Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 09. 2019. 17:46   >>  17:56

Ditari 06.09.2019

06.09.2019

Janë plotësuar kushtet për ekstradimin e S. Singjeliq në Kroaci

Mali i Zi, do të ia dorëzojë Kroacisë, Sasha Singjeliq, pasi ajo e kërkon për vuajtjen e dënimit prej 21 viteve burg, është publikuar në faqen zyrtare të Gjyqit të lartë.

Me vendimin e Gjyqit të lartë të Podgoricës, është konstatuar se janë plotësuar parakushtet ligjore për ekstradimin e tij. Pas marrjes në pyetje të Singjeliqit, dhe shqyrtimit të dokumentacionit të duhur, Gjyqi i lartë, siç thuhet, ka vërtetuar se S. S. nuk është shtetas i Malit të Zi, se kundër tij në Mal të Zi, nuk është inicuar procedurë penale për veprën në bazë të cilës kërkohet ekstradimi i tij dhe se vepra penale për të cilën kërkohet të ekstradohet nuk është kryer në Malin e Zi, kundër këtij vendit apo ndonjë shtetasi të tij, thuhet mes tjerash në kumtesë nga Gjyqi i lartë.

Presionet për shkak të Sinjajevinës, politike e jo ekologjike

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka vlerësuar se presionet lidhur me ndërtimin e poligonit ushtarak në Sinjajevinë, janë politikë dhe destruktive e jo ekologjike. Ai, i ka rekomanduar opozitës se nuk mund të hyjnë në Qeveri pa zgjedhje dhe ka shtuar se nuk do të bisedohet për Qeverinë teknike. Duke komentuar vendimin e djeshëm të Qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e poligonit ushtarak në Sinjajevinë, Markoviq, ka theksuar se kjo është e definuar me dokumentet strategjikë dhe planet e shtetit. “Nuk mund ta sjellim në pyetje zhvillimin e ushtrisë. Këtë do ta bëjmë pavarësisht nga presionet të cilat janë politike dhe destruktive e jo ekologjike.

Ne, atje nuk e rrezikojmë mjedisin jetësor por e ruajmë atë” ka pohuar Markoviq.

Kryeministri ka deklaruar para gazetarëve pas hapjes së shkollës së përzier në Gollubovc se PDS qëndrimin e vetë lidhur me qeverinë teknike e ka kumtuar disa herë në mënyra të ndryshme .

Ndryshe, sot në Gollubovc, është hapur solemnisht shkolla e mesme e përzier e sapo ndërtuar. Kryeministri, Markoviq, është shprehur i kënaqur për shkak të përfundimit të punimeve dhe ka theksuar se fjala është për objekt impresiv i cili gjeneratave të reja nga ky mjedis do tu sigurojë arsimimin më kualitativ.

Ndërkaq ministri i arsimit, Damir Shehoviq, ka vlerësuar se objekti i sapo ndërtuar është punuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore, në kuadër të së cilit ndodhet edhe salla e sportit me afro 500 ulëse.

Brukseli të ket qasje më të vendosu ë politikën e zgjerimit

Politika e zgjerimit duhet të jetë shprehje e orientimit të përbashkët dhe të sinqertë të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka vlerësuar nënkryetari i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtarët, Andria Nikoliq. Ai, mori pjesë në konferencën Interparlamentare për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe të politikës së përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë, në Helsinki, në kuadër të kryesimit të Finlandës me BE.

Në panelin e mbajtur kushtuar rrjedhave aktuale politike në Ballkanin Perëndimor, dhe procesin e integrimeve në BE, Nikoliq, ka theksuar se Brukseli, duhet të demonstrojë qasje më të vendosur në vazhdimin e politikës së zgjerimit, krahas politikës së qartë ndaj Ballkanit Perëndimor. Përvec tij, në punën e kësaj konference, morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit për mbroje dhe siguri, Luigj Shkreli dhe Boris Mugosha, si dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtarët, Erivin Spahiq.

Shtyhet sërish mbajtja e mbledhjes së përbashkët

Mali i Zi Demokratik, as dje nuk ka njoftuar vendimin se a do të vinë në mbledhje me liderët opozitarë, me iniciativën e kryetares së PSD, Draganija Vuksanoviq- Stankoviq.

Nga kjo parti, kanë paralajmëruar më parë se pritet vetëm edhe përgjigja e Demokratëve dhe me të fituar atë, do të caktojnë mbledhjen e opozitës.

“Konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që mbledhja të mbahet kësaj jave, në prag të mbledhjes së caktuar të Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe ligjeve tjera” , kanë kumtuar nga PSD.

Afro 7 milion euro, nga pagesa e taksës së qëndrimit

Mali i Zi, deri në fund të muajit gusht ka fituar afro 7 milion euro nga taksa e qëndrimit e që paraqet rritje prej 21%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sekretari shtetëror në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Damir Davidoviq, ka deklaruar se këto janë të dhëna të sakta pasi që këto mjete janë derdhur në llogarinë e përcaktuar për taksën e qëndrimit.

Ndërkohë, Davidoviq, ka vlerësuar sezonin e mirë turistik duke shtuar se muaji shtator është shumë i rëndësishëm.

“Të ardhurat e sivjetshme në bazë të gjitha të dhënave janë të kënaqshme”, ka pohuar Davidoviq.

 

Shtrihen metrat e para të asfaltit në autostradë

Katër vite nga fillimi i punimeve në ndërtimin e autostradës Tivar-Bolare, respektivisht të pjesës prioritare Smokovac-Mateshev, janë vendosur metrat e para të asfaltit. Punimet i zhvillon kompania e Podgoricës “Bemax”.

Të rikujtojmë se pjesa prioritare e autostradës është e gjatë 41 kilometër, kurse e gjithë puna duhet përfunduar deri në fund të muajit shtator, vitin e ardhshëm.

Fjala është për pjesën më sfiduese pasi autostrada, nga 63 metra lartësi mbidetare në Smokovc, vazhdon të ngjitet në më tepër se 1.100 metra lartësi. Objekti më i madh në këtë pjesë të autostradës, është ura në Moraçicë.

A.Vuçiq; Serbia për marrëveshje të kompromisit

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë se duan të bëjnë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ata i bënë këto komente në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Dy senatorët thanë se procesi i dialogut "do të kërkojë shumë kompromise dhe sakrifica nga të dyja palët", por shtuan se pasi të arrihet marrëveshja, "potencialet dhe përfitimet për të dyja vendet do të jenë më të mëdha se ajo që mund të humbet në negociata”.

Johnson, republikan, tha se "Amerika është mike e popullit serb" dhe se "dëshiron të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun dhe procesin, në të cilin të dy popujt duhet të japin diçka dhe të marrin diçka".

Vuçiq u tha senatorëve amerikanë se "Beogradi pret heqjen e taksës" dhe se do "arritjen e një marrëveshjeje të kompromisit".

Por, shtoi Vuçiq, kjo zgjidhje "nuk mundë jetë përmbushje e qëllimeve të njërës palë", kurse pala serbe të mos fitojë asgjë.

"Përmirësimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve dhe vendosja e paqes së qëndrueshme do të ishte e dobishme për serbët dhe shqiptarët, si dhe për të gjithë popujt që jetojnë në rajon", shtoi Vuçiq.

 

OSBE/ODIHR, nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit

Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediet tha se OSBE/ODIHR nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas kryetares së LSI-së, OSBE tregoi shkatërrimin ligjor të vendit.

“Nuk kemi asnjë mëdyshje që ai raport do të sillte konkluzione të qëndrueshme. Ndjejmë dhimbje për situatën politike ku ndodhet vendi. Raporti i OSBE/ODHIR është skaner për të vërtetën. Në atë raport është e qartë situata, pasi tregoi shkatërrimin ligjor të vendit. KQZ interpretoi ligjin sipas Ramës”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, u shpreh se sot vendi ka nevojë urgjente për hapjen e negociatave, ndërsa ftoi palët politike, mes tyre edhe kryeministrin Rama që të tregohen të përgjegjshëm dhe t’u japin zgjidhje shqiptarëve.

“Haja e negociatave është një nga pikat kyçe që ka nevojë sot Shqipëria. Duhet të zgjohemi. Të gjithë partitë politike duhet të marrin përgjegjësi, nga ne të parët, si opozita, dhe më pas Edi Rama, i cili shkatërroi sektorët si shëndetësinë, ekonominë dhe largoi të rinjtë nga vendi”- tha Kryemadhi.

Hiqen barrierat tregtare mes dy vendeve

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë hequr barrierat tregtare për disa prodhime dhe nga dita e enjte eksporti dhe importi i mallrave mes dy vendeve zhvillohet pa pengesa.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës në fillim të muajit gusht kishte ndaluar importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut si përgjigje ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për ndalimin e eksportit të rasatit të peshkut nga Kosova.

Nga qeveria kanë theksuar se Maqedonia e Veriut nuk do të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për standardet që duhet të plotësohen në bazë të rregullativës evropiane.

Sipas tyre, masat ndaluese nuk ishin ndërmarrë vetëm për Kosovën, por edhe për të gjitha vendet që nuk zbatojnë monitorim aktiv dhe pasiv rreth prodhimeve të peshkut. Heqja e barrierave tregtare erdhi edhe si rezultatet i presioneve të afaristëve të cilët thanë se dy qeveritë duhet të rishqyrtojnë vendimet pasi ato ndikojnë negativisht në zhvillimin e bizneseve.

 

Opozita kundërshton kërkesën për zgjedhje të përgjithshme në Mbretërinë e Bsashkuar

Partitë opozitare në Britaninë e Madhe u pajtuan që të mos e mbështesin kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të përgjithshme përpara një samiti të Bashkimit Evropian, në mes të tetorit.

Opozita, me në krye dy partitë më të mëdha: Laburisët dhe Demokratët Liberalë, tha se do të votojë kundër qeverisë ose do të abstenojë në votimin e së hënës për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të parakohshme.

Johnson tha se partitë po bëjnë një "gabim të jashtëzakonshëm politik".

Ai do që zgjedhjet të zhvillohen më 15 tetor, përpara samitit në Bruksel më 17 dhe 18 tetor.

Sipas tij, një gjë e tillë do t'i mundësonte qeverisë të realizojë Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja, më 31 tetor.

Johnson këmbëngul se procesi duhet të realizohet në fund të muajit të ardhshëm, me ose pa marrëveshje me BE-në.

Por, një gjë e tillë kundërshtohet nga shumica e deputetëve në Parlamentin britanik, të cilët kanë miratuar një projektligj që e parandalon largimin e Britanisë pa marrëveshje

Rritet numri i të vdekurve nga uragani Dorian

Numri i të vdekurve nga uragani Dorian është rritur në 30-të, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Bahamas, Duane Sands.

Ai pret që ky numër të jetë "dukshëm më i lartë" brenda ditëve të ardhshme pasi ekuipazhet vazhdojnë misionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock ka thënë se rreth 70.000 njerëz "kanë nevojë të menjëhershme të ndihmës për shpëtimin e jetës".

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, "po e monitoron nga afër" situatën, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

"Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë", thuhet në deklaratë.

Irani, po lëviz drejtë bisedimeve për programin bërrthamor

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se Irani mund të jetë më afër një mundësie për bisedime të reja rreth programit të tij bërthamor.

Deklarata vjen edhe pse Teherani njoftoi se ka ndërprerë edhe disa angazhime që ia kërkon marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Duke folur të premten në Londër, Esper tha se së shpejti mund të ketë vend për bisedime mbi programin bërthamor dhe raketor të Iranit.

"Duket se Irani, në njëfarë mënyre, po lëviz drejt atij vendit ku mund të bisedojmë. Shpresoj se do të luajë në atë drejtim", tha Esper në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbrëtërore.

Irani dhe fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje në vitin 2015, në bazë të së cilës Irani ka kufizuar programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët. Frynë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në orë n 14:

Podgoricë 34 g, Budvë 31, H. Novi 30, Beranë, Tivar e Ulqin 29, Petrovac 28, Andrievicë e Cetinë 27, Nikshiq e B. Pole 26, Rozhaj e Plevle 24, Kollashin 23, Plluzhinë 22, Shavnik 20, dhe në Zhablak 17.g

Për nesër, parashihet mot i ndryshueshëm dhe intervale me diell. Në pjesën e dytë të ditës, në viset jugore dhe qendrore të vendit, janë të mundshme të reshura të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në viset veriore deri e fortë, e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 32 g. c.

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се