Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 09. 2019. 18:36   >>  18:38

Ditari 05.09.2019

05.09.2019

Partneriteti me SHBA i rëndësishëm për zhvillimin e Malit të Zi

Partneriteti i Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Malit të Zi dhe paraqet ndihmë për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit, u vlerësua në takimin e kryeministrit Dushko Markoviq dhe delegacionit të Kongresit të SHBA të kryesuar nga senatori, Lindzi Grem. Markoviq në mëngjesin e punës me delegacionin e Kongresit amerikan tha se partneriteti me SHBA është fuqizuar edhe më shumë me aleancën në NATO, për ç'gjë vendimtare ishte përkrahje e Kongresit të SHBA. Markoviq, siç u kumtua nga Qeveria, delegacionin amerikan e informoi për të gjitha  aspektet e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të cilat Mali i Zi po i shënon në vazhdimësi. Kryeministri tha se pa përkrahjen amerikane, Mali i Zi nuk do të ishte në pozitën e sotme dhe se posaçërisht vlerëson bashkëpunimin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara në forcimin e sundimit të  ligjit dhe të institucioneve. Në takim u vlerësua se Mali i Zi si shoqëri stabile politike dhe ekonomike është e gatshme për investime më të mëdha amerikane, posaçërisht në lëmin e turizmit, energjetikës, infrastrukturës dhe bujqësisë.

Poligoni ushtarak definitivisht në Sinjajevinë

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme njëzëri ka miratuar vendimin për formimin e poligonit për stërvitje ushtarake në Sinjajevinë, ka kumtuar Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Poligoni do të shtrihet në territorin e tri komunave – Shavnik, Mojkovac dhe Kollashin me një sipërfaqe prej 7.5 hektarë. Boshkoviq, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Malit të Zi, ka rikujtuar se është debatuar gjatë për këtë temë dhe se vendimi për formimin e poligonit është miratuar njëzëri. “Do të isha i pari kundër këtij vendimi sikur të ekzistonte edhe shansi më e vogël që të rrezikohet Sinjajevina. Ishim dëshmitarë të trajtimeve të ndryshme të kësaj teme në opinion, iniciativave dhe argumenteve të ndryshme të cilat janë dëgjuar nga disa adresa, siç janë shoqata,“Ta ruajm Sinjajevinën”, e që nuk e kanë mbështetjen e opinionit”, ka sqaruar Boshkoviq. Argumenti i tyre se ardhja e Ushtrisë do të dëmtojë ambientin jetësor dhe biodiversitetin, absolutisht nuk qëndron,ka pohuar Boshkoviq.  Qeveria në Mbledhjen e sotme poashtu miratoi edhe propozim Ligjin për kontabilitet në sektorin publik, I cili ka për qëllim harmonizimin e kontabilitetit në sektorin publik me standardet ndërkombëtare të kontabilistëve, mundësimin e raportimit statistikorë dhe administrimin me sektorin publik.

Bechtel është i interesuar për ndërtimin e pjesëve të mbetura të autostradës

Kompania Bechtel është e interesuar për ndërtimin e pjesëve tjera të autostradës Tivar- Bolare si dhe magjistrales në bregdetin malazez në korridorin Adriatiko- Jonian, u kumtua nga Ministria e komunikacionit dhe detarisë. Përfaqësuesit e kësaj kompanie, në takim me Ministrin e komunikacionit dhe detarisë, Osman Nurkoviq në Londër, kumtuan se janë të interesuar për ndërtimin e autostradës por edhe magjistrales së shpejt përgjatë bregdetit të Malit të Zi  ndër kohë që u bisedua edhe për mundësitë e rikonstruktimit të lidhjes hekurudhore Tivar- Vrbnica. Nga Ministria kumtuan se Nurkoviq gjatë qëndrimit në Londër, në kuadër të konferencës ndërkombëtare për sigurinë në rrugë, u takua me përfaqësuesit e kompanive britanike të cilat janë të interesuar për investime dhe afarizëm në Mal të Zi.

 

Pagesa më e lartë rreth 9%

Drejtoria e Tatimeve nga fillimi i këtij viti ka arritur të paguaj  shumën prej 746,1 milion euro, që paraqet 9% më shumë mjete se sa në periudhën e vitit të kaluar. Nga Drejtoria e Tatimeve kumtuan se nga fillimi i këtij viti, pagesa ka qenë 7% më e lartë nga ajo e planifikuara. Sipas fjalëve të tyre kjo Drejtori në muajin gusht ka realizuar pagesën rekord prej 106,78 milion euro me ç'gjë realizimi nga muaji i njëjtë të vitit të kaluar është tejkaluar për 5.1 milion euro. Edhe Drejtoria e Doganave në 8 muajt e parë të këtij viti ka grumbulluar 536,99 milion euro që paraqet  6,3% më shumë në krahasim me periudhën e vitit të kaluar. Nga Drejtoria e Doganave kumtuan se kanë vazhduar me rritjen e pagesës së të ardhurave në vazhdimësi, me ç'gjë është tejkaluar pagesa nga viti i kaluar si dhe planifikimi i pagesave të të gjitha formave të të ardhurave.

 

Ka kaluar koha e zonës së komforit

Puna e Këshillit për legjislaturën zgjedhore është i rëndësishëm për liderët opozitarë, sepse nga suksesi i punës së këtij Këshilli varet edhe dalja e tyre nga zona e komforit, i cili nuk ka ndodhur asnjë herë në 30 vitet e fundit, vlerësojnë nga Partia Demokratike e Socialistëve. Sipas fjalëve të deputetit të kësaj partie, Nikolla Divanoviq, tash 30 vjet liderët e opozitës luftojnë pa kompromis për vendin e parë  “nën linjë”. Përndryshe ende nuk dihet se cilët nga përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit për ndryshimet e legjislaturës zgjedhore, që është paraparë të mbahet me 11 të këtij muaji. Përfaqësuesit e Malit të Zi Demokratik, siç njoftojnë nga kjo parti, do të marrin pjesë në këtë mbledhje, kurse pjesëmarrjen e ka vërtetuar edhe deputeti i pavarur Negjelko Rudoviq. Nga Fronti Demokratik kanë thënë se deri kah fundi i kësaj jave do të mbajnë mbledhje në të cilën do të vendoset për aktivitetet në vazhdim, ndërsa vendimi i Partisë Socialdemokratike varet nga ajo nëse do të mbahet mbledhja e partive opozitare që e ka inicuar kryetarja e kësaj partie Draginja Vuksanoviq- Stankoviq. Deputeti i pavarur Aleksandar Damjanoviq deklaroi më parë se ky Këshill tani për tani nuk ka legjitimitet.

 

Përparim në efikasitetin e komunikacionit ajror civil

Mali i Zi është efikas në zbatimin e standardeve dhe praktikës së rekomanduar në fushën e sigurisë të komunikacionit ajror civil, në krahasim me shumë vende të zhvilluara të UE, vlerësoi Organizata Ndërkombëtare për Komunikacionin Ajror Civil (ICAO). Nga kjo Agjenci thanë se Mali i Zi pozicionohet lartë në rangun e 192 shteteve anëtare,  ndërsa përqindja e efikasitetit prej 87,99%, është përparim i lartë në krahasim me rezultatet nga viti 2010 i cili ka qenë 64,71%. Rangimi më i ri është rezultat i vizitës së përgjithshme të kontrollit të Agjencisë për Komunikacionin Ajror Civil, që u realizua në muajin janar të këtij viti.

 

Mali i Zi ka potencial për zhvillimin e kinematografisë

Themelimi i Këshillit për veprimtari filmike, forcimi i legjislaturës dhe infrastrukturës tjetër nga fusha e veprimtarisë filmike, do ti jap Malit të Zi shans për zhvillimin e kinematografisë, deklaroi kryeministri Dushko Markoviq, gjatë takimit me aktorin italian Gabriell Garko. Markoviq tha se dëshiron që të avancojë veprimtarinë filmike dhe që Malin e Zi ta pasurojë me përmbajte filmike. “Për këtë arsye për ne është me rëndësi që, përmes anëtarësimin tuaj në Këshillin për veprimtari filmike, përvojë dhe imazh, të na ndihmoni në realizimin e këtyre qëllimeve deklaroi kryeministri Markoviq.

 

Gollubovci prej nesër me shkollë të mesme të përzier

Shkolla e mesme e përzier do të hapet nesër solemnisht në Gollubovc, u kumtua nga Ministria e arsimit. Siç paralajmërohet, këtë shkollë të porsandërtuar në Gollubovc do ta hapin Kryeministri Dushko Markoviq, Ministri i arsimit Damir Shehoviq dhe Kryetarja e Komunës urbane të Gollubovcit, Tanja Stajoviq. Hapjes së shkollës do ti paraprijë një program i organizuar nga nxehësit e shkollave të Podgoricës, kurse në kuadër të tij mysafirëve do tu drejtohen ministri Shehoviq, kryetari i kryeqytetit Ivan Vukoviq dhe drejtori i kësaj shkolle Zoran Klikovac.

 

Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira

Dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani, Ron Johnson, thanë në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të gatshme për zgjedhje të vështira në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.  Ata i bënë këto komente pas takimeve më udhëheqësit politik në Kosovë në kuadër të një vizite ne rajon. Senatori Ron Johnson tha se rruga drejt paqes e sigurisë në Kosovë është përmes një qeverie që respekton sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave dhe posaçërisht, duke siguruar një marrëveshje me Serbinë që është çelësi që hap mundësitë. “Ne jemi këtu pikë së pari për të mbështetur qytetarët e rajonit, të Kosovës dhe Serbisë. Duam t’i shohim se do të kenë sukses”, tha ai.

Senatori Chris Murphy tha se ka një marrëdhënie të posaçme që do të vazhdojë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ai tha se Kosova ka një ardhmëri me një angazhim të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë që mund të jenë partner në suksesin ekonomik të saj. Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Mattheë Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Partia e Ivanoviqit garon bashkë me Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit

Iniciativa Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP), parti kjo e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq ka vendosur që të jetë në listën “Srpska Lista -Aleksandër Vuçiq” në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 6 tetor në Kosovë. “Ne jemi të mendimit që serbët në Kosovë kanë nevojë për unitet në këtë kohë, mbështetjen e shtetit të Serbisë për mbijetesën dhe ruajtjen e interesave kombëtare”, është thënë në një deklaratë të Iniciativës Qytetare SDP. Kjo iniciativë është drejtuar nga Oliver Ivanoviq deri në ditën e vrasjes së tij më 16 janar të vitit 2018, para selisë së këtij subjekti politik në veri të Mitrovicës. Kurse, Lista Serbe sot pritet të marrë vendim në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë. Kreu i saj, Goran Rakiq ka paralajmëruar se vendimi final do të merret sot. Ai po ashtu ka shpjeguar se Lista Serbe është në komunikim të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

Hahn bisedon me Sorecan për zhvillimet në Shqipëri

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka njoftuar një takim me Komisionerin e negociatave Johanes Hahn në orët e para të mëngjesit. Soreca, ka bërë të ditur në rrjetin twitter se takimi është zhvilluar për ta informuar mbi zhvillimet e reja politike të situatës në Shqipëri. “Kënaqësi të informoja Komisionerin Hahn për zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri”, shkruan Soreca. Në të njëjtin status ambasadori i BE-së ka preferuar të ndajë apelin në funksion të vendimit të tetorit, siç e ka quajtur ai. Thirrja e BE-së për javët e fundit përpara këtij vendimi për hapjen e negociatave, i takon procesit të reformës, për të cilin është thelbësore që të vazhdohet përqendrimi”, përfundon reagimi i shkurtër i ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca.

Miratohet projektligji që bllokon Brexitin pa marrëveshje

Ligjvënësit britanikë kanë miratuar projektligjin që parandalon largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, çka mund të nxisë kryeministrin britanik, Boris Johnson që të thërrasë zgjedhje të përgjithshme. Deputetët opozitarë dhe konservatorët e zemëruar kanë miratuar projektligjin me 327 vota për dhe 299 kundër. Ky projektligj kërkon nga kryeministri që të kërkojë shtyrje të Brexitit përtej 31 tetorit, nëse nuk arrihet një marrëveshje me BE-në. Kryeministri Johnson ka paralajmëruar se do të kërkojë zgjedhje të reja. Kryeministri britanik synon të largojë Britaninë nga blloku evropian me 28 anëtarë, më 31 tetor të këtij viti, edhe nëse nuk ka marrëveshje për largim. Johnson ka thënë se bllokimi i Brexitit pa marrëveshje do të dëmtonte bisedimet për një marrëveshje të re dhe do të shkaktonte “më shumë vonesa dhe paqartësi”. Kritikët kanë thënë se largimi i Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme për këtë shtet.

 

Erdogan kërcënon perëndimin me "hapje të dyerve" nëse nuk i ndihmon me migrantët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e migrantëve dhe ka kërcënuar me rihapje të rrugëve drejt Evropës, nëse nuk financohet plani i tij për të krijuar “zona të sigurta” kufitare për refugjatë sirianë. Turqia do të “detyrohet të hapë dyert” nëse nuk ofrohet më shumë ndihmë, ka thënë ai në një fjalim televiziv në Ankara. “Nëse nuk na ofroni mbështetje, më vjen keq, mirëpo ne nuk do ta bartim këtë peshë të vetëm”. Aktualisht Turqia është shtëpia e më shumë se 3 milionë refugjatëve, për shkak të luftës tetëvjeçare në Sirinë fqinje, çka ka krijuar vështirësi në ekonominë turke. Përveç sirianëve, Turqia ka strehuar edhe qindra mijëra irakianë dhe afganë, të cilët kanë ikur nga luftërat në vendet e tyre. Më 2016, Ankaraja është pajtuar për të arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të ndalur valën e migrantëve nga jugu dhe lindja, në këmbim të miliarda dollarëve.

 

SHBA-ja dhe Kina pajtohen për bisedime për tregtinë në tetor

Kina dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan që të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë për tregtinë, në fillim të tetorit në Uashington. Njoftimi vjen në kohën e frikës se përshkallëzimi i luftës tregtare midis dy vendeve mund të shkaktojë recesion ekonomik global. Ministria e Tregtisë e Kinës tha se për bisedime u ra dakord në një bisedë telefonike midis zëvendëskryeministrit të Kinës, Liu He, përfaqësuesit amerikan të tregtisë, Robert Lighthizer, dhe sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin. "Palët ranë dakord që të punojnë së bashku dhe të ndërmarrin veprime praktike për të krijuar kushte të mira për konsultime", tha ministria kineze. Qysh vitin e kaluar, SHBA-ja ka nisur me vënien e tarifave shtesë mbi mallrat e importuara kineze, duke bërë që Kina të përgjigjet me masa të ngjashme.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët, në veri deri me vranësira të pakta. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan:  në Podgoricë e Budvë 32 gradë, Herceg Novi 31, Ulqin e Tivar 30, Beranë 29, Nikshiq, Bijello Pole, Rozhaj e Cetinë 28, Plevle 27, Kollashin 26, Plavë 24, dhe në Zhablak 21 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, në jug me intervale me diell, kurse pas dite dhe me reshje të mundshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 33 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се