Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 09. 2019. 17:17 >> 17:21

Ditari 25.09.2019

25.09.2019

Përputhshmëri  e prioriteteve të Bankës Botërore dhe ekonomisë malazeze

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq me bashkëshorten Lidinë ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të cilën për shefat e shteteve dhe të qeverive e organizon presidenti SHBA Donalld Tramp me bashkëshorten Melania Tramp.  Përndryshe, Gjukanoviq qëndron për vizitë zyrtare në SHBA ku dje ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të debatit të përgjithshëm të seancës së 74  të Asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork. Ndërkohë, Gjukanoviq në takimin me drejtorin e përgjithshëm të konsistencës holandeze në Bankën Botërore Kun Davidson ka theksuar përputhshmërinë e prioriteteve të Bankës botërore me prioritetet e politikës ekonomike malazeze përmes forcimit të stabilitetit fiskal dhe ngritjen e nivelit të konkurrencës dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Gjukanoviq është takuar me Davidson  pas pranisë në hapjen zyrtare  të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të përgjithshëm me Bankën Botërore përfshirë këtu mbështetjen kredituese të Bankës Ndërkombëtare për zhvillim dhe rindërtim si dhe një pjesë në Bankës Botërore. Drejtori i përgjithshëm i Bankës Botërore është shprehur i kënaqur që e ka rastin të takohet me presidentin malazez dhe të njihet më detajisht me vizionin zhvillimor të Malit të Zi. Ai ka vlerësuar pozitivisht proceset në Mal të Zi kur është fjala për rritjen dhe stabilizimin fiskal duke treguar interesim për bashkëpunim në projektet  për punësimin e të rinjve, sektorin privat dhe qëndrueshmërinë. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se integrimi i rajonit është korniza më e mirë për zhvillim, sidomos në kontekstin e nevojës së përvetësimit të njohurive të reja dhe të standardeve evropiane në tejkalimin e barrierave tregtare në rajon.

 

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe SHBA të përforcuara përmes aleancës në NATO-s

Marrëdhëniet përmbajtjesore të Malit të Zi dhe SHBA janë përforcuar përmes partneritetit dhe aleancës në NATO, kanë vlerësuar Ministri për punë të jashtme i Malit të Zi Srgjan Darmanoviq dhe zëvendësi i parë i ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA për organizatat ndërkombëtare Xhonatan Mur. Siç është kumtuar nga kabineti i tij, Darmanoviq ka biseduar me Mur në margjinat e seancës të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se marrëdhëniet përmbajtësore të Malit të Zi dhe SHBA janë përforcuar përmes Aleancës në NATO dhe në këtë kuptim kanë theksuar rëndësinë e përkrahjes reciproke në formatet multilaterale“, thuhet në kumtesë. Theksohet se Darmanoviq ka biseduar edhe me Sekretarin e përgjithshëm të Unionit për  Mesdheun Naser Kamell. Darmanoviq ka marrë pjesë edhe në pritjen të cilën e kanë organizuar kryetari i Këshillit Evropian Donalld Tusk, nënkryetari i parë i Komisionit Evropian, Frans Timerman dhe përfaqësuesja e lartë e BE për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë, Federika Mogerini.

 

Mike Pompeo planifikon të vizitojë Podgoricën

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo do të duhej që në javën e ardhshme të vizitojë Malin e Zi, bëhet me die RTMZ. Shefi i departamentit të shtetit dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit të SHBA Donalld Tramp, do të duhej që në fillim të tetorit të udhëtojë për në Maqedoninë Veriore, kurse pastaj edhe për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Nga ambasada në SHBA në Podgoricë nuk e kanë vërtetuar por as demantuar ardhjen e zyrtarit të lartë amerikanë si dhe as departamenti i shtetit.“Nuk mund ta vërtetojmë informatën tuaj për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Mal të Zi”, i kanë deklaruar “Vjestit” nga Ambasada amerikane duke u përgjigjur në pyetjen se kur pritet ardhja e tij dhe me kë do të takohet gjatë qëndrimit në Mal të Zi, cili është shkaku i vizitës dhe a do të takohet me ndonjërin nga liderët opozitarë. Përgjigjeve u janë shmangur edhe në kabinetet e zyrtarëve më të lartë të Malit të Zi, të kryeministrit Dushko Markoviq dhe të presidentit Millo Gjukanoviq.

 

Këshilli ka kohë të mjaftueshme që ta përfundojë punën

Këshilli për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër ka në dispozicion kohë të mjaftueshme që deri në fund të vitit ta përfundojë punën dhe të hartojë të gjitha zgjidhjet, nëse me të vërtet dëshirohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka vlerësuar Sekretari i përgjithshëm i Demokratëve, Boris Bogdanoviq. Ai ka theksuar se subjektet politike në këtë Këshill i përfaqësojnë deputetët me një përvojë të madhe politike juridike dhe zgjedhore të cilët me ekspertët e Komisionit të Venecias, OSBE-në, ODIHR-in dhe të Komisionit Evropian brenda një afati të shkurtër të gjitha zgjidhjet e propozuara  mund ti shndërrojnë në normë. Ai për agjencinë MINA ka deklaruar se Demokratët paralelisht me propozimin e rregullave për punën e Këshillit, propozojnë edhe zgjidhje konkrete normative për secilën pikë të planit të Brukselit. Mbledhja e Këshillit për reformën zgjedhore ka pasqyruar tërë kontradiktat e Partisë Demokratike të Socialsitëve dhe të Demokratëve  dhe qëndrimin e tyre në pozicione të njëjta, konsiderojnë anëtarët e bashkuar të Këshillit Dragan Koprivica dhe Millan Radoviq.

 

Jemi të vendosur në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë

Në rrugën drejtë anëtarësimit në NATO, Mali i Zi ka mësuar se nuk ka partner të vegjël dhe të mëdhenj, ka kumtuar shefi i Shtabit të përgjithshëm Dragutin Dakiq i cili e udhëheq delegacionin e ushtrisë së Malit të Zi në konferencën e 23-të të Kartës amerikano- adriatike, e cila po mbahet në Durrës. Gjatë fjalimit Dakiq ka theksuar rëndësinë e iniciativës A-5 duke theksuar se ajo i ka sjell përfitime të shumta Ushtrisë së Malit të Zi dhe ka përkujtuar se kjo iniciativë si qëllim të vetmin themelor ka proklamuar përkrahjen ndaj vendeve aspirante në procesin e asocimit në Aleancën e NATO-s dhe plotësimin më të lehtë të këtij qëllimi. Shefi i shtabit të përgjithshëm ka zhvilluar edhe takime bilaterale me gjeneralin Stiven Tuiti, zëvendës komandant i forcave amerikane në Evropë si dhe me gjeneralin Rrahman Rama, komandant i Forcave të Sigurisë në Kosovë. Në konferencën e 23-të të Shefave të shtabeve të përgjithshme të A-5-sesh është konkludim se anëtarët e Kartës adriatiko- amerikane,  A-5, tërësisht janë të përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pjesëmarrjen e përbashkët në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë në rajon.

 

Do të merremi me privatizimi konkrete

Komisioni Parlamentar për përcjelljen dhe kontrollimin e procedurave të privatizimit në periudhën e ardhshme do ta rividojë planin e punës dhe do të merret me analizimin e rasteve konkrete të shitjes së ndërmarrjeve në Mal të Zi sipas mundësisë edhe duke vizituar lokalitete të caktuara, me qëllim të grumbullimit të gjitha informatave të nevojshme. Kryetari i komisionit e deputet i Partisë Demokratike të Socialisteve, Nikolla Divanoviq, ka deklaruar sot në mbledhjen e Komisionit, se me planin e punës të këtij viti të këtij trupi zgjedhor është paraparë të bëhet kontrollimi i tri procedurave. “Këto janë, Instituti “Simo Millosheviq”, Grupi hotelerik “Riviera e Budvës” dhe valorizimi turistik i lokalitetit “Ada” në Bunë, ka theksuar Divanoviq. Ai ka kumtuar se ky Komision në periudhën e ardhshme do të rishqyrtojë planin e punës duke pasur kujdes që në rend të ditës të gjenden çështjet aktuale. Anëtarët e Komisionit në mbledhjen e sotme janë njoftuar me raportet për punën e Këshillit për privatizim dhe projektet kapitale si dhe për realizimin e planit të privatizimit për 6 mujorin e parët këtij viti.

 

Qytetarët   kanë deponuar në banka 1.8 miliardë euro

Banorët, Ekonomia dhe Qeveria e Malit të Zi në fund të muajit gusht u kanë pasur borxh bankave vendore mbi 3 miliardë euro mbi baza të kredive të ndryshme, por në raport me këtë shumë kanë deponuar mbi 500 milion euro më tepër, kanë treguar të dhënat më të reja të Bankës Qendrore të Malit të Zi, transmeton gazeta. “Dnevne Novine”. Banorët, si ata vendor ashtu edhe qytetarët e huaj, sipas këtyre raporteve kanë borxh 1.315 miliardë, mirëpo nga ana tjetër kanë të deponuar në llogaritë e tyre 1 miliardë e 787 milion euro. Institucionet financiare në Mal të Zi deri në fund të muajit gusht të këtij viti, gjithsejtë kanë kredituar banorët, ekonominë dhe Qeverinë me 3.033 miliardë euro. Në Bankat e Malit të Zi në ditën e fundit të muajit gusht kanë qenë të deponuar 3 miliardë e 535 milion euro, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Malit të Zi.

 

Thaçi takon Trumpin në Nju Jork

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara teksa po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në një komunikatë për media, thuhet se Thaçi ka falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen që gëzon Kosova nga populli i SHBA-së. Thaçi po ashtu është cituar të ketë thënë se “vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën”. Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përveç presidentit kosovar, ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm në Qeverinë në largim të Kosovës, Behxhet Pacolli.

 

SHBA-ja mbetet e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin garancë për proceset euroatlantike të vendit. Ai gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka takuar ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker, dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Duke folur për takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, Thaçi ka thënë se “Kosova po kalon në një proces elektoral demokratik, që do të prodhojë një Qeveri, e cila do të merret menjëherë me sfidat që e presin vendin”. Sipas një komunikate nga zyra e presidentit, ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker, u shpreh se SHBA-ja mbetet e interesuar dhe e përkushtuar për një Ballkan Perëndimor në paqe e stabilitet, me perspektivë të qartë evropiane. Gjatë takimeve, presidenti Thaçi e ka mirëpritur emërimin e Mathew Palmer si të dërguar të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian presin që qeveria e ardhshme të adresojë menjëhërë çështjen e taksës në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i dialogut.

 

 

Hahn mirëpret rekomandimin e libe-s për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka folur përsëri për liberalizimin e vizave për kosovarët. Ai ka komentuar vendimin e komitetit evropian LIBE që rekomandon nisjen e negociatave me Këshillin Evropian për liberalizimin e vizave. Përmes një postimi në rrjetin shoqërorë, Twitter, ka thënë se e mirëpret këtë vendim, që është vazhdimësi e opinionit të Komisionit Evropian. “Mirëpres vendimin e komitetit që është vazhdimësi e qëndrimit të Komisionit Evropian për nisjen e negociatave me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai. Kujtojmë, se 49 anëtarë të këtij komiteti votuan për të filluar bisedimet me Këshillin Europian, aprovimi i të cilit është hapi i fundit që duhet ndërmarrë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të Zonës Shengen.

 

Nis fushata për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit

Në Kosovë ka nisur edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Fushata zgjat dhjetë ditë. Subjektet politike, të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë nisur fushatën zyrtarisht, ndonëse ka rreth një muaj që ato zhvillojnë aktivitete të rregullta zgjedhore. Gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore, 25 subjekte politike të certifikuara, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur, pritet t’i shpalosin programet e tyre në garë për të fituar ulëse në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, për mandatin kushtetues katërvjeçar. Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha këtyre subjekteve politike, në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, janë gjithsej 1068 kandidatë. Bashkimi Evropian ka dërguar tanimë misionin vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Zgjedhjet e 6 tetorit do të monitorohen nga rreth 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian. Procesi zgjedhor po ashtu do të monitorohen edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

 

OSBE bashkon partitë për të nisur një dialog mbi reformën zgjedhore

OSBE dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore organizuan në Tiranë një konferencë me përfaqësues të partive politike mbi një sistemi zgjedhor gjithëpërfshirës. Drejtuesi i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri ambasadori Bernd Borcshardt tha në hape të takimit se reforma zgjedhore duhet të vijojë dhe Prezenca e OSBE-së ofron një vend për dialog, ku të gjitha forcat politike të vijojnë dhe të përmbyllin këtë proces kyç. Pjesëmarrjen e opozitës në këtë tryezë e mirëpriti edhe ambasada e SHBA-ve në Shqipëri.  Tryeza vazhdoi me fjalën e organizatorëve dhe një përfaqësuesi teknik nga Partia Demokratike. Juristi Ivi Kaso tha se proceset zgjedhore në Shqipëri kanë probleme shumë herë më të mëdha se sa thjesht modeli i sistemit zgjedhor, nga kërcënimi i votuesve deri te blerja dhe vjedhja e votes. Pasi qëndroi në hapje të konferencës, përfaqësuesi teknik i Partisë Demokratike u largua nga konferenca. Pas pak u larguan edhe përfaqësues të partive të tjera më të vogla, duke pretenduar për trajtim të barabartë përballë ligjeve zgjedhore, ku sipas tyre, shpesh dy partitë e mëdha marrin pjesën më të madhe të fondeve dhe komisioneve. Edhe pse tema e konferencës ishte gjithëpërfshirëse, forcat politike shfaqën interesa të njëanshme dhe debate nuk vazhdoi gjatë aq sa të nxirrte një përfundim të qartë, por të gjithë ata shpresojnë se ky është vetëm fillimi i një procesi dialogu frytdhënës.

 

Johnson kthehet në Britani teksa kriza e Brexitit thellohet

Kryeministri britanik, Boris Johnson është kthyer sot në Mbretërinë e Bashkuar, teksa përballet me thirrjet e kundërshtarëve të tij për dorëheqje, pas vendimit të Gjykatës Supreme, se vendimi i tij për të pezulluar punën e parlamentit ka qenë i paligjshëm.

Ndonëse ende nuk ekziston një pajtueshmëri e përgjithshme për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, Johnson ka thënë se shteti i tij do të largohet me apo pa marrëveshje nga blloku evropian më 31 tetor. Shumica e ligjvënësve në anën tjetër janë të vendosur se do ta bllokojnë skenarin e Brexitit pa marrëveshje. Parlamenti pritet të rifillojë sot punimet, mirëpo ende nuk është e qartë se si do të veprohet në çështjen e Brexitit. Para pezullimit të punës, parlamenti britanik pati miratuar një ligj që detyron kryeministrin Johnson t’i kërkojë BE-së shtyrje të afatit për largim përtej 31 tetorit, në rast se nuk arrihet një marrëveshje në Britani para 19 tetorit.

 

Liderët botërorë bëjnë thirrje për një takim Trump-Rohan

Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia janë përpjekur të bindin udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të ringjallur diplomacinë derisa ata morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë, kryeministri pakistanez, Imran Khan, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite i kërkuan atij të ndërmjetësonte me Iranin, për të qetësuar tensionet. Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Iranit janë tensionuar që nga viti i kaluar kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me Teheranin, dhe vendosi sërish sanksione që synojnë industrinë e saj të naftës dhe në fushën e financave. Presidenti ka thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundësonte Iranit të posedojë armë bërthamore. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha më parë se do të ishte "një mundësi e humbur" nëse presidenti iranian, Hassan Rohani, do të largohej nga Shtetet e Bashkuara, pa u takuar me presidentin amerikan, Donalld Trump. Kryeministri britanik, i cili u takua me Rohanin dhe Macronin në Kombet e Bashkuara, mbështeti deklaratën e presidentit francez. Edhe drejtuesit e Gjermanisë dhe Japonisë gjithashtu mbajtën takime me Rohanin dhe Trumpin, duke u kërkuar atyre të takohen.

 

Nesër mot i vranët dhe vende vende me reshje

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në  Budvë 26 gradë, Ulqin 25, Podgoricë, Tivar e Beranë 24, Plevle e Bijello Pole 23, Plavë e Herceg Novi 22, Rozhajë 20, Cetinë e Kollashin 19 dhe në Nikshiq e Zhablak 17 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 7 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në24 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се