Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 10. 2019. 18:43 >> 18:46

Ditari 11.10.2019

11.10.2019

Drleviq - Mali i Zi përmes punës së vazhdueshme në miratimin e ligjeve është duke e harmonizuar legjislacionin e vetë

Mali i Zi përmes punës së vazhdueshme në miratimin dhe sjelljen e ligjeve në tërësi është duke e harmonizuar legjislacionin e vetë me trashëgimin juridike të BE, është vlerësuar në takimin e grupit negociues. Në zyrën për integrimet evropiane sot është mbajtur mbledhja e 21 e grupit negocues të cilën e ka kryesuar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq. Drleviq i ka informuar anëtarët e grupit për bisedime me vlerësimet e nën këshillit për drejtësi , liri dhe siguri i cili është takuar gjatë kësaj jave në Podgoricë në të cilin përfaqësuesit e institucioneve malazeze me kolegët na Komisioni evropianë kanë biseduar për progresin e realizuar dhe obligimet e mëtejme nga fusha e sundimit të ligjit. Me rëndësi të madhe për progresin e mëtejmë nga kjo fushë do të jetë vlerësimi ne raportin e ardhshëm të komisionit evropianë për Maliln e Zi, ka theksuar Drleviq duke theksuar nevojën e vazhdimit të plotësimit cilësor dhe efikas të detyrime që dalin nga kapitujt 23 dhe 24, ka theksuar Drleviq

Brajoviq - Mali i Zi paraqet shembull të mirë të anëtarit të ardhshëm të Bashkësisë së popujve evropianë

Mali i Zi paraqet shembull të mirë të anëtarit të ardhshëm të Bashkësisë së popujve evropianë, ka vlerësuar kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq. gjatë bisedimeve me anëtarët e delegacionit të Kuvendit nacional të Franëcs. Brajoviq , siç është kumtuar nga Parlamenti , ka prit sot delegacionin francezë me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet dy vendeve të  cilat në këtë vit shënojnë 140 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve biçikletaret. Ai është falënderuar për përkrahjen që Franca i ka dhënë realizimit të synimeve strategjike të Malit të Zi e Anëtari e delegacionit . Anëtarët e delegacionit ia kanë prezantuar kryetarit Brajoviq inisiativen e kryetarit Francezë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me dëshirë të njohjes më të mirë të opinionit francezë me rrethanat dhe me qëllime e Malit të Zi.

Shpenzimi i të hollave publike duhet të jetë transparent

Mali i Zi gjatë viteve të fundit ka përparuar dukshëm në reformën e administratës publike , ka vletërsuar shefi i njësisë për Malin e Zi në drejtorin e përgjithshme për zgjerim Tomas Hagllajtner duke shtuar se shpenzimi i parave publike duhet të jetë më tepër transparentë. Ai në konferencën për gazetarët me rastin e takimit të 7-të të grupit të veçanë punues për reformën e administratës publike ka theksuar se reforma e kësaj administrate është e rëndësishme për përgatitje e Malit të Zi për anëtarësim në BE dhe ka vlerësuar se gjatë viteve të fundit në këtë sferë është shënuar progres. Ai ka shtuar se gjatë takimit është biseduar për ligjin mbi qasjen e lirë informatave dhe janë pajtuar se Mali i Zi do të marrë parasysh të gjitha sygjerimet dhe vërejtjet nga debati publikë lidhur me projektin e këtij ligji. Ministrja e administratës publike Suzana Pribilloviq ka theksuar se gjatë takimit është konstatuar progres i Malit të i në procesin e reformës së administratës publike dhe në veçanti inkurajojnë masazhet dhe gatishmëria e komisionit evropianë që edhe në periudhën e ardhshme të përkrahin Mali n e Zi në rrugën drejtë integrimeve evropiane.

Markoviq - Ura Moraçica duhet të përfundojë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm

Ura Moraçica , në pjesën prioritare të autostradës Tivar-Bolare , me vlerë rreth 70 milion euro, në tërësi duhet të përfundojë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ka deklarua kryeministri i malit të Zi Dushko Markoviq i cili sot ka vizituar punimet në këtë objekt. Inxhinieri kryesor i urës Dushko Rondoviq  ka kumtuar se ura si njëra prej objekteve më të mëdha dhe grandioze në fazën e parë të autostradës Tivar-Bolare është lidhur gjatë natës së mbrëmshme.

Shehoviq - Qeveria për 38 projekte kapitale në fushën e infrastrukturës shkollore ka ndarë mbi 50 milion euro

Qeveria për 38 projekte kapitale në fushën e infrastrukturës shkollore ka ndarë mbi 50 milion euro , ka deklaruar ministri i arsimit Damir Shehoviq duke shtuar se 10 objekte të reja do të ndërtohen në territorin e kryeqytetit. Shehoviq në solemnitetin me rastin e përfundimeve të sallës së sportit në shkollën fillore OKTOIH ka theksuar se edhe kjo është një histori e përfunduar me sukses. Në rikonstruimin e kësaj salle janë investuar 53 mijë euro prej të cilave Ministria e sportit ka investuar 29, kurse Ministria e arsimit 24 mijë euro ka theksuar ai. Ai ka përkujtuar se ministria e arsimit dhe Ministria e sportit kanë nënshkruar para dy vitesh marrëveshjen me të cilën janë obliguar se do të veprojnë në avancimin e infrastrukturës  sportive shkollore. Shehoviq me këtë rast ka theksuar se në mesin e 10 shkollave që do të ndërtohen në territorin e Podgoricës gjendet edhe shkolla fillore në Fushën e Dheut të Zi.

 

Shpallet ftesa për koncesionet për aeroportet e MZ

Ministria e komunikacionit dhe detarisë ëka shpallur ftesën publike për dorëzimin e fletë paraqitjeve për rikualifikim për ndarjen e koncesioneve për aeroportet e Malit të Zi. Ministri i infrastrukturës Osman Nurkoviq ka deklaruar për TVMZ se interesimi i kompanive të huaja është i madh dhe është obligim i ofertë dhënësit që si avans të paguaj së paku 100 milion euro dhe gjatë kohës së koncesionit , respektivisht gjatë 30 viteve të ardhshme të paguaj në buxhetin e shtetit se paku 10% të ardhura vjetore nga aeroportet. Vëllimi i supozuar i investimeve është minimum 80 milion uro gjatë 3 vjetëve të para dhe siç ka shtuar Nurkoviq së paku 200 milion euro gjatë tërë kohëzgjatjes së investimeve.

 

LDK: Negociatat për koalicion me Vetëvendosjen, pas rezultatit përfundimtar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që negociatat për formimin e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje t’i vazhdojë pasi që të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Ndonëse më 10 tetor, LDK-ja dhe Vetëvendosje ishin pajtuar në parim, që të nisin negociatat për koalicion, sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka vendosur që negociatat të vazhdojnë pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, duke përfshirë ato nga mërgata, votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa u tha mediave se pas përfundimit të numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit, do të vazhdojnë bisedimet me Vetëvendosjen. "Zhvillimi i negociatave do të fillojnë pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në momenti që certifikohen rezultatet, do të fillojmë bisedimet me Vetëvendosjen", ka thënë Mustafa. Nga rezultatet preliminare, të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

 

KËRKESA E SHBA-SË PËR HEQJEN E TAKSËS TË PËRFILLET NGA QEVERIA E ARDHSHME

Analistët konsiderojnë se ndër veprimet e para të qeverisë së re duhet të jetë heqja e taksës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës. Ata thonë se kërkesa e SHBA-së për këtë çështje duhet të përfillet. Heqja e taksës për produktet serbe, konsiderohet një ndër sfidat për qeverinë e re të Kosovës. Analisti politik Milazim Krasniqi, thotë se taksa është bërë gurë i rëndë në qafë të qeverisë dhe institucioneve të vendit. Ai më tej tha se Kosova nuk duhet mbetur peng i saj.
“Qeveria e ardhshme do ta ketë parasysh ketë gjë, ta pezulloj taksen në bazë të rekomandimeve të SHBA-së, fjala vjen 120 ditë derisa të shihen efektet e dialogut dhe pastaj ajo mbetet potencialisht si mundësi për ta kthyer”. Ndërkaq, eksperti i ekonomisë, Lulzim Syla tha se çdo masë tjetër që Qeveria e vendit mund të marr në këtë drejtim, duhet të jetë e koordinuar me SHBA-në.“Duhet të jemi në bashkërendim me SHBA edhe në qoftë se kërkesa e tyre është që duhet të lëvizim drejtë kësaj ,atëherë edhe unë mendoj që Kosova duhet të kaloj nga bllokimi total i produkteve , në një reciprocitet të njëjtë’’. Ndryshe, partitivë fituese që do të formojnë qeverinë e re, kanë paralajmëruar se taksa do të hiqet duke u zëvendësuar me masën e reciprocitetit .

 

LIMAJ KËRKON NGA KQZ-JA RINUMËRIM TË VOTAVE NË NIVEL VENDI

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një letër kryetares se KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarëve tjerë të këtij komisioni.Limaj e ka dërguar mbrëmë këtë letër ku ai ka kërkuar rinumërim të votave në nivel vendi. Në këtë letër ndër të tjera shkruan se janë evidentuar parregullsi dhe shkelje flagrante në përdorimin e formularëve të bartjes se rezultateve zgjedhore në të gjitha komunat e Kosovës.“Për shkak të efektit negativ dhe në shkeljen e nenit 101 dhe 102 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme konsiderojmë se vendimi për rinumërim të pjesshëm i KQZ-së është i pamjaftueshëm për të përmirësuar shtrembërimin e rezultatit pa saktësinë dhe dëmin që iu është shkaktuar subjekteve politike garuese duke dëmtuar kështu direkt vullnetin e shprehur të votuesit në të gjitha komunat”, thuhet ndër të tjera në letrën e Limajt të cilën e ka siguruar “Kosovapress”.

KE-ja e vendosur që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.

Komisioni Evropian mbetet i prerë në qëndrimin e qartë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria javën që vjen duhet të marrin dritën e gjelbër për hapjen e negociatave. Këtë e ka thënë dje në Bruksel Johanes Hahn, i cili deri në fillimin e mandatit të Komisionit të ri mbetet komisioner për fqinjësi dhe zgjerim i BE-së. Duke nënvizuar përparimin e dy shteteve në përmbushjen e kritereve Hahn u ka bërë thirrje shteteve anëtare, sidomos atyre që ende hezitojnë, të marrin vendimin pozitiv sepse në të kundërtën, siç është shprehur ai, BE-ja do ta humbte besimin dhe do të krijohej në rajon një vakuum i paqëndrueshëm të cilin do ta plotësonin aktorët tjerë.Prandaj ka thënë se këto shtete duhet të shohin edhe aspektin gjeortrategjik të zgjerimit dhe vendimit për vendet e rajonit. “Është e qartë se nëse hezitojmë humbim kredibilitetin dhe nuk duhet të befasohem se do të ketë vakuum i cili nuk do të jetë i qëndrueshëm dhe të tjerët do ta plotësojnë. Kjo nuk është në interesin tonë. I mbetem besnik thënies sime të shpeshtë se, ose do të eksportojmë stabilitet në Ballkan ose do të importojmë jo-stabilitet. Sepse situata e vështirë atje do të ketë ndikim edhe në BE sepse të gjitha shtetet e rajonit janë të kufizuara me shtetet e BE-së” ka thënë Hahn. Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë do të duhej të miratohej të martën që vjen në takimin e Ministrave të BE-së në Luksemburg.

 

Tusk shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje për Brexit-in

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se ka pranuar sinjale të cilat e bëjnë optimist që marrëveshja për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit) mund të arrihet. “Kemi pranuar porosi optimiste se mund të arrijmë deri te një marrëveshje”, ka thënë Tusk gjatë një vizite në Qipro.Zyrtari i lartë evropian tha se nuk ka garanci që rrethi i fundit i bisedimeve për Brexit-in do të shënojë suksese. Sipas tij koha ka mbaruar por duhet shfrytëzuar edhe mundësinë më të vogël që të arrihet një marrëveshje para 31 tetorit. Tusk tregoi edhe një detaj të bisedës së tij të fundit me kryeministrin britanik, Boris Johnson. Ai i ka thënë Johnsonit, se nëse Londra nuk arrinë një zgjidhje funksionale deri më 11 tetor, ai do të njoftojë liderët e BE-së, gjatë samitit të 17 dhe 18 tetorit, se “marrëveshja është pothuajse e pamundur”. Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka ofruar një plan “përfundimtar” Bashkimit Evropian për daljen e Britanisë së Madhe nga blloku, mirëpo zyrtarët evropianë nuk kanë treguar shumë interesim për arritjen e një marrëveshjeje bazuar në këtë plan. Negociatat në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së janë duke vazhduar ende, derisa në qendër të tyre mbetet ndalesa në kufirin irlandez, politikë e diskutuar në mes të ish-kryeministres britanike, Theresa May dhe BE-së, me qëllim të parandalimit të një kufiri të ashpër në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.

 

Greqia kërkon ndihmën e NATO-s për çështjen e migrantëve

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje NATO-s, që të shtojë numrin e patrullimeve detare në Egje, pasi Turqia ka kërcënuar se do të lejojë një fluks të ri të migrantëve që të shkojnë në Greqi. "Unë i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që anëtarët e Aleancës, të forcojnë praninë e tyre me më shumë anije në Detin Egje. Ne po kërkojmë që misioni të shtrihet në jug, në mënyrë që ata të mund të mbulojnë plotësisht kufijtë detarë", theksoi Mitsotakis pas një bisede me Stoltenbergun. Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, tha më 10 tetor se Ankaraja do të dërgonte 3.6 milion refugjatë sirianë nga Turqia në Evropë, nëse shtetet evropiane e konsiderojnë operacionin ushtarak turk në Siri si okupim. Zyrtarisht ka rreth 70.000 migrantë dhe refugjatë në Greqi. Numri i tyre po shtohet çdo ditë, gjë që bën presion shtesë në kampet e mbipopulluara në ishujt grek. NATO-ja aktualisht ka gjashtë anije patrullimi në Detin Egje që monitorojnë lëvizjet e anijeve migruese në hyrje dhe, përveç Agjencisë Kufitare Evropiane (Frontex), i informojnë edhe Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë. Stoltenberg kujtoi se ai tashmë u ka bërë thirrje vendeve aleate të NATO-s, që të sigurojnë anije shtesë, por që angazhimet shtesë kërkojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të NATO-s.

 

Operacioni turk: Rritet numri i viktimave dhe të zhvendosurve

Numri i viktimave në operacionin e Turqisë në veri të Sirisë po rritet. Së paku 11 civilë u vranë, ashtu si edhe dhjetëra luftëtarë kurdë, tha organizata monitoruese Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut. Ushtria turke raportoi për vdekjen e një ushtari të saj. Mijëra njerëz, ndërkaq, kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Sipas organizatës së ndihmës Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, rreth 64,000 vetë tashmë janë zhvendosur. Grupet e ndihmës thonë se rreth 450,000 mund të detyrohen të lëvizin. Turqia ka nisur të mërkurë operacionin ushtarak kundër kurdëve në veri të Sirisë, për të eliminuar, siç ka thënë, “terrorin” përgjatë kufijve të saj. Operacioni ka nisur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga zona.

Shefi i OKB-së bën thirrje për ndalimin e luftimeve në lindje të Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndalimin e luftimeve në lindje të Sirisë. "Dua të shpreh shqetësimin tim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit në lindje të Sirisë. Është absolutisht e rëndësishme të qetësohet situata", u tha Guterres gazetarëve në Kopenhagë. Turqia ka nisur të mërkurën një operacion ushtarak kundër luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë, duke bombarduar qytete dhe fshatra nga ajri. Operacioni filloi pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga zona. Dje, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare, duke thënë se ofensiva ka për qëllim "të eliminojë terrorin" përgjatë kufijve të Turqisë. "Operacionet ushtarake duhet të respektojnë gjithmonë ligjin ndërkombëtar humantar. Unë jam i shqetësuar jo vetëm për viktimat, por edhe për shpërnguljet që po ndodhin", tha Guterres.

 

Trump: Bisedimet tregtare me Kinën po shkojnë mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet për tregtinë me Kinën "janë duke shkuar shumë mirë". Zyrtarët amerikanë dhe kinezë mbaruan në Uashington edhe një rreth negociatash, në përpjekje për t'iu dhënë fund tarifave të shtrenjta midis dy ekonomive. "Mendoj se po shkojnë vërtet mirë. Kemi pasur negociata shumë, shumë të mira me Kinën", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, por pa dhënë më shumë detaje. Trump edhe më herët ka folur për përparim në negociata, por, në të njëjtën kohë, ka kërcënuar me tarifa të reja kundër Pekinit, për shkak të praktikave të tij tregtare. Mosmarrëveshjet, tash e 15 muaj, që përfshijnë miliarda dollarë tarifa të dyanshme, kanë shkaktuar frikë për ngadalësim të ekonomisë globale.

Uashingtoni e akuzon Kinën për politika të padrejta tregtare dhe vjedhje të teknologjisë dhe pronës intelektuale. Kina ka paraqitur disa ankesa në Organizatën Botërore të Tregtisë, e cila i kufizon tarifat që secili vend lejohet t'i vendosë. Lufta tregtare mes dy vendeve i ka lëkundur vazhdimisht tregjet botërore.

 

Kryeministri i Etiopisë fiton Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit. Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i ndajë Ahmedit këtë çmim për përpjekjet e tij që të arrijë paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar si dhe për inciativën e tij që të zgjidhë konfliktin me shtetin fqinj, Eritrenë. Të dyja shtetet kanë luftuar në periudhën 1998-2000, mirëpo tensionet kanë vazhduar të jenë të larta për më shumë se një dekadaë më pas. Pasi ka fituar pozitën në prill të vitit 2018, Abiy ka liruar të burgosurit politikë dhe ka nënshkruar marrëveshje për paqe me liderin e Eritresë, Isaias Afwerki për t’i dhënë fund kontestit për kufirin. Ahmed po ashtu ka punuar në rritjen e të drejtave të grave në Etiopi, duke përfshirë emërimin e tyre në gjysmën e 20 pozitave ministrore në kabinetin qeveritar.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

     Temperaturat: budvë 28, tivar 27, Podgoricë, Ulqin e H. Novi 26, Nikshiq e Cetinë 23, Shavnik 22, Beranë 21, Bjelllo Pole e plavë 2o, Plevle, Plluzhinë e Rozhaj 19 Kollashin 17 dhe në Zhablak 15 g.

          Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatre nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 15, kurse më e larta e ditëss prej 18 deri në 27 g. c.

 

 Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се