Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 08. 2019. 19:07 >> 19:14

Ditari 29.08.2019

29.08.2019

Markoviq, përgëzon qytetarët dhe udhëheqësit vendor me rastin e Ditës së Komunës

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, uroi të gjithë qytetarëve dhe udhëheqësisë ditën e Komunës së Tuzit. Ai theksoi se Qeveria do të mbështesë zhvillimin e Tuzit në mënyrë që të jetë një komunë me prosperitet dhe e qëndrueshme.

Të pranishëm në këtë takim ishim, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, nënkryetari i komunës, Ivan Ivanaj dhe drejtoresha në Drejtorinë për ndërtime, pronë dhe përfaqësim, Elvisa Rexhematoviq.

Ndër të tjera, u diskutua mbi potencialet dhe projektet në komunën më të re në Mal të Zi. Bashkërisht, u konstatua rëndësia në vazhdimin e zhvillimit të infrastrukturës, si dhe rëndësia e hartimit të planeve urbanistike të cilat janë kusht për vazhdim të procesit të legalizimit por edhe bazë për realizimin e investimeve të shumta në territorin e Komunës së Tuzit.

Në fund të takimit, u tha se Qeveria pret që edhe në Tuz dhe në çdo vend tjetër, të rrespektohen simbolet shtetërore, sepse në këtë mënyrë ruhet harmonia, reputacioni dhe dinjiteti i Malit të Zi dhe i gjithë qytetarëve të tij.

Ndërsa, Gjeloshaj, konstatoi se shqiptarët rrespektojnë simbolet kombëtare shtetërore dhe në mënyrë institucionale ato rrespektohen në Komunë të Tuzit, njoftojnë nga shërbimi për informim i komunës.

Këshilli vazhdon punën në fillim të shtatorit

Deputeti i PDS, Milosh Nikoliq, ka deklaruar se pret që Këshilli për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe ligjet tjera, do ta vazhdoj punën në fillim të shtatorit. Ai, ka theksuar se të gjithë janë të mirëseardhur të punojnë në këtë Këshillë dhe se PDS, është e gatshme që ti evitojë pengesat eventuale teknike me qëllim që kjo të realizohet. Po ashtu, ai ka shtuar se shpreson që edhe, Alaksandar Damjanoviq, “më në fund do të marr pjesë në punën e këtij trupi”. Nikoliq, duke komentuar kërkesën e Damjanoviqit, që të jetë anëtar i Këshillit, ka theksuar se Këshilli administrativ lidhur me këtë çështje, ka marr qëndrimin e vet. Sipas fjalëve të tij, ekziston kohë e mjaftueshme që kompletimi i reformës zgjedhore, të përfundoj deri më 15 nëntor.

Liderët opozitar të marrin përgjegjësinë për krijimin e kushteve zgjedhore

Liderët e partive opozitare duhet të marrin përgjegjësinë për krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, vlerësoi nënkryetari i Partisë Socialdemokratike, Bojan Zekoviq.

Ai tha se qeveria teknike është një nga modelet kyçe për implementimin e marrëveshjeve të arritura. Zekoviq thekson se iniciativa e kryetares së Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq – Stankoviq mbi organizimin e mbledhjes së përbashkët të përfaqësuesve të opozitës është në gjurmët e pritjeve të opinionit të më në fund të delet nga situata aktuale dhe të fillohet dialogu i cili çon drejt zgjedhjeve të lira e mbas tyre veprimtaria e përbashkët për një jetë më të mirë të qytetarëve. Sot në një prononcim për media deputeti i partisë demokratike të socialistëve Millosh Nikoliq u shpreh se beson në veprimtarinë e këshillit për reformën e sistemit zgjedhor i cili pritet të fillojë punën javën e ardhshme duke u shprehur se partia e tij është transparente dhe e gatshme të pranoj të gjithë të interesuarit për punë në këtë organ.

Darmanoviq, në takimin e shefave të diplomacisë, në Helsinki

Ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, do të marr pjesë në takimin joformal të shefave të diplomacisë të vendeve të BE, i cili do të mbahet në Helsinki. Nga ministria, kanë theksuar se ftesën për këtë takim e kanë dërguar përfaqësuesja a e lartë e BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federika Mogerini dhe ministri i jashtëm i Finlandës, Peka Havista.

Në këtë takim , siç është paralajmëruar, do të shqyrtohen çështje të rëndësishme aktuale, brenda BE, tema nga plani ndërkombëtar dhe do të flitet për bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Takimi joformal i ministrave, të shteteve anëtare dhe të vendeve kandidate për anëtarësim, në BE, në formatin aktual, mbahet çdo gjashtë muaj në shtetin i cili kryeson Këshillin e BE.

 

Situata në prokurorinë shtetërore, e imponuar

Situata aktuale në prokurorinë shtetërore është zgjidhje e imponuar, e cila gjithherë mund ti nënshtrohet kritikës dhe dyshimit, deklaroi avokati Zoran Piperoviq. Ai tha se është i sigurt që as në konkursin e ardhshëm për zgjedhjen e kryeprokurorit shtetëror nuk do të paraqitet asnjë kandidat. Piperoviq, tha se në konkurs për zgjedhjen e kryeprokurorit shtetëror nuk është paraqitur asnjë kandidat, sepse të interesuarit kanë qenë të bindur se nuk do të sigurojnë shumicën e nevojshme në kuvend. Kjo, siç thekson ai, do të ishte e mjaftueshme për cilin do grupacion politik që kandidatin eventual ta rreshtojë andej apo këndej dhe kjo do ti pamundësonte shumicën e nevojshme në rrethin e parë, gjegjësisht tri të pestat e votave në rrethin e dytë. Piperoviq, tha se nuk sheh dalje nga kjo situatë the se me situatën aktuale pëson autoriteti i Prokurorisë.

N.Stefanoviq; Nuk ka ndryshim qëndrimi per anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se që nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, vitin e kaluar në Dubai ku është kundërshtuar kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, nuk ka pasur asnjë zhvillim që do të sillte ndryshimin e atij vendimi.

Siç thuhet në komunikatën e MPB-së serbe, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Stefanoviq po ashtu tha se pranimi eventual i Kosovës në INTERPOL, do të krijonte mundësinë që informacionet konfidenciale “të binin në duart e kriminelëve dhe terroristëve”. Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga institucionet e Kosovës.

Disa subjekte politike serbe, nënshkruajnë koalicion parazgjedhor

Disa përfaqësues të serbëve të Kosovës, kanë nënshkruar të mërkurën koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Marrëveshja u nënshkrua nga Nenad Rashiq, Partia Përparimtare Demokratike, Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e serbëve në Kosovë, Dragisha Miriq, Partia e Re e Kosovës dhe Branislav Markoviq.

Në deklaratën e përbashkët të këtyre subjekteve politike thuhet se qëllimi i tyre më i rëndësishëm, strategjik dhe politik do të jetë ruajtja dhe forcimi i serbëve të Kosovës në atë mënyrë që do të siguronte mbijetesë të qëndrueshme.

Përveç kësaj, në deklaratë është thënë edhe se këto subjekte do të jenë të hapura për çdo bisedim që synon, siç është thënë forcimin e "zërit të serbëve të Kosovës", dhe vendosjen e shtyllave të një kthimi të sigurt të serbëve të zhvendosur.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor.

Deri më tash, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.

 

E.Kukan; Bojkoti i opozitës dëmton procesin

Në një intervistë me Shoqatën Sllovake të Politikave të Jashtme (SFPA), ish-deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, thekson se është i vetëdijshëm se Tirana po pret hapjen e negociatave por sipas tij, situata në Shqipëri është krejtësisht e ndryshme nga ajo e Maqedonisë së Veriut.

“Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të arrijnë kompromise”, theksoi Kukan, duke shtuar se do të ishte jo realiste që Shqipëria të merrte datën për momentin.

Në datat 17-18 tetor Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian pritet të marrë marrë vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

 

I.Meta; Zgjedhjet, e vetmja zgjidhje e krizës politike në vend

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ripërsëriti sot se, e vetmja zgjidhje e krizës politike janë zgjedhjet, dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim zv.kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë europiane.

Kreu i shtetit e falënderoi për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi, dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.

Presidenti Meta ripërsëriti se e vetmja zgjidhje e kësaj krize janë zgjedhjet, dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

Ministrat e jashtëm të BE, diskutojnë, mes tjerash, situatën në rajon

Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, sot dhe nesër në Helsinki, në mbledhjen joformale, shqyrtojnë çështje të shumta si kërcënimin hibrid, krizën në lindje të afërt, Iranin por edhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin perëndimor.

Shefat e diplomacisë së vendeve të BE-së dhe partnerëve të tyre nga Ballkani perëndimor përfshirë këtu Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, takohen nesër në Helsinki. Ata do të shqyrtojnë situatën në rajon e cila është komplikuar, veçanërisht për shkak të futjes së taksave të Kosovës ndaj mallit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe mos mundësisë së formimit të qeverisë në Bosnje e Hercegovinë 10 muaj pas zgjedhjeve, njofton portali informativ i agjencisë evropiane.

 

Vendimi për pezullimin e Parlamentit, shkakton reagime të ashpra

Vendimi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për të pezulluar punën e Parlamentit nxiti reagime të ashpra nga deputetët dhe kundërshtarët e Brexit-it pa marrëveshje.

Ai po ashtu shkaktoi protesta në gjithë Britaninë dhe një peticion me më shumë se një milion nënshkrime.

Mbretëresha Elizabeta II, të mërkurën,e miratoi zyrtarisht kërkesëne Johnsonit për të pezulluar punën e Parlamentit para Brexit-it, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Brexit-i pritet të ndodhë më 31 tetor dhe pezullimi i punës së Parlamentit do të zvogëlojë dukshëm kohën e ligjvënësve për të diskutuar largimin nga blloku.

Kryetari i Parlamentit britanik, Jacob Rees-Mogg, tha se kundërshtarët e kryeministrit nuk janë të sinqertë dhe “thjesht duan të qëndrojnë në BE”.

Jeremy Corbyn, udhëheqës i Partisë Laburiste në opozitë, tha se pezullimi i punës së Parlamentit është “një goditje e fortë kundër demokracisë" dhe përsëriti se mund të thërrasë një votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Johnsonit.

Mijëra njerëz protestuan në Londër, Mançester, Edinburg dhe qytete të tjera, ndërsa një peticion në internet që e dënon vendimin për Parlamentin mblodhi më shumë se 1.1 milion nënshkrime deri në mëngjesin e së enjtes.

 

OBSH, ak tërhequr vërejtjen në paraqitjen e fruthit në Evropë

Organizata botërore e shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen sot në, siç theksojnë ata, paraqitjen dramatike të fruthit në Evropë, çka është pjesërisht pasojë e refuzimit të vaksinimit.

Numri i rasteve të fruthit në gjysmën e parë të këtij viti është dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitin 2018, njoftojnë agjencitë. Sipas të dhënave të organizatës botërore të shëndetësisë, gati 90 mijë njerëz në Evropë janë prekur nga virusi nga janari deri në qershor. Në Ukrainë janë shënuar 84 mijë raste, kurse ministria e shëndetësisë së atjeshme në shkurt ka publikuar se nga pasojat e tij kanë vdekur 8 persona. Fruthi është njëra nga sëmundjet më infektuese, përhapët përmes kollitjes, apo kontaktit fizik.

Kina ka dërguar trupa të reja në Hong Kong

Ushtria e Kinës tha se ka dërguar trupa të reja në Hong Hong, në kuadër të një rotacioni rutinor.

Megjithatë, qyteti që është qendër financiare e rajonit po përgatitet për një tubim të ri politik, të shtunën, kundër kontrollit në rritje të Pekinit.

Pamjet e automjeteve të blinduara duke kaluar kufirin nga qyteti Shenzhen për në Hong Kong, kanë rritur shqetësimet se ushtria kineze mund të ndërhyjë kundër protestuesve dhe mund të vendoset në rajonin gjysmë-autonom.

Protestat atje kanë nisur qysh në mars, për shkak të një projektligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë.

Edhe pse autoritetet e kanë pezulluar projektligjin, protestat janë zgjeruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe ndikimeve të Kinës.

Kina ka thënë më herët se protestat në Hong Kong kanë shkaktuar "dëme serioze për sundimin e ligjit".

 

Mike Pence, do të vizitojë Islandën për të biseduar rreth sigurisë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, do të vizitojë Islandën më 4 shtator për të biseduar rreth sigurisë.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se vizita zhvillohet pas "inkursioneve" të Rusisë dhe Kinës në Rrethin Arktik.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për sjelljen agresive të Rusisë në Arktik, ku vendet në zonë luftojnë për qasje në minerale, pas shkrirjes së akullit.

Veprimet e Kinës atje do të duhet të vëzhgohen po ashtu, kanë thënë zyrtarët amerikanë. Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë në mes të gushtit, udhëtimi i Pence synon "të nënvizojë rëndësinë strategjike të Islandës në Arktik dhe përpjekjet e NATO-s për të kundërshtuar agresionin rus në rajon".

Sidoqoftë, kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir, ka "angazhime të planifikuara më herët" dhe nuk do të takojë Pence, njoftoi Radio Publike Kombëtare e SHBA-së.

Gjatë këtij udhëtimi, Pence do të ndalojë edhe në Britani dhe Irlandë.

Nesër, mor me diell, vende -vende me vranësira kalimtare

Sot në Mal të Zi mban mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë, fryn erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13 : Podgoricë 35 gradë, Nikshiq 32, Tivar e Ulqin 31, H. Novi, Cetinë e Plevle 30,Kollashin 29 dhe në Zhablak 22 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell, vende vende, me vranësira graduale. Do të fryj erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme, gjat orëve të mbrëmjes nga drejtimi I veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri 23, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 gradë.

 

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се