Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 09. 2019. 18:45 >> 18:47

Ditari 09.09.2019

09.09.2019

Mali i Zi vendi më i suksesshëm në rajon

Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për punët evropiane dhe të Euro
Azisë dhe i deleguari special i Stejt Departamentit Amerikanë për Ballkanin, Metju Pallmer, ka deklaruar se Mali i Zi është lider dhe vendi më i suksesshëm multi etnikë në rajon, andaj siç ka thënë ai , nuk është rastësi që ky është vendi i parë të cilin e viziton nga marrja e kësaj detyre. Në bisedimet e zhvilluar me kreun e qeverisë Dushko Markoviq , kryeministri malazezë duke përgëzuar diplomatin amerikanë në detyrën e re e ka përshëndetur emërimin e tij duke vlerësuar se ajo paraqet mundësi reale në përshpejtimin e realizimit të qellimeve tona strategjike si dhe kontribuon në stabilitetin e mbarë rajonit, ka theksuar Markoviq . Ndërkaq i deleguari special Pallmer ka theksuar se SHBA me emërimin e tij kanë vërtetuar se sërish janë të fokusuara në këtë rajon. Gjatë bisedimeve , po ashtu është konstatuar se procesi i integrimeve euro atlantike të rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interesin e këtij rajoni dhe Evropës në përgjithësi , andaj politikën e zgjerimit  BE duhet ta shoh si politikë strategjike evropiane . Në interesimin e diplomatit amerikanë , kreu i qeverisë Markoviq , ka theksuar se qeveria është e përkushtuar suksesit të dialogut për zgjedhjet si dhe marrëveshjes lidhur me mekanizmat për realizimin e tyre si dhe njohjen nga ana e të gjitha subjekteve.

Sot  u zhvillua takimi i opozitës

Takimi i kryetarëve të partive opozitare dhe përfaqësuesve të klubeve të deputetëve të cilët kanë treguar gatishmëri për dialog , për rreth sigurimit të mbajtjes së kushteve të zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike ka filluar sot në Podgoricë. Këtë takim, siç edhe është paralajmëruar më parë e ka iniciuar kryetarja e Partisë Social demokratike Draginja Vuksanoviq Stankoviq. Në këtë takim marrin pjesë  përfaqësuesi i Malit të Zi demokratik , si anëtarë i Këshillit për reformën zgjedhore , Danillo Sharanoviq ,lideri i DEMOS-it Miodrag Lekiq, lideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq  dhe kolegu i tij partiak Millosh Konatar si dhe deputeti e njëheri anëtari i këshillit për reformën zgjedhore Nedelko Rudoviq. Në këtë takim nuk është prezent deputeti i pavarur Aleksandar Damjanoviq. Nga Partia Social Demokratike më parë kanë njoftuar se shpresojnë se takimi do të jetë rast i mirë që liderët e Partive politike opozitare dhe përfaqësuesit e klubeve të deputetëve të kombejnë mendimet për situatën aktuale politike dhe modalitetet e bashkëpunimit në prag të dialogut i cili edhe pritet.

 

Mali i Zi demokratikë i ka ofrua sot opozitës marrëveshjen me titull “Marrëveshje opozicionare”

Mali i Zi demokratikë siç është njoftuar do ti ofrojë sot opozitës marrëveshjen me titull “Marrëveshje opozicionare” me të cilën obligohen se nuk do të votojnë për propozim ligjin për zgjidhjet  nëse nuk pranohet qeveria teknike , ka deklaruar përfaqësuesi i kësaj partie Danillo Sharanoviq. Ai ka theksuar se i është përgjigjur ftesës së takimit të sotëm si anëtarë i Këshillit për reformën zgjedhore. Duke pasur para sysh përbërjen e pjesëmarrësve nuk ka dilemë se ekziston pajtueshmëri e pjesëmarrësve të takimit përreth çështjeve kruciale, ka theksuar Sharanoviq në prag të takimit.

Nesër në Podgoricë Konferenca me titull “Gjendja aktuale e UE dhe ardhmëria e politikës së zgjerimit të UE”

Konferenca me titull “Gjendja aktuale e UE dhe ardhmëria e politikës së zgjerimit të UE” në organizim të ambasadës hungareze në Mal të Zi do të mbahet nesër. Siç është paralajmëruar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq do të mbarr pjesë në konferencë e cila, siç kanë theksuar do të jetë rast i mirë për diskutim lidhur me rezultatet dhe hapat e ardhshëm të Malit të Zi në procesin e bisedimeve me UE. Nga sekretariati i përgjithshëm i qeverisë është paralajmëruar që këtë konferencë do ta hap ambasadori hungarez në Podgoricë  Jozhef  Negjeshi dhe drejtori i institutit për punë të jashtme dhe tregtinë Marton Ugroshdi si dhe sekretari shtetërorë për politikën e sigurisë dhe drejtor politikë i ministrisë të punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë Ishtvan Ballov. PAS  prezantimeve të kandidatëve në kuadër të dy paneleve do të bëhet fjalë për ardhmërinë e Unionit evropianë dhe marrëdhënieve ndërmjet UE e Ballkanit Perëndimor si dhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në panel përveç Drleviqit do të marrë pjesë komesari ministror për Breksit në Ministrinë e punëve të jashtme dhe tregtisë të Hungarisë Sabollç Takaç , shefi i zyrës për politikën e jashtme dhe të sigurisë në ministrinë e punëve të jashtme dhe tregtisë të Hungarisë Karol Gruber.  Gjithashtu prezentë do të jenë edhe bashkëpunëtorja shkencore në Institutin për punë të jashtme dhe tregëtisë së Hungarisë Ana Oros dhe kryetarja e qendrës për tranzicionin demokratikëë Milica Kovaçeviq dhe kryetari i Lëvizjes evropiane në Mal të Zi Momçillo Radulloviq.

Nesër konferenca vjetore nacionale në luftën kundër korrupsionit në nivelin lokal

Konferenca vjetore nacionale në luftën kundër korrupsionit në nivelin lokal,e quajtur ,,të vendosim korrupsionin në muze,, do të mbahet nesër në Podgoricë. Siç kanë theksuar nga qendra për arsimimin qytetarë, qëllimi i konferencës është kombimi i informatave për zbatimin e politikës anti korruptive në nivelin lokal në 24 komuna të Malit të Zi dhe prezantimi i rekomandimeve për përparimin e mëtejmë të mekanizmave disponues për preventimin dhe luftën kundër korrupsionit në nivelin lokal. Lidhur me këtë , siç thuhet do të bisedojnë përfaqësuesit e strukturave të ndryshme shoqërore. Në konferencë do të prezantohet  çështjet e rëndësishme nga raporti vjetor lidhur me politikat anti korruptive dhe praktikat në nivelin lokal.

 

S. Pribilloviq - Lufta  kundër korrupsionit në nivelin lokal është sfidë kryesore

Lufta  kundër korrupsionit në nivelin lokal është sfidë kryesore në ndërtimin e sundimit të të drejtës si themel të shoqërisë demokratike për ç gjë mundohet edhe Mali i Zi,ka vlerësuar ministrja e administratës publike Suzana Pribilloviq. Ajo lidhur me konferencën vjetore të quajtur të vendosim korrupsionin në muze është shpres se tema e antikorrupsionit duhet të jetë në fokus të përditshëm të opinionit në përgjithësi. Ajo theksoi po ashtu se korrupsioni është dukuri bashkëkohore e shoqërisë e cila rrezikon qasjen universale para ligjit dhe që ka implikime shumë të mëdha,. Kështu që mendoj se lufta kundër korrupsionit në nivelin lokal është sfidë kryesore në ndërtimin e sundimit të të drejtës si themel të shoqërisë demokratike që anon edhe Mali i Zi, ka deklaruar Pribilloviq. 

 

Këshilli shqyrtojë sot informatën lidhur me qëndrimin e  këshillit  të agjencisë për pengimin e korrupsionit  për  funksionarët publikë

Këshilli i agjencisë për pengimin e korrupsionit do të shqyrtojë sot informatën lidhur me qëndrimin e  këshillit të agjencisë për pengimin e korrupsionit që ka të  bëjë me funksionarët publikë të cilëve u janë ndarë banesat  apo kreditë me kushte të volitshme në përbërjen aktuale dhe të mëparshme të qeverisë . Në rend të ditës është edhe informata e veprimit të drejtorit Sreten Radonjiq në kuadër të kredisë që ka fituar me kushte të volitshme nga ana e qeverisë vitin e kaluar. Tema e shqyrtimit është po ashtu iniciativa e anëtarit të Këshillit Zllatko Vujoviq për formimin e grupit punues për kontrollimin e veprimit të Radonjiqit në rastë të mos inicimit të procedurës kundër funksionarëve publikë të cilët nuk kanë paraqitur të dhënat e plota dhe të sakta në raportet e tyre për të ardhurat dhe pasurinë e funkskonarëve publikë e që lidhen me kreditë dhe banesat që u janë ndarë me kushte të volitshëm.

 

Trupi i pajetë i V.Raiçeviq gjendet në Moraçë

Trupi i pajetë i Velko Raiçeviq sot është gjetur dhe nxierrur nga lumi Moraç. Kj i është vërtetuar jo zyrtarishtë Antena M. Të përkujtomë se Raiçeviq është llogaritur i humbur ditën e shtunë nga ora 7 në vendin Gorica e Eperme.

 

THAÇI: JAPONIA MBETET PARTNER DHE MBËSHTETËS I RËNDËSISHËM I KOSOVËS

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Japoni, ku pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Në profilin e tij në Facebook dhe Twitter, presidenti Thaçi ka shkruar se gjatë kësaj vizite, do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë Naruhito. Ai po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një darkë pune pas takimit bilateral. Kjo vizitë sipas presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

DAUL: ZGJEDHJET TË RËNDËSISHME PËR TË ARDHMEN E KOSOVËS

Kryetari i LDK Isa Mustafa, pranoj një letër urimi nga Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Duke i uruar rizgjedhjen e z. Isa Mustafa në krye të LDK-së, Presidenti Daul, ndër të tjera thekson se “Rizgjedhja në pozitën, të cilën e keni mbajtur nga viti 2010 është dëshmi e stabilitetit dhe besimit nga delegatët e partisë nën udhëheqjen tuaj. Është po ashtu testim i besimit që ata kanë në ju për ta drejtuar partinë tuaj në një periudhë vendimtare. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë mundësi për LDK-në që edhe një herë të qeverisë me vendin. Besoj se Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së, do të jetë kryeministre e ardhshme, prandaj ju përgëzoj për këtë zgjedhje të shkëlqyeshme”. Presidenti Daul vlerëson se këto zgjedhje do të jenë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit, për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, relacionet me Serbinë, përmirësimin e stabilitetit politik dhe të sigurisë si dhe rritjen ekonomike, njëkohësisht duke shprehur besimin e plotë se LDK-ja do të punojë në këto objektiva të ardhshme si vlera të përbashkëta të familjes sonë politike,theksoi Daul.

 

BETTEL: MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI, E RËNDËSISHME PËR PAQE NË BALLKAN

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha sot se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë një kompromis, duke përmendur se marrëveshja e të dy palëve ishte e rëndësishme për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE-së. Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe Ana Brnabiq, Bettel tha se Ballkani luan një rol kryesor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent. "Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Është e rëndësishme të vazhdoni rrugën drejt BE-së dhe të siguroni paqen për vendet tuaja, dhe të arrini një kompromis në mënyrë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin, "tha Bettel.

KQZ SOT VENDOS PËR CERTIFIKIM TË SUBJEKTEVE POLITIKE DHE KANDIDATËVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. KQZ nëpërmjet një njoftimit thotë se në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe akreditimi i grupit të parë të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve.

 

Ekspertët: Maqedonia e Veriut ta ruajë stabilitetin politik

Maqedonia e Veriut si shtet duhet të tregohet e kujdesshme me veprimet e saj për të ruajtur stabilitetin e brendshëm politik, që të mund t'u bëj ballë goditjeve eventuale që mund të marrë nga grupe të caktuara, në këtë periudhë të para-anëtarësimit të vendit në NATO, theksojnë ekspertët për çështje të sigurisë.

Këto komente vijnë pasi presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski pas takimit të Këshillit të Sigurisë ka theksuar se “gjatë 40-50 ditëve të ardhshme, Maqedonia e Veriut si shtet hyn në një periudhë që mund të jetë turbulente edhe nga aspekti politik edhe nga ai i sigurisë, për shkak se vendi pret ratifikimin e anëtarësimit në NATO dhe në mesin e muajit të ardhshëm pritet dhe caktimi i datës për fillim të negociatave me BE-në”. “Në bazë të përvojës sigurisht se nuk na pret një periudhë e qetë, megjithatë sipas analizave nga qendrat analitike botërore mund të konstatojmë se Rusia si shtet nuk do të ndërmarrë ndonjë ofensivë politike për të penguar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën veri-atlantike”, thotë për Radion Evropa e Lirë, ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov.Ndërkaq, Mersel Billalli, analist politik, thotë se stabiliteti i brendshëm është vendimtar për sigurinë e përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në këtë situatë delikate në të cilën ndodhet shteti para anëtarësimit në NATO dhe pritjes për të marrë datën për fillimin e bisedimeve, megjithatë ai i quan të tepruara vlerësimet e presidentit të shtetit se vendin e pret një periudhë turbulente.

 

Kryeministri britanik: Brexiti pa marrëveshje do të ishte "dështim"

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje do të ishte “dështim” për të cilin do të ishin përgjegjëse qeveria britanike dhe ajo irlandeze. Johnson është në Dablin për takimin e tij të parë të drejtpërdrejtë me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, prej kur ka nisur udhëheqësinë në muajin korrik. Ai ka thënë se beson që marrëveshja është ende e mundshme përmes një samiti të Bashkimit Evropian në muajin tetor. Megjithatë, Varadkar, ka thënë se nuk ekziston diçka e tillë si “ndarje e pastër” në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. Johnson në anën tjetër ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së Brexitit përtej 31 tetorit, derisa qeveria irlandeze ka thënë se do ta mbështeste një tjetër zgjatje të afatit.

Varadkar po ashtu ka paralajmëruar se rreziku i Brexitit pa marrëveshje “është duke u rritur”. Ndërkohë  qeveria britanike do t’iu kërkojë sot deputetëve që të pajtohen për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, çka mund të jetë një nga vendimet e fundit të parlamentit para se të pezullohet puna e tij. Mirëpo qeveria pritet të përballet me humbje, pasi partitë opozitare kërkojnë që fillimisht të miratohet projektligji i tyre që synon të parandalojë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Partia në pushtet e Rusisë pëson humbje në Moskë

Partia në pushtet e Rusisë "Rusia e Bashkuar" pësoi humbje të madhe në zgjedhjet e  djeshme për Parlamentin e qytetit të Moskës. Sipas rezultateve gati të plota, partia humbi afro një të tretën e ulëseve në Parlamentin prej 45 vendesh, por pritet të ruajë shumicën me rreth 26 ulëse. Udhëheqësi i "Rusisë së Bashkuar" në Moskë, Andrei Metelsky, nuk u rizgjodh. Me shumicën e kandidatëve të opozitës të kualifikuar, komunistët, të pavarurit dhe të tjerët fituan po ashtu ulëse në Parlament. Përjashtimi i kandidatëve të opozitës shkaktoi protesta masive në Rusi. Mijëra njerëz u arrestuan, ndërsa policia speciale u akuzua për reagim brutal ndaj demonstruesve. Përveç Moskës, rusët votuan edhe në rajone të tjera dje me 8 shtator. Në mediat sociale u postuan disa raporte për mashtrime në zgjedhje, por Radio Evropa e Lirë nuk mund t'i verifikonte në mënyrë të pavarur. Ella Pamfilova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, tha se deri më tash "nuk ka informacione se ndonjë prej zgjedhjeve mund të jetë e pavlefshme".

 

BE-ja angazhohet për t'iu konkurruar investimeve kineze në Ballkan

Bashkimi Evropian (BE) planifikon të intensifikojë dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të shpjegojë përfitimet që mund të kenë këto vende përmes financimit të projekteve të infrastrukturës nga ana e BE-së.

Bashkimi Evropian planifikon të u kërkojë autoriteteve të këtyre vendeve t’i kushtojnë vëmendje të veçantë përkushtimit të partnerëve që e ndihmojnë rajonin të përmbushë standardet e BE-së. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq. Ajo thotë se financimi i Bashkimit Evropian në infrastrukturë përfshin grante, të cilat janë të kombinuara me kredi me interes të leverdishëm. "Kjo është në kontrast me financimin kinez, i cili vjen pothuajse ekskluzivisht në formën e kredive me mbështetje të konsiderueshme financiare. Prandaj, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme që këto investime të mos e vendosin ekonominë e tyre në nivele të larta borxhi, gjë që mund të rezultojë në kontrollin e transferimeve të dhe burimeve strategjike në të ardhmen", paralajmëroi zëdhënësja Kocijançiq. Ajo ritheksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se një pjesë e këtij procesi përfshin gjithashtu edhe nevojën e modernizimit të infrastrukturës në këto vende.

 

Media shtetërore kineze: Protestuesit në Hong Kong të mos sfidojnë durimin e Pekinit

E përditshmja shtetërore kineze, China Daily ka thënë sot se territori gjysmë-autonom i Hong Kongut është pjesë e pandashme e Kinës dhe ka fajësuar sërish “forcat e huaja” për nxitje të pakënaqësive, teksa protestat kanë vazhduar për të 14-ën javë me radhë. “Hong Kongu është pjesë e pandashme e Kinës dhe kjo është linja që nuk duhet ta sfidojë askush, as protestuesit, as forcat e huaja që po luajnë lojëra të ndyra”, ka thënë China Daily në shkrimin e saj editorial. Secila formë e shkëputjes “do të shtypet”, është thënë në shkrim, pasi dje me 8 shtator protestuesit në Hong Kong janë nisur afër konsulltatës amerikane duke kërkuar që Pekinit t’i bëhet presion ndërkombëtar. Në shkrimin e gazetës, protestuesit janë paralajmëruar që “të mos sfidojnë durimin e qeverisë qendrore” në Kinë. Protestat në Hong Kong kanë nisur më 9 qershor, pas propozimit të një projektligji për ekstradim, që do të mundësonte dërgimin e të dyshuarve për në Kinë. Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam ka hedhur poshtë projektligjin javën e kaluar, mirëpo lëvizja protestuese tani kërkon dorëheqjen e saj, lirimin e protestuesve të ndaluar dhe reforma zgjedhore që i ka penguar vazhdimisht Pekini. Ndonëse marshet në përgjithësi kanë qenë paqësore përgjatë tre muajve, dhuna ka shpërthyer me raste në mes të policisë dhe protestuesve, duke rezultuar me më shumë se 1,000 persona të ndaluar.

 

Talibanët: SHBA-ja humb më shumë nga anulimi i bisedimeve

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët në Afganistan kanë lënë derën e hapur për bisedime të reja, pasi presidenti amerikan, Donald Trump  ka anuluar një samit të fshehtë. Uashingtoni ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në luftime kundër militantëve, pasi presidenti Trump ka arsyetuar anulimin e takimit me një sulm të talibanëve që ka lënë të vrarë një ushtar amerikan. Trump ka thënë se ai i ka ftuar dje liderët talibanë dhe presidentin afgan, Ashraf Ghani për të biseduar në Kampin presidencial David, rreth draftit të marrëveshjes që parasheh tërheqjen e mijëra trupave të SHBA-së nga Afganistani, për t’i dhënë fund luftës më të gjatë ku janë përfshirë forcat amerikane. Në një seri të intervistave televizive, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk ka hedhur poshtë kthimin e bisedimeve, mirëpo ka thënë se SHBA-ja ka nevojë për një “përkushtim më të madh” të talibanëve. “Unë nuk jam pesimist. Unë kam parë talibanët duke bërë gjëra dhe duke dhënë deklarata që nuk u janë lejuar më parë”, ka thënë ai për transmetuesin amerikan NBC. “Unë shpresoj se talibanët do ta ndryshojnë qasjen dhe do të rikthejnë përkushtimin për gjërat që i kemi biseduar për muaj”, ka thënë ai më pas në ABC. “Në fund, kjo gjë do të zgjidhet në një seri të bisedimeve”, ka shtuar ai, duke iu bërë thirrje talibanëve që të heqin dorë nga refuzimi afatgjatë për të negociuar me qeverinë e Ghanit të njohur ndërkombëtarisht.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë dobët deri mesatare e kohë pas kohe deri e fortë nga drejtimet e jugut.

         Temperaturat në orën 14 u shënuan: Podgoricë , Tivar , Ulqin e Budvë 27 g, H. Novi e Petrovac 26, Plevle 24, Cetinë e Andrivicë 23, Shavnikë e Rozhaj 21, Nikshiq, Kollashin e Plavë 19, Plluzhinë 18, dhe Zhablak 15 g.

          Për nesër meteorologët paralajmrojnë mot kryesisht me diell dhe kohë pas kohe me vranësira kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri mesagjare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 6 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 31 g. c.

 

Ditarin e pergatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се