Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 10. 2019. 18:19 >> 18:20

Ditari 09.10.2019

09.10.2019

Për vazhdimin e afatit të punës të Këshillit, ndërkohë

Për vazhdimin e afatit të punës të Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër, do të vendoset më vonë, ka deklaruar kryetari i parlamentit, Ivan Brajoviq, duke shtuar se do të ishte mirë që Këshilli të fillojë punën sa më parë në përbërje të plotë. Ai ka shtuar se është në interes të të gjithëve një ambient i volitshëm zgjedhorë, gjegjësisht Legjislacion i cili mundëson realizimin dukshëm më të mirë dhe jokontestues të procesit zgjedhorë. Do të ishte mirë që Këshilli për reformën e legjislacionit zgjedhorë në përbërje të plotë të fillojë të punojë sa më parë, të sjellë vendime dhe të përgatis akte në mënyrë që më pas të merremi vesh më lehtë nëse duhet vazhduar puna e Këshillit për një kohë të caktuar”, ka theksuar Brajoviq. Ai ka shtuar se qytetarët mund të vlerësojnë se kush ka raport principel, konsekuent dhe të përkushtuar ndaj punës, dhe kush shpërndan demagogji dhe parulla pa dëshirë të theksuar që të kyçet në punë.

Do të dëgjohen Pazhin dhe Dërleviq

Këshilli për antikorrupsion brenda dhjetë ditëve të ardhshme do të duhej të dëgjoj nënkryetarin e Qeverisë, e Ministër i drejtësisë, Zoran Pazhin si dhe bashkëbiseduesin kryesorë me Bashkimin Evropian, Aleksandër Dërleviq me rastin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e shënuar në Kapitujt, 23 dhe 24. Planifikohet edhe dëgjimi kontrollues i udhëheqësve të Agjencisë për pengimin e korrupsionit, për Ligjin mbi financimin e partive politike. Kryetari i Këshillit, Predrag Bullatoviq ka theksuar se fati i këtij trupi varet nga fakti nëse të ftuarit do ti përgjigjen ftesës. Ai ka thënë se pas refuzimit të prokurorit suprem të shtetit dhe të prokurorit kryesorë special, që të dorëzojnë Raportin për aferën, “Koverta”, dhe të marrin pjesë në punën e Këshillit, ekzistenca e mëtejme e tij është sjellë në pyetje. Deputetet e Partisë Demokratike të Socialistëve nuk u pajtuan me këtë konstatim, përmes vlerësimit se nuk u shkon ndërmend që të shpërbejnë një Këshillë kaq të rëndësishëm. 

 

Është propozuar rritja e donacioneve për partitë politike

Donacionet e personave fizik për partitë politike do të rriten nga 2 në 5 mijë euro, kurse për personat juridik, nga 10 në 20 mijë euro, ka propozuar Grupi punues i Këshillit për reformën zgjedhore. Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Mihajllo Angjushiq, ka theksuar se Grupi i pestë punues i cili merret me Ligjin për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore, ka përgatitur disa ndryshime. “Ajo që paraqet esencën e punës sonë dhe udhëzimet të cilat kanë supozuar cilësinë e punës janë mesazhet e OSBE-së dhe të ODIHR-it, nga proceset zgjedhore të vitit 2016 dhe të vitit 2018”, ka theksuar ai. Angjushiq ka thënë se këto udhëzime janë respektuar në tërësi. Ai poashtu theksoi se me ndryshime bëhet ndarje e qartë e fushatës zgjedhore nga funksionimi i rregullt i subjekteve politike, e që ishte njëri nga rekomandimet kryesore të OSBE-së dhe ODIHR-së.  Sipas fjalëve të tij, njëri nga ndryshimet më të rëndësishme ka të bëjë me ndryshimet potenciale të Kodit penal. 

 

Anëtarësimi i Malit të Zi e NATO, shpresë për të ardhmen

Nga aspekti politik dhe ekonomik, Mali i Zi mund të jetë shembull për shtetet e rajonit, kurse për Gjeorgjinë dhe aspirantët tjerë, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka qenë sinjal i fuqishëm dhe shpresë për të ardhmen, ka theksuar kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Arçil Talakvadze. Ai qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi me ftesën e kryeparlamentarit Ivan Brajoviq. Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë ka theksuar se vizita në Mal të Zi ka qenë ndër prioritetet e agjendës së tij dhe e para vizitë pas asaj në SHBA. Ndërkaq kryetari i Parlamentit, Brajoviq ka thënës e kjo vizitë paraqet impuls shtesë në forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme dhe në avancimin e dialogut politik ndërmjet dy vendeve në nivelin më të lartë.

 

Vazhdon modernizimi i sistemit të mbrojtjes të Malit të Zi

Mali i Zi, pas anëtarësimi të plotë në Aleancën e NATO-s ka avancuar dukshëm aftësitë mbrojtëse, duke vërtetuar në këtë mënyrë statusin e Aleatit të përgjegjshëm dhe kredibël, është theksuar në konsultimet dypalëshe mbrojtëse të delegacioneve malazeze dhe të NATO-s. Kjo, siç kanë theksuar, është pjesa finale e fazës së ciklit katërvjeçarë të NATO proceseve të planifikimit mbrojtës, i cili ka filluar në vitin 2016. Është sqaruar se qëllimi i konsultimeve është shqyrtimi i aftësive të përgjithshme mbrojtëse të anëtarëve të NATO-s, dhe të shkallës së zbatimit të obligimeve nacionale në sistemin kolektiv të mbrojtjes dhe sigurisë. Delegacionin e së NATO-s e ka kryesuar drejtori i Drejtorisë së kësaj Aleance për planifikimin mbrojtës, Pol Severo, kurse në krye të delegacionit të Malit të Zi ishte drejtori i Drejtorisë për politikën dhe planifikimin e mbrojtjes në Ministrinë e mbrojtjes, Ivica Ivanoviq.

Të ardhurat burimore, 824 milion euro

Të ardhurat burimore të buxhetit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë qenë 824 milion euro dhe janë më të larta se plani dhe realizimi i tyre në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të ardhurat burimore në periudhën prej janarit deri në fund të muajit korrik kane qenë 7,9% më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht 2,6% mbi planin. “Rritjes së tillë të madhe të të ardhurave buxhetore i kanë kontribuar rritja e aktiviteteve ekonomike, rrjedhat pozitive në tregun e punës dhe forcimi i disiplinës tatimore përmes politikës së redefinuar të akcizave”, thuhet në analizën e debatit publik të konsoliduar për gjysmë vjetorin e parë të këtij viti, të cilën e ka publikuar Ministria e financave. Nga kjo Ministri kanë kumtuar se të gjitha kategoritë e të ardhurave tatimore kanë shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Është e patolerueshme që mjekët të kenë rroga më të vogla se funksionarët

Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq ka kumtuar se është më se e qartë rritja e rrogave për të punësuarit në shëndetësi dhe tani duhet të gjendet model i qëndrueshëm për këtë qëllim, kurse Ministri i financave, Darko Radunoviq konsideron se kërkesat e punëtorëve shëndetësorë janë të larta dhe joreale. Hrapoviq në mbledhjen e Këshillit parlamentarë për shëndetësi, punë dhe përkujdesje sociale ka thënë se rritja e të ardhurave pothuajse është e domosdoshme, mirëpo për momentin duhet gjetur model i qëndrueshëm i rritjes së tyre. Ai ka shtuar se periudha e kaluar ka qenë periudhë e konsolidimit fiskal, gjë që ka penguar rritjen e rrogave në sektorin publik. Hrapoviq tha se që nga marrja e detyrës të Ministrit të shëndetësisë ka përkrahur fuqishëm rritjen e rrogave për punëtorët shëndetësorë, duke shtuar se standardi më i lartë i të punësuarve në këtë sektor është në krye të prioriteteve të Ministrisë së shëndetësisë.

 

Gara për zhvillimin e edukimit dhe kreativiteti i të rinjve

Gara për letrën më të bukur të shkruar nuk i kontribuon promovimit të saj si shërbim tradicional postar, por zhvillimit të edukimit dhe kreativitetit të më të rinjve, ka vlerësuar zëvendësi i drejtorit ekzekutiv të Postës së Malit të Zi, Gjergj Camaj. Sot u janë ndarë shpërblimet autorëve më të suksesshëm të garës për letrën më të bukur të shkruar, me rastin e 9 tetorit, Ditës botërore të Postës. Fitues i kësaj gare është Aleksa Sharanoviq, i cili ka shkruar për gjyshin e tij, gjyshin hero. Camaj ka theksuar se është tradicionale që në këtë ditë, Posta e Malit të Zi të ndajë shpërblime për pjesëmarrësit më të suksesshëm të garës për letrën më të bukur të shkruar.

 

 

Përfundon takimi Thaçi-Grenell, refuzojnë të flasin për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë- Serbi, ambasadorin, Richard Grenell. Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që presidenti i ka bërë Grenell. Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media as nga emisari i presidentit amerikan e as nga presidenti Hashim Thaçi. Pas takimit ambasadori Grenell ka vazhduar drejt ambasadës amerikane në Prishtinë. Siç njoftojnë mediet kosovare, Grenell do të takohet edhe me të gjithë liderët partiakë në Kosovë, të cilët do t’i takojë veç e veç, në objektin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.  Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë- Serbi.

Shtëpia e Bardhë beson se Grenell do ta bindë Gjermaninë

Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell, së bashku me të dërguarin tjetër amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, qëndrojnë sot në Kosovë. “Është e mundshme që Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell është personi që mund ta bindë Gjermaninë. Por, në pikëpamjet e udhëheqësve të rëndësishëm në rajon, shkëmbimi i territoreve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues”, thotë ai. Joseph flet edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilin e cilëson si goditje ndaj presidentit Hashim Thaçi, për sfidat e menjëhershme të qeverisë së re e të tjera. “Pozicioni i Thaçit është dobësuar tani. Ai nuk mund t'i udhëheqë më negociatat, në mënyrë të besueshme, si individ, pa konsultime me kryeministrin. Nëse përpiqet ta bëjë këtë, nuk do të ketë kredibilitet në Kosovë”, u shpreh Joseph. Sipas tij, sfidë e menjëhershme është formimi i qeverisë natyrisht dhe veprimi i shpejtë për të fituar besimin e popullsisë.

 

Nuk ka asnjë alternativë tjetër

Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, ka pranuar se koalicioni i ri qeverisës në Kosovë do të formohet me Lëvizjen Vetëvendosje. Vetëvendosje u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe Albin Kurti do të jetë kandidati për kryeministër. Në reagimin e fundit, Osmani thekson se “qytetarët përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes, atë të qytetarëve të Kosovës”.

 

KQZ-ja nuk e di saktë se kur do t`i shpallë rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, Valmir Elezi, ka deklaruar se në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është duke u bërë procesimi i formularëve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë. Elezi në një prononcim për Ekonomia Online tha se me shpalljen e rezultateve përfundimtare do të bëhet shpallja e rezultateve të kandidatëve për deputetë. Elezi theksoi se KQZ-ja është duke punuar maksimalisht derisa thotë se në javën e ardhshme do të kompletohet numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta. “Jemi duke punuar maksimalisht, nga java e ardhshme do të mund ta kompletojmë procesin e votuesve të rregullt dhe të atyre me kusht, si dhe do të bëhet verifikimi i tyre në mënyrë që ne të mund të fillojmë numërimin e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta”, tha ai. I pyetur se kur do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare, Elezi tha se është e vështirë për të caktuar një datë të saktë derisa rikujton se në zgjedhjet e mëparshme KQZ-ja i janë nevojitur 20 ditë deri të shpallja përfundimtare e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

Sofja do të mbështes nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën

Bullgaria do të mbështesë vendimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Kështu sot vendosi Qeveria e Bullgarisë. Megjithatë, Sofja vendosi edhe kushte që duhet të përmbushen gjatë bisedimeve. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva pas mbledhjes së Qeverisë deklaroi se Sofja është për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në paketë, për shkak se ndarja e tyre do të ishte gabim dhe mund të sjell destabilitet në rajon. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Zakharieva tha se Bullgaria që moti si kusht për Maqedoninë ka pasur marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. “Kjo është e qartë që prej Deklaratës së vitit 1999, më pastaj me Memorandumin për mbështetjen e integrimit euroatlantik të vendit dhe më në fund me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga kryeministrat Borissov dhe Zaev”, tha Zakharieva. Ajo shtoi se Bullgaria do të votojë ‘për’ nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe për Tiranën në tetor të këtij viti.

 

Prokurorët gjermanë kundër terrorizmit nisin hetimet për sulmin në Halle

Prokurorët federalë kundër terrorizmit në Gjermani kanë nisur hetimet rreth të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona në qytetin lindor Halle të Gjermanisë. Një person është arrestuar në lidhje me sulmin e sotëm. Policia ka thënë se sulmuesit tjerë mund të jenë ende në arrati, pasi shumë persona është raportuar të jenë larguar nga skena e sulmit me një apo më shumë makina. Sulmi ka ndodhur afër një sinagoge, kanë thënë mediat lokale dhe dëshmitarët. Të shtëna janë dëgjuar edhe në Landsberg, rreth 15 kilometra nga qyteti Halle, mirëpo nuk është bërë e qartë nëse incidentet kanë qenë të lidhura.

Deputetët britanikë zhvillojnë javën tjetër seancën vendimtare për Brexit

Deputetët britanikë janë thirrur që të jenë pjesë e një seance speciale të shtunën, meqë kjo ditë konsiderohet vendimtare për procesin e Brexitit, apo largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Parlamenti do të takohet më 19 tetor pas samitit të Bashkimit Evropian, në të cilin ekziston mundësia e fundit që Britania dhe blloku evropian të arrijnë një marrëveshje para 31 tetorit. Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, kryeministri britanik, Boris Johnson do të kërkojë miratimin e deputetëve britanikë, mirëpo nëse nuk ndodh një gjë e tillë, një varg skenaresh tjera janë të disponueshme. Johnson ka thënë me bindje se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pavarësisht legjislacionit i cili detyron atë t’i kërkojë BE-së një shtyrje tjetër të Brexitit, nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 19 tetor, apo përveç nëse deputetët arrijnë pajtueshmëri për Brexit pa marrëveshje.

 

Aktivitete të ngjeshura të kryetari i komunës së Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Palestinës në Mal të Zi, Rabii Alhantouli. Gjatë këtij takimi, kryetari i komunës falënderoi ambasadorin për vizitën e tij si dhe këmbyen ide të ndryshme për bashkëpunim.
Ambasadori palestinez po ashtu, ka përgëzuar pushtetin e sapozgjedhur në Komunën e Tuzit, dhe ka uruar sukses në punë me shpresë për bashkëpunim në të mirë të vendit. Gjeloshaj priti poashtu në takim edhe drejtoreshën e Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, Andriola Morina- Kambo, me të cilën biseduan për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave do të ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve në komuna, anëtarë e të cilës është edhe komuna e Tuzit. Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, ka si qëllim të bashkëpunojë në një program të vetëm në fushën e punësimit përmes kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi po mban mot kryesisht i kthjellët. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut dhe juglindjes. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Beranë, Tivar, Plevle, Herceg Novi e Rozhajë 23 gradë, Podgoricë e Bijello Pole 22, Ulqin 21, Plavë 20, Cetinë 19, Nikshiq e Kollalhsin 18 dhe në Zhablak 17 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende në zonat jugore dhe qendrore me reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë jugore dhe juglindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 6 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 25 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се