Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 08. 2019. 18:04   >>  18:12

Ditari 23.08.2019

23.08.2019

Deputetët në seancën e sotme debatojnë për propozim ligjin për plotësimin e ligjit mbi administratën tatimore

Në seancën e dytë të jashtëzakonshme të Parlamentit të Malit të Zi në këtë vit e cila është duke u mbajtur sot deputetët debatojnë për propozim ligjin për plotësimin e ligjit mbi administratën tatimore dhe pastaj do të deklarohën edhe për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të këshillit për reformën e mëtejme zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër.

Në seancë e cila ka filluar me vërejtjet e opozitës lidhur me caktimin e seancës , me ç,rast sipas mendimit të tyre, nuk është respektuar rregullorja ,marrin pjesë përfaqësuesit e koalicionit në pushtet dhe një pjesë e partive opozitare – të FD , të PSD dhe përfaqësuesit e deputetëve të pavarur. Me votat e koalicionit në pushtet dje në këshillin administrativ për anëtar të këshillit për reformën zgjedhore janë përkrahur Momo Koprivica dhe Danillo Sharanoviq. Me vendimin për formimin e këshillit për reformën zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër është paraparë që ky trup të ketë 14 anëtar prej të cilëve 7 do të jenë nga pushteti dhe 7 nga opozita.

 

Grupi i qytetarëve ,, Akcioni Qytetar,, u ka bërë ftesë deputetëve të kuvendit të Malit të Zi që ta ndryshojnë legjislaturën zgjedhore

Grupi i qytetarëve ,, Akcioni Qytetar,, u ka bërë ftesë deputetëve të kuvendit të Malit të Zi që ta ndryshojnë legjislaturën zgjedhore si dhe ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve duke e harmonizuar atë me kushtetutën e Malit të Zi në mënyrë që të gjithë qytetarët ta gëzojnë të drejtën që të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur. Përfaqësuesi i grupit të qytetarëve Bozhidar Vujiçiq u ka rekomandua deputetëve se është e domosdoshme të bëhen ndryshime në legjislacionin zgjedhor në mënyrë që të gjithë qytetarët të gëzojnë të njëjtat të drejta zgjedhore. Në veçanti u janë drejtua deputetëve opozitar që ata ta potencojnë këtë çështje dhe ta respektojnë këtë rekomandim prioritar të OSBE së.

 

Në Mal të Zi duhet të miratohet ligji me të cilin shteti ekologjik do të identifikohej si interes publik

Në Mal të Zi duhet të miratohet ligji me të cilin shteti ekologjik do të identifikohej si interes publik,kanë kumtuar nga Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm duke shtuar se interesat private nuk mund të jenë para interesave publike. Përfaqësuesit e këtij koalicioni në konferencën për gazetarët para ndërtesës të parlamentit të shtetit i kanë ftua deputetët që më tepër vëmendje tu kushtojnë çështjeve më të rëndësishme për Malin e Zi,resurseve natyrore dhe interesit publik të qytetarëve. Përfaqësuesi i koalicionit për zhvillim të qëndrueshëm Aleksander Peroviq ka deklarua se në koalicion janë aktivist ekologjik nga i tërë shteti e që janë gjithnjë të pranishëm në terren. Sipas fjalëve të tij ata tërheqin vërejtjen ndaj devastimit të resurseve natyrore , rrezikimin e kushtetutës dhe të shanseve zhvillimore për Malin e Zi ekologjik.

 

Delegacioni i të gjelbërve të Evropës do të qëndrojnë gjatë javës së ardhshme për vizitë pune në Mal të Zi

Delegacioni i të gjelbërve të Evropës do të qëndrojnë gjatë javës së ardhshme për vizitë pune në Mal të Zi dhe do të njoftohen me problemet aktuale ekologjike të shtetit, kanë kumtuar nga Lëvizja qytetare URA . Siç theksohet , ata në Mal të Zi do të qëndrojnë 5 ditë dhe do të shqyrtohet bashkëpunimi më i ngushtë i kësaj lëvizjeje me të gjelbërit e Evropës. Nga URA kanë theksuar se në këtë mënyrë do të bëhen hapat e parë zyrtar drejtë politikës të së gjelbërve,si profilim i tyre i qartë në të ardhmen.

 

VUÇIQ: NUK NËNSHKRUAJ MARRËVESHJE KU KOSOVA MERR GJITHÇKA E SERBIA ASGJË

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në rrethanat ekzistuese nuk është e mundur që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se është e nevojshme të vazhdohet dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës për të arritur një zgjidhje kompromisi.“Mund të bisedojmë për gjithçka vetëm nëse bëhet fjalë për kompromis. E për atë që shqiptarët të fitojnë gjithçka, ndërsa Serbia të mos fitojë asgjë, nënshkrimin tim nuk do ta marrin kurrë. Në këtë moment jam unë president i Serbisë, ndoshta e gjeni dikë i cili pa asnjë kompromis, vetëm duke i përcjellë ultimatumet, ta pranojë këtë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, në pyetje se a do të jetë ai politikani serb i cili do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka vlerësuar se shumica në Serbi “gjatë gjithë kohës po paraqiten budalla, sikur nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, kur flitet për Kosovën” dhe ka shtuar se “Serbia nuk mund ta ndryshojë vendimin e SHBA mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, mirëpo ka mohuar se kjo do të thotë që edhe Serbia duhet ta njohë Kosovën”.“Kjo do të thotë se duhet të luftojmë, por edhe të kuptojmë se cili është qëndrimi i Amerikës. Sepse unë nuk mund të pranoj atë çfarë po lexojmë nëpër mediet tona, se presidenti amerikan Donald Trump e ka ndryshuar politikën. Ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kjo është politika e tyre, nuk do të ndryshojë asgjë. Ajo çfarë ne kërkojmë është që të luftojmë për interesat tona, që të nxjerrim sa më tepër që mundemi për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

 

TRUMP DËSHIRON MARRËVESHJE KOSOVË-SERBI, PARA ZGJEDHJEVE NË SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen përfundimtare ligjërisht që obligueshme sa më parë që është e mundur. Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se presidenti Trump dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme brenda mandatit të tij. Siç shkruan “Danas.rs”, këtë Trump po e kërkon pasi që në nëntor të vitit të ardhshëm në Amerikë janë zgjedhjet presidenciale dhe Trump arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi do ta përdorte për fushatë dhe kjo konsiderohet si një plus i madh. “Por për pozicionin e tij do të ishte edhe më mirë ta bënte këtë para zgjedhjeve , dhe jo në qershor, kur do të harrohet”, shkruan kjo e përditshme serbe. Sipas këtij mediumi edhe në Serbi do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm dhe se arritja e marrëveshjes me Kosovën do të ishte më e vështirë e madje ndoshta Beogradi zyrtar as nuk do të pranonte që të nënshkruante një marrëveshje me Kosovën gjatë periudhës paszgjedhore.

 

STEFANOVIQ: KOSOVA NUK DUHET TË BËHET PJESË E INTERPOLIT

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha sot se Serbia po përpiqet t’u shpjegojë anëtarëve të Interpolit pse sipas tij Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj organizate dhe se vendi i tij duhet ta parandalojë politizimin e kësaj organizate policore. Ai theksoi për TV Pink se “Serbia po flet me të gjithë, madje edhe me ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe se qëllimi është t’i bindim vendet anëtare të Interpolit për arsye politike, policore dhe juridike se pse Kosova nuk duhet të bëhet anëtare e kësaj organizate”. Asambleja e ardhshme e Përgjithshme e Interpolit mbahet në muajin tetor në Kili. Kosova nuk arriti të bëhet vend anëtar i Interpolit në nëntorin e vitit të kaluar pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Nisma dhe AKR-ja nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë një konference për media, tha se ky koalicion parazgjedhor, do të jetë “faktori përcaktues” për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Nisma dhe AKR-ja do të jenë faktori kryesor në qeverisjen e ardhshme. Ky koalicion do të jetë përcaktues i Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës”, tha Limaj dhe shtoi se presin edhe parti të tjera, t’i bashkohen këtij koalicioni. Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se këto dy parti do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

“AKR-ja dhe Nisma do të jenë në koalicion parazgjedhor, do të garojnë në një listë të përbashkët. Lista do të ketë kandidatin e vet për kryeministër”, tha Pacolli. Ky është koalicioni i dytë parazgjedhor i arritur në Kosovë. Ditë më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Më 22 gusht, deputetët votuan  për shpërbërjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se shumë shpejt do të caktojë datën e zgjedhjeve.

 

Kryeministri Zaev mohon të jetë përfshirë në aferën “Reketi”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka hedhur poshtë spekulimet për përfshirjen e tij, por edhe të politikanëve të tjerë në aferën “Reketi”. Zaev ka thënë se asnjëherë nuk ka biseduar me një nga të arrestuarit në këtë skandal, Bojan Jovanovski, lidhur me siç është thënë “menaxhimin e situatës me të”.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe arrestimin e Prokurores Speciale, Katica Janeva, po ashtu e dyshuar në zhvatjen e 1.5 milion eurove të afaristit, Orce Kamçev, të cilit i është premtuar se do të ketë masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor. “Çdokush që ka gabuar duhet të përgjigjet para ligjit. Jemi krenarë se si pushtet ekzekutiv kemi krijuar kushtet që sistemi gjyqësor të punojë në mënyrë të pavarur dhe të kthejmë sundimin e ligjit në shtet. Ne po dëshmojmë se Maqedonia e Veriut po ndryshon me atë se tani askush nuk po ndikon në gjyqësor, nuk ka presione ndaj gjykatësve dhe prokurorëve, ata po marrin vendime të pavarura”, ka deklaruar Zaev duke kërkuar nga partitë politike që sa më parë të ulen dhe të arrijnë marrëveshje për ligjin dhe Prokurorinë Speciale si dhe të zgjedhin një Prokuror Special në detyrë pas arrestimit të Katica Janevës. “Partitë duhet të ulen dhe një orë e më parë të miratojmë ligjin për Prokurorinë Publike. Inkurajoj të gjithë në VMRO DPMNE dhe LSDM, sa më shpejt të vazhdojnë punën, pasi ditët janë të numëruara, tha pos tjerash Zaev.

 

Putin urdhëron përgjigje reciproke ndaj SHBA-së

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha ministrisë së Mbrojtjes, dhe agjencive të tjera qeveritare që të analizojnë kërcënimin e paraqitur nga një test i ri raketash amerikane, dhe të përgatisin një përgjigje reciproke. Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se kishin testuar një raketë balistike, që goditi shënjestrën e saj, pas më shumë se 500 kilometra fluturim. Kjo është prova e parë e tillë, që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një traktat i kontrollit të armëve me Rusinë. Putin tha se Rusia nuk mund të qëndrojë duarkryq, dhe se planet amerikane për vendosjen e raketave të reja në rajonin e Azisë dhe Paqësorit "ndikojnë në interesat tona thelbësore, pasi është afër kufijve të Rusisë". "Siç e dini, ne kurrë nuk kemi dashur, nuk duam dhe nuk do të përfshihemi në një garë të kushtueshme, destruktive të armëve", tha Putin. Shtetet e Bashkuara zyrtarisht u tërhoqën më 2 gusht nga Traktati i Forcave Bërthamore i vitit 1987 (INF) që ndaloi lëshimet  në tokë të raketave balistike me një interval midis 500 dhe 5,500 kilometra. Shtetet e Bashkuara, në muajin shkurt, njoftuan se kishin planifikuar të tërhiqeshin nga marrëveshja, duker caktuar një periudhe tërheqjeje gjashtë mujore, pasi akuzuan Rusinë për vite me rradhë për shkeljen e paktit.

 

Macron i kërkon Modit respektim të të drejtave të njeriut në Kashmir

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë kryeministrit indian, Narendra Modi se Parisi është duke shikuar nga afër zhvillimet në Kashmir dhe i ka bërë thirrje atij të respektojë të drejtat e njerëzve në të dyja anët e rajonit të Himalajeve. Deklaratat e Macronit kanë ardhur pas takimit të liderit francez me Modin jashtë Parisit.

Macron ka thënë se planifikon të zhvillojë dialog të ngjashëm edhe me kryeministrin pakistanez, Imran Khan në ditët në vijim. Macron i ka thënë Modit se është përgjegjësi e Indisë dhe Pakistanit që “të parandalojnë ndonjë përshkallëzim të situatës”. Ai ka shtuar se Franca do të “jetë e vëmendshme për t’u siguruar se interesat dhe të drejtat e popullsisë civile merren parasysh në të dyja pjesët e Kashmirit”. Modi në anën tjetër, nuk ka përmendur drejtpërdrejt Kashmirin, mirëpo është zotuar për të vazhduar luftimin e “radikalizimit” dhe ka shtuar se India ka fituar “mbështetje të vlefshme nga Franca për luftim të terrorizimit nëpër kufij”. Tensionet në Kashmir janë rritur prej 5 gushtit, kur Nju Delhi i ka hequr statusin special pjesës që kontrollohet nga India. Kashmiri është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit, prej kur këto shtete kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947, mirëpo të dyja kanë pretendime për gjithë territorin. Më shumë se 50,000 persona janë vrarë në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga India në tri dekadat e fundit, andaj kritikët kanë thënë se veprimet e fundit të Nju Delhit do të izolojnë edhe më shumë këtë rajon dhe do të nxisin rezistencë të armatosur.

 

Autoritetet e Moskës refuzojnë kërkesën e opozitës për protestë

Një kandidate opozitare për zgjedhjet lokale të Moskës ka thënë se autoritetet lokale kanë refuzuar që t’i miratojnë kërkesën për mbajtje të protestave në kryqytetin rus më 31 gusht. Lyubov Sobol ka thënë të enjten se aktivistët kanë propozuar tri vende për mbajtje të marshit, në shenjë proteste ndaj “shtypjes politike”, mirëpo secila kërkesë është hedhur poshtë. Ajo ka thënë se kërkesa i është refuzuar me arsyetimin se të gjitha vendet për mbajtje të protestës do të “ndërhynin” në trafikun rrugor, në transport apo “infrastrukturë shoqërore”. Ajo ka thënë se autoritetet nuk i kanë ofruar alternativë se ku do të mund të mbaheshin protestat, andaj i ka bërë thirrje qytetit që të “ndalë pjesëmarrjen në provokime duke treguar mosrespekt ndaj banorëve të Moskës dhe të sigurojë të drejtën dhe lirinë për t’u shprehur”. Në muajin e fundit janë organizuar një varg protestash në Moskë, pasi autoritet i kanë ndaluar pjesëmarrjen në garë opozitares Sobol dhe kandidatëve tjerë të pavaruar, për këshillin e Moskës me 45 ulëse. Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë marshet, të cilat i ka përshkruar si “tubime ilegale” dhe ka ndalur më shumë se 2,000 persona, çka ka nxitur dënim ndërkombëtar. Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë rëndësinë e protestave, duke thënë se ato janë vetëm pjesë të “tensioneve” parazgjedhore. Zgjedhjet për këshillin e Moskës do të mbahen më 8 shtator.

 

Lirohet nga burgu lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Kira Yarmysh, zëdhënësja e liderit opozitar në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se ai është liruar nga burgu pasi një gjykatë në Moskë ka refuzuar një tetim për t’i vazhduar dënimin. Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social, Twitter, Navalny është parë duke u larguar nga qendra e ndalimit më 23 gusht. Navalny, një kritik i ashpër i Kremlinit, ishte dënuar më 30 ditë burgim për shkak të thirrjes që u ka bërë njerëzve për të marrë pjesë në një protestë të paautorizuar. Derisa ka qenë në burg, Navalny është dërguar në spital për shkak të disa reaksioneve në fytyrë. Disa mbështetës kanë supozuar se ai ishte helmuar. Udhëheqësi i burgut, ku ka qenë duke kryer shërbimin Navalny, i ka kërkuar gjykatës në Moskë të shtyjë lirimin e tij për shkak të ditëve që ka qëndruar në spital, mirëpo gjykata ka refuzuar këtë kërkesë. Një ditë më parë, Lyubov Sobol, kandidate opozitare për zgjedhjet lokale të Moskës ka thënë se autoritetet lokale kanë refuzuar që t’i miratojnë kërkesën për mbajtje të protestave në kryqytetin rus më 31 gusht. Ajo ka thënë se kërkesa i është refuzuar me arsyetimin se të gjitha vendet për mbajtje të protestës do të “ndërhynin” në trafikun rrugor, në transport apo “infrastrukturë shoqërore”. Në muajin e fundit janë organizuar një varg protestash në Moskë, pasi autoritet i kanë ndaluar pjesëmarrjen në garë opozitares Sobol dhe kandidatëve tjerë të pavaruar, për këshillin e Moskës me 45 ulëse. Zgjedhjet për këshillin e Moskës do të mbahen më 8 shtator.

 

Ulqini këto ditë të fundit të gushtit është kthyer në një destinacion tërheqës për turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar pushimet në këtë sezon turistik. Sipas të dhënave të sotme të Organizatës lokale turistike janë evidentuiar 58.008 turistë. Më së shumti mysafirë të regjistruar janë në akomodimin privat, 52.099. Në hotele pushojnë 5.352, në kampe 475, kurse në pushimore 52 mysafirë.Turistë nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Gjermania, Rusia, Polonia e vende të tejra të rajonit shprehen se Ulqini është një vend i bukur turistik dhe një befasi e mrekullueshme dhe se do t’ua rekomandojnë të gjithë miqve për ta vizituar. Ata janë surprizuar jo vetëm nga bukuria e këtij bregdeti , por edhe nga historia dhe kultura e këtij qyteti të lashtë.

Përgatiti Gjekë Gjonaj

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell.Ka fry erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat; Podgoricë 36, Budvë 34,Petrovac 33, Beranë, B.Pole e Shavnik 31, Andrievicë e Pluzhinë 30 dhe Rozhajë 26 gradë. Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me diell i nxehtë dhe me vransira kalimtare. Gjatë orëve të pasditës pritet vransim gradual i motit me të reshura të mundshme të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 12 deri në 25 kurëse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се