Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 10. 2019. 17:51 >> 17:53

Ditari 03.10.2019

03.10.2019

Vizita, vërtetim i Aleancës së Malit të Zi dhe SHBA

Sekretari shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Mike Pompeo do të arrijnë nesër për vizitë zyrtare në Mal të Zi, është kumtuar nga Qeveria. Sekretarin amerikan të shtetit do ta presin presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Qeveris, Dushko Markoviq. Sekretarin Pomepo në aeroportin e Podgoricës do ta pres Ministri për Punë të Jashtme, Sërgjan Darmanoviq, njoftojnë nga Qeveria. Kryeministri Markoviq dhe sekretari shtetëror Pompeo, pas takimit do të japin deklaratat për opinion. “Vizita zyrtare e sekretarit shtetëror, pas vizitës së nënkryetarit të SHBA, Mike Pensse në vendin tonë, në muajin gusht të vitit 2017, është edhe një vërtetim i marrëdhënieve të shkëlqyera të Malit të Zi dhe SHBA dhe Aleancës malazezo- amerikane”, është kumtuar nga Qeveria.

E merituar perspektiva evropiane dhe euroatlantike

Para Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore është e merituar perspektiva europiane dhe euroatlantike, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në darkën të cilën në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup e ka organizuar presidenti Stevo Pendarovski. Dy presidentet, siç është kumtuar, edhe një herë kanë theksuar marrëdhëniet shumë të mira të dy vendeve, të hapura, miqësore dhe të sinqerta. Dy vendet ndajnë qëllime të përbashkëta dhe qasje të njëjta në rajon dhe më gjerë, ka theksuar ndër të tjerat presidenti maqedonas, Pendarovski, përmes kënaqësisë në pikëpamjen e ardhmërisë së pritur në të cilën të dy vendet do ta kenë zërin e unisuar dhe së bashku do të përpiqen për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Gjatë bisedimeve më detajisht kanë shqyrtuar drejtimet e mëtejme dhe potencialet e zhvillimit ekonomik në kontekstin e prioriteteve nacionale dhe marrëdhënieve rajonale si dhe të lëvizjeve më të gjera globale.  Presidenti Gjukanoviq vizitën zyrtare në Shkup e përfundon sot me takimin e përfaqësuesve të bashkësisë malazeze në këtë vend.

Sllovenia përkrah fuqishëm për hyrjen e Malit të Zi në BE

Zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) dhe Shengenit është prioritet i politikës sllovene, kurse Lubjana zyrtare fuqishëm do ta përkrah Malin e Zi dhe vendet e Ballkanit Perëndimorë në procesin e integrimeve, ka thënë kryetari i Këshillit për politikë të jashtme të Kuvendit të Sllovenisë, Matjazh Nemec. Nemec ka lavdëruar arritjet dhe rezultatet e Malit të Zi dhe ka theksuar se Sllovenia, Malin e Zi e konsideron partner të rëndësishëm për shkak të stabilitetit të cilin e sjellë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka theksuar marrëdhëniet e mira bilaterale dhe politike ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovenisë, Aleancën në NATO dhe ka tërhequr vërejtjen në mundësinë e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike për ç'gjë nxitje u jep përmirësimi i ambienti afarist në vend, fuqizimi i institucioneve dhe forcimi i sundimit të ligjit.  Duke folur për mundësitë ekonomike në Mal të Zi, Markoviq ka thënë se “është realizuar rritje e dukshme ekonomike për afro 5%, është ulur papunësia për afro 8%, është rritur numri i të punësuarve dhe përmes buxhetit rekord kapital fuqishëm po avancojmë infrastrukturën e përgjithshme”.

 

Digjitalizimi i procesit zgjedhor për zgjedhje të lira

Digjitalizimi i procesit zgjedhor është zgjidhje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kurse zgjedhje të tilla mund ti realizojnë vetëm Qeveria teknike, konsiderojnë në Frontin Demokratik (FD). Shefi i klubit të deputetëve të FD-së, Millutin Gjukanoviq ka thënë se që nga themelimi propozojnë modelin e mbajtjes së të gjitha zgjedhjeve në të njëjtën ditë, mirëpo, ky nuk është parakusht i mjaftueshëm që zgjedhjet të jenë të rregullta. “Është e domosdoshme që nga regjistri zgjedhorë të pastrohen votuesit “fantom”, të vërtetohet se kush ka vendbanim në Mal të Zi dhe me këtë ka edhe të drejtë vote, të futen letërnjoftimet biometrike si pjesë e identifikimit elektronik të votuesve dhe të mundësohet i ashtuquajturi, “tach screen”, ka thënë Gjukanoviq. Ai i ka propozuar kushtet, për siç ka thënë ai, që zgjedhjet të jenë rregullta dhe për mënjanimin e parregullsive.  Zgjidhja të cilën e propozojnë, thotë Gjukanoviq, është shumë më e thjeshtë dhe më e besueshme për votim, kurse fshehtësia e votimit është e garantuar. “Nuk ka numërim të votave, kurse rezultatet do të dihen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve”, ka thënë ai.

 

Në pikëpyetje nëse opozita mund të vijë deri te Qeveria teknike

Qeveria teknike apo e unitetit qytetar është e domosdoshme, por është vetëm çështja se si mund të vihet deri te kjo dhe nëse ajo do të formohet, sepse opozita është e ndarë lidhur me kërkesat e saj, kanë vlerësuar analistët duke komentuar paralajmërimin e Malit të Zi të Bashkuar, se deputetëve të opozitës do tu ofrohet marrëveshja me të cilën, ndër të tjerat,  kërkohet formimi i Qeverisë teknike deri në fund të këtij muaji, si dhe ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian në bisedimet me koalicionin në pushtet, shkruan gazeta, “Dan”. Kjo marrëveshje parasheh edhe largimin nga Këshilli për reformën zgjedhore dhe legjislacionit tjetër, derisa të mos arrihet kompromis për formimin e Qeverisë teknike, por jo edhe bojkotimi i Kuvendit.  Në opozitë nuk janë të kënaqur me propozimin e ri. Nga Mali i Zi Demokratik thonë se veç kanë nënshkruar një marrëveshje. Deputeti i kësaj partie, Boris Bogdanoviq ka thënë se marrëveshja e nënshkruar është obliguese si për Demokratët ashtu edhe për të gjithë nënshkruesit tjerë. Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Liritë Qytetare, Boris Mariq thotë se opozita do të duhej të merret vesh për pesë principet themelore të cilat do të sjellin deri te zgjedhjet e ndershme dhe të lira. Sipas fjalëve të drejtorit të Aleancës Qytetare, Boris Raoniq, sistemi i ngjashëm me tonin, gjatë procesit zgjedhorë, mund të kontrollohet vetëm nga brenda, sepse mundësitë e keqpërdorimit të resurseve shtetërore janë të mëdha.

 

Shkëmbimi tregtar është në rritje konstante

Shkëmbimi ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë është në rritje konstante, kurse qëllimet e planifikuara janë reale dhe të realizueshme në interes të të dy vendeve, kanë vlerësuar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi e Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Millutin Simoviq dhe Ministri i të Rinjve dhe Sportit të Turqisë, Mehmet Kasapogllu. Simoviq dhe Kasapogllu kryesojnë Komisionin e përzier për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Turqisë, takimi i V-të i të cilit mbahet sot e nesër në Podgoricë. Simoviq ka theksuar rëndësinë e nënshkrimit të Protokollit I dhe III në muajin korrik, lënda e të cilëve është liberalizimi shtesë i tregtisë së ndërsjellë të prodhimeve bujqësore dhe qasja e tregut të shërbimeve. Bashkëbiseduesit kanë theksuar bindjen se mbledhja e nesërme e Komisionit të përzier dhe miratimit të Protokollit, do të hap fazë të re në plotësimin e obligimeve të cilat Komisioni i ka fituar në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik të Qeverisë së Malit të Zi dhe të Turqisë.

 

Janë paguar 848 milion euro tatime

Drejtoria e Tatimeve (DT) gjatë 9 muajve të kaluar ka paguar shumën bruto prej 848,17 milion euro, gjë që është 9% më shumë se sa në periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. Nga kjo Drejtori është kumtuar se pagesa e përgjithshme bruto ishte 7% më e madhe se sa është planifikuar. “Drejtoria e Tatimeve gjatë muajit shtator ka realizuar pagesën bruto prej 102,07 milion euro, më ç'gjë plani i pagesës është tejkaluar për 7,5 milion euro, gjegjësisht 8%”, thuhet në kumtesë nga kjo Drejtori. Pagesa, sipas të gjitha formave të tatimeve, e ka tejkaluar realizimin nga viti i kaluar, kurse në strukturën e pagesës rritja më e madhe është shënuar te Tatimi në Vlerën Shtesë (TVSH) prej 15%.  Vlera e pagesës së realizuar është 215,8 milion euro. Poashtu janë paguar 380,8 milion euro nga kontributet për sigurimin social, dhe ato 6%, thuhet në njoftimin nga DT.

 

Për afatin e ri për legalizim pas grumbullimit të të dhënave

Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk ka afat të caktuar se kur do të përfundojë evidenca e objekteve të ndërtuara pa leje, gjë që është kusht që eventualisht të sillet vendimi për shtyrjen e afatit për legalizim, ka deklaruar për radion tonë, Radmilla Llainoviq nga Drejtoria për Zhvillim të Banimit pran këtij resori. Llainoviq ka thënë se shtyrja e afatit për legalizimin e objekteve është çështje të cilën Ministria është duke e shqyrtuar. “Pas shqyrtimit dhe përputhjeve të të dhënave për kërkesat e pranuara dhe të të dhënave nga incizimet “orto- foto”, do të vihet deri të dhënat e sakta dhe të qarta se sa objekte kanë mbetur të pa paraqitura dhe atëherë do të sillet vendimi për caktimin e afatit të ri të legalizimit”, ka pohuar Llainoviq. Ajo megjithatë rikujton se vendimi për afati e ri për legalizim, është çështje e cila ka të bëje me Qeverinë dhe Kuvendin e Malit të Zi. “Ne si propozues të ligjit përmes këtyre të dhënave duhet të sjellim disa konkluzione në bazë të fakteve”, ka thënë ajo.

 

Serbia të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Me 6 tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjithsej 25 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ish kryeministër, Ramush Haradinaj, thotë se tarifat janë politikë dënuese ndaj Serbisë e cila duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Ai thekson se nuk synon marrëdhënie servile, por marrëdhënie përmbajtjesore strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Unë nuk synoj marrëdhënie servile me Amerikën, por synoj përmbajtje, synoj jetëgjatësi, pra, marrëdhënie strategjike dhe për këtë arsye forcimi edhe konsolidimi i Kosovës mendoj se është direkt në interes të Amerikës por jo ta quajmë ashtu një përshtatje e shpejtë ditore e cila dëmton edhe interesat strategjike të Amerikës në rajonin tonë”, pohon Haradinaj. Ai konsideron se Kosova ka dhënë shumë për një marrëveshje me Serbinë, ka aprovuar pakon e Ahtisarit që përfshin të drejtat e zgjeruara për serbët e Kosovës, dhe se nuk mundet t’i hapë kufijtë për ta kënaqur Serbinë.

Të dielën zgjedhje sipas standardeve evropiane

Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit duhet të jenë të lira dhe të zhvillohen sipas të gjitha standardeve demokratike, thotë kryetari i “Paneuropa- Jugend Bayern” njëherësh nënkryetar i së njëjtës organizatë për Gjermani, Christian Hoferer. Pas zgjedhjeve duhet të krijohet një qeveri stabile e cila do të koncentrohej në luftimin e korrupsionit dhe tejkalimin e shumë sfidave. Për sa i përket taksës, Hoferer thotë se ajo duhet të hiqet nga qeveria e re. Hoferer thekson se sfidat që e presin qeverinë e re pas zgjedhjeve janë “dialogu me Serbinë, sqarimi i statusit të Kosovës në OKB, procesi i liberalizimit të vizave, anëtarësimit të Kosovës në Interpol, etj“. Sipas Hoferer “është me shumë rëndësi që të gjitha këto procese të zhvillohen dhe të shtyhen përpara në bashkëpunim dhe mbështetje të ngushtë me partnerët evropianë. “Taksa në fillim është treguar e drejtë dhe ka dhënë rezultate e saj. Ndërkaq, tani, ka ardhur koha që taksa të largohet, sepse taksa ka bllokuar dialogun, i cili ndërmjetësohet nga Bashkësia Ndërkombëtare”, tha ai. Ndërkaq, lidhur me idenë për këmbimin e territoreve, e cila ka qarkulluar për një kohë dhe vazhdon të mbetet aktuale, Hofere është kundër.

 

Dilni në zgjedhje, votoni listën serbe

Rreth 117 mijë votues serbë në Kosovë, të cilët kanë të drejtën e votës më 6 tetor, kanë marrë urdhër nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të votojnë për kandidatët e Listës Serbe. Ai u ka thënë medieve në Beograd se nëse nuk fiton Lista Serbe, atëherë do të na i heqin pagat në shkolla e spitale. “Mesazhi im është, njerëz serbë, dilni në zgjedhje, dilni në numër sa më të madh, sepse votojmë për qëndrimin dhe për mbetjen tonë në Kosovë. U bëj apel serbëve në Kosovës, refugjatëve, njerëzve që janë dëbuar nga vatrat e tyre, që ta shfrytëzojnë të drejtën e ta votojnë për Listën Serbe”, ka porositur serbët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në veri të Kosovës, janë vendosur pllakatet, kryesisht të Listës Serbe, njërës prej katër subjekteve politike serbe, të cilat më 6 tetor do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendit. Tubimet parazgjedhore në këtë pjesë të Kosovës i mban vetëm Lista Serbe, e cila është e vetmja që ka mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar. Fushata parazgjedhore në veri të Kosovës, sipas vlerësimeve të vëzhguesve dhe qytetarëve, kryesisht është e qetë dhe identifikohet vetëm me aktivitetet e Listës Serbe. Lista Serbe, deri tani, ka pasur 9 nga 10 vendet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, sa edhe janë të garantuara për deputetët e komunitetit serb. Gjithashtu, në krye të 10 komunave me shumicë serbe, janë përfaqësuesit e Listës Serbe.

 

Mos prisni ta tërheqim njohjen e Kosovës

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Çeki, Radek Vondraçek, ka thënë se në shtetin e tij asnjëherë nuk ka pasur një qëndrim unik sa i përket pavarësisë së Kosovës, megjithatë thotë se nuk mund të pritet një tërheqje e njohjes për Kosovën. Këto deklarata Vondraçek i ka bërë gjatë një adresimi në Parlamentin e Serbisë në një seance speciale, raporton agjencia e lajmeve Beta. Teksa ka folur për deklaratat e Zemanit në Beograd për heqjen e njohjes, Vondraçek ka thënë se një deklaratë e tillë mund të nxisë në kërkimin e zgjidhjeve të reja, por jo edhe që të ketë ndonjë ndryshim rrënjësor të qëndrimit të Çekisë për Kosovën. “Nuk mund të pritet ndonjë ndryshim radikal i Qeverisë së Çekisë në çështjen e Kosovës, sepse bazuar në shumë ekspertë, një gjë e tillë është e pamundur”, ka thënë ndër të tjera Vondraçek. Ai ka thënë se përkrahin Serbinë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke potencuar se Evropa nuk mund të jetë stabile pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq ka thënë se ajo pret mbështetjen e Çekisë për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje kompromisi.

 

Shqipëria është gati për çeljen e negociatave

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë diskutimeve të sotme në Parlament tha se Shqipëria është gati për çeljen e negociatave. Rama gjithashtu tha se nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.“Gjermania ka vënë kushte. I ka vënë për politikën e vet të brendshme, në funksion të politikës së vet. Gjermania ka thënë “PO” vetëm për një arsye, që e ka shprehur dje, sepse kancelarja ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të jetë “PO” për Shqipërinë”, ka thënë Rama. Kryeministri shqiptar u bëri thirrje kundërshtarëve politikë që të distancohen nga “nevoja e përditshme për të prodhuar sherr”. Shqipëria sot, është shumë më gati për të hapur negociatat, se sa kanë qenë të gjitha vendet e tjera. Sepse, procesi për çuarjen drejt hapjes së negociatave është bërë shumë më kërkues. “Shqipëria sot, në raport me momentin kur mori statusin e vendit kandidat, është ku e ku”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

Modeli për modelin e ri zgjedhor të të merret me konsensus

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se si Qeveri dhe si parti janë të gatshëm për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe se për ata janë është e pranueshme edhe një njësi zgjedhor ose lista të hapura. Dy modelet, sipas kryeministrit nuk mund të kombinohen ndërsa për këtë duhet të merret vendim me konsensus. “Jemi për një njësi zgjedhore, dhe mund të mendojmë edhe për listat e hapura, përkatësisht do të të mbështesnim edhe lista të hapura”, tha Zaev. Premtimi para zgjedhjeve, tha Zaev, ka qenë për një njësi zgjedhore për shkak se në këtë mënyrë secila votë është e barabartë dhe se votat nuk humben. Sipas tij, me këtë fiton demokracia dhe qytetarët e Maqedonisë dhe se për atë është e pranueshme ose një njësi zgjedhore ose lista të hapura.

 

Qeveria britanike u prezanton deputetëve planin për Brexit

Qeveria britanike pritet të prezantojë sot para parlamentit të këtij shteti, propozimet për marrëveshjen rreth largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, derisa liderët e BE-së të shqyrtojnë përgjigjen e tyre. Kryeministri britanik, Boris Johnson dje ka prezantuar planin që parasheh qëndrimin e Irlandës Veriore në tregun evropian të mallrave, mirëpo largim nga sistemi i doganave, që nënkupton kontrolle të reja doganore. Komisioni Evropian ka thënë se mirëpret “përparimet” mirëpo sipas tij problemet vazhdojnë të ekzistojnë. Qeveria britanike shpreson se do të fillojë një periudhë intensive të negociatave me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare në samitin e Bashkimit Evropian, që organizohet më 17 tetor. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë shprehur dyshime, nëse propozimet e fundit britanike për Brexit-in, mund të prodhojnë një marrëveshje përpara afatit të 31 tetorit.  Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të bisedojë përmes telefonit me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe liderë tjerë evropianë.  Nëse BE-ja dhe Britania nuk arrijnë të nënshkruajnë një marrëveshje të miratuar nga deputetët britanikë deri më 19 tetor, kryeministri britanik detyrohet të kërkojë shtyrje të negociatave për Brexit, përveç nëse deputetët britanikë votojnë për largim nga blloku evropian pa marrëveshje. Kryeministri Johnson ka përsëritur vazhdimisht se Britania do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me apo pa marrëveshje, dhe se nuk do të kërkojë zgjatje të afatit.

 

BE-ja e gatshme të vendosë sanksione ndaj SHBA-së

Franca dhe Bashkimi Evropian janë të gatshme t’i përgjigjen Shteteve të Bashkuara duke vendosur sanksione, nëse Uashingtoni refuzon një marrëveshje tregtare, tha sot ministri francez i Financave, Bruno Le Mer. "Nëse administrata amerikane hedh poshtë dorën e zgjatur nga Franca dhe BE-ja, ne jemi të gatshëm t'i përgjigjemi me sanksione", tha Le Mer. Shtetet e Bashkuara njoftuan dje se do të vendosin tarifa në mallra të Bashkimit Evropian, në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve. Ky është kapitulli i fundit në betejën 15 vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajrore Airbus dhe kompaninë rivale amerikan, Boeing. Organizata Botërore e Tregtisë, ka thënë se të dyja palët duhet të tentojnë të arrijnë një marrëveshje.

 

Talibanët të gatshëm të rifillojnë bisedimet e paqes

Një delegacion i lartë i talibanëve u takua me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi në Islamabad, në një përpjekje për të ringjallur bisedimet e paqes. Delegacioni paraprakisht kishte qëndruar në Rusi, Kinë dhe Iran. Muajin e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një proces i gjatë bisedimesh që në epiqendër kishin përfundimin e luftës gati 18-vjeçare në Afganistan. Qureshi i tha delegacionit të talibanëve se "Pakistani do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet për të arritur një paqe të përhershme në Afganistan, e cila ishte thelbësore edhe për zhvillimin dhe përparimin socio-ekonomik të Pakistanit". Zëdhënësi i talibanëve, Sohail Shaheen, i tha Radios Evropa e Lirë se grupi është gati për një rifillim të bisedimeve me Uashingtonin. Përfaqësuesit e talibanëve arritën në Islamabad në një kohë kur edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, po qëndron për konsultime në Pakistan. Një nga pikat e saj kryesore të negociatave midis amerikanëve dhe talibanëve ishte një tërheqje graduale e trupave të huaja në këmbim të garancive të sigurisë nga ana e talibanëve, përfshirë këtu edhe mos lejimin që Afganistani të bëhet strehë për elementet terroriste.

 

Në Irak shpallet gjendje e shtetrrethimit pas protestave të përgjakshme

Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi është në gjendje të shtetrrethimit, pas dy ditëve të përleshjeve në mes të protestuesve kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë. Kufizimet do të vazhdojnë të zbatohen deri në njoftimin e radhës. Masa të tilla janë shpallur edhe në tri qytete tjera, pasi janë përshkallëzuar protestat për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta dhe përshkallëzimit të shkallës së korrupsionit. Deri më tash si pasojë e dhunës kanë vdekur shtatë persona dhe qindra të tjerë janë plagosur. Patformat e rrjeteve sociale janë bllokuar në disa zona. Protestat kombëtare, të cilat duket se nuk kanë udhëheqës, janë më të mëdhatë prej kur kryeministri, Adel Abdul Mahdi, ka fituar këtë pozitë. Qeveria është zotuar se do të adresojë shqetësimet e protestuesve, ndonëse ka fajësuar “rebeluesit” për këtë situatë. Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve që të jenë të durueshme. Ndërkohë protestuesit kanë thënë se duan ndryshim.

Për nesër pas dite stabilizim i motit

Sot në Mal të Zi po mban mot i vranët, vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar, Ulqin e Budvë 21 gradë, Podgoricë 20, Plavë 17, Herceg Novi 16, Beranë 15, Cetinë, Bijello Pole e Rozhajë 14, Nikshiq e Kollashin 13, Plevle 9 dhe në Zhablak 6 gradë.

Meteorologët për nesër paralajmërojnë mot të ndryshueshëm, paradite vende vende me reshje të dobëta kurse pasdite kthjellim gradual të motit. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindore, pas dite me intensitet diçka më të dobët. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej  3 deri në 17 kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 22 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се