Žabljak
Oblačno
5.0 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
6.0 °C
Herceg Novi
Oblačno
15.1 °C
Nikšić
Oblačno
9.2 °C
Cetinje
Oblačno
10.1 °C
Bar
Oblačno
15.6 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
12.3 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
14.3 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
7.3 °C

Ditari

22. 10. 2019.   >>  18:14 0

Ditari 22.10.2019

22.10.2019

Gjermania e përkrah Malin e Zi si vendin udhëheqës në Integrimet 

Gjermania do të vazhdoj me përkrahjen për Malin e Zi, në integrimet Evropiane, si vendin udhëheqës në këtë proces, ka deklaruar ministri federal i Gjermanisë për ekonomi dhe energjetikë, Peter Altmaier. Ai, qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, së bashku me afaristët gjerman kurse, sot, janë pranuar nga kryeministri, Dushko Markoviq. Bashkërisht  është vlerësuar se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Gjermanisë, kanë avancuar dukshëm pas takimit të suksesshëm të kryeministrit, Markoviq dhe kancelares gjermane, Angella Merkel, gjatë këtij  viti, në Berlin. “Vizita juaj në Mal të Zi, dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale si dhe vendosmërinë tonë për avancimin e tyre të mëtejmë dhe bashkëpunimin ekonomik më të fuqishëm”, ka porositur kryeministri Markoviq, gjatë bisedimeve me delegacionin gjerman. Ndërkaq, ministri Altamajer, ka theksuar se vizita e tij është rezultat  i drejtpërdrejtë i marrëveshjes nga Berlini, para disa muajsh, me kryeministrin malazez, duke shtuar se kancelarja federale mbështet qasjen e këtillë ndaj Malit të Zi.   

Nuk do të rriten rrogat në administratë dhe në gjyqësor

Ekzistojnë një sërë kufizimesh të cilat në këtë moment e përjashtojnë mundësinë e rritjes së pagave në administratë dhe në legjislaturë, por nga kjo mund të veçohen zyrtarët me kompetenca dhe përgjegjësi të veçanta në sektorin e sigurisë dhe të drejtësisë, ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq, gjatë takimit me delegacionin e Sindikatave të administratës dhe legjislaturës, të kryesuar nga kryetari, Nenad Rakoçeviq. Siç është kumtuar nga Qeveria, përfaqësuesit e sindikatës, kanë tërhequr vërejtjen në pozitën e pavolitshme materiale të punësuarve në administratë dhe legjislaturë dhe kanë parashtruar kërkesën për rritjen e të ardhurave për të punësuarit në këto sektorë të administratës publike. Kryeministri Markoviq, ka rikujtuar në faktin se pagat për të punësuarit në legjislaturën publike, janë rritur me miratimin e Ligjit për pagat e të punësuarve në sektorin publik dhe ka shtuar se, rritja e paralajmëruar e të ardhurave në shëndetësi dhe në arsim, është bërë për arsye se në këto sektorë nuk janë rritur të ardhurat që nga miratimi i këtij ligjit, që nga viti 2016.

 

Gjukanoviq, në ceremoninë zyrtare të uljes në fron të perandorit Naruhito

Perandori japonez, Naruhito, është ngjitur zyrtarisht në fron, në ceremoninë solemne të mbajtur në pallatin perandorak. Në ceremoninë zyrtare, mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me bashkëshorten Lidija. Siç është njoftuar nga kabineti i presidentit, ai do të jetë i pranishëm në pritjen që Naruhito,e organizon për zyrtarët më të lartë pjesëmarrës të kësaj ceremonie, e më pas edhe në darkën në të cilën do të marrin pjesë më tepër se 170 delegacione, numër i madh shefash të shteteve, pastaj të qeverive, përfaqësues të OKB dhe BE.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka mbajtur një fjalim përshëndetës për perandorin e ri, ndërkohë që janë dëgjuar duartrokitjet dhe brohoritjet në mbështetje të Naruhitos.

Kjo ceremoni ka qenë pjesë e një tradite të vjetër me shekuj, sipas së cilës Japonia është monarkia më e vjetër në botë.

Deputetët debatuan propozim-ligjin për sigurimin shëndetësor

Kuvendi i Malit të Zi,vazhdoi sot debatin lidhur me pikat e parapara me rendin e  ditës. Deputetët, debatuan për propozim ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit  për sigurimin shëndetësor, me ç'rast propozuesit pohuan se zgjidhjet e ofruara sigurojnë standarde më të larta ligjore për shfrytëzuesit e këtij ligjit. Ndërkohë, polemikë mjaft e ashpër u zhvillua për çështje tjera jashtë rendit të ditës me ç'rast, kryesia e punës së kësaj senace, ndërpreu mbledhjen dhe paralajmëroi vazhdimin e  mbledhjes nesër.

Ndërkaq, siç është paralajmëruar, kryeministri Dushko Markoviq, do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve, në mbledhjen e paraparë për më 30 të këtij muajit.

Prokuroria speciale shtetërore, kërkon heqjen e imunitetit për N. Medojeviq 

Prokuroria speciale shtetërore, i ka dërguar propozimin Kuvendit, për heqjen e imunitetit të deputetit, Nebojsha Medojeviq, respektivisht të lejohet procedura penale ndaj tij, është njoftuar TVMZ nga prokuroria speciale shtetërore.

Rikujtojmë se kryetari i Kuvendit, më parë,  ka kërkuar nga prokuroria special, të dërgoj dy kërkesa të ndara, njëri që ka të bëjë me inicimin e procedurës penale dhe një tjetër, për të caktuar masën e paraburgimit.

Përmes dialogut, deri te zgjidhjet më të mira

Vetëm me dialog mund të vihet deri te zgjidhjet më kualitative të cilat do të avancojnë ambientin e përgjithshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të radhës, ka vlerësuar kryetari i Këshillit  për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe ligjeve tjera, Branimir Gvozdenoviq.

Siç është kumtuar nga Parlamenti, Gvozdenoviq dhe anëtari i këtij këshillit, Negjelko Rudoviq, ka biseduar me ambasadoren jorezidente të Australisë, në Mal të Zi, Rut Stjuart. Gvozdenoviq, ka përsëritur se Mali i Zi dhe Australia, i kanë vendosur marrëdhëniet ekonomike dhe ka rikujtuar se në Mal të Zi, punojnë me sukses disa afaristë dhe investitor të dalluar. Ai, ka theksuar se bashkëpunimin ekzistues duhet intensifikuar dhe zgjeruar edhe në fushat tjera. Ambasadorja, Stjuart, ka pohuar se Australia e vlerëson shumë dhe përkrah rrugën evropiane të Malit të Zi, dhe ka shtuar se për vendin e saj është shumë e rëndësishme që rajoni i Ballkanit Perëndimor, të jetë stabil dhe ekonomikisht i përparuar. Andaj, ka thënë ajo, duhet punuar në vazhdimësi në përforcimin e sistemeve demokratike në këtë pjesë të Evropës.   

 

A.Mandiq; Kemi braktisur punën e Këshillit, për shkak të marrëveshjeve të fshehta 

Përveç ndryshimit të legjislaturës zgjedhore dhe formimit të Qeverisë teknike, edhe ndryshimi i Kushtetutës, është kusht për zgjedhje të ndershme, ka deklaruar kryetari i demokracisë së re Serbe ( NOVA), Andrija Mandiq. Ai, në intervistën dhënë Radios së Malit të Zi, ka thënë se edhe pse në FD, kërkojnë formimin e Qeverisë teknike, të përkohshme, e cila do të koncentrohej në krijimin e kushteve të ndershme, hyrja e FD në qeverinë e tillë, është çështje e veçantë.

Nëse nuk do të ketë ndryshime të ligjeve zgjedhore, qeveri teknike dhe ndryshim të Kushtetutës së Malit të Zi, Mandiq, konsideron se do të jetë shumë e rëndësishme që opozita të ketë përgjigje unike, siç thotë ai, për bojkotimin e zgjedhjeve, mos dëgjueshmërisë qytetare dhe, gjithnjë, deri te pengimi i mbajtjes së zgjedhjeve.    

M. Cerar; BE, ka dështuar me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Miro Cerar deklaroi sot se Bashkimi Europian ka dështuar me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor duke mos arritur një marrëveshje për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjatë një interviste për agjencinë amerikane të lajmeve, ”Associated Press” (AP) Cerar paralajmëroi se  “vendimi i BE-së për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përcjell një sinjal negativ për Ballkanin e brishtë Perëndimor”.

“Unë besoj se kjo shtyrje ose mosmarrja e një vendimi për hapjen e negociatave për të dy vendet ishte me të vërtetë një gabim historik”, deklaroi ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Cerar. /ATSh

 

Lirohen 12 pacientë nga klinika infektive në QKU, të Prishtinës 

Dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar nga spitali, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Linda Ajazaj-Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se pacientët janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore, në momentin kur i kemi liruar pacientët, ka qenë e mirë. Ne i kemi përjashtuar sëmundjet apo shkaktarët infektivë. Me të tjerat mbetet të merren organet tjera të hetuesisë që kanë filluar me procedura”, tha Ajazaj-Berisha.Të dielën, më 13 tetor, teksa po hapnin dhe verifikonin votat e ardhura nga Serbia në zarfet e mbyllura, fillimisht kanë qenë 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që janë ankuar për gjendjen e tyre shëndetësore dhe më pas 12 prej tyre kanë përfunduar të shtrirë në spital. Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet pas raportimeve se te këta persona janë shfaqur reaksione alergjike pas hapjes së këtyre zarfeve.

 

Udhëheqës të BE, kritikojnë vendimin bllokut ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 

Udhëheqës të Bashkimit Evropian kritikuan vendimin e bllokut për t'iu mos ofruar datë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

"Për mendimin tim, ky ka qenë gabim", tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në një seancë të Parlamentit Evropian të martën në Strasburg. "Tani vetëm mund të shpresoj se udhëheqësit do të nxjerrin përfundimet e duhura kur të diskutojnë procesin e pranimit, para samitit në Zagreb, që do të mbahet në maj të vitit 2020", tha Tusk. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thuhet se ka bllokuar vendimin, duke kërkuar fillimisht reformim të BE-së. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha të martën se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pasur të drejtë t'i nisin negociatat me BE-në dhe se kanë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim."Është gabim i rëndë edhe për faktin se krjon përshtypjen se ju bëni premtime, nuk i realizoni ato dhe askush në botë nuk do të na respektojë", tha Juncker.

Z. Zaev; Është herët të flasim për një Qeveri teknike

Është shumë herët për të diskutuar për kryeministër teknik dhe ministra, gjatë kësaj periudhe qeveria është përkushtuar të mbajë ritmin e reformave ekonomike, tha kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të Konferencës së Organizatës Botërore të Doganave – PIKARD që zhvillohet sot në Shkup.

“Është shumë herët. Qeveria është përkushtuar që gjatë kësaj periudhe të mbajë ritmin e reformave ekonomike që po ndodhin në vend. Ju e dini që kemi një target prej katër për qind, edhe pse është parashikuar në Buxhet në 3,5 për qind. Ne synojmë t’i arrijmë targetet e tilla duke arritur një rritje prej 4,1 për qind dhe kjo nënkupton shumë vende të reja pune, shumë investime të reja në vend, rritja e eksporteve dhe rritja e standardit ekonomik të qytetarëve”, tha Zaev.

I pyetur se nëse fitojnë në zgjedhje a do të bëhet përsëri kryeministër, Zaev tha se ai ka kërkuar një mandat të ri të qartë që të munden t’i vazhdojnë reformat. /Alsat-m


BE, përcjell nga afër nnegociatat e Serbisë dhe Rusisë, për tregtinë e lirë.

Komisioni Evropian po i përcjell nga afër negociatat e Serbisë me Rusinë për një marrëveshje për tregti të lirë, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq.

Gjatë vizitës në Beograd, fundjavën e kaluar, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë midis Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik, më 25 tetor. Ky Union përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kirgizia, Kazakistani dhe Armenia.

"Po e përcjellim me kujdes situatën dhe po e diskutojmë atë me autoritetet serbe", tha Kocijançiq.

"Nga Serbia pritet që të përafrohet me politikën e BE-së", theksoi ajo, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Megjithatë, shtoi Kocijançiq, Serbia mund të bëjë marrëveshje me vendet ose organizatat e tjera, përpara se të bëhet anëtare e BE-së.

Sipas saj, BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Serbisë, sepse tregtia e ndërsjellë përbën 63 për qind të tregtisë totale të Serbisë.

 

Erdogan, paralajmëron operacione më të ashpra, nëse nuk respektohet marrëveshja 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të vazhdojë operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë "me vendosmëri edhe më të madhe", nëse luftëtarët kurdë dështojnë të respektojnë marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Ankara, përpara se të nisej drejt Rusisë, Erdogan tha se të gjitha milicitë kurde duhet të largohen nga zona e sigurt, që Turqia dëshiron ta krijojë përgjatë një pjese të kufirit të saj me Sirinë, transmeton REL.

"Institucionet tona po e monitorojnë nga afër situatën në terren. Nëse premtimet që i ka dhënë Amerika nuk mbahen, ne do ta vazhdojmë operacionin aty ku e kemi lënë - këtë herë, me vendosmëri edhe më të madhe", tha Erdogan.

Më 9 tetor, Turqia ka nisur një operacion kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, duke thënë se dëshiron ta pastrojë kufirin e saj nga "terroristët".

Në këtë ofensivë, qindra civilë janë vrarë dhe plagosur.

 

Tramp, ka pohuar se disa trupa amerikane do të vazhdojnë qëndrimin në Siri 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se disa trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri, pavarësisht kërkesës së tij për tërheqje të ushtarëve nga ky shtet.

Ai ka thënë se një numër i vogël i ushtarëve do të mbrojnë territoret e naftës në Siri, derisa të tjerët do të qëndrojnë afër Izraelit dhe Jordanisë.

Dy javë më parë presidenti Trump ka marrë vendim për tërheqje të trupave amerikane nga rajoni kufitar mes Sirisë dhe Turqisë.

Ndërkohë, Turqia ka nisur një operacion ushtarak kundër ish-aleatëve amerikanë, kurdëve. Javën e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është pajtuar për të ndalur përkohësisht luftimet në Siri, duke lejuar forcat kurde që të largohen nga rajonet e sulmuara prej ushtrisë turke në verilindje të Sirisë.

 

Talibanët, vrasin 15 policë në Afganistan 

Pesëmbëdhjetë policë u vranë të martën në një sulm në provincën Kunduz të Afganistanit.

Anëtari i Këshillit Provincial, tha se militantët talibanë e sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad.

Një zëdhënës i talibanëve konfirmoi po ashtu se ky grup qëndron pas sulmit.

Talibanët thuhet se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz.

Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë.

Në fillim të shtatorit, i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, arriti një marrëveshje paraprake me talibanët për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, por presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë e shpalli procesin e paqes të vdekur.

 

Kryeministri izraelit, nuk arrin të formojë Qeverinë 

Kryeministri izrealit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nuk do të mund ta formojë qeverinë, duke i lënë mundësi rivalit të tij politik për ta bërë një gjë të tillë.

Netanyahu ka qenë në pushtet në dekadën e fundit, mirëpo ai nuk ka arritur të krijojë koalicion me shumicën, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin shtator.

Rivali i tij, Benny Gantz nga Partia Blu dhe Bardhë do të tentojë që të formojë qeverinë.

Ligjvënësit izraelito-arab kanë thënë se do ta përkrahin atë, mirëpo Gantz, që udhëheq aleancën e qendrës së djathtë sërish nuk siguron 61 votat e nevojshme për të krijuar shumicën në parlamentin me 120 ulëse.

Presidenti Rivlin ka thënë se do të tentojë shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat janë mbajtur dy herë gjatë këtij viti.

 

Vazhdon mot i ngjashëm

Sot, në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në orën 14; Podgoricë e Cetinë 28 gradë, Nikshiq e Ulqin 27, Budvë e Rozhajë 26, Tivar e Petrovac 25, Plevle e Herceg Novi 24, Beranë e Shavnik 23, Zhablak e Andrijevicë 22, Plavë 20 dhe në Bjello Pole e Plluzhinë 19 gradë.

Për nesër, parashihet të mbaj mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë të vitit.

Do të fryjë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 28 gradë celsius.

 

Ditarin e përgatiti, Gj. Dukaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se