Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 09. 2019. 18:07 >> 18:14

Ditari 10.09.2019

10.09.2019

Mali i Zi gjithnjë e më joshës për investime

Mali i Zi, ka një ambient miqësor ndaj investuesve dhe po ashtu është gjithnjë e më joshës për investime, është vlerësuar gjatë takimit të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, me kryetarin e bordit të drejtorëve të Adiko Bankës e drejtor kryesor ekzekutiv i Adiko Grupit, Johanez Proksha. Kryeministri, ka theksuar se afarizmi i Adiko Bankës,  kontribuon në zhvillimin e ekonomisë malazeze dhe se Qeveria, përpiqet të sigurojë vazhdimësinë e rritjes ekonomike dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

Markoviq, ka theksuar se Mali i Zi, punon me përkushtim në reformat strukturore dhe në forcimin e transparencës, barazisë, konkurrencës dhe të dispozitave parashikuese. Proksha, ka theksuar se Adiko Banka, ka një perspektivë afatgjate për zhvillimin e Malit të Zi dhe të rajonit.

Gjatë takimit, janë prezantuar aktivitetet e ardhshme të bankës të cilat janë të orientuara për përkrahje qytetarëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kurse vëmendje e veçantë do ti kushtohet digjitalizimi, është kumtuar nga qeveria . 

 

Gjatë këtij viti nuk ka pasur sulme kundër gazetarëve

Në Mal të Zi, gjatë këtij viti nuk ka pasur vepra të regjistruara penale në dëm të gazetarëve ose pronës së tyre e që kanë të bëjnë me punën e tyre profesionale, është theksuar në tryezën e rrumbullakët e cila ishte organizuar sot në Kuvendin republikanë. Tryezën  e rrumbullakët me titull “Mediet dhe ambienti mediatik në Mal të Zi”, i është kushtuar kapitujve 10, shoqëria informative dhe medijet dhe, kapitulluat 23, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, e ka organizuar Këshilli Parlamentarë për Integrimet Evropiane. Bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi me BE-n, Aleksandër Drleviq, ka theksuar se shoqëria demokratike bashkëkohore është e pa kuptimtë në mungesën e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së medieve. Mali i Zi, ka theksuar ai është tërësisht i përkushtuar në avancimin e kornizës ligjore duke pasur para sysh praktikat më të mira dhe standardet evropiane nga kjo fushë. Ai, ka përkujtuar se Mali i Zi, është vendi i parë i Evropës Juglindore,  në të cilin Këshilli Evropianë, ka realizuar analizën e sektorit mediatik, me titull “Forcimi i ekspertizës gjyqësore për lirinë e të shprehurit dhe lirinë e medieve, duke shtuar se rekomandimet dhe masat konkrete që dalin nga analiza zbatohen në vazhdimësi. Zëvendësja e shefit të misionit të OSBE, në Mal të Zi,  Siv Katrin Lertro, ka përkujtuar përkrahjen e këtij misioni ndaj përpjekjeve të Malit të Zi për zhvillimin e suazave ligjore për arritjen e ambientit pluralist, modern dhe profesionistë. Ajo, ka shtuar se OSBE, ofron përkrahje këshillëdhënëse  dhe profesioniste lidhur me revidimin e ligjeve për media, emetuesin publik nacional RTMZ dhe për shërbimet tjera mediatike audio- vizuele.

 

Zgjerimi, të jetë në fokusin e administratës së re të Brukselit

BE do të jetë komplet vetëm pas anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, andaj është e rëndësishme që zgjerimi i BE të mbetet në mesin e prioriteteve të administratës së re të Brukselit, me përkrahjen e vendeve anëtare. Kjo është vlerësuar në konferencën “Situata aktuale në BE dhe e ardhmja e politikës së zgjerimit të BE”, të mbajtur në Podgoricë. Ambasada e Hungarisë në Mal të Zi, në bashkëpunim me Institutin për punë të jashtme dhe tregti të Hungarisë, ka organizuar konferencën gjatë të cilës në kuadër të dy paneleve, është biseduar për rezultatet dhe hapat e mëtejmë të Malit të Zi, në procesin e bisedimeve me BE, si dhe për përvojat e mëparshme të zgjerimit. Tubimin, e ka hapur ambasadori i Hungarisë në Mal të Zi, Jozhef Negjashi. Bashkëbiseduesi kryesor, Aleksnadar Drleviq, ka theksuar se politika e zgjerimit në historinë e BE është identifikuar si njëri ndër mekanizmat kryesor për forcimin e unitetit, frymës evropiane dhe bashkëpunimit si dhe kultivimi i llojllojshmërive. Komisari ministror për Bregsit-in, në Ministrinë e punëve të jashtme të Hungarisë, Sabolls Takaç, ka theksuar se BE, nuk është komplet pa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Do të tregojmë se kush është për dialog dhe kush për fjalë kote

Partia Demokratike e Socialistëve dhe partnerët e koalicionit, sinqerisht dëshirojnë që të gjitha partitë opozitare të marrin pjesë në punën e Këshillit për reformën zgjedhore dhe legjislacioni tjetër, ka deklaruar për gazetën, “Dnevne Novine”, deputetja e kësaj partie, Jovanka Llalliçiq. “Mendoj se në periudhën e kaluar koalicioni në pushtet  përmes bashkëpunimit korrekt të përfaqësueseve të sektorit jo qeveritarë dhe të Bashkësisë akademike, ka punuar me seriozitet dhe ka përgatitur ndryshimet e ligjit, respektivisht  ka krijuar bazë solide për bisedime të mëtejme. Koha që ndodhet para nesh do ti dëshmojë kapacitetet demokratike të të gjithëve dhe do të ofrojë pasqyrë të qartë, para së gjithash, të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, por edhe Bashkësisë ndërkombëtare se kush është për dialog e kush për fjalë boshe”, ka theksuar Llalliçiq.

Mbledhja e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër, do të mbahet nesër dhe në të do të marr pjesë edhe përfaqësuesi i demokratëve. Kryetarja e Këshillit ligjdhënës të Parlamentit e anëtare e grupit punues për hartimin e legjislacionit zgjedhor, ka theksuar se vendimi më i ri për formimin e Këshillit i miratuar me 31 korrik të këtij viti, nuk ndryshon shumë nga vendimi i miratuar në tetor të vitit të kaluar në hartimin e të cilit kanë marrë pjesë të gjitha partitë në pushtet dhe ato opozitare, me përjashtim të demokratëve dhe të URA-s. Në vendimin e miratuar, në tetor të vitit të kaluar, ky trup është quajtur Këshilli për reformën e mëtejme zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër.

 

Qeveri teknike, ose bojkot

Qeveria teknike, është mënyra e vetme për kontrollin dhe zgjedhje të ndershme, kurse çdo gjë tjetër është vetëm improvizim në dëm të opozitës, ka theksuar, Vlladimir Dobriçanin, anëtar i ekipit drejtues të Malit të Zi të Bashkuar. Ai, i ka bërë ftesë opozitës që të dalë nga Këshilli parlamentarë për reformën gjithëpërfshirëse të legjislacionit zgjedhor. “Urgjentisht, duhet ti ofrojmë marrëveshjen përfaqësuesve të pushtetit  për Qeverinë teknike dhe nëse kjo refuzohet, na mbetet vetëm rruga dhe bojkotimi i të gjitha zgjedhjeve. Një gjë e tillë do të na bashkojë dhe çdo gjë tjetër do të çojnë drejtë ngatërresave”, ka theksuar Dobriçanin.

Ai, ka përkujtuar se Mali i Zi Unik, në vitin e kaluar ka pohuar se Qeveria teknike, është imperativ dhe pa të nuk mund të këtë zgjedhje të lira. “Sot ua tërheqim vërejtjen kolegëve opozitarë se është e dëmshme të hartohen strategji për pjesëmarrje të përbashkët në Këshillin parlamentarë, pa garanci paraprake për një qeveri teknike, ka theksuar Dobriçanin.

 

Mali i Zi, partner  i rëndësishëm në aviacionin ndërkombëtarë

Mali i Zi është partner i respektuar dhe i barabartë në asociacionet ajrore ndërkombëtare dhe në këtë e ka ndihmuar Agjencia për aviacionin civil, si bazë sistematike e funksionimit të komunikacionit civil ajror, ka vlerësuar drejtori, Dragan Gjuroviq.

Ai,  në forumin e 7-të, për bashkëpunimin ndërkombëtare, të cilin e organizon Agjencia e BE për sigurinë e komunikacionit ajrorë, ka përkujtuar se janë miratuar mbi 130 akte normative me të cilat në sistemin juridikë malazez,  implementohen dispozitat e BE, në fushën e komunikacionit ajrorë. Ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, Pavle Radulloviq, ka folur për rëndësinë e zhvillimit të komunikacionit ajrorë në kontekstin e Malit të Zi, si destinacion turistik. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë evropiane për sigurinë e komunikacionit ajror, Patrik Ki, ka theksuar se fakti që forumi për herë të parë mbahet në një shtet të Ballkanit Perëndimor, dëshmon për rëndësinë të cilën kjo agjenci ia kushton këtij rajoni. Pjesëmarrësit e forumit, i cili po mbahet në Budva, janë përfaqësues të aviacioneve nga 47 vendeve të botës dhe, gjatë tri ditëve, do të diskutojnë për tema të shumta  siç janë rritja e komunikacionit ajror, përmbushja e kërkesave ekologjike dhe ruajtja e besimit të opinionit në sigurinë e komunikacionit ajrorë.

 

KQZ, certifikon listat zgjedhore për zgjedhjet e parlamentare në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 25 subjekte politike të cilat hyjnë në garën zgjedhore për të siguruar ulëse në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha këtyre subjekteve politike, në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1070 kandidatë.

Në kuadër të subjekteve të certifikuara është edhe kandidati i vetëm i pavarur, Esmir Kasi.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se është përmbyllur cikli i certifikimit të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, transmeton REL.

Ndërkohë, KQZ po vazhdon me certifikimin e vëzhguesve të zgjedhjeve, për çka interesim kanë shprehur organizata vendore, por edhe ndërkombëtare që të përcjellin nga afër procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej të cilave 20 janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe 10 të tjera për komunitetet joserbe.

 

Palmer, i bindur për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Palmer, thotë se bisedimet mes dyja vendeve duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të ishte ideale të bazohej në njohjen e ndërsjellë. Në kohën kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Palmer për RT e Malit të Zi, transmeton gazeta Exppres.

Palmer, po ashtu, ka deklaruar se vendi i tij do ta përkrahë Qeverinë e Prishtinës që është e përkushtuar në dialog dhe se Rusia dëshiron një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim. “Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin e taksës dhe kthimin në tryezën e bisedimeve”, tha Palmer.

Ai krejt në fund shtoi se me arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë e rëndësishme edhe për rajonin pas rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

 

Serbët, ende pa qëndrim unik për zgjedhjet e tetorit në Kosovë

Serbët e Kosovës po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por ashtu si në krahun politik shqiptar, edhe tek serbët ka lëvizje të paparashikueshme. Beogradi ka mbështetur Listën Serbe. Zgjedhjet e tetorit mund të sjellin ndryshime tektonike në skenën politike në Kosovë, jo vetëm sa i takon subjekteve shqiptare por edhe serbe. Tri parti politike kanë krijur një koalicion, i cili mund të cenojë dominimin e Listës Serbe, e cila e ka mbështetjen e plotë të Beogradit. Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq i quan këto parti madje si "përfaqësuese shqiptare të serbëve". Partia e Vuçiqit mendon se "përfaqësusi monolit" i serbëve në Kosovë është Lista Serbe. Të gjithë të tjerët - Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin „Sloboda" ("Liria") – „nuk duan të punojnë për unitetin e korpusit nacional serb dhe në bashkëpunim me Beogradin zyrtar", pohon partia SNS e Vuçiqit. Vlerësimet e Beogradit për Listën Serbe janë shoqëruar gjithmonë para zgjedhjeve me kritika të ashpra ndaj kandidatëve dhe partive të tjera, deri tek frikësimi dhe presionet e mëdha ndaj zgjedhësve. Gjërat kanë arritur kulmin me vrasjen e dy kandidatëve për kryetar bashkie të Mitrovicës së Veriut: Dimitrije Janiqijeviq dhe Oliver Ivanoviq.

 

H.Mass; progres real në Shqipëri, të hapen negociatat

Gjermania pritet të diskutojë javën e ardhshme në lidhje me qëndrimin që do të mbajë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass, gjatë një konferencë të përbashkët me homologun kroat, tha: “Mendoj se Bashkimi Europian, si një projekt paqeje dhe promotori ekonomik, nuk është askund tjetër më i rëndësishëm se në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres real dhe unë nuk kam çfarë të them tjetër. Duhet t’iu ofrojmë këtyre dy vendeve një perspektivë të besueshme europiane dhe duhet të nisim bisedimet për anëtarësim”.

“Kjo është diçka të cilën ne nuk po e diskutojmë vetëm në qeverinë gjermane, por edhe në Bundestag ku duhet të merret një vendim”, theksoi Mass. /ATSh

 

Fuqizimi i lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve

Kryeministri slloven, Marjan Sharec, ka mbërritur në Moskë për një vizitë dy-ditore, gjatë së cilës ai do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, Dmitry Medvedev.

Në këtë vizitë, kryeministri slloven është i shoqëruar nga një grup afaristësh slloven.

Medvedev dhe Sharec do të diskutojnë një "spektër të gjerë temash të bashkëpunimit dypalësh në tregti, ekonomi, energji, investime dhe sektorë të teknologjisë, si dhe bashkëpunim kulturor dhe humanitar", thuhet në faqen e internetit të qeverisë ruse.

Zyra e tij njoftoi se vizita do të përqëndrohet në bashkëpunimin ekonomik, por edhe në temat e politikës së jashtme.

Sarec dhe Medvedev gjithashtu pritet të marrin pjesë në zbulimin ceremonial të një monumenti kushtuar sllovenëve që vdiqën në tokën ruse gjatë të dy luftërave botërore.

Nuk dihet nëse kryeministri slloven do të pritet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Parlamenti i Sllovenisë e zgjodhi Sarec - një rishtar politik - si kryeministër në gusht të vitit 2018.

 

D.Tramp; Bisedimet me talibanët, të vdekura

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet me talibanët, për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, janë "të vdekura".

"Sa më përket mua, ato janë të vdekura", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në fundjavë, presidenti amerikan e anuloi një plan sekret për të pritur një delegacion të talibanëve në SHBA, pasi grupi militant pranoi se ka vrarë një ushtar amerikan.

Dy palët janë dukur se janë pranë një marrëveshjeje dhe talibanët kanë thënë se SHBA-ja "do të humbasë më së shumti" nga anulimi i bisedimeve.

Trump u kritikua për mundësinë e pritjes së talibanëve në SHBA, vetëm disa ditë para përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Megjithatë, presidenti e mbrojti idenë, duke thënë se takimet janë një gjë e mirë dhe jo një gjë e keqe.

 

Koreja e Veriut e gatshme për të rinisur bisedimet me SHBA

Koreja e Veriut është e gatshme të rinisë bisedimet për çarmatosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, tha zëvendësministrja e Jashtme e këtij vendi.

Choe Son-hui tha se verikoreanët janë të gatshëm të rifillojnë diskutimet "gjithëpërfshirëse" në një mjedis të dakorduar nga të dyja palët.

Deklarata e saj erdhi pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shfaqi shpresën për rinisjen e bisedimeve.

Pak orë pas deklaratës së Choe, u raportua se dy raketa me rreze të shkurtër u lëshuan nga Koreja e Veriut.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketat u hodhën nga provinca Pjongan dhe se fluturuan nëpër të gjithë vendin përpara se të binin në det.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se njoftimi i Koresë së Veriut është "interesant".

Trump dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, janë pajtuar më 30 qershor për rinisjen e bisedimeve, të cilat kanë ngecur që nga takimi i tyre i dështuar në muajin shkurt.

 

Parlamenti, nuk e mbështet kërkesën për zgjedhje të reja

Parlamenti britanik nuk e mbështeti kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të reja. Në votimet e pasmesnatës propozimi i tij u mbështet nga 293 deputetë, ndërsa atij i duheshin të paktën 434 vota për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Boris Johnson tha para votimit se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

Udhëheqësit e BE-së kanë theksuar vazhdimisht se nuk kanë marrë ndonjë propozim të ri rreth kësaj çështjeje.

Ai u tha deputetëve se nëse dëshirojnë të shtyjnë Brexitin përtej 31 tetorit, të votojnë për zgjedhjet e parakohshme dhe “t’u japin mundësinë qytetarëve që të vendosin nëse duan një zgjatje të afatit apo jo”.

Ai ritheksoi pas votimi se qeveria e tij nuk do të kërkojë një shtyrje të Brexitit, por do të negociojë një marrëveshje të mundshme “në interes të vendit”.

Opozita tha se është në favor të zgjedhjeve, por nuk do të mbështesë organizimin e tyre pa u siguruar se është siguruar zgjatja e afatit për Brexitin.

 

Skifterët në Podgoricë presin Çekinë

Reprezentacioni futbollistik  i Malit të Zi, luan sonte në Podgoricë kundër Çekisë, ndeshjen në grupin A, e vlefshme për kualifikime në kampionatin evropianë. Do të jetë kjo ndeshja e 100-të,  me radhë jubilare e kombëtares malazeze. Çekia ndeshjen e parë, para tifozëve të vetë e ka fituar me rezultat 3 me 0, dhe në pjesën e deritashme të kualifikimeve ka shënuar dy fitore dhe dy humbje. Mali i Zi, deri tani nuk ka shënuar fitore por dy humbje dhe dy barazime. Ndeshja në stadiumin e e Podgoricës, do të fillojë në  ora 20 e 45 minuta.

Në të njëjtën kohë, do të fillojë edhe dueli ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, në Sautempton . Në këtë xhiro, e lirë është kombëtarja e Bullgarisë.

 

Nesër, mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell

     Sot në Mal të Zi mban  mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

        Temperaturat: Podgoricë 32 gradë, H. Novi 31, Tivar 30, Ulqin 29, Beranë, Nikshiq, Kollashin, Cetinë, Budvë e Petrovac 28, Andrievicë 26, Plevle e Shavnik 25, Plluzhinë, B. Pole, Plavë e Rozhaj 24 dhe në Zhablak 19 g.

        Për nesër, parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell. Në orët e pasditës, janë të mundshme edhe reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë, kryesisht në viset kontinentale të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 32 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се