Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 09. 2019. 18:31   >>  18:32

Ditari 04.09.2019

04.09.2019

Zgjedhjet vitin e ardhshëm, sinjal për Bashkësinë ndërkombëtare 

Zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, nëse do të kalojnë mirë, do të jenë sinjal për BE, SHBA dhe pjesën tjetër të botës se në Mal të Zi, është rrënjosur fuqishëm demokracia, ka kumtuar senatori amerikanë, Lindzi Grejem. Ai, pas bisedimeve me kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, ka deklaruar se është e rëndësishme që të pësojnë humbje ato forca të cilat dëshirojnë të minojnë angazhimet e Malit të Zi, në rrugën drejtë demokracisë, jo vetëm për shkak të Malit të Zi, por edhe për të ardhmen e gjithë rajonit. Grejem,  ka porositur se SHBA janë partner dhe mikë, kurse Kongresi amerikanë aleat i Malit të Zi. “Shpresoj se në zgjedhjet e radhës vitin e ardhshëm, do të ia dëshmoni botës se demokracia në Mal të Zi do të jetojë gjithmonë.  Rruga që ju pret është vështir , por shpërblimi është i madh”, theksoi Grejem. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq , theksoi se Mali i Zi është partner i besueshëm i cili në NATO i kryen të gjitha obligimet, si dhe partner i sigurt në rrugën drejtë BE . “Besojmë se, kurdo që të jetë, do të jemi anëtari i parë i radhës i BE”, theksoi Brajoviq. Në pyetjen e gazetarëve se a e përjashton plotësisht pushteti aktual mundësinë e formimit të Qeverisë teknike në të cilën insiston opozita, Brajoviq është përgjigjur se anëtarë i qeverisë mund të bëhet dikush në bazë të rezultateve në zgjedhje. “Bisedimet për formimin e Qeverisë teknike nuk janë të nevojshme”, vlerësoi Brajoviq, dhe shtoi se është me rëndësi që pushteti dhe opozita të angazhohen në mënyrë që të arsyetojnë besimin nga qytetarët.

Mali i Zi ka bërë punë të mirë

Mali i Zi ka bërë punë të mirë dhe e përgëzoi për rezultate të arritura nga ana fiskale dhe në sektorin financiar, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i konstituencës Belgjiko-holandeze, në Fondin monetarë ndërkombëtarë , Entoni De Lanoj, gjatë  takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Siç thuhet në kumtesë, Markoviq, ka theksuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë në çrrënjosjen e ekonomisë informale në të gjitha fushat si dhe në bashkëpunimin e ngushtë të organeve kompetente dhe prokurorisë në procesuimin e veprave penale nga lëmi i kriminalitetit afaristë. Markoviq, ka theksuar të arriturat e Qeverisë në fushën e turizmit, energjetikës dhe bujqësisë, duke shtuar se qeveria është përkushtuar në përforcimin e infrastrukturës së përgjithshme, në veçanti, në veri të vendit si parakusht kryesor për zhvillim dhe jetën më të mirë të qytetarëve thuhet në kumtesë.

Rritja e depoziteve në më shumë se 300 milion euro

Gjendja në sektorin bankarë është fuqizuar dukshëm pas zgjidhjes së çështjeve lidhur me bankat e “lënduara”. Nga fundi i vitit të kaluar, kur Banka Qendrore e Malit të Zi, ka filluar aktivitetet në zgjidhjen e gjendjes në IBM dhe Atllas Bankën, mjetet e depozituara janë rritur për me shumë se 300 milion euro, ka deklaruar guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq. Ai, ka biseduar sot me drejtorin ekzekutiv të konstituencës Belgjiko-holandeze në FMN , Entonio De Llanoja, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi . Siç thuhet në kumtesë nga Banka Qendrore e Malit të Zi, Zhugiq, e ka informuar bashkëbiseduesin me indikatorët themelor të gjendjes në sektorin makroekonomik dhe financiar, si dhe lidhur me planet dhe aktivitetet e Bankës Qendrore, që kanë të bëjnë me përforcimin e mëtejmë të stabilitetit financiar. Fondi Monetarë Ndërkombëtar, vlerëson përparimin e arritur në sektorin financiar, ka pohuar De Llanoi , thuhet në kumtesë.

 

Rritja e investimeve nga vendet e NATO-s për 64% nëvitin e kaluar

Në vitin e kaluar investimet e drejtpërdrejta të huaja nga vendet anëtare të NATO-s, janë rritur për 64%, krahasuar me vitin 2017, është kumtuar në Qeveria e Malit të Zi. “Prej se Mali i Zi, është anëtarësuar në NATO, janë rritur dukshëm investimet e drejtpërdrejta  nga jashtë”, ka kumtuar Millosh Jovanoviq , drejtor i Agjencisë për promovimin e investimeve të huaja. Sipas fjalëve të tij, investimet e drejtpërdrejta nga vendet anëtare të NATO-s, janë rritur për 64%, e që është rritje e madhe krahasuar me vitin 2017, ka precizuar Jovanoviq, duke shtuar se gati gjysma e investimeve të drejtpërdrejta të  huaja në vitin 2018, kanë qenë nga vendet anëtare të aleancës së NATOS.

 

 

Delegacioni i Kuvendit në konferencën interparlamentare

Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi, do të marrë pjesë në konferencën interparlamentare për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë si dhe politikën e përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë e cila fillon sot në Helsinki, në kuadër të kryesimit finlandezë në BE. Siç është kumtuar nga parlamenti në punën e kësaj konference e cila gjatë deri të premten e ardhshme marrin pjesë kryetari i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtarët , Andrija Nikoliq,  anëtari i këtij këshillit, Ervin Ibrahimoviq, si dhe anëtarët e Këshillit për mbrojtje dhe siguri Luigj Shkreli dhe Boris Mugosha.

 

Këshilli i Agjencisë, të hënën debaton ndarjen e banesave të funksionarëve

Këshilli i agjencisë për pengimin e korrupsionit, do të shqyrtojë të hënën informatën për sjelljen e agjencisë në raport me funksionarët publikë të cilëve u janë ndarë banesat dhe kredi në kushte të favorshme, nga përbërja aktuale e qeverisë si dhe nga përbërjet e kaluara. Në rendin e ditës është paraparë shqyrtimi i informatës për sjelljen e drejtorit të kësaj agjencie lidhur me marrjen e kredisë me kushte të favorshme nga qeveria vitin e kaluar. Temë e këtij shqyrtimi do të jetë iniciativa e anëtarit të Këshillit, Zllatko Vujoviq, për formimin e grupit punues për kontrollin e veprimeve të drejtorit, Radonjiq, në rastin e mos inicimit të procedurës kundër funksionarëve publikë të cilët nuk kanë paraqitur të dhënat e sakta dhe të plota në raportin për të ardhurat dhe pasurinë e funksionarëve publikë , lidhur me marrjen e kredive dhe banesave me kushte të favorshme.

Nuk ka kandidatë për shkak të mosbesimit në sistem

Nga radhët e juristëve eminentë, askush nuk dëshiron të kandidohet për kryetarë të prokurorisë kryesore të shtetit, sepse ekziston mos besimi në sistemin ekzistues, ka deklaruar për Radion e Malit të Zi, kryetari i Shoqatës së juristëve të Malit të Zi, Branisllav Radulloviq. Ai, ka vlerësuar se bllokimi i prokurorisë kryesore të shtetit është problem jo vetëm juridik por, para së gjithash, i natyrës politike. Ndryshimi i kushtetutës, konsideron Radulloviq, nuk është zgjedhje e mirë  dhe ky propozim është bazuar me logjikën “nëse nuk mund të zgjidhim problemin e vogël, atëherë do të tentojmë zgjidhjen e problemit të madh“. “Ndryshimi i Kushtetutës, është procedurë e komplikuar dhe e gjatë dhe në rast se nuk arrin , nuk mund të përsëritet”, ka sqaruar Radulloviq.

 

Të dhënat e unifikuara deri në gjysmën e shtatorit

Ministria e legjislaturës publike duhet që deri me 15 shtator të unifikojë të dhënat për numrin e të punësuarve në sektorin publikë, në nivelin qendrorë dhe lokal, që janë paraqitur për ndërprerjen me marrëveshje të marrëdhënies së punës.

Shpallja publike për ndërprerjen me marrëveshjes të marrëdhënies së punës për kompensime të caktuara është dërguar në gjitha organet qendrore dhe lokale me 23 korrik , kurse të interesuarit kishin afatin deri me 30 gusht për dorëzimin e kërkesave drejtueseve të institucioneve në të cilat punojnë.

Nga kjo ministri , gazetës “Vjesti “ i kanë deklaruar se janë duke grumbulluar të dhënat për numrin e të interesuarave në nivelin qendror dhe lokal për ndërprerjen e marrëdhënia së punës me marrëveshje .

 

Gjeloshaj me bashkëpunëtorët ndanë librat për fillestarët

Siç ishte edhe premtimi i mëparshëm dhe që ishin paraparë mjetet me buxhetin e Komunës së Tuzit, sot në shkollën fillore, “Mahmut Lekiq” në Tuz, kryetari i kësaj komune,  Nik Gjeloshaj së bashku me kryetarin e kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin e komunës, Ivan Ivanaj,  shpërndanë librat për nxënësit fillestarë. Ky aksion, do të vazhdojë edhe në shkollat tjera fillore në territorin e Komunës së Tuzit. “Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, sepse sot, një gjeneratë e re fillon një rrugë të bukur për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Gjeloshaj me këtë rast. S'do mend, se ky aksion i realizuar nga pushteti vendor, do të jetë ndihmesë e madhe jo vetëm për nxënësit, por edhe prindërit e tyre, respektivisht buxhetin, edhe ashtu modest për shumicën e familjeve, si rëndom në fillim të viti shkollor.

Përgatiti, SenadGilaj  

 

P.Beyer; Liberalizimi i vizave mund të jetë befasi për Krishtlindje

Deklarata e djeshme e deputetit gjerman, Peter Beyer në Prishtinë se liberalizimi i vizave mund të vije si befasi për Krishtlindje, rriti entuziazmin në skenën politike në Kosovë.

Para medieve, bashkë me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, Beyer ritheksoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në aspektin ndërkombëtar, mirëpo pa dashur të jap data, ai tha se liberalizimi mund të jetë si “shpërblim” para Krishtlindjeve, shkruan lajmi.net.

“Gjermania është shtet mbështetës për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Ka pasur edhe data, një datë kurrë nuk e kemi cekur nga ana jonë. Vërtet nuk është e drejtë që Kosova është i vetmi vend që nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do ta jap datën, mirëpo ndoshta do të jetë shpërblim për Kërshëndella”, deklaroi Beyer në Prishtinë.

Liberalizimi i vizave nuk po cilësohet si “shpërblim” nga institucionet e Kosovës.

Nga ministria e Integrimeve Evropiane thonë se Kosova i ka përmbushur moti kushtet për këtë proces, dhe se sipas tyre një gjë e tillë do ishte dashur të ndodhte qysh moti.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Lirak Çelaj për lajmi.net thotë se befasi do të ishte vonesa në liberalizimin e vizave, dhe jo përfundimi i procesit.

 

Dialogu, duhet të rinisë sa më parë

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rinisë sa më parë. Ky është edhe insistimi i SHBA-së dhe Gjermanisë, shtete këto që janë duke bërë përpjekje që të zhbllokojnë bisedimet dhe të rikthejnë Prishtinën dhe Beogradin në tryezën e bisedimeve.

SHBA-ja ka caktuar Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, i cili ka deklaruar se dialogu për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë pikë kryesore e agjendës së tij.

Përveç caktimit të Palmerit, në Kosovë sot do të mbërrijnë edhe dy senatorë amerikanë, të cilët vijnë në Prishtinë për të vetmen arsye, dialogun Kosovë-Serbi.

Për të njëjtën çështje, Kosovën dje e ka vizituar edhe deputeti i CDU-së së kancelares gjermane Angela Merkel, Peter Beyer, i cili bëri thirrje për rinisje të dialogut, duke ripërsëritur qëndrimin gjerman se janë kategorikë kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

Ai, teksa ka folur për vendimin e SHBA-së që të caktojë një përfaqësues special për Ballkanin, duke thënë se do të ishte mirë që edhe Bashkimi Evropian të caktonte një përfaqësues të tillë që do të merrej vetëm me dialogun, shkruan Gazeta Express.

 

I.Daçiq; Takim konstruktiv me Palmer

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se pati një takim pozitiv me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, duke shpresuar se ai do të luajë një rol pozitiv në dialogun Beograd-Prishtinë.

”Na duhet të presim për zgjedhjen e komisionerit të ri për politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së, Josep Borrell… si edhe për qeverinë e re në Prishtinë”, tha Daçiq për gazetarët në Forumin e Bledit.

“Po hapet një mundësi për të vazhduar dialogun, por nuk pritet të ndodhë realisht, para  formimit të një qeverie të re në Prishtinë. Serbia do të jetë konstruktive”, theksoi ai.

 

 

Gjermania, skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Gjermania, vendi kryesor i Bashkimit Evropian, i cili mban peshën kryesore të vendimit për zgjerimin ose jo të vetë BE-së, është tepër skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gazeta Shekulli ka marrë një prononcim ekskluziv me disa zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman dhe të grupimit të CDU/CSU-së. Ata flasin njëzëri për një qëndrim negativ ndaj Shqipërisë. Sipas tyre, asnjë kriter nuk është plotësuar nga Shqipëria, në mënyrë që të hapen negociatat me Shqipërinë.

Votimet e 30 qershorit kanë qenë të vjedhura dhe votat janë blerë në masë. Problem thelbësor mbetet dështimi i sistemit të drejtësisë, për të cilën vetë Bashkimi Evropian ka investuar aq shumë. Mendohet që shifra total që Bashkimi Evropian ka shpenzuar, llogaritet në 200 milionë euro.

Java që vjen do të jetë përcaktuese. Shqipëria nuk ka përmbushur deri tani asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave, të përmendura nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, në qershor 2018, veçanërisht paragrafi 54, përveç fazës së parë të procesit të Vettingut.

 Por ne do të shikojmë nëse do të ketë ndonjë zhvillim për negociatat, mund të japim një dritë jeshile në përgjithësi, por jo që të fillojmë negociatat.

 

Shkupi, në pritje të marrjes së datës për fillimin e bisedimeve

Maqedonia e Veriut pret të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE në tetor, dhe është e shqetësuar se rajoni i Ballkanit do të dekurajohej për të kryer reforma nëse nuk fillojnë këto bisedime, tha të martën ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

“Kjo do t'u dërgonte një mesazh udhëheqësve të tjerë në Ballkan, se nuk ia vlen të investoni kapital politik për marrjen e vendimeve të vështira", tha Dimitrov.

Në një prononcim për Reuters, Dimitrov, shtoi se një fillim i bisedimeve të pranimit do të ndihmojë në bindjen e të rinjve të mos migrojnë dhe të kërkojnë një "stil evropian të jetës" diku tjetër.

Komisioni Evropian rekomandoi zyrtarisht në maj që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për t'u anëtarësuar në BE. Vendi kishte shpresuar të merrte datën për të filluar bisedimet e pranimit në qershor, por Këshilli i BE-së, e shtyu vendimin për tetor. Dimitrov gjithashtu tha që Maqedonia pritet të bëhet anëtare e NATO-s në dhjetor, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Johnson, ka humbur shumicën në Parlamentin Britanik 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se do të thërras zgjedhje të përgjithshme në rast se detyrohet të kërkojë një zgjatje të afatit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Brexiti duhet të ndodhë më 31 tetor, por ligjvënësit britanikë me shumicë votash miratuan marrjen nën kontroll të rendit të ditës në parlament, masë kjo që do t’i lejojë ata të sjellin një projekt-ligj për të kërkuar shtyrjen e Brexit-it.

Kryeministri tha që projektligji i deputetëve do të sillte "më shumë zhurmë, më shumë vonesë, më shumë konfuzion".

Ai u tha deputetëve se nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç se të vazhdonte me përpjekjet për të thirrur zgjedhjet e parakohshme, duke shtuar se "populli i këtij vendi do të duhet të zgjedhë".

Më herët, kryeministri Johnson e humbi shumicën në parlament pasi deputeti konservator, Philip Lee, zuri vendin e tij në ulëset e opozitës.

Shkatërrime të mëdha në ishujt e Bahamas nga uragani Dorian

Ekipet e shpëtimit janë nisur në zonat në veri të ishujve Bahamas që janë shkatërruar nga Uragani Dorian.

Kryeministri i Bahamas-it, Hubert Minnis ka thënë se disa zona janë shkatërruar plotësisht dhe pritet që numri i të vdekurve, nga shtatë sa është tani, të rritet edhe më shumë.

“Ne mund të përballemi me më shumë viktima. Këto janë vetëm informacionet fillestare. Kjo është një prej krizave më të mëdha kombëtare në historinë e shtetit tonë”, ka thënë ai.

Uragani Dorian është bartuar në veri mirëpo ende kërcënon ujërat në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Lideri opozitar, Philip Brave Davis, i ka përshkruar pamjet e para përmes një fluturimi si “të tmerrshme”.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka thënë se shqetësohet se 45 për qind e shtëpive në Grand Bahama dhe Abakos, janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar tërësisht.

 

Tramp, paralajmëron Kinën nëse bisedimet vazhdojnë deri në mandatin e dytë të tij  

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të martën se bisedimet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po shkonin mirë, megjithëse paralajmëroi se ai do të ishte "më i ashpër" në negociata, nëse diskutimet do të vazhdojnë deri në mandatin e tij të dytë.

Ai nuk dha detaje në lidhje me negociatat, ose se si ato mund të bëhen më të ashpra.

Trump tha se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre tregtare, dhe ai i fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, atëherë "zinxhiri i furnizimit i Kinës do të shkatërrohet dhe bizneset, vendet e punës dhe paratë do të zhduken".

Lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-së ka trazuar tregjet botërore si dhe ka ngritur shqetësimet për ndonjë recesion të mundshëm të ekonomisë botërore.

 

Papa Françesku, fillon turneun në vendet afrikane

Papa Françesku udhëton të mërkurën në Mozambik për të mbështetur procesin e paqes.

Vizita në Mozambik, shënon fillimin e një turneu që ka për qëllim trajtimin e temave siç janë ndryshimet klimatike, shpyllëzimin, varfërisë dhe korrupsionin, raporton Reuters.

Një luftë civile 15-vjeçare përfundoi në Mozambik më 1992, por pesidenti Philip Nijusi, dhe lideri i opozitës, Osufo Momade, gjatë muajit të kaluar nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.

Zgjedhjet janë caktuar për në tetor, por ka frikë nga një shpërthim dhune.

Zyrtarët lokalë thanë se vizita e Papës po realizohet në kohën e përpjekjeve për të konsoliduar paqen.

Papa Françesku gjatë udhëtimit shtatë-ditor, do të vizitojë edhe Madagaskarin dhe Mauritiusin.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

       Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, në viset malore me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende vende e fortë e drejtimeve veriore .

             Temperaturat në orën 14: Budvë 33 g. H. Novi 32, Podgoricë e Tivar 31, Ulqin e Petroac 30, Cetinë, 27, Nikshiq 26, B. Pole 25, Plavë 23 ,Shavnik, 22, Andrievicë 20, Beranë 19, Plevl e Plluzhinë 17, Kollashin e Rozhajë 16, dhe në Zhablak 12 g.

            Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në viset veriore me vranësira të ndryshueshme, në orët e pas ditës janë të mundshme të reshura kalimtare të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 33 g. c.

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се