Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 10. 2019. 17:36   >>  17:47

Ditari 01.10.2019

01.10.2019

Zgjerimi duhet të mbetet politikë aktive e BE

Anëtarësimi i Ballkanit perëndimorë në BE është i rëndësishëm si për rajonin ashtu edhe për Evropën, dhe politika e zgjerimit duhet të mbetet aktive dhe reale, është vlerësuar në takimin e kryetarit të Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe Ministrit për punë të jashtme të Finlandës, Peko Havista, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Podgoricë. Siç është kumtuar nga Qeveria, Ministri Havista ka theksuar përkrahjen e vendit të tij  perspektivës së mëtejme dhe integrimit evropian të Malit të Zi, por edhe të shteteve tjera të Ballkanit perëndimorë, si Shqipërisë, Maqedonisë e  Serbisë.  Ai ka theksuar marrëdhënie të mira bilaterale mes dy vendeve tona, kurse bashkëbiseduesit janë pajtuar për rëndësinë e mëtejme të forcimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në lëmin e energjetikës dhe turizmit. “Në takim është biseduar edhe për rëndësinë e vazhdimit të reformave në lëmin e sundimit të së drejtës, luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe lirisë së mediave, në të cilat Mali i Zi po arrin rezultate të mira”, është kumtuar nga Qeveria. Markoviq dhe Havisto kanë shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon, por edhe për sfidat globale në fushën e sigurisë. Me Ministrin finlandez për punë të jashtme është takuar edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Në takim mes Gjukanoviq dhe Havista u vlerësua se nëse seriozisht mendohet të nxirret Ballkani perëndimorë nga ngecja, nuk ka rrugë më të mirë se sa integrimi i tij, deklaroi presidenti Gjukanoviq, duke shtuar se kjo është me rëndësi për rajonin, por jo më pak se edhe për Evropën në përgjithësi.

 

Të gjitha zgjedhjet të mbahen në një ditë

Këshilli parlamentarë për reformën e legjislaturës zgjedhore do të duhej që sa më parë të fillojë me punë, ka rekomanduar Ministri finlandez për punë të jashtme, Peko Havista, duke shtuar se do të ishte mirë që zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare. Ai, pas takimit me homologun e tij malazez, Sërgjan Darmanoviq ka thënë se Finlanda, e cila momentalisht kryeson Këshilli e Evropës, dëshiron që shtetet e reja të fillojnë negociatat me BE. Siç ka theksuar, sundimi i ligjit, liria e mediave dhe zhvillimi i shoqërisë civile janë gjëra shumë të rëndësishme në bisedimet me BE. Havista ka thënë se shpresojnë që sa më parë do të fillojë të punojë Këshilli parlamentarë për reformën zgjedhore.

“Do të ishte mirë që zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën ditë kur edhe ato parlamentare. Këto janë çështje me rëndësi të veçantë për sundimin e ligjit nga perspektiva jonë”, theksoi Havista.  Ai ka shtuar se Mali i Zi dhe Finlanda kanë shumë gjera të përbashkëta dhe se mund ta forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin. Darmanoviq ka theksuar se Finlanda dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie shumë të mira dhe se ky shtet fuqishëm e përkrah integrimin e Ballkanit perëndimorë në BE, si në nivelin politik ashtu edhe në atë të ekspertëve. 

 

MPB dhe Policia kanë dhënë kontribut pamasë për zhvillimin e Malit të Zi

Me punë profesionale dhe të përkushtueshme në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit të shoqërisë, mbrojtjes të vlerave themelore të tij dhe ndërtimit të rajonit të sigurt, përfaqësuesit e Ministrisë të Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria e Policisë kanë dhënë kontribut të madh në krijimin e zhvillimin e Malit të Zi bashkëkohorë, ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në urimin me rastin e 2 tetorit, Ditës së Punëve të Brendshme. Gjukanoviq urimin e ka dërguar Ministrit, Mevludin Nuhoxhiq, drejtorit të drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviq dhe të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë së Policisë, të cilëve u ka dëshiruar sukses në punën e mëtejme. Me rastin e 2 tetorit, urime u ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi. “Me përkushtimin e të gjitha organeve shtetërore të obliguara për krijimin e parakushteve institucionale për mbrojtjen e vlerave, jam i bindur që në periudhën para nesh, qytetarët e Malit të Zi, edhe më shumë do ta ndiejnë sigurinë për veten, të afërmit e vet si dhe sigurinë në ruajtjen e pasurisë personale dhe të gjithë shoqërisë”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq në urimin me rastin e Ditës së MPB.

 

Zero tolerancë për të gjitha veprimet e paligjshme

Këshilli për kontrollin qytetarë të punës së Policisë e fton Drejtorin e drejtorisë së Policisë dhe Ministrin për Punë të Brendshme (MPB), që edhe më fuqishëm të vazhdojnë me promovimin e kulturës profesionale policore dhe zero tolerancës ndaj të gjitha veprimeve kundër ligjit. Këshilli konstaton se dukshëm është shtuar dukshmëria e mekanizmit të kontrollit qytetarë në organizimin e policisë dhe përshëndet faktin se numri gjithnjë e më i madh i zyrtarëve policorë paraqesin gjithnjë e më shumë çështjet e integritetit dhe shkeljen e të drejtave të tyre. Mendimi i Këshillit është se lufta kundër keqtrajtimit policorë duhet të jetë fuqizuar në vet organizimin e policisë. Përndryshe, sipas vlerësimeve të takimit të sotëm, tani për tani aktive janë katër hetime ndërkombëtare, kurse të shumta janë edhe operacione të koordinuara ndërkombëtare të policisë me pjesëmarrje proaktive, e që kanë sjellë deri te arrestimi i udhëheqësve dhe anëtarëve të grupeve kriminale dhe është konfiskuar sasi e madhe e narkotikëve, deklaroi Drejtori i drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviq. Veloviq ka marrë pjesë në takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, i cili është organizuar me rastin e Ditës së MPB.

 

Arrihet pajtimi për trajnimet e ushtarëve në Turqi

Ministria e mbrojtjes nacionale të Turqisë do ta përkrah trajnimin për pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi në Qendër për trajnime në këtë vend, kurse do të ndihmojë edhe në furnizimin e mjeteve të prodhimtarisë turke, për nevojat e Ushtrisë malazeze, është arritur marrëveshja në takimin e Ministrit  Hullisi Akar dhe Ministrit të mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.  Boshkoviq ka qëndruar për vizitë zyrtare në Ministrinë turke të mbrojtjes, e më këtë rast ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarako- financiar, protokollin për implementim në aspektin e përkrahjes financiare mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Malit të Zi, si dhe protokollin për donacion mes Ministrisë së mbrojtjes së Malit të Zi dhe Ministrisë së mbrojtjes nacionale të Turqisë. Boshkoviq ka thënë se është i kënaqur me bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe njëkohësisht i ka falënderuar në përkrahje e vazhdueshme të cilën Republika e Turqisë i ofron Malit të Zi. Ministri turk ka shprehur kënaqësi me rezultatet e bashkëpunimit bilateral të Malit të Zi dhe Turqisë, në veçanti duke theksuar kontributin e Malit të Zi të sistemit kolektiv të sigurisë. Ai poashtu ka theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve shtetërore me investimet intensive në fushën e mbrojtjes e me qëllim të luftimit të sfidave aktuale të sigurisë.

 

Vështirë të parashihen dallimet e kursit

Të dhënat për ndikimin e dollarit amerikan dhe euros në çmimin e ndërtimit të autostradës, Tivar – Bolare, duhet kërkuar nga Ministria e financave, kumtoi Ministri i komunikacionit dhe detarisë, Osman Nurkoviq, duke shtuar se është vështirë të parashihet se si në periudhën e ardhshme do të sillen dallimet e kursit.

Ai, duke komentuar shkrimet e mediave se ndërtimi i autostradës do të shtrenjtohet për shkak të rënies së kursit të euros në krahasim me dollarin, tha se përgjigja në këtë pyetje duhet të fitohet në Ministrinë e financave, sepse ky resor i Qeverisë kujdeset për dallimet e kursit dhe mbrojtjen valutore. Kredia për autostradë, të cilin Qeveria e ka kontraktuar në tetor të vitit 2014 me Exim Bankën kineze, prej 944 milion dollarëve amerikan dhe të cilat nga buxheti shtetërorë do të fillohet të kthehet për një vit e gjysmë, atëkohë në euro ka kushtuar 743 milion euro. Kursi i euros atëherë ishte 1,27 dollarë, e tani një euro kushton 1,0088 dollarë, kështu që kredia është 867 milion euro, ose 124 milion euro më shumë. Nurkoviq sqaroi se në Ministrinë e komunikacionit merren konkretisht vetëm me ndërtimin e autostradës.

 

Të hënën aktvendimi për deputetet e FD-së

Aktvendimi për deputetet e Frontit Demokratik (FD) për shkak të sjelljes së dhunshme në Kuvendin e Malit të Zi, do të shqiptohet të hënën.   Anëtarëve e FD-së, Millutin Gjuaknoviq, Marina Joçiq, Millan Knezheviq dhe Branko Radulloviq, në Gjyqin themelorë në Podgoricë është duke u zhvilluar procesi gjyqësorë për shkak të incidentit i cili me 15 shkurt ka ngjarë në hollin e Kuvendit. Në Gjyqin themelorë sot ka përfunduar paraqitja e fjalëve përfundimtare në këtë proces. Joçiq, Knezheviq, Gjukanoviq dhe Radulloviq akuzohen për sjellje të dhunshme në incidentin që ka ndodhë me 15 shkurt në vitin 2015, pasi që Parlamenti u ka hequr imunitetin liderëve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq. Deputetet e Frontit atëherë pas përfundimit të votimit kanë hyrë në hollin e Kuvendit duke ofenduar dhe sulmuar deputetet e Partisë Demokratike të Socialistëve, kurse incidentin më të rëndë e ka penguar sigurimi i Kuvendit.

 

Palët duhet të sillen në linjë me marrëveshjet e arritura

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dy ditë më parë ka marrë vendim për t’u ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë nga Beogradi në Kosovë për të bërë fushatë. E pas ankesave të Beogradit zyrtar, zëdhënësja e Bashkimit Evropian,

Maja Kocijançiq ka thënë se palët duhet të sillen në linjë me marrëveshjet e arritura në Bruksel, por në këtë rast edhe në pajtueshmëri me ligjet e Kosovës. Hyrja në Kosovë po ashtu, i është ndaluar edhe zëvendës drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Damjan Joviqit. E, pas kësaj ndalese gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në kjo zyrë kanë thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka nxjerrë një ndalim që nuk mund të kalohet me asnjë ligj apo marrëveshje në Bruksel për të parandaluar përfaqësuesit e Qeverisë serbe të mbështesin popullin serb. Madje, në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është kritikuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare për mosreagim. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës merr vendime të tilla ndaj zyrtarëve serbë, për shkak të fushatës së egër që këta të fundit po vazhdojnë të bëjnë kundër Kosovës.

 

Fushatë në veri – vetëm Lista Serbe

Lista Serbe ka mbajtur konventën parazgjedhore në Leposaviq, në Zveçan e në Zubin Potok, derisa u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës t’i votojnë vetëm kandidatët e Listës Serbe. Partia e Serbëve të Kosovës përveçqë ka vendosur pankarta dhe pllakate në Leposaviq, të cilët janë dëmtuar, fushatë zgjedhore në veri nuk ka bërë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë fushatë në “Kodrën e Minatorëve”, ndërsa Rada Trajkoviq, nga koalicioni “Liria”, ka guxuar ta nisë fushatën nga vendi i vrasjes së Ivanoviqit në Mitrovicë. Për pesë ditë të fushatës zgjedhore në veri të Kosovës nga subjektet politike serbe vetëm Lista Serbe ka zhvilluar fushatë, ndërsa nga subjektet politike shqiptare vetëm PDK-ja.

 

Partitë politike t’i ndalin presionet ndaj RTK-së

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka reaguar ndaj një komunikate që ka lëshuar LDK-ja në të cilën adreson kritika ndaj mediumit publik, se “RTK-ja po aplikon censurë’. “RTK ju bën thirrje partive politike që të ndalin presionet e tyre ndaj Transmetuesit Publik dhe të merren me fushatat e tyre. RTK ka po të njëjtin staf që ka mbuluar edhe fushatat e mëparshme zgjedhore, një staf i cili ka krijuar një përvojë shumë të madhe në mbulimin e fushatave zgjedhore”, thuhet në reagimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Sipas tij sulmi ndaj RTK-së vetëm disa ditë para datës së zgjedhjeve nuk është gjë tjetër pos një presion i pastër politik dhe tendencë për të ndërhyrë në politikat editoriale të RTK-së. “Prandaj i bëjmë thirrje edhe mekanizmave të BE-së por edhe të shoqatave të gazetarëve që ta dënojnë këtë sulm mbi transmetuesin publik”, thuhet në reagim.

 

Vendet tona nuk janë më kundërshtare

Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, sot në fjalimin e tij në samitin “The Economist”, tha se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm në Bashkimin Evropian dhe për këtë sipas tij, duhet t’i mundësohet fillimi i negociatave me BE-në në muajin tetor. Tsipras foli edhe për Marrëveshjen e Prespës, ku tha se me atë është konfirmuar edhe ambicia e BE-së për të vendosur paqe dhe stabilitet në këtë rajon. “Në momentin kur është nënshkruar marrëveshja, të gjithë kanë ndjerë se e ndërtojnë historinë. Gjithë e dimë se hapi më i rëndësishëm është bërë, pasi vendet tona nuk janë më kundërshtarë. Të dy palët do t’i shohin dobitë e kësaj marrëveshje”, tha Tsipras. Sipas tij, marrëveshja e simbolizon fitoren e diplomacisë mbi nacionalizmin.

 

Paqe ose vazhdojmë luftën

Këshilltari për siguri kombëtare i Afganistanit, Hamdullah Mohib, lëshoi një mesazh për militantët talibanë, duke iu thënë se qeveria nuk do të zmbrapset nga lufta me ta. "Bashkohuni me ne në paqe, ose ne do të vazhdojmë të luftojmë. Kjo është një luftë që ne mund ta fitojmë", tha Mohib, duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në mesazhin e tij për popullin afgan, ai tha se "paqja është synimi ynë i përbashkët" dhe se "terroristët janë armiku ynë i përbashkët". Mohib e mbajti fjalimin pas zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, të cilat u zhvilluan më 28 shtator. Ai tha se shumë njerëz u privuan nga e drejta e tyre për të votuar, sepse vendi përballet me probleme në sigurimin e vendvotimeve, përballë talibanëve. Paqja duket e largët, sidomos që nga tërheqja, javë më parë, e Shteteve të Bashkuara nga një proces i bisedimeve me talibanët, qëllim kryesor i të cilave ka qenë nënshkrimi i armëpushimit. Megjithatë, Mohib i falënderoi përkrahësit perëndimorë të Afganistanit, "veçanërisht vendet anëtare të NATO-s".

 

Koreja e Veriut dhe SHBA rifillojnë bisedimet bërthamore më 5 tetor

Diplomatja e lartë koreanoveriore Choe Son Hui tha se Koreja e Veriut dhe SHBA do të kenë kontakt paraprak më 4 tetor para se të zhvillojnë bisedimet e nivelit të punës më 5 tetor. Zëvendës ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son Hui është shprehur se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dakorduar të rifillojnë negociatat bërthamore më 5 tetor, pas një ngërçi me muaj për tërheqjen e sanksioneve në këmbim të çarmatimit. Diplomatja e lartë koreanoveriore Choe Son Hui në një deklaratë sot tha se Koreja e Veriut dhe SHBA do të kenë kontakt paraprak më 4 tetor para se të zhvillojnë bisedimet e nivelit të punës më 5 tetor. Choe shprehu optimizëm për rezultatin e takimit por nuk tha se ku do të zhvillohet.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët, ne veri me vranësira të pakta. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 29 gradë, Budvë e Ulqin 27, Beranë, Tivar, Herceg Novi 26, Bijello Pole 25, Nikshiq, Plevle e Cetinë 24, Kollashin 23, Plavë 22, Rozhajë 21 dhe në Zhablak 17 gradë.

Për nesër paradite parashihet mot kryesisht i kthjellët, kurse pas dite dhe në orët mbrëmjes vranësira gradual dhe reshje të mundshme të shiut.  Do të fryjë erë e dobët deri mesatare , në veri e bregdet deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 6 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 28 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се