Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 10. 2019. 18:09 >> 18:12

Ditari 15.10.2019

15.10.2019

Drleviq - Antarësimi në BE kërkon transformimuin e shoqërisë

Antarësimi në BE kërkon transformimuin e shoqërisë në përgjithësi, kurëse rol të rëndësishëm në këtë proces kanë vetëqeverisjet lokale të cilat duhet të shfrytëzojnë periullën e bisedimeve dhe përkrahjen e rëndësishme financiare nga BE për ndërtimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve për investime të reja. Kjo është porositur nga mbledhja e këshillit të përbashkët këshillëllënës të komitetit të rajonevet të BE dhe Malit të Zi. Kryenegociatori i Malit të Zi Aleksandar Drljeviq ka pohuar se e kemi obligim të zhvillojmë dhe të investojmë në qendrat lokale në mënyrë që sa më të gatshëm dhe sa më konkurrent të presim sfidat e ardhshme Evropiane.

Këshilli për reformë të përgjithshme të sistemit zgjedhor ballafaqua me problem të ri

Këshilli për reformë të përgjithshme të sistemit zgjedhor, pasi që me mund të madh arriti pajtueshmëri mbi çështjet procedurale, u ballafaqua me problem të ri, paralajmërimin e frontit demokratik se 3 përfaqësuesit e tij do të japin dorëheqje nga anëtarësimi në Këshill. Dorëheqjet e Strahinja Bullaiq, Predrag Bullatoviq dhe Branka Boshnjak së shpejti edhe formalisht do të jenë në procedurën kuvendore, kurse kuvendi është i obliguar që ti konstatojë në mbledhjen plenare. Kjo çështje do ti marrë mjaft kohë dhe do të sjellë në pyetje afatin për përfundimin e procesit i cili skadon me 15 nëntor, njofton pobjeda. Kuvendi do të duhej që në mbledhjen e ardhshme e cila vështirë se mund të organizohet para fillimit të nëntorit do duhej ti zgjedh anëtarët e ri nga opozita sepse, çdo zgjidhje tjetër do të ishte në kundërshtim me vendimin mbi formimin e Këshillit. Sipas vendimit Këshilli ka 14 anëtarë nga 7 nga pushteti dhe opozita. Shteti i malit të zi do të pranojë bisedimet mbi qeverinë teknike sepse është vështirë që partnerëve ndërkombëtarë tu shpjegohet se nuk dëshiron të bisedojnë mbi njërin nga aspektet kyçe të procesit zgjedhor konsideron nënkryetari i partisë social demokrate Bojan Zekoviq.

 

Implementimi i modelit me lista të hapura zgjedhore është model i mirë

Implementimi i modelit me lista të hapura zgjedhore është model i mirë i sistemit zgjedhor, kanë vlerësuar nga lëvizja qytetare URA dhe kanë përkujtuar se këtë model e mbrojnë prej themelimit të partisë. Nga  kjo parti kanë thënë se implementimi i sistemit të listave të hapura zgjedhore do të thotë përkrahje drejtë për drejtë procesit demokratik zgjedhor, e me këtë model do të dobësohej shteti partiak. Listat e hapura do të mund ti promovonin, njerëzit e ri dhe kualitativ. Ato do ti nxitnin deputetët që vërtetë të luftojnë për vota dhe do të kushtëzonin shkallë më të lartë të demokracisë së drejtë për drejtë, çka në fund të fundit është qëllimi i sistemit demokratik.

Grupi i biznesmenëve nga amerika e jugut për vizitë në Mal të Zi

Grupi i biznesmenëve nga amerika e jugut, pasardhës të mërgimtarëve malazez, qëndron për vizitë në Mal të Zi, njoftohet nga kabineti i presidentit të malit të zi Millo Gjukanoviq. Vizita ka pasuar mbas qëndrimit vitin e kaluar të presidentit Gjukanoviq në Amerikën e Jugut dhe takimit me njërin nga bankierët më të suksesshëm në Argentinë, Paraguaj dhe Uruguai Federik Tomasheviq, i cili është me prejardhje nga Mali i Zi. Pasardhësit e mërgimtarëve malazez, gjatë dy ditëve sa qëndruan në Mal të Zi kishin takime të shumta me përfaqësues të institucioneve në vendin tonë.

Merima Feratoviq, vajza e verbër e befasuar me ftesën e kryeministrit

Merima Feratoviq, vajza e verbër të cilën kryeministri Dushko Markoviq kohë më parë e punësoi në kabinetin e tij tha se ka qenë e befasuar me ftesën e kryeministrit por është e kënaqur që kryeministri ka ndjerë nevojën që ta punësojë. Merima e cila sot ishte mysafire e programit të mëngjesit në televizionin publik thotë se ftesa për tu punësuar ka ardhur nga fundi i shtatorit nga vetë kryeministri Markoviq. Ka qenë e befasuar shprehet ajo. Më vjen mirë që ai ka ndjerë nevojën të më punësojë. Puna ime ka të bëjë me komunikimin drejtë për drejtë me qytetarë, ku çdo ditë ballafaqohem me njerëz që kanë nevoja të ndryshme shprehet Merima. Kur është në pyetje shkollimi i sajë ajo shprehet se nuk ka qenë i lehtë. Nuk kam pasur literaturë adekuate, i kam xhiruar kryesisht ligjëratat dhe pastaj i kam shtypur në alfabetin Braj, çka kërkonte shumë kohë. Jam mirënjohëse familjes time që më ka përkrahur dhe  konsideroj që mundi është paguar. Për të gjithë të rinjët me çfarëdo invaliditeti Merima ka një porosi,të jenë të vendosur të suksesshëm dhe kurrë të mos humbin shpresën. Goran Macanoviq nga organizata e të verbërve të Malit të Zi u shpreh i kënaqur për punësimin e Merimës në kabinetin e Markoviqit sepse ky moment është i rëndësishëm për të gjithë personat me invaliditet.

Raporti i përgjegjshëm ndaj ambientit jetësor është imperativ për shoqërinë e shëndoshë

Raporti i përgjegjshëm ndaj ambientit jetësor është imperativ për shoqërinë e shëndoshë, është porositur nga mbledhja inicuese e mekanizmit për ambientin jetësor të themeluar mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore të mbajtur në Podgoricë. Sekretari shtetëror në ministrinë e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Sasha Radulloviq ka theksuar se vendosja e mekanizmavet vërteton orientimin e 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës që të bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes të mjedisit jetësor si çështje kyçe për të ardhmen e njerëzimit.

QNR: BRENDA TRI DITËSH NIS NUMËRIMI I VOTAVE ME KUSHT

Sot pasdite pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për shkak të gabimeve teknike me printimin e formularëve, por sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj besohet që brenda dy-tre ditësh nis numërimi i votave me kusht. Ahmetaj theksoi se akoma janë në procesin e përgatitjes së raportit të auditimit në bazë rekomandimeve për KQZ-në, që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rinumërime të tjera. Ahmetaj theksoi se nga krahasimet që i janë bërë formularëve të rinumëruar nuk është vërejtur ndonjë dallim të votave të subjekteve. Ndërsa, Ahmetaj shtoi se QNR është në procesin e regjistrimit të votave me kusht, proces që është afër kompletimit, sipas të cilit, besohet që brenda dy-tre ditëve nis numërimi i votave me kusht. Ndryshe, procesi i zgjedhjeve parlamentare ishte mbajtur më 6 tetor, ku sipas rezultateve preliminare, partia e parë është LVV, e dyta LDK, pasuar nga PDK.

 

Autoritetet e Kosovës në kërkim të një laboratori për ekzaminimin e zarfeve nga Serbia

Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet në lidhje me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve se më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin reaksione alergjike pas hapjes së zarfeve. Prej tyre, 11 kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë hospitalizuar.Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, tha për Radion Evropa e Lirë, se deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe se po priten rezultatet e analizave. "Sipas asaj që e kemi parë, kemi vendosur që këto analiza të bëhen jashtë vendit, prandaj është herët dhe çkado që them, ndoshta mund të gaboj. Analizat duhet të bëhen jashtë vendit sepse nuk kemi një laborator i cili bën analiza të detajuara, ashtu siç po kërkohet tash", tha Munishi. Kryeprokurori Munishi nuk ka mundur të saktësojë se në cilin shtet do të dërgohen mostrat për analiza. "Është shumë herët, jemi duke punuar për ta gjetur ku, por për momentin është shumë herët", tha Munishi.

 

Serbia vazhdon lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka biseduar me shefin e delegacionit kinez në Interpol, Daki Duan, lidhur me argumentet e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, njoftoi ministria serbe.Ministri Stefanoviq po qëndron në Kili, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, nga 15 deri më 18 tetor. Ai i tha delegacionit kinez, se pranimi eventual i Kosovës do të çojë në një ndarje të thellë të organizatës ndërkombëtare të policisë, dhe rrezikon luftën e ardhshme kundër krimit në botë. "Anëtarësimi i mundshëm i Kosovës, do të rezultojë në keqpërdorim të Interpolit, dhe se politika do të zëvendësojë punën e policisë", ka thënë Stafanoviq. Shefi i delegacionit kinez konfirmoi qëndrimin e pandryshuar të Kinës në lidhje me kërkesën e Kosovës për pranim në Interpol, thuhet në deklaratë. Angazhimi i Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare e pati shtyrë qeverinë e Kosovës, që në nëntor të vitit 2018, të vendosë tarifa ndaj mallrave serbe. Vendosja e tarfiave më pas shkaktoi ndërprerjen e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet të dyja vendeve, që lehtësohej nga Bashkimi Evropian.

 

Ministrat e Jashtëm të Evropës, u mblodhën sot në Luksemburg,në përpjekjen e tretë për të miratuar bisedimet e anëtarësimit për dy vendet e Ballkanit

Ministrat e Jashtëm të Evropës, u mblodhën sot në Luksemburg, në një përpjekje të tretë, prej qershorit 2018, për të miratuar bisedimet e anëtarësimit për dy vendet e Ballkanit. Teksa po diskutohet në Luksemburg, para vendimit të 18 Tetorit, për hapjen e një shtegu për Shkupin dhe Tiranën, çelja e negociatave dhe anëtarësimi i tyre ka një mbështetje të gjerë të BE dhe mbështetje nga Shtetet e Bashkuara. Por për Amelie de Montchalin, ministri i çështjeve evropiane të Francës, nuk mund të ketë rrugëdalje përderisa Presidenti Francez Emmanuel Macron në korrik tha se duhet një "reformë e thellë" e rregullave të anëtarësimit në BE. Kjo pozitë e re franceze ka ngritur shqetësime në Bruksel për vonesa të mëtejshme në një proces tashmë të tërhequr, që mund të thellojë lidhjet në rritje të Ballkanit me Rusinë dhe Kinën. Gjashtë vendet e Ballkanit, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, të gjitha përveç Shqipërisë, që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, konsiderohen anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian.

 

Barnier për Brexitin: Ekziston një "linjë e hollë” për arritje të marrëveshjes në samitin e BE-së

Ekziston një “linjë e hollë” për të arritur marrëveshje për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian këtë javë, mirëpo fillimisht të dyja palët duhet të pajtohen për të gjitha detajet deri në fund të ditës së sotme, ka thënë negociatori i bllokut evropian për Brexit, Michel Barnier. Ai ka thënë se është koha që “qëllimet e mira të kthehen në tekst ligjor”, nëse liderët evropianë mbështesin kushtet e largimit të Britanisë, në një samit që do të mbahet të enjten. Në kohën kur po shtohen bisedimet, kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur me presidentin francez, Emmanuel Macron. Sipas BBC-së, të dy liderët janë pajtuar se samiti po ndodh “në një moment pozitiv”, mirëpo ende ka shumë gjëra që duhen tejkaluar. Kryeministri britanik ka thënë vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga blloku evropian më 31 tetor, ndonëse ai është i detyruar me ligj të kërkojë shtyrje të datës për finalizim të Brexitit, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri të shtunën. Deputetët britanikë janë thirrur që të jenë pjesë e seancës speciale të shtunën, më 19 tetor meqë kjo ditë konsiderohet vendimtare për procesin e Brexitit.

 

M.Pensd tha se presidenti Donald Trump bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Siri

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se presidenti Donald Trump bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Siri gjatë një telefonate me presidentin turk, Reccep Tayyip Erdogan. Ndërkohë u njoftua se SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj dy ministrive dhe tre zyrtarëve të lartë të qeverisë. Ushtria turke po zhvillon një ofensivë në veri të Sirisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët kanë qenë aleatë të SHBA-së në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist të ashtuquajtur Shteti Islamik. Pence tha se presidenti Trump kishte qenë i ashpër me Erdoganin gjatë bisedës. Nënpresidenti amerikan njoftoi se së shpejti do të udhëtojë në rajon në përpjekje për të ndërmjetësuar krizën, që ka shkaktuar ikjen e më shumë se 160.000 civilë nga shtëpitë e tyre. "Shtetet e Bashkuara thjesht nuk do të tolerojnë më tej pushtimin e Turqisë në Siri. Ne po i bëjmë thirrje Turqisë, t'i japë fund dhunës dhe të ulet në tryezën e bisedimeve", u tha Pence gazetarëve, raporton Reuters.

 

Putin arrin në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar rreth investimeve

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar vizitën e tij të parë në këtë shtet të Gjirit Arab në më shumë se një dekadë.Putin ka udhëtuar sot nga Arabia Saudite, për t’u takuar me princin e kurorës së Abu Dabit, Muhammad bin Zayed Al Nahyan. Në Riad Putin është takuar me mbretin dhe princin e Arabisë Saudite, teksa Moska synon të rrisë prezencën e saj në Lindje të Mesme. Putin dhe Mbreti Salman kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë të miliarda dollarëve për investime në mes të të dyja shteteve, duke shënjestruar sektorin e kulturës, shëndetësisë dhe tekonologjisë së avancuar.Në marrëveshje është arritur pajtueshmëri për të “riforcuar” bashkëpunimin në mes të Organizatës 24-anëtarëshe të vendeve eksportuese të naftës (OPEC), dhe 10 vendeve tjera që nuk janë anëtare të saj, ka thënë ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman. Rusia nuk është anëtare të OPEC-ut, mirëpo ka punuar ngushtë me këtë grup me qëllim të rritjes së çmimeve të naftës, pas rënies së çmimeve që ka ndodhur më 2014, dhe për rezultat ka dëmtuar rëndë ekonominë ruse.

 

Tajfuni Hagibis që goditi Japoninë ka vrarë 70 njerëz derisa 15 të tjerë raportohen të zhdukur

Tajfuni Hagibis që goditi Japoninë ka vrarë 70 njerëz derisa 15 të tjerë raportohen të zhdukur, raporton AFP. Më shumë se 200.000 anëtarë të ekipeve të shpëtimit, po marrin pjesë në kërkimin e të mbijetuarve në zonën e rrezikuar. Tajfuni shkaktoi rrëshqitje të dheut duke shkatërruar ose dëmtuar një numër të madh të shtëpive.Sipas Shërbimit Meteorologjik të Japonisë, tajfuni kishte shpejtësi deri në gati 200 kilometra në orë. Stuhia përfshiu zonën në jug të Tokios dhe solli shi të fortë dhe erë në pjesët qendrore dhe veriore të vendit. Më 14 tetor, tajfuni u dobësua dhe u zhvendos në kategorinë e stuhisë tropikale. Japonia goditet nga rreth 20 tajfunë në vit.

 

Zbulohet busti i Gjerj Kastriotit Skenderbeut, në Triesh   

Sot në Triesh, në oborrin e shkollës nëntëvjeçar, u zbulua busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emrin e të cilit e mban ky institucion edukativo-arsimor, nga viti 1968. Drejtori i shkollës, Nikollë Dukaj, duke folur për historikun e shkollës, në veçanti theksoi rolin e mësimdhënësve të cilët para më tepër se 50 viteve, u angazhuan që kjo vatër e mësimit të mbaj emrin e prijësit ushtarak dhe luftëtarit për liri e pavarësi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndërkohë, ajo që brengos stafin e sotëm arsimor, theksoi Dukaj, është rënia e numrit të nxënësve që nuk është aspak premtuese për të ardhmen e kësaj shkolle dhe të trevës në përgjithësi. Drejtori i përgjithshëm në drejtorinë për arsimimin e  pakicave në qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj, falënderoi të gjithë ata që përkrahën këtë iniciativë, siç janë Ministria e arsimit dhe ajo e kulturës, në Qeverinë e Malit të Zi, dhe në veçanti, bashkëvendësit nga mërgimi të fondacionit “Trieshi”, të cilët kanë siguruar mjetet për realizimin e këtij projektit. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i kuvendit të Tuzit, Fadil Kajoshaj, pastaj ish punonjësi i shkollës,  Tomë Dedivanaj, kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj, kurse fjalën e rastit, e mbajti dr.Frashër Demaj, i cili pasqyroi rolin historik të trevës së Trieshit në ngjarje dhe data të rëndësishme kombëtare.

Përfaqësuesi nga diapsora, Gjon Gjokaj, duke rikujtuar fillimin e kësaj nisme, falënderoi të gjithë ata që u angazhuan në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, jo vetëm të kësaj treve, por edhe më gjerë dhe u shpreh i gatshëm në  përkrahjen e mërgimtarëve tanë  për realizimin e projekteve të ngjashme edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, duke përgëzuar realizimin e kësaj iniciative, zëvendësministri i kulturës, Aleksandar Dajkoviq, theksoi ministria përkatëse ka përkrahur këtë iniciativë theksoi se fjala është për njërin nga personalitetet më të rëndësishme nga këto hapësira veprimtaria e të cilit është njohur në betejat në luftërat ballkanike për liri dhe pavarësi.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët me temperatura të larta për këtë periudhë të vitit. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në ora 13: Tivar e Podgoricë 25, Ulqin 24, Herceg Novi 23, Cetinë, Nikshiq, Kollashin 21, Zhablak 20 dhe në Plevle 19 gradë. 

    Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe të nxehtë. Në orët e pasdites priten vranësira graduale. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme kryesisht e drejtimeve të jugut. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 16 kurse më e  larta e ditës prej 19 deri në 27 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се