Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 09. 2019. 19:19   >>  19:21

Ditari 26.09.2019

26.09.2019

Riker - Mali i Zi është në rrugë të mirë të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian

Mali i Zi është në rrugë të mirë të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, dhe anëtarësimi i tij është lartë në agjendën e Uashingtonit, deklaroi ndihmësi i sekretarit shtetëror Filip Riker. Ai në takim me presidentin e Shtetit Millo Gjukanoviq tha se Mali i Zi është duke u bërë shembull dhe model për stabilitet dhe tregoi respekt për vizionin për mençurin e politikës malazeze. Gjukanoviq theksoi se për Ballkan nuk ka zgjidhje jashtë kontekstit të Evropës dhe integrimeve euroatlantike. Veçanërisht kur kihet parasysh ngecja e madhe ndaj Evropës dhe zhvillimit demokratik dhe ekonomik të saj. Përkrahja dhe kujdesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë rrugë është jashtëzakonisht e rëndësishme, deklaroi Gjukanoviq.

Darmanoviq - Mali i Zi do të sigurojë të gjitha parakushtet për kryesim të suksesshëm me iniciativën qendrore evropiane

Mali i Zi do të sigurojë të gjitha parakushtet për kryesim të suksesshëm me iniciativën qendrore evropiane vitin e ardhshëm, deklaroi Ministri i punëve të jashtme Sërgjan Darmanoviq. Ai ka marrë pjesë në mbledhjen e shefave të diplomacisë të vendeve anëtare të këtij asociacioni i cili u mbajt në margjina të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në kuadër të kryesimit italian. Siç njoftohet nga Ministria e punëve të jashtme ministrat kanë vlerësuar se iniciativa gjatë 30 vjetëve të ekzistimit ka dëshmuar rëndësinë dhe besueshmërinë, së pari përmes përkrahjes perspektives kredibile evropiane, zhvillimit të qëndrueshëm si dhe bashkëpunimit në sferën e projekteve. Darmanoviqi i informoi kolegët se Mali i Zi do të sigurojë të gjitha parakushtet për kryesim të suksesshëm me iniciativën qendrore evropiane dhe se janë marrë aktivitete në përgatitjen e prioriteteve dhe të kalendarit të ngjarjeve të cilët do të jenë të harmonizuar me qëllime strategjike të iniciativës thuhet në njoftim.

Erjavec - Sukseset e Malit të Zi janë shembull i mirë për shtetet e tjera të Ballkanit Perendimor

Sukseset e Malit të Zi hyrja në Nato dhe pozita e shkëlqyer në rrugën drejt UE janë shembull i mirë për shtetet e tjera të Ballkanit Perendimor ,të cilat anojnë kah integrimet në Nato dhe UE, ka rekomandua ministri i mbrojtjes i Sllovenisë Karll Erjavec. Ministri i mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq  është takua me Erjavec , i cili për vizitë zyrtare qëndron në Mal të Zi. Me këtë rast Boshkoviq deklaroi se është i kënaqur me përparimin e bashkëpunimit dinamik të dy shteteve, bashkëpunim i cili përparon në mënyrë konstante përmes këmbimit të përvojave, gjeturisë dhe diturisë në lëmin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në kuadër të pjesëmarrjes aktive në iniciativat rajonale. Boshkoviq shtoi se bashkëpunimi posaçërisht është me rëndësi kur vjen në pyetje agjenda Evropiane.

Markoviq -Punësimi i personave me 100 % invaliditet është mesazh për të gjithë punëdhënësit

Kryeministri Dushko Markoviq e ka angazhuar në kabinetin e vet vajzën e verbër Merima Feratoviq. Punësimi i personave me 100 % invaliditet është mesazh për të gjithë punëdhënësit që të kërkojnë dhe të krijojnë hapësirë për angazhimin më të fuqishëm të kategorive të ndjeshme në procesin e punës, thuhet në njoftimin nga Qeveria. Punësimi në kabinetin e kryetarit të Qeverisë është shpërblim për mundin e madh të Merimës që t’i tejkalojë sfidat jetësore dhe të përfundojë fakultetin. Kjo është edhe nxitje që të punojmë në përkrahjen e kategorive të ndjeshme, por dhe të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë, është publikuar në llogarinë e tuiterit të Qeverisë.

 

32 vjeçari Branko Vuçkoviq nga Podgorica është vrarë mbrëmë rreth mesnate

32 vjeçari Branko Vuçkoviq nga Podgorica është vrarë mbrëmë rreth mesnate në qendër të qytetit. Ai vdiq në Qendrën klinike të Malit të Zi, si pasojë e plagosjes. I riu me lëndime të rënda është transportuar mbrëmë në Qendrën Klinike, derisa policia është vu në ndjekje të sulmuesit. Vuçkoviq ka qenë në motor kur në të kanë shkrepur me pistoletë tani për tani persona të paidentifikuar. Hetimet kanë zgjatur deri mbrëmë vonë ku prezent kanë qenë pjesëtarët e njësisë speciale të policisë për luftë kundër krimeve të renda me të cilën njësi udhëheq Zoran Llazoviq. Deri tani motivet e vrasjes janë të panjohura.

 

Bojana Jokiq dhe Zhelko Gjukiq janë kandidat për anëtar të këshillit të RTMZ

Bojana Jokiq dhe Zhelko Gjukiq janë kandidat për anëtar të këshillit të RTMZ . Këshilli administrativ ka shpallë sot listën e kandidatëve të propozuar për emërimin e një anëtari të këshillit ,të servisit publik, të cilin e propozojnë organizatat joqeveritare nga lëmi i mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut. Përbërja e re e këshillit të RTMZ është konstitiua me 2 korrik , derisa ka mbet i zbrazët vetëm një vend. Këshilli ka vërtetua edhe listën e kandidatëve të propozuar për dy vende të zbrazëta në këshillin për mediumet elektronike. OJQ nga lëmi i mediumeve , të cilëve u takon një vend kanë propozua Boris Raoniq dhe Kristina Qetkoviq, derisa ,,PEN,, Qendra ka propozua Rajko Todoroviq.

 

HODGES: EMËRIMI I PALMERIT, DËSHMI E SERIOZITETIT TË SHBA-VE PËR KOSOVËN

Emërimi i një të dërguari special për Ballkanin Përendimor nga SHBA-të, dëshmon seriozitetin e madh të diplomacisë amerikane për Kosovën. Kështu konstaton, ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Benjamin Hodges. Sipas tij, emërimi i Mattheë Palmer në këtë pozitë është i rëndësishëm për dy arsye; për seriozitetin e marrëdhënieve të SHBA-ve me Kosovën, dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Kur Shtetet e Bashkuara dërgojnë një të dërguar special, është një mesazh për të gjitha palët që ne kujdesemi të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjes”, ka thënë Hodges për VOA.Sipas tij, cilësitë e Palmer bëjnë të besojnë se ai është këtu për arsye, dhe jo vetëm sa për të përmbushur pozitën e vetë. ” Kur një person është i kalibrit dhe cilësisë së Palmerit, është gjithashtu një sinjal, që të gjithë mund ta interpretojnë, se nuk është një rutinë e përmbushjes së pozitës, por një personalitet me vlera të mëdha. Gjithçka rreth tij është pozitive”, tha gjenerali i pensionuar amerikan.

 

RAMA: FSK VAZHDON T’I NGRISË KAPACITETET E SAJ SIPAS PLANIT TË TRANZICIONIT

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, mori pjesë në konferencën e shefave të mbrojtjes Karta e Adriatikut A5, e cila u mbajt në Durrës nga 24 shtator deri 26 shtator. Ai në këtë konferencë udhëtoi nga Kosova së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Benjamin Corell. Konferenca kishte për qëllim të sinkronizojë të gjitha aktivitetet trajnuese dhe ushtrimet e përbashkëta ndërmjet shteteve anëtare, përfshirë EUCOM-in, në ngritjen e gatishmërisë gjatë operacioneve të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjithashtu qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj iniciative rajonale është edhe mbështetja e shteteve që aspirojnë integrimin në NATO.Gjenerali Rama gjatë kësaj konference foli për procesin e tranzicionit, si dhe të arriturat e FSK-së. Ai tha se FSK vazhdon t’i ngrisë kapacitetet e saj sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, përmes mbështetjes të partnereve strategjikë gjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm. “FSK si forcë e ndërtuar dhe e zhvilluar me standarde të NATO-s, është e gatshme t’i marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin nga anëtarësimi në Kartën e Adriatikut - A5, për të ndërvepruar dhe kontribuar me kapacitetet e saj për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, tha Rrahman Rama.

EMISARI I BE-SË PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI PRITET TË EMËROHET PAS 7 TETORIT

Vendimi për të emëruar një të dërguar të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është tashmë i sigurt, thonë burimet diplomatike për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Sipas tyre, vendimi ka gjasa të shpallet pas dëgjimit të shefit të ardhshëm të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Parlamentin Evropian. Mësohet se Borrell, i cili vazhdon të shërbejë si ministër i Jashtëm i Spanjës, i ka njoftuar me këtë ide edhe disa kolegë të vendeve të tjera të BE-së. Diplomatët, megjithatë, ende nuk flasin për emra konkretë të emisarit të ardhshëm, por thonë se ai, së paku, duhet të ketë ose të ketë pasur pozitën e ministrit të jashtëm. Seanca dëgjimore e Borrellit në Parlamentin Evropian është caktuar për datën 7 tetor, kur edhe pritet të marrë konfirmimin zyrtar nga ky institucion. Ideja për emërimin e një të dërguari evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë erdhi pasi administrata amerikane emëroi Mathew Palmerin të dërguar të posaçëm për Ballkanin. Ky vendim i Uashingtonit, në këmbim me sfondin politik të Borrellit, i cili vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, thuhet se ka ngritur çështjen e emërimit të një personi të ri që të merret drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive me dialogun Kosovë-Serbi.

 

DITËN E DYTË TË FUSHATËS VV-JA E FILLON NË ISTOG

Ditën e dytë të fushatës elektorale Lëvizja Vetëvendosje e ka filluar në Istog. Këtu partia e udhëhëqur nga Albin Kurti është duke zhvilluar tubim me qytetarë nga kjo komunë. Veç kandidatit për kryeministër në Shtëpinë e Kulturës në Istog po marrin pjesë edhe kandidatët për deputet nga kjo parti. Takim me qytetarë si ky në Istog do të mbajë LVV-ja edhe në Ferizaj sonte nga ora 18:00.

 

HARADINAJ PAS VDEKJES SË CHIRAC: KOSOVA DO TË KUJTOJË GJITHMONË

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka thënë se me keqardhje e ka mësuar lajmin për vdekjen e ish-presidentit francez, Jacques Shirac. “Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin Shirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës, dhe në këtë frymë edhe vendimin për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Francës për të ndalur gjenocidin dhe ekzodin e popullit të Kosovës në vitin 1999 dhe për intervenimin e NATO-s kundër agresorit serb. “Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllime popullit të Francës dhe familjes së ish-Presidentit Shirac”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Vdiq ish-presidenti i Francës,Jacques Shirac

Ish-presidenti i Francës, Jacques Shirac, ka vdekur sot në moshën 86-vjeçare. Dhëndri i tij konfirmoi se Shirac vdiq mëngjesin e sotëm, "i rrethuar nga familja". Shirac ka shërbyer dy mandate si president i Francës, nga viti 1995 deri më 2007. Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet. Shirac e ka futur Francën në Eurozonë. Ai ka qenë kundër pushtimit të Irakut nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja, në vitin 2003. Kur NATO-ja ka nisur bombardimet në caqet e ish-Jugosllavisë më 1999, për të ndalur dhunën në Kosovë, Shirac ka thënë se sulmet ajrore kanë nisur për të mbrojtur "paqen në tokë, paqen në Evropë".

 

Shefi i OKB-së: Bota po përballet me "kërcënim të pashembullt" nga terrorizmi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se bota po përballet me “kërcënim të pashembullt nga jo toleranca, ekstremizimi i dhunshëm dhe terrorizmi”, të cilat prekin secilin shtet, duke nxitur konflikte dhe duke destabilizuar rajone të tëra. Shefi i OKB-së ka thënë në një takim ministror në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se, “fronti i ri është terrorizmi kibernetik, përdorimi i rrjeteve sociale dhe faqet e errëta që koordinojnë sulme, shpërndajnë propagandë dhe rekrutojnë përkrahës të ri”. Ai ka theksuar se përgjigjja ndaj kërcënimit të pashembullt terrorist duhet “të kompletohet me masa të sigurisë dhe përpjekje për parandalim, të cilat identifikojnë problemin në fillim”. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë kanë përkrahur deklaratat e Guterresit dhe kanë theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut në operacionet kundër terrorizmit. Zëvendës-ambasadori amerikan, Jonathan Cohen gjatë  takimit të Këshillit të Sigurimit, ka thënë se ka vërejtur “qasje të rrezikshme në Siri” ndaj civilëve dhe se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara edhe për myslimanët ujgurë në provincën Xinjiang të Kinës. Derisa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se “kërcënimi terrorist” që niset nga Siria dh Iraku, po shpërndahet me shpejtësi në gjjithë Afrikën.

 

Trump inkurajon Indinë dhe Pakistanin të punojnë në dallimet mes tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka inkurajuar liderët e Pakistanit dhe Indisë, në disa takime të ndara në Nju Jork, që të punojnë në tejkalimin e dallimeve të tyre, duke përfshirë konfliktin disa-dekadësh për rajonin e Kashmirit.

“Unë iu thashë ‘Njerëz, punoni në këtë drejtim. Vetëm punoni’”, ka thënë Trump para gazetarëve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Këto dyja janë shtete me fuqi bërthamore. Ato duhet të punojnë në këtë drejtim”, ka shtuar ai. Pakistani dhe India janë përfshirë në tri lufta prej kur kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947, dy prej të cilave kanë qenë rreth kontrollimit të Kashmirit, rajonit të ndarë të Himalajeve, për të cilin kanë pretendime të dyja shtetet.

Netanyahut i kërkohet të formojë qeverinë e re izraelite

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin i ka kërkuar kryeministrit të këtij shteti, Benjamin Netanyahu që të formojë qeverinë e re. Ky vendim vjen pasi Netanyahu dhe rivali i tij kryesor në zgjedhjet e fundit, Benny Gantz, kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje për një qeveri të përbashkët. Zgjedhjet e javës së kaluar kanë qenë të dytat që janë mbajtur gjatë këtij viti në Izrael. Aleanca Blu dhe Bardhë e Gantzit ka fituar 33 ulëse, derisa Partia Likud e Netanyahut ka fituar 32 të tjera në parlamentin me 120 vende. Tani Netanyahu ka gjashtë javë kohë për të formuar qeverinë.

Presidenti Rivlin ka thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve për herë të tretë gjatë këtij viti. “Netanyahu ka më shumë mundësi që të formojë qeverinë”, ka thënë presidenti izraelit në një fjalim pas takimit me Netanyahun.

 

Muhammed Bin Salman ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit saudit, Xhamal Khashoggi

Princi i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Salman ka marrë përsipër përgjegjësinë në vrasjen e gazetarit saudit, Xhamal Khashoggi. Ngjarja ndodhi vitin e kaluar brenda Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë.

“Kjo ngjarje është kryer nën përgjegjësinë time. Unë e marr përsipër të gjithë përgjegjësinë”, ka deklaruar Muhammed Bin Salman për producentin e programit të lajmeve “Frontline” gazetarin Martin Smith. Bin Salman i është përgjigjur për herë të parë pyetjeve lidhur me vrasjen e Khashoggit, dokumentar që do të publikohet më 1 tetor, raporton ‘Anadolu Agency’. Gazetari Smith tregon se ‘Kur e pyeta atë për rolin në vrasjen e Khashoggit ai u përgjigj: “Kjo ngjarje është kryer nën përgjegjësinë time. Unë e marr përsipër të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi nën përgjegjësinë time”. Ndërsa në pyetjen “Si mund të ndodhë një gjë e tillë pa dijeninë tuaj?”, Smith shpjegon se Bin Salman është përgjigjur: “Në Arabinë Saudite jetojnë 20 milionë njerëz. Ka 3 milionë punonjës shtetëror”.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare, vende-vende deri krejt i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në ora 13: Ulqin 27, Herceg Novi 25, Tivar e Podgoricë 24, Plevle 23, Cetinë 19, Nikshiq 17, Kollashin 15 dhe në Zhablak 14 gradë.

         Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe të nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 28 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се