Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 09. 2013. 16:42   >>  16:58

LAJMET 16.09.2013

16.09.2013

Komisioni evropianë prezanton raportin për plotësimin e kushteve

Komisioni evropianë ia ka prezantuar Këshillit raportin e vetë për plotësimin e kushteve për hapjen e bisedimeve të Malit të Zi me UE për kapitujt 23 dhe 24, është kumtuar nga zyra e Komisarit Shtefan Fyle.

Zëdhënësi i komisionit Petar Stano ka kumtuar, me rastin siç ka thënë ai, për gjoja shtyrjen e hapjes së bisedimeve për kapitujt 23 dhe 24 se Komisioni ia ka prezantuar Këshillit raportin e vetë për plotësimin e kushteve për hapjen e bisedimeve. Kur Këshilli të arrijë marrëveshjen Mali i zi do të ftohet që ta dërgojë pozicionin e vetë për bisedime për të dy kapitujt , ka theksuar Stano në deklaratën dorëzuar agjencisë MINA. Sipas fjalëve të tij , Komisioni si përgjigje ndaj pozicionit negociues , do të përgatis projektin e pozicionit të përbashkët të U

 

Vujanovic ne samitin rajonal ne Durrës

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq merr pjesë  në samitin e pestë rajonal të presidentëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, që mbahet në Durrës,  në Shqipëri.

Për dy ditë të zhvillimit të takimit, presidentët do të kenë temë themelore të shqyrtimit “Përqasje për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas”. Takimi synon që të gjejë dhe shfrytëzojë më tej fushat me interes të përbashkët që afrojnë forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, nxitjen e bashkëpunimit rajonal si dhe udhën drejt integrimeve të plota euroatlantike të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Të katër shtetet dhe presidentët besojnë se ky bashkëpunim është mekanizëm thelbësor që ndikon pozitivisht në përmbushjen e aspiratës se përbashkët eurointegruese të vendeve fqinje. Samitet paraprake rajonale të shefave të shteteve në fjalë kanë afirmuar orientimin e të gjitha vendeve për dialog si në pikëshikim rajonal, ashtu dhe më gjerë, si dhe forcimin e partneriteteve ekonomike, thuhet në kumtesën nga kabineti i Vujanoviqit.

 

Mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk është sinjal i mirë për ekonomi

 Mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mal të Zi, vetëm një vit pas formimit të Qeverisë së re, nuk është sinjal i mirë për ekonomi, ka vlerësuar kryetari i odës ekonomike Velimir Mijushkoviq. Zgjedhjet e shpeshta në asnjë vend nuk janë të mira për ekonomi. Para së gjithash, mentaliteteve siç është ai i yni, në një ambient i tillë, fokusimi u transmetohet në çështje politike, e jo ekonomike, kurse ato jetësore largohen në plan të dytë, ka thënë Mijushkoviq në intervistën dhënë Pobjedës. Ai ka theksuar se zgjedhjet e shpeshta dërgojnë mesazh investuesve potencial se shteti dhe ambienti ekonomik në të nuk janë të sigurt dhe stabile. Për ne çdo investues është i rëndësishëm, duke pasur parasysh se zhvillimin në një masë të madhe duhet ta bazojmë në investime, me ç’rast do të hapeshin vende të reja të punës për të rinjtë.

 

Kryesia e FD ka kërkuar nga Vuckoviq veprime lidhur me aferen “Incizimi”

Kryesia e Frontit Demokratik ka kërkuar nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit Veselin Vuçkoviq që opinionit t’i kumtojë nëse deri më tash ka iniciuar veprime hetuese lidhur me aferën “incizimi” dhe çfarë rezultatesh kanë pasur këto veprime. Nëse jo, a keni për qëllim ta bëni këta, pyesin nga Fronti Demokratik, duke theksuar se kanë kaluar disa muaj prej emërimit të Vuçkoviqit, i cili, siç thekson Fronti Demokratik ka paralajmëruar gatishmëri që në tërësi ta hetojë dhe të dëshmojë elementet e përgjegjësisë penale për subjektet politike në aferën “incizimi”. Nga Fronti Demokratik e kanë rikujtuar Vuçkoviqin për interesimin e madh të opinionin publik lidhur me përfundimin politiko-juruidik të aferës “Incizimi”. Ua rikujtojmë edhe shumë deklarata zyrtare të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, zyrtarëve të vendeve të tjera relevante dhe organizatave ndërkombëtare, në të cilat theksohet imperativi i hetimit dhe procedimit të kësaj afere korruptive me prova materiale, tashmë të publikuara, thuhet në shkresën e Frontit Demokratik.

 

Shqyrtohet procedura e shitjes se Kombinatit te ri te duhamit

Komisioni për përcjelljen dhe kontrollin e privatizimit shqyrton sot iniciativën për përcjelljen e procedurës së shitjes së Kombinatit të ri të duhanit të Podgoricës, të cilën e ka paraqitur deputeti i Malit të Zi Pozitiv, Mlladen Bojaniq. Në tender për privatizimin e ndërmarrjes e Kombinatit të ri të duhanit dhe kapitalizmin e tij përmes ndërtimit të fabrikës, ishte paraqitur konzorciumi që e përbëjnë kompania e Danillovgradit “Partner”, e Uzhicës “Primat”, dhe e Budvës “Jaz ekspres”, me të cilët përfaqësuesit e Qeverisë dhe të kryeqytetit, më 19 qershor kanë nënshkruar marrëveshjen mbi shitblerjen e aksioneve. Konzorciumi, sipas marrëveshjes së parë, është dashur që më së voni 50 ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes të paguajë shumën e çmimit prej 7.1 milionë euro. Komisioni i tenderit i Këshillit për privatizimi, Konzorciumit tash dy herë ia ka shtyrë afatin për pagesën e parave, kurse i fundit ka skaduar të shtunën. Kryetari i Komisionit të tenderit, Branko Vujoviq, ka deklaruar se vendimi përfundimtar do të miratohet sot, por nuk ka hapësirë për shtyrje të re.

 

Në Bruksel u zhvillua takimi i radhës për zgjedhjet lokale

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, që u mbajt në Bruksel prej 12 deri më 14 shtator 2013, me ndërmjetësimin e OSBE-së.

Në këtë takim që kishte karakter të vlerësimit të mbarëvajtjes së procesit të përgatitjeve për zgjedhjet lokale u diskutua për rrjedhën e deritanishme si dhe rëndësinë që kanë këto zgjedhje. Me këtë rast Zëvendëskryeministrja Tahiri konfirmoi përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të shtetit, që zgjedhjet lokale të mbahen në një frymë demokratike dhe evropiane, duke respektuar ligjet e Kosovës ashtu siç e përcakton Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ajo vlerësoi se këto zgjedhje lokale kanë rëndësi të veçantë, duke qenë se mbahen për herë të parë në gjithë Kosovën, dhe se kontribuojnë në mënyrë qenësore në vendosjen e demokracisë, ligjit dhe normalitetit në komunat veriore të vendit, të cilat pas shumë vitesh do të kenë strukturat komunale të zgjedhura në mënyrë legale dhe legjitime.

 

Selimi takohet me Reeker në Washington

Zëvendësministri i jashtëm kosovar ka pasur një drekë pune me ndihmës sekretarin e shtetit, Philip Reeker, në Departamentin amerikan të shtetit, gjatë vizitës që Petrit Selimi po e bënë në SHBA. Kjo dhe shumë takim të tjera sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme të Kosovës po bëhen me “qëllim të planifikimit të aktiviteteve për periudhën 2014-2015 në fushën e diplomacisë publike dhe digjitale si dhe të dialogut ndërfetar, fusha që në MPJ mbulohen nga zëvendësministri dhe të cilat janë përcjell me interesim edhe nga mediat botërore”.Zëvendësministri i jashtëm kosovar ndër të tjera është “prit në takime të veçanta nga gjashtë kongresmenë demokratë dhe republikanë, përfshirë kongresmenin Eliot Engel që bashkudhëheq Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit dhe përfaqësuesit Frankel, Grayson, Deutch, Poe”. Petrit Selimi është takuar edhe me organizatat më të mëdha hebraike në Amerikë, çka gjithmonë sipas MPJ-së ka nxitur mediat izraelite të raportojnë për çështjen e debatuar të njohjes së Kosovës nga Izraeli.Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës gjithashtu ka ligjëruar në disa prej universiteteve amerikane, si në “Yale” për dialogun ndërfetar, në Xhorxh Uashington për misionet paqësore në Ballkan, në Universitetin NYU për krahasimet që po bëhen ndërmjet Kosovës dhe Sirisë etj.

 

KQZ vazhdon procesin e certifikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende është në proces të verifikimit të subjekteve politike që do të garojnë për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Zyrtarë të KQZ-së bëjnë të ditur se Lista qytetare me emrin Serbia ende nuk është certifikuar. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha për Radio Kosovën se kanë mbetur edhe 18 subjekte politike të cilat janë duke u shqyrtuar:
”Deri më tani KQZ ka certifikuar 85 subjekte politike, ku përfshihen parti politike, iniciativa qytetare dhe kandidat të pavarur . Në këtë proces janë edhe 18 subjekte politike për të cilat do të vendosë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Elezi.
Elezi thekson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende është në proces të certifikimit të Listës qytetare me emrin “Serbia”, pa dashur të komentojë nëse do të ndërrohet apo jo emri i kësaj iniciative. Pas përfundimit të certifikimit të subjekteve politike, KQZ do të hedh shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime që garojnë për zgjedhjet e 3 nëntorit. Hedhja e shortit pritet të bëhet me 19 shtator.

 

Edi Rama nis sot vizitën dyditore në Bruksel

Kryeministri I ri Edi Rama pritet të nisë sot një vizitë dyditore në Bruksel. Ai do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.

Rama do takohet si fillim me kreun e PE-së, Martin Shulc (Schultz) e më pas ai do të mbajë një fjalë në Komisionin e Jashtëm të PE.
Në vijim të vizitës, Rama dhe ministrat Bushati e Gjosha do të takohen me Presidentin e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen dhe me Kryekomisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle.

 

SHBA, Franca dhe Britania pajtohen për rezolutë të re

Franca, Britania dhe SHBA-të janë pajtuar që të kërkojnë një rezolutë të fuqishme të OKB-së me afate kohore precize dhe detyruese për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.
Zyra e presidentit francez, Francoise Hollande ka njoftuar për marrëveshjen pas bisedimeve në Paris të hënën, në mes të këtyre tre shteteve.
Këto bisedime pasojnë ato në mes të Rusisë dhe SHBA-ve që përfunduan në Gjenevë me arritjen e marrëveshjes duke e evituar sulmin ushtarak kundër stoqeve siriane të armatimit kimik. 
Bisedimet në Paris janë mbajtur vetëm pak orë para publikimit të raportit të OKB-së për dyshimet se më 21 gusht është kryer sulm kimik në periferi të Damaskut.
Hollande ka thënë se deri në fund të kësaj jave pritet të votohet për rezolutën e re që në detaje e përshkruan se si Damasku duhet ta sigurojë dhe më pas shkatërrojë armatimin kimik.

 

Rreth një gjysmë milioni njerëz në 20 krahina janë evakuar

Tajfuni Man Xhi, me erëra që fryjnë deri në 160 km në orë, të përcjella me të reshura të dendura të shiut dhe vërshime e ka përfshirë pjesën qendrore të Japonisë dhe po lëvizë drejt Tokios.

Rreth një gjysmë milioni njerëz në 20 krahina janë evakuuar, kurse më tepës se 80 mijë familje ka mbetur pa rrymë elektrik. Man Xhi është një nga tajfunet më të fuqishme këtë vit në rajonin e Japonisë. Tash për tash nuk ka të dhëna mbi viktima. Në zonat Shiga, Kjoto dhe Fukuji, shkalla e rrezikshmërisë nga tajfuni është rritur në nivelin më të lartë, sepse jetët e njerëzve janë të rrezikuara, kurse centrali bërthamor Fukushima është në gjendje gatishmërie.

 

Një sulmues vetëvrasës vret 3 policë në Çeçeni

Një sulmues vetëvrasës, i cili e ka vozitur një veturë të mbushur me eksploziv ka vrarë tre policë në rajonin rus të Çeçenisë të hënën derisa ka provuar që ta përplasë makinën e tij me objektin e stacionit policor. Shoferi ka bërë përpjekje që të përplaset me stacionin policor në qytetin Sernovodsk, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Çeçenisë, Grozni, por ishte ndaluar kur një roje ka vendosur në shpejtësi barriera, pas përplasjes me të cilat ka shpërthyer eksplozivi. Tre policë kanë vdekur në vend, ndërsa katër të tjerë janë lënduar, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme në objektin policor, duke e krijuar edhe një krater tre metra të gjerë dhe një metër të thellë. Rusia është përballur me dy luftëra separatiste në Çeçeni gjatë dy dekadave të fundit, ndërsa dhuna tashmë është përhapur në rajone të tjera. Rajoni malor i Kaukazit verior, që e përfshinë edhe Çeçeninë, është përfshirë nga kryengritja islamike, me sulme ditore kundër zyrtarëve të sigurisë.

 

Itali, nis operacioni për nxjerrjen nga uji të anijes ‘Costa Concordia’

Ka nisur njëri ndër operacionet më të mëdha ndonjëherë për nxjerrjen e lundrave të fundosura. Bëhet fjalë për anijen “Costa Concordia” dhe sipas ekspertëve, asnjëherë më parë nuk është provuar të nxirret nga thellësia e detit një anije e përmasave të saj. Sipas koordinatorëve, nxjerrja e anijes, mund të zgjas 12 orë.
Zyrtarët druajnë se gjatë operacionit do të përballen me derdhje potenciale të mbetjeve toksike.
Në janar të vitit 2012, 32 persona e humbën jetën kur anija e gjatë 290 metra goditi gurët në ishullin toskan të Giglio.
Kapiteni i anijes momentalisht po përballet me akuzën për vrasje dhe për braktisjen e anijes, ndërkohë që pesë persona të tjerë tashmë janë dënuar nën akuzat për vrasje dhe shkaktim të tragjedisë.

 

Konfirmohet vrasja e komandantit të Al Kaedës në Jemen

Dega e Al Kaedës në Jemen e ka konfirmuar se një sulm ajror amerikan e ka vrarë një nga komandantët kryesor të saj në fund të muajit gusht.Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të rrjetit të militantëve islamik thuhet se Qaed al Thahad dhe një person tjetër janë vrarë nga një sulm ajror amerikan në Baitha, krahinë jugore e Jemenit.
Zyrtarët e sigurisë të Jemenit e kanë raportuar vrasjen e Thahabit, lideri i Al Kaedës në Gadishullin arabik, më 30 gusht.

 

Nesër mot me vranësira te ndryshueshme

Sot mban mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me të reshura të dobëta të shiut. Temperaturat në orën 13, Tivar 21, Podgoricë 19, Herceg Novi e Ulqin 18, Plevle 17, Nikshiq 16, Cetinë 15, Zhablak 14 dhe në Kollashin 12 gradë. Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende me të reshura të përkohshme të shiut. Temperatura më e lartë e ditës prej 13 deri në 25 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се