Žabljak
Oblačno
4.2 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
11.7 °C
Herceg Novi
Oblačno
16.3 °C
Nikšić
Oblačno
9.0 °C
Cetinje
Oblačno
11.0 °C
Bar
Pretežno oblačno
17.7 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
16.6 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
19.1 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
9.2 °C

Ditari

21. 10. 2019.   >>  18:35 0

Ditari 21.10.2019

21.10.2019

Nuk u diskutua për interpelancën për punën e nënkryetarit të qeverisë Pazhin

Parlamenti i Malit të Zi zhvillon sot seancën e vetë të rregullt gjatë të cilës do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës. Deputetët refuzuan kërkesën e Frontit Demokratikë që të diskutohet për interpelancën mbi punën e nënkryetarit të Qeverisë për sistemin politik dhe legjislaturë Zoran Pazhin. Ndër kaq deputetët diskutojnë për propozim ligjet mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugorë , për veprimtarinë komunale dhe për ndihmën juridike ndërkombëtare në çështjet penale. Në rend të ditës së seancës është edhe propozim ligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për marrjen dhe zëvendësimin  e organeve njerëzore me qëllim të shërimit. Deputetët mes tjerash do të debatojnë për propozim ligjet për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit mbi tatimin në të ardhurat e personave fizik dhe të propozim ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve. Në rend të ditës gjenden edhe zgjedhjet dhe emërimet.

Pas Bregzit-it  zgjerimi në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka deklaruar se shpreson se politika e zgjerimit e BE përsëri do të fitojë në intensitet pas përfundimit të Bregzi-it. Markoviq në intervistën dhënë ,, App,,  ka theksuar se me daljen e Britanisë së Madhe nga BE do të zgjidhet numër i madh i problemeve dhe do të krijohen mundësi të reja për vendet kandidate, siç është Mali i Zi. Marrëveshja për Bregzitin nuk duhet të këtë ndikim negativ në dinamikën e bisedimeve të Malit të Zi me BE , por stimulim pozitivë , ka vlerësuar Markoviq. Ai ka tërhequr vërejtjen se vendimi i BE për mos hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë , dërgon mesazh negativ për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai megjithatë ka vlerësuar se nuk mund të këtë Bashkim Evropianë komplet të bashkuar dhe të sigurt pa Ballkanin Perëndimor.

 

Mali i Zi dhe Ausralia synojnë bashkëpunim akoma më të mirë

Mali i Zi dhe Australia dëshirojnë të veprojnë së bashku në forcimin e marrëdhënieve politike por edhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, është vlerësuar në takimin e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq me ambasadoren e Australisë Rut Stujart. Duke folur për investime të rëndësishme në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim , kryeministri Markoviq ka theksuar orientimin e qeverisë drejtë zhvillimit të qëndrueshëm paralelisht me ruajtjen e mjedisit. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se në turizëm ekziston hapësirë për forcimin e bashkëpunimit afaristë , por potenciale ka edhe në bujqësi dhe në prodhimin e ushqimit të shëndetshëm. Gjatë takimit është biseduar edhe për situatën në Mal të Zi dhe në rajon në kontekstin e integrimeve evropiane. Australia , siç ka theksuar ambasadorja Sjuart do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme për Malin e Zi në këtë drejtim, thuhet në kumtesën e qeverisë. Roli i Malit të Zi në NATO është vlerësuar pozitiv dhe është vlerësuar lartë kontributi i tij në ruajtjen e vlerave të aleancës gjithandej ku mbrohet paqja dhe siguria.

 

Gjukanoviq në kurorëzimin e mbretit Naruhito në Tokio

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq me bashkëshorten do të marrë pjesë nesër me ftesën e qeverisë së Japonisë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Naruhito në Tokio . Gjukanoviq do të marrë pjesë në darkën në të cilën do të jenë mbi 170 delegacione mes të cilëve shumë shefa të shteteve dhe të qeverive dhe përfaqësuesit e OKB dhe të BE, është kumtuar nga kabineti i presidentit. Në ditën e dytë të qëndrimit Gjukanoviq do të zhvillojë takim bilateral me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe.

Mali i Zi promovues i interesave të Evropës së zhvilluar

Vizita e sekretares shtetërore të ministrisë franceze  të mbrojtjes Zhenevjev Daresjek është dëshmi e interesimit të madh  të Francës për rajonin tonë, kurse Mali i Zi si një pjesë stabile e Ballkanit Perëndimor, mund të jetë njëri ndër promovuesit më të mirë të interesave të Evropës së zhvilluar dhe demokratike , ka theksuar ministri i mbrojtjes Predrag  Boshkoviq me rastin e vizitës së përfaqësuese të Qeverisë franceze në Mal të Zi. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se bashkëpunimi rajonal është esencial për zgjidhjen e sfidave aktuale të sigurisë , siç janë migracionet dhe zhvillimi ekonomik duke e shprehur bindjen se edhe vendet tjera me vizion euro atlantikë do të ndjekin shembullin malazezë të udhëheqjes me sukses të politikës së jashtme. Boshkoviq ka theksuar se vizita realizohet në vitin e shënimit të 140 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve . Sekretarja shtetërore Daresjek ka theksuar se vizitat e përfaqësuesve të lartë francezë në Mal të Zi janë dëshmi shtesë e synimeve për zhvillimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Ajo ka theksuar se Mali i Zi është shtet i rëndësishëm në Ballkan dhe Franca dëshiron të përkrah Malin e Zi në rrugën drejtë BE dhe dëshiron të ndërtojë me qeverinë malazeze  partneritet të veçantë gjë që nënkupton edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të cilat mund të nënshkruhen brenda vitit të ardhshëm , ka theksuar Daresjek.

 

Pengimi dhe zgjidhja e sulmeve kundër gazetarëve është prioritet

Pengimi dhe zgjidhja e sulmeve kundër gazetarëve , mediave dhe pronës së tyre dhe veprimi parandalues me qëllim të mundësimit të kryerjes të pa pengesë të punës së gazetarit në Mal të Zi , është prioritet e punës të drejtorisë së policisë . Kjo është vlerësuar në takimin e përfaqësuesve të drejtorisë së policisë dhe të sindikatës së medieve të Malit të Zi. Ndihmës drejtori i drejtorisë së policisë në sektorin e policisë kriminalistike Enis Bakoviq ka theksuar se prej 4 veprave penale të zhvilluar gjatë vitit të kaluar në dëm të gazetarëve tri prej tyre janë zgjidhur. Bakoviq ka shtuar se edhe në të gjitha qendrat dhe zyrat e sigurisë në komuna janë emëruar nga dy inspektor policorë , të obliguar që këtë punë ta koordinojnë në nivelin lokal.

Avokatët i dorëzojnë ankesë gjyqit të apelit

Avokatët e mbrojtjes ia kanë dorëzuar sot Gjyqit të apelit ankesat ndaj vendimeve gjyqësore me të cilat Andria Mandiq, Millan Knezheviq, Branka Miliq dhe Mihaillo Çagjenoviq janë dënuar në rastin e terrorizmit në tentativë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016. Avokatët Miroje Jovanoviq dhe Dushan Radosavleviq kanë kërkuar që klientët e tyre të lirohen , që procedura të kthehet në fillim dhe në procedurën e re të përjashtohet kolegji gjyqësor i cili ka zhvilluar procesin e mëparshëm. Këta avokatë kërkesën e kanë dorëzuar në mbi 680 faqe. Të përkujtojmë se gjyqi i lartë ka sjell akt vendimin në muajin maj me të cilin Mandiq dhe Knezheviq janë dënuar me nga 5 vjet heqje lirie , Miliq me 3 vjet ,kurse Çagjenoviq në 1 vit e gjysme burg.

 

LUMEZI: TË DREJTAT E VIKTIMAVE TË KRIMIT TË GARANTUARA ME KUSHTETUTË

Sot në Prishtinë është shënuar 10-vjetori i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me ç‘rast është organizuar konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se vënia e drejtësisë e kthen dinjitetin e personave që janë bërë viktimë e krimit. Fakti qe sot kjo konference është duke u mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve dhe nga UN Women na jep të drejtë për të besuar se viktimat e krimit kanë partner të fuqishëm”. “Të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe ligje të Kosovës dhe si të tilla duhet të mbrohen nga shteti”. “Sot dua t’i siguroj qytetaret që do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e viktimave te krimit. “Qe 10 vjet është themeluar zyra për mbrojtjen e viktimave të krimit. Prokuroria e shtetit ka forcuar kapacitete njerëzore dhe si rezultat kemi arritur të zvogëlojmë numrin e rasteve. I kemi përfaqësuar 11 viktima të krimit. Tashmë kemi një numër të konsiderueshëm të viktimave të cilëve u është kompensuar dëmshpërblimi”, theksoi pos tjerash Aleksandër Lumezi.

MIGRIMI ÇËSHTJE SERIOZE NË GJITHË BALLKANIN

Kosova është bërë pjesë e konferencës dy ditore Rajonale mbi Dinamikën e Popullsisë, Kapitalin Njerëzor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm që po zhvillohet në Sarajeve të Bosnje Hercegovinës. Përfaqësuesit e UNFPA-së në Kosovë, të Institutit të Shëndetit Publik, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Avokatit të Popullit po përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje me rëndësi rajonale. Diskutimi në këtë konferencë është fokusuar në rrethanat të cilat po shtyjnë popujt të migrojnë në kërkim të një jete më të mirë. Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, misioneve të ndryshme por edhe ata të shteteve rajonale të cilat po marrin pjesë po bëjnë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet shteteve. Sipas sipas tyre çështja e migrimit është në krize dhe duhet të merret me seriozitet të lartë. Nga diskutimet e fillimit të konferencës u ngriten çështjet dhe mundësitë se si të të parandalohet migrimi, cilat janë mundësitë që shtetet te përmirësojnë kushtet në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga vendet e tyre. Alanna Armitage-Drejtoreshe e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë e cila iu drejtua të pranishmeve tha se lëvizjet dhe migrimi i popujve duhet të merret seriozisht. Ndërkohë Adil Osmanoviq ministër i çështjeve sociale në Bosnjë Hercegovinës tha se çështja e migrimit ka kapluar gjithë rajonin dhe për këtë çështje rajoni duhet të jetë i vëmendshëm dhe të bashkëpunoj në parandalimin e tij.

 

EURO-INTEGRIMET SIPAS LIDERËVE MBETEN PRIORITET I LARTË

Pas rezultatit negativ nga takimi në Këshillin e Evropës në Bruksel, liderët politikë në shtet në Maqedoni janë pajtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç eurointegrimeve, njëkohësisht ata caktuan zgjedhje të parakohshme parlamentare për datën 12 prill. Ata në takimin e liderëve që u mbajt me iniciativë të presidentit Stevo Pendarovski, u morën vesh se duhet të vazhdohen proceset eurointegruese në shtet, ndërsa datën e zgjedhjeve e përcaktuan me koncensus duke e pasur parasysh procesin e ratifikimit të protokollit për anëtarësim të vendit në NATO. “Ne kemi një konsensus të qartë shtetëror nga liderët politikë relevantë në vendin tonë, ata mbështesin idenë se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë këto negociata sa më shpejt që të jetë e mundur dhe t’i përfundojë ato sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të bëhet një anëtare e barabartë. Të gjithë në takim pajtohen që ne nuk kemi asnjë problem me një metodologji të re dhe të përmirësuar për zhvillimin e negociatave të pranimit. Të gjithë të pranishëm në takim thanë se nuk kanë asnjë problem nëse metodologjia e re nënkupton kthyeshmërinë e procesit, do të thotë të rikthehet një kapitull kur ai është mbyllur, nëse tendencat në atë sferë janë negative, ata mund të kthehen lirshëm, madje edhe në fillimin e procesit. Ne nuk kemi asgjë për t’u frikësuar, është në interesin tonë dhe në interes të qytetarëve tanë”, tha Pendarovski pas përfundimit të pjesës së parë të takimit.

 

MAKRON DO TË VIZITOJË SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT

Presidenti francez Emanuel Makron pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm. Në komentin e tij publik pas bllokimit të hapjes së negociatave me këto vende, ai u shpreh se do të takohet me kryeministrat Rama dhe Zaev për të folur për reformat dhe hapat që duhet të bëjnë këto vende. Me vizitën e tij Makron duket se ka për qëllim t’u dëshmojë Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është e hapur dhe Franca do t’i ndihmojë për të arritur këtë objektiv. Një burim diplomatik në Tiranë u shpreh për Exit.al se ende nuk ka detaje për këtë vizitë, pasi ajo është vendosur së fundmi dhe mbetet ende një premtim në parim. Burimi diplomatik konfirmoi se si shenjë të mbështetjes së Francës për Shqipërinë, Presidenti Makron ka vendosur hapjen në Tiranë të zyrës të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të zbatojë ndihmën e Francës për projekte zhvillimi në Shqipëri. Me gjasa, ky hap mund të shënojë rritje të ndihmës franceze, e cila deri tani nuk ka qenë donator i rëndësishëm i Shqipërisë. Makron kishte planifikuar ta vizitonte Shqipërinë fillimisht në vjeshtën e vitit 2018, në një turne Ballkanik, por ky turne u anulua. Makron vizitoi Serbinë më 16 korrik, pas anulimit të Samitit të Parisit në lidhje me negociatat Serbi-Kosovë. Edhe këtë herë ai zgjodhi të shmangte Shqipërinë.
Duket se reagimi kritik i shumë vendeve evropiane për veton praktike franceze ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut e ka nxitur Makronin që më në fund t’i vizitojë të dy vendet.

ALTMAIER: MAQEDONIA E V. DHE SHQIPËRIA TË JENË PJESË E BE-SË

Ministri Federal gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjetika, Peter Altmaier kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë pjesë e BE-së, ndërkohë që është i zhgënjyer nga refuzimi i hapjes së negociatave me këto vende. Pak para vizitës së tij në Ballkan, ministri Altmaier kritikoi refuzimin e fillimit të negociatave të pranimit të këtyre dy vendeve në BE, javën e kaluar, transmeton Alsat-m.”Jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE”, theksoi politikani i CDU-së. “Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Shpresoj që bisedimet për pranimin të fillojnë shumë shpejt”, tha Altmaier, i cili do të zhvillojë një turne vizitash në Kroaci, Malin e Zi dhe Serbi.

 

Trupat amerikane nga Siria zhvendosen në Irak, jo në SHBA

Të gjitha trupat amerikane që tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut,tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper. Sipas planeve të tanishme, Esper tha se rreth 1,000 ushtarët amerikanë do të jenë në gjendje gatishmërie në rast se paraqitet kërcënim nga rigrupimi i militantëve të Shtetit Islamik. Esper nuk e përjashtoi mundësinë që forcat amerikane të kryejnë misione kundër terrorizmit nga Iraku në Siri. Por, ai u tha gazetarëve se detajet do të përpunohen me kalimin e kohës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, megjithatë, shkroi në Twitter se “ushtarët amerikanë nuk janë në zona luftimesh apo armëpushimi”. Njoftimi i tij, rreth dy javë më parë, për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria i ka hapur rrugë një ofensive të ushtrisë turke kundër milicive kurde në veri të Sirisë. Turqia i konsideron këto milici si terroriste dhe i do larg kufirit të saj, ndonëse ato kanë qenë aleate kyçe të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik. Ofensiva që ka zgjatur tetë ditë, ka lënë qindra njerëz të vrarë dhe të plagosur dhe mijëra të tjerë të zhvendosur.

 

Irani kërkon zgjidhje diplomatike pas ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri

Irani ka kundërshtuar krijimin e pikave të pozicionimit të ushtrisë turke në Siri, duke thënë se duhet të respektohen kufijtë në mes të të dyja shteteve. Duke folur në një konferencë për media, të transmetuar nga televizioni shtetëror, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mosavi ka thënë se çështjet në mes të Sirisë dhe Turqisë duhet të zgjidhen “sipas rrugëve diplomatike”. “Ne jemi kundër krijimit të pikave të pozicionimit të ushtrisë së Ankarasë në Siri. Integriteti i Sirisë duhet të respektohet”, ka thënë ai. Javën e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është pajtuar për të ndalur përkohësisht luftimet në Siri, duke lejuar forcat kurde që të largohen nga rajonet e sulmuara prej ushtrisë ture në verilindje të Sirisë. Zyrtarët e milicisë së kurdëve sirianë kanë thënë se kanë gatishmëri për t’i tërhequr forcat e tyre nga zona kufitare në verilindje të Sirisë, duke vepruar në përputhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili parasheh largimin e forcave dhe civilëve kurdë nga ky territor. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë  dje me 20 tetor se Ankaraja nuk dëshiron “asnjë militant kurd” në territorin e planifikuar për krijim të “zonave të sigurta”.

 

India dhe Pakistani fajësojnë njëri-tjetrin për granatimet në Kashmir

India dhe Pakistani fajësuan njëri-tjetrin për granatimet përgjatë vijës së kontrollit, që ndan rajonin e diskutueshëm të Kashmirit. Të dyja palët thonë se janë hakmarrë vetëm pasi njëra ka sulmuar tjetrën, duke vrarë civilë dhe ushtarë në të dyja anët. Për numrin e viktimave ka raporte kundërthënëse - Pakistani raporton për shtatë të vrarë, ndërsa India për tre. India dhe Pakistani - të dyja vende me armë bërthamore - kanë luftuar tashmë dy luftëra për Kashmirin, por tensionet këtë vit janë përshkallëzuar ndjeshëm. Në shkurt, India ka kryer sulme ajrore kundër militantëve në territorin pakistanez, në përgjigje të një sulmi vetëvrasës në Kashmir, ku kanë mbetur të vrarë 40 ushtarë indianë. Në gusht, India i ka hequr Kashmirit - pjesës që e administron - statusin e posaçëm, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Pakistani.

 

Përplasje e protestuesve dhe policisë në Hong Kong

Policia në Hong Kong ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët kanë hedhur bombola gazi të dielën, në marshin ilegal të organizuar për të testuar fuqinë e fushatës pro-demokracisë pas katër muajsh protesta të pandërprera.

Nga brendia e stacionit policor, autoritetet kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë bërë thirrje ndaj protestuesve të shpërndahen, derisa protestuesit kanë sulmuar stacionin policor me bombola gazi si dhe kanë dëmtuar disa prona afariste. Hong Kongu po përballet me muaj të tërë me protesta të dhunshme , që konsiderohet kriza më e madhe politike në vend që nga çlirimi prej kolonisë britanike më 1997. Kjo krizë po ashtu konsiderohet sfida më e madhe për presidentin Xi Jinping që kur mori pushtetin. Bejingu zyrtar ka mohuar ndërhyrjet në lirinë e Hong Kongut derisa presidenti Xi është zotuar të prishë çfarëdo tentimi për të ndarë Kinën. Protestat si pikënisje muaj më parë patën një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave në gjykatat e kontrolluara nga Partia Komuniste. Që nga atëherë protestat janë rritur duke u kthyer në një lëvizje pro-demokracisë.

 

Edhe nesër mot me diell

         

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë, Tivar, Budvë e Rozhaj 26, H. Novi e Ulqin 25, Beranë, Nikshiq, Plevle , Kollashin , Cetinë e Plluzhinë 24, Shavnik 22 , Zhablak 21 dhe në Plavë e Bjello Pole 20 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe gjatë ditës inxehtë për këtë stinë të motit. Do të fryjë erë e doët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 29 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se