Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 08. 2019. 18:52   >>  18:55

Ditari 30.08.2019

30.08.2019

Darmanoviq po merr pjesë në takimin e shefave të diplomacisë të BE-së që po mbahet në Helsinki

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq po merr pjesë në takimin e shefave të diplomacisë të BE-së që po mbahet në Helsinki. Në këtë samit ministrat shqyrtojnë gjendjen në Ballkanin Perëndimor ku në fokus është situata pas futjes së taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë, si dhe problemet qeveritare në Bosnje Hercegovinë 10 muaj pas zgjedhjeve. Komisari Evropian për zgjerim Johanes Han nga ky takim ka dërguar porosi të qarta për Kosovën dhe Serbinë për vazhdimin e dialogut mes tyre duke thënë se është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Është thelbësore që Kosova ta heq taksën ndaj mallrave serbe, deklaroi Han, por po ashtu i bëri thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Kryesia e këshillit të Partisë Malazeze në Budvë do të vendosë sonte nëse ky subjekt politik do të mbetet apo jo pjesë e pushtetit lokal

Kryesia e këshillit të Partisë Malazeze në Budvë do të vendosë sonte nëse ky subjekt politik do të mbetet apo jo pjesë e pushtetit lokal.Kryetari i këshillit lokal të kësaj partie Vlladimir Bullatoviq deklaroi se kryesia do të marrë vendimin përfundimtar për veprimtarinë e mëtejme të partisë. Ai tha se kryesia e partisë malazeze qëndrimin e vet do ta marrë në pajtim me situatën aktuale në Komunën e Budvës.

 

Atllas grupi ka nisur procesin e arbitrazhit kundër shtetit të Malit të Zi

Atllas grupi ka nisur procesin e arbitrazhit kundër shtetit të Malit të Zi në vlerë prej 500 milion eurosh.Siç njoftohet ka filluar procedura për arbitrazh ashtu që Atllas grupi ka ftuar Qeverinë e Malit të Zi që tu a kompensojë dëmet. Nga atllas grupi njoftohet se ky proces është nisu pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtar, me klientë të rëndësishëm si dhe me ekipin e avokatëve nga Britania e Madhe dhe i tërë rajoni.Aksionarët po ashtu do të vendosin mbi anulimin e aksioneve të veta të cilat më parë i kanë blerë nga kompania A2A, dhe zvogëlimin e kapitalit themelor në bazë të këtij anulimi. Ata po ashtu do të diskutojnë edhe mbi lejimin e blerjeve të reja të 10 përqindëshit të aksioneve të veta nga Italia, me ç gjë shteti do ta rrisë pronësinë e vet në kompani për 80 për qind. Në kuvend po ashtu do të vendoset edhe mbi investimet e përbashkëta në ndërtimin e centralit me erë në Gvozd të Nikshiqit. Elektro ekonomia e Malit të Zi ka nënshkruar me kompaninë Ivik Holding nga Vjena memorandumin për ndërtimin e këtij centrali në komunën e Nikshiqit. Kjo kompani ka marrë pjesë në projektin e ndërtimit të centralit me erë në Krnovo, në maj të vitit të kaluar.... Atlas grupa protiv C.Gore

 

Sot në Podgoricë është shënua Dita ndërkombëtare e të pa gjeturve

Dita ndërkombëtare e të pa gjeturve është një rast i mirë që ti përkujtohet opinionit dhimbja dhe vuajtja e familjarëve të tyre dhe thirrje që familjet të iniciojnë kërkesat për gjetjen e tyre dhe të japin gjak për ADN, deklaroi sekretarja e komisionit qeveritar për persona të zhdukur të Malit të Zi Darka Xhabasan. Ajo përkujtoi se në Mal të Zi 57 shtetas konsiderohen të zhdukur nga luftërat në ish Jugosllavi. Problemi i të zhdukurve është preokupim për shumë vende të dala nga lufta, përfshirë edhe Kosovën, ku ende nuk dihet fati i njëmijë e 653 personave. Në këtë ditë institucionet e Kosovës dhe OJQ u kanë bërë thirrje institucioneve të Serbisë që sa më parë të bëjnë hapjen e arkivave të ushtrisë ish jugosllave.

Shkëmbimi i përgjithshëm ndërkombëtarë i mallrave në Mal të Zi prej janarit deri që korrik është një miliard e 728 milion euro

Shkëmbimi i përgjithshëm ndërkombëtarë i mallrave në Mal të Zi prej janarit deri që korrik është një miliard e 728 milion euro, çka do të thotë dy përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të dhëna i ka shpallur Monstati dhe siç thuhet mbulesa e importit me eksport është 15.3 përqind dhe është më e vogël krahasuar me vitin e kaluar, që ishte 15.8 përqind. Eksportimi i mallrave nga Mali i Zi në këtë periudhë ka vlerën prej 228 milion eurosh, kurse importi është 1.4 miliard euro, njofton Monstati.

 

Sot në qytetin kinez Nan Gjing edhe zyrtarisht u bë hapja e kampionatit botëror në basketboll

Sot në qytetin kinez Nan Gjing edhe zyrtarisht u bë hapja e kampionatit botëror në basketboll.

Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij kampionati filloi sot në ora 14,përmes transmetomit të drejtëpërdrejtë në programin e dytë të Televizionit të Malit të Zi. Deri më 15 shtator, sa do të zgjasë kampionati, transmetuesi publik do të transmetojë ndeshjet më interesante si edhe shumë përmbajtje të tjera që do ti përgatisë redaksia e sportit të Televizionit të Malit të Zi.30 gushti, Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur po shënohet në mbarë botën, pra edhe në Mal të Zi e sidomos në Kosovë ku numri i të pagjeturve i kalon mbi 1 mijë e 600 persona.

 

HAN UA TËRHEQ VËREJTJEN KOSOVËS DHE SERBISË

Komisari Evropian për zgjerim Johannes Hahn ka porositur nga Helsinki për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Është thelbësore që Kosova ta heq taksën”, tha Hahn nga Helsinki ku është duke u zhvilluar takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. “Zgjidhja, rrjedha pozitive e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është element kyç për të ardhmen e perspektivës evropiane të gjithë rajonit”, shtoi ai.Hahn përsëriti thirrjen e tij për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë.“Është shumë e rëndësishme heqja e taksës sepse është kundër parimeve të Bashkësisë. Kur bëhet fjalë për tregtinë e lirë, nuk ka vend për taksa. Kjo duhet të ndryshojë”, theksoi Hahn. Por, ai po ashtu i bëri thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net. “Në të dyja palët duhet të bëhen hapa njëri drejt tjetrit. Mendoj se mund të gjejmë zgjidhje dhe se kjo nuk është e pamundur”, porositi Hahn. Ai beson se pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë do të jetë një “situatë më e qartë”. “Së bashku me Bashkimin Evropian shpresoj të hyjmë në finalizimin e bisedimeve”, përfundoi Hahn.

Mirosllav Lajçak e ftoi Prishtinën ta heqë taksën ndaj mallrave serbe

Edhe shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak e ftoi Prishtinën ta heqë taksën ndaj mallrave serbe. Ai po ashtu theksoi se është realitet që Kosovën ende nuk e kanë pranuar pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Aksionarët e elektro ekonomisë së Malit të Zi në seancën e rregullt të Kuvendit të tyre në Nikshiq po shqyrtojnë vendimin mbi ndarjen e profitit për vitin e kaluar. 

 

NË HELSINKI KOSOVA MERR PJESË SI E BARABARTË ME SHTETET E RAJONIT

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, po përfaqëson Kosovën në takimin e rëndësishëm që shënon njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së. MPJ njofton se aktiviteti nisi me një pritje të nikoqirit dhe Komisionarëve për punë të jashtme dhe zgjerim ku morën pjesë shefat e diplomacisë së këtyre vendeve, pritje që ishte rast i mirë për një shkëmbim informal pikëpamjesh mes tyre. Kosovën e përfaqëson ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, i ftuar nga drejtuesit më të lartë të Komisionit, në cilësinë e tij si shef i diplomacisë së Kosovës. Kosova merr pjesë si e barabartë me të gjithë shtetet e tjerë të rajonit. Ministri Pacolli do të mbajë një fjalim ku do të adresojë vizionin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal, obstruksionet e Serbisë në dialog dhe në shkëmbimet ekonomike në rajon dhe thirrjen e Kosovës për t’i dhënë fund izolimit të saj ndërkombëtar nëpërmjet liberalizimit të vizave, etj. Sot gjatë ditës takimi vijon me një forum të përbashkët me dyer të mbyllura të shefave të diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me 28 homologët e vet të Unionit, me takime dypalëshe, komunikim me mediat e shumta të krejt kontinentit, etj. Aktiviteti në fjalë koincidon me stafetën e drejtuesve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian tek udhëheqësja e re dhe fillimin e presidencës finlandeze.

DITËN E TË ZHDUKURVE, KRITIKA INSTITUCIONEVE VENDORE E ATYRE NDËRKOMBËTARE

30 Gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, shënohet në mbarë botën. Problemi i të zhdukurve është preokupim për shumë vende të dala nga lufta, përfshirë edhe Kosovën. Prandaj Qeveria e Kosovës dhe shoqëria civile gjatë javës kanë organizuar një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë ditë. Në Kosovë kjo ditë ka dimension të veçantë, sepse ende nuk dihet fati i njëmijë e 653 personave. Në këtë ditë institucionet e Kosovës dhe OJQ u kanë bërë thirrje institucioneve të Serbisë që sa më parë të bëjnë hapjen e arkivave të ushtrisë ish jugosllave.Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka thënë se zbardhja e fatit të personave të zhdukur, vënia para drejtësisë të gjithë atyre që kanë kryer krime me përmasa gjenocidi dhe kërkim falja, janë parakusht për paqe të qëndrueshme me Serbinë. Ndërkaq Brukseli është parë si mundësi për të kushtëzuar Serbinë në proceset integruese.“Meqë është parë Brukseli, në përgjithësi Bashkimi Evropian si mundësi për ta kushtëzuar Serbinë në proceset e mëtutjeshme integruese,me bashkëpunimin apo dhënien e informacioneve për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur. Sepse tanimë e dimë dhe është konfirmuar se ato informata gjenden në arkivat e ushtrisë së Serbisë”, tha Gara.

 

THAÇI: NUK DO TË LEJOJMË QË GJENOCIDI SERB TË KALOJË I PANDËSHKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur kërkon nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ai deklaron se nuk do të ndalen deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë.“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur kujtojmë vajzat e djemtë, nënat e baballarët, motrat e vëllezërit dhe çdo të dashur tonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur që nga lufta në Kosovë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tone”,. ”Nuk mund të ketë paqe pa e zbardhur të vërtetën e fatit të tyre dhe pa dhënë përgjegjësi kryesit e krimeve. Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë! As ne dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar”,ka shkruar Thaçi në Facebook.

VESELI: BE TË BËJË PRESION NDAJ BEOGRADIT PËR TË PAGJETURIT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ka shprehur solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre. “Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta kjo plagë e hapur ende e rëndon shoqërinë tonë duke shkaktuar dhimbje të pandalshme tek familjet e pothuaj 1700 qytetarëve. Shpreh solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre. Me këtë rast bëj sërish thirrje tek mekanizmat ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian, që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe për të vendosur para ligjit kriminelët përgjegjës”, ka shkruar ai.

Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës do të duhej tč ndajë sot rreth 5 milion e 700 mijë euro, për Komision Qendror të Zgjedhjeve

Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës do të ndajë sot rreth 5 milion e 700 mijë euro, për Komision Qendror të Zgjedhjeve. Vlerën e këtyre mjeteve KQZ-ja e ka kërkuar për organizimin dhe mbajtjen e procesit zgjedhor që do të mbahen më 6 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte deklaruar se nuk mund të fillojë asnjë procedurë për organizimin e zgjedhjeve pa ndarjen e parave të nevojshme nga Qeveria së Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik.

 

Është thyer memoriali i vendosur në Tiranë

Është thyer memoriali i vendosur në Tiranë në nderë të viktimave që kundërshtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi.Pllaka është dëmtuar në pjesën anësore të saj, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën ku është vendosur memoriali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mëngjes herët. Vendosja e këtij memoriali në liqenin artificial të Tiranës u shoqërua me reagime të shumta, kryesisht në rrjetet sociale. Memoriali u kushtohet viktimave të tentativës për grusht shtet në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan. Grusht shteti dështoi, ndërsa Erdogan bëri përgjegjës ish-mikun e tij, klerikun Fetullah Gylen, si autor të tentativës për puç.

 

Xhonson tha se dëshiron ti shpejtojë bisedimet me Bashkimin Evropian

Kryeministri Boris Xhonson tha se dëshiron ti shpejtojë bisedimet me Bashkimin Evropian, për të arritur një marrëveshje të re të Brexit-it, para afatit të daljes së vendit nga BE-ja më 31 tetor. Negociatorët britanikë do të takohen me homologët e tyre të BE-së, dy herë në javë përgjatë shtatorit, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje të re për largimin nga Bashkimi evropian, deklaroi Xhonson. "Ne jemi të gatshëm të punojmë në një mënyrë të vendosur për të arritur një marrëveshje", tha Xhonson. Deklarata e kryeministrit britanik vjen dy ditë pas vendimit të tij për të pezulluar punën e Parlamentit.

Polonia është pajtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi atë se ku do të vendosen trupat amerikane

Polonia është pajtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi atë se ku do të vendosen trupat amerikane shtesë në territorin e saj, deklaroi ministri i mbrojtjes Marjush Bllashçak. Polonia është e gatshme të publikojë informacionet se ku do të stacionohen ushtarët, tha Bllashçak duke përmendur edhe lokacionin, transmeton Rojters.Ngjarja më e rëndësishme sportive për këtë vit – Kampionati botëror i basketbollit zyrtarisht filloi sot.

 

Trump për shkak të stuhisë ka anuluar udhëtimin e tij në Poloni

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se e ka anuluar udhëtimin e tij në Poloni, pasi do t’i duhet të qëndrojë në vend, për shkak të stuhisë Dorian, e cili po kërcënon të godasë shtetin e Floridas, brenda disa ditëve të ardhshme. Presidenti amerikan theksoi se është e rëndësishme që ai të mbetet në Uashington, për t'u marrë me stuhinë, duke shtuar se ajo mund të jetë "shumë e fuqishme". Ai shtoi se nënpresidenti, Majk Pens, do ta përfaqësoi atë këtë fundjavë në Poloni në shënimin e 80 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër, banorët në Florida kanë filluar të grumbullojnë ujë, prodhime ushqimore dhe derivate, derisa stuhia Dorian vazhdon të mbledhë fuqi, përderisa lëviz përmes Oqeanit Atlantik drejt shtetit jugor.

 

Ministrat zhvillojnë bisedime, për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin

Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë zhvillojnë bisedime, për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Diplomatët evropianë për këtë diskutojnë sot, në margjinat e një takimi të Bashkimit Evropian në kryeqytetin finlandez, Helsinki. Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë dalë nga marrëveshja vitin e kaluar, dhe po bëjnë presionit të vazhdueshëm mbi Teheranin. Diskutimet mbi sigurinë e transportit në rajonin e tensionuar të Gjirit Persik është gjithashtu në agjendë.

 

Edhe nesër mot i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me vranësira mesatare dhe i nxehtë. Fryn erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në ora 13 u shënuan: Podgoricë 36, Tivar, Cetinë e Nikshiq 31, Herceg Novi 30, Ulqin 29, Plevle 28, Kollashin 27 dhe në Zhablak 23 gradë.

    Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Pas dite në viset e larta malore janë të mundshme edhe reshje të shkurtra të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 26, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 36 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се