Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 09. 2019. 18:57 >> 18:59

Ditari 17.09.2019

17.09.2019

Do të ishte e drejtë që Mali i Zi të jetë anëtar i BE

BE është e vetmja rrugë për vendet e Ballkanit Perendimor pa të cilat Evropa nuk do të jetë tërësishtë e integruar, ka vlerësua ambasadori i Greqisë Sotirios Atanasiu. Siç theksohet në kumtesë presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq e ka pritur sot ambasadorin grek për vizitë lamtumirëse. Gjukanovioq me këtë rast e ka falenderua ambasadorin grek për një bashkëpunim cilësor gjatë mandatit të tij dipolomatik dhe është shprehë i kënaqur me përparimin e marrdhënjeve ndërmjet dy shteteve në të gjitha sferat. Ambasdori Atanasiu është falenderua për pritje miqësore gjatë mandatit të tij, duke vlerësua se Mali i Zi ka bërë progres të madh në planin ekonomik por edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe është vend udhëheqës në procesin e integrimeve evropiane. Ai ka theksuar se BE është e vetmja rrugë për vendet e Ballkanit Perendimor , pa të cilat Evropa nuk do të jetë e integruar tërësisht.

 

Markoviq e Atanasiu - Mali i Zi dhe Greqia  zhvillojnë marrëdhënie të mira politike dhe bilaterale

Mali i Zi dhe Greqia  zhvillojnë marrëdhënie të mira politike dhe bilaterale , kurse bashkëpunimin solid ekonomik duhet avancuar edhe më tepër , është vlerësuar në takimin e kryeministrit Dushko Markoviq me ambasadorin e Greqisë Sotirios Atanasiu. Greqia gjithmonë drejtë për drejtë dhe qartë i ka përkrahur prioritetet tona shtetërore dhe dua tu falenderoj për këtë . Ambasada juaj ka qenë pika e parë kontaktuese në procesin e integrimeve në NATO , kurse sot , kur jemi anëtarë i aleancës , së bashku me Italinë, vëzhgoni hapësirën tonë ajrore “ ka theksuar Markoviq gjatë vizitës lamtumirëse të ambasadorit Atanasiu. Markoviq ka theksuar se në Mal të Zi janë të pranishme kompani të njohura greke , mirëpo ekziston hapësirë për një bashkëpunim më përmbajtësor dhe për investime të reja në fusha të ndryshme. Gjatë takimit është konstatuar se lidhjet më të mira ajrore do të ishin impuls shtesë për një bashkëpunim më të fortë ekonomik. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se procesi i integrimeve të Malit të Zi dhe i tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është me rëndësi të madhe për një progres të mëtejmë , për paqe dhe stabilitet. Ambasadori Atanasiu ka theksuar se integrimet janë të rëndësishme si për Ballkanin ashtu edhe për BE duke shtuar se është me rëndësi përshpejtimi i procesit të bisedimeve.

Jam i bindur se Mali i Zi do të vazhdojë të realizojë rezultate të mira

Jam i bindur se Mali i Zi do të vazhdojë të realizojë rezultate të mira në procesin e integrimeve evropiane , në veçanti me hapjen e kapitullit të fundit, të 8 – konkurrenca , ka theksuar ambasadori i republikës së Greqisë Sotirios Atanasiu. Ambasadorin grekë sot e ka pritur në vizitën lamtumirës edhe ministri për punë të jashtme i Malit të Zi Srgjan Darmanoviq. Siç thuhet në kumtesën e kësaj ministrie , Darmanoviq e ka falënderuar ambasadorin Atanasiu për bashkëpunim të mirë gjatë mandatit të tij dhe në kontributin e dhënë në përparimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve. Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendimet për rëndësinë e vazhdimit të politikës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor , edhe për kundër sfidave të shumta me të cilat aktualisht ballafaqohet BE.

 

Gjukanoviq e Brajoviq urojnë ditën e komunës së Nikshiqit

Nikshiqi, i cili gjatë historisë është i njohur si simbol i lirisë dhe antifashizmit , ka kontribuar në masë të madhe për një Mal të Zi aktual bashkëkohor, ka deklarua presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq. Ai me rastin e 18 shtatorit- ditës së komunës së Nikshiqit u ka dërgua urime kryetarit Veselin Grboviq, kryetarit të kuvendit Radivoje Nikçeviq, këshilltarëvet dhe të gjithë qytetarëve të Nikshiqit me dëshirë për punë të mëtejme të sukseshme. Udhëheqjes komunale , këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve të Nikshiqit telegram urimi u ka dërgua edhe kryetari i kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq. Ai në urim ka theksua se qytetarët e Nikshiqit me të drejtë presin se përmes realizimit të sukseshëm të potencialeve të shumta ekonomike jeta në këtë qytet në Mal të Zi do të jetë shumë më cilësore.

 

Veloviq - Rasti i vrasjes të Dushko Jovanoviq është zbardhur

Rasti i vrasjes të Dushko Jovanoviq është zbardhur sa i përket kuptimit operativ ,ka theksuar drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq duke shtuar se ka pasur lëshime . Veloviq  këtë e ka theksuar  në mbledhjen e Këshillit për integrimet evropiane , në të cilën ka mbajtur dëgjimi konsultativ të përfaqësueseve të institucioneve shtetërore në temën e zgjidhjes së rasteve të sulmeve kundër  gazetarëve dhe medieve në Mal të Zi. Veloviq ka theksuar se rasti i vrasjes së Dushko Jovanoviqit është zbardhur sa i përket kuptimit operativ si dhe rrethanave të vrasjes. Poashtu , sipas fjalëve të tij ka pasur edhe lëshime. Nëse kemi identifikuar përgjegjësinë , nuk kam dilemë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësinë. Askush nuk mund të jetë i privilegjuar nga përgjejgjësia, pa marrë parasysh se për kënd është fjala dhe cilit nivel i takon, ka theksuar Veloviq.

M. Beshiq është i domosdoshëm angazhimi për krijimin e bashkëjetesës stabile

Shkallën më të lartë të distancës etnike, malazezët kanë treguar ndaj Romëve, diçka më pak ndaj Shqiptarëve kurse më pakë ndaj Kroatëve dhe pothuajse fare pak ndaj Serbëve, tregojnë hulumtimet e Qendrës për Demokraci dhe të drejtat e njeriut CEDEM. Drejtorja e kësaj qendre Milena Beshiq ka theksuar se është i domosdoshëm angazhimi i institucioneve kompetente , i OJQ , Mediave dhe i të gjithë qytetarëve për krijimin e bashkëjetesës stabile ndërnacionale dhe i mirëkuptimit etnik si dhe i promovimit të vlerave , siç janë dinjiteti njerëzor ,barazia, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave. Beshiq ka theksua se sondazhi me titull ,, raportet Ndëretnike dhe distancat etnike në Mal të Zi,, është realizuar në maj të këtij viti në mostrën prej 909 të anketuerëve në 17 komuna të Malit të Zi.

 

SOT BËHET TËRHEQJA E SHORTIT PËR RENDITJEN E PARTIVE NË FLETËVOTIM

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike, bëhet në ndërtesën e KQZ-së.

 

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka nisur një fushatë 

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka nisur një fushatë në përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme.“Rriteni Biznesin Tuaj”, e ka quajtur Veseli këtë fushatë, ku shpreh gatishmërinë që t’i vizitojë ato në vendet ku operojnë. “Nga sot po e filloj fushatën "Rriteni Biznesin Tuaj", për të përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme anekënd Kosovës. Më ftoni që të vizitoj biznesin tuaj, duke më dërguar videot tuaja me hashtag #RriteniBiznesinTuaj dhe unë do vij te ju”, ka shkruar Veseli.

Brexit-i është makth, thotë kryeministri i Luksemburgut

Procesi i Brexit-it, apo i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, është shndërruar në "makth", tha kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Johnson. Bettel tha se Johnson ka dështuar të paraqesë ndonjë plan serioz, që do të mundësonte Brexit-in me marrëveshje me BE-në, më 31 tetor. Por, Johnson, i cili e anuloi konferencën për media për shkak të zhurmës së protestuesve në Luksemburg, tha se "është bërë shumë punë" dhe se "letrat janë shpërndarë". Bettel, në anën tjetër, tha se "zgjidhja e vetme" është marrëveshja ekzistuese për Brexit-in. Kjo marrëveshje është arritur vitin e kaluar nga paraardhësja e Johnsonit, Theresa May, por ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, kryesisht për shkak të politikave që parashihte në kufirin me Irlandën. Data për Brexit është shtyrë dy herë. Johnson këmbëngul tani se Brexit-i do të ndodhë më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me BE-në. Bettel tha se, për momentin, nuk ka "propozime konkrete në tryezë" nga Britania e Madhe dhe shtoi se BE-së "i duhen më shumë sesa fjalë". "Ne kemi nevojë për propozime të shkruara dhe koha po kalon. Kështu që ndaloni së foluri dhe veproni", tha Bettel.

Institucionet financiare e kanë paralajmëruar Britaninë për pasoja të rënda ekonomike nëse e lë BE-në pa marrëveshje. Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

 

Protesta në Paris kundër reformave të Macronit në pensione

Juristë, mjekë e pilotë janë mblodhur dje në Paris për të protestuar kundër planit të Qeverisë së Francës për reforma në pensione. Qeveria e presidentit Emmanuel Macron sapo ka nisur një nga reformat më ambicioze të saj: bashkimin e 42 sistemeve të ndryshme të pensioneve në Francë në një sistem të vetëm, të bazuar në pikë. Macron këmbëngul se kjo mënyrë do të jetë më e drejtë, por disa profesione thuhet se do të humbasin. "Të gjitha profesionet këtu i kanë trajtuar mirë fondet e tyre", tha për agjencinë Reuters piloti i kompanisë Air France, Thierry Oriol, i cili ishte një nga disa qindra protestues që marshuan nëpër qendër të Parisit. Në fund të javës së kaluar, punëtorët e transportit publik në Paris kanë qenë po ashtu në grevë për shkak të reformave në pensione. Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç po ashtu do të marrin pension më të ulët. Qeveria e Francës do që parlamenti të votojë për to në fillim të vitit të ardhshëm. Macron është dobësuar politikisht nga protestat antiqeveritare të lëvizjes "Jelekët e verdhë" qysh në fund të vitit 2018 dhe në fillim të këtij viti.

Këto protesta, që kanë shpërthyer edhe në dhunë, janë nxitur nga zemërimi i qytetarëve për rënien e standardit të jetesës dhe gjithashtu shqetësimet e tyre se Macron po e shtyn me ngulm agjendën e tij të reformave.

 

Policia franceze zhvendos qindra migrantë

Policia franceze po zhvendos të paktën 900 migrantë nga një palestër dhe një kamp, pas shqetësimeve për sigurinë dhe higjenën. Një zëdhënës i rajonit Nord tha se migrantët që po evakuohen përfshijnë një numër të paspecifikuar të fëmijëve dhe familjet e tyre. Mediat lokale thonë se migrantët janë kryesisht kurdë nga Iraku. Një gjykatë këtë muaj urdhëroi që migrantët të largoheshin, në mënyrë që të ndalet dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore në atë rajon. Zëdhënësi tha se migrantët janë dërguar në strehimore të përkohshme, dhe atyre u është lejuar të aplikojnë për azil.Grupet e aktivistëve kanë paralajmëruar që evakuimet nuk i ndalojnë ardhjet emigrantëve në atë zonë. Migrantët që ikin nga nga varfëria dhe konflikti janë vendosur përgjatë bregdetit francez me shpresën se nga aty mund të të kalojnë në Britaninë e Madhe.

 

Shefi i OKB-së hap sesionin e ri të Asamblesë së Përgjithshme

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, hap sot sesionin e 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Guterres do të mirëpresë presidentin e ardhshëm të Asamblesë, Tijjani Muhammad-Bande, nga Nigeria, i cili do të marrë rolin e ri si kryesues i organizatës 193-anëtarëshe. Siç është traditë, sesioni i ri fillon një javë para se të fillojë debati i nivelit të lartë në Asamble, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë.

"Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ku çështjet e njerëzimit ndërlidhen gjithnjë e më shumë, Asambleja e Përgjithshme është platforma jonë universale për të ndërtuar konsensus për të mirën e përbashkët", tha Guterres në prag të nisjes së sesionit të ri. Asambleja e Përgjithshme është organi kryesor përfaqësues i Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha 193 vendet anëtare kanë të drejta të barabarta votimi. Ajo miraton traktate dhe rezoluta, por ato nuk janë juridikisht të detyrueshme.

 

Christine Lagarde merr mbështetjen e PE-së për të drejtuar Bankën Qendrore Evropiane

Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post. Ligjvënësit votuan 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenime në seancën e parlamentit në Strasburg. "Christine Lagarde është një zgjedhje e shkëlqyeshme", tha para votimit, Ludek Niedermayer, një ligjvënës i krahut të djathtë. Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë. Lagarde ka drejtuar më parë Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat tetë vjeçar në një samit të rregullt në mes të muajit tetor.

 

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një tubim zgjedhor në Afganistan

Së paku 24 njerëz u vranë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në afërsi të një tubimi zgjedhor në Afganistan. Në këtë ngjarje në Çarikar - kryeqytet i provincës Parvan - po merrte pjesë edhe presidenti afgan, Ashraf Ghani, por një ndihmës i tij tha se Ghani nuk është plagosur. Kreu i spitalit të provincës, Abdul Qasim Sangin, tha se shumica e viktimave duket se janë civilë dhe se në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë. Një zyrtar i qeverisë lokale tha se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës. Përgjegjësinë për të nuk e mori ende asnjë grup. Në një tjetër incident, së paku tre persona u vranë nga një shpërthim në qendër të Kabulit, tha policia. Militantët talibanë kanë kërcënuar se do t'i përshkallëzojnë sulmet për t'i shkurajuar njerëzit nga votimet në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit. Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani, janë ndërprerë javën e kaluar. Bisedimet nuk e kanë përfshirë Qeverinë e Afganistanit.

 

Shefi i NATO-s shpreh shqetësim nga sulmet në Arabinë Saudite

Udhëheqësi i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve, pas sulmeve në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite. "U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i parandalojnë sulmet e tilla përsëri, sepse ato mund të kenë pasoja negative në gjithë rajonin. Ne jemi tejet të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit", tha Stoltenberg në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP. Të hënën, Shtetet e Bashkuara publikuan disa imazhe satelitore që tregojnë dëmtime në objektet e naftës dhe ato e drejtuan gishtin e fajit kah Irani.Irani e mohoi përfshirjen në sulme.Rebelët Huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin, e morën përgjegjësinë.Huthit kanë kryer sulme në tokën saudite edhe më parë.Por, të fundit ishin shumë më të mëdha dhe goditën fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës dhe një fushë tjetër të naftës.Efekti i menjëhershëm ishte zvogëlimi për 5% i furnizimeve globale me naftë dhe rritja e çmimeve. Stoltenberg po ashtu tha se Irani "po e destabilizon gjithë rajonin".

 

Trump i gatshëm të ndihmojë sauditët që t’i kundërpërgjigjen sulmit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “gjithnjë e më shumë duket” se Irani qëndron prapa një sulmi në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite, por shtoi se është ende herët që kjo të thuhet me siguri.

Trump po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë, porse janë të gatshme ta ndihmojnë Arabinë Saudite – aleaten kryesore në rajonin e Gjirit – që t’i kundërpërgjigjet sulmit, sapo të përcaktohet përfundimisht se kush është përgjegjës. “Nuk dua luftë me askënd, por jemi të përgatitur”, u tha Trump gazetarëve në Uashington. Ai theksoi se çdo sulmi të mundshëm amerikan do t’i paraprijnë bisedime me aleatët në rajonin e Gjirit dhe në Evropë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e fajësoi direkt Iranin për sulmin në Arabinë Saudite. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mike Esper, bëri të njëjtat akuza të hënën, kur SHBA-ja publikoi disa imazhe satelitore dhe citoi inteligjencën për të mbështetur pretendimet se Irani qëndron prapa sulmit të 14 shtatorit. Irani e mohon përfshirjen në sulm, përgjegjësinë për të cilin e morën rebelët Huthi në Jemen. Këta të fundit, që po ashtu janë të lidhur me Iranin, thanë se  për të kryer sulmin.

Në Izrael mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Izraelitët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme - të dytat në pesë muaj.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i thirri zgjedhjet pasi dështoi të formojë koalicionin qeverisës, pas votimeve në prill. Sondazhet e fundit të opinionit e nxorën partinë e tij Likud në konkurrencë të ngushtë me rivalen kryesore, Partinë Blu dhe Bardhë, të udhëhequr nga ish-shefi ushtarark, Benny Gantz. Sondazhet sugjerojnë se asnjëra prej këtyre partive nuk do të ketë shumicë të qartë. Bisedimet për formimin e koalicionit të ri pritet të nisin sa të përfundojnë votimet në orën 22:00 sipas kohës lokale dhe të dalin rezultatet e para.

 

Hapet zyra e Drejtorisë tatimore, në Tuz

Sot u bë hapja e Zyrës së Drejtorisë tatimore në Komunën e Tuzit dhe njëheri, ishte ky rast i mirë për takimin e kryetarit të komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj dhe drejtorit të Drejtorisë tatimore të Malit të Zi, z. Miomir M. Mugosha.

Siç njoftojnë nga zyra e komunës për bashkëpunim me opinion, gjatë këtij takimi, u konkludua se dega e re në këtë komunë, do të kontribuojë në një koordinim më të mirë, cilësi më të mirë të shërbimeve dhe kontroll më efikas të rregullsisë së operacioneve të biznesit në Tuz. Gjithashtu, u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes Drejtorisë tatimore dhe  pushtetit lokal në Tuz, në rritjen e nivelit më të lartë të disiplinës tatimore.

Pregatiti Gjokë Dukaj

 

Prej mbrëmë qyteti i Ulqinit, duke filluar nga fshati Zogaj, ndodhet pa ujë të pijshëm. Në ndërmarrjen e ujësjellës –kanalizimit njoftojnë se qytetarët e Ulqinit nuk do të kenë ujë të pijshëm për shkak të difektit në tubacionin kryesor të ujësjellësit. Drejtuesit e kësaj ndërmarrje thonë se qyteti i Ulqinit nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm deri në orët e vona të ditës së sotme, kur pritet të riparohet difekti dhe të rikthehet uji i pijshëm.

Pergatiti Gjekë Gjonaj

 

Nesër mot i ngajshëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

    Temperaturat: Podgoricë 32, Beranë 30, Plevle e Rozhaj 29, Budvë , Kollashin, B. Pole e Shavnik 28, Pluzhinë 27, Tivar, H. Novi, Ulqin , Cetinë e Nikshiq 26, Plavë 25 dhe në Zhablak 23 g.

       Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me dhe intervale me diell. Pas dite në viset qendrore dhe bregdetare parashihet të këtë reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë . Do të fryjë erë mesatare nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 30 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се