Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 10. 2019. 18:26 >> 18:38

Ditari 16.10.2019

16.10.2019

Rritje e ekonomisë malazeze gjatë këtij viti 3% 

Fondi Monetarë Ndërkombëtar, i ka rritur prognozat e paralajmëruara të rritjes ekonomike të Malit të Zi për këtë vit, në3%. FMN, në prognozat e muajit prill për këtë vit, ka paraparë rritje të bruto prodhimtarisë vendore të Malit të Zi, 2.8%.

Në prognozat e reja të rregullta të vjeshtës për ekonominë botërore, theksohet se ekonomia e Malit të Zi në vitin e kaluar ka shënuar rritje, 4.9%, kurse në muajin prill ka prognozuar 4.5%.

Inflacioni, sipas prognozave, gjatë këtij viti do të duhej të jetë, 2.3%, kurse në vitin e ardhshëm, 1.6%.

FMN, i ka zvogëluar prognozat e rritjes së ekonomisë botërore e cila gjatë këtij viti do të shënojë rritje, 3%. Njëkohësisht, kjo është prognoza më e dobët e rritjes ekonomike që prej vitit 2009. Sipas raportit të FMN, shkaqet kyçe duhet kërkuar në barrierat gjithnjë e më të mëdha dhe në situatën jo stabile në tërë botën.

Konkursi për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit brenda dy ditëve

Ftesa publike për zgjedhjen e prokurorit suprem të shtetit do të shpallet brenda dy ditëve të ardhshme, ka deklaruar anëtari i kolegjit të prokurorisë, Velimir Rakoçeviq. Ky propozim është miratuar njëzëri dhe brenda dy tre ditëve do të shpallet në fletoren zyrtare dhe në një medie i cili shtypet në Mal të Zi, ka theksuar Rakoçeviq, për gazetarët pas mbledhjes së kolegjit të prokurorisë.

Ai, ka shtuar se janë  diskutuar edhe pika tjera të rëndësishme në një atmosferë shumë konstruktive dhe pa presion. Kolegji i prokurorisë, përpiqet të sigurojë pavarësinë e prokurorisë shtetërore kurse ne angazhohemi të punojmë në pajtim me ligjin, ka theksuar Rakoçeviq. Në pyetjen se kush e ka inicuar këtë çështje, duke pasur para sysh se nuk ishte radhitur në rend të ditës, ai ka shtuar se për këtë është arritur marrëveshja në mbledhjen e fundit të kolegjit por nga shkaqet formale është pritur deri sot. Në pyetjen nëse beson që momentalisht në Mal të Zi, ekziston individ i cili mund të fitojë përkrahjen e nevojshme në Parlament, ai është përgjigjur se kjo është çështje e konsensusit.

Prania më e madhe e BE, e rëndësishme për Integrimet e rajonit

Prania më e madhe politike dhe e ekspertëve financiar, e Bashkimit Evropianë, në rajon është me rëndësi tejet të madhe për perspektivën integruese të Malit të Zi dhe të Ballkanit Perëndimor, ka vlerësuar kryetari i këshillit parlamentarë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët, Andria Nikoliq.

Këshilli Parlamentarë, ka qëndruar për vizitë dyditëshe në Letoni, gjatë të cilës është theksuar se ky shtet do të përkrah fuqishëm përpjekjet reformiste të Malit të Zi në rrugën drejtë anëtarësimit në BE. Siç është kumtuar nga Parlamenti, delegacioni është takuar me nënkryetaren e parlamentit të Letonisë, me nënkryetarin e Këshillit për punë të jashtme dhe çështjet evropiane si dhe me sekretarët parlamentarë në Ministrinë e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes. Nënkryetarja e Parlamentit të Letonisë, Inete Libina Regnere, ka theksuar se ky vend dëshiron ta shoh Malin e Zi brenda BE, në një të ardhme sa më të shpejtë duke shtuar se është e gatshme për ofrimin e ndihmës së ekspertëve në shkëmbimin e përvojave nga fushat me interes për Malin e Zi.  

Degjim konsultativ mbi pozitën e punëtorëve të arsimit

Këshilli Parlamentarë për arsim, shkencë, kulturë dhe sport, do të zhvillojë brenda 15 ditësh seancë dëgjimore konsultative në temën “mbi statusin socio ekonomik të punëtorëve të arsimit në Mal të Zi”.

 Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të këtij trupi punues. Këshilli njëzëri ka miratuar iniciativën për dëgjim konsultativ të cilin e ka paraqitur deputetja e Partisë Social Demokratike, Draginja Vuksanoviq -Stankoviq.

Data e saktë e seancës dëgjimore do të caktohet pas marrëveshjes me ministrat e arsimit dhe të financave. Vuksanoviq-Stankoviq,  ka theksuar se , nëse të ardhurat në buxhet janë 200 milion euro më të larta brenda 3 viteve të fundit, nëse rritja ekonomike e Malit të Zi është më e larta në rajon, atëherë duhet të ket edhe mjete  për rritjen e të ardhurave punëtorëve të arsimit por edhe atyre të shëndetësisë.

 

Ballkanit perëndimor i duhet një institut për inovacion

Instituti Evropianë për inovacione dhe teknologji, është nxitës i fortë i inovacioneve në Evropë dhe kjo vërehet gjithandej ku ekzistojnë degët e tij. Ministrja e shkencës, Sanja  Damjanoviq, ka shprehur besimin se drejtoria e përgjithshme e Komisionit Evropianë, për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim do të gjejë mundësi që të përkrah zhvillimin e qendrave inovuese të këtij instituti edhe në vendet e Ballkanit Perëndimore. Ajo ka marrë pjesë dje në Budapest, në diskutimin kryesor të konferencës Innoveit, të cilën çdo vit e organizon Instituti Evropianë për inovacione dhe teknologji, por edhe ndan çmimet vjetore për inovacione në njërin nga kategoritë. Siç është kumtuar nga Ministria e shkencës, në panel diskutimin për arsimimin dhe dimensionin rajonal si shtylla kryesore të të ardhmes të këtij instituti unik, Damjanoviq, ka theksuar se ky institut është nxitës i fortë i inovacioneve në Evropë dhe se vërehet gjithandej ku ekzistojnë degët e tij.

 

Praktik në organet shtetërore dhe në administratat lokale

Drejtoria për kuadro ka shpallur ftesën publike për studentët e viteve përfundimtare për kryerjen e praktikës në organet shtetërore dhe në organet e administratave publike. Me qëllim të arritjes të njohurive dhe shkathtësive praktike nga disa fusha të caktuara dhe në pajtim me masën nga plani i optimizmit të administratës publike të Malit të Zi, të vitit 2018-2020, në periudhën prej 1 nëntorit të vitit 2019 deri me 1 mars të vitit 2020, studentëve të viteve përfundimtare të studimit do tu mundësohet kryerja e praktikës në organet shtetërore dhe në organet  e administratës lokale. Për kryerjen e praktikës, nuk janë paraparë kompensime në të holla. Studentët e interesuar të viteve përfundimtare të studimit fletëparaqitjet i dorëzojnë në drejtorinë për kuadro, deri me 1 nëntor të këtij viti. Së bashku me fletëparaqitjen, studentët duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga institucioni arsimor në të cilën theksohet viti i studimit dhe sfera e edukimit.

 

Përfundon aksioni i policisë në veri të Mitrovicës

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Përfundimin e aksionit e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Në mesin e të arrestuarve janë një zyrtar serb i policisë me inicialet R.B dhe V.B djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiq, rapoton Telegrafi.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë. Në aksionin e sotëm janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërkaq në kërkim është edhe personi i tretë.

Aksioni i policisë kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore departamenti Special.

Reagime nga Beogradi, pas futjes së njësive policore në veri të Mitrovicës

Pas aksionit të njësive speciale të policisë së Kosovës Rosu në veri të Mitrovicës, për të kapur personat që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka komentuar veprimin e Prishtinës zyrtare.

Gjatë një interviste dhënë televizionit serb Pink, Gjuriq, ka thënë se e gjitha filloi në orën 5:45, kur policët e Kosovës të armatosur “deri në dhëmbë” dhe me helmeta u nisën për në veri. “Ata ishin me 25 vetura të blinduara edhe pse në hyrje të qyteti janë parë të rreshtuara afro 40 të tilla. Por, ata u larguan rreth orës 6 të mëngjesit”, ka deklaruar Gjuriq. Sipas tij “shënjestra kryesore” ishte komandanti i policisë në veri, Zeljko Bojiq, pasi njësitet e Rosu u futën në banesën e tij dhe arrestuan të birin Vasilin.

“Njësitet e Rosu janë futur në banesën e tij duke ia arrestuar të birin Vasili Bojiq të cilin e dërguan në drejtim të panjohur. Gjithashtu është arrestuar një pjesëtar tjetër i policisë Rade Bashar, që ka punuar në raste shumë të rëndësishme”, ka shtuar Gjuriq.

 

Rama, udhëton për në Bruksel, një ditë para mbledhjes ministrore të BE

Një ditë para mbledhjes së Komisionit Europian ku do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Edi Rama niset për në Bruksel. Vizita e Ramës në Bruksel, vjen pas një takimi që ai ka zhvilluar në orën 10:00 të paradites së sotme, me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schutz.

Më 17 dhe 18 tetor, liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen dhe do të diskutojnë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga lufta në Siri dhe përplasja me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, e deri tek skepticizmi i disa vendeve për Zgjerimin.

Franca, Holanda dhe Finlanda janë disa nga vendet që janë skeptike ndaj zgjerimit, dhe mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati.  

Në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, nuk u arrit dot një dakordësi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

Franca, nuk ndryshon qëndrim ndaj hapjes së negociatave

Franca nuk ndryshon qëndrim për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”, tha një burim zyrtar pranë presidencës franceze.

“Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal ‘pozitiv’ vendeve të Ballkanit në perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”, vijoi më tej zyrtari i lartë i presidencës.

Franca nuk e ndryshoi linjën e saj të ashpër kundër bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të martën, duke argumentuar se nuk mund të aprovojë negociatat derisa BE të reformojë zgjerimin dhe pranimin e pafund të anëtarëve të rinj.

 

F.Mogerini; Të sjellët vendimi i duhur për negociatat

Që të përforcohet progresi i arritur në Ballkan, tani është momenti t’i hapim negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Shpresoj se liderë tanë ditëve në vijim do ta sjellin vendimin e vërtetë, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e BE-së, Federika Mogerini.

Në fjalimin për “Rolin e BE-së si lojtar global” i Universitetit të Oksfordit, midis tjerash, Mogerini potencoi se Unioni duhet të stabilizohet dhe ta bashkojë kontinentin me futjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Viteve të fundit bëmë hapa të rëndësishme, duke filluar nga marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa progres i rëndësishëm, edhe krahas vështirësive, është arritur edhe në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Mogerini.

Ajo vlerësoi se të gjithë gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë midis bashkëpunimit të ndërsjellë.

 

Pallmer, anulon pjesëmarrjen në Forumin e sigurisë, në Beograd

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd, kanë konfirmuar organizatorët e këtij Forumi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së Palmerit në Forum nuk janë bërë të ditura.

Palmer më 30 gusht është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Një muaj më vonë, Shtëpia e Bardhë e ka emëruar Richard Grenell, ambasadorin aktual të Shteteve të Bashkuara në Gjermani si të dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka vizituar javën e kaluar Prishtinën dhe Beogradin.

Ambasada amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut.

 

Erdogan, refuzon thirrjen e SHBA për armëpushim në veri të Sirisë

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka refuzuar një thirrje të SHBA-së për armëpushim të menjëhershëm në veri të Sirisë, duke thënë se ofensiva e ushtrisë turke do të vazhdojë.

Komentet e tij vijnë ndërsa nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, përgatiten të udhëtojnë në Turqi, në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Më 15 tetor, Rusia paralajmëroi se nuk do të lejojë që të ndodhnin përleshje midis forcave turke dhe siriane. Turqia thotë se sulmi i saj synon të shtyjë forcat kurde nga rajoni kufitar. Ajo i konsideron elementët e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, një organizatë terroriste.

Por, luftëtarët kurdë kanë qenë aleatët e ngushtë të SHBA-së, në luftën kundër grupit militant ekstremist, Shteti Islamik. Ankaraja gjithashtu thotë se dëshiron të krijojë një "zonë të sigurt" që arrin rreth 30 kilometra në Siri për të rivendosur deri në dy milion refugjatë sirianë që ndodhen aktualisht në Turqi.

 

Opozita në Hong Kong, nuk lejon adresimin e udhëheqëses C.Lam

Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, është detyruar të pezullojë adresimin e saj vjetor në parlament, pasi opozita e pengoi fjalimin e saj.

Ligjvënësit e opozitës e ndërprenë seancën e Këshillit Legjislativ duke bërtitur dhe ngritur parulla kundër saj. Më pas Lam e bëri adresimin përmes një video incizimi.

Ndërprerja e seancës e pamundësoi edhe tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim, që ka qenë arsye e trazirave dhe protestave të dhunshme në Hong Kong, për muaj të tërë.

Projekt-ligji është pezulluar, por mbledhja e Këshillit Legjislativ ishte mundësia e parë për të tërhequr projekt-ligjin edhe zyrtarisht.

Protestuesit në Hong Kong për muaj të tërë e kanë kundërshtuar projekt-ligjin, pasi ai mundësonte ekstradimin në territorin kinez.

 

Ende, pa marrëveshje për Brexit

Zyrtarët e BE-së dhe të Britanisë së Madhe, do të rinisin bisedimet për Brexitin, më 16 tetor, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje që mund të marrë miratimin e liderëve të BE-së, gjatë një samiti që mbahet këtë javë.

Kryeministri, Boris Johnson, pritet të informojë kabinetin e tij qeveritar mbi përparimin e negociatave, të cilat vazhduan gjatë tërë ditës, më 15 tetor.

Ka pasur raporte se palët ishin afër ujdisë, pasi Londra kishte bërë lëshime mbi kufirin irlandez.

Por, qeveria britanike tha se "akoma ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim".

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier, do të informojë vendet anëtare për negociatat me britanikët.

 

Edhe nesër mot kryesisht me diell

 Sot në Mal të Zi mban mot me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

 Temperaturat: Budvë 27 gradë, Podgoricë, Petrovac e Ulqin 26, Tivar 25, Plevle , Beranë e Rozhaj 24, H. Novi e Cetinë 23, Kollashin, Shavnik e Andrievicë 22, B. Pole e Plavë 21, Nikshiq 20, Plluzhin 19 dghe në Zhablak 17 g.

      Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe gjatë ditës mjaft i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 27 g. c.

 

Ditarin e përgatiti, Gj Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се