Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 09. 2019. 18:28 >> 18:37

Ditari 03.09.2019

03.09.2019

Edhe 9 milion investime në Ski Qendrën në Kollashin

Qeveria e Malit të Zi do të investojë 9 milionë euro në ndërtimin e teleferikut në Ski shtegun Kollashin 1600. Me kontratë është paraparë që hartimi i propozim projektit ideor të Teleferikut me 6 ulëse të realizohet për dy muaj, prej nënshkrimit, kurse hartimi i projektit kryesor 4 muaj prej miratimit të zgjidhjes ideore, derisa afati për ndërtimin e teleferikut parashihet një vit prej ditës së zgjedhjes së Kompanisë për ndërtim.

Shtegu prej ka fillon teleferiku i ri, siç njoftohet do të jetë në lartësinë mbidetare prej 1 mijë 430 metra, derisa pika më e lartë do të jetë në lartësinë mbidetare prej 1 mijë e 770 metra. Gjatësia horizontale është rreth 1 mijë e 400 metra, kurse kapaciteti 2 mijë e 600 skiatorë në orë. Realizimi i këtij projekti paraqet vazhdim të valorizimit të potencialeve turistike të Bjellasicës, pas hapjes së Rezortit, “Kollashin 1600” para gjysmë vitit. Në ndërtimin e Teleferikut aktual, stacionit bazë, ski shtegut, rrugëve që çojnë drejt tij, dhe përmbajtjeve përcjellëse, Qeveria e Malit të Zi deri tani ka investuar 17 milionë euro, derisa me teleferikun e ri së bashku me elementet përcjellëse infrastrukturore, do të arrijë shumën prej 30 milionë euro.

 

Do të lehtësohet lëvizja e mallrave dhe udhëtarëve mes dy vendeve

Marrëveshjet për komunikacionin ndërkombëtare tokësorë si dhe atë ajrorë mes Qeverive të Malit të Zi dhe Britanisë së Madhe, të cilat sot janë nënshkruar në Londër, do të lehtësojnë lëvizjen më të lirë dhe më të lehtë si të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve dhe do të tejkalohen barrierat administrative në këto sektor, u kumtua nga Ministria për komunikacion dhe detari.

Marrëveshjet, siç u kumtua nga kjo ministri, rregullojnë marrëdhëniet në lëmin e transportit në mënyrë bashkëkohore. Ministri i komunikacionit dhe detarisë, Osman Nurkoviq, i cili po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare për sigurinë në rrugë, e që po mbahet në Londër, ka zhvilluar takim bilateral me kolegen e tij, nënsekretaren parlamentare të shtetit për sektorin e komunikacionit, Sharllot Vere. Qëllimi kryesorë i këtij takimi bilateral ishte nënshkrimi i marrëveshjes për komunikacionin rrugorë dhe atë ajror mes Qeverive të dy vendeve.

 

Edhe aeroporti i Tivatit së shpejti me komunikacion në mbrëmje

Së shpejti do të bëhet publike, nëse aeroporti në Tivat mundet dhe në çfarë mënyre të realizojë komunikacionin gjatë orëve të mbrëmjes. Kështu është shprehur në mëngjesin me gazetarë drejtori i aeroporteve të Malit të Zi Danillo Orllandiq, duke paralajmëruar që gjatë ditëve të ardhshme do të zgjedh kompaninë më të mirë për projektim, e ato do të jenë “Erbas” ose “Aeroport de Pari”. E tërë puna pritet të përfundohet për një vit e gjysmë, çka do të kontribuonte në arritjen e sukseseve më të mëdha të aeroporteve të Malit të Zi, ka deklaruar Orllandiq. Në pyetjen mbi borxhet e Montenegro Erlajns ndaj kompanisë, ai tha se aviokompania nacionale është duke shlyer vetëm një pjesë të obligimeve, të cilat tani kanë arritur shumën prej 29 milionë euro.

 

Krivokapiq mbetet kryetar i Bordit të EE të MZ

Bordi i drejtorëve të Elektroekonomisë së Malit të Zi në mbledhjen konstitutive të mbajtur dje, sërish zgjodhi Gjoko Krivokapiq kryetar të Bordit të drejtorëve të kompanisë. Besimin përbërjes së re të Bordit, në të cilin janë përveç Krivokapiqit edhe dr. Ranko Milloviq, Lubo Knezheviq, Samir Hoxhiq, Prof. dr. Vlladan Radulloviq, Sërgjan Spaih dhe Oresto Bramanti, u kanë dhënë aksionarët në mbledhjen e Kuvendit më 31 gusht të këtij viti.

Siç theksohet në njoftimin e Elektroekonomisë së Malit të Zi, duke shqyrtuar situatën financiare aktuale në këtë kompani, Këshilli ka vlerësuar se gjatë vitit të kaluar dhe periudhën deri tani të këtij viti janë realizuar parimet bazë të politikës afariste, si rezultat i angazhimit të punësuarve dhe të gjithë strukturave udhëheqëse në kompani.

 

Përkrahje për zhvillimin e afarizmit

Ministria e ekonomisë në bashkëpunim me Fondin investues e zhvillimor është duke realizuar Linjën programore për zhvillimin e afarizmit, e që i kushtohet të rinjve dhe afaristëve potencial të cilët dëshirojnë ta fillojnë biznesin e vet dhe të hyjnë në “ujërat” afariste. Nga Ministria e ekonomisë është kumtuar se kjo Linjë ka të bëjë me afaristët aktual të cilët punojnë tash e një vit dhe dëshirojnë të avancojnë afarizmin e vet përmes masave të caktuara të përkrahjes jofinanciare dhe financiare. Ftesa është e hapur deri me 30 shtator, njoftojnë nga kjo ministri.

 

Model sa më efikas për studentët e mjekësisë

Ideja se do të ndryshohen kushtet dhe kriteret për studentët e mjekësisë në Mal të Zi, nuk është qëndrim i Ministrisë së shëndetësisë, as Qeverisë së Malit të Zi, njoftojnë nga ky resor. Qëndrimi unik i Ministrisë së shëndetësisë dhe i Shtetit është që të gjendet mënyrë dhe model efikas që të përmirësohet standardi i punëtorëve të shëndetësisë, përfshirë edhe mundësinë e rritjes së rrogave. Në këtë mënyrë, mjekët do të fitojnë satisfaksion profesional dhe të kënë motivacion më të madh që angazhimin e vet ta vazhdojnë në Mal të Zi, thuhet nga Ministria. Se janë në rrugë të drejt, siç theksohet, flasin faktet që çdo ditë e më shumë numri i caktuar i mjekëve nga rajoni ka shpreh dëshirën të punojë në institucionet shëndetësore të Malit të Zi. Problemi i deficitit të mjekëve në ndihmën e shpejtë do të tejkalohet kur të miratohet draft ligji të cilin e ka propozuar Ministria e Shëndetësisë, ka deklaruar drejtori i Entit për mjekësi urgjente Sasha Stefanoviq në Programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi. Me këtë draft është precizuar që, siç thotë Stefanoviq, pas mbarimit të fakultetit doktorët e mjekësisë në shëndetësinë primare janë të detyruar të punojnë dy vite.  

 

Pritet vetëm edhe përgjigja e Demokratëve

Kryetarja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq- Stankoviq do të konvokojë takimin e përfaqësuesve të opozitës kur të fitoje edhe qëndrimin e Malit të Zi Demokratik, të cilët të vetmit ende nuk janë përgjigjur ftesës së sajë, u kumtua nga PSD. Nga kjo Parti thanë se Vuksanoviq- Stankoviq ka incuar takimin e liderëve të partive opozitare dhe të përfaqësuesve në Këshillin për reformën e legjislaturës zgjedhore, në mënyrë që të harmonizojnë qëndrimet lidhur me platformën për bisedime me pushtetin. Ajo këtë iniciativë e ka dërguar para 10 ditëve. “Pritet vetëm edhe përgjigja zyrtare e Demokratëve dhe takimi menjëherë do të konvokohet. Konsiderojmë se është shumë me rëndësi që takimi të mbahet këtë javë në prag të mbledhjes së caktuar të Këshillit”, thanë nga Partia Socialdemokratike. Ata u shprehen se të gjithë të ftuarit e kanë pranuar iniciativën e kryetares së PSD, dhe se ka mbetur vetëm që edhe Demokratët ta njoftojnë për qëndrimin e tyre.  Nga Partia Socialdemokratike konsiderojnë se në takimin e opozitës duhet definuar minimumin e principeve për paraqitjen e përbashkët të opozitës në punën e Këshillave.

 

Për ndihmë juridike pa pagesë janë shpenzuar 54,5 milion euro

Në Mal të Zi në gjashtë vitet e fundit, të drejtën në ndihmë juridike pa pagesë e kanë shfrytëzuar më shumë se 2,9 mijë persona, më së shpeshti ata të cilët janë shfrytëzues edhe të sigurimit material, kurse për këtë qëllim janë shpenzuar rreth 54,5 milion euro, tregon hulumtimi i Aleancës Qytetare. Mali i Zi sistemin e ndihmës juridike pa pagesë e ka vendosur me miratimin e Ligjit për ndihmë juridike pa pagesë, i cili ka filluar të zbatohet nga 1 janari i vitit 2012.

 

Palmer ka synim kthimin e Kosovës dhe Serbisë në negociata

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer  tha se synim i tij është që t'i kthejë Prishtinën dhe Beogradin sa më shpejt në tryezën e bisedimeve dhe të sigurojë një marrëveshje midis tyre. Në një intervistë për mediat serbe, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Palmer tha se mendon se mund të arrihet marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila, sipas tij, do ta transformonte gjithë Ballkanin, do t'i hapte rrugën evropiane Serbisë dhe Kosovës dhe do të ishte "një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në". Kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve, tha Palmer, është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara. Dy palët i kanë pezulluar bisedimet prejse Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, nëntorin e kaluar. Përkundër kërkesave të SHBA-së dhe Bashkimi Evropian për heqjen e kësaj mase, Kosova nuk ka vepruar. Autoritetet serbe këmbëngulin se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën pa heqjen e taksës. Ndërkohë, siç njofton ministri i Jashtëm i qeverisë në largim të Kosovës nëpërmjet rrjetit social Facebook, Behxhet Pacolli, ka takuar Metthew Palmer, në kuadër Forumit të Bledit në Slloveni.

 

Bashkëpunim i ngushtë me Pallmer, dialogu udhëhiqet nga BE

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijnaçiq thotë se BE pret bashkëpunim të ngushtë me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Në deklaratën e saj për Tanjug, ajo theksoi rolin e SHBA në dialogun Beograd-Prishtinë, por gjithashtu theksoi se këto bisedime mbahen nën ombrellën e BE-së. "SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për sukses në dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. BE dhe SHBA ndajnë një interes të fortë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe ne mezi presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA dhe Matt Palmer si i dërguari special i SHBA-së", tha Kocijançiq. Ajo theksoi faktin që BE dhe SHBA kanë punuar kaq ngushtë në Ballkanin Perëndimor deri më tani, por gjithashtu kujtoi se shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ishte "plotësisht dhe personalisht" e angazhuar në ndërmjetësimin e dialogut, si dhe në perspektivat e BE-së për "Serbinë, Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor". "Ne mirëpresim çdo angazhim për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE, qoftë ai që vjen nga vendet anëtare, bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara," tha Kocijançiq.  

 

Dy senatorë amerikanë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të vizitojnë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për dialogun midis dy vendeve. Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, do të udhëtojnë bashkë me një delegacion të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, porse atyre dy Moska ua ka ndaluar hyrjen. "Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës", tha në një postim në Twitter senatori Chris Murphy. Murphy dhe Johnson janë kritikë të zëshëm të Kremlinit. Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

 

Për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë do të vijë edhe një ekip i dërguar nga Mogherini

Në Prishtinë, Komisioni Qendror Zgjedhor ka nënshkruar marrëveshje me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka tha se vëzhgim i zgjedhjeve është një nga pjesët më thelbësore të procesit zgjedhor. Sipas saj nënshkrimi i kësaj marrëveshje shpreh gatishmërinë e KQZ për avancimin e procesit zgjedhor në Kosovë. Daka tha se procesi zgjedhor do të vëzhgohet edhe nga vëzhgues të partive politike dhe po ashtu shoqëria civile në Kosovë. Në anën tjetër nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Zëvendësshefi, Riccardo Serri, tha se për herë të pestë bashkimi evropian i vëzhgon zgjedhjet në Kosovë. ai po ashtu tha se ky mision i ka ofruar disa rekomandime KQZ-së por që në zgjedhjet e mëhershme ato nuk janë implementuar. Sipas tij përveç kësaj marrëveshje, në Kosovë për vëzhgim të zgjedhjeve do të vijë edhe një ekip ku udhëheqësi i saj do përcaktohet nga shefja në largim e diplomacisë e BE-së Frederica Mogherini.

 

Arritëm progres, është koha e BE-së të shfaq reagim të shpejtë

Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në Forumin Strategjik të Bledit tha se Maqedonia para 2 viteve ishte burim i aleatëve në NATO dhe BE dhe ka pasur krizë politike, dhe kufizim të mediave dhe rënie të demokracisë. Ajo thotë se është zgjidhur kontesti me Greqinë dhe se është nënshkruar Marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se tashmë investimet e huaja janë rritur katërfish me 50 mijë punësime të reja. Është tepër e rëndësishme, shtoi Shekerinska, kur ka rezultate dhe zhvillim dhe reagim të shpejtë. “Erdhi koha kur BE duhet të reagojë ndaj zhvillimit të shpejtë që rezulton me vendime të shpejta. Tetori është i rëndësishëm edhe për ne edhe për BE-në”, tha Shekerinska.

 

Sesioni i ri parlamentar, në fokus Reforma zgjedhore

Në Shqipëri, Parlamenti nisi dje pasdite sesionin e tij të ri, në një sallë e cila do të vijojë të ketë 18 vend bosh, pas largimit të opozitës në muajin shkurt, dhe djegien e mandateve të 58 përfaqësuesve të saj. Vetëm 40 prej tyre u zëvendësuan nga emrat që ndodheshin në listat e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja socialiste për integrim, të cilët nuk ju nënshtruan vendimit politik të drejtuesve të tyre. Emëruesi i përbashkët i diskutimeve të përfaqësuesve të të gjithë krahëve politikë në sallë, ishte reforma zgjedhore. Komisioni i Posaçëm ka afat deri në muajin tetor. Shumica, siç e ka bërë të qartë kryeministri Edi Rama synon përmbylljen e saj në javët e ardhshme, në mënyrë që të realizojë rekomandimin e vitit të kaluar të Këshillit europian, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Ky Këshill pritet të thotë fjalën e tij në mesin e muajit të ardhshëm si për Shqipërinë ashtu dhe për Maqedoninë e Veriut.  Deputetët do të nisin punën në këtë sesion me një sërë projektligjesh të rrëzuara nga Presidenti Ilir Meta, që nga kontratat koncesionare për ndërtimin e dy akseve rrugore, të ndryshimet në ligjin për Koncesionet, ato në Kodin Penal apo dhe ligjin për Akademinë e Shkencave.

 

Zgjedhje nëse ligjvënësit kundërshtojnë një dalje pa marrëveshje nga BE

Qeveria britanike pritet të parashtrojë një mocion për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 14 tetor, në rast se ajo mposhtet nga ligjvënësit që kundërshtojnë një dalje pa marrëveshje nga BE-ja. Kryeministri Boris Johnson deklaroi se zgjedhjet nuk janë një opsion i dëshirueshëm, por shtoi se progresi në negociatat me BE-në do të jetë i pamundur në rast të një fitoreje të Dhomës së Përfaqësuesve. Sipas BBC, konservatorët rebelë po bashkojnë forcat me laburistët për të sjellë një projekt/ligj që ndalon daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja më 31 tetor pa një marrëveshje. Një ligj i tillë, në rast se miratohet do të detyrojë kryeministrin të kërkojë një shtyrje të Brexit deri më 31 janar të 2020-s. Duke folur nga selia e qeverisë, Johnson këmbënguli se me mbështetjen e ligjvënësve ai do të jetë në gjendje të bëje ndryshime në marrëveshjen e arritur me BE-në nga paraardhësja e tij Theresa May, në samitin e BE-së që do të mbahet më 17 tetor. Por ai theksoi se, në rast se ligjvënësit votojnë për të bllokuar një dalje pa marrëveshje ata do të minojnë pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministri tha se në asnjë rrethanë ai nuk do t’i kërkojë Brukselit që të shtyjë Brexit dhe shtoi se negociatorëve britanikë u duhet lejuar të punojnë pa ndërhyrje nga Parlamenti.

 

Irani përjashton bisedimet dypalëshe me SHBA-të

Irani refuzon të mbajë bisedime dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, vendi është shprehur i gatshëm, që në rast të heqjes së sanksioneve, të angazhohet në bisedime shumëpalëshe, që do të përfshinin nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Duke folur në një seancë të hapur të parlamentit më 3 shtator, presidenti iranian, Hassan Rohani, gjithashtu tha që Irani ishte i gatshëm të zvogëlojë më tej përmbushjen e obligimeve nga marrëveshja e vitit 2015, nëse negociatat aktuale nuk arrijnë të japin ndonjë rezultat. “Asnjë vendim nuk është marrë ndonjëherë për të zhvilluar bisedime me SHBA-në. Ka pasur shumë oferta për bisedime, por përgjigja jonë do të jetë gjithmonë negative", tha Rohani. Ai shtoi se nëse Shtetet e Bashkuara heqin sanksionet, "do të ishte akoma e mundur të merrte pjesë bisedime" midis Teheranit, dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur i gatshëm të takojë liderët iranianë për bisedime pavarësisht "presionit maksimal" të Uashingtonit mbi Teheranin.

 

Uragani vdekjeprurës dobësohet, por mbetet mbi Bahamas

Uragani Dorian u zvogëlua në stuhi të kategorisë tre, por mbetet i stacionuar në veri të ishujve Bahamas. Fuqia e erërave ra në 205 kilometra në orë, por Grand Bahamas pritet të përballet së paku edhe me një ditë të shirave të furishëm. Së paku pesë njerëz humbën jetën në ishullin Abako, i cili barti barrën më të rëndë të stuhisë. Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis, tha se uragani shkaktoi përmbytje masive, shkatërroi shtëpi dhe rrëzoi drunj. Vendi është "në mes të një tragjedie historike", tha Minnis. Dorian ka zbarkuar në Bahamas fillimisht si stuhi e kategorisë pesë, me erëra deri në 250 kilometra në orë. Dorian është uragani i dytë më i fuqishëm që regjistrohet në Atlantik. Ai pritet të lëvizë afër bregut lindor të SHBA-së, ndërkohë që shtetet amerikane: Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut, kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme.

 

Shans për aftësim profesional dhe punësim për Personat me aftësi të kufizuara

Në 10 muajt e ardhshëm në territorin e Komunës së Podgoricës do të zhvillohet Projekti, “Na bijelom hljebu- Në bukë të bardhë”, projekt ky i cili financiarisht do të përkrahet nga ana e kontraktuesit, Entit për punësim, bartës i të cilit do të jenë Sh.P.K Dzim nga Podgorica me partner, Project Advisory Group poashtu nga Podgorica. Përmes trajnimit në projekt do të përfshihen 6 persona me invaliditet nga Zyra për punësim në Podgoricë me shkallë më të lehtë të invaliditetit dhe së paku me shkallë të III-të të përgatitjes profesionale. Përparësi do të kenë personat të cilët kanë afërsi profesionale në industrinë e bukëpjekës si dhe të gjinisë femërore. Gjatë projektit, bartësi i projektit dhe partneri planifikojnë që të pajisin një hapësirë me pajisje të cilat do ti përshtaten nevojave të personave me aftësi të kufizuara si dhe obligim do të kenë punësimin e 2 personave pas përfundimit të tij. Pikë e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e vetëdijes për personat me atësi të kufizuara si persona të cilët kanë kapacitet të përfshihen në procesin e punës, dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet përjashtimi shoqërorë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë orientimi ndaj politikës së punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes një forme të partneritetit privat e publik, në mënyrë që të përmirësohet ambienti jetësorë i tyre. Krahas kësaj është me rëndësi edhe ambienti shoqërorë, i cili duhet rregulluar ashtu që personat me aftësi të kufizuara nuk parë ndryshe nga të tjerët, sepse edhe ata kanë kapacitet dhe duhet tu ofrohet shansi.

 

Edhe nesër pa ndryshime të motit

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët, vende vende me periudha të shkurtra me diell. Frynë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në ora 14 u shënuan: në Podgoricë 32 gradë, Ulqin 29, Tivar 28, Herceg Novi, Beranë e Rozhajë 26, Cetinë e Plavë 25, Nikshiq e Bijello Pole 24, Plevle e Kollashin 21 dhe në Zhablak 16 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot në jug dhe pjesët qendrore kryesisht me diell, kurse në veri kryesisht i vranët me mundësi të reshjeve të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 8 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 32 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се