Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 10. 2019. 19:23 >> 19:25

Ditari 02.10.2019

02.10.2019

Presidenti Gjukanoviq qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq e ka inkurajuar Shkupin zyrtarë në rrugën drejtë integrimeve evropiane, duke përkujtuar se nuk mund të këtë progres në rajon pa integrime evropiane. Presidenti Gjukanoviq qëndron në Maqedoninë Veriore  me ftesën e presidentit të atjeshëm, Stevo Pendarovski. Dy zyrtarët kanë vlerësuar pas takimit se vizita e ardhshme e Sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo në rajon është inkurajuese, duke shtuar se e dëshirojnë praninë më të madhe amerikane në rajon. Gjukanoviq dhe Pendarovski kanë përkujtuar se ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të hapura, por gjithmonë kanë qenë shtete mike dhe dhe të cilat i forcojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet në të gjitha sferat.  Presidenti Gjukanoviq është takuar edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e Parlamentin Talat Xhaferi. “Vizita në shtetin mik është nxitje për forcimin e bashkëpunimit me interes të dyanshëm dhe për bisedime për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të vendeve tona dhe të rajonit në përgjithësi”, shkruan presidenti Gjukanoviq në Twiter.

Sllovenia është ithtare për zgjerimin e BE-së

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq ka pritur sot për vizitë ambasadorin e sapo emëruar në detyrë të Republikës së Sllovenisë në Mal të Zi , Gregor Presker, i cili ka theksuar se ky vend gjithnjë do të mbetet partner në përpjekjet e Malit të Zi për anëtarësim sa më të shpejt në BE. Brajoviq me këtë rast ka theksuar se Sllovenia është partner i besueshëm i Malit të Zi në planin e realizimit të prioriteteve kryesore të politikës së jashtme të cilat pas anëtarësimit në NATO, në radhë të parë, kanë të bëjnë me integrimet evropiane. Ambasadori Presker ka theksuar se Sllovenia përkrah fuqimisht zgjerimin e BE duke shtuar se vazhdimisht duhet përsëritur mirënjohja për Malin e Zi i cili më së tepërmi ka përparuar në reforma dhe duhet të jetë shembull për vendet tjera të rajonit. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se në  periudhën e ardhshme vëmendje të veçantë duhet kushtuar forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e bashkëpunimit afaristë.

 

Ndërtimi i mirëbesimit në rajon është çelës i zhvillimit të mëtejmë

Ndërtimi i mirëbesimit dhe i kohezionit social në rajon janë esenciale për zhvillim të mëtejmë të përgjithshëm, ka vlerësuar ministri për punë të jashtme i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq. Ai në takimin me titull, “Ditët e dialogut; bisedojmë për të ardhmen”, ka theksuar se Mali i Zi gjatë historisë, por edhe sot kultivon multikulturalizmin dhe synon inkluzionin dhe kohezionin, me qëllim të sigurimit të jetës më të mirë shoqërore, por edhe të shpërndajë  përvoja pozitive në vendet e rajonit. Darmanoviq ka  theksuar se tradita shekullore e tolerancës dhe e bashkëjetesës në Mal të Zi ka kontribuar me mirëkuptimin dhe në veçoritë e pjesëtarëve të kombeve, feve dhe kulturave të ndryshme. Darmanoviq ka theksuar se Mali i Zi, në pajtim me prioritetet e politikës së vetë të jashtme, i është përkushtuar fuqimisht marrëdhënie mira fqinjësore dhe në këtë mënyrë përpiqet që në formën më konstruktive të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

Pjesëtarët e MPB dhe të policisë gjithmonë në shërbim të qytetarëve

Nëpunësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë së Policisë, edhe pse ushtrojnë punë me përgjegjësi, shpesh herë në rrethana të vështira, kanë treguar se gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve, kanë vlerësuar ministri, Mevlludin Nuhoxhiq dhe  drejtori i Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq. Ata ua kanë uruar 2 tetorin – Ditën e Punëve të Brendshme  të gjithë pjesëtarëve të policisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.”Çdo ditë jemi dëshmitarë të kontributit tuaj në ruajtjen e sigurisë të qytetarëve, humanizmin dhe punën e palodhur ndaj çdo individi i cili gjendet në vështirësi, sidomos jemi dëshmitarë të përkushtimit tuaj ndaj profesionit që e keni zgjedhur”, thuhet në urim. Ministri Nuhoxhiq dhe drejtori Veloviq ua kanë dorëzuar çmimet e sivjetme nëpunësve policor për shënimin e rezultateve të shkëlqyera në punë.

 

FD do të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit për sigurinë

Anëtarët e Këshillit për Siguri nga Fronti Demokratik, Nebojsha Medojeviq, Andria Mandiq dhe Predrag Bullatoviq, do të marrin pjesë në punën dhe në mbledhjen e Këshillit për Siguri, e cila është caktuar për të premten, është kumtuar nga kjo aleancë politike. Përfaqësuesit e FD-së, siç është paralajmëruar, do të kërkojnë nga Këshilli që të deklarohet “për letrën skandaloze të Prokurorit suprem të shtetit, Ivica Stankoviq, me të cilën e njofton këtë Këshill se nuk është kompetent për kontrollimin e punës së Prokurorisë dhe refuzon të marrë pjesë në dëgjimin kontrollues”. “Duke pasur parasysh se Këshilli për siguri me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me ligjin për mbikëqyrjen parlamentare është kompetent për funksionin kushtetues të kontrollimit dhe të mbikëqyrje nga kjo fushë, sjellja e tillë e Kryeprokurorit të shtetit dhe e Prokurorit special të shtetit, Milivoje Katniq, nuk mund të karakterizohet ndryshe, por vetëm si përpjekje e veprimtarisë jo kushtetutës, rrezikim i rendit kushtetutës dhe qëndrim zyrtar i prokurorisë se është mbi kushtetutën dhe ligjet”, është kumtuar nga FD-ja.

Do të dorëzojnë raportin lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të kolegjit gjyqësor

Komisioni i Venecias së shpejti do ti dorëzojë Parlamentit të Malit të Zi raportin me vlerësimet konkrete dhe precize lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Gjyqësor me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të cilat do ta avancojnë sistemin gjyqësor dhe ambientin e përgjithshëm politik, është kumtuar nga Parlamenti. Ekspertët e komisionit të Venecias, Marta Kartabija  dhe Filip Dimitrov, kanë biseduar dje me anëtarët e Këshillit për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit gjyqësor.  Deputetët e shumicës parlamentare dhe ata të opozitës, si dhe përfaqësuesit e bashkësisë akademike dhe të sektorit joqeveritarë, siç theksohet, kanë prezantuar qëndrime të ndryshme të versionit punues të propozim zgjidhjeve, me qëllim të përparimit të organizatës funksionale të Kolegjit gjyqësor.

 

Progres në legjislacionin që ka të bëjmë me pakicat kombëtare

Në Mal të Zi është shënuar progres në legjislacionin i cili ka të bëjë me pakicat kombëtare dhe personat e zhvendosur, kurse  pozita e romëve dhe egjiptianëve duhet të përmirësohet, kanë vlerësuar nga Këshilli i Evropës. Në mendimin e publikuar sot theksohet se shoqëria malazeze është karakterizuar si demokrate, se është vendosur kornizë e mirë ligjore dhe antidiskriminuese dhe se është arritur progres në zgjidhjen e çështjeve të personave të zhvendosur të cilët në Mal të Zi kanë ardhur nga Kosova, gjatë viteve të 90-ta.  Në vlerësime theksohet se kërkohen përpjekje urgjente për përparimin e situatës sociale dhe ekonomike të romëve dhe të egjiptianëve dhe se nevojitet rritja e numrit  të atyre që ndjekin shkollimin. Në mendimin, i cili përfshin periudhën prej qershorit të vitit 2013 deri në muajin mars të këtij viti, shkruan se Mali i Zi si pakica nacionale ka identifikuar shqiptarët, boshnjakët, myslimanët, romët dhe serbët. Në mendim theksohet se për pakicën rome nuk është i garantuar përfaqësimi politikë.

 

Nesër për anëtarët e Këshillit të RTMZ

Këshilli administrativ do të propozojë nesër një kandidatë për anëtarë të Këshillit të RTMZ dhe dy anëtarë të Këshillit të Agjencisë për mediet elektronike. Kandidatë për anëtarë të Këshillit të servisit publikë janë Bojana Jokiq dhe Zhelko Gjukiq. Përbërja e re e Këshillit të RTMZ  është konstituuar me 2 korrik, por ka mbetur një vend i paplotësuar të cilin e propozojnë OJQ-të nga sfera e mbrojtjes të drejtave dhe lirive të njeriut. OJQ-të nga fusha e medies të cilëve u takon një vend në Këshillin e Agjencisë për mediet elektronike kanë propozuar Boris Raoniq dhe Kristina Qetkoviq. PEN Qendra e Malit të Zi ka propozuar Rajko Todoroviqin.

 

Ambasadori britanik bën thirrje për dalje në votime

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje kosovarëve që të dalin në votimet e 6 tetorit pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe përkatësinë, sepse sipas tij, kjo datë është e rëndësisë së jashtëzakonshme që kosovarët të zgjedhin drejtimin e shtetit të tyre. Ai shtoi se forca e qytetarit është vota e lirë, andaj duhet të votohet lirshëm dhe pa kërcënime.

I pari i Londrës në Prishtinë theksoi që në rast se kosovarët përballen me situata të kërcënimeve dhe shantazheve në ditën e zgjedhjeve, duhet të raportojnë menjëherë tek autoritet, të cilat këto do t’i marrin me seriozitet të lartë. Po ashtu ambasadori deklaroi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhjet tona parlamentare.

“Nuk mund të pritet” që Çekia ta tërheqë njohjen e Kosovës

Njohja e pavarësisë së Kosovës kurrë nuk e ka pasur mbështetjen unike të shoqërisë çeke, por tërheqja e kësaj njohjeje nuk mund të pritet tani, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të parlamentit çek, Radek Vondraçek. “Njohja e Kosovës në Çeki është përcjellë me mosmarrëveshje të ndryshme dhe kurrë nuk ka pasur mbështetje të madhe në shoqërinë çeke. Dhoma e Përfaqësuesve madje i ka bërë thirrje qeverisë që të përpiqet të gjejë një zgjidhje alternative dhe ta shihte të ardhmen përmes anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Parlamenti nuk i ka rekomandur qeverisë njohjen e Kosovës, por në fund ajo ka rënë në një lloj presioni dhe ndikimi nga argumente që nuk kanë qenë të sakta. Këtë e ka treguar edhe koha”, tha Vondraçek, duke iu drejtuar një seance të posaçme të Kuvendit të Serbisë. Duke kujtuar deklaratat e presidentit çek, Millosh Zeman, i cili ka deklaruar së voni në Beograd se Republika Çeke mund ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës, Vondraçek tha se këto qëndrime mund të japin shtysë për kërkimin e zgjidhjeve të reja, por “nuk mund të pritet ndryshim rrënjësor i qëndrimit të Qeverisë Çeke sa i përket Kosovës, sepse sipas shumë ekspertëve kjo nuk është e mundur”. Vondraçek tha se Republika Çeke e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi siç tha ai “historia e ka bërë të qartë se stabiliteti i Evropës nuk është i mundur pa Ballkanin Perëndimor dhe stabiliteti i Ballkanit nuk është i mundur pa përfshirjen e Serbisë”, transmeton REL. Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008, kur kryeministër i këtij vendi ka qenë, Mirek Topolanek.

 

Besim tek vendet baltike për vendimin e 18 tetorit

Estonia rreshtohet ndër vendet që mbështesin Shqipërinë në proceset integruese drejt Bashkimit Europian. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka konfirmuar sërish qëndrimin e palëkundur të vendit baltik në drejtim të përafrimit të Shqipërisë në familjen evropiane gjatë një takimi të zhvilluar me Kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas.“Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit në forcimin e sigurisë në rajonin e Baltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje”, shprehet Presidenti Meta.

Ndër pikat e tjera të bashkëpunimit Presidenti shqiptar veçon edhe fushën e teknologjisë ku shprehet se shembulli i shkëlqyer i Estonisë mund t’i shërbejë për të përparuar akoma më shumë në këto fusha. Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Estoni, ku është pritur nga Presidentja e Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid, si dhe është takuar edhe me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas.

 

OKB i bën thirrje Bosnjës të mos vendosë migrantët në vende të pasigurta

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje të martën Bosnje e Hercegovinës që të ndalojë vendosjen e detyrueshme të migrantëve në një kamp të pasigurt pranë kufirit kroat, duke e përshkruar atë si të papërshtatshëm për strehimin e njerëzve. Rreth 800 migrantë janë drejtuar për në vendin Vuçjak, një ish-deponi afër zonave të minuara, rreth 8 km nga kufiri kroat. Vendi nuk ka ujë të rrjedhshëm, energji elektrike dhe kujdes mjekësor."Vendi është absolutisht i papërshtatshëm për akomodimin e qenieve njerëzore", tha raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e migrantëve, Felipe Gonzalez Morales. Bosnja po ballafaqohet me një rritje të numrit të migrantëve, pasi vendet fqinje që janë anëtare të Bashkimit Evropian - Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia - mbyllën kufijtë e tyre.Rreth 40,000 migrantë kanë hyrë në Bosnje që nga viti 2018, Gati 20 për qind e tyre janë fëmijë.

Morales tha se "struktura politike e fragmentuar" e Bosnjës, e cila është e ndarë në linjat etnike, në bazë të një marrëveshje paqeje që i dha fund luftës së viteve të 90-ta (Marrëveshja e Dejtonit), ka dëmtuar aftësinë e vendit për të siguruar të drejtat themelore për migrantët.

 

Negociatat me Maqedoninë do jetë vendim i qartë dhe thelbësor

Sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane, Ameli de Monshalan, gjatë fjalimit para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strazburg, ka theksuar se vendimi për negociatat me Maqedoninë e Veriut do të jetë “i qartë dhe thelbësor”, por pa dhënë më shumë detaje.

Sipas medias ‘Medial’, De Monshalan ka vlerësuar me nota shumë pozitive arritjen e marrëveshjes së Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, besoj se është e domosdoshme, shumë qartë të përshëndetet etapa historike që ishte me Marrëveshjen e Prespës. Nuk jam e sigurt nëse ka shumë qeveri në botën tonë bashkëkohore të cilat janë aq të guximshme në lidhje me çështjet e tilla të pajtimit rajonal, të shkojnë madje dhe ta ndërrojnë emrin  e një vendi.  Besoj se me të vërtetë duhet të jemi shumë të fuqishëm dhe me të vërtetë ta përshëndesim guximin politik që nevojitej për t’u arritur kjo marrëveshje. Unë nuk do t’i paragjykoj vendimet e 15 tetorit në Luksemburg. Megjithatë, korrikun e kaluar Këshilli Evropian u obligua për një vendim të qartë dhe thelbësor në tetor. Prej atëherë kam pasur shumë këmbime me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe mund t’u them me bindje se punojmë  për të sjellë vendim  të qartë dhe thelbësor”, theksoi Ameli de Monshalan.

 

Irani mbështet planin evropian për fuqizim të marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Irani mbështet një plan të fuqive evropiane për të forcuar marrëveshjen bërthamore nga e cila Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë. Duke folur gjatë një takimi me kabinetin e tij në Teheran, Rohani ka thënë se plani i dërguar tutje nga presidenti francez, Emmanuel Macron i pamundëson Iranit sigurimin e armëve bërthamore, siguron mbështetje për paqe rajonale, largon sanksionet amerikane dhe parasheh rinisjen e eksporteve të naftës iraniane.“Ne pajtohemi me kornizën e përgjithshme të hartuar nga evropianët”, ka thënë Rohani.Franca, Britania dhe Gjermania, të trija vende nënshkruese të marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore, i kanë kërkuar Teheranit të bëhet pjesë e bisedimeve për një marrëveshje të re, të lidhur me atë të vitit 2015.Rohani i ka bërë këto komente në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Teheranit dhe Uashingtonit, pasi Trump është tërhequr një vit më parë njëanshëm nga marrëvesha bërthamore. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj Iranit, duke i pamundësuar rritjen e naftës dhe i kanë dëmtuar rëndë ekonominë. Nga ajo kohë, Irani ka nisur të mos zbatojë në tërsi marrëveshjen bërthamore, e cila parasheh frenimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet. Rohani ka thënë se Irani nuk ka qenë kurrë në kërkim të zhvillimit të armëve bërthamore.

 

Koreja e Veriut lëshoi të paktën një raketë në brigjet lindore të saj më 2 tetor

Japonia tha se raketa arriti në Zonën Ekonomike të saj. Në anën tjetër Koreja e Jugut tha se raketa mund të ishte nisur nga një nëndetëse. Sa i përket numrit të raketave, Japonia tha se ato kanë qenë dy, për të shtuar se me veprimet e fundit, Koreja e Veriut po binte në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky ishte testimi i nëntë me radhë i raketave, që nga qershori kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u takuan dhe thanë se ata do të fillojnë përsëri bisedimet për procesin e denuklearizimit të Koresë së Veriut. Bisedimet që synojnë eliminimin e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut nuk kanë ecur përpara që nga shkurti kur Trumpi u takua me Kimin në Vietnam. Koreja e Jugut tha se njëra nga raketat fluturoi 450 kilometra, duke treguar se mund të ishte një raketë balistike. Raketa u lëshuan një ditë pasi Koreja e Veriut njoftoi rifillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. Vetëm në gusht Koreja e Veriut kreu pesë lëshime raketash.

Bëhen disa riparime në parkun e Tuzit

Parku në sheshin e Tuzit  ka një pamje më të bukur  se sa deri me tani. Janë bëre disa punime me qellim  që ta bëjnë sa më tërheqës për qytetarët. Është hequr rrethimi i metaltë i cili në disa vende ishte prishur dhe në vend të tij janë mbjell  bimë gjethembajtës, pastaj janë vendosur disa ulëse dhe, siç kanë deklaruar nga Komuna, se së shpejti do të mbillen edhe disa fidane dhe lule. Për këto punime Komuna e Tuzit ka investuar 10.000 euro. Nga Komuna  po ashtu kanë kumtuar se  ka përfunduar faza e parë e shëtitores  në afërsi të Tuzit, rrëzë malit Deçiq. Njëkohësisht ata kanë theksuar se së shpejti do të vazhdojë faza e dytë e rregullimit të kësaj shëtitore dhe vendosja e disa ulëseve për ata që do të frekuentojnë  këtë aks për rekreacion dhe shëtitje.

 

Nesër mot i vranët dhe me shi

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Temperaturat: Podgoricë e Ulqin 28, Tivar 27, Budvë e Beranë 26, H. Novi e B. Pole 25, Rozhajë 24, Plevle 22, Cetinë, Kollashin e Plavë 20, Nikshiq 19 dhe në Zhablak 17 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 22 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се