Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 10. 2019. 17:42 >> 17:44

Ditari 17.10.2019

17.10.2019

Markoviq : Nuk duam rritje simbolike por esenciale të të ardhurave

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka deklaruar se qeveria nuk dëshiron rritje simbolike të rrogave në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor dhe qeveria është duke punuar që mjekët dhe punëtorët në arsim të marrin rroga më të larta që nga fillimi i vitit të ardhshëm ose në vitin 2021. Në pyetjen se çka do të bëjë kryeministri për ti rritur të ardhurat në shëndetësi dhe në arsim, Markoviq ka theksuar se qeveria përcjell me kujdes këtë çështje dhe është duke krijuar parakushtet për , siç ka theksuar ai, një rritje esenciale të ardhurave. “Mendoj se në këtë drejtim duhet të intervenohet duke filluar nga viti 2020. Për shkak të qëndrueshmerisë të financave publike kamë biseduar me ministrin e financave dhe me ministrat tjerë dhe ekziston gatishmëri e plotë që rrogat të rriten”, ka deklaruar Markoviq , pas mbledhjes së qeverisë e cila është mbajtur sot në Plevle.

Qeveria do të investojë në Plevle 100 milion euro

Kryeministri i malit të Zi Dushko Markoviq  ka deklaruar se qeveria është e vendosur në zgjidhjen e problemeve në Komunën e Plevles. Qeveria në këtë qytet do të investojë 100 milion euro , ka theksuar Markoviq pas mbledhjes së qeverisë e cila sot është mbajtur në këtë qytet. Markoviq ka theksuar se Qeveria këtë nuk do ta bëjë për shkak të bisedimeve me BE , por për të siguruar mjedis më të mirë për qytetarët e atjeshëm , sepse nuk mund të këtë progres pa investime në ruajtjen e mjedisit ka theksuar ai. Kryetari iKomunës së Plevles igor Golluboviq ka theksuar se kjo komunë është e ngarkuar me situatën buxhetore, kurse sot në mbledhjen e qeverisë kanë hapur çështjen se si të zgjidhet problemi i pages së kompensimeve koncesionare nga ndërmarrja Vektra Jakiq” .

 

Bojkotim i zgjedhjeve  nëse nuk do të ketë kushte të ndershme

Nëse në Mal të Zi nuk do të këtë kushte të ndershme dhe ambiente adekuat për zgjedhje të lira , atëherë duhet të bojkotohen këto zgjedhje , ka theksuar deputeti i Frontit demokratikë Budimir Aleksiq. Ai në deklaratën dhenë gazetës “Dan” ka theksuar se bojkotimi është përgjigje ndaj jo gatishmërisë të PDS që ti respektojë kërkesat e opozitës për krijimin e ambientit për një deklarim të lirë të qytetarëve dhe respektimin e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve. Qëllimi është një spektër i masave që duhet ndërmarrë për të pasur zgjedhje të ndershme dhe të lira. Nevoiten vullneti politikë, koncezus i gjerë shoqërorë dhe ndryshimet e kushtetutës , të cilat i ka inicuar FD në këshillin kushtetues parlamentarë dhe të pengohet diskriminimi politikë i një populli pasi që e shohim se serbët janë plotësisht të diskriminuar ka theksuar Aleksiq.

Shteti të krijojë kushte për një gazetari profesioniste

Mediumet nuk duhet të bëjnë kompromis për vendosjen e standardeve të larta etike gjatë raportimeve , ka vlerësuar shefi i delegacionit të Bashkimit Evropianë në Mal të Zi Aivo Orav duke shtuar se shteti duhet të krijojë kushte për gazetarinë profesioniste. Ai , në konferencën për gazetarinë dhe luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe raportimit jo etik , ka theksuar se teksti gazetaresk duhet të jetë i saktë , jo i njëanshëm dhe të paraqes mendime  të ndryshme duke respektuar të drejtat fundamentale të individit . Orav ka theksuar se gazetarët sot janë të ballafaquar  me fenomenin e lajmeve të rrejshme , respektivisht me dezinformata. Lufta kundër dezinformimit në Mal të Zi dhe në rajon , siç ka theksuar, është detyrë e ndërlikuar e cila kërkon punë të përbashkët dhe përpjekje të partnerëve ndërkombëtarë dhe lokal , të mediave dhe të shoqërisë civile. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Mal të Zi Alison Kemp ka theksuar se edhe në Mal të Zi si edhe në shtetet e tjera ekzistojnë dezinformata të cilat ndikojnë në debatin publikë dhe në disa zgjedhje. Redaktori i programit të dytë të Radio Televizionit të Malit të Zi Sabrija Vuliq ka theksuar se gazetarët më tepër grindën mes veti se sa përkrahin njëri tjetrin dhe në kuadër të interesave të politikave ditore të shtëpisë për të cilën punojnë përpiqen të nçmojnë kolegët nga shtëpitë tjera mediatike.

Ngritet aktakuzë kundër avokatit Rodiq dhe kolegëve të tij

Prokuroria speciale e shtetit ka ngritur aktakuzën kundër avokatit Goran Rodiq, dhe kolegëve të tij Sinisha Gazivoda dhe Maria Radulloviq , i është kumtuar Televizionit të Malit të Zi nga Gjyqi i lartë. Siç theksohet , ata akuzohen për krijimin e organizatës kriminele dhe për tradhti në tentativë. Prokuroria  dyshon se të sipër përmendurit se udhëheqësve të kompanisë italiane A2A , e cila ka menaxhuar elektro ekonomin e Malit të Zi , u kanë kërkuar të holla , duke premtuar se gjatë hetimeve do të kenë status të privilegjuar. Avokati Goran Rodiq, i ka deklaruar Portalit Analitika  se vetëm nga mediat janë njoftuar se kundër tij dhe kolegëve prokuroria speciale e shtetit ka ngritur aktakuzë. Ai ka shtuar se nga prokuroria nuk kanë marrë asgjë dhe komentet do të pasojnë pasi të njihen më mirë me përmbajtjen e aktakuzës.

 

Dëgjim kontrolues me rastin e ndarjes së ndihmës për MA

Partia social demokratike ia ka dorëzuar Këshillit parlamentarë për ekonomi , financa dhe buxhet iniciativën për dëgjimin kontrollues të përfaqësuesve të agjencisë për mbrojtjen e konkurrencës lidhur me punën e saj nga sfera e ndarjes së ndihmës shtetërore , në veçanti në rastin e kompanisë “Montengro Airlines” . Kjo parti kërkon seancë kontrolluese dëgjimore të kryetarit të Këshillit dhe të ushtrues të detyrës të agjencisë për mbrojtjen e konkurrencës Miodrag Vujoviq dhe Lepa Medenica. Në arsyetimin e iniciativës, të cilën e ka dorëzuar deputeti i Partisë social Demokratike Rashko Konjeviq theksohet se në raportin për revidimin e propozimit të ligjit për llogarinë përfundimtare për vitin e kaluar, institucioni revizor i shtetit ka pohuar se ndihma materiale për Montengro Airlines ka qenë 7.27 milion euro.

 

Iniciativa për shtyrjen e afatit për përfundimin e studimeve specializuese

Parlamenti i studentëve të Universitetit të Malit të Zi ka nisur iniciativën në të cilën kërkojnë vazhdimin e afatit për përfundimin e studimeve specializuese dhe tu mundësohet studentëve që ato ti regjistrojnë edhe në vitin e ardhshëm akademik. Nga Parlamenti i studentëve kanë theksuar se peticionin në të gjitha njësitë organizative të Universitetit të Malit të Zi deri tani e kanë nënshkruar 1 mijë e 400 studentë , gjë që siç kanë theksuar ata , është argument plotësues që kjo çështje është me rëndësi të madhe dhe përfshin numër të madh të studentëve. “Parlamenti studentorë i Universitetit të Malit të Zi ka dërguar iniciativën së bashku me peticionin , me të cilën kërkojnë vazhdimin e afatit për përfundimin e nivelit të dytë të studimeve e që ka ekzistuar në modelin e mëparshëm të studimeve dhe që ka zgjatur një vit akademik, thuhet në kumtesë.  Nga ky parlament kanë përkujtuar se në vitin e kaluar kanë paraqitur qëndrimin për nevojën e vazhdimit të afatit për studime sipas sistemit të mëparshëm dhe për këtë i kanë njoftuar t gjitha institucionet kompetente shtetërore.

 

Konkurs për shkrimin më të mirë investigativ

Organizata jo qeveritare , Aleanca Qytetare , në bashkëpunim me OJQ “Romët e Rinj” ka shpallur konkursin për shkrimin më të mirë investigativ për punësimin e romëve dhe të egjiptianëve. Është kumtuar se në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë gazetarët të cilët punojnë dhe veprojnë në Mal të Zi. Afati për dorëzimin e raporteve është 15 nëntori , kurse shpërblimi për vendin e parë do të jetë 500 euro. Në shqyrtim do të merren temat që kanë të bëjnë me punësimin e romëve dhe të egjiptianëve , respektimi i të drejtave të punë në ndërmarrjet komunale , respektimi i të drejtave për grumbulluesin e lëndëve sekundare , për shëndetësinë dhe të ngjashme, thuhet në kumtesë.

 

THAÇI E KONTESHA E UESEKSIT DISKUTOJNË PËR TË MBIJETUARIT E DHUNËS SEKSUALE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Lartmadhërinë e saj, Konteshën Sophie të Wessex, me të cilën ka biseduar për të arriturat dhe sfidat në ballafaqimin me të kaluarën, veçanërisht kur janë në pyetje viktimat e dhunës seksuale. Presidenti Thaçi falënderoi për vizitën dhe angazhimin e Konteshës së Wessex-it, por edhe të Britanisë së Madhe në përgjithësi.“Jemi mirënjohës për mbështetjen e përgjithshme të Britanisë së Madhe, veçanërisht për punën dhe angazhimin në ballafaqimin me plagët si kjo e viktimave të dhunës seksuale në luftë”, u shpreh presidenti Thaçi. “Pjesëmarrja juaj, mesazhet tuaja, janë inkurajim për viktimat dhe për tërë shoqërinë”, u shpreh presidenti Thaçi. Lartmadhëria e saj, Kontesha e Wessex-it, u shpreh se është e rëndësishme që viktimat të marrin kujdesin, vëmendjen dhe përkrahjen e duhur. Presidenti Thaçi dhe Kontesha e Wessex-it u pajtuan se është përgjegjësi e të gjitha segmenteve të shoqërisë që të bëjnë sa më shumë për akomodimin e të gjitha viktimave të luftës, në veçanti të viktimave të dhunës seksuale.

KQZ VENDOS TË RINUMËROHEN EDHE 530 VENDVOTIMEVE

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është vendosë të rinumërohen edhe 530 vendvotimeve. Burim Ahmetaj nga Qendra për Numërim dhe Rezultate i ka dhënë pesë rekomandime Komisionit Qendror te Zgjedhjeve për rinumërim të 530 vendvotimeve. Numri i tyre është 149 dhe i keni të listuara komunat dhe vendvotimet. Kategori tjetër dhe për këto kategori tjera nevojitet edhe vendimmarrja e KQZ kategoria e formularëve që kanë probleme teknike, natyra e problemeve është se kanë munguar edhe faqet e formularëve dhe kemi raste kur nuk është përputhur numri i fletëvotimeve dhe atë të rezultateve. Kemi raste që formularët janë të shpërndarë dhe nuk janë mbushur qartë të gjitha këto raste i kemi me probleme teknike dhe rekomandojnë që këto raste të rinumërohen. Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së kërkoi që të ketë një rinumërim të pjesshëm sa i takon kutive të votimit. Kurse, Ilir Gashi dhe Sami Hamiti thanë që më mirë është të bëhet rinumërimi i tërësishëm dhe të mos ketë arsyen subjektet politike apo kandidatët për t’u ankuar në PZAP. Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se rinumërimi mund të fillojë nga sot, derisa iu ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë të jenë prezent në QNR dhe të marrin provat sepse në këto vendvotime që po rinumërohen janë bërë manipulime.

 

PROKURORIA: MOSTRAT E ZARFEVE NGA SERBIA JANË DËRGUAR JASHTË KOSOVËS

Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet në lidhje me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve që më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin reaksione alergjike pas hapjes së zarfeve. Prej tyre, 12 kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë hospitalizuar. Artan Grantolli, nga Prokuroria e Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë, se tashmë mostrat për analiza laboratorike janë dërguar jashtë Kosovës, por nuk ka saktësuar në cilin vend. “Është gjetur një laborator në njërin nga shtetet e Evropës, ku edhe janë dërguar mostrat për analiza. Sapo t’i marrim rezultatet ne do t’i bëjmë publike për opinionin”, tha Grantolli. Ai nuk ka pranuar të tregojë se në cilin vend janë dërguar mostrat. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani nuk ka dhënë detaje se çka ka pasur brenda zarfeve që u ka shkaktuar, siç ishte thënë, reaksione alergjie punonjësve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai më 15 tetor kishte deklaruar se pas analizave të bëra për dymbëdhjetë pacientët e shtrirë e që ishin përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke numëruar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë, kishte rezultuar se nuk kanë ndonjë shkaktar infektiv. Ndërkohë, disa media në Kosovë, duke u thirrur në burimet e tyre, kanë raportuar sejanë gjetur dy lloje të elementeve të mundshme në zarfet nga Serbia.

 

KURTI NË LONDËR, PRITET NGA ZYRTARË TË PARLAMENTIT TË BRITANISË

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po qëndron për vizitë dyditore në Londër. VV njofton se dje në Parlamentin e Britanisë është shtruar darkë për Kurtin nga ane e Grupit të Miqësisë me Kosovën. Ky grup ka qenë në përbërje të, John Grogan, deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore, për nder të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të deputeteve Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci. “Në darkë morën pjesë edhe Alex Sobel, deputet i Partisë Laburiste, Nick Dakin, deputet i Partisë Laburiste, Earl of Sandëich John Montag dhe Lordi Dykes. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u shkëmbyen mendime e ide rreth situatës socio-ekonomike, politike e rajonale, si dhe për prioritetet e qeverisë Kurti”, thuhet në njoftim. “Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!vazhdon me vizitën dyditore në Britani të Madhe”.

 

Lëvizja Vetëvendosje: Vuçiqi nuk është në pozitë që t’i komentojë simbolet

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklarate, e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që duhet ta dijë se “Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti”.“Aleksandar Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinj”, ka thënë Liburn Aliu, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.Në këtë mënyrë, ky subjekt politik i është përgjigjur një shkrimi të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrjetin social Twitter pas një takimi që Kurti kishte zhvilluar në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Aty, në fotografi nga takimi ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorit Nicholas Abbott shihej në prapaskenë flamuri kombëtar shqiptar. Kjo fotografi ishte bërë shkas për shkëmbimin e pyetjeve dhe përgjigjeve përmes rrjetit social Twitter, ndërmjet presidentit të Serbisë, Alekasandar Vuçiq dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. Në zgjedhjet e kujt ka fituar Kurti dhe partia e tij dhe flamuri i cilit shtet është ai para të cilit, ekselenca e juaj, jeni fotografuar me krenari me Kurtin? Do t’ju pyes për këtë derisa të marrë një përgjigje”, ka shkruar Vuçiq, duke aluduar se flamuri kombëtar shqiptar, i cili njëkohësisht është edhe flamur shtetëror i Shqipërisë, nuk është flamur i Kosovës.

 

Arrihet marrëveshja e re për Brexit-in

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të  re për Brexit-in. Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian. Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshjeje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian. Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në rrejtin social Twitter. "Ne kemi marrë një marrëveshje të re", shkroi Johnson. Edhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi për arritjen e marrëveshjeje, duke thënë se negociatorët e BE-së dhe të Brianisë së madhe kanë arritur një marrëveshje që do të mundësojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. "Kur ka një vullnet, ka një marrëveshje dhe ne kemi një! Ashtë një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Britaninë e Madhe" shkroi Juncker.

 

Krerët e vendeve të BE-së nisin samitin në Bruksel

Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t'u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian, pritet të jenë temat kryesore në agjendën dyditore në Samitin e BE-së, që zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel. Në takimin e krerëve të vendeve të BE-së nuk do të prezantohen dokumentet ligjore për Brexit, ndonëse negociatorët britanikë dhe ata evropianë kanë arritur një marrëveshje për largim, duke ndaluar regjimet tatimore në vlerën e shtuar më 16 tetor. Një marrëveshje eventuale mes këtyre dy palëve duhet të miratohet dhe nga legjislaturat e Britanisë dhe bllokut evropian. Përgjigjja e Bashkimit Evropian për operacionin e Turqisë në verilindje të Sirisë, do të jetë po ashtu temë e diskutimit, pasi BE-ja ka marrë një hap simbolik duke kufizuar dërgimin e armëve në Turqi, teksa ka lënë si mundësi vënien e embargos për dërgimin e armëve në Turqi. Sipas një marrëveshjeje të arritur më 2016, Turqia është pajtuar që të frenojë valën e migrantëve si pasojë e konfliktit në Siri dhe ka strehuar rreth 3.6 milionë persona në territorin e vet. Buxheti do të jetë temë tjetër, sidomos ai i periudhës 2021-2027. Nëse Britania largohet nga BE-ja, Brukseli do të përballet me rreth 15.4 miliardë dollarë më pak secilin vit. Bashkimi Evropian pritet të diskutojë edhe për reformim të procesit të zgjerimit. Këtë javë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u janë dhënë datat për nisje të negociatave për anëtarësim në BE. Përveç tjerash, kësaj here në samit do të diskutohet edhe për ndryshimet klimatike.

 

Hahn paralajmëron pasoja nëse s'ka vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i paralajmëroi vendet anëtare të BE-së se mungesa e vendimit pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ndikojë në situatën në rajon, e veçanërisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. "Nëse Maqedonia e Veriut nuk shpërblehet siç duhet, nuk do të ketë motiv që Serbia dhe Kosova të hynë në një dialog kuptimplotë për bashkëjetesën e ardhshme të tyre, sepse mënyra e vetme për ta bërë këtë është perspektiva evropiane", tha Hahn. Ai priti të mërkurën në Bruksel kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili u bëri thirrje vendeve të BE-së që të miratojnë hapjen e negociatave të pranimit me vendin e tij. "Vendimi na duhet tani", tha Zaev. Në të kundërtën, shtoi ai, do të shkatërrohej besueshmëria e BE-së, ndërsa do të ngjallej edhe interesi i "palëve të treta në vakuumin që do të krijonte BE-ja".

Ambasadori amerikan në BE dëshmon në hetimet për rastin Trump

Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland është një tjetër zyrtar amerikan që do të dëshmojë para komiteteve të Kongresit, për t’iu përgjigjur pyetjeve nëse bisedimet mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy kanë qenë të rregullta, apo përbëjnë abuzim me pushtetin. Sondland dhe disa të dërguar tjerë, bashkë me avokatin personal të Trumpit, Rudy Giuliani, kanë qenë të përfshirë në bisedimet e zhvilluara më herët gjatë vitit, në të cilat liderëve politikë ukrainas u ofrohej një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, në këmbim të premtimeve nga Ukraina për të hetuar kundërshtarin politik të Trumpit, ish nën-presidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter. Dëshmia e tij ka fituar vëmendje prej kur demokratët kanë publikuar disa mesazhe në mes të Sondlandit dhe ambasadorëve të tjerë, duke përfshirë të dërguarin e posaçëm në Ukrainë, Kurt Volker, të cilët kanë diskutuar rreth vizitës së mundshme të presidentit ukrainas në Uashington.

 

Presidenti i Katalonjës kërkon ndaljen e dhunës në protesta

Presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës, teksa protestat në këtë vend kanë vazhduar për të tretën natë me radhë. “Ne dënojmë dhunën, kjo duhet të marrë fund tani. Nuk ka as arsye dhe as arsyetim për djegie të veturave dhe veprime tjera shkatërruese”, ka thënë Torra. Dje protestuesit kanë nisur që të djegin disa ndalesa dhe kanë hedhur predha drejt policisë në Barcelonë, rajonin autonom në verilindje të Spanjës. Kjo pasi, të hënën janë dënuar me burgim nëntë liderë separatistë, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Katalonjës. Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim për Oriol Junqueras, ish nën-presidentin e Katalonjës, njëherësh liderin e nivelit më të lartë pro-pavarësisë që është përballur me gjykim. Junqueras është ndëshkuar me dënimin më të lartë prej 13 vjetëve burgim për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike. Ndërkohë liderët pro-demokracisë, që kontrollojnë qeverinë rajonale të Katalonjës, ka thënë më herët se do ta shtyjnë përpra idenë e një referendumi të ri për ndarje nga Spanja.

 

Edhe nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot i kthejllët dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Podgoricë 26, Tivar, H. Novi e Budvë 25, Plevle e Rozuhaj 24, Beranë, Cetinë, Ulqin e Kollashin  23, Nikshiq, Shavnik e Plluzhinë 22, B. Pole 20, dhe në Zhablak 16 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxhetë për këtë stinë të vitit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e Jugut. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 26 g. c.

 

DITARIN e pergatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се