Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 09. 2013. 16:47 >> 17:48

LAJMET 13.09.2013

13.09.2013

Planet aksionare për kapitujt 23 dh e24 janë bazë kualitative për hapjen dhe zhvillimin e bisedimeve

Planet aksionare për kapitujt 23 dh e24 janë bazë kualitative për hapjen dhe zhvillimin e bisedimeve nga fusha e sundimit të të drejtës,kanë vlerësuar anëtarët e grupit punues për zgjerim të UE.

Siç është kumtuar nga ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve Evropiane, sekretari shtetëror për integrimet Evropiane dhe krye negociatori  Aleksander Pejoviq ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit punues për zgjerim të UE e cila u mbajt në Vilnus, në kuadër të presidencës së Lituanisë në UE. Pjesëmarrësit e mbledhjes kanë përshëndetur realizimin e masave kyçe nga planet aksionare,para së gjithash miratimin e ndryshimeve kushtetuese si dhe hartimin e shumë ligjeve të rëndësishme nga sfera e gjyqësorit.

 

Takim për sigurinë në Sarajevë

Në Sarajevë sot  u mbajt një takim i përbashkët i ministrave të Brendshëm të Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë. Në këtë takim morën  pjesë ministri malazez i punëve të brendshme Rashko Konjeviq,ministri i sigurisë i Bosnjë Hercegovinës Fahrudin Radonçiq si dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq.

Sipas mediave serbe, tema  e takimit  ishte përparimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe qasja rajonale në luftën kundër krimit të organizuar. Burimet e njëjta konfirmojnë se personat në fjalë nënshkruan  deklaratën e përbashkët  për bashkëpunim në lëmin e sigurisë.

 

Dushko Markoviq dhe Tibor  Navarçiq kanë nënshkruar sot  deklaratën e përbashkët  për bashkëpunim

Ministrat e drejtësisë të Malit të Zi dhe Hungarisë Dushko Markoviq dhe Tibor  Navarçiq kanë nënshkruar sot  deklaratën e përbashkët  me të cilën parashihet bashkëpunimi  në sferën e gjyqësorit dhe forcimi i kapaciteteve për luftën kundër  kriminalitetit dhe korrupsionit.

Siç precizohet në kumtesën e qeverisë së Malit të Zi, ky dokument nënkupton shkëmbimin reciprok të informatave për legjislaturën nacionale dhe për praktikën e organeve gjyqësore në zbatimin e ligjit,pastaj  stërvitjen dhe aftësimin profesionist të gjykatësve dhe nëpunësve të tjerë gjyqësor.

 

Komisioni zgjedhor shtetëror  letër parlamentit  të Malit të Zi lidhur me Petnicën

Komisioni zgjedhor shtetëror i ka dërguar letër parlamentit  të Malit të Zi në të cilën e njofton se çka duhet bërë për tu krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në Petnjicë  dhe të mënjanohen të gjitha paqartësitë gjatë procesit zgjedhor, ka theksuar sekretari i KSHZ-së, Milisav Qoriq. Ai për agjencinë ,,Mina,, ka theksuar se nuk janë krijuar të gjitha kushtet  për mbajtjen e zgjedhjeve, andaj kuvendi duhet  të takohet  dhe  ti përfundojë disa aktivitete  të rëndësishme për mbajtjen e zgjedhjeve.

 

Danilloviq- Vujanoviqi  nuk e ka respektuar ligjin

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq nuk e ka respektuar ligjin me rastin e shpalljes së zgjedhjeve në Petnjicë  dhe pa shfuqizimin e këtij vendimi, procesi zgjedhor  hynë  në zonën jo legale, ka vlerësuar funksionari i Frontit Demokratik, Goran Danilloviq, duke shtuar se lidhur me këtë do ti drejtohet edhe gjyqit kushtetues.

Ai konsideron se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve duhet shfuqizuar duke shtuar se Vujanoviqi  i ka keqpërdorë autorizimet të cilat i takojnë presidentit të shtetit në bazë të kushtetutës dhe i ka shpallë zgjedhjet, por më parë nuk ka zhvilluar  konsultime  dhe as nuk ka shqyrtuar  të gjitha mundësitë e mbajtjes së tyre.

 

Gvozdenoviq- Mali i Zi dhe Kina do të punojnë drejt përparimit të mëtejmë të marrëdhënieve

Mali i Zi dhe Kina do të punojnë drejt përparimit të mëtejmë të marrëdhënieve të mira përmes bashkëpunimit në turizëm ,është konkluduar  gjatë takimit të ministrit për turizëm dhe zhvillimin e qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq me ambasadorin  kinez në Mal të Zi, Zhi Zhaolin.  Zhaolin  ja ka dorëzuar ministrit Gvozdenoviq ftesën për pjesëmarrje në panairin turistik në qytetin Kunmin, të provincës Juan, të cilin prej 24 deri me 27 tetor e organizon drejtoria nacionale kineze për turizëm. Zholin ka vlerësuar se ky do të jetë rast i mirë për promovimin e Malit të Zi, këmbimin e përvojave dhe fillimin e bashkëpunimit nga kjo fushë. Fjala është për një ngjarje të madhe dhe të rëndësishme në të cilën pritet pjesëmarrja  dhe  turist nga më shumë se 100 shtete të botës, thuhet në kumtesë.

 

Rama e Thaçi: Qeveritë tona, mbledhje të përbashkëta

Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me nderime të larta shtetërore në vizitën e tij të parë që zhvillon jashtë shtetit si kryeministër i vendit. Pas takimeve të delegacioneve të dy qeverive dhe takimit bilateral me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë për media, kryeministri Rama tha se shqiptarët në rajon janë në një pozitë që gjithnjë e më tepër po i afrohen Evropës demokratike.

Në këtë drejtim, ai tha se luan rol shumë të rëndësishëm marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën e quajti moment historik për të gjithë shqiptarët.“Falë marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë si një moment historik që i ka dhënë gjithë shqiptarëve një kredibilitet të ri në sytë e familjes evropiane, në sytë e botës demokratike”, tha Rama.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi kryeministrin Rama, të cilin e quajti mik, për mbështetjen e Kosovës në dialogun me Serbinë, pa harruar edhe ish kryeministrin Sali Berisha.“Falënderoj gjithë politikën e Shqipërisë, kryeministrin Rama, ish kryeministrin Berisha, kryetarin e Parlamentit Meta, dhe gjithë spektrin politik, për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesi të rëndësishëm të Kosovës, pra atë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi me reflektime për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane rajonale”, tha Thaçi.

 

Në KQZ janë certifikuar 70 subjekte politike

Udhëheqësja e Zyrës për Regjistrim në KQZ, Miradije Mavriqi, theksoi se ky institucion zgjedhor është duke e kryer detyrën e tij brenda afatit ligjor, sa i përket çertifikimit të subjekteve politike. Ajo theksoi se tashmë janë në fazën finale të verifikimit të dokumentacionit dhe çertifikimit të subjekteve politike.“Deri më tani janë çertifikuar 70 subjekte dhe kanë mbetur edhe 33 subjekte që janë në proces të verifikimit të fundit të dokumentacionit”.
Ndërkohë, sa i përket mos çertifikimit të ashtuquajturës lista unike serbe “Srbija”, Mavriqi nuk ka dashur të komentoj shumë. Por, vetëm ka shtuar  se dy subjekte politike janë tërhequr nga gara. “4 shtatori ka qenë afati i fundit ligjor që subjektet politike të aplikojnë për regjistrim. Për çertifikim kanë aplikuar 105 subjekte ndërkohë dy subjekte që kanë aplikuar  janë tërhequr menjëherë dhe kanë mbetur 103 subjekte”. Por, edhe në këto zgjedhje, subjektet politike do të kenë mundësi që për një muaj ta shpalosin programin e tyre elektoral. Meqë, edhe këto zgjedhje organizohen me ligjin e vjetër, atëherë fushata zgjedhore do të zgjasë plot një muaj.

 

Qeveria maqedone thotë se po punon në normalizimin e raporteve

Qeveria e Maqedonisë thotë se po punohet intesivisht për normalizimin e raporteve tregtare me Kosovën,duke vlerësuar  se zgjidhja mund të arrihet me heqjen e njëkohshme të vendimeve nga të dyja shtetet.  Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka negociuar të enjten nga Prishtina me autoritetet e qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e ngërçit tregtar që u krijua mes dy vendeve, ka thënë se marrëveshja për tejkalimin e problemit është shumë afër. Por, këshilltari i tij, Driton Lajçi, ka thënë se Shkupi zyrtar ka pranuar heqjen e taksës prej 2 eurosh për shtetasit e Kosovës, ndërsa, sipas tij, shumë shpejt do të hiqen të gjitha masat që Maqedonia ia ka vënë Kosovës.Megjithëkëtë, në vendkalimin kufitar në Bllacë, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të paguajnë taksa për të hyrë në Maqedoni: 2 euro për person, 5 euro për veturë dhe 10 euro për autobus dhe kamion. Por, ata kufirin e kalojnë në këmbë për shkak të bllokadave të transportuesve maqedonas, të cilët kanë ndërmarrë këtë masë në shenjë proteste ndaj vendimeve të të dyja vendeve.

 

Pezullimi i udhëtimit pa viza “mjeti i fundit”

Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE-së, Cecilia Malmstrom, theksoi se pezullimi i udhëtimit pa viza, do të përdoret vetëm si “mjeti i fundit” në një situatë emergjente, të shkaktuar nga keqpërdorimi i regjimit pa viza. Ndërsa, raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon theksoi se “mekanizmi i pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza, është potencialisht  i  rrezikshëm dhe një masë e keqe, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Parlamenti Evropian  ka miratua  dje propozimin për mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza për vendet e treta, për të cilat ka dëshmi se abuzojnë me lirinë e udhëtimit.

 

Kerry e Lavrov vazhdojnë bisedimet për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vazhdojnë sot bisedimet për një plan të Rusisë, i cili parasheh çarmatosjen e Sirisë nga armatimi kimik. Dje, Kerry ka thënë se opsioni për ndërhyrje ushtarake mbetet në fuqi, nëse presidenti sirian, Bashar al-Assad, dështon të dorëzojë stoqet e armëve kimike.
Lavrov, në anën tjetër, ka thënë se zbatimi i planit rus do ta bëjë të panevojshëm aksionin ushtarak. Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se Siria ka paraqitur dokumentin për t’iu bashkuar marrëveshjes globale kundër armatimit kimik. Assad i ka thënë një televizioni rus se Siria ka pranuar të dorëzojë armët kimike për shkak të diplomacisë ruse dhe jo për shkak të kërcënimit amerikan. Presidenti Barack Obama ka kërcënuar me sulme ushtarake pas sulmit kimik të 21 gushtit, në periferi të Damaskut. Qindra persona kanë humbur jetën në këtë sulm.

 

Irani “do të bashkëpunojë” me ANEB-in

I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore  Reza Najafi, ka thënë se vendi i tij do të bashkëpunojë me këtë mekanizëm “për të kapërcyer problemet ekzistuese njëherë e përgjithmonë”.

Megjithatë, ai ka përsëritur pozicionin e Republikës Islamike se nuk do të heqë dorë nga e drejta për program paqësor të energjisë bërthamore. Fuqitë perëndimore thonë se Teherani synon krijimin e armës atomike – akuzë që hidhet poshtë nga zyrtarët iranianë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë miratuar një sërë sanksionesh për të detyruar Iranin që të heqë dorë na pasurimi i uraniumit.

 

Putini mirëpret vendimin e Sirisë për armët

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendimi i Sirisë për t’iu bashkuar një konvente ndërkombëtare për ndalimin e grumbullimit të armëve bërthamore, duhet të mirëpritet.

Duke folur në një samit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait që po mbahet sot në Kirgizi, ai ka thënë se kjo lëvizje paraqet “qëllime serioze” të Qeverisë së Sirisë. Presidenti sirian, Bashar-al-Assad, ka bërë  të ditur  dje  se Siria do t’i bashkohej ndalesës ndërkombëtare të armëve bërthamore si pjesë e propozimit rus, për të shmangur  intervenimin ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara.

 

Përpjekje edhe për konferencën e paqes për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë thënë se bisedimet për çarmatosjen kimike të Sirisë mund të ndihmojnë planet për një konferencë ndërkombëtare për Sirinë. Pas takimit në Gjenevë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për krizën, Lakhdar Brahimi, Kerry dhe Lavrov kanë thënë se do të takohen në Nju Jork këtë muaj, për t’u marrë vesh për datën e konferencës.

Dy zyrtarët janë duke diskutuar iniciativën ruse, e cila parasheh që Siria të dorëzojë të gjitha armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar dhe në këtë mënyrë të shmangë kërcënimet për ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së. Presidenti Barack Obama ka kërcënuar me aksione, pas sulmit kimik të 21 gushtit në periferi të Damaskut. Uashingtoni thotë se mbi 1,400 persona kanë humbur jetën në këtë sulm.

 

Rusi: 37 të humbur pas zjarrit në një spital psikiatrik

Tridhjet  e shtatë persona raportohen të humbur pas një zjarri që shpërtheu në një spital psikiatrik në veriperëndim  të Rusisë. Një zyrtar i Ministrisë së Situatave Emergjente, Oleg Voronov, i ka thënë Radios Ekho Moskvy që disa nga të humburit ka gjasa të kenë ikur nga spitali që herët në mëngjes dhe të kenë shpëtuar. Autoritetet rajonale kanë raportuar për dy të vdekur.
Sipas raportimeve të mediave ruse, hetuesit  besojnë se zjarri ishte vënë aksidentalisht, pasi një nga pacientët kishte pirë duhan në shtrat. Zjarri shkatërroi një ndërtesë në të cilën po qëndronin pacientët  meshkuj, në fshatin Luka. Ky është zjarri i dyte vdekjeprurës në spitalet  psikiatrike të Rusisë. Në prill, një zjarr që ndodhi në një ndërtesë spitalore në afërsi të Moskës la të vdekur 38 persona.

 

Indi: 4 burra dënohen me vdekje për përdhunim

Një gjykatë në Indi i ka dënuar me vdekje katër personat e shpallur fajtorë për dhunimin fatal në Nju Delhi. Dënimi duhet të miratohet nga Gjykata e Lartë e Indisë, ndërsa të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë atë. Të katër burrat  janë shpallur fajtorë të martën, për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare, e cila më pas ka vdekur nga plagët. Krimi brutal ka ndodhur në dhjetorin e kaluar dhe ka nxitur një valë protestash në gjithë Indinë. Ai po ashtu ka hapur debate kombëtare rreth trajtimit të grave në këtë shtet.
Thirrjet për dënimin e tyre me vdekje ishin shumë të zëshme, që nga prindërit e viktimës e deri te liderët kryesorë politikë.

 

Sulmohet konvoji i NATO-së në Pakistan

Një person ka vdekur dhe nëntë cisterna me naftë janë shkatërruar nga militantët  pakistanez që sulmuan konvojin e furnizimit të forcave ndërkombëtare në Afganistan. Sulmi ka ndodhur në krahinën jug-perëndimore Balochistan të Pakistanit, duke thyer kështu qetësinë e brishtë në këtë shtet ku është shtuar frika se sulme të tilla mund të ketë edhe më shumë në të ardhmen, për shkak të tërheqjes së paralajmëruar të forcave ndërkombëtare, nën komandën e NATO-së. Agjencia gjermane e lajmeve DPA  raporton se numri i viktimave mund të rritet, pasi nga sulmi me raketa hedhës dhe armë zjarri cisternat e shpërthyera kanë shkaktuar dëme "shumë të mëdha".

 

Al-Kaida thirr për sulme ndaj SHBA-së, bojkot ekonomik

Shefi i Al-Kaidas Ayman al-Zawahiri ka bërë thirrje për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara në mënyrë që ky shtet të shterret  ekonomikisht. Thirrja e tij dëgjohet në një audio-inçizim që u publikua dje në portale të disa grupeve radikale fetare.“Ne duhet të shterrim ekonomikisht  Amerikën, duke e provokuar që të bëjë shpenzime masive për sigurinë, sepse pika më e dobët e Amerikës është ekonomia.

Ajo tashmë po lëkundet nga harxhimet që po bëhen për ushtrinë dhe sigurinë,” dëgjohet duke thënë i dyshuari më i kërkuar në botë gjatë një fjalimi të dhënë për 12 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. “Duke e mbajtur Amerikën në tension dhe pritje, neve na kushton që vetëm të kryejmë disa sulme sporadike, aty-këtu, si në Somali, Jemen, Irak dhe Afganistan, andaj duhet ta ndjekim atë duke ia çuar luftën në tokën e saj”, ka shtuar ai. Al-Zawahiri ka paralajmëruar xhihadistët në Siri që të mos luftojnë krah me krah me “sekularët”.

 

Për nesër mot pa të reshura

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Frynë  erë e dobët nga drejtimet perëndimore. Temperaturat: Tivar 26,  H.Novi 25, Budvë 24, Ulqin 21, Podgoricë e Nikshiq 19, Plavë e Shavnik 18, Cetinë 17, Beranë, B.Pole e Rozhajë 15 dhe në Kollashin e Zhablak 12 gradë.

Për nesër pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe pa të reshura. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 26 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се