Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 09. 2019. 18:15   >>  18:25

Ditari 12.09.2019

12.09.2019

Markoviq, në Samitin e kryeministrave në Pragë

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, merr pjesë sot në samitin e kryeministrave të grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Pragë. Siç kanë kumtuar nga Qeveria, kryeministri Markoviq, udhëton për në Pragë me ftesën e kryeministrit çek, Andrej Babish.

Siç është paralajmëruar kryeministrat e grupit të Vishegradit dhe Çekisë , Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë si dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimorë do të bisedojnë për çështjet lidhur me procesin e integrimeve evropiane si hapin kryesor për zhvillimin ekonomik , stabilitetin politikë, paqen dhe sigurinë në rajon.

Në punën e këtij Samiti, do të marrin pjesë kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përbërja e re e Komisionit Evropianë, në mbështetje të politikës së zgjerimit

Të gjithë akterët politikë në Kuvend, duhet të dëshmojnë vullnet dhe të merren vesh për reformat e duhura me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislaturës zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve shtesë të organizatave ndërkombëtare relevante, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimin në Komisionin evropianë, Kristian Daniellson, i cili ka biseduar sot me kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq.

Brajoviq, ka njoftuar delegacionin e Komisionit Evropianë, me rezultatet e deritashme të përbërjes aktuale të Parlamentit dhe, para së gjithash, ka vlerësuar angazhimet e koalicionit qeverisës me qëllim që Mali i Zi, të vazhdojë reformat e filluara në procesin e Integrimeve evropiane. Ndërkaq, Daniellson, ka theksuar se muajt e ardhshëm janë sfidë e madhe për akterët politike në Kuvend, që të dëshmojnë vullnetin dhe të merren vesh për reformat e duhura me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislaturës zgjedhore dhe në zbatimin e rekomandimeve shtesë nga organizatat relevante ndërkombëtare.

Shtyrja e punës së Këshillit, kundër interesave të opozitës

Mbledhja e Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore ka përfunduar sot në Kuvendin e Malit të Zi dhe ishte e mbyllur për opinion.

Nga Mali i Zi Demokratikë, kanë kumtuar se interesi i opozitës është të intensifikojë punën e Këshillit si dhe të zbulohen planet e PDS. Në mbledhjen e sotme të Këshillit, ishin të pranishëm edhe drejtori për politikën e fqinjësisë dhe bisedimet për zgjerim në Komisionin Evropianë, Kristian Daniellson, dhe shefi i delegacionit të BE në Podgoricë, Aivo Orav.

Deputeti i Demokratëve, Danillo Sharanoviq, ka deklaruar se përfaqësuesin e lartë të BE, e kanë njoftuar me situatën e komplikuar në Mal të Zi, në veçanti me atë që ka të bëjë me ambientin zgjedhor. Deputeti i Demokratëve, Momo Koprivica, ka theksuar se PDS, e ka planin që opozitën ta fus në mungesë kohore dhe ka shtuar se shtyrja e punës së Këshillit, është në interesin e partisë në pushtet, e jo të opozitës, siç ka thënë ai.

 

Qeveria , garanton lirinë e shprehjes

Në Mal të Zi, sot veprojnë 140 medie, kurse krijimi i kushteve të domosdoshme për punën e tyre të sigurt dhe pa pengesë si dhe avancimi i ambientit të përgjithshëm mediatik, janë qëllime kyçe të Qeverisë së Malit të Zi, ka deklaruar ministri i kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, në hapje të forumit “Ditët e medieve të BE – Ballkani Perëndimorë”, në të cilin, temë qendrore, është raporti i politikës dhe medieve. Në këtë tubimi dy ditorë, prezanton edhe drejtori i përgjithshëm në drejtoratin e Komisionit Evropianë për fqinjësinë dhe negociatat për zgjerim, Kristijan Daniellson.

Liria e të shprehurit, si e drejtë themelore njerëzore, është e pa tjetërsueshme, por ajo bartë me vete përgjegjësinë, si ndaj fakteve po ashtu edhe ndaj opinionit.

Raportimi kualitativ dhe objektiv, është në përkrahje të kualitetit të demokracisë, kurse mediet janë kontrolluesi më i mirë i çdo pushteti kur janë profesional, ka theksuar ministri, Boganoviq. Arma më e mirë kundër lajmeve të rrejshme vazhdon të jetë informacioni i vërtetë. Në kohën e sfidave dhe periudhës digjitale dhe hiper-produksionit të lajmeve, Malit të Zi dhe rajonit,i nevojiten mediet të cilat punojnë në interesin e opinionit, ka theksuar Bogdanoviq.

Së shpejti propozim ligji për punën

Ekspertët Evropianë, së shpejti do të mund të deklarohen lidhur me mendimin për propozim ligjin për punën. Në ministrinë e punës dhe përkujdesje sociale kanë theksuar se u është premtuar se kjo procedurë është në përfundim e sipër. Pas kësaj, siç ka theksuar për Radion e Malit të Zi, Irena Joksimoviq, do të jetë e njohur se çfarë duhet të bëjë në këtë akt Mali i Zi. Në Unionin e punëdhënësve dhe Sindikatave të lira, kanë vlerësuar se partnerët social në çështjet më të shpeshta, kanë arritur kompromis por , siç thonë ata pas mendimeve të marra nga Brukseli janë të gatshëm në vazhdimin e bisedimeve për çështjet kontestuese. Siç ka konstatuar sekretari i përgjithshëm i Unionit të sindikatave të lira, Srgja Kekoviq, partnerët social kanë punuar seriozisht në përgatitjen e këtij ligji, prandaj, pjesë përbërëse e kësaj dispozite do të jetë kontrata e përgjithshme kolektive, stazhi i punës , akti i sistematizimit , plani i pushimeve vjetor, por siç ka thënë ai ende ka dispozita në të cilat duhet punë shtesë.

 

Mali i Zi, ka avancuar në fushën e lirive ekonomike

Mali i Zi, ka shënuar përparim në fushën e lirive ekonomike , kurse dëshmi e kësaj është edhe rritja e vazhdueshme e investimeve të drejtë për drejta nga jashtë, ka deklaruar përfaqësuesja e ministrisë së financave, Bojana Boshkoviq.

Ajo , duke komentuar raportin e sivjetshëm të institutit Fraiser, për liritë ekonomike në botë , ka theksuar se metodologjia e re është e pa volitshme për Malin e Zi.

Fraiser Instituti, ka vlerësuar negativisht aktivitetet e fuqishme investuese të vendit , kurse Mali i Zi është investitor i fuqishëm për shkak të orientimit strategjikë të qeverisë të avancojë infrastrukturën e përgjithshme, ka deklaruar, Boshkoviq, për agjencinë Mina.

 

Haradinaj, sqaron mospjesëmarrjen në samitin e Vishegradit

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet të enjten në Pragë.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit”, thuhet në një postim të Haradinajt, në rrjetin social Facebook, duke bërë të ditur se për arsyet e mospjesëmarrjes e ka njoftuar përmes një letre edhe kryeministrin e Çekisë, Andrej Babis.

“Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues”, ka thënë më tutje Haradinaj.

A.Vuçiq; Nuk është reale pritja për tërheqjen e njohjes nga Çakia

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se ai nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e presidentit të Çekisë, Milosh Zeman, se ai do të ngrisë çështjen e tërheqjes së njohjes para institucioneve çeke, Vuçiq tha se çekët janë "miq të sinqertë" të Serbisë, por që shtetet, veçanërisht ato, që sipas tij janë “në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

"Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun.

Të mërkurën, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë vizitës në Beograd, tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Maqedonia e Veriut, të mos dënohet për shkak të Shqipërisë

Ish-ministrja për integrime dhe ish-deputetja e Lëvizjes socialiste për integrim, Klajda Gjosha, deklaroi se dëshiron që Maqedonia e Veriut të mos “dënohet” për shkak të Shqipërisë për fillimin e negociatave me BE-në. Shton se shteti ka bërë sakrificë të madhe, siç është ndryshimi i emrit, që është arritur me Marrëveshjen me Greqinë, në momentin kur nuk pritej.

“Dëshiroj që Maqedonia e Veriut të mos humbë kohë për shkak të Shqipërisë. E di që Maqedonia e Veriut ka bërë sakrificë të jashtëzakonshme. Ta ndryshosh emrin është me të vërtetë diçka e madhe jo vetëm për vendin por edhe për qytetarët e saj. Ata arritën marrëveshje me Greqinë në momentin kur nuk pritej që të arrihej një marrëveshje e tillë.

Meritojnë që të vazhdojnë negociatat me BE-në edhe për reformat e shumta të cilat i ndërmorën. Dëshiroj që të mos dënohet për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria”, deklaroi Gjosha për televizionin e Tiranës “Ora News”.

Sa i përket Shqipërisë ajo është pesimiste se vendi i saj në tetor mund të marrë datë, sepse, sipas saj, nuk ka përmbushur asnjë nga rekomandimet. Madje, thekson se është e mundur që të shtohet edhe një. Gjosha është një nga personalitet kyçe në Lëvizjen Socialiste opozitare, e cila është partia e tretë për nga madhësia në vend. Ajo ishte pjesë e qeverisë paraprake të kryeministrit Edi Rama, kur LSI-ja ishte partner koalicioni i socialistëve.

Ligji për prokurorinë i rëndësishëm në procesin e bisedimeve

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Samuel Zhbogar ka kërkuar nga partitë politike që të arrijnë marrëveshje për ligjin e Prokurorisë Speciale, duke e vlerësuar madje si më të rëndësishëm se sa marrja e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

Zhbogar konsideron se politikanët duhet të angazhohen për kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor."Vlerësoj se arritja e një zgjidhjeje për një gjyqësor funksional është shumë më e rëndësishme se data e fillimit të negociatave me BE-në. Vlerësoj se pikërisht në këtë segment palët duhet të përqendrohen. Nëse rikthehet besimi, jam i sigurt se ne në BE do ta vërejmë këtë ndryshim", ka deklaruar ambasadori i BE-së.

Sa i përket pritjeve të institucioneve për marrjen e datës në tetor, Zhbogar tha se ka ende kohë për këtë, dhe se kjo periudhë duhet të shfrytëzohet në përmirësimin e gjendjes në gjyqësor duke gjetur zgjidhje për Prokurorinë Speciale, por edhe për zbardhjen e rastit “Reket”. Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i opozitës, Hristijan Mickovski të mërkurën janë takuar, por nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me ligjin e Prokurorisë.

 

Në pritje të propozimeve të reja për Brexit

Michel Barnier, u tha gazetarëve se "ne jemi ende të gatshëm të ekzaminojmë në mënyrë objektive çdo propozim konkret dhe ligjërisht operacional nga Britania e Madhe".

Negociatori për Brexit i Bashkimit Evropian është shprehur se blloku është ende në pritje të propozimeve nga kryeministri Boris Johnson për të përfunduar ngërçin mbi largimin e Britanisë, e cila do të ndodh në fund të muajit të ardhshëm.

Michel Barnier u tha gazetarëve se "ne jemi ende të gatshëm të ekzaminojmë në mënyrë objektive çdo propozim konkret dhe ligjërisht operacional nga Britania e Madhe".

I dërguari i Johnson, David Frost ka zhvilluar bisedime në Bruksel këtë javë por nuk është arritur asnjë përparim.

Johnson dëshiron që masa e kufirit irlandez të hiqet nga marrëveshja ligjore e detyrueshme për Brexit, e vendosur nga paraardhësi i tij.

BE këmbëngul që e ashtuquajtura backstop duhet të qëndrojë në mënyrë që mallrat të mund të rrjedhin pa probleme midis vendit anëtar Irlandës dhe Irlandës Veriore kur të largohet së bashku me pjesën tjetër të Britanisë.

Përgjigja e SHBA, më e fortë se kurrë më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar për t’i goditur talibanët më “ashpër” se asnjëherë më parë, teksa Shtetet e Bashkuara kanë shënuar 18-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, të cilat kanë nxitur luftën në Afganistan. Trump ka mbajtur fjalim në Pentagon për të shënuar vrasjen e afro 3,000 personave në sulmet e vitit 2001, vetëm disa ditë pasi ka njoftuar se bisedimet për paqe me talibanët “janë të vdekura”.

Presidenti amerikan po ashtu ka paralajmëruar talibanët kundër kryerjes së ndonjë sulmi tjetër kundër SHBA-së.

Përgjigjja amerikane do të jetë e atij lloji “që ata nuk kanë parë kurrë më parë”, ka thënë Trump, duke theksuar se nuk është duke iu referuar përdorimit të armëve bërthamore.

Komentet e presidentit kanë ardhur pasi Ayman al-Zawahiri, lideri i grupit terrorist, Al-Kaida, që ka kryer sulmet teroriste në SHBA më 2001, ka kërkuar përmes një video incizimi sulme në “interesat e Izraelit, Amerikës, Britanisë, Franës, Rusisë dhe aleatëve të tyre evropianë”.

Zawahiri është emëruar në krye të Al-Kaidës më 2001, pasi Osama bin Laden është vrarë nga forcat speciale në Pakistan.

Rreth 2.500 persona të zhdukur nga uragani Dorian

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë regjistruar 2,500 persona të zhdukur, pas uraganit Dorian që ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.

“Deri më tani, janë rreth 2,500 persona të regjistruar nga Qeveria e Bahamasit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Carl Smith.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i madh se 50, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish.

Mijëra persona tashmë kanë nevojë për ndihmë.

Dorian ka përfshirë Ishujt Abako me erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë.

Pjesët më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama.

 

Aktivistët, ndalojnë aktivitete në përkujtim të 11 shtatorit

Aktivistët e Hong Kongut kanë ndalur protestat të mërkurën për të përkujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe kanë dënuar raportimet e të përditshmes shtetërore kineze, China Daily se ata janë duke planifikuar “terror masiv” në qytetin e territorit kinez.

Hong Kongu është përfshirë për muaj nga protestat që janë nxitur nga një legjislacion i pezulluar tashmë, që parashihte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Protestat më vonë janë zgjeruar, pasi protestuesit kanë bërë thirrje për demokraci dhe u kanë kërkuar udhëheqësve komunistë që të largohen nga qyteti.

Ish-kolonia britanike e Hong Kongut i është kthyer Kinës më 1997 sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, duke i garantuar këtij territori liri që nuk kanë vendet tjera.

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam ka thënë se do ta tërheqë projektligjin për ekstradim, mirëpo banorët e Hong Kongut shqetësohen se Pekini është duke tentuar të zbehë autonominë e këtij territori.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira të ndryshueshme, në viset veriore deri plotësisht i vranët. Frynë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në orën 14: Podgoricë e Budvë 31 g, H. Novi 30, Ulqin e Petrovac 28, Tivar, 27, Cetinë, Beranë, e Andrievicë 26, B. Pole, 25, Nikshiq,24, Kollashin, Shavnik e Plavë 23, Plevl , Plluzhinë e Rozhaj 22 dhe në Zhablak 18 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, në viset veriore me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare vende vende deri e fortë, veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në32 g. c.

 

Ditarin e pergatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се