Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 09. 2019. 18:14   >>  18:17

Ditari 20.09.2019

20.09.2019

Suedia përkrah fuqishëm synimet evropiane të Malit të Zi

Mali i Zi dhe Suedia zhvillojnë marrëdhënie të mira dhe ekzistojnë të gjitha parakushtet për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të dy anshëm , është kumtuar pas takimit të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi  Ivan Brajoviq me ambasadorin e mbretërisë së Suedisë në Mal të Zi Jan Llundin. Gjatë takimit është biseduar edhe për përparimin e marrëdhënieve bilaterale,  rrugën evropiane të Malit të Zi si dhe për rrethanat aktuale  në vend dhe në rajon, thuhet në kumtesë. Brajoviq ka shprehur besimin se edhe përbërja e re e Komisionit Evropianë do të kultivojë politikën e zgjerimit në agjendën e vetë dhe ky do të ishte mesazh pozitiv edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Llundin ka theksuar se vendi i tij e përkrah fuqishëm rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të mbarë rajonit dhe e ka informuar kryetarin Brajoviq se mbretëria e Suedisë në periudhën e ardhshme do ta intensifikojë bashkëpunimin me vendet kandidate për anëtarësim në BE, në veçanti në sferën ekonomike.

Mali i Zi me krenari mban epitetin e shtetit ekologjik

Republika e Malit të Zi me krenari e mban epitetin e shtetit ekologjik , të cilin në kohën e sotme është vështirë ta ruash dhe për këtë arsye të gjitha aktivitetet e qeverisë të Malit të Zi janë orientuar drejtë ruajtjes së mjedisit  është theksuar me rastin e shënimit të 28 vjetorit të miratimit të deklaratës për shtetin ekologjik të Malit të Zi. Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavle Radulloviq ka theksuar se në Mal të Zi ekzistojnë shumë data me të cilat duhet të jemi krenarë dhe se dita e stome është njëra nga to. Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka theksuar se me pjesëmarrje në aksion dëshirohet të tregohet përgjegjësia ndaj idesë të themeluar para 28 vitesh dhe të jepen sinjale të qarta se qeveria është e vendosur për mbrojtjen e mjedisit. Bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq konsideron se aksioni i sotëm është vërtetim që në Mal të Zi ekziston vetë dije e mjaftueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe për avancimin e situatës në këtë sferë. Kryebashkiaku i Podgoricës Ivan Vukoviq ka theksuar se fushata e sotme fletë për pjekurinë e Qeverisë së Malit të ZI dhe të administratave lokale që kanë ndaj ambientit jetësor. Ambasadorja e Bullgarisë në Mal të  Zi Meglena Pllugçieva Aleksandrova u ka bërë ftesë të gjithësve që të marrin pjesë në aksion duke shtuar se çdo ambasador pas ardhjes në Mal të Zi do të duhej të mbjell nga një pemë.

Nenad Vujosheviq  sillet në prokurori

Sekretari i prokurorit kryesor të shtetit  Nenad Vujovsheviq është shoqëruar sot në prokurori ku është marr në pyetje. Ai më parë ishte arrestuar në aeroportin e Podgoricës. Vujosheviq dyshohet se është pjesë e grupit kriminal  në krye të të cilit gjendet kryetari i Atllas Grupit Dushko Knezheviq. Ai në bisedën telefonike me Knezheviqin ka pohuar se i  ka dhenë ryshfet prokurorit suprem  Ivica Stankoviq , i cili këtë në ndërkohë e ka demantuar. Vujosheviq të premten e kaluar ishte larguar nga Mali i Zi , dy ditë para publikimit të audio incizimit të parë . Avokatët e Vujosheviqit kanë theksuar se ai nuk ishte në arrati por ka qëndruar në Serbi për mjekim dhe për këtë disponojnë dokumentacionin mjekësor .

 

241, 5 milion euro investime të huaja , ose 23% më tepër se në periudhën e kaluar

Gjatë 7 muajve të këtij viti në Mal të Zi janë derdhur 241.5 milion e uro investime të drejtë për drejta të huaja ose 23% më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është kumtuar nga mbledhja e Këshillit për stabilitetin financiar. Siç është kumtuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi, në mbledhjen e sotme është shqyrtuar informata për gjendjen e stabilitetit financiar për tre mujorin e dytë të këtij viti  në të cilën është konstatuar se ekonominë malazeze edhe gjatë këtij viti e karakterizojnë trendët pozitive dhe se gjeneratorët kryesor të progresit janë turizmi dhe ndërtimtaria. Nga ana tjetër, shpenzimet buxhetore gjatë 6 muajve të parë të këtiëj viti kanë qenë 12.9% më të ulëta , krahasuar me planin, thuhet në kumtesë.

Shpërdorimi i të drejtave dhe i dinjitetit të individëve LGBT është i pa pranueshëm

Shpërdorimi i të drejtave dhe dinjitetit të individëve të LGBT është i pa pranueshëm, ka deklaruar koordinuesja e organizatës së Kombeve të Bashkuara në Mal të Zi Fiona Mekluni.  Ajo i ka përgëzuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e paradës së shtatë të krenarisë e cila do të mbahet nesër në Podgoricë. Mekluni  , siç është kumtuar ka theksuar kurajon e LGBT individëve në përpjekjet e tyre për të drejta në rrethanat përplot me sfida . Meklun, siç thuhet më poshtë në kumtesë , është shprehur e shqetësuar me gjuhën  omofobike të cilën para do kohe e kanë  përdorur partitë politike si formë të fyerjeve reciproke si dhe për shkak të mungesës së koncensusit në Kuvendin e Malit të Zi për të drejtat themelore të individëve LGBT . Ajo ka shtuar se ekipi i Kombeve të Bashkuaa në Mal të Zi përkrah fuqishëm individët LGBT dhe kërkesat e tyre për jetë dinjitoze , të drejta të barabarta dhe sjellje në pajtim me ligjin.

 

Rreth 100 vëzhgues nga BE-ja do t’i monitorojnë zgjedhjet në Kosovë

Shefja e Misionit Vëzhgues nga Bashkimi Evropian, për zgjedhjer e parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel ka thënë të premten në Prishtinë se misioni që ajo drejton është dëshmi se BE-ja do të mbështesë organizimin e zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian ka dërguar një mision për vëzhgim të zgjedhjeve (EOM) në Kosovë. Shefja e këtij misioni, Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, ka thënë se ky është misioni i pestë i dërguar nga BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë nga viti 2013. “Misioni ynë vëzhgon procesin zgjedhor para, gjatë dhe pas votimit më 6 tetor dhe reflekton angazhimin e vazhdueshëm të BE-së drejt mbështetjes së zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë”, tha Cramon-Taubadel. Ekipi bazë prej 9 analistësh ka arritur në Prishtinë më 7 shtator, kurse 18 vëzhgues afatgjatë janë dërguar nëpër Kosovë më 15 shtator për të vëzhguar procesin në të gjitha 38 komunat. Pjesa tjetër e ekipit do t’i bashkohet misionit pak para ditës së zgjedhjeve. “Këto zgjedhje i shoh si mundësi shumë të mirë që të gjitha palët që marrin pjesë në zgjedhje ta demonstrojnë angazhimin e Kosovës për demokraci duke udhëhequr një proces zgjedhor të besueshëm dhe gjithëpërfshirës. Gjithashtu do të doja t’i inkurajoj njerëzit ta ushtrojnë të drejtën e votës”, ka thënë mes tjerash Cramon-Taubadel.

 

LIMAJ: DIALOGU, POLITIKA E JASHTME DHE BUJQËSIA, PRIORITETET I PROGRAMIT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një qeveri reformatore. Limaj që ka marrë pjesë në debatin "Fol Hapur", të organizuar nga Lëvizja Fol ka paraqitur programin qeverisës të koalicionit. " Prioritet është dialogu, politika e jashtme, pastaj bujqësia, ku ne besojmë se bujqësia ofron mundësi për vende pune, një mundësi që vendi ynë duke investuar në bujqësi të rrit ekonominë familjare. Tashmë në viteve të fundit jemi munduar ta fusin paketën sociale edhe në qeveri edhe në Kuvend. Paketa sociale nënkupton shtesat për fëmijët. Sigurimin social e kemi obligim. Sigurimi shëndetësor, nuk mund të kemi shëndetësi të mirëfilltë pa pasur sigurime shëndetësore", tha ai.Limaj tha se prioritet e kanë edhe mbrojtjen e prodhuesve vendor si dhe fuqizimin e diasporës. Tjetër prioritet Limaj tha se e kanë edhe reformën në drejtësi. Pretendenti për kryeministër është pyetur se cili do të jetë vendimi i parë si kryeministër. "Një kafe joformale me ministrat, unë do t'ua jap një afat gjashtë mujor për ministrat ku do të matet performanca e tyre", tha Limaj. Limaj është pyetur se më kë mund të bëjë bashkëpunim pas zgjedhjeve. "Një ministër nuk mund të bëjë vete reforma, duhet edhe vullneti i kryeministrit. Unë nuk do të pranoja të bashkëpunoja nëse nuk merremi vesh për pikat programore, tha Limaj.

 

LDK-JA ORGANIZON KONVENTËN PËR ZHVILLIM DHE PUNËSIM

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se nesër (e shtunë), do të organizojë Konventën për Zhvillim dhe Punësim. "Në këtë konventë, kandidatja për kryeministre e LDK-së, bashkë me përfaqësues të Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, do të shpalosë para bizneseve politikat ekonomike dhe masat konkrete që do të ndërmerren në qeverinë e ardhshme për të mbështetur bizneset dhe rritur punësimin. Kosovës i duhet një ekonomi konkurruese; me sektor privat dinamik që krijon vende pune të qëndrueshme; ku shteti është vetëm mbështetës dhe rregullator i aktiviteteve ekonomike; një ekonomi pa monopole; ku bizneset inovatore dhe eksportuese mbështeten fuqishëm nga shteti; me bujqësi moderne dhe siguri ushqimore sipas standardeve evropiane; një ekonomi me furnizim të qëndrueshëm me energji; ku ruhet ambienti për gjeneratën e ardhshme. Një ekonomi e tillë mund t’i bëjë ballë konkurrencës globale, si dhe të jetë e gatshme për integrim në tregun e madh të BE-së. Programi Qeverisës i LDK-së ofron përgjigje për këto çështje. Ftojmë bizneset, odat ekonomike dhe shoqatat e të gjithë sektorëve të vijnë të dëgjojnë programin tonë dhe të ofrojnë sugjerimet e tyre", ka shrkruar në "Facebook",Avdullah Hoti Kryesuesi I Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Avdullah Hoti.

 

LEBET: ZVICRA DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESË SISTEMIN PROKURORIAL NË KOSOVË

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës Zvicerane, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Siç njofton Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate, Lumezi ka njoftuar Ambasadorin Lebet me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit. Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori zviceran kanë biseduar edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë zvicerane. Të dy bashkëbiseduesit e kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm si dhe rëndësinë e thëllimit të tij edhe në të ardhmen. “Në anën tjetër, Ambasadori Lebet, duke vlerësuar punën që po e bënë Prokurori i Shtetit, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit që përfaqëson për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë”, theksohet në komunikatë.

Macron: Protestat e qytetarëve më ndryshuan për të mirë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pranoi se kriza me lëvizjen jo-politike "Xhaketat e Verdha" në disa mënyra ishte e mirë për të, sepse kjo e shtyu atë të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj francezëve. "Në një farë mënyre, situata me Xhaketat e Verdha ishte shumë e mirë për mua...sepse ata më kujtuan atë që duhet të bëja", tha Macron në një intervistë për US Times. "Unë me siguri kam dhënë përshtypjen se kam dashur reforma kundër njerëzve. Ndonjëherë padurimi im interpretohet si padurim me francezët, gjë që nuk është kështu", tha Macron. Presidenti francez shtoi se ai është në gjysmë të mandatit të tij pesë-vjeçar dhe është në fazën midis kërkesës për reformave dhe dhënies së rezultateve. "Sfida ime është të dëgjoj më mirë njerëzit sesa kam bërë në fillim të mandatit tim", tha presidenti francez. Protestat në Francë filluan në nëntor të vitit të kaluar dhe vazhduan për muaj të tërë. Ato nisën pas pakënaqësive për rritjen e çmimit të karburanteve, por vazhduan edhe për pakënaqësi të tjera ndaj politikave të Qeverisë së Macronit.

 

Shefi negociator i K.Veriore mirëpret propozimin e Trumpit për çështje bërthamore

Shefi negociator për çështje bërthamore në Korenë Veriore, Kim Myong Gil ka mirëpritur të premten propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për zbatim të një “metode të re” në bisedimet bërthamore me Phenjanin. Kim Myong Gil ka përshëndetur “vendimin e mençur politik” të Trumpit, për t’iu qasur bisedimeve të bllokuara pa “një problematik” në administratën amerikane, referencë që duket se i është bërë John Boltonit, i cili është shkarkuar ditë më parë nga pozita e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.Përpjekjet e Trumpit për të negociuar me Korenë Veriore kanë dështuar në muajin shkurt, pas ndjekjes së këshillës së Boltonit në samitin e dytë në Hanoi, duke i dhënë liderit verikorean, Kim Jong-un një letër me kërkesë për të transferuar të gjitha armët bërthamore të Phenjanit në Shtetet e Bashkuara. Koreja Veriore ka refuzuar kërkesën e Boltonit, duke e konsideruar atë si “manjak të luftës”. Trump ka thënë se Bolton ka bërë gabime, duke përfshirë ofendimet ndaj liderit verikorean, duke i kërkuar që të ndjekë “modelin e Libisë”, dhe të dorëzojë të gjitha armët. Negociatori verikorean për çështje bërthamore ka thënë se dëshiron të jetë “optimist” se Shtetet e Bashkuara do të prezantojnë “metodën e duhur kalkuluese në negociatat e ardhshme”. Kjo deklaratë edhe ka bërë të ditur se Kim Myong Gil do të jetë shefi i ri negociator verikorean për çështje bërthamore, i cili më parë ka qenë ambasador i këtij shteti në Vietnam.

 

Pentagoni përgatit planin e përgjigjeve të mundshme ndaj Iranit

Zyrtarët e Pantagonit do t’ia paraqesin presidentit amerikan, Donald Trump, një gamë të gjerë opsionesh ushtarake se si t’i përgjigjet SHBA-ja një sulmi ndaj industrisë së naftës në Arabinë Saudite.Uashingtoni e ka fajësuar Iranin për sulmin.Ushtria më 20 shtator do ta paraqesë para presidentit Trump një listë të synimeve të mundshme të sulmeve ajrore brenda Iranit, mes përgjigjeve të tjera të mundshme, i thanë agjencisë AP disa zyrtarë amerikanë të afërt me këtë çështje.

Zyrtarët thanë se Pentagoni do të paralajmërojë gjithashtu Trumpin, se veprimi ushtarak kundër Iranit, mund të përshkallëzohet në një konflikt të plotë të armatosur. Vendimi për hakmarrje ndaj Iranit, mund të varet nga lloji i provave që amerikanët dhe hetuesit sauditë janë në gjendje të ofrojnë, për të mbështetur pretendimet se sulmet u nisën nga Irani. Disa zyrtarë të administratës, përfshirë sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë pohuar se Teherani ishte pas sulmit. Pas takimit me aleatët në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Pompeo tha më 19 shtator se ekzistonte një "konsensus i jashtëzakonshëm në rajon" që Irani kreu sulmin pavarësisht mohimeve të tij.Irani ka mohuar përfshirjen dhe paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se çdo sulm do të çonte në një "luftë gjithëpërfshirëse" me Teheranin. Megjithë pretendimet, sekretari Pompeo ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara "do të donin një zgjidhje paqësore" ndaj krizës së shkaktuar nga sulmi.

 

Rusia dhe Kina përdorin veton ndaj rezolutës humanitare për Sirinë

Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj një rezolute të mbështetur nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkuan armëpushim në provincën veri-perëndimore Idlib të Sirisë.Rezoluta kërkonte që aktivitetet kundër-terrorizmit të përputheshin me ligjin ndërkombëtar humanitar. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia, tha se qëllimi i rezolutës - të hartuar nga Gjermania, Belgjika dhe Kuvajti - ishte "të shpëtonte nga humbja e tyre e fundit, terroristët ndërkombëtarë që janë futur në Idlib". Ambasadori i Gjermanisë, Christoph Heusgen, tha se përkrahësit e rezolutës humanitare "qëndrojnë të vendosur për të luftuar terrorizmin" - por insistojnë që operacionet duhet të sigurojnë mbrojtje të civilëve, siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar. Më parë, një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara i tha Këshillit të Sigurimit se situata humanitare në Idlib ishte "alarmante".

 

Në shumë vende të botës protestohet kundër ndryshimeve klimatike

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën të premten në Australi, si pjesë e një fushate protestuese botërore, duke bërë thirrje për veprime kundër ndryshimeve klimatike. Disa nga tubimet e para nisën në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej dhe kryeqytetin Kanberra. Demonstruesit australianë u bënë thirrje autoriteteve të vendit - i cili është eksportuesi më i madh në botë i qymyrit dhe gazit të lëngshëm natyror - të ndërmarrin veprime më të ashpra për të zvogëluar emetimet e gazrave serë. Tubime të ngjashme u planifikuan të mbahen në disa qytete në mbarë botën. Në Shtetet e Bashkuara janë planifikuar më shumë se 800 organizime, ndërsa në Gjermani pritet të mbahen më shumë se 400 tubime. Tubimet protestuese po mbahen edhe për t’i bërë presion udhëheqësve botëror që do të marrin pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike më 23 shtator.

 

Futbollistët e Otrant Olimpikut, në kategorinë e kadetëve të Malit të Zi,u kthyen me humbje nga Spuzhi. Në javën e 7-të të Ligës së Kadetëve të Malit të Zi humbën ndeshjen me rezultat 4:0. Skuadra nga Ulqini as në këtë ndeshje nuk arriti të shënojë asnjë gol. Mosefikasiteti i ulqinakëve është një problem i pakapërcyeshëm për drejtuesit e skuadrës së Ulqinit, e cila deri në këtë fazë të garës ka shënuar vetëm 3 gola, kurse rrjeta e portierit të sajë është tundur 39 herë. Kjo paraqitje e dobët e fubollistëve të Otrantit i ka vendosur ata në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit, me vetëm tri pikë të fituara. Bilanci i deritashëm i kësaj skuadre është gjashtë ndeshje të humbura dhe vetëm një fitore. Otrant Olimpiku ndeshjen e radhës do ta luaj me skuadrën e Jezeros.

 

Klubi i Taekwondosë Ulqini në Kampionatin Ballkanik në Samokov të Bullgarisë arriti të fitoj 8 medalje. Kryetari i klubit Fikret Dushku thotë se ky është një sukses i madh i klubit, i cili përfaqësoi Malin e Zi, kur kihet parasysh se në këtë kampionat morën pjesë 12 shtete me rreth 660 garues. Pesha e këtij suksesi shtohet edhe më shumë për shkak se sporti i Ulqinit në përgjithësi sidomos tash dy muaj ndodhet në krizë të thellë fimnaciare për shkak të bllokimit të llogarisë bankare të Komunës së Ulqinit. Edhe pse të gjitha klubet e sportit në këtë qytet kanë probleme serioze financiare Klubi i Taekvondosë “ Ulqini” është një shembull i shkëlqyer se si mund të punohet me sukses.

Përgatiti Gjekë Gjonaj

 

Edhe nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell

             Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët . Frynë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore.

        Temperaturat: H. Novi e Ulqin 25, Podgoricë e Tivar 24, Cetinë 20, Nikshiq 18, B. Pole e Beranë 17, Shavnik, rozhaj e Plavë 16, Plevle e Plluzhinë 15, Kollashin 14 dhe në Zhablak 10 g.

         Meteorologët edhe për nesër parashohin të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prje 15 deri në 28 g. c.

 

Ditarin e pergatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се