që i bëhet familjes Bytyqi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri, shtoi Haradinaj. Kjo rezolutë, e miratuar nga SHBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon, theksoi pos tjerash Ramush Haradinaj.

SHQIPËRIA E MIRËPRET MIRATIMIN E REZOLUTËS PËR RASTIN E VËLLEZËRVE BYTYQI

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka deklaruar se Shqipëria e mirëpret votën unanime të Dhomës së Repsit për përfshirjen e Serbisë në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Sipas postimit të Cakaj në tuitter thuhet se Serbia po dështon vazhdimisht në ndjekjen penale të personave përgjegjës për krimet e panumërta të bëra kundër shqiptarëve të Kosovës. Cakaj thekson se drejtësia duhet të shërbehet dhe tč jetč e arritshme.

 

RINUMËRIMI DREJT FUNDIT, SONTE MBYLLET PROCESI PËR 530 VENDVOTIME

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ende është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve, proces ky i cili pritet që të përfundoi në orët e mbrëmjes. Sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj deri tani janë rinumëruar 454 vendvotime apo thënë në përqindje 85 për qind."Aktualisht deri në këto momente kemi arritur deri në 454 vendvotime të rinumëruara që do të thotë që 85 për qind e vendvotimeve deri më tani janë rinumëruar, ndërsa pjesa tjetër e vendvotimeve të mbetura do të rinumërohen gjatë ditës së sotme dhe ky proces do të mbyllet me rinumërimin e të gjitha vendvotimeve", theksoi Ahmetaj.

 

Daçiq: Zgjidhja për Kosovën, prioritet kombëtar i Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se arritja e një zgjidhjeje politike për Kosovën është prioritet kombëtar i Serbisë, ndërsa u bëri thirrje vendeve që e kanë njohur Kosovën, ta rishqyrtojnë vendimin e tillë. Daçiq i bëri këto komente sot në një konferencë në Baku të Azerbajxhanit. Siç transmeton një komunikatë e lëshuar nga Ministria e tij, Daçiq tha se Serbia ka përjetuar pasoja nga mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe sovranitetit. Por, shtoi ai, Serbia, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, gjithashtu mbron edhe të drejtën ndërkombëtare. "Me gjithë veprimet e njëanshme të Prishtinës, Serbia mbetet e angazhuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e statusit të Kosovës, që do të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Ne, në raste të shumta, kemi treguar gatishmëri për të arritur një zgjidhje të tillë", tha Daçiq. Ai shprehu mirënjohje për të gjitha shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe tha se në dy vjetët e fundit, "pas argumenteve të Serbisë", shumë  shtete "e kanë tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës".

Në Britani miratohet substanca e marrëveshjes për Brexit, por shtyhet data e largimit

Parlamenti britanik ka votuar në parim rreth një plani për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, mirëpo ka refuzuar kufizimet kohore të kryeministrit të këtij shteti, Boris Johnson, me arsyetimin se duhet më shumë kohë për të analizuar marrëveshjen që ka arritur ai me BE-në. Kjo ka qenë hera e parë që ligjvënësit kanë miratuar substancën e marrëveshjes për Brexit, prej kur britanikët kanë votuar në referendumin e vitit 2016 për t’u larguar nga blloku evropian. Megjithatë, veprimet e parlamentit nënkuptojnë se Johnson nuk do të arrijë ta largojë Britaninë nga BE-ja më 31 tetor, ashtu sikurse ishte zotuar kur kishte fituar pozitën e kryeministrit në muajin korrik. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se ai rekomandon që 27 vendet tjera të BE-së të miratojnë një shtyrje të datës për Brexit. “Pas marrjes së vendimit të kryeministrit Boris Johnson për të ndalur përkohësisht procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Largim, dhe në mënyrë që të anashkalohet një Brexit pa marrëveshje, unë rekomandoj që 27 vendet e BE-së, të miratojnë kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për shtyrje. Për këtë propozoj një procedurë të shkruar”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

 

Turqia nuk rifillon ofensivën ndaj kurdëve pas marrëveshjes me Rusinë

Turqia ka thënë se nuk  ka “nevojë” për rifillim të operacionit luftarak kundër luftëtarëve kurdë në Siri, sepse është informuar nga Shtetet e Bashkuara se tërheqja e pjesëtarëve kurdë nga zona kufitare është “kompletuar”.“Në këtë fazë nuk ka nevojë për nisje të një operacioni të ri”, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.Ky lajm vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan janë takuar për gjashtë orë të martën në një takim privat në Soçi të Rusisë. Gjatë negociatave ata janë pajtuar për të kryer patrullime të përbashkëta ushtarake në verilindje të Sirisë dhe u kanë dhënë luftëtarëve kurdë një afat të ri për t’u larguar nga zona kufitare, vetëm pak orë para se të përfundonte armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë turq dhe ata rusë kanë thënë se amëpushimi i ri, që do të zgjasë 150 orë, ka nisur mesnatën e 23 tetorit, dhe se përmes tij, kurdëve iu kërkohet të largohen 32 kilometra larg kufirit mes Turqisë dhe Sirisë.

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në vizitë të paparalajmëruar në Irak

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka arritur në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar, teksa Shtetet e Bashkuara janë duke tërhequr trupat e tyre nga verilindja e Sirisë në Irak. Esper pritet të takohet me ministrin irakian të Mbrojtjes, Najah al-Shammari dhe kryeministrin, Adel Abdul Mahdi më 23 tetor, pasi ushtria irakiane ka thënë se trupat amerikane që po largohen nga Siria nuk kanë leje që të qëndrojnë në Irak. “Të gjitha trupat amerikane që janë tërhequr nga Siria kanë siguruar autorizim për të hyrë në Kurdistan të Irakut, në mënyrë që të largohen nga Iraku”, ka thënë një komandant irakian.

Mirëpo Esper ka thënë derisa ka qenë në Arabinë Saudite se trupat e ripozicionuar do të qëndrojnë “përkohësisht” në Irak, para se të kthehen në SHBA. Shefi i Pentagonit fillimisht u ka thënë gazetarëve se të gjitha trupat amerikane që largohen nga Siria do të shkojnë në perëndim të Irakut dhe se ata do të vazhdojnë të kryejnë operacione kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS). Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5,200 trupa në Irak, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër IS-it.

 

Ambasadori amerikan: Trump ia kushtëzoi ndihmën Ukrainës

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Bill Taylor, tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën me zotimin se kjo e fundit do ta hetojë një rival të tij politik. Taylor dëshmoi para një paneli të Kongresit, në kuadër të procedurave për shkarkimin e Trumpit. Këto procedura, Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, i ka nisur më 24 shtator, pasi një informator ka zbuluar se Trump ka kërkuar nga homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, të hetojë për korrupsion ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden, dhe djalin e tij. Biden shihet si rival i mundshëm i Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020. Taylor tha se është njderë i shokuar kur ka mësuar, në muajin korrik, se Trump ka vendosur të shtyjë ndihmën ushtarake për Ukrainën, e cila lufton me separatistët pro-rusë tash e pesë vjet. "Unë dhe të tjerët jemi shtangur", tha ai, për të shtuar se marrëdhëniet me Ukrainën janë "dëmtuar thelbësisht".

 

Policia gjen 39 trupa njerëzish në një kamion në Esiks

Trupat e 39 personave janë gjetur në një kamion në Esiks të Britanisë.

Policia ka thirrur shërbimet e ambulancës pasi ka pasur informacione për këtë rast. Drejtuesi i kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore është arrestuar me dyshimet për vrasje. Sipas shenjave, duket se 38 të rritur dhe një adoleshent kanë vdekur, ka thënë Policia në Esiks. Zyrtarët policorë kanë thënë se kamioni ka ardhur nga Bullgaria dhe ka hyrë në këtë zonë ditën e shtunë. Policia aktualisht ka mbyllur për qarkullin zonën rreth parkut industrial, Waterglade në Grejs, ku është gjetur kamioni.

 

Kina planifikon ta zëvendësojë udhëheqësen e Hong Kongut me lider "të përkohshëm"

Kina është duke hartuar një plan për zëvendësim të lideres së Hong Kongut, Carrie Lam me një shef “të përkohshëm” ekzekutiv, ka raportuar the Financial Times, duke cituar burime të afërta me këto zhvillime, teksa në Hong Kong vazhdojnë të zhvillohen protesta pro-demokracisë. Lam është kthyer një ndër shënjestrat kryesore në protestat e Hong Kongut, pas shqetësimeve të banorëve se këtij vendi po i kufizohen liritë që gëzon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, sipas të cilit funksionon prej kur Kinës i është dorëzuar ky territor nga Britania më 1997. Burime të Financial Times kanë thënë se zyrtarët në Kinë dëshirojnë që situata në Hong Kong të stabilizohet para se të marrin vendimin përfundimtar, sepse nuk dëshirojnë që veprimi i tyre të përkthehet si dorëzim ndaj dhunës. Nëse presidenti kinez, Xi Jinping vendos të shkojë tutje me këtë proces, atëherë pasardhësi i lideres Lam do të emërohet në muajin mars, ka thënë gazeta, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

 

Nesër mot me diell        

Sot në Mal të Zi mban mot me diell  dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Ulqin 28, Podgoricë 27, Tivar, H. Novi, Budvë, Cetinë e Rozhaj 26, Nikshiq 25, Plevle, Kollashin e Zhablak 24, Beranë e Shavnik 23, Plavë e Bjello Pole 20 dhe në Plluzhinë 19 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe gjatë ditës mjaft i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 27 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се