Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 10. 2019. 18:37   >>  18:38

Ditari 04.10.2019

04.10.2019

Pompeo për vizitë në Mal të Zi 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka arritur në Mal të Zi, ku ka zhvilluar takime me zyrtarët e lartë shtetëror. Gjatë qëndrimit në Podgoricë, sekretari Pompeo konfirmoi se Uashingtoni edhe më tutje do të mbështesë Malin e Zi si partner dhe aleat.“Në shikojmë në ju dhe qeverinë tuaj si udhëheqës në përpjekjet rajonale në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e medieve”, tha Pompeo në konferencën me gazetarë pas takimit më zyrtarët e Malit të Zi. "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Malit të Zi, si partnerë dhe aleatë," tha sekretari Pompeo. Kryeministri malazez, Dushko Markoviq e quajti vizitën e sekretarit Pomepo si historike dhe premtoi se do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformimin e mëtejshëm të gjyqësorit dhe lirinë e mediave. "Është e rëndësishme në aspektin strategjik që SHBA-ja dhe BE-ja të jenë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor”, tha Markoviq.

Sekretari amerikan i Shtetit është takuar edhe me presidentin, Millo Gjukanoviq. Presidenti malazez gjatë takimit me Pompeon, të cilit i ka uruar mirëseardhjen, ka thënë se Mali i Zi mbetet partner i besueshëm në rajon. Pompeo, nga ana tjetër, ka vlerësuar se Malazezët janë komb i vogël, por me kontribut të madh. Para takimit me Gjukanoviqin Pompeon në Aeroportin e Podgoricës e ka pritur ministri i punëve të jashtme Sërgjan Darmanoviq. Pas vizitës në Podgoricë, Pompeo do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut.

Ivica Stankoviq ka përsëritur se nuk do të tërhiqet nga funksioni

Kryeprokurori shtetëror Ivica Stankoviq ka përsëritur se nuk do të tërhiqet nga funksioni, pas videoxhirimit të biznesmenit Dushko Knezheviq.Në intervistën dhënë Televizionit të Malit të Zi, Stankoviq ka thënë se Nenad Vujosheviq nuk ka qenë sekretar i përgjithshëm i kryeprokurorisë shtetërore por, siç ka theksuar, ka kryer punë administrative. Ai ka demantuar se është në raporte kumbarie me Vujosheviqin. Në pyetjen nëse është e vërtet që Darko Shariq është mik i tij, ai ka thënë se ftesën për dasmën e ashtuquajtur, e cila  është përmendur gjatë bisedës midis Knezheviqit dhe Vujosheviqit,nuk e ka fituar. Stankoviq ka theksuar se prokuroria i ka frenat në duar të veta dhe nuk mund ta shmang nga rruga personi me fletarrestim ndërkombëtar.

Vllahoviq nuk ka ndikim fakti se llogaria e kompleksit Meline është e bllokuar më shumë se dy vjet

Pasi që në kompleksin Meline të Dushko Knezheviqit, kryetari i Gjykatës ekonomike Bllazho Jovaniq tri herë ka futur masat e falimentimit, të cilat i ka anuluar gjykata e apelit, gjykatësja Milica Vllahoviq në procesin e katërt nuk e ka miratuar kërkesën e Olivera Elez- Mihajlloviq dhe Drejtorisë së Tatimeve për futjen e falimentimit, sepse kërkimet e tyre janë shlyer në tërësi nga Atlas Kapital dhe Atlas Invest. Gjykatësja Vllahoviq ka theksuar se nuk ka ndikim fakti se llogaria e kompleksit Meline është e bllokuar më shumë se dy vjet, duke pasur parasysh se kërkimet e propozuesve   të falimentimit janë shlyer. Në pyetjen e gazetarit të Pobjedës nëse mund të pritet që Drejtoria e Tatimeve të paraqesë kërkesë të re për masa të falimentimit, avokati i kompleksit Meline, Millovan Millosheviq ka thënë se shpreson që kjo nuk do të ndodhë.

 

Në Qendër të Nikshiqit mbrëmë ka eksploduar një mjet shpërthyes

Zhelko Radulloviq i biri i qytetarit të Nikshiqit Ranko Radulloviq, në lokalin e të cilit është hedhur mjeti shpërthyes, ka thënë se ngjarjen e mbrëmshme e përjeton si goditje ndaj tij personalisht, por edhe vazhdim të përndjekjes dhe presioneve ndaj familjes së tij.Të përkujtojmë se, në Qendër të Nikshiqit, para lokalit “Tani” pronari i të cilit është Ranko Radulloviq, mbrëmë ka eksploduar një mjet shpërthyes. Djali i Rankos, Zhelkoja përmes një reagimi thotë se personi i cili është përpjekur të bëjë atentat ndaj tij, shumë mirë ia din lëvizjet. Ai ka ditur se pas mbylljes së lokalit gjithmonë  pin kafe me personel dhe roje. Për fat të mirë mbrëmë kam qëndruar më shumë në banesë sepse kam qenë i sëmurë dhe në këtë mënyrë i jam shmangur fatit të shumë personave të pafajshëm në Mal të Zi, thuhet në reagimin e Radulloviqit.  Shpresoj se shteti do të ndërmarrë ç’është në mundësinë e tij që të parandalojë shqetësime të këtilla të qytetarëve dhe do arrij të parandalojë shqetësimet e këtilla të qytetarëve dhe do ta mbrojë jetën dhe pronën time, thuhet në reagimin e Zhelko Radulloviqit.

RICHARD GRENELL, I DËRGUAR I SHBA-SË PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Presidenti  amerikan Donalld Trump ka njoftua dje se do të emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Richard A. Grenell është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga muaji maj i vitit të kaluar. Grenell, ekspert i politikës së jashtme, është themelues i firmës "Capitol Media Partners" në vitin 2010, që ofron konsulencë për çështje të jashtme. Ambasadori Grenell, ka qënë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm. Ai mban gradën Master për Administratën Publike nga universiteti i Harvardit.

 

HARADINAJ: ANGAZHIM I PËRBASHKËT RRETH DIALOGUT PA KUSHTE

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se mirëpret emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi. Ai shtoi se do të punojnë dhe angazhohen bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues. “Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani z. Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi. Do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj në Facebook.

LIMAJ: EMËRIMI I GRENELL DËSHMI E PËRKUSHTIMIT TË SHBA PËR MARRËVESHJE

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se emërimi i ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është lajm i mirë. Limaj tha se në të njëjtën kohë, ky emërim tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve. “E kam thënë në vazhdimësi se Kosova nuk duhet t’i ikë asnjëherë tavolinës së bisedimeve dhe se procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë. Kosova mbetet e vendosur për të arritur marrëveshje përfundimtare obligative për njohje reciproke”, tha Limaj.

BE-ja konfirmon bashkëpunimin me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian punon ngushtë me Shtetet e Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq. Reagimi i BE-së, vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump, emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. “SHBA-ja ka dhënë një kontribut të çmuar në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për suksesin e dialogut (Kosovë-Serbi). SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë interesin e fuqishëm për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të përparuar”, ka thënë Kocijançiq, duke konfirmuar gatishmërinë e BE-së për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se emërimi i diplomatit Richard Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t'i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t'iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

 

Edi Rama i bëri edhe një herë thirrje vendeve të BE që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë

Në një konferencë të përbashkët ministrat e Drejtësisë së Ballkanit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri edhe një herë thirrje vendeve të BE që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“E di që ne kemi probleme madhore ende për të zgjidhur, sepse problemi thelbësor është ndërtimi dhe fuqizimi i institucioneve”, tha Rama. “Mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ka një korridor që na ndan. Ne luajmë e ju na shikoni si luajmë. Nuk kemi alternativë tjetër. Nuk ka asgjë tjetër, mënyrë tjetër. Na duhet të vazhdojmë t`ju duam e të besojmë tek kjo martesë e jona”, shtoi Rama. Kryeministri nënvizoi se Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm ne BE aq sa BE është e domosdoshme për ne. Të njëjtët persona që thonë keni 3 kushte dhe pastaj 9 dhe pastaj 99 për të njëjtën gjë. Ku është shpërblimi për atë që kemi bërë? Po e di që ne kemi ende probleme madhore për të zgjidhur sepse problemi thelbësor është ndërtimi i institucioneve.

Ne jemi të ndarë nga një kufi që gjendet i gjithi rrotull nesh. Dhe jam i sigurt që 99% e deputetëve në Parlamentet kombëtare as nuk dinë që Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe mendojnë se gjendet mes Turqisë e Gjeorgjisë. Më besoni kur ju them se kam parë dhe liderë që thonë: Ahh me të vërtetë ju jeni të rrethuar nga kufijtë e BE-së?! Si ka mundësi. A mund të mbash veshkën në xhep. A mund të funksionojë organizmi i tillë. Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm ne BE aq sa BE është e domosdoshme për ne”, shtoi Rama.

 

Partia Popullore e Austrisë e Sebastian Kurtz është fituese e bindshme e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Partia Popullore e Austrisë që e udhëheq Sebastian Kurtz është fituese e bindshme e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në të cilat ka fituar 37.46 përqind të votave, tregojnë rezultatet zyrtare. Votat që janë dhënë përmes postës, të cilat tani janë numëruar, minimalisht e kanë ndryshuar përfundimin e votimit, të publikuar në ditën e zgjedhjeve. Kështu partia popullore e Austrisë e ka përmirësuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 me madje 5.99 përqind. E njëkohësisht ka arritur dallimin më të madh në historinë e Austrisë, midis partisë së parë dhe të dytë.

 

Trump i ka kërkuar publikisht Ukrainës dhe Kinës të hetojnë Xho Bajden dhe të birin

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar publikisht Ukrainës dhe Kinës të hetojnë Xho Bajden dhe të birin. Ish zëvendëspresidenti Xho Bajden është pretendenti kryesor demokrat në garën e 2020 për president dhe kryeson një përpjekje të demokratëve për shkarkimin e Tramp. “Ata duhet të hetojnë për Xho dhe Hanter Biden, sepse si mundet një kompani e sapokrijuar ose gjithë ato kompani të ushtrojnë aktivitet. Kina duhet të nisë një hetim për ta. Sepse ajo që ka ndodhur në Kinë është po aq e rëndë sa ajo që ka ndodhur në Ukrainë”- tha Tramp. Demokratët e akuzojnë presidentin amerikan se po përdor ndihmat ushtarake si një mënyrë për ta detyruar Ukrainën të gërmojë për Baiden. Një telefonatë mes Tramp dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, bëri që një informator i komunitetit të inteligjencës të ankohej dhe ndezi madje edhe fillimin e procedurave për shkarkimin e tij në kongres.

 

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe ato të SHBA-së filluan patrullimin e tretë të përbashkët

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe ato të SHBA-së filluan patrullimin e tretë të përbashkët tokësor për krijimin e zonës së sigurisë në Siri. Patrullimi i tretë tokësor zhvillohet në kuadër të krijimit të zonës së sigurisë në lindje të Eufratit në Siri.“Me pjesëmarrjen e forcave turke dhe amerikane, të automjeteve tokësore dhe nën shoqërimin e dronëve, në lindje të rajonit Telabjad, ka filluar patrullimi i tretë i përbashkët për krijimin e zonës së sigurisë në Lindje të Eufratit në Siri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes.

 

Kryeministri i Irakut Adul Abdul Mahdi ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesat e protestuesëve

Kryeministri i Irakut Adul Abdul Mahdi ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesat e drejta, siç i quajti ai, të protestuesve ndërsa bëri thirrje për rikthimin e qetësisë pas tre ditësh trazirash. Në një fjalim të rrallë televiziv, zoti Mahdi përdori një ton pajtues ndërsa protestuesit kishin kërkuar dorëheqjen e tij. Kryeministri tha se do t’u përgjigjej shqetësimeve të tyre, por paralajmëroi se nuk kishte zgjidhje magjike për problemet e Irakut. Duke I bërë thirrje ligjvënësve që ta mbështesnin, Mahdi premtoi miratimin e një ligji të ri që parashikon dhënien e të ardhurave bazë familjeve të varfra. “Po rikonfirmoi se zëri juaj u dëgjua që para se të fillonin protestat”, tha ai, por duke shtuar gjithashtu se nevojitej kohë për të sjellë ndryshim. Së paku 30 njerëz janë vrarë këtë javë në protestat kundër korrupsionit dhe papunësisë. Gjendje shtetrrethimi është vendosur në Bagdad dhe disa qytete të tjera të Irakut, por shumë e kanë kundërshtuar atë, duke i detyruar forcat e rendit të qëllojnë më armë.

 

Mungesa e hapësirave për parkim problem në vazhdimësi

Disa herë kemi trajtuar çështjen e ungesës së hapësirave për parkim në territorin e komunës së Tuzit, sidomos në qendrën më të ngushtë të kësaj qyteze. Problemi në fjalë e vështirëson dukshëm jo vetëm gjendjen e pjesëmarrësve në komunikacion por edhe të atyre që duhet të përkujesdesen për mbarëvajtjen e tij. Jo rrallë, shoferët parkohen ku munden pavarësisht a është e lejuar kjo apo jo. Kuptohet se çdo veprim i tillë paraqet pengesë reale për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, o vetëm për shoferë por edhe për këmbësorë të cilët duhet të gjinden si dijnë dhe si munden. Mungesat e  hapësirave për parkimin e automjeteve është pasojë e ndërtimeve stihike në mungesën e planeve të detajuara urbanistike e që sot është e vështirë të përmirësohet. Andaj, edhe pjesëtarët e policië komunale e kanë të vështirë të rregullojnë gjendjen ashtu siç duhet pasi gjendja ekzistuese në këto mjedise është mjaft problematike sa i përket kësaj çështje. Mirëpo, është mirë që të gjithë së bashku të ndihmojmë kompetentët në zbatimin e rregullave të parapara seps ekjo është në dobit të përgjithshme, kurse nga e kundërta pasojat janë të përditshme. Kompetentët nga vetëqeverisja lokale paralajmërojnë se dot të tentojnë zgjidhjen e kësaj çështje dhe kështu do ta normalizojnë gjendjen sidomos nëpër qendër të Tuzit ku edhe  fluksi i lëvizjeve është më intensiv. Duke marr parasysh se numri i makinave është në rritje të vazhdueshme atëherë vetëvetiu imponohet nevoja e zgjidhjes së samëparshme të kësaj çështje, kuptohet në dobi të gjithë qytetarëve dhe kalimtarëve nëpër qendër të Tuzit.

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

 

Dje në Ulqin ka filluar edicioni i dhjetë i simpoziumut ndërkombëtar  për sigurinë në komuinikacion

Dje në Ulqin ka filluar edicioni i dhjetë i simpoziumut ndërkombëtar  për sigurinë në komuinikacion. Ky simpozium ka tubuar mbi 30  ekspertë të  kësaj fushë  jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe vende tjera të rajonit. Në fokus të këtij simpoziumi, i cili përfundon nesër,   është veprimtaria logjistike e komuniakcionit., e cila paraqet një përgjegjësi dhe përkushtim  të përbashkët në punën e policisë. Organizator i simpoziumit eshte Shkolla e Mesme “Ivan Uskokoviq” nga Podgorica, ndërsa koordinator është Shoqata për Sigurinë në komunikacion nga Ulqini. Kryetari i kësaj shoqate Jozo Briskoviqi tha se simpoziumet e këtilla janë rast i mirë ku inxhinierët e komunikacionit të vendeve të ndryshme shkëmbejnë përvojat e veta dhe të paraqesin ide të reja në përparimin e këtij sektori kaq me rëndësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të shteteve pjesëmarrëse.

 

Për nesër pritet mot i ndryshueshëm dhe kryesisht i thatë

Në viset jugore sot mban mot kryesisht i kthjellët, kurse në pjesën tjetër të vendit me vranësira mesatare deri krejt i vranët dhe i thatë. Temperaturat në orën 13: Herceg Novi 23, Tivar e Ulqin 22, Podgoricë 21, Cetinë 16, Nikshiq 15, Plevle 9, Kollashin 8 dhe në Zhablak 4 gradë.

          Për nesër pritet mot i ndryshueshëm dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 23 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се